Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Veliaj kërkon në GjKKO ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”

30 January 2026 at 18:14

TIRANË, 30 janar/ATSh/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GjKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Veliaj i cili ndodhet në “arrest me burg”, që prej 10 shkurtit 2025, kërkon rishimikimin e masës së sigurisë. Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Kërkesë vjen pas përfundimit të hetimit ndaj Veliajt dhe dërgimit të dosjes në gjykatë për fillimin e gjykimit të dosjes në ngarkim të tij dhe të pandehurve të tjerë në themel.

Sipas SPAK ndaj Veliajt rendojnë 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Po ashtu për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri.

/a.f/r.e/

The post Veliaj kërkon në GjKKO ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungoi në homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës

21 January 2026 at 20:21

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot nënën e një prej viktimave të ngjarjeve të 21 Janarit në bulevard, Hekuran Dedës.

Për arsye shëndetësore, ajo sot për herë të parë në këto 15 vjet mungoi në ceremoninë përkujtimore me karafilë të kuq në vendin ku iu vra i biri.

“Sot, ndryshe nga çdo 21 Janar i këtyre 15 viteve, mungoi nëna e dëshmorit Hekuran Deda”, u shpreh Balla, duke theksuar se arsyeja e mungesës lidhet me moshën e saj të thyer.

Sipas tij, ajo mban mbi supe 87 vite jetë dhe një brengë të madhe që nuk është shuar as me kalimin e kohës.

Megjithatë, Balla tregon se e ka takuar në mbrëmje nënën e Hekuran Dedës dhe se ajo i është shfaqur e fortë me shpresën se drejtësia do të bëjë më në fund detyrën e saj.

“Son­te e gjeta të fortë në zemër dhe me shpresën se drejtësia do të arrijë t’i tregojë se me urdhër të kujt u vra djali i saj”, shprehet ai.

Balla riktheu në vëmendje plagën e hapur të 21 Janarit dhe pritjen e gjatë të familjarëve të viktimave për zbardhjen e plotë të përgjegjësive dhe vendosjen e drejtësisë.

/m.m/j.p/

The post Mungoi në homazhet e “21 Janarit” nga mosha e thyer, Balla vizitë tek nëna e Hekuran Dedës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK

21 January 2026 at 08:38

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Drejtues të Partisë Socialiste kanë kërkuar zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për ngjarjen e “21 janarit”. Disa ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit Taulant Balla vuri në dukje se presin nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje.

“Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësisë”, theksoi Balla.

/gj.m/j.p/

The post Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy të pandehur për shit-blerjen e një vote deklarohen fajtorë

13 January 2026 at 16:57

Gjykata e Posaçme vendosi të martën më 13 janar deklarimin fajtor për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, babanë e kandidates për deputete të Partisë Socialdemokrate në Fier, Limonera Bozhës, si dhe të një qytetari që u akuzua se mori ryshfet në këmbim të votës. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena […]

The post Dy të pandehur për shit-blerjen e një vote deklarohen fajtorë appeared first on Reporter.al.

"Mund ta kishte takuar babain e tij dhe t’i kishte dhënë dorën", Julian Deda flet për momentin prekës në BBVA

28 December 2025 at 15:44


Çështja e Mal Retkocerit, pasi babai i tij shkoi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe nuk u takua me të, ka shkaktuar reagime të shumta dhe jehonë të madhe publike.

Situata u komentua gjerësisht edhe në emisionin Fun Club, ku u diskutua momenti i sikletshëm që u krijua live dhe mënyra se si u menaxhua.

I ftuar në studio, Julian Deda dha mendimin e tij mbi atë që ndodhi, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht delikate.

Fun Club/YouTube

Ai u shpreh: “Ishte një situatë shumë e sikletshme ajo mbrëmë, dhe komplimente për Ledionin që e zgjidhi në mënyrën më njerëzore të mundshme, sepse, duhet thënë kjo, për moderatorin ajo është e tmerrshme. Moderator që mban emision 5 orë, të vijë një moment si ky është e sikletshme dhe nuk është fare e lehtë”.

Nga ana tjetër, Julian Deda ndau edhe këndvështrimin e tij lidhur me qëndrimin e Malit, duke theksuar se, sipas tij, situata mund të ishte menaxhuar ndryshe nga ana e banorit.

Ai tha: “Nga ana tjetër mundet mendoj që Mali, për këtë lloj kurioziteti që ka sjellë kjo histori, mundet të kishte bërë një veprim shumë të thjeshtë, që për të respektuar gjithë atë ndërmarrje, unë mendoj që Mali është një nga personazhet më interesante që ka Big Brother, mund ta kishte takuar babain e tij dhe t’i kishte dhënë dhe dorën, dhe t’i kishte thënë që ‘shiko, gjërat e tjera do t’i diskutojmë pa kamera, por për respektin që ke ardhur deri këtu, për respektin e këtij emisioni, për të treguar që këtu gjaku nuk bëhet ujë’, jo për ta sqaruar në television”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mesazhi pas-festival i maestro Elton Deda, një manifest etik i profesionistit të vërtetë

By: berti
21 December 2025 at 15:11

Nga Albert Vataj Ky mesazh i maestro Elton Deda nuk është thjesht një status pas-festivali; është një manifest etik i profesionistit të vërtetë, një dëshmi se arti nuk mbaron me duartrokitjen e fundit, por fillon pikërisht aty ku hesht zhurma dhe mbetet ndërgjegjja. “Festivali mbaroi” – kjo fjali e shkurtër, e thënë pa patetizëm, ka peshën e një frymëmarrjeje të thellë pas një maratone.

Source

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

By: Brisi
20 December 2025 at 19:53

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) hetim disiplinor ndaj gjyqtarit të Lezhës, Ilir Përdeda. Sipas shkresës së publikuar në media, Lamallari argumenton se gjyqtari Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim […]

The post “Nuk zbardh vendimin prej një viti”/ Lamallari kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda appeared first on BoldNews.al.

“Nuk kanë nevojë ta dëgjojnë nga unë…”/ Jul Deda flet për Bes Kallakun

By: gaze tare
15 December 2025 at 20:36

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjete sociale, duke ndarë një mesazh të ndjerë për kolegun e tij, aktorin Bes Kallaku, pas deklaratave emocionale që ky i fundit ka bërë për jetën, familjen dhe vlerat që e udhëheqin sot.

Në një postim të shkurtër te ndare ne story në Instagram, Deda thekson se fjalët e tij janë për ata që nuk e njohin vërtet Besin, pasi, sipas tij, ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.

Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Mesazhi mbyllet me një fjali të thjeshtë, por shumë domethënëse:

“Bes, përqafime loku.”

Ky reagim vjen në një moment kur aktori Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit që e ka shoqëruar për vite me radhë, fshihet një njeri me vlera të forta njerëzore dhe familjare. Kujtojmë se Besi është ndarë nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka dy fëmijë.

Screenshot

The post “Nuk kanë nevojë ta dëgjojnë nga unë…”/ Jul Deda flet për Bes Kallakun appeared first on iconstyle.al.

“Nëse ka mundësi për diçka, ai bën maksimumin”, Jul Deda flet pas deklaratave të Bes Kallakut

By: M C
15 December 2025 at 21:42

Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut.

Në një postim në InstaStory, Deda thekson se fjalët e Besit janë për ata që nuk e njohin vërtetë atë, ndërsa ata që e kanë njohur nga afër nuk kanë nevojë për shpjegime.

“Përtej punës, karrierës dhe publikut, Bes Kallaku është një nga djemtë me zemër më të bardhë që kam njohur në jetë. Nëse ka mundësi të bëjë për ty diçka të vogël, ai bën maksimumin,” shkruan Jul Deda krahas videos se podcastit të Grida Dumës, ku i ftuar ishte Besi.

Reagimi i Julit vjen në një moment kur Bes Kallaku po komentohet gjerësisht për anën e tij më të ndjeshme dhe reflektuese, duke treguar se pas humorit të njohur për vite me radhë, fshihet një njeri me vlera të forta njerëzore dhe familjare.

The post “Nëse ka mundësi për diçka, ai bën maksimumin”, Jul Deda flet pas deklaratave të Bes Kallakut appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? Jul Deda në SPAK!

By: gaze tare
5 December 2025 at 15:25

Aktori i njohur i humorit dhe njëherësh një prej zërave më të fortë publikë pro së djathtës, Jul Deda, ka tërhequr vëmendjen e opinionit këtë të premte pas një paraqitjeje të papritur para godinës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Fotografia e publikuar nga vetë aktori në rrjetet sociale është bërë menjëherë virale, duke hapur një sërë diskutimesh dhe hamendësimesh mbi arsyen e kësaj vizite.

Në imazhet e postuara, Deda shfaqet pranë ambienteve të SPAK-ut, ndërsa krahas tyre ka lënë edhe një koment me tone sfiduese: “Unë vi sa herë të doni, por i keni rënë gabim. S’keni çfarë më bëni…!” Mesazhi i tij enigmë ka ngjallur reagime të shumta, si nga ndjekësit ashtu edhe nga figura të tjera publike, duke shtuar misterin rreth qëllimit të prezencës së tij aty.

Ende nuk është bërë e ditur nëse aktori është thirrur nga struktura e posaçme për ndonjë çështje të caktuar, apo nëse gjithçka është pjesë e një batute, satire apo projekti të ri artistik, gjë që Deda njihet për ta bërë shpesh për të provokuar reagime.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një situatë serioze, një shaka të menduar mirë apo një mënyrë të re komunikimi të aktorit me publikun. Detajet pritet të zbardhen në orët apo ditët në vijim, ndërsa rrjetet sociale vijojnë të “ziejnë” nga komentet dhe interpretimet e shumta që ka sjellë kjo paraqitje e papritur e Jul Dedës para SPAK-ut.

The post Çfarë ndodhi? Jul Deda në SPAK! appeared first on iconstyle.al.

Mos e kruaj shumë/ Monika Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën… (VIDEO)

By: V K
5 December 2025 at 15:32

Këtë të premte, ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka shkuar në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA.

Teksa hynte në derën e godinës së SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit, duke shkëmbyer edhe batuta.

Mes tyre edhe aktori Julian Deda, që shkëmbeu një bisedë me humor me Kryemadhin, para se ajo të hynte brenda.

Dialogu i Kryemadhit me Julian Dedën:

Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…

Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…

Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?

Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..

Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…

Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.

Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!

 

The post Mos e kruaj shumë/ Monika Kryemadhi batuta me Julian Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit

By: Ela
24 November 2025 at 12:47

Aktori Julian Deda ka përkujtuar sot dyvjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, aktorit të mirënjohur, Zef Deda, përmes një mesazhi të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë një foto me Zefin, Juli e ka cilësuar të atin si figurë të jashtëzakonshme në jetën e tij dhe një njeri me vlera […]

The post Dy vite nga vdekja e Zef Dedës, Juli i kushton fjalët e ndjera të atit appeared first on BoldNews.al.

Julian Deda mesazh prekës në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vite pa ty zemra ime…

By: V K
24 November 2025 at 11:06

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale, duke kujtuar babain e tij, artistin e mirenjohur Zef Deda, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta.

Ai publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës.

Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…”, – shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta, me njerëz që i shprehin ngushëllime dhe e mbështesin, duke ndarë po ashtu histori personale mbi humbjet e tyre.

Jul Deda, ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale, duke kujtuar babain e tij, artistin e mirenjohur Zef Deda në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta.

Aktori publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës.

“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…”, – shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta, me njerëz që i shprehin ngushëllime dhe e mbështesin, duke ndarë po ashtu histori personale mbi humbjet e tyre.

 

 

The post Julian Deda mesazh prekës në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vite pa ty zemra ime… appeared first on Albeu.com.

Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vjet pa ty, zemra ime…

By: gaze tare
24 November 2025 at 09:38

Jul Deda ka ndarë një nga postimet më të ndjera në rrjetet sociale, duke kujtuar babain e tij, artistin e mirenjohur Zef Deda në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta. Aktori publikoi një foto të ngrohtë familjare, ku shfaqet përkrah të atit, ndërsa dedikimi që e shoqëron foton ka prekur shumë ndjekës.

“Dy vjet pa ty zemra ime, heroi im. Gjithmonë do jesh më i miri dhe njerëz si ti janë gjithmonë në paqe me Zotin. Të dua shumë, Babo…” – shkruan ai, duke shprehur mallin e thellë për figurën më të rëndësishme të jetës së tij.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta, me njerëz që i shprehin ngushëllime dhe e mbështesin, duke ndarë po ashtu histori personale mbi humbjet e tyre.

Dy vjet pas ndarjes së tij nga jeta, Zef Deda mbetet një nga emrat më të dashur dhe më të ndritur të humorit shqiptar, një artist që nuk solli vetëm të qeshura, por edhe kulturë, finesë dhe një stil unik interpretimi. Me zërin, mimikën dhe spontanitetin që vetëm ai mund t’i bashkonte në një skenë, Zef Deda u bë një simbol i humorit të pastër shkodran, i atij lloj arti që prekte zemrën pa pasur nevojë për fjalë të mëdha. Ai i dha skenës shqiptare një energji të veçantë, të pakthyeshme, duke lënë pas role të paharrueshme që edhe sot rikthejnë buzëqeshjen tek breza të tërë.

Screenshot

The post Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait: Dy vjet pa ty, zemra ime… appeared first on iconstyle.al.

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

19 November 2025 at 18:44

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë […]

The post Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

18 November 2025 at 18:15

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje. Për pesë të pandehurit Behar […]

The post “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri appeared first on Reporter.al.

Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda

By: Ela
17 November 2025 at 14:11

U konsiderua si ‘ilaç’ për Abletrol, një ndërmarrje që ka gjeneruar gjithnjë afera të frikshme korruptive, por doktori Eltar Deda një ditë duket se do të japë llogari para SPAK për abuzimet dhe shpërdorimet me vlerë qindra milionë euro në krye të komapanisë së vetme naftënxjerrëse në vend dhe që administron vendburimet e naftës. Studio […]

The post Korrupsion dhe abuzime me tenderat, kallëzohet në SPAK drejtori i Albpetrol, Eltar Deda appeared first on BoldNews.al.

Shpat Deda rrëfen periudhën e errët: Depresioni më shoqëroi për një kohë, por çdo gjë kalon

By: D Marku
6 November 2025 at 12:16

Në një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kantautori i njohur Shpat Deda ka ndarë detaje të reja rreth projektit të tij më të fundit muzikor, albumit të titulluar “Hajde n’ballon”. Artisti shpjegoi se ky album ka qenë një proces i ndërtuar me shumë kujdes e dashuri, ku çdo element është realizuar live që nga interpretimi vokal, tek instrumentistët dhe deri te xhirimi.

Megjithatë, përveç anës artistike, Shpati hapi edhe një dritare të ndjeshme nga jeta e tij personale. I vendosur përballë pesë pyetjeve të drejtpërdrejta, ai foli për një periudhë të vështirë të jetës, ku është përballur me depresionin.

“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë, e di shumë mirë se sa e vështirë është ajo. Ka njerëz që më thonë se kanë qenë në një fazë të tillë dhe muzika ime i ka ndihmuar shumë. Kjo më prek jashtë mase, sepse e kam provuar edhe vetë dhe e di çfarë do të thotë,” u shpreh ai.

Artisti rrëfeu se rruga drejt rikthimit tek vetja nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë e mundur. Ai tha se shpëtimin e ka gjetur tek një e vërtetë e thjeshtë, por shpesh e harruar:

“Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë.”

Mesazhi i tij është i qartë: ndonjëherë, muzika nuk është vetëm art është terapi, është strehë, është frymë. Dhe për Shpat Dedën, muzika është edhe mënyra si ai lidh dhimbjen me shpresën.

The post Shpat Deda rrëfen periudhën e errët: Depresioni më shoqëroi për një kohë, por çdo gjë kalon appeared first on Albeu.com.

Shpat Deda rrëfen periudhën e errët: Depresioni më shoqëroi për një kohë, por çdo gjë kalon

By: gaze tare
5 November 2025 at 19:56

Në një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kantautori i njohur Shpat Deda ka ndarë detaje të reja rreth projektit të tij më të fundit muzikor, albumit të titulluar “Hajde n’ballon”. Artisti shpjegoi se ky album ka qenë një proces i ndërtuar me shumë kujdes e dashuri, ku çdo element është realizuar live që nga interpretimi vokal, tek instrumentistët dhe deri te xhirimi.

Megjithatë, përveç anës artistike, Shpati hapi edhe një dritare të ndjeshme nga jeta e tij personale. I vendosur përballë pesë pyetjeve të drejtpërdrejta, ai foli për një periudhë të vështirë të jetës, ku është përballur me depresionin.

“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë, e di shumë mirë se sa e vështirë është ajo. Ka njerëz që më thonë se kanë qenë në një fazë të tillë dhe muzika ime i ka ndihmuar shumë. Kjo më prek jashtë mase, sepse e kam provuar edhe vetë dhe e di çfarë do të thotë,” u shpreh ai.

Artisti rrëfeu se rruga drejt rikthimit tek vetja nuk ka qenë e lehtë, por ka qenë e mundur. Ai tha se shpëtimin e ka gjetur tek një e vërtetë e thjeshtë, por shpesh e harruar:

“Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë.”

Mesazhi i tij është i qartë: ndonjëherë, muzika nuk është vetëm art është terapi, është strehë, është frymë. Dhe për Shpat Dedën, muzika është edhe mënyra si ai lidh dhimbjen me shpresën.

The post Shpat Deda rrëfen periudhën e errët: Depresioni më shoqëroi për një kohë, por çdo gjë kalon appeared first on iconstyle.al.

Këngëtari Shpat Deda flet për periudhën e errët dhe luftën me depresionin

By: M C
5 November 2025 at 17:59

Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ përballë Bieta Sulos, artisti i njohur, Shpat Deda ka treguar detaje artistike mbi albumin e ri muzikor, të titulluar ‘Hajde n’ballon’.

Ai ka treguar se në këtë projekt muzikor çdo detaj ka qenë live nga interpretimi te instrumentistët dhe xhirimi.

Më tej i vendosur përballë 5 pyetjeve, Shpati ka hapur zemrën dhe ka folur për një periudhë të errët në jetën e tij, si përjetimi i depresionit.

“Kam kaluar periudha të errëta me vetveten. Më ka rastis të jetoj periudha depresive. Për dikë që e ka përjetuar diçka të tillë e di se sa e vështirë është ajo, e di shumë mirë se e ndjej shumë.

Ka njerëz që më thonë që kam qenë në një fazë të tillë dhe muzika jote më ka ndihmuar shumë. Kjo më ka prekur shumë, e ndjej shumë pasi e kam përjetuar vetë dhe e di çfarë do të thotë.

Unë shpëtimin e kam gjetur te fakti se çdo gjë është e përkohshme në jetë dhe do të kalojë”, u shpreh artisti i emocionuar.

The post Këngëtari Shpat Deda flet për periudhën e errët dhe luftën me depresionin appeared first on Albeu.com.

❌
❌