Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Alba futet në tualet pas gjendjes së rënduar emocionale, Limi i rri tek dera

12 January 2026 at 23:54


Alba Pollozhani dhe Lim Hoti kanë folur për raportin e tyre në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Banori u shpreh se historia e tyre është mbyllur pas reality shout ku u njohën, pas Ferma VIP 2.

Banorja nga ana tjetër refuzoi të fliste për këtë duke i lënë çdo gjë në dorë Limit e duke u pajtuar me të.

Foto: YouTube

Ajo shpërtheu në lot pas deklaratave që bëri ai dhe u mbyll në tualet.

I njëjti i shkoi te dera dhe i kërkoi që të qetësohej pas gjithë asaj që ndodhi.

Alba duket se nuk e pranon një gjë të tillë dhe për këtë veproi në këtë mënyrë.

Limi mes tjerash tha se e respekton por që nuk ka ndjenja për të. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Albës i rrjedhin lotët derisa Limi flet për raportin mes tyre: E kemi mbyllur historinë

12 January 2026 at 23:28


Hyrja e Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4 ka trazuar shtëpinë e famshme.

E më së shumti ka ndikuar te Alba Pollozhani, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie.

Ndonëse Alba hezitoi për të folur për këtë pjesë, Limi bëri të qarta disa gjëra.

Foto: YouTube

“Është gocë shumë e mirë, kam respekt për të. Do doja të shihja sa më mirë. Nuk është një lojë siç Alba mund të bëj shumë lojëra. Jeta është e bukur duhet ta shijojmë të gjithë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë e mbështes si shok të mirë, në Shqipëri ngelin pengje të dëshirave. Është një temë shumë e gjerë për ta përmbledhur. E kemi mbyllur këtë histori. Unë këtu nuk kam ardhur për ty. Më vjen keq. Unë nuk kam shkuar për të blerë një ‘stich’ posaçërisht për Albën”.

Foto: YouTube

“Alba meriton më shumë, për mënyrën se si sillet me partnerin e vet, me të thënë të drejtën disa më njohin disa jo, unë nuk jam shumë me stabilitetin”, theksoi tutje.

“I kërkoj falje gjithë publikut, e kam pasur lojë. E kam bërë për vëmendje”, tha ajo. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

Yesterday — 12 January 2026Main stream

Limi ngre pikëpyetje në lidhje me raportin mes tij dhe Albës: Nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj

12 January 2026 at 20:35


Raporti mes Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit po bën bujë të madhe këto ditë në Big Brother VIP Kosova 4.

Kjo pas hyrjes së Limit të premten pasi në shtëpi ka qenë vetëm si 'stich'-i i banores së lartpërmendur.

Në një bisedë me banorët e tjerë, ai ngre pikëpyetje në lidhje me marrëdhënien me Albën.

Foto: Instagram

"Unë nuk e besoj që jam vetëm unë në jetën e saj", tha ai në një moment.

Kjo ka lënë të kuptohet se nuk kanë qenë në kontakt jashtë dhe se nuk di më shumë për jetën që bën.

Të njëjtit nisën romancën në Ferma VIP 2 dhe aty kanë shkëputur këtë lidhje.

Limi tani këto ditë ka treguar një afrimitet me konkurrenten tjetër, Dolce. /Telegrafi/

Alba qan me dënesë pas afrimitetit të Dolces me Limin, kujton fjalët që ia kishte thënë në fillim

12 January 2026 at 19:21


Alba Pollozhani është parë duke qarë me dënesë në oborr të shtëpisë së famshme.

Kjo për shkak të afrimitetit të Dolces me ish-partnerin e saj, banorin Lim Hoti.

Ajo thotë se ka qenë vet Dolce që në fillim i ka thënë të largohet nga ai, se nuk bën për të.

Foto: Instagram

"Dolce e di realitetin mes meje dhe gjësë time. Dhe ishte Dolce që më thoshte javët e para çka merresh me të, je shumë para", u shpreh ajo.

Më pas vazhdoi: "Pse shkon Dolce tani ia pranon afrimitetin intim, seksual të atij se i kam parë çfarë kanë bërë. Bie në kontradiktë me veten".

Limi nga ana tjetër nuk e sheh reale dashurinë e Albës në lidhje me të.

Megjithatë, hyrja e tij në këtë program ka shkaktuar shumë debat e dramë. /Telegrafi/

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë

12 January 2026 at 17:00


Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, që u fut në këtë format të premten.

Ai derisa po qëndronte në lavanderi u tregoi banorëve se ka humbur një mik të mirë.

Dhe fjala është për këngëtarin Shpat Kasapi, ndonëse nuk ia përmendi emrin.

Foto: TikTok

"E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s'po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë", u shpreh ai.

Tutje tha: "Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni".

Banorët tentuan të merrnin më shumë informacione, por që Limit nuk iu lejohet.

Më pas gjatë kësaj bisede atij iu tërhoq vërejtja nga Vëllai i Madh pasi nuk ka të drejtë të flas. /Telegrafi/

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë

By: D Marku
12 January 2026 at 17:20

Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, që u fut në këtë format të premten.

Ai derisa po qëndronte në lavanderi u tregoi banorëve se ka humbur një mik të mirë.

Dhe fjala është për këngëtarin Shpat Kasapi, ndonëse nuk ia përmendi emrin.

“E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”.

Banorët tentuan të merrnin më shumë informacione, por që Limit nuk iu lejohet.

Më pas gjatë kësaj bisede atij iu tërhoq vërejtja nga Vëllai i Madh pasi nuk ka të drejtë të flas.

The post Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, por nuk e kuptojnë appeared first on Albeu.com.

Bia përqafon dhe e puth qëllimshëm Limin në prezencë të Albës

12 January 2026 at 15:03


Bia iu afrua sot Limit për t’i dhënë disa përqafime dhe për ta puthur disa herë në faqe, duke e bërë këtë në sy të të gjithëve.

Veprimet e saj nuk ishin aspak të rastësishme, pasi ajo e bëri të qartë se po vepronte me qëllim.

Teksa i afrohej, Bia iu drejtua Albës me emër, duke thënë “Alba”, dhe më pas shkoi drejt Limit, të cilin e puthi disa herë në faqe.


E gjithë situata u zhvillua në prezencë të plotë të banorëve, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pas kësaj, Bia iu drejtua Limit me një koment domethënës, duke i thënë se Alba “e urren këtë gjë”, duke nënkuptuar se veprimet e saj ishin të menduara për të provokuar reagimin e Albës.

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ai e asiston gjatë pastrimit

12 January 2026 at 11:58


Limi dhe Dolce e nisën ditën e sotme me një moment të përbashkët në banjë, teksa u panë duke bërë dush së bashku.

Dyshja u shfaqën të afruar, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar lehtë mes tyre, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që e bënte atmosferën edhe më të relaksuar.

Gjatë “aventurës së tyre”, në një moment Limi u pa duke e asistuar Dolcen, duke i fërkuar krahët dhe shpinën me një sfungjer, në një veprim që u duk spontan dhe i natyrshëm.

Kujdesi i tij vijoi edhe më poshtë, deri në zonën e ijëve, duke krijuar një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat.

Pak momente më vonë, në banjë erdhi edhe Alba, ky moment ngjalli vëmendje të shtuar, duke marrë parasysh historinë e kaluar mes Albës dhe Limit.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më herët në një lidhje, ndërsa banorja e ka bërë të qartë edhe gjatë këtij edicioni se ende ka ndjenja për të.

Limi mban në krah Dolcen, doza afërsie mes dyshes në oborr

12 January 2026 at 10:56


Limi dhe Dolce kanë krijuar një lloj afrimiteti miqësor, teksa janë parë duke bashkëbiseduar dhe duke qëndruar jashtë në oborr.

Dyshja po kalonin kohë së bashku në ambientin e jashtëm, kur në një moment Limi iu afrua Dolces në mënyrë spontane, duke shkaktuar një situatë të lehtë dhe argëtuese mes tyre, derisa banori e mori dhe e mbajti në krahë.

Kjo “aventurë” e vogël u shoqërua nga të qeshura nga të dyja palët.


Në një moment më të qetë, ata zhvilluan një bisedë, ku Dolce i drejtoi Limi një pyetje:

“Ku do të doje të ishe tani?”.

“Këtu ku jam fiks, fiks këtu ku jam”, u përgjigj ai, duke gjestikuluar në drejtim të saj. “Nuk dua të jem askund tjetër, edhe me ma dhanë krejt botën”, i tha Limi.


Megjithatë, kjo situatë nuk nënkupton një lidhje apo zhvillim romantik mes dyshes, por thjesht disa momente shoqërore dhe veprime spontane.

Limi ka trazuar ujërat me hyrjen e tij në shtëpi për shkak të historisë së tij me Albën, si dhe një raporti të mëparshëm me Bian, të dyja banore të këtij edicioni.

Alba e thyer emocionalisht, flet për Limin: Është afruar me Dolcen dhe Benitën

12 January 2026 at 09:51


Alba është parë tejet e prekur mbrëmë, teksa qëndronte vetëm në dhomën e gjumit duke folur për Limin.

Banorja duket se po e përjeton rëndë situatën me të, që nga momenti kur ai iu bashkua së fundmi shtëpisë së BBVK-së.

Alba ka shprehur hapur zhgënjimin dhe mërzinë për afrimin e Limit me banoret e tjera të shtëpisë.


“Ai ka shkuar tani është afruar me femrat e tjera. Me Dolcen me Benitën, pse? Çka don të arrijë me këtë gjë. Pse me Dolcen pse me Benin? Dolce më dhunoi fizikisht, Beni sa më ka shajtë në familje aq edhe në moral”, thoshte Alba.

Qëkur Limi iu bashkua spektaklit, ajo është parë tejet e rënduar emocionalisht.

Alba madje herë pas here është shfaqur e përlotur në shtëpi, madje edhe në prezencë të vetë Limit.

Alba Pollozhani për Bia Khalifën: Më gjuajti dhe më shtyu, zarf i zi

11 January 2026 at 22:33


Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur një përplasje së fundmi me njëra-tjetrën për shkak të krevatit.

E gjithë kjo nisi për Lim Hotin pasi Alba nuk ka qenë në dijeni për raportin e tyre.

Ajo i kërkoi që të largohej nga shtrati, gjë që nuk u pranua nga Bia dhe më pas u shkaktua rrëmuja.

Foto: TikTok

"Edhe më gjuajti edhe më shtyu, ishalla nuk e sheh këtë Vëllai i Madh që më gjuajti dhe më shtyu ndërkohë që nuk i bëra asnjë gjë, ia bëra gati valixhen ta sjell poshtë", tha Alba për Bian.

Ndërkohë ajo ia ktheu: "Mos më prek gjërat e mia".

"Mos m'u afro te fytyra se zarf i zi, gabimi i tretë që bëre", i tha në anën tjetër Alba.

Bia nuk shpëtoi pa një reagim tjetër, gjersa shtoi: "Ti vetëm je xheloze".

E njëjta mendoi se Bia ka pasur lidhje familjare me të, e jo personale. /Telegrafi/

Futja e Limit në BBVK, reagojnë nga Instagrami i Albës: Hyri për ta poshtëruar e për ta nxjerr gënjeshtare

11 January 2026 at 22:00


Pas hyrjes së Lim Hotit në Big Brother VIP Kosova 4, nga llogaria zyrtare e Alba Pollozhanit ka ardhur një reagim i fortë dhe i drejtpërdrejtë.

Postimi është publikuar në InstaStory dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në reagim, theksohet se situata e krijuar nuk përbën debat, por presion dhe dhunë verbale, duke nënvizuar se Alba ka zgjedhur heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin përballë situatës.

Foto: Instagram

Sipas postimit, hyrja e Limit në shtëpi shihet si përpjekje për ta nënçmuar dhe për të shtrembëruar një histori personale.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Kur një burrë përdor fjalë banale dhe kërcënime të tipit ‘mos më bëj të dal në tjetër nivel’, kjo nuk është debat.

Është presion dhe dhunë verbale.Përballë tij ishte një grua që nuk foli asnjë fjalë.

Alba zgjodhi heshtjen, dinjitetin dhe vetëkontrollin.

Ai hyri vetëm për ta poshtëruar, për ta nxjerrë gënjeshtare dhe për të shtrembëruar një histori personale jashtë çdo forme respekti, thjesht sepse ajo pati guximin të bëjë një ndarje publike një muaj më parë.

Kjo sjellje nuk e ul Albën.

Përkundrazi, ekspozon qartë atë që përdor fjalë, presion dhe kërcënim kur humb kontrollin". /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Limi i drejtohet Dolces: Të kam pasur gjithmonë fiksim

11 January 2026 at 20:03


Dolce së fundmi ka bërë një bisedë me banorin më të ri të këtij formati, Lim Hotin.

Ky i fundit i tha se e njeh nga jashtë dhe se e ka pasur fiksim gjithmonë.

"Unë të njoh nga jashtë, gjithmonë të kam pasur shumë fiksim", iu drejtua ai.

Foto: YouTube

Biondja nga ana tjetër i tha po ashtu se e njeh dhe se e dinte që do të futej në BBVK.

Dyshja duket se kuptohen mirë me njëri-tjetrin dhe kanë një lloj kimie brenda.

Sidoqoftë, loja e Limit këto ditë ka qenë e qetë meqë po studion më shumë konkurrentët.

Për publikun njihet si ish-partneri i banores Alba Pollozhani pasi e ka përmendur vazhdimisht në shtëpi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba thotë se Limi do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 4

11 January 2026 at 19:15


Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka deklaruar se sipas saj, fitues i këtij edicioni do të jetë Lim Hoti.

Deklarata u bë gjatë një bisede në dhomën e ndejës, ku ishin të pranishëm edhe banorët Labi, Limi dhe Elijona.

Alba shprehu bindjen e saj duke theksuar se Limi ka cilësitë dhe strategjinë e nevojshme për të triumfuar në këtë edicion.

Foto: Instagram

Ndërkohë, Hoti kishte një mendim tjetër për fituesin, duke sugjeruar se sipas tij, fitues mund të jenë Alba ose Labinot Rexha.

Futja e Limit në shtëpi duket se ka ndryshuar dinamiken e brendshme të lojës dhe po shton rivalitet dhe strategji të reja midis banorëve.

Foto: Instagram

Limi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend të premten e shkuar.

Për të gjithë njihet si ish-partneri i Albës, e që ka pasur një lidhje edhe me Bia Khalifën. /Telegrafi/

Stresi e mbështet publikisht Lim Hotin: Tregoju që ke lindur për qejf

11 January 2026 at 17:29


Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për banorin e ri të Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hotin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi shkroi: "Tregoju që ke lindur për qejf".

Lim Hoti u fut në shtëpinë e BBVK të premten, duke sjellë një pjesë të re dinamike në këtë edicion.

Foto: Instagram

Ai është i njohur për lidhjet e tij të mëparshme me dy banore të tjera të këtij edicioni: Alba Pollozhanin dhe Bia Khalifën, të cilat tashmë po marrin vëmendje në shtëpi.

Mbërritja e Limit ka ndikuar tashmë në dinamiken e brendshme të shtëpisë dhe të shtojë debatet dhe intrigat midis banorëve, ndërkohë që mbështetja nga personazhe të njohur si Stresi mund t’i japë atij një avantazh në perceptimin e publikut dhe fansave të BBVK.

Ky edicion i Big Brother VIP Kosova po tërheq shumë vëmendje mediatike, dhe futja e Hotit duket se ka shtuar interesin e spektatorëve dhe diskutimet online.

Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet kjo lojë në vazhdim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me Limin

11 January 2026 at 17:00


Duket se Alba Pollozhani nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Bia Khalifës me Lim Hotin.

Ajo e kuptoi këtë pasi dëgjoi një bisedë mes tyre, ku thanë se kanë kryer marrëdhënie.

E kjo e bëri banoren të shpërthej në lot pasi ka menduar se ishin vetëm miq.

"Më ka treguar që më ka tradhtuar me femër tjetër, por jo me Bian. Nuk e kam kuptuar që me Bian, se ta kisha kuptuar nuk isha bërë shoqe me atë. Nuk e kisha ftuar te krevati se nuk jam budalla", u shpreh ajo përpara Londrimit e Klodit duke qarë me dënesë.

"E kupton në çfarë situate. Erdhi ai lart dhe po i bënte si kotele, për strategji. I qante i bënte si e prekur", tha tutje Pollozhani.

Limi në anën tjetër tha se ka shkëputur edhe marrëdhënien me Albën në kohën kur ishte në Ferma VIP 2.

Hyrja e tij në BBVK ka trazuar gjithë shtëpinë e po ashtu ka ndikuar me të madhe edhe te Alba. /Telegrafi/

Alba godet Limin disa herë, momentet që po bëjnë xhiron në rrjet:“I poshtër, i poshtër”

11 January 2026 at 15:07


Një valë ngjarjesh dramatike janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e BBVK-së, që nga hyrja e Limit, ish-partnerit të Albës. Ajo është parë tejet e prekur ditëve të fundit nga prezenca e tij.

Së fundmi, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, që tashmë kanë bërë xhiron e internetit, tregojnë Albën, teksa godet Limin disa herë.

Gjithçka duket se nisi me Albën e cila po qëndronte në oborr, e rënduar nga emocionet dhe duke qarë.


Ndonëse Limi u mundua ta qetësonte atë dhe i kërkonte të mos qajë, ndërveprimi i tyre disa momente më vonë mori një kahje tjetër.

Alba nisi ta godiste atë në duar dhe trup dhe me zë të ngjirur i thërriste: “I poshtër, i poshtër”.

Limi mundohej ta qetësonte, duke i thënë se nuk i ka bërë asgjë.

Dalin pamjet tronditëse – Limi fyen rëndë Albën me një gjuhë denigruese

11 January 2026 at 13:45


Një sjellje tejet shqetësuese, e shoqëruar me ofendime dhe gjuhë denigruese, është bërë mbrëmë nga Limi kundrejt Albës.

Pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale kanë kapur momentin kur ai i drejtohet asaj me fjalë të rënda, në përpjekje për t’i thënë që të mbyllë gojën.

Ata ishin në dhomën e gjumit kur po bënin një diskutim dhe në bisedë e sipër ai përdor një gjuhë tejet fyese, për më tepër ofendimet i bën në anglisht.


Ndonëse audio nuk është plotësisht i qartë disa prej shprehjeve dalloheshin lehtazi.

“Mos e bëjë të kalojë në nivel tjetër muhabeti, mos më trego ti mu Zotin tënd. Shhh!! You Motherfer, shut the f up. E din ti shumë mirë se çfarë po të them”, i tha ai Albës.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi mënyra e komunikimit dhe gjuha e përdorur nga Limi konsiderohen të papërshtatshme dhe shqetësuese, duke e vënë Albën në një pozitë të vështirë përballë kamerave.

“Po e kemi bërë”, Bia dhe Limi flasin për raportin intim që kishte ndodhur mes tyre

11 January 2026 at 11:41


Bia dhe Limi kanë pasur një diskutim mes tyre për një çështje shumë intime.

Dyshja pranuan gjatë bisedës se kanë pasur marrëdhënie intime, një bisedë që, si duket, e ngriti Bia para Limit.

“Po e kemi bërë”, i thoshte ai Bia-s.

Pavarësisht që Bia nuk e mohoi se kjo kishte ndodhur mes tyre, ajo i theksonte se nuk kishte nevojë t’u tregonte të gjithëve.


“Po, unë nuk thashë jo [që se kemi bërë] por unë nuk u them njerëzve që e kemi bërë…. për respekt mos folë për këtë, njerëzit e dinë dhe nuk ke nevojë të thuash po. Po ka ndodhur, shumë kohë më parë. E di që ti dëshiron të dalësh mirë si burrë dhe unë nuk them që se kemi bërë, nuk ke nevojë t’u tregosh të gjithëve [me mburrje]”, i tha ajo Limit, derisa foli pothuajse gjatë gjithë bisedës në anglisht.

Limi iu bashkua të premten spektaklit në BBVK, derisa hyrja e tij ka bërë bujë të madhe edhe për shkak të raportit që ka pasur me banoren tjetër, Alba Pollozhani.

Alba i afrohet Limit dhe qan me dënesë: Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu

11 January 2026 at 10:41


Alba është parë në një gjendje të rëndë emocionale pranë Limit.

E përlotur dhe e mbingarkuar emocionalisht, ajo po i ankohej atij për eksperiencën e saj në këtë spektakël.

“Jo, jo! Ti se din se si kanë qenë dy muaj këtu”, i thoshte ajo Limit, ndërsa qante me dënesë.


Përkundër gjendjes së saj, Alba përpiqej me çdo kusht t’i mbante emocionet nën kontroll, duke vendosur të dyja duart në fytyrë.

Situata dukej tejet e rëndë për të, ndërkohë siç duket tensionet e akumuluara brenda shtëpisë kishin ndikuar dukshëm në gjendjen e saj psikologjike.

Limi, nga ana tjetër iu drejtua asaj me tone të qeta.

“Hë mi, se vetë ke dashtë me ardhë. S’të ka sjellë njeri me zor. Mos bëj kështu. Jeta është kështu për ne, nuk është se kena bë ndonjë ndryshim këtu në Big Brother. Jeta e vështirë ka qenë për ne, gjithmonë”, i tha ai Albës.

❌
❌