Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

By: Brisi
14 November 2025 at 09:16

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ulje dënimi të Aldo Bares, i njohur ndryshe si i forti i Lushnjes. Edhe pse Bare, është i dënuar me burg të përjetshëm, ai ju drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë mbasi ishte sjellë mirë në qeli. Kjo padi e Bares nuk […]

The post Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’ appeared first on BoldNews.al.

Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

By: armand
11 November 2025 at 10:23

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi dënimin e Apelit me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë publik”. Relatore e çështjes është gjyqtarja Mariana Semini. Salianji ka deklaruar më herët se dënimi i tij ishte […]

The post Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

13 October 2025 at 21:53

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është urdhëruar që javën e ardhshme të shkojë në burgun e Parisit për të vuajtur dënimin 5-vjeçar për komplot kriminal për të marrë fonde për fushatën zgjedhore nga regjimi i diktatorit Muammar Gaddafi. Sarkozy, i cili ka qenë president në vitet 2007-2012, u thirr të hënën për të takuar prokurorët e […]

The post Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez appeared first on BoldNews.al.

‘Jam i vetmi mashkull në familje që kujdesem…’/ Merret vendimi për reperin Buta

By: D Marku
2 October 2025 at 14:13

Reperi i njohur kosovar, Buta, është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Lajmi u konfirmua për Indeksonline nga avokati i tij, Naim Ferati, i cili tha: “Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit.”

Buta u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas, më 12 shtator, gjykata vendosi masën e paraburgimit ndaj tij.

Ai u mbajt në qeli për disa javë, për shkak të akuzave për shitblerje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Pas seancës së sotme, gjykata mori vendim që ai të lirohej nga paraburgimi, duke marrë parasysh kërkesën e reperit dhe argumentet e mbrojtjes.

Para trupit gjykues, Buta theksoi se ka përgjegjësi të mëdha familjare, duke theksuar se është i vetmi mashkull në familjen e tij.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe bashkëshorten time.

Pa mua ato nuk mund t’i përballojnë nevojat bazike të jetës,” u shpreh reperi i njohur.

Buta është një nga figurat më të njohura të skenës së hip-hopit në Kosovë, me një numër të madh hitesh dhe një publik të gjerë që e ndjek prej vitesh.

Lajmi për arrestimin e tij tronditi fansat dhe solli reagime të shumta në rrjetet sociale.

The post ‘Jam i vetmi mashkull në familje që kujdesem…’/ Merret vendimi për reperin Buta appeared first on Albeu.com.

Një engjëll për Lubonjën

By: Elsa Demo
30 September 2025 at 07:46

“Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politik dhe, me një gjuhë kodesh, shton: “Unë nuk isha i birave, isha i materialit.” Eqerem Sefer Mujo nga Luarasi i Kolonjës, i internuar familjarisht në vitet 1945-1990, për aq gjatë sa pati jetë komunizmi, Fatos Lubonjën e gjeti në Spaç, më […]

The post Një engjëll për Lubonjën appeared first on Reporter.al.

I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

By: armand
15 September 2025 at 16:38

Aldo Bare ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit të tij me 45 ditë. Kjo kërkesë vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatave për masën e dënimit, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet nga autoritetet e drejtësisë në ditët në vijim. Bare, i dënuar me burg të përjetshëm për disa […]

The post I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi appeared first on BoldNews.al.

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

By: D Marku
21 August 2025 at 20:03

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald Trump ishte detyruar të paguante vitin e kaluar në një proces civil për mashtrim në New York.

Gjykatësi Arthur Engoron kishte urdhëruar këtë dënim, pasi 79-vjeçari dyshohej se kishte rritur në mënyrë të paarsyeshme vlerën e pasurive të Organizatës Trump për të përfituar kushte më të favorshme kredi.

Në vendimin e tij, paneli i Apelit të Gjykatës Supreme të New Yorkut tha se, pavarësisht përgjegjësisë për mashtrim, gjoba prej gati gjysmë miliardë dollarësh ishte e tepruar dhe shkelte mbrojtjet kushtetuese të SHBA-së kundër dënimeve të tepërta.

Fillimisht, gjykatësi Engoron kishte vendosur një gjobë prej 355 milionë dollarësh, e cila, me interesat e grumbulluara, u rrit në mbi 500 milionë, raporton cnn.

Në këtë çështje civile kundër Trumpit, dy djemve të tij dhe Organizatës Trump, gjykatësi kishte vendosur gjithashtu që Trump të mos mund të ushtrojë funksione drejtuese në kompani apo të marrë kredi nga bankat për një periudhë trevjeçare në New York.

Paneli prej pesë gjyqtarësh të Apelit ishte i ndarë mbi çështjen kryesore të padisë së ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, e cila akuzonte Trumpin dhe djemtë e tij për mashtrim të vazhdueshëm dhe të përsëritur.

The post Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit appeared first on Albeu.com.

Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat

By: Ardit
15 August 2025 at 16:11

Ndërsa vendi përballet me një rritje alarmante të zjarreve në zonat pyjore dhe jo vetëm, shifrat zyrtare tregojnë një kontrast të fortë mes numrit të lartë të referimeve ndaj zjarrvënësve dhe rasteve të pakta kur ata përballen realisht me ligjin dhe drejtësinë. Gjatë viteve të fundit, nga policia në prokurori janë referuar dhjetëra raste të […]

The post Dënimet për zjarret, juristi: Ligji është i barabartë me vrasjen, por mungojnë provat appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit

15 August 2025 at 12:05

Doksan Dushku i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Lartë, ku kërkon ulje të dënimit, pasi është dënuar me 16 vite burg për vrasjen me kallashnikov të vajzës së tij shtatzënë në maj 2014 në Sllovë të Dibrës. 11 vjet pas krimit Dushku i është drejtuar kësaj gjykate, ku kërkon shfuqizimin e dënimit të dhënë […]

The post EMRI/ Babai që vrau me kallashnikov vajzën e tij shtatzënë kërkon ulje të dënimit appeared first on BoldNews.al.

‘Ridënimi’ i Fatos Lubonjës në garë për çmimin prestigjioz ‘Angelus’ 2025

By: Kult Plus
5 August 2025 at 16:22

Romani “Ridënimi” i autorit Fatos Lubonja është përzgjedhur si kandidat për çmimin letrar “Angelus” 2025, një ndër çmimet më të rëndësishme për letërsinë e Evropës Qendrore të përkthyer në gjuhën polake.

Vepra është përkthyer në polonisht me titullin “Drugi wyrok”, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, përmes Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, një fond vjetor që synon promovimin e letërsisë shqipe jashtë vendit. Përkthimi është realizuar nga Dorota Horodyska dhe libri është botuar nga shtëpia botuese polake “Pogranicze”, transmeton KultPlus.

“Ridënimi” i përket zhanrit të kujtimeve dhe konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të kujtesës në letërsinë shqipe. Aktualisht, libri është mes 14 veprave që garojnë për çmimin “Angelus” 2025.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL), ka bërë të ditur se lista përfundimtare me shtatë titujt e nominuar do të shpallet në muajin shtator./KultPlus.com

Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

5 August 2025 at 16:56

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, u takuan të martën në Budapest me liderin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, për të shfaqur mbështetjen e Hungarisë për të, tha Szijjarto në rrjetet sociale. Dodiku ka lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e ka mbështetur atë dhe ka theksuar se dënimi […]

The post Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

25 July 2025 at 11:40

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për kopshtarin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, Festim Bexhdili, i shpallur fajtor për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Vendimi në Apel është marrë nga trupa […]

The post Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

By: Oldi
22 July 2025 at 15:53

Apeli i  GJKKO ka vendosur uljen e dënimit për Pashk Sylën, i kapur në trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Dënimi fillestar ishte 7 vite burg. Pashk Syla kërkoi ndryshim të vendimit që e dënonte me burg. Gjykata e Apelit nuk e rrëzoi vendimin, por ia uli dënimin me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me […]

The post I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

14 July 2025 at 22:54

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë, ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykata ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare një ankim të depozituar prej tij, duke lënë kështu të […]

The post EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH appeared first on BoldNews.al.

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

14 July 2025 at 15:45

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim. […]

The post 20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

10 July 2025 at 14:01

Prokuroria e Fierit kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën dhe shpalljen e tij fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në […]

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën appeared first on BoldNews.al.

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

3 July 2025 at 23:30

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare në një përgjigje të dhënë nga vetë SPAK për avokaten Adriana Kalaja. Në shkresë, SPAK bën me dije se çështja është regjistruar […]

The post Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

“Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

By: fra nc
2 July 2025 at 11:21

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Euronews Albania.

Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën Rolex, burgim i përjetshëm për Kristjan Cenajn

By: fra nc
20 June 2025 at 16:11

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Kristjan Cenajt, i akuzuar për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2017 në Mamurras.

Megjithëse Prokuroria kërkoi që ndaj të dënuarit të aplikohej “periudha e sigurisë”, një dispozitë që parashikon mohimin e çdo mundësie për lirim me kusht edhe pas përmbushjes së 35 viteve burg, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese e Apelit.

Gjatë seancës, përfaqësuesit ligjorë të familjes Gjonaj kërkuan zgjerimin e hetimeve, duke deklaruar se në këtë krim të rëndë mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Mariglen Gjonaj u raportua i zhdukur në vitin 2017 dhe u shpall i humbur për vite me radhë. Trupi i pajetë i të miturit u zbulua pas 7 vitesh në zonën e Fushë-Kuqes, ku rezultoi se ishte groposur nga autori.

Sipas hetimeve, Cenaj akuzohet për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekjen”. Dyshohet se motivi i krimit ishte një orë Rolex që viktima mbante me vete, të cilën autori ia ka grabitur para se ta vriste dhe ta fshihte trupin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë orën Rolex, burgim i përjetshëm për Kristjan Cenajn appeared first on Euronews Albania.

Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg: Apeli rrëzon shërbimin e provës

By: fra nc
18 June 2025 at 13:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, i cili parashikonte konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, vendosi që Hasa të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg, duke mos zbatuar më masën lehtësuese të shërbimit prove.

Hasa është shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë, për të cilën ishte hetuar dhe dënuar edhe më parë, por rasti ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh në favor të shtetit, ndërsa një shumë tjetër prej 1,070,000 lekësh dhe 1,000 eurosh do t’i rikthehen ish-prokurorit. Po ashtu, shpenzimet gjyqësore në të dyja shkallët e gjykimit do të përballohen nga të pandehurit.

Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg: Apeli rrëzon shërbimin e provës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌