Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksidentohet motra e Lionel Messit

23 December 2025 at 19:32


Maria Messi, motra e legjendës Lionel Messi, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku.

Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka humbur ndjenjat gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur me një mur.

Si pasojë, ajo ka pësuar dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër, një frakturë në kyçin e dorës, si dhe djegie që po rezultojnë të vështira për t’u trajtuar.

Maria është kthyer në Rosario për të nisur procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.

Motra e Messit ishte në prag të martesës me Julian Arellanon, trajner i moshave të reja te Inter Miami, klubi ku luan legjenda e Barcelonës.

Dasma është anuluar për momentin.

Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma

By: Elva
23 December 2025 at 16:50

Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas të futbollit Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçarja është ndjerë keq teksa drejtonte automjetin e saj tip SUV dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një mur. Si pasojë, ajo ka pësuar disa dëmtime, përfshirë dëmtimin e dy […]

The post Aksidentohet motra e Lionel Messit, shtyhet dasma appeared first on BoldNews.al.

“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin

19 December 2025 at 12:35


Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se është gati të përmirësojë marrëdhëniet me yllin e Inter Miamit, Lionel Messi, duke theksuar se legjenda argjentinase meriton një nderim të madh dhe një statujë në Camp Nou.

Laporta ka rikujtuar lidhjen e veçantë mes Messit dhe Barcelonës, duke theksuar se ai nënshkroi kontratën e parë të argjentinasit kur ishte vetëm 16 vjeç.

Presidenti i Blaugranave vlerësoi Messin si një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e klubit, duke thënë se ai meriton nderim të plotë, madje edhe një statujë.

Laporta shtoi se është i gatshëm të rregullojë çdo gjë nga ana e Barcelonës, duke shprehur shpresën që një ditë rrugët e tyre të kryqëzohen sërish.

“Unë nënshkrova kontratën e parë të Messit kur ai ishte 16 vjeç. Ajo që jetuam me të është një nga momentet më të lavdishme në historinë e Barcelonës, nëse jo më i madhi. Ai meriton një nderim, një statujë, njohje të plotë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Varet edhe nga pala tjetër. Jam i gatshëm të rregulloj çdo gjë. Messi i ka dhënë shumë Barcelonës, dhe Barça i ka dhënë shumë atij. Shpresoj të takohemi përsëri një ditë”.

Laporta në fund ka folur edhe [ër largimin kontrovers të Messit në vitin 2021.

"Tema e Messit më trishton. Unë jam tifoz i Barcelonës, por mbi gjithçka është institucioni. Nëse do të isha anëtar, do ta kuptoja atë që bëri presidenti për të mirën e klubit”, përfundoi presidenti i Barçës. /Telegrafi/

Lionel Messi shfaq orën luksoze prej mbi 1 milion eurosh – ekzistojnë vetëm 12 të tilla në botë

17 December 2025 at 18:43


Lionel Messi ka përmbyllur turneun e tij të parë në Indi, gjatë të cilit vizitoi katër qytete të mëdha dhe u kthye me përvoja të veçanta. Ndalesa e fundit e yllit argjentinas ishte Vantara, qendra e shpëtimit dhe ruajtjes së jetës së egër, e krijuar nga Anant Ambani.

Në fotografitë e publikuara nga kjo vizitë, Messi u pa duke mbajtur në dorë një orë jashtëzakonisht të rrallë dhe luksoze – Richard Mille RM 003-V2 GMT Tourbillon “Asia Edition”, e cila vlerësohet në mbi 1.1 milion dollarë.

Siç është zbuluar më pas, kjo orë ishte dhuratë nga Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për një model ekskluziv, i prodhuar në seri tepër të kufizuar, me vetëm 12 copë në mbarë botën.

Ora dallohet për dizajnin unik, ku disku prej safiri i jep numrave të zinj një efekt ndriçues mbi sfondin e bardhë të fushës. Mekanizmi i saj garanton saktësi të jashtëzakonshme, duke minimizuar ndikimin e gravitetit në funksionimin e orës.

Ekskluziviteti i kësaj ore theksohet edhe nga lista e pronarëve të saj elitarë. Mes tyre janë Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, piloti i Formula 1 Mick Schumacher, si dhe ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt. Tashmë, edhe Lionel Messi është bërë pjesë e këtij rrethi tepër të kufizuar.


Me këtë dhuratë unike, legjenda e futbollit jo vetëm që ka përjetuar një vizitë të veçantë në Indi, por ka shtuar edhe një tjetër simbol luksi dhe ekskluziviteti në koleksionin e tij personal. /Telegrafi/

Votat më të çuditshme për trofeun ‘The Best FIFA 2025’

17 December 2025 at 13:29


Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.

Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.

Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me peshë të barabartë (25% secila), ku pikët janë: 5 për vendin e parë, 3 për të dytin dhe 1 për të tretin.

FIFA ka publikuar votat e dhëna nga 11 finalistët për secilën kategori, duke përfshirë zgjedhjet e përzgjedhësve, kapitenëve dhe mediave.

Zgjedhjet e kapitenëve dhe përzgjedhësve të kombëtareve të njohura:

Didier Deschamps, përzgjedhësi i Francës, ka votuar për dy të preferuarit e tij: Dembele në vendin e parë, Mbappe në vendin e dytë dhe Hakimi në të tretin.

Achraf Hakimi, kapiteni i Marokut, ka zgjedhur Mbappen si numrin një, Dembele në vendin e dytë dhe Raphinha në të tretin.

Marquinhos, kapiteni i Brazilit, ka vendosur Dembele në krye, Raphinha të dytin dhe Hakimi të tretin.

Carlo Ancelotti ka përsëritur të njëjtin podium, por me Mbappen në vendin e tretë.

Në Spanjë, ka pasur mendime të ndryshme rreth Lamine Yamal: kapiteni Unai Simon e ka zgjedhur si të parë, përpara Pedri dhe Nuno Mendes, ndërsa përzgjedhësi Luis de la Fuente ka votuar Pedrin, më pas Lamine Yamal dhe Mbappen.

Në Portugali, kapiteni Bernardo Silva ka votuar për Vitinha, Nuno Mendes dhe Dembele, ndërsa përzgjedhësi Roberto Martinez ka zgjedhur të njëjtët lojtarë, por me Lamine Yamal në vend të tretë.

Votat e yjeve ndërkombëtarë

Lionel Messi ka votuar për Dembelen, Mbappen dhe Lamine Yamal.

Përzgjedhësi i Argjentinës, Scaloni, ka zgjedhur Mbappe, Pedri dhe Lamine Yamal.

Luka Modric ka vlerësuar lojtarë të fushës së tij: Vitinha në vendin e parë, Dembele të dytin dhe Lamine Yamal të tretin, duke lënë jashtë Mbappen.

Kapiteni italian Donnarumma ka votuar për Dembele, Hakimi dhe Lamine Yamal.

Riyad Mahrez ka zgjedhur Dembele, Hakimi dhe Mbappe.

Mohamed Salah, finalist, ka vendosur Hakimi, Dembele dhe Mbappe.

Këto rezultate jo vetëm që reflektojnë performancat individuale, por gjithashtu tregojnë edhe lidhjet dhe preferencat personale midis lojtarëve dhe përzgjedhësve, duke ofruar një panoramë interesante mbi votimin për çmimin 'FIFA The Best 2025'. /Telegrafi/

Messi i kërkon Inter Miamit transferimin e dy yjeve të mëdhenj

16 December 2025 at 08:30


Lionel Messi përballet me një tranzicion të rëndësishëm te Inter Miami, i shënuar nga largimi i menjëhershëm i disa prej aleatëve të tij më të ngushtë në dhomat e zhveshjes. Argjentinasi ka folur tashmë me drejtorin sportiv për sjelljen e yjeve të rinj në Miami nga Evropa.

Pensionimi nga futbolli i luajtur i Sergio Busquets dhe Jordi Alba lë një boshllëk si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Kësaj i shtohet edhe pasiguria rreth të ardhmes së Luis Suarez, qëndrimi i të cilit në Major League Soccer nuk është i garantuar.

Duke pasur parasysh këtë situatë, kapiteni ka vendosur të përfshihet drejtpërdrejt në planifikim. Objektivi i tij është i qartë: të forcojë ekipin me lojtarë me cilësi të provuar dhe kimi të plotë futbollistike.

Klubi amerikan e kupton se ruajtja e ambicies së Messit varet nga rrethimi i tij me talent. Dhe këtu hyjnë në lojë dy emra të mëdhenj nga Evropa.

Argjentinasi beson se projekti mund të rritet ende dhe të konkurrojë për tituj. Për ta arritur këtë, ai ka nevojë për partnerë që e kuptojnë lojën dhe mund të rrisin nivelin e përgjithshëm të ekipit. Në këtë kontekst, emri i Kokes del si një mundësi strategjike që klubi nuk mund ta injorojë.

Kontrata e kapitenit të Atletico Madridit skadon verën e ardhshme. Kjo situatë do t'i lejonte atij të bashkohej me Inter Miami si transferim i lirë. Për Messin, Koke përfaqëson rendin, vetëdijen taktike dhe lëvizjen e vazhdueshme të topit. Një profil ideal për të ankoruar ekipin nga mbrapa fushës.

Për më tepër, përvoja e tij si lider përputhet me nevojën për të zëvendësuar Busquets. Argjentinasi e vlerëson aftësinë e tij për të organizuar dhe mbrojtur ekipin. Klubi e sheh këtë veprim në mënyrë të favorshme. Nga një perspektivë sportive, është i zbatueshëm dhe i menaxhueshëm financiarisht brenda strukturës aktuale të pagave.

Emri tjetër i madh në tavolinë është Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Atletico Madrid. Dëshira e tij për të luajtur në MLS është e njohur prej kohësh. Kjo hap derën për një negociatë me kosto të ulët për sezonin e ardhshëm.

Leo Messi beson se Antoine Griezmann do të ishte plotësuesi perfekt në sulm. Ai zotëron lëvizshmëri, inteligjencë dhe aftësinë për t'u lidhur në mënyrë efektive në hapësira të ngushta. Inter Miami e kupton se ardhja e tij do të rriste nivelin konkurrues dhe ndikimin mediatik të projektit. /Telegrafi/

Pedri thyen rekordin e Messit, Flick me fjalë të mëdha për gjeniun e Barcelonës

14 December 2025 at 23:24


Mesfushori spanjoll Pedri vazhdon të shkëlqejë te Barcelona, duke thyer një rekord të madh të Leo Messit në triumfin ndaj Osasunës.

Mbrëmë, 23-vjeçari u bë lojtari më i ri që arrin 150 ndeshje në La Liga për katalanasit, duke tejkaluar legjendën argjentinase.

Sipas raportimeve të GOAL, arritja e Pedrit është një dëshmi e klasit, qëndrueshmërisë dhe profesionalizmit të tij në një klub ku kërkesat ndaj futbollistëve të rinj janë gjithmonë të larta.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shpreh i kënaqur me performancën e Pedrit dhe e përshkroi atë si një avantazh të madh për ekipin, pavarësisht se Raphinha shënoi dy gola në këtë ndeshje.

1 - At 23 years and 18 days old, Pedri González will become the youngest player to reach 150 appearances for Barcelona in LaLiga, surpassing the previous record held by Lionel Messi, who played his 150th match against Real Zaragoza in October 2010 (23y, 121d). Icons. pic.twitter.com/GIStkxbhoo
— OptaJose (@OptaJose) December 13, 2025


"Pedri është një lojtar fantastik, i klasit të parë. Çfarë mund të them për të? Ai është absolutisht i pabesueshëm", deklaroi Flick.

Pas 17 xhirove të luajtura, Barcelona është në krye të La Ligas me 43 pikë, katër më shumë se Real Madrid. /Telegrafi/

Eventi që mbajti Messi në Indi u quajt një ‘mashtrim total’ – policia ka nisur hetimet

13 December 2025 at 23:51


Organizatori i turneut të Lionel Messit në Indi është arrestuar dhe policia lokale ka nisur një hetim pasi paraqitja e argjentinasit në stadiumin 'Salt Lake' në Kalkutë përfundoi në kaos.

Messi ndodhet aktualisht në Indi si pjesë e një turi treditor të quajtur “GOAT”.

Gjatë këtij turi, fituesi tetë herë i Topit të Artë është planifikuar të marrë pjesë në koncerte të shumta, klinika futbolli për të rinj dhe iniciativa bamirësie në ngjarje që zhvillohen në Kalkutë, Hyderabad, Mumbai dhe Neë Delhi.

Kalkuta ishte ndalesa e parë e turit, ku ai mori pjesë në një sesion takimi me tifozët dhe zbuloi virtualisht një statujë 70 metra të lartë të Lionel Messit, e cila është instaluar në Sreebhumi Sporting Club në Lake Town.

38-vjeçari, i cili po e viziton Indinë për herë të parë pas 14 vitesh, u shfaq gjithashtu në stadiumin ‘Salt ‘Lake në Kalkutë së bashku me shokët e skuadrës te Inter Miami, Luis Suarez dhe Rodrigo De Paul.

Për një periudhë të shkurtër, Messi u pa duke përshëndetur tifozët që kishin paguar një çmim të lartë për biletat, por për pjesën më të madhe pamja e argjentinasit u bllokua nga një grup i madh njerëzish. Ai u largua gjithashtu herët nga sigurimi.

Në total, Messi u shfaq për vetëm 20 minuta në ngjarjen e së shtunës me bileta, të cilat kushtonin rreth 3,500 rupi indiane (38.65 dollarë) — më shumë se gjysma e të ardhurave mesatare javore në Indi.

#WATCH | Kolkata, West Bengal: Angry fans resort to vandalism at the Salt Lake Stadium in Kolkata, alleging poor management of the event.

Star footballer Lionel Messi has left the Salt Lake Stadium in Kolkata.

A fan of star footballer Lionel Messi said, "Absolutely terrible… pic.twitter.com/TOf2KYeFt9
— ANI (@ANI) December 13, 2025

Qindra tifozë të zhgënjyer më pas pushtuan fushën, duke shkulur ulëset dhe vandalizuar tribunat, ndërsa policia u përpoq të qetësonte skenat kaotike.

“Një ngjarje absolutisht e tmerrshme. Ai erdhi vetëm për 10 minuta. Të gjithë liderët dhe ministrat e rrethuan. Ne nuk pamë asgjë. Ai nuk goditi asnjë top dhe nuk ekzekutoi asnjë penallti”.

“Thanë se do të sillnin edhe Shah Rukh Khan. Nuk sollën askënd. Ai erdhi për 10 minuta dhe u largua. Ka humbur shumë para, emocione dhe kohë. Nuk pamë asgjë”, tha një tifoz për ANI, sipas The Economic Times./Telegrafi/

"Futbolli mbi gjithçka", çifti i sapomartuar anulon muajin e mjaltit për të parë Messin në Indi

13 December 2025 at 22:01


Futbollisti Lionel Messi mbërriti në Kalkuta të Indisë si pjesë e turneut të tij "GOAT India Tour" që përfshin katër qytete, duke krijuar entuziazëm midis tifozëve të futbollit.

Ndërsa shumë prej tyre ndanë pritjet e tyre për të parë yllin e futbollit, historia e një çifti të sapomartuar ka tërhequr vëmendje të veçantë.

Ata zbuluan se e anuluan muajin e mjaltit vetëm për ta parë Messin personalisht.

Gruaja tha se ajo dhe bashkëshorti i saj u martuan së fundmi më 5 dhjetor.

Ajo shpjegoi se ata i anuluan planet e tyre për muajin e mjaltit për shkak të vizitës së Messit.


#WATCH | West Bengal | A fan of star footballer Lionel Messi says, "... Last Friday we got married, and we cancelled our honeymoon plan because Messi is coming as this is important... We have been following him since 2010..." pic.twitter.com/9UKx0K9dGy
— ANI (@ANI) December 13, 2025


Çifti e ka ndjekur Messin që nga viti 2010, kështu që i dhanë përparësi kësaj ngjarjeje.

Burri tha se të shihte legjendën e futbollit ishte më e rëndësishme për ta sesa muaji i mjaltit.

Vendimi i çiftit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale dhe nxjerr në pah pasionin dhe dashurinë e thellë për Messin midis tifozëve të tij në Indi. /Telegrafi/

Kaos në eventin e Lionel Messit në Indi: Tifozët shkatërrojnë stadiumin

By: nik
13 December 2025 at 12:55

Tifozë të zemëruar që morën pjesë në turneun e Lionel Messit në Indi shkulën ndenjëse dhe hodhën objekte drejt fushës, pas një shfaqjeje zhgënjyese të yllit të futbollit në Stadiumin Salt Lake të Kalkutës. Mijëra mbështetës kishin paguar deri në 12,000 rupi (rreth 100 £ ose 133 $) për të parë nga afër yllin e futbollit, por mbetën të zhgënjyer kur ai doli për të bërë një xhiro në fushë dhe u…

Source

Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi një tërbim të plotë, shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë

13 December 2025 at 09:59


Superylli i futbollit, Lionel Messi mbërriti në qytetin indian të Kalkutës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, si pjesë e turneut të tij "GOAT Tour 2025", ku u prit nga mijëra tifozë entuziastë.

Turma tifozësh të veshur me flamuj dhe fanella argjentinase u mblodhën përpara aeroportit dhe përgjatë rrugës për në hotel, duke brohoritur emrin e Messit dhe duke festuar mbërritjen e legjendës së futbollit botëror.

Kolona e automjeteve që transportonte Messin u largua nga aeroporti nën masa të rrepta sigurie, ndërsa tifozët kërcenin dhe brohorisnin idhullin e tyre.

Leo Messi, Rodrigo De Paul and Luis Suarez have arrived in India 🇮🇳 pic.twitter.com/fTqTKjO0Iz
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 12, 2025

Mes turmës kishte tifozë nga vendet fqinje. Njëri prej tyre, i cili udhëtoi nga Nepali, tha se ardhja në Indi dhe mundësia për të parë Messin ishte një ëndërr e bërë realitet.

"Kjo është një nga ëndrrat e mia, vetëm ta shoh Messin. E shihnim duke luajtur, zgjoheshim vonë natën dhe anashkalonim angazhimet, dhe tani jam këtu në Indi. Ndihem shumë mirë", tha tifozi.

Pasi mbërritën në hotel, tifozë të shumtë u mblodhën përsëri përpara objektit, midis të cilëve valëvitnin flamuj me mesazhe mbështetjeje dhe emblemat e klubeve lokale të tifozëve të Messit, dhe më pas argjentinasi u shfaq në stadiumin Salt Lake para 110,000 spektatorëve.

𝑴𝒆𝒔𝒔𝒊 𝑴𝒂𝒏𝒊𝒂 in India 🇮🇳

80k packed stadium in Kolkata as Messi continues his tour through the country 🏟️👀

🎥 @ddsportschannel pic.twitter.com/40iye4hMtf
— 433 (@433) December 13, 2025

Banorët e Kalkutës përgatitën gjithashtu një surprizë të madhe për Messin në ndalesën e parë të turneut të tij. Konkretisht, ata krijuan një statujë 22 metra të Messit duke mbajtur trofeun e Kupës së Botës, e cila u zbulua në ceremoni.

Turneu tre-ditor i Messit në Indi fillon sot dhe gjatë qëndrimit të tij ai është planifikuar të vizitojë katër qytete të mëdha, përfshirë Kalkutën dhe Mumbain. Sipas njoftimeve, ylli argjentinas do të takohet edhe me kryeministrin indian Narendra Modi në Nju Delhi gjatë vizitës së tij. /Telegrafi/

This Messi statue in Kolkata, India 🔥

pic.twitter.com/J8gWdIR92r
— Major League Soccer (@MLS) December 12, 2025



Haaland shënon një tjetër rekord që as Messi dhe as Ronaldo nuk e kanë arritur

11 December 2025 at 22:20


Manchester City mbylli vitin në Ligën e Kampionëve me një fitore të madhe në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Real Madridin, por gjithashtu duke shënuar një moment historik për yllin norvegjez, Erling Haaland.

Rodrygo Goes kaloi Realin në avantazh në minutën e 28-të, por golat e Nico O’Reilly dhe penalltia vendimtare e Haalandit i dhanë fitoren Cityt.

Ky gol nuk ishte thjesht një fitore për skuadrën angleze, por shënoi edhe një rekord të ri për Haalandin, që askush tjetër, as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, nuk e kishte arritur më parë.

Haaland vendos rekord në Ligën e Kampionëve

Me këtë gol, Haaland arriti në 55 gola në 50 ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më efikas në historinë e kompeticionit në këtë aspekt.

Ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në “Santiago Bernabeu”, pasi më parë nuk kishte arritur të shënonte në këtë stadium.

Një detaj që ra në sy ishte mënyra e tij e veçantë e festimit.

Në një deklaratë më vonë, sulmuesi shpjegoi se festimi ishte frymëzuar nga heroi mitologjik Akili dhe një meme virale në Instagram:

"E para lidhet me Akilin, kur shëtit qetësisht, sikur të mos ndodhë asgjë. E dyta është një meme nga Instagrami. Nuk planifikoj asnjëherë festime, sepse ndoshta do të ndalem për një periudhë të gjatë pa shënuar", ka thënë Haaland, duke qeshur.

Haaland përgatitet për Botërorin 2026

Sulmuesi norvegjez po përgatitet gjithashtu për Kupën e Botës 2026.

Norvegjia do të jetë në Grupin I, së bashku me Francën, Senegalin dhe fituesin e playoff-it mes Bolivisë, Surinamit dhe Irakut.

Ndeshja e parë do të luhet më 16 qershor në Boston Stadium kundër fituesit të playoff-it, ndërsa më 22 qershor, Norvegjia do të përballet me Senegalin në New Jersey Stadium.

Ndër ndeshjet më të pritura është edhe përballja midis Erling Haalandit dhe Kylian Mbappes, e cila do të zhvillohet më 26 qershor në Boston Stadium, një përballje që pritet të vendosë shumë në grupin e tyre dhe që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të futbollit në mbarë botën. /Telegrafi/

Marchisio: Nëse doni të bëheni lojtarë të nivelit më të lartë, shikoni Ronaldon, jo Messin

11 December 2025 at 18:20


Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio, ka vlerësuar lart ish-shokun e skuadrës Cristiano Ronaldo, duke theksuar se lojtarët e rinj duhet të marrin atë si model, e jo Lionel Messin, nëse synojnë të arrijnë nivelin më të lartë në futboll.

Ronaldo u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2018, ku qëndroi për tre sezone. Marchisio, i cili luajti me portugezin vetëm për disa javë para largimit të tij nga klubi, rrëfen atmosferën që shoqëroi transferimin e yllit në Torino.

Marchisio tregon prapaskenat e mbërritjes së Ronaldos te Juventusi

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori kujtoi momentin kur Ronaldo pritej të hynte për herë të parë në dhomat e zhveshjes:

“Çfarë të them? Kishte shumë emocione. Juventusi është mësuar me kampionë të mëdhenj, por ende e mbaj mend atë ditë kur pritej të vinte. Bashkë me Barzaglin po e prisnim. Kemi pritur yje si Carlos Tevez, por me Ronaldon ishte ndryshe, thoshim me vete: ‘A po vjen vërtet?’ Ishte një superstar”.

Marchisio shtoi se puna dhe përkushtimi i Ronaldos duhet të jenë shembull për brezat e rinj.

“Një këshillë për lojtarët e rinj: ndiqni shembullin e tij. Nëse doni të bëheni lojtarë të nivelit më të lartë, shikoni Ronaldon, jo Messin. Ronaldo ka qenë gjithmonë i jashtëzakonshëm, por ai u bë edhe më i madh falë punës së palodhur. Tjetri është i bekuar nga Zoti, ka aq shumë cilësi sa ndonjëherë duket sikur nuk i duhet as stërvitja”.

Karriera e Marchisios te Juventusi

I formuar në akademinë bardhezi, Marchisio kaloi thuajse të gjithë karrierën te Juventusi, ku realizoi 37 gola në 389 ndeshje.

Ai fitoi shtatë tituj të Serie A, tre Superkupa të Italisë dhe katër Kupa të Italisë, ndërsa me Zenit St. Petersburg fitoi kampionatin rus në sezonin 2018–19. /Telegrafi/

"Nëse e keni dëgjuar atë emër, e dini që do humbisnit 3-0", portieri zbulon nofkën e panjohur të Messit

11 December 2025 at 15:31


Portieri i Huracan, Hernan Galindez, kujtoi përplasjet e fëmijërisë së tij me Lionel Messin, kur ylli i Inter Miami luante për Newell's Old Boys.

"Ne u takuam shumë herë", ka thënë fillimisht Galindez, i cili në atë kohë luante për ekipin e të rinjve të Rosario Central, ndërsa Messi luante për Newell's.

Galindez zbuloi gjithashtu nofkën që Messi kishte në atë kohë: "Gjithmonë e thërrisnin 'El Colorado que juega con la 10' ('Flokëkuqi që mban numrin 10'). Nëse e dëgjoje atë emër, e dije që do humbisje 3-0".

Ai shtoi se Messi ishte i jashtëzakonshëm që në fëmijëri: "Ai ishte një bishë. Ka video të tij duke luajtur dhe ishte e mahnitshme të shihje dikë kaq të ri duke dribluar topin në atë mënyrë".

Messi si fëmijë te Newell's Old Boys

Portieri 38-vjeçar, i cili luajti gjithashtu për Universidad Catolica (Kili) dhe Rangers (Skoci), shtoi: "Ai luajti për klubin Abanderado Grandoli, i cili ishte shumë afër shtëpisë sime dhe shtëpisë së gjyshërve të mi. Ne takoheshim shpesh atje. Në fakt, kujtimi i parë që kam si portier - goli i parë që pësova - ma dha ai. Ai kaloi pesë nga shokët e mi të ekipit, përfshirë edhe mua".

Galindez, i cili aktualisht luan për ekipin kombëtar të Ekuadorit, tha se ishte një nder i madh për të që të qëndronte përsëri përballë Messit më vonë në karrierën e tij.

Hernan Galindez

"Kur e pata përsëri si kundërshtar, u ndjeva krenar", nënvizoi Galindez, i cili gjithashtu kujtoi se pas ndeshjes Argjentinë - Ekuador (1-0) në Monumental, ata shkëmbyen fanellat.

"Djali im është tetë vjeç dhe vazhdon të më thotë 'Babi, dua fanellën e Messit'. I shpjegova se nuk është e lehtë. I kërkova Leo Campanës (shokut të skuadrës së Messit te Inter Miami) të më ndihmonte të merrja një. Kur ai u la jashtë formacionit për ndeshjen, më tha të shkoja te Messi pas ndeshjes dhe të shkëmbenim fanellat - dhe funksionoi", përfundoi portieri. /Telegrafi/

Messi zbulon sezonin e tij më të mirë në karrierë: Golat nuk kishin rëndësi për mua

9 December 2025 at 16:37


Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës, ka pranuar se nuk është në gjendje të zgjedhë një sezon të vetëm si më të mirin e karrierës së tij, edhe pse pranoi se viti 2012 ka një vend të veçantë.

Në deklaratën e tij, Messi nënvizoi se vlerësimi i performancës nuk mund të reduktohet vetëm në statistika apo rekorde personale.

“Nuk e di, është e vështirë, varet nga mënyra si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat; sot gjithçka lidhet me to”.

“Më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: arritja në finalen e Copa America me kombëtaren, fitimi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën”.

“Është e vështirë. Në vitin 2012 shënova rreth 91 gola. Nuk luaj për këtë, kurrë nuk më ka interesuar”.

“Nuk e kisha në mendje të jepja një asist vetëm për të thyer një rekord apo për të kaluar dikë tjetër”.

“Është e vështirë të zgjedhësh një vit; fatmirësisht kam pasur shumë vite shumë të mira”, ka deklaruar Messi.

Së fundmi, tetë herë fituesi i Topit të Artë u shpall fitues i MLS me Inter Miamin, që ishte njëkohësisht titulli i parë i kampionatit në histori të klubit amerikan./Telegrafi/

Messi emëron pesë kombëtaret që mund të fitojnë Kupën e Botës 2026, injoron Portugalinë

9 December 2025 at 10:50


Kombëtarja e Argjentinës do të luftojë për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës në vitin 2026 që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Edhe pse kapiteni Lionel Messi nuk e ka konfirmuar ende nëse do të luajë në kampionatin botëror, ai ka zbuluar favoritët e tij për të fituar trofeun.

Pas shortit për grupet e Kupës së Botës 2026, ku do të marrin pjesë 48 ekipe për herë të parë, kanë filluar analizat dhe parashikimet rreth fituesit të mundshëm.

Ylli i Inter Miamit ndau gjithashtu mendimin e tij, i cili, përveç Argjentinës, për të cilën tha se do të "luftojë" për të mbrojtur titullin, ka edhe kandidatë të tjerë.

“Ka skuadra shumë të mira. Spanja, Franca, Anglia, Brazili, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë kampionë për një kohë të gjatë, duan ta fitojnë turneun", ka thwnw fillimisht Messi në një intervistë së fundmi me ESPN.

"Gjermania, e cila gjithmonë ka dashur ta mposhtë Argjentinën, tani e dëshiron atë edhe më shumë pas Kupës së Botës së fundit. Do të jetë shumë e vështirë, por nuk kam dyshim se ata do të luftojnë për titullin”, përfundoi ylli argjentinas.

Në Kupën e parë të Botës me 48 ekipe, ekipet u ndanë në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy ekipet e para nga secili grup avancojnë në fazën eliminatore, të cilave iu bashkohen edhe tetë ekipet më të mira të vendeve të treta. /Telegrafi/

“Preferoj Ronaldon”, Kevin de Bruyne zgjedh portugezin para Lionel Messit

8 December 2025 at 12:17


Mesfushori Kevin de Bruyne thotë se e preferon Cristiano Ronaldon para Lionel Messit.

Ylli belg së fundmi në një intervistë për “ëoëhydrate” është pyetur të zgjedhë ndërmjet të luajturit me Ronaldon ose Messin, kurse përgjigja e tij mund të befasojë shumëkë.

Ai tha se e preferon Ronaldon që është sulmues, sepse e sheh Messin më shumë si një mesfushor sulmues.

“Do të thosha Ronaldon sepse është më shumë një sulmues tipikal. Messi është më shumë mesfushor ofansiv”.

“Unë jam mesfushor ofansiv, prandaj më jep një sulmues”, deklaroi ai.

Kevin De Bruyne gave the most measured response to the Ronaldo and Messi debate... and for good reason 👀🧠

🗣️ “I would say Ronaldo because he’s more of a typical striker. Messi is more of a playmaker. I’m a playmaker, you can give me a striker”

You can't really argue with his… pic.twitter.com/ggznYV3iBU
— OneFootball (@OneFootball) December 8, 2025

Debati se kush është më i miri i historisë vazhdon edhe sot ndërsa Messi e Ronaldo po përgatiten për Kupën e Botës të fundit, që mbahet në Amerikë, Kanada e Meksikë.

Messi së fundmi e fitoi MLS-në kurse Ronaldo po lufton me Al Nassr për titullin kampion në Arabinë Saudite./Telegrafi/

Messi flet pas suksesit historik me Inter Miamin, ka disa fjalë edhe për Jordi Alban dhe Sergio Busquetsin

7 December 2025 at 11:05


Leo Messi e bëri përsëri, duke fituar titullin e kampionit me Inter Miamin. Ylli argjentinas udhëhoqi Inter Miami gjatë gjithë sezonit për të ngritur MLS Cup dhe për të shtuar titullin e tij të 48-të në koleksionin personal.

Në moshën 38-vjeçare, ai vazhdon të jetë një lojtar vendimtar dhe një nga futbollistët më të mirë aktualisht. Talenti dhe magjia e tij nuk zhduken kurrë, veçanërisht kur je i konsideruar si lojtari më i mirë në histori të këtij sporti.

Messi gjithashtu u shpall MVP i ndeshjes për performancën e jashtëzakonshme në finalen ndaj Vancouver Whitecaps.

Duke marrë këtë çmim, sulmuesi shprehu gëzimin për triumfin në ligë: "Para tre vitesh vendosa të vij në MLS dhe sot jemi kampionë".

Ai shtoi se ky ishte objektivi që kur pranoi të transferohet te Inter Miami, që ta fitonin titullin e kampionit.

"Ishte një nga objektivat tanë kur erdhëm. Bëmë një vit të shkëlqyer në të gjitha kompeticionet. Një finale të League Cup, gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve CONCACAF. Vitin e kaluar fituam ligën e rregullt, por humbëm në rundin e parë. Këtë vit, fitimi i MLS ishte një nga objektivat tanë kryesorë".

Messi gjithashtu vlerësoi përpjekjen e të gjithë skuadrës.

"Skuadra bëri një përpjekje të madhe, ishte një vit shumë i gjatë, me shumë ndeshje dhe qëndruam në nivel gjatë gjithë sezonit. Ky është momenti që e prisja dhe që ne, si skuadër, e prisnim. Është diçka shumë e bukur për të gjithë. E meritonin".

Ylli argjentinas nuk harroi të përmendte edhe Jordi Alba dhe Sergio Busquets, të cilët vendosën pikën e fundit të karrierës së tyre me këtë titull

: "Për atë që ishin si lojtarë, të dy ndër më të mirët në histori, secili në pozicionin e tij, me karrierat dhe titujt që fituan është e mrekullueshme që mund të tërhiqen me këtë titull të MLS. Mendoj se ende nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po përjetojnë, për atë që do të thotë të tërhiqesh".

"Sot përfundon diçka shumë e bukur për ta, diçka për të cilën i kanë dedikuar gjithë jetën. Tani fillon një jetë tjetër për ta. Uroj që t’iu shkojnë gjërat më së miri, sepse janë dy miq që i dua shumë. Jam i lumtur që mund të largohen me këtë titull", tha Messi.

Ky sezon i Messit me Inter Miami nuk është vetëm një fitore personale, por edhe një triumf për skuadrën dhe për miqtë e tij që mbyllën karrierën me një titull të merituar. /Telegrafi/

Historike: Inter Miami fiton titullin e parë kampion pas parqitjes heroike të Lionel Messit

6 December 2025 at 22:53


Kjo e shtunë solli dramë të madhe në futbollin amerikan. Inter Miami i Lionel Messit dhe Vancouver Whitecaps i Thomas Muller u përballën në finalen e MLS-së, një ndeshje e zjarrtë që në fund u kthye në triumf historik për ekipin nga Florida që triumfuan me shifrat 3-1.

Inter Miami mori epërsinë herët, falë një autogoli të Edier Ocampo në minutën e 8-të, por Vancouver reagoi gradualisht dhe barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Ali Ahmed.

Në momentet vendimtare, Lionel Messi mori gjithçka në dorë.

Ylli argjentinas dha dy asistime të arta, fillimisht për Rodrigo De Paul në minutën e 71-të, e më pas për Tadeo Allede në minutën e 96-të, duke vulosur titullin e parë kampion në historinë e Inter Miamit.

ES NUESTRA!! 2025 MLS CUP CHAMPIONSSSS 🏆#CAMPEONES pic.twitter.com/YM121V6ksO
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) December 6, 2025

Përveç se i dhanë klubit trofeun e parë të madh në Shtetet e Bashkuara, Messi dhe bashkëlojtarët e tij u mundësuan edhe Jordi Albës dhe Sergi Busquetsit të largohen nga futbolli me një kupë në duar.

Një mbrëmje e paharrueshme për Inter Miamin dhe një tjetër kapitull magjik në karrierën e Leo Messit./Telegrafi/

Botërori 2026 gatuan një finale të parakohshme: Messi dhe Ronaldo mund të përballen nëse realizohet ky skenar

5 December 2025 at 22:23


Sot (e premte) në Uashington të SHBA-ve u hodh shorti për Kupën e Botës, që për herë të parë do të mbahet në tri shtete – SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Lionel Messi me Argjentinën dhe Cristiano Ronaldo me Portugalinë duket se janë në rrugë drejt një përballjeje të mundshme në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet në Kansas City në korrikun e ardhshëm.

Ronaldo ishte pezulluar automatikisht për tre ndeshje pas një kartoni të kuq në një takim kualifikues kundër Irlandës, por Gianni Infantino dhe FIFA morën një vendim të debatueshëm duke shtyrë dy nga tre ndeshjet e pezullimit.

Kjo bën që kapiteni i Portugalisë të jetë i gatshëm të luajë menjëherë në Grupin K, ku portugezët janë favoritë për të dalë të parët ndaj Kolumbisë, debutuesve Uzbekistan dhe njërit prej fituesve të ‘play-off’-it mes Xhamajkës, Kaledonisë së Re dhe Republikës Demokratike të Kongos.

Nëse Portugalia e fiton grupin, ata do të përballen me një skuadër të vendit të tretë në fazën e 1/32-ve më 3 korrik në Kansas City.

Ndërkohë, Argjentina u shortua në Grupin J së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë.

Kampionët në fuqi janë favoritë të qartë për të dalë të parët dhe kështu do të kishin përballë vendin e dytë të Grupit H (Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite dhe Uruguai).

Albicelestët do të duhet gjithashtu të fitojnë ndeshjen e tyre të 1/16-ve në Atlanta më 7 korrik për të siguruar një vend në çerekfinale.

Ky turne shënon Kupën e Botës së gjashtë radhazi ku do të marrin pjesë si Messi ashtu edhe Ronaldo dhe meqë të dy janë në vitet e fundit të karrierave të tyre legjendare, kjo mund të jetë hera e fundit që dy ikonat mund të përballen në një ndeshje të Botërorit./Telegrafi/

❌
❌