Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skema e Investimeve, fermeri në Gramsh pajiset me mekanikë për ullishtarinë

10 December 2025 at 18:42

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/  Skema Kombëtare e Investimeve po nxit zhvillimin e bujqësisë  duke mbështetur fermerët dhe sipërmarrësit e sektorit privat.

Një shembull i qartë është historia e Kodhel Çalës nga Gramshi, i cili në vitin 2014 vendosi t’i përkushtohej plotësisht bujqësisë dhe të ndërtonte një aktivitet të qëndrueshëm në vendin e tij.

Me mbështetjen e qeverisë dhe përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, Kodheli ka përfituar një traktor dhe një pompë spërkatëse, të cilat kanë rritur efikasitetin e punës, kanë ulur lodhjen fizike dhe kostot e prodhimit, duke përmirësuar ndjeshëm proceset ditore në plantacionin e tij prej 5.7 hektarësh ullinjsh.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi vizituan plantacionin me ullinj, teksa diskutuan me Kodhelin mbi ndikimin e drejtpërdrejtë të skemës në uljen e kostove dhe rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Në fermën me ullinj, Kodheli ka punësuar banorë të zonës, duke krijuar mundësi për familjet lokale dhe duke kontribuar në gjallërimin e ekonomisë së Gramshit.

Plantacioni i tij vazhdon të prodhojë vaj ulliri cilësor “MadeInAlbania”, duke dëshmuar se mbështetja e duhur dhe investimet strategjike mund të shndërrohen në histori suksesi.

1 nga 3

e.xh/j.p/

 

The post Skema e Investimeve, fermeri në Gramsh pajiset me mekanikë për ullishtarinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane

10 December 2025 at 11:00

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë vend në tregjet ndërkombëtare, falë cilësisë dhe përkushtimit të fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë.

Një shembull i këtij angazhimi është SHBB “Bio-Holta” në fshatin Ceruj (Gramsh), ku Shefqet Hysa, agronom i njohur për mjeshtërinë e tij, prodhon raki, verë dhe bimë medicinale që tashmë eksportohen edhe drejt Austrisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte në Ceruj, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Besian Ajazi, vizituan SHBB “Bio-Holta”, një sipërmarrje model e ngritur me përkushtim nga agronomi Hysa.

“Bio-Holta” është kthyer në një pikë referimi për prodhimin e verës, rakisë dhe bimëve mjekësore, duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me standardet moderne të kultivimit organik. Shefqet Hysa është i pari në Gramsh që prodhon raki ekskluzivisht nga rrushi organik, ndërsa bashkëpunimi i tij me fermerët e zonës ka siguruar ruajtjen e plotë të zinxhirit të vlerës së produktit.

Falë mbështetjes nga Skema Kombëtare për prodhimin organik, ai ka ulur kostot dhe ka rritur cilësinë, duke forcuar më tej pozitën e markës “Made in Albania” në tregjet europiane, përfshirë edhe Austrinë.

/r.e/a.f/

The post Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulliri po kthehet në një nga burimet kryesore të zhvillimit rural në Gramsh

9 December 2025 at 16:41

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH/ Në Gramsh, kultivimi dhe përpunimi i ullirit po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, duke u shndërruar në një sektor premtues për ekonominë lokale.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë pune në qytetin e Gramshit, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Besion Ajazi, inspektuan aktivitetin e “AralAgro”, fabrikës së parë të përpunimit të vajit të ullirit në zonë.

Investimi, i ndërmarrë nga sipërmarrësi Amir Agolli që prej vitit 2018, është mbështetur nga qeveria për ngritjen e ambienteve të përpunimit. Fabrika siguron lëndën e parë nga bujqit dhe fermerët e zonës, duke krijuar një zinxhir të qëndrueshëm prodhimi dhe duke gjeneruar vlerë të shtuar për komunitetin lokal.

Vaji i ullirit i prodhuar në “AralAgro” është i pranishëm në tregun vendas si produkt cilësor “Made in Albania”.

Gjatë vizitës, Agolli bëri të ditur se synon rritjen e kapaciteteve dhe kalimin në një fazë të re zhvillimi, përfshirë zgjerimin e grumbullimit dhe krijimin e mundësive për eksport, me qëllim fuqizimin e prodhimit vendas në tregjet ndërkombëtare.

Ministri Salla vlerësoi investimin si një shembull pozitiv të bashkëpunimit mes institucioneve dhe sipërmarrjes, duke theksuar se projekte të tilla kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të zonës dhe në mbështetjen e fermerëve. /j.p/

The post Ulliri po kthehet në një nga burimet kryesore të zhvillimit rural në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherr mes dy familjeve në Gramsh, merret nën hetim efektivi i Policisë

By: armand
5 December 2025 at 13:41

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 dhe solli nisjen e hetimeve ndaj katër personave të përfshirë. Sipas Policisë vendore, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes […]

The post Sherr mes dy familjeve në Gramsh, merret nën hetim efektivi i Policisë appeared first on BoldNews.al.

Sherr mes dy familjeve në Gramsh, përfshihet edhe efektivi i Policisë, AMP e merr nën hetim bashkë me vëllanë

By: V K
5 December 2025 at 13:46

Ditën e djeshme, një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur në Gramsh, ku në konflikt rezulton se është përfshirë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Gramsh, ndërsa nën hetim pas grindjes u morën 4 persona, respektivish babë dhe bir dhe dy vëllezër.

Policia vendore bëri me dije se dyshohet që E. H., 46 vjeç dhe L. A., 49-vjeç, janë konfliktuar për motive të dobëta.

“Gjithashtu, në konflikt u përfshinë edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57-vjeç (punonjës policie)”, bënë me dije burime zyrtare.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për E. H., 46 vjeç, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

“Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllanë e tij F. A. (punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP)”, sqaroi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, teksa pritet të sqarohen dinamika dhe shkaqet e përleshjes mes tyre.

The post Sherr mes dy familjeve në Gramsh, përfshihet edhe efektivi i Policisë, AMP e merr nën hetim bashkë me vëllanë appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale

By: V K
1 December 2025 at 15:51

Pasditen e sotme rreth orës 15:00, një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.

Banuesja e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.

The post Përfshihet nga flakët një banesë dy katëshe në Gramsh/ Shkaktohen dëme të shumta materiale appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Gramsh, digjet banesa dykatëshe

By: Brisi
1 December 2025 at 15:46

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën, sic mund të shihet dhe në foton e mësipërme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen […]

The post Zjarr në Gramsh, digjet banesa dykatëshe appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gramsh, flakët shkrumbojnë banesën

1 December 2025 at 15:52

GRAMSH– Digjet një banesë në fshatin Kukur të Gramshit. Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por është terreni i vështirë pasi fshati ndodhet rreth dy orë larg qytetit.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar/abcnews.al

Ripyllëzim në liqenin e Dushkut në Gramsh, dëmtuar nga zjarret

30 November 2025 at 13:15

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kurorës së gjelbër të Gramshit në liqenin e Dushkut i janë shtuar sot pemë të reja me ripyllëzimin e zonës së dëmtuar ndër vite, ku janë angazhuar krahas ekipeve nga institucionet e linjës edhe ato të Forcave të Armatosura.

Të pranishëm në këtë aksion të bashkisë Gramsh, për të ripërtërirë sipërfaqet e gjerbëruara ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi.

Vengu tha se kësaj nisme sot i janë bashkuar edhe trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“Jemi bashkë jo vetëm për të parandaluar, përballuar vështirësi të ndryshme, por dhe për të ripërtërirë sipërfaqet pyjore. Gramshi është një nga zonat më të prekura nga zjarret dhe ne i kemi vënë objektiv vetes të ndihmojmë bashki të prekur nga zjarret sa i takon ripyllëzimit dhe rivitalizimit të burimeve natyrore”, u shpreh Vengu.

Ai shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të cilët iu bashkuan nismës së bashkisë për të kontribuar në zgjerimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra të qytetit.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Gramsh, Ajazi falënderoi për angazhimin e ndërmarrë nga ministri i Mbrojtjes që në momentin e parë kur kjo zonë u prek nga zjarri dhe sot për rivitalizimin e zonës me pyje të reja.

Aksioni i sotëm synon jo vetëm mbjelljen e pemëve të reja, por edhe sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e gjelbërimit, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e qyteteve të qëndrueshme.

Liqeni i Dushkut, një nga perlat e kurorës së gjelbër të Gramshit, po bëhet gradualisht një qendër e gjelbër dhe rekreative për banorët, duke ofruar hapësira natyrore për pushim dhe aktivitete familjare.

Bashkia e Gramshit dhe Ministria e Mbrojtjes bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në nisma të tilla, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ripërtërirë natyrën dhe për të promovuar një kulturë të gjelbër në të gjithë vendin. /j.p/

The post Ripyllëzim në liqenin e Dushkut në Gramsh, dëmtuar nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gramsh, vjedh paratë në tyrbe, shpallet në kërkim 36-vjeçari

By: nik
25 November 2025 at 11:11

Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Grabovë. Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin për shtetasin me inicialet L. U. Ai dyshohet se është autori i vjedhjes në tyrben e fshatit. Ndërkohë…

Source

Ulen temperaturat në vend, dëborë në zonën e Liqenit të Zambakëve në Gramsh

By: armand
23 November 2025 at 18:23

Në zonën malore të Liqenit të Zambakëve në Gramsh janë shënuar reshje debore gjatë orëve të fundit. Trashësia e dëborës është deri tani modeste, por moti i ftohtë dhe terreni malor kërkojnë kujdes për banorët dhe vizitorët. Autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile po monitorojnë situatën për të siguruar qarkullimin e sigurt dhe për të parandaluar […]

The post Ulen temperaturat në vend, dëborë në zonën e Liqenit të Zambakëve në Gramsh appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik për shoferët

By: Brisi
23 November 2025 at 08:32

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka pushtuar vendin 4 ditët e fundit ka shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit. Raportohet se qarkullimi i mjeteve të rënda në urë është […]

The post Moti i keq/ Dëmtohet ura e Shëmrizës në Gramsh, rrezik për shoferët appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa metra

By: Elva
21 November 2025 at 22:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, në afërsi të Urës së Çekrezit. Një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, duke dalë nga trasesë dhe u rrokullisur disa metra poshtë. Pavarësisht dëmeve të shumta në automjet, drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë […]

The post Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga dhe rrokulliset disa metra appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas

By: armand
8 November 2025 at 17:03

Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta. Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar […]

The post VIDEO/ Moti i keq në vend, stuhi breshëri në Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas appeared first on BoldNews.al.

Shi dhe breshër në Gramsh, “përmbyten” rrugët

By: V K
8 November 2025 at 15:31

Këtë të shtunë, qyteti i Gramshit është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me stuhi të forta dhe reshje breshëri.

Si pasojë e reshjeve intensive, uji ka vërshuar në disa akse rrugore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar.

 

The post Shi dhe breshër në Gramsh, “përmbyten” rrugët appeared first on Albeu.com.

Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë

By: FAKTOJE
15 October 2025 at 14:00

Esmeralda Topi 

Këtë vit, Shqipëria u përball me një sezon të rëndë zjarresh që dogjën 60 mijë hektarë pyje e kullota. 

Burimi: EFFIS

Mbi 130 vatra zjarresh lanë pas dhjetëra banesa të shkatërruara plotësisht, të tjera të dëmtuara, krerë bagëtish të djegur dhe hektarë të tërë pemtarie të shkrumbuar. Zonat më të prekura ishin Gramshi dhe Delvina, ku dëmet prekën më rëndë komunitetet rurale. 

Më 14 gusht 2025, kryeministri Edi Rama, premtoi se të gjithë do të dëmshpërbleheshin për shtëpitë dhe bagëtitë e humbura. Sipas shifrave paraprake, 207 banesa u dëmtuan, prej të cilave 40 u shkatërruan plotësisht.

 “Askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pa e pasur në krah shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë ashtu si dhe për të marrë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur”, premtoi Rama. 

Dy muaj më vonë, më 4 tetor 2025, Rama përsëriti angazhimin e tij, duke e cilësuar si një detyrim moral dhe ligjor procesin e kompensimit. 

“Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata të cilët kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”, deklaroi kryeministri. 

Inventari nuk është gati

Por ndryshe nga deklaratat e kryeministrit, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari ende nuk është përmbyllur. Agjencia që koordinon procesin ndërmjet strukturave qendrore dhe vendore thotë se inventarizimi është në fazën përfundimtare. 

“Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas verifikimit dhe miratimit nga strukturat përgjegjëse, për të siguruar saktësi dhe transparencë”, pohoi Agjencia për mbrojtjen civile për Faktoje.al.

Vonesat, sipas Agjencisë, lidhen me verifikimet në terren dhe harmonizimin e të dhënave mes institucioneve qendrore dhe vendore, me synim garantimin e trajtimeve të drejta e ligjore për çdo rast. 

Afatet për fillimin e pagesave do të publikohen pas miratimit të listave dhe alokimit të fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa kompensimi do të bëhet sipas shkallës së dëmit për çdo banesë, bagëti apo dëme materiale të tjera.

Familjet e prekura përballen vetë me pasojat

Banorët e prekur nga zjarret janë detyruar të gjejnë zgjidhje vetë. Lulëzim Doku, nga fshati Harunas njësia Skëndërbegas në Gramsh, humbi shtëpinë nga zjarri i fuqishëm i gushtit. 

“Kanë sjell kontenierë dhe disa mobilie, por nuk jetohet atje se kemi dy fëmijë të vegjël” – tregon Lulëzimi. 

Prej dy muajsh ai është zhvendosur në qytetin e Gramshit dhe paguan 15 mijë lekë qira për banesën ku jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët. 

“Kanë ardhur të na bëjnë vlerësimet, matjet…tani presim”, tregon ai. 

Ekspertët e pushtetit vendor shprehen se vonesat në procesin e dëmshpërblimit po i lënë familjet e prekura të përballen vetë me pasojat.

“Premtimet politike për rindërtim dhe kompensim nuk kanë gjetur ende mbështetje në zbatimin konkret të ligjit 45/2019, duke e lënë barrën tek familjet e prekura që vijojnë të presin raportet dhe fondet përkatëse”, thotë Agron Haxhimali, drejtues i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Ai shton se duke pasur parasysh numrin e kufizuar të banorëve dhe përmasat e dëmit, verifikimet mund të ishin mbyllur brenda pak javësh. 

“Mosfunksionimi në kohë i mekanizmit ligjor të kompensimit ngre dyshime për mungesë koordinimi ndërinstitucional dhe neglizhencë administrative”, argumenton Haxhimali.

Sipas të dhënave të Censit 2023, zonat më të prekura nga zjarret, Gramshi dhe Delvina, kanë popullsi të ulët, çka nënkupton një proces më të lehtë verifikimi dhe menaxhimi të dëmeve. Bashkia Gramsh numëron 16,533 banorë, prej të cilëve vetëm 667 jetojnë në njësinë Skënderbegas, një nga zonat më të dëmtuara. Bashkia Delvinë ka 6,166 banorë, ku shumica banojnë në qytet (4,952). 

Përfundim


Nisur nga informacioni i mbledhur dhe verifikimi i kryer, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ‘tanimë është inventari i plotë i dëmeve nga zjarret’ e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Dy muaj pas zjarreve, banorët ende në pritje të fjalës së dhënë appeared first on Faktoje.al.

Bora zbardh fshatrat e Gramshit

By: M C
5 October 2025 at 20:48

Banorët e Rovies dhe Kukurit në Gramsh kanë përjetuar këtë fillimtetori pamje të mrekullueshme dimërore, me borën që ka mbuluar fshatrat dhe malet përreth.

Flokët e dendura të borës kanë krijuar pamje mahnitëse, duke shndërruar peizazhet e zakonshme në një atmosferë dimërore, ndërsa stina e vjeshtës sapo ka trokitur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të këtyre zonave të mbuluara me borë, duke theksuar bukurinë e natyrës shqiptare.

Edhe zonat verilindore malore, si Shishtaveci, Zapodi, Padeshi etj, u mbuluan nga bora këto ditë pasi temperaturat pësuan rënie jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

The post Bora zbardh fshatrat e Gramshit appeared first on Albeu.com.

Bora zbardh fshatrat e Gramshit

5 October 2025 at 18:04

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Banorët e Rovies dhe Kukurit në Gramsh kanë përjetuar këtë fillimtetori pamje të mrekullueshme dimërore, me borën që ka mbuluar fshatrat dhe malet përreth.

Flokët e dendura të borës kanë krijuar pamje mahnitëse, duke shndërruar peizazhet e zakonshme në një atmosferë dimërore, ndërsa stina e vjeshtës sapo ka trokitur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të këtyre zonave të mbuluara me borë, duke theksuar bukurinë e natyrës shqiptare.

Edhe zonat verilindore malore, si Shishtaveci, Zapodi, Padeshi etj, u mbuluan nga bora këto ditë pasi temperaturat pësuan rënie jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. /j.p/

The post Bora zbardh fshatrat e Gramshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rovia e mbuluar nga bora, Edi Rama ndan pamje mahnitëse nga Gramshi

5 October 2025 at 17:49


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa pamje piktoreske nga fshati Rovie, Kukur në njësinë administrative Gramsh, i mbuluar nga bora.

Në një postim të shkurtër, Rama ka shoqëruar fotografitë me simbolet e borës dhe zemrës së bardhë – duke shprehur vlerësim për bukurinë natyrore të zonës.

Pamjet tregojnë një peizazh të mbuluar nga bora e parë e këtij sezoni.

Ky është një nga postimet e zakonshme të kryeministrit Rama, i cili shpesh ndan imazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë për të promovuar turizmin dhe natyrën e vendit. /Telegrafi/

Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve

3 October 2025 at 21:27

Dhuna mes fqinjëve në vendin tonë është tashmë kryefjalë e televizioneve shqiptare dhe konflikti nis në shumicën e rasteve për një copë pronë. Fariku, 25 vjeç nga fshati Bersnik i Gramshit, është bërë padashje protagonist i një sherri që degjeneroi në dhunë nga ana e fqinjëve. Ai është rrahur barbarisht nga komshinjtë e tij, familja […]

The post Plagë, qepje dhe dosje mjeko-ligjore/ Konflikti për copën e tokës kthehet në dhunë barbare mes fqinjëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌