Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kryeministri Rama: Akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj, kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin, ta nxjerrin dhe të bëjë detyrën

By: V K
30 December 2025 at 14:37

Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe te arrestimi i Erion Veliajt, teksa tha se kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim pa gjyq.

Ai theksoi se tentuan që t’i jepnin Tiranës një kryetar të ri, por shtoi se u pengua nga organet e drejtësisë, duke iu referuar kthimit në detyrë të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese.

Ky koment i kryeministrit, erdhi në përgjigje të një prej pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit se çfarë pritet të bëhet me bashkinë më të madhe në vend.

Ai theksoi se nuk mund t’ia adresojë këtë pyetje për shkak se tentativa e tyre u rrëzua nga vendimi që dha Kushtetuesja, e cila tha se Tirana e ka kryetarin.

“Po ku e ka”?- shtroi pyetjen kryeministri, duke shtuar se nuk ka edhe një vit e gjysmë për zgjedhjet, dhe se kryeqyteti duhet të ketë në zyrë kryetarin e bashki.

Kryeministri theksoi gjithashtu se ende nuk e ka kuptuar saktësisht se çfarë ka bërë Veliaj, duke shtuar se, “korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë”.

Ai tha se kryetari duhet të gjykohet dhe nëse shpallet i fajshëm të futet në burg.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I kyçur në qeli, pa gjyq. Ndërkohë që vazhdon kërkimi i provave. Unë akoma se kam marrë vesh se çfarë ka bërë konkretisht. S’e kam kuptuar çfarë ka bërë, korrupsion në kuptimin e fjalës korrupsion s’e kam parë. Mbase s’e kam parë unë. Di një gjë që çdo qytetar që nuk është pjesë e organizatave kriminale, jo për këtë konceptin e ri që ka dalë tani grup i strukturuar se grup i strukturuar do të thotë një grup njerëzish që bëjnë keq për një qëllim të përbashkët. Këta janë tjetër gjë dhe natyrisht që këta, për rrezikshmërinë që kanë, ka shumë më tepër arsye për të menduar se paraburgimi është gjëja e duhur. Pastaj këto rastet e veprave të rënda kur përfshin edhe korrupsionin, në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera të paraburgimit duhet të jenë të argumentuara.

Merret kryetari i bashkisë së Tropojës jo ke firmos jo nuk ke firmos, është firma jote apo jo. Si e bën ti këtë mo? Ai është zgjedh nga populli. Merre, gjykoj dhe në fund me prova fute në burg, nëse është për burg. Nuk mund ta burgosësh ti se do ti dhe se ndihesh ti i fortë. Ne e kemi, në mos gabohem, atë numrin e të paraburgosurve, 94 në 100 mijë veta ose në 1 mijë veta. Belgjika e ka 10. Belgjika ka më shumë kriminalitet se Shqipëria. Duke qenë se është kryeqyteti, edhe Tropoja nuk e ka luksin ta ketë në burg kryetarin e bashkisë, pavarësisht se është në arrest shtëpie. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje, edhe një vit e gjysmë. Ça do të bëjmë? Rri s’ka problem. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin e bashkisë, po ku e ka? Ta nxjerrin, të bëjë detyrën dhe nëse gjendet i fajshëm të bëjë dënimin. Nëse gjendet i fajshëm të shkojë edhe të bëjë dënimin. Kjo nuk shkon. Këto janë probleme që duhen marrë seriozisht nga të gjithë, qeverisja e gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

The post Kryeministri Rama: Akoma s’e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj, kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin, ta nxjerrin dhe të bëjë detyrën appeared first on Albeu.com.

Rama përshëndet vendimin e Kushtetueses/ Kreu i qeverisë: Tani është koha për ndryshime!

By: Rovena
14 December 2025 at 12:08

Qeveria merr frymë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë zv.kryeministren Balluku.
Për Ramën, Kushtetuesja shmangu një precedent të rrezikshëm të dhënë nga SPAK dhe GJKKO.

“Në aspektin ligjor u eliminua një precedent unik në botë dhe u zmbraps nga gjykata me e lartë e vendit, një brutalitet alla shqiptarçe në interpretimin e ligjit, i cili goditi organizmin demokratik të shtetit. Ndërsa në aspektin ndërinstitucional, kjo befasi antikushtetuese dhe antidemokratike, ku një prokuror dhe një gjykatës, morën kompetencat e Kryeministrit, Presidentit, Parlamentit, duke tollovitur shtetin e duke e kthyer një proces ligjor, në një gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit, kërkon medoemos një reflektim po kaq ndërinstitucional.”

Por për nga veprimi, për Ramën ky nuk është më precedent. Përmendi kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave, një shenjë kjo se dikujt i ka marrë koka erë.

“Jo për herë të parë, fatkeqësisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ia rritur rrogat vetes.”

Rama uroi për së dyti drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Brahon, ndërsa vlerësoi me respekt Altin Dumanin.

Por, urimi kësaj radhe kishte bisht mbrapa. Rama pati tre ankesa.

“Lufta ndaj korrupsionit nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës – për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-së – pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat  apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.”

Për kreun e ri të BKH nuk e kishte një urim, por një kritikë të fortë për agjentët e tij.

 “Si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.”

Për të gjitha këto shqetësime, Rama paralajmëron ndryshime në Reformën në Drejtësi, të cilat do ta ndajnë shaping nga sheqeri.
“Nuk dua kurrsesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë  bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi.”/abcnews.al

 

“Lubisë iu dha kohë të manipulojë dokumentet”/ Berisha: Vendimi i Kushtetueses u shkrua në zyrat e Ramës!

By: armand
14 December 2025 at 12:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një akt që, sipas tij, shkel interesin personal të çdo qytetari shqiptar. Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presione […]

The post “Lubisë iu dha kohë të manipulojë dokumentet”/ Berisha: Vendimi i Kushtetueses u shkrua në zyrat e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat!

By: armand
9 December 2025 at 15:58

Edi Rama ka reaguar për herë të dytë brenda ditës së sotme (9 dhjetor 2025) duke rritur trysninë ndaj Gjykatës Kushtetuese që të matet mirë kur të marrë vendimin për zëvendësen e tij, Belinda Ballukun, pasi nuk do t’u miratojë më asnjë rritje page, qoftë anëtarëve të Kushtetuese, qoftë të tjerëve në sistemin e drejtësisë […]

The post Rama vijon presionin ndaj drejtësisë: Mos e prekni Belindën se nuk ua rris më pagat! appeared first on BoldNews.al.

Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent

By: FAKTOJE
8 December 2025 at 15:00

Sebi Alla Kryeministri Edi Rama në qëndrimet e shpeshta publike për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres, Belinda Balluku nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e trajton çështjen në pjesën juridike, duke e cilësuar “antikushtetues” vendimin dhe njëkohësisht ngre si shqetësim edhe në pjesën funksionale të ministrisë, me pretendimin se po bllokohen punët.

“…aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, shkroi të mërkurën Rama në platformën X, ndërsa nuk mungoi as të enjten një tjetër qëndrim: “Miu i zhbalancimit të pushteteve që do kalonte në mustaqe me idenë se ministrat mund të hiqen pa gjyq, pa dorëheqje, pa vendim të kryeministrit, por mjafton një masë sigurie, do kthehej në ujk që do kafshonte qeveritë, do përbuzte kuvendin, do përqeshte votën popullore”, tha Rama.

Mes trysnisë politike, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shqyrtojë çështjen me 12 dhjetor ku tetë anëtarët e saj do të vendosin nëse çështja do të kalojë për shqyrtim në themel, apo do të refuzohet të kalojë si çështje.

Kushtetuesja merr kohë

Avokati Ermal Hamataj në një qëndrim për Faktoje.al shprehet se vetë çështja ka nevojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, por rasti konkret, edhe pse pa precedent të mëparshëm mund të mos merret fare në shqyrtim si “kërkesë nga personi i ‘gabuar”, apo edhe në objekt të ankesës. “Jam kundër deklarimit të kryeministrit që Gjykata po ndërhyn në kompetencat e Kryeministrit.

Kryeministri ka vetëm dy kompetenca të parashikuara në ligj, ta emëroje dhe ta shkarkojë një ministër apo zv.ministër”, thotë Hamataj.

Ai sugjeron se në rastin konkret kompetencat e kreut të qeverisë nuk janë cenuar.

“Për emërimin dhe shkarkimin ai është i lirë ta bëjë dhe nuk po e pengon vendimi i Gjykatës për ta bërë. Pra, këtu nuk ka ndërhyrje në kompetenca. Por, duke thënë këtë unë jam po ashtu i mendimit që Gjykata Kushtetuese nuk e merr në seancë plenare në gjykim sepse duhet t’i nënshtrohet një gjykimi individual me ankim Kushtetues nga vetë zonja Balluku dhe kryeministri për mua edhe mund të mos legjitimohet fare”, thotë Hamataj.

Pezullimi dhe kundërshtitë

Në vendimin e GJKKO-së (Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Balluku u pezullua nga detyrat, bazuar në nenin 242 të KPP, (Kodit të Procedurës Penale) për akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në dy raste, Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Sipas gjykatës, ky pezullim është automatik dhe nuk kërkon votë parlamentare, pasi mandati i saj si deputete mbetet i paprekur.

Nga ana tjetër qeveria, (me firmë të Ramës), pretendon në ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese se pezullimi “cenon imunitetin e deputetit” (neni 103, pika 3) dhe krijon “vakum institucional”, duke ndërhyrë në kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Ata argumentojnë se pezullimi i ministrit kërkon procedurë politike (votim), jo gjyqësore, dhe citon mungesë proporcionaliteti. Juristët janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbi kushtetuetshmërinë ose jo të vendimit për pezullim.

Pa precedent

Pezullimi nga detyra i një ministri është rasti i parë që gjykatat shqiptare marrin në 34 vitet e fundit. Deri më tani hetime, por edhe marrje të pandehur apo arrestime ka pasur, duke kaluar gjithnjë nga Parlamenti, ku në disa raste është votuar për heqjen e imunitetit dhe në të tjera ka pasur refuzim.

“Që anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit, patjetër që tani është situata e tillë që Gjykata Kushtetuese duhet ta përcaktojë që për cilin imunitet flet. Imuniteti i deputetit shtrihet në dy forma, imunitet personal (që nuk mban përgjegjësi çfarë flet në Parlament) dhe imunitet karshi ligjit (në raste të hetimit për një vepër penale)”, thotë Hamataj.

Ndërsa çështja lë mundësi interpretimesh, Kushtetuesja nëse e merr në shqyrtim pritet që të përcaktojë nëse imuniteti si deputet e mbron Ballukun ose jo edhe në ushtrim të detyrës tjetër, atë të anëtares së qeverisë. “…nëse Kushtetuta ka pasur parasysh imunitetin për shkak të detyrës dhe funksionit karshi ligjit, aty mban diskutim fakti që ndoshta nuk duhet të pezullohet ministri dhe zv. kryeministri nga detyra. Jam i mendimit që ka nevojë për interpretim”, tha Hamataj për Faktoje.

Pezullimi dhe kundërshtitë

Në vendimin e GJKKO-së (Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar), zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Balluku u pezullua nga detyrat, bazuar në nenin 242 të KPP, (Kodit të Procedurës Penale) për akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, në dy raste, Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Sipas gjykatës, ky pezullim është automatik dhe nuk kërkon votë parlamentare, pasi mandati i saj si deputete mbetet i paprekur.

Nga ana tjetër qeveria, (me firmë të Ramës), pretendon në ankimimin që ka bërë në Gjykatës Kushtetuese se pezullimi “cënon imunitetin e deputetit” (neni 103, pika 3) dhe krijon “vakuum institucional”, duke ndërhyrë në kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Ata argumentojnë se pezullimi ministrit kërkon procedurë politike (votim), jo gjyqësore, dhe citon mungesë proporcionaliteti. Juristët janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbi kushtetuetshmërinë ose jo të vendimit për pezullim.

Ligj dhe Kushtetutë

Në vendimin për pezullimin nga detyra të Ballukut, SPAK dhe më pas GJKKO i janë referuar nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale e cila ka dy pika.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. 2-Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Gjykata pretendon se në rastin konkret janë në zbatim të pikës 1 dhe pika 2 që është kufizuese për çështjen e pezullimit lidhet vetëm me detyrën si deputete (e zgjedhur), që në këtë rast nuk ia kanë cënuar, pasi Balluku gëzon imunitetin e deputetes.

Gjithashtu një tjetër pikë që lidhet me Kushtetutën është neni 18, pika 1 që thuhet shprehimisht: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. A ka kufizime për çështjen konkrete? “I qëndroj parimit që ka nevojë për interpretim kushtetues se kemi dy dispozita që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Njëra thotë që nuk mund të pezullohet i zgjedhuri, nga ligji zgjedhor që është deputeti dhe nga ana tjetër thotë Kushtetuta që edhe anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta si deputeti dhe këtë duhet ta sqarojë Gjykata Kushtetuese që çfarë ka pasur në ndërmend ligjvënësi kur e ka vendosur këtë dispozitë”, thotë për Faktoje, avokati Hamataj.

The post Çështja “Balluku” dhe mëdyshjet kushtetuese për një vendim pa precedent appeared first on Faktoje.al.

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

By: redi
2 December 2025 at 19:31

Gjykata Kushtetuese ka hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri pas përfundimit të mandatit të Holta Zacajt. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, përfundoi mandatin e saj si gjyqtare dhe drejtuesja e…

Source

Mblidhet Kushtetuesja/ Shqyrtimi i padisë së Kryeministrit, më 2 dhjetor

27 November 2025 at 13:05

TIRANË- Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të shtyjë më 2 dhjetor shqyrtimin për të caktuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama për masën e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Arsyet e kësaj shtyrjeje i ka njoftuar vetë Gjykata Kushtetuese.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata, nisur nga interesi mediatik për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, bën me dije si vijon:

Në datën 21.11.2025, në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur kërkesa me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.

Kjo çështje për shkak të interesit publik që paraqet është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme.

Kërkesa është regjistruar me numër 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar në datën 21.11.2025, ora 14.00. Me shortin e po kësaj date, ora 15.00, për shqyrtimin paraprak të kësaj çështjeje është caktuar Kolegji me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator). Paralelisht me këto veprime, Njësia e Shërbimit Ligjor u ngarkua me përgatitjen e akteve paraprake për shqyrtimin e çështjes dhe i ka shpërndarë ato për njohje anëtarëve të kolegjit, i cili kishte planifikuar për të diskutuar këtë çështje në datën 27.11.2025.

Në datën 25.11.2025, ora 10.00, Presidenti i Republikës ka organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi, i cili ka zëvendësuar gjyqtaren Holta Zaçaj që ka përfunduar mandatin e saj.

Në këto kushte, në datën 25.11.2025, Kolegji i caktuar për shqyrtimin e çështjes mbeti i paplotë në përbërje të tij. Të nesërmen, më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari. Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025. Vendimmarrja e Kolegjit do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, thekson Kushtetuesja.

Në këtë mbledhje. 3-shja e gjyqtarëve kushtetues, verifikon kriteret e padisë, nëse përmbushen apo jo, për ta çuar çështjen në Mbledhje Gjyqtarësh në vijim. Mes 3-shes së gjyqtarëve është dhe Sandër Beci, që është caktuar relator i padisë së kryeministrit për rastin Balluku dhe përgatit dokumentacionin për trupën e gjyqtarëve.

Sipas burimeve të ABC News, seanca më e shpejtë pritet të zhvillohet në datën 2 dhjetor, të martën e javës së ardhshme.

Në këtë mbledhje, gjyqtarët duhet të shprehen mbi kërkesën e kryeministrit për të hequr masën e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku, e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sikundër dhe në kërkesën dorëzuar Kushtetuese, qeveria ka argumentuar se kjo masë ndaj Ballukut pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Pas Ramës dhe vetëm zëvëndëskryeministri që mund të nënshkruaj aktet që miratohen në Këshillin e Ministrave, në mungesë të kryeministrit.

Në padi gjithashtu theksohet se Gjykata e Posaçme ka ndërhyrë në kompetencat e kryeministrit, duke penguar punën e një anëtari të Këshillit të Ministrave që gëzon imunitet njësoj si deputeti.

Kryeministri e ka cilësuar vendimin e GJKKO për Ballukun anti-kushtetues pasi cenon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave, si dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë.

Mbi bazën e këtyre argumenteve, qeveria kërkon prej Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë masën e Gjykatës së Posaçme mbi zv.kryeministren/abcnews.al

Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

By: armand
11 November 2025 at 10:23

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi dënimin e Apelit me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë publik”. Relatore e çështjes është gjyqtarja Mariana Semini. Salianji ka deklaruar më herët se dënimi i tij ishte […]

The post Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Priti 9 muaj për të folur 9 minuta! Fitore për shtetin e të drejtës

By: V K
8 November 2025 at 15:25

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në detyrë, kanë reaguar avokatët e tij, konkretisht përfaqësuesit nga zyra ligjore “Kasowitz LLP”, me seli në Nju Jork, dhe “Mishcon de Reya LLP”, me seli në Londër, që përfaqësojnë kryetarin Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në reagim thuhet se ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike si dhe ‘riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor’.

Deklarata e plotë:

Të hënën, më 3 nëntor 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt dhe e rivendosi zyrtarisht atë në detyrën e Kryetarit të Bashkisë, duke ndaluar zgjedhjet e planifikuara dhe duke shënuar një moment kyç për qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Ky vendim përbën një përparim të madh pas një beteje nëntëmujore ligjore dhe politike, e cila ka nisur me ndalimin e Veliajt dhe më pas, me shkarkimin e tij nga detyra.

Gjykata vendosi se Këshilli Bashkiak kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, kur kishte përdorur si arsye për shkarkimin e tij ndalimin e pavullnetshëm të Veliajt.

Vendimi i Gjykatës riafirmon parimin themelor kushtetues se mandati i një zyrtari të zgjedhur nuk mund të ndërpritet pa respektuar procesin e rregullt ligjor.

Duke u paraqitur publikisht për herë të parë që pas arrestimit, Veliaj mbajti një fjalim emocional prej nëntë minutash përpara Gjykatës.

“Kam pritur nëntë muaj për të folur për nëntë minuta”, e nisi ai, përpara se të theksonte natyrën pretekstuale të përpjekjes së shtetit për ta larguar nga detyra:

“Mund ta fusni një person në burg, por jo të vërtetën e tij. Dhe e vërteta është se mungesa ime nuk ka qenë një zgjedhje, por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti, përmes një vendimi joproporcional… i cili më ka privuar jo vetëm nga liria, por edhe nga qyteti im, përpara se të provohej çdo fajësi… A duam vallë të legjitimojmë idenë se çdo zyrtar i zgjedhur mund të hiqet nga detyra përmes një arrestimi të përkohshëm, pa një vendim fajësie, duke ia marrë njerëzve mandatin që ata vetë e kanë dhënë me votë të lirë”?

Veliaj dënoi gjithashtu procesin që i hoqi mandatin, duke vënë në dukje se; “dy padrejtësi nuk prodhojnë drejtësi”.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Gjykatës që “të mbrojmë bashkë demokracinë që po vihet në provë”.

Daniel Fetterman, nga Kasoëitz LLP, këshilltar ndërkombëtar i Kryebashkiakut Veliaj, deklaroi: “Ky është një triumf i jashtëzakonshëm për Erionin. Por jo vetëm për të. Është një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në mbarë botën.”

Vëzhguesit e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një gur kilometrik përcaktues në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar angazhimin e saj ndaj shtetit të së drejtës, si dhe në betejën e Kryebashkiakut Veliaj për të vijuar t’u shërbejë qytetarëve të Tiranës dhe për ta shndërruar atë në një qytet të nivelit botëror dhe në një destinacion mikpritës evropian.

The post Kushtetuesja e ktheu në detyrë, reagojnë avokatët e Erion Veliajt: Priti 9 muaj për të folur 9 minuta! Fitore për shtetin e të drejtës appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Kushtetueses, Begaj: S’jam penduar, mu pezullua 1/6 e dekretit

By: FAKTOJE
10 October 2025 at 16:40

Sebi Alla Kreu i shtetit Bajram Begaj e konsideroi të “respektueshëm” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i rrëzoi sipas tij vetëm 1/6 e dekretit.

Në një reagim për “A2CNN” Presidenti u pyet nëse kishte shkelur Kushtetutën dhe ishte penduar për dekretin, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë.

“Unë kam shkelur Kushtetutën?, shprehu habi kreu i shtetit, ndërsa shtoi se: “Nuk jam penduar aspak. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e marrë për pezullimin e pjesshëm 1/6-tës së dekretit është shumë e respektuar nga ana jonë. Do të vazhdojmë me procesin deri sa çështja të diskutohet në tërësi”

Reagimi

Ky është qëndrimi i parë i kreut të shtetit pasi Gykata Kushtetuese i pezulloi dekretin që caktonte datën 9 nëntor për zgjedhjet në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Më herët Veliaj dhe grupi i tij mbrojtës ligjorë ankimuan në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Keshillit të Ministrave që vendosi shkarkimin e tij nga detyra, me propozim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, por kreu i shtetit i dekretoi zgjedhjet.

Kushtetuesja

Mes shumë diskutimesh dhe reagimesh nga konstitucionalistë se kreu i shtetit nuk duhej të dekretonte zgjedhjet në Tiranë erdhi edhe qëndrimi i prerë i vetë gjykatës.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, thuhet në vendim, ndërsa çështja në themel e ankimit të Veliajt pritet të diskutohet në fundin e këtij muaji.

KQZ ndalon përgatitjet

Po sot KQZ vendosi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në datën 9 nëntor është e sigurt që do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, ndërsa Tirana përjashtohet nga ky proces.

“Në momentin që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar efektet për atë pjesë të dekretit të Presidentit është sikur ai dekret të mos ekzistojë në një lloj mënyre për atë pjesë për të cilën ka urdhëruar gjykata. Dhe do të ishim në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës”, tha kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirian Celibashi.

Ai shtoi se KQZ nuk mund të kryejë asnjë veprim që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor në bashkinë e Tiranës.

The post Vendimi i Kushtetueses, Begaj: S’jam penduar, mu pezullua 1/6 e dekretit appeared first on Faktoje.al.

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

By: armand
9 October 2025 at 17:43

Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në një njoftim, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës deklaron se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese. “Në përgjigje […]

The post Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit, nuk ka zgjedhje në Tiranë, por PS vijon punën

By: FAKTOJE
9 October 2025 at 17:27

Sebi Alla- Gjykata Kushtetuese shpalli si të pavlefshëm dekretin e kreut të shtetit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjeshme lokale në Bashkinë Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Gjykata publikoi ekstraktin e vendimit, i cili nuk pati asnjë diskutim, pasi në mënyrë unanime të gjithë anëtarët votuan për të pezulluar dekretin e Presidentit të Republikës që përcaktonte datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjeshme lokale.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, thuhet në njoftim.

Ky vendim nuk prek 5 bashkitë e tjera, Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Berat, ku në 9 Nëntor do të zgjidhen kryetarët e rinj bashkiakë. Në këtë mënyrë Erion Veliaj, nga ish-kryetar për një javë, u kthye në kryetar, ndonëse nuk ushtron këtë funksion që nga 10 shkurti i këtij viti kur u arrestua në zyrë për katër akuza, korrupsion pasiv, fshehje të të ardhurave, pastrim parash dhe shpërdorim detyre në 13 raste.

Dekreti i shumëdiskutuar

Nëpërmjet një dekreti të shumëdiskutuar, Presidenti i vendit Bajram Begaj nuk priti as 48 orë nga momenti i mbërritjes së vakancës dhe vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt, duke dekretuar zgjedhjet më datë 9 nëntor.

Më datë 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet në gjashtë bashki të vendit, por ndërsa për pesë bashkitë e tjera nuk kishte asnjë pretendim, ajo e Tiranës ishte rast specifik që më së paku kërkonte thellim në interpretim të Kushtetutës së vendit. Fillimisht Presidenti i Republikës sqaroi se për vakancën në Tiranë, ai shqyrtoi procedurën e ndjekur nga Këshilli Bashkiak i Tiranës e më pas nga kryeministria.

Duke iu referuar “neneve kushtetuese”, kreu i shtetit interpretonte se Këshilli i Ministrave e ka bazuar vendimin për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut në një dispozitë të veçantë ligjore (Ligji për “Vetqeverisjen vendore”) pas mungesës 3-mujore në punë, e cila dallon sipas tij nga rasti i shkarkimit për shkelje të Kushtetutës që referon neni 115. “Mendoj se jam shërbëtor i Kushtetues si ushtar i parë i mbrojtjes së saj  dhe në asnjë rast në asnjë moment këtë betim mbi Kushtetutë nuk do ta harroj e nuk do ta cenoj”, tha kreu i shtetit pak orë pas dekretit në emisionin “Top Story”, në një intervistë me Grida Duman.

Por konstitucionalistë në vend e konsideruan dekretin si cenim të Kushtetutës dhe tashmë edhe Gjykata Kushtetuese duke vendosur për pasojë pezullimin e dekretit.

Debatet juridike 

Avokatët e Veliajt pretenduan në padinë e tyre se çështja duhet të trajtohet në Kushtetuese, pasi lidhet me rastet e shkeljes së Kushtetutës nga një i zgjedhur nga populli dhe se, vetë legjislatori, sipas tij, ka përcaktuar se ligji ku është referuar edhe shkarkimi i tij, ka dalë edhe në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës.

Neni në fjalë pezullon automatikisht vendimin për shkarkimin, nëse i zgjedhuri i shkarkuar i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Me shmangien e këtij neni të Kushtetutës presidenca sugjeroi” se Veliaj mund t’i drejtohej për këtë çështje Gjykatës Administrative, por vendimi i sotëm rrëzoi dekretin presidencial.

Reagimet

Pas vendimit të Kushtetueses i pari që reagoi ishte kryetari i PD-së Sali Berisha i cili përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe hodhi akuza ndaj kreut të shtetit.

“Zoti Begaj është i padenjë, jo për postin e Presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i akteve të tij kriminale me plaçkitjen e pronave të ushtrisë, me Edi Ramën. I lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste”, tha Berisha.

Ndërkohë strukturat e PS po udhëzohen që të vijojnë punën në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet më 9 Nëntor

“Përshëndetje! Ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse. Mire u takofshim”, thuhet në mesazhin që u ka mbërritur strukturave të PS.

Kushtuetesja publikon aktgjykimin e plotë, hyn në fuqi afati 12 ditësh për konsitutimin e Kuvendit

By: D Marku
8 October 2025 at 15:52

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Gjykata ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që seanca konstituive e Kuvendit të përfundojë brenda afatit të mbetur prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aktgjykimi.

The post Kushtuetesja publikon aktgjykimin e plotë, hyn në fuqi afati 12 ditësh për konsitutimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Aktgjykimi i Kushtetueses, BE kërkesë partive parlamentare: Konstituoni Kuvendin dhe formoni qeverinë

PRISHTINË, 1 tetor /ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka kërkuar konstituim të shpejtë të Kuvendit të Kosovës. Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituar pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit nga komuniteti serb, Orav tha se aktualisht janë duke analizuar aktgjykimin, edhe pse Kushtetuesja ende nuk e ka publikuar të plotë vendimin.

Gjykata Kushtetuese vendimin e 30 shtatorit e ka marrë pas ankesës së Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Kryeparlamentari i sapozgjedhur, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Legjislaturën e nëntë në fund të muajit gusht, pavarësisht që nuk u arrit të votohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Orav, i pyetur nga KosovaPress për vendimin e djeshëm të Kushtetueses, tha se janë duke e analizuar vendimin, ndërsa theksoi se shpresa e tij është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ketë një qeveri të re në vend.

“Ne, ashtu si njerëzit në Kosovë, e kemi marrë këtë informacion tash kohët e fundit, në të njëjtën mënyrë edhe Bashkësia Ndërkombëtare e mori po ashtu kohët e fundit, dhe ne po e analizojmë për momentin. Por sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe shpresojmë shumë që edhe të ketë një qeveri të plotë sa më shpejt”, theksoi Orav.

Ai pati një porosi për partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Ju lutem, konstituoni Kuvendin, dhe ju lutem, formoni Qeverinë”, shtoi diplomati i BE-së.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e djeshëm ka thënë se seanca konstituive nuk ka përfunduar, pasi që nuk është zgjedhur nënkryetari serb i Kuvendit.

“Gjykata njëzëri ka vendosur: Të konstatojë që seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja ka urdhëruar deputetët që posa aktgjykimi të hyjë në fuqi, deputetët të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit 12-ditor. /KosovaPress/

The post Aktgjykimi i Kushtetueses, BE kërkesë partive parlamentare: Konstituoni Kuvendin dhe formoni qeverinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata pranon kërkesën e Listës Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar në përputhje me Kushtetutën

By: redi
30 September 2025 at 16:34

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive e Kuvendit, e nisur më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar ligjërisht, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Në vendimin e marrë lidhur me rastin KO265/25, pas kërkesës së dorëzuar nga deputeti Igor Simic dhe nëntë deputetë të tjerë, Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga…

Source

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar, Kushtetuesja duhet të respektohet

By: Re Nato
27 September 2025 at 09:41

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë paralajmëron se zvarritja e ngërçit politik po i kushton vendit që të ketë “zë të plotë e të besueshëm” në arenën ndërkombëtare dhe po bllokon prioritetet jetike – nga buxheti deri te reformat.

Ai u kërkon të gjitha palëve ta lejojnë Gjykatën Kushtetuese të bëjë punën e saj, të respektojnë pa mëdyshje vendimet e saj dhe të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë dhe të presidentit në fillim të pranverës.

Sipas tij, përgjegjësia për zgjidhje është e përbashkët – ligjore dhe politike – duke shtuar se nëse kjo nuk arrihet, atëherë zgjedhjet e reja mbeten opsion, por me kusht që fillimisht zgjedhjet lokale të zhvillohen mirë dhe rezultatet të respektohen.

Deri më 30 shtator, Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me vendim të ri lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas ankesës së Listës Serbe për ndarjen e votimit të nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.

Hargreaves po ashtu thotë se është “zhgënjyese dhe shqetësuese” që dialogu me Serbinë po ecën ngadalë për shkak të mungesës së institucioneve në Kosovë dhe zhvillimeve politike në Serbi.

Duke komentuar kushtin e vendosur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e dialogut – ekstradimin e Millan Radoiçiqit – Hargreaves thotë se është thelbësore që Radoiçiq dhe autorët e tjerë të sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pandëshkueshmëria për këtë sulm “nuk mund të vazhdojë”.

Diplomati britanik po ashtu foli edhe për çështjen e integrimit të institucioneve serbe të arsimit dhe shëndetësisë, duke thënë se integrimi i tyre është “jashtëzakonisht e ndjeshme, duke theksuar zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit ligjor të Kosovës, përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E quajti hije të opozitës/ Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë

By: M C
8 September 2025 at 23:26

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë.

Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha më 8 shtator se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.

“Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të parimit themelor të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit dhe në vetë demokracinë”, u tha në reagim.

Sipas gjykatës në të lartë në Kosovë, vendimet e saj bazohen në Kushtetutë, praktika gjyqësore dhe në standarde ndërkombëtare.

“Rrjedhimisht, çdo deklaratë që tenton të relativizojë apo paragjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dëmshme për zhvillimin demokratik të vendit”, u tha në reagim.

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese vjen një ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, kritikuan vendimet e gjykatës më të lartë të vendit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti kritikoi Kushtetuesen për vendimet që i ka marrë gjatë mandatit të tij qeverisës, dhe ato të muajve të fundit lidhur me konstituim të Kuvendit.

“Gjykata apelon tek të gjitha palët që të respektojnë pavarësinë e saj, të përmbahen nga deklaratat që cenojnë integritetin e gjyqtarëve dhe vendimmarrjen e tyre të pavarur, dhe të kontribuojnë në forcimin e rendit kushtetues”, u tha në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët gjatë ditës, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, bëri thirrje që të respektohet pavarësia e gjykatësve “nga të gjithë, në çdo kohë”, duke theksuar se gjyqësori i pavarur është gur themel i sundimit të ligjit.

“Ndërhyrja e padrejtë përmes sulmeve personale që shënjestrojnë gjykatësit dhe prokurorët është gjithmonë e papranueshme”, shkroi ai në X.

Më 5 shtator, Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë – që do të jetë në fuqi nga 5 deri më 30 shtator – në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kurti e quajti të paarsyeshme masën e marrë nga Kushtetuesja.

“Të vetmen dilemë që e kam në këtë situatë është nëse është më shumë absurde, apo më shumë e dëmshme kjo masë 25-ditore. Por, që është edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme, nuk kam dyshime”.

Ai e kritikoi Gjykatën Kushtetuese për ato që i quajti vonesa në marrjen e vendimeve gjatë mandatit të tij, dhe e ka akuzuar këtë institucion si të njëanshëm, përkatësisht të afërt me partitë shqiptare që ishin në opozitë.

“Derisa Qeveria punon çdo ditë për qytetarët, Gjykata Kushtetuese vazhdon të vonojë vendime jetike, duke bllokuar reforma, duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për demokracinë, për qytetarët, për zhvillimin e vendit”.

Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim më 5 shtator bazuar në kërkesën e deputetëve të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kjo parti beson se janë kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha – nga LVV-ja – i ka hedhur në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.

Lista Serbe, e cila gëzon 9 prej 10 ulëseve të rezervuara në Kuvend për minoritetin serb, ka insistuar në emrin e Sllavko Simiqit, por ai nuk i ka siguruar votat e nevojshme.

Më vonë Basha, duke u bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, i ka nxjerrë në votim përmes shortit emrat e të gjithë deputetëve serbë në Kuvend, por asnjëri nuk i ka siguruar 61 votat e nevojshme. Basha e ka shpallur Kuvendin të konstituuar, ndonëse nuk është zgjedhur edhe nënkryetari i pestë. Partitë tjera besojnë se Kuvendi nuk është konstituuar, ndërsa Presidenca e Kosovës pritet të dërgojë komente në Kushtetuese për këtë proces./REL

The post E quajti hije të opozitës/ Kushtetuesja i përgjigjet Kurtit: Deklaratë e pamatur e zyrtarëve shtetërorë appeared first on Albeu.com.

Kushtetuesja i përgjigjet Vetëvendosjes: S’lejojmë ndërhyrje politike në vendimmarrje

By: armand
8 September 2025 at 17:19

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të fundit nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues politikë, të cilat i ka cilësuar si të pamatura dhe të rrezikshme për rendin kushtetues. Në një reagim zyrtar, Gjykata shpreh shqetësimin e saj lidhur me përpjekjet për të ushtruar presion ndaj punës së saj, duke […]

The post Kushtetuesja i përgjigjet Vetëvendosjes: S’lejojmë ndërhyrje politike në vendimmarrje appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Kushtetueses, reagon kryetari i Kuvendit të Kosovës

5 September 2025 at 15:53

PRISHTINË, 5 shtator /ATSH/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetues, ku mori vendim për caktimin e masës së përkohshme për ndalimin e çdo veprimi nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë pas ankesës së Listës Serbe.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, Basha ka autorizuar administratën që vendimin e Kushtetueses t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

”Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Sot, Kushtetuesja ka vendosur që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator të këtij viti.

“Gjykata vlerëson se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të “evito[jë] rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën. Për më tepër, Gjykata vlerëson se, në kuptim të përcaktimeve të nenit 27 të Ligjit, ekzistojnë rrethana të “interesit publik” e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. 54. Për pasojë, Gjykata, në dritën e sqarimeve të lartcekura, vlerëson se kërkesa e parashtruesve të kërkesës për masë të përkohshme duhet të miratohet, sepse i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”. 55. Gjykata, në fund rithekson se, miratimi i masës së përkohshme deri më 30 shtator 2025, nuk paragjykon në asnjë mënyrë meritat e kërkesës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më 26 gusht, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marrë 73 vota.

Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetarë nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiun, Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën.

Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe, ndërsa konstituimi ngeci te votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakica serbe.

Deputetët refuzuan të votonin kandidatin e Listës Serbe – partia serbe e mbështetur nga Beogradi dhe më e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës me 9 vende.

Për shkak të refuzimit të Listës Serbe për të zëvendësuar kandidatin Sllavko Simiq për nënkryetar, kryeparlamentari i sapozgjedhur i hodhi në votim kandidatët e tjerë përmes shortit, përfshirë edhe emrin e Nenad Rashiqit, kryetarit të partisë serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i afërt me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

As Rashiq nuk mori vota të mjaftueshme gjatë votimit, ashtu si edhe deputetët e tjerë të Listës Serbe.

/KosovaPress/

The post Vendimi i Kushtetueses, reagon kryetari i Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës ndalon çdo procedurë për formimin e qeverisë së re. Ja arsyeja

By: D Marku
5 September 2025 at 14:35

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme duke ndaluar çdo veprim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

Vendimi hyn në fuqi më 5 shtator dhe zgjat deri më 30 shtator 2025. Kjo masë vjen pas ankesës së Listës Srpska lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë. Gjykata theksoi rëndësinë e përputhjes së proceseve me Kushtetutën gjatë themelimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

Sipas saj, pretendimet e ngritura kanë natyrë kushtetuese dhe kërkojnë shqyrtim të plotë. Ndërkohë, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.

Lëvizja Vetëvendosje kishte planifikuar të dërgonte emrin për mandatar, por tani kjo ndalohet. Gjykata arsyetoi vendimin si mbrojtje ndaj rrezikut të cenimit të rendit kushtetues dhe demokratik.

The post VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës ndalon çdo procedurë për formimin e qeverisë së re. Ja arsyeja appeared first on Albeu.com.

❌
❌