Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Britania e Madhe vlerëson kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

9 December 2025 at 15:50

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar.

Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.

KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së.


/gj.m/r.e/a.f/

The post Britania e Madhe vlerëson kreun e SPAK-ut, Altin Dumani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

9 December 2025 at 16:00

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi në mënyrë unanime të martën më 9 dhjetor të zgjedhë si drejtor të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, zëvendësdrejtorin aktual të kësaj strukture, Joni Keta, që do ta mbajë këtë pozicion në pesë vitet e ardhshme. Megjithëse të 11 anëtarët votuan Ketën si drejtorin e ri […]

The post KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së appeared first on Reporter.al.

“Guxim në luftën ndaj krimit”, Britania e Madhe vlerëson kreun e SPAK, Altin Dumani. Në takim edhe kreu i ri i BKH

By: xhir jeta
9 December 2025 at 16:10

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar.

Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, këtë javë priti kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta).

Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën ndaj Krimit të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë.” thuhet në një postim të ambasadës britanike.

KLP zgjedh me 11 vota Joni Ketën në krye të BKH-së

9 December 2025 at 12:50

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.

KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së duke filluar nga data 9.12.2025.

Pas leximit të rendit të ditës nga kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, anëtari i KLP-së, Vatë Staka kërkoi që të lexohet me detaje informacioni që ka sjellë SPAK.

“Unë për një interes më të madh publik, duhet ta lexojmë relacionin e plotë. Jo një informacion që na është shpërndarë sot në mëngjes ose mbrëmë. SPAK ka sjellë rekomandimin, relacionin dhe vendimin si është ndjekur praktika dhe unë kërkoj nga ana juaj, duhet ta lexoni nga fillimi deri në fund”, tha Staka.

Pas debateve, u vota me shumicë votash nga anëtarët e KLP-së që të lexohet relacioni i përmbledhur i SPAK.

Bogdani duke lexuar relacionin u shpreh se, “procedura është zhvilluar me gjashtë faza, duke filluar me analizimin paraprak të aplikimit, vizitën mjekësore dhe testet për aftësinë fizike, provimin e zgjeruar me shkrim lidhur me esetë që kanë dorëzuar dhe testin për arsyetimin logjik, testin e poligrafit dhe intervistës, verifikimin e figurës dhe deklarimin e pasurisë si dhe identifikimin e kandidatit fitues, trajnimin dhe propozimin për emërim”.

Joni Keta u vota në mënyrë unanime me 11 vota pro nga anëtarët e KLP-së.

Në sallën e KLP-së morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, të cilët ndoqën nga afër procesin, duke nënvizuar rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i kushtojnë funksionimit të këtij institucioni hetimor.

Më 26 nëntor, komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, konkludoi se Joni Keta plotësonte në mënyrë të plotë kriteret profesionale, të integritetit dhe të pastërtisë së figurës, duke e renditur atë si kandidatin më të përshtatshëm mes gjashtë aplikantëve që kaluan të gjitha fazat e procesit.

Propozimi i SPAK-ut u shpall publikisht në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe të BE-së, pas një procesi të detajuar vettingu dhe verifikimi, gjatë të cilit çdo kandidat iu nënshtrua kontrolleve të thelluara nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në garë për drejtuesin e ri të Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

BKH mbeti pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati i Aida Hajnajt. Procesi për plotësimin e vakancës është zgjatur për shkak të vonesave në marrjen e dokumentacionit verifikues nga disa institucione brenda dhe jashtë vendit.

/gj.m/r.e/ /a.g/

The post KLP zgjedh me 11 vota Joni Ketën në krye të BKH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP pranon propozimin e SPAK/ Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

By: Brisi
9 December 2025 at 11:41

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar mesditën e kësaj të marte për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). KLP ka votuar me 11 vota pro, kandidatin e propozuar nga SPAK, Joni Keta, i cili do marrë drejtimin e BKH-së për një mandat 5-vjeçar. Keta ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda […]

The post KLP pranon propozimin e SPAK/ Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së appeared first on BoldNews.al.

KLP voton unanimisht Joni Ketën si kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

By: lindita
9 December 2025 at 11:43

Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarët e KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme. Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH-së. Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime…

Source

KLP pranon kërkesën e SPAK, Joni Keta zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare” në unanimitet të plotë

By: V K
9 December 2025 at 11:38

Ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Joni Keta, është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarë të KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK).

Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.

Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj.

Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së.

Të pranishëm në mbledhje, janë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve dhe të dhe BE.

Joni Keta, do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’.

 

The post KLP pranon kërkesën e SPAK, Joni Keta zgjidhet kreu i ri i “FBI-së shqiptare” në unanimitet të plotë appeared first on Albeu.com.

KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

9 December 2025 at 10:56

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar dhe miratuar projektvendimin “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Sipas planit të punës, kandidati i propozuar për pozicionin e drejtorit të BKH është Joni Keta, i cili në rast se votohet do të ketë një mandat 5-vjeçar.

“Rendi i ditës: Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025. Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit””, thuhet në njoftim.

Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, ku të pranishëm në momentin e vendimmarrjes ishin përfaqësues të ICITAP (Programi i Ndihmës për Trajnime Hetimore Penale Ndërkombëtare) dhe të Bashkimit Europian, duke garantuar transparencën e procesit.

/a.f/r.e/

The post KLP zgjedh sot kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet sot KLP, pritet të votojë për emrin e Joni Ketës si kreun e ri të BKH-së

By: Fax Web
9 December 2025 at 09:09

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin final për emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i ngritur nga SPAK propozoi më 26 nëntor Joni Ketën për këtë pozicion për një mandat 5-vjeçar.

Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra arriti në përfundimin se Joni Keta i plotësonte të gjitha kriteret për drejtimin e institucionit, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi ndër gjashtë kandidatët që kishin kaluar të gjitha fazat e përzgjedhjes.

Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.

Me votimin e sotëm, KLP pritet të finalizojë procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të BKH-së, një pozicion kyç për hetimet proaktive dhe veprimtarinë operacionale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ish-drejtueses Aida Hajnaj i përfundoi mandati në muajin gusht të këtij viti.

Kreu i ri i BKH/ KLP voton sot për Joni Ketën, të propozuar nga SPAK

9 December 2025 at 10:10

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për të votuar emrin e Joni Ketës të propozuar nga SPAK si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Joni Keta, 37 vjeç, ka mbajtur më parë detyra drejtuese brenda BKH-së dhe aktualisht ushtron funksionin e kreut të komanduar të këtij institucioni.

Drejtueses së mëparshme të BKH Aida Hajnaj i mbaroi mandati në gusht të këtij viti.

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të BKH, ja kur do të mblidhet KLP për votimin e tij

By: V K
8 December 2025 at 14:36

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të mblidhet më 9 Dhjetor në orën 11:00 për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Aktualisht, Joni Keta, mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.

Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare”, u drejtua nga Aida Hajnaj.

 

DOKUMENTI

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data: E Martë, 09.12.2025

Ora: 11.00

Kohëzgjatja: -90 minuta

Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025;
Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”
Diskutimi/miratimi i projektvendimeve:

“Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.
Të tjera (pyetje/diskutime)

 

The post SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të BKH, ja kur do të mblidhet KLP për votimin e tij appeared first on Albeu.com.

KLP voton më 9 dhjetor për drejtorin e ri të BKH-së

3 December 2025 at 19:16

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) njoftoi sot se drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00.

Komisioni i Përzgjedhjes në mbledhjen e datës 26 nëntor, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Evropian, vendosi t’i rekomandojë KLP-së, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të BKH-së, Joni Ketën, për një mandat 5-vjeçar.

Anëtarët e KLP-së përpara se të votojnë do shqyrtojnë pikët që kanë marrë gjatë garës edhe të tjerët si dhe kushtet formale.

Në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, më parë ka qenë Aida Hajnaj, e cila ushtroi detyrën nga 1 shtatori 2020, deri në 1 shtator 2025.

Misioni i Byrosë Kombëtare të Hetimit është mbrojtja e interesit të shtetit dhe qytetarëve shqiptar, duke garantuar zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

/m.q/r.e/a.f/

The post KLP voton më 9 dhjetor për drejtorin e ri të BKH-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon mbledhja e KLP-së/ Caktohet ora dhe data kur do të votohet kreu i ri i BKH-së

By: Brisi
3 December 2025 at 13:56

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e thirrur paraditen e kësaj të mërkure për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Bëhet me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura është vendosur që drejtori i BKH-së do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00. Më […]

The post Përfundon mbledhja e KLP-së/ Caktohet ora dhe data kur do të votohet kreu i ri i BKH-së appeared first on BoldNews.al.

Përfundon mbledhja e KLP-së/ Caktohet ora dhe data kur do të votohet kreu i ri i BKH-së

By: V K
3 December 2025 at 14:43

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e thirrur paraditen e kësaj të mërkure, për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Bëhet me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura, është vendosur që drejtori i BKH-së do të votohet në datën 9 dhjetor, ora 11:00.

Më 9 dhjetor, KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së.

Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj përkohësisht.

Në fund të garës, Joni Keta, u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendësdrejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar. Tashmë Keta pritet të zgjidhet drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

7 Garuesit për kreun e BKH-së:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

The post Përfundon mbledhja e KLP-së/ Caktohet ora dhe data kur do të votohet kreu i ri i BKH-së appeared first on Albeu.com.

SPAK propozoi Joni Ketën në krye të BKH-së, KLP thërret sot mbledhje

By: Brisi
3 December 2025 at 12:29

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka thirrur mbledhje këtë të mërkurë (3 dhjetor 2025) për të diskutuar për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e thirrur është në dhomë këshillimi dhe me dyer të mbyllura dhe veç anëtarëve janë njoftuar të jenë të […]

The post SPAK propozoi Joni Ketën në krye të BKH-së, KLP thërret sot mbledhje appeared first on BoldNews.al.

Si u ndanë votat 2 me 1 për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta

By: armand
27 November 2025 at 13:45

Dje u zyrtarizua përfundimisht, gara për zgjedhjen e kreut të ri të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku komisioni i më të vjetërve në SPAK që përbëhet nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, propozuan emrin e Joni Ketës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Propozimi nuk ka qënë me vota unanime, por […]

The post Si u ndanë votat 2 me 1 për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta appeared first on BoldNews.al.

Avokati Beci skanon BKH-në dhe tregon pse Joni Keta është zgjidhja e duhur: Ka shfaqur integritet

By: redi
26 November 2025 at 21:54

Joni Keta është propozuar për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Avokati dhe ish-prokurori Eugen Beci ka bërë një analizë kritike të mënyrës se si ka funksionuar BKH deri më sot. Sipas Becit, marrëdhënia mes oficerëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK-ut jo gjithmonë ka qenë harmonike, për shkak të sjelljes së hetuesve. Beci e sheh emrin e Joni Ketës si garanci për rikthimin e…

Source

SPAK propozon Joni Ketën për kreun e BKH-së, KLP vendos në 2 dhjetor

By: Brisi
26 November 2025 at 16:25

SPAK ka propozuar Joni Ketën si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për pesë vitet e ardhshme. Komisioni pranë SPAK-ut i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka votuar për emrin e hetuesit Joni Keta, oficer i Byrosë Kombëtare, zëvendësdrejtor dhe aktualisht drejtues i komanduar. “Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të […]

The post SPAK propozon Joni Ketën për kreun e BKH-së, KLP vendos në 2 dhjetor appeared first on BoldNews.al.

SPAK zgjedh Joni Ketën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

26 November 2025 at 17:06

Komisioni i Përzgjedhjes pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK i përbërë nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Behar Dibra, vendosi të mërkurën më 26 nëntor që t’i përcjellë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Joni Ketës si drejtuesin e ardhshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta mban aktualisht postin […]

The post SPAK zgjedh Joni Ketën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit appeared first on Reporter.al.

Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

1 September 2025 at 12:19

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënën më 9 shtator të deklarojë të përfunduar mandatin e drejtores së Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, Aida Hajnaj. Pasi në këshill u lexua relacioni për mbarimin e mandatit ligjor të Hajnajt më datë 31 gusht, u propozua po ashtu që të deklarohej përfundimi i mandatit më […]

The post Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj appeared first on Reporter.al.

❌
❌