Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 January 2026Main stream

Rikthehen reshjet e borës në verilindje, po punohet për pastrimin e akseve rrugore

21 January 2026 at 08:36

Në verilindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët. Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit.

Në qytet trashësia e dëborës është me rreth 2 deri 3 centimetra ndërsa në zonat malore deri në 10 centimetra. Problematikat e para kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor në të gjitha akset. Në rrugën e Kombit mjetet e makineritë borëpastruese kanë përshkuar të gjithë gjatësinë e saj për pastrimin dhe trajtimin me kripë për të shmangur problematikat.

Edhe në rrugët e tjera nacionale është punuar nga operatoret për trajtimin e tyre me kripë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Probleme ka në disa rrugë rurale në njesitë e thella administrative në Kukës Has e Tropojë. Komisioni i Emergjencave civile njoftoi se në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Në Gjutaj të njësisë administrative Topojan është djegur transformatori.

I njëjti problem është edhe në fshatin Gdheshtë të njësisë administrative Malzi. Ndërprerje të herëpashershme ka edhe në disa fshatra në Kukës Has e Tropojë për të cilat grupet e punës të OSHË janë në terren për riparimin e defekteve.

 

Before yesterdayMain stream

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has

15 January 2026 at 15:25

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Kadastra Shqiptare ka nisur afishimin publik për regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të Bashkisë Has, duke garantuar transparencë dhe mundësi për verifikim të të dhënave nga banorët.

Sipas njoftimit të Kadastrës, gjatë kësaj faze, afishohen listat e pronave me sipërfaqet dhe emrat e pronarëve të identifikuar, si dhe hartat kadastrale të zonave të përfshira në proces.

Zonat kadastrale ku po zhvillohet procesi janë: ZK 2463, Liqeni i Kuq, Njësia Administrative Fajzë; ZK 3911, Zgjec, Njësia Administrative Golaj; ZK 2983, Plani i Pates, Njësia Administrative Golaj; ZK 2950, Perollaj, Njësia Administrative Golaj dhe ZK 1278, Brenogë, Njësia Administrative Fajzë.

Banorët e këtyre zonave mund të verifikojnë me kujdes të dhënat e publikuara gjatë fazës së afishimit publik. Për çdo paqartësi, pretendim ose nevojë për saktësim, qytetarët mund të paraqesin kërkesë me shkrim pranë zyrës ku është bërë afishimi publik ose pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Kukës.

Vendndodhjet e afishimit publik janë: godinat e Njësisve Administrative Golaj dhe godina e Njësisë Administrative Fajzë, në Has.

Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik dhe mbylljes së procesit të regjistrimit fillestar, banorët do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës përmes portalit zyrtar e-Albania.

Ky proces synon të përmirësojë shërbimet e regjistrimit të pronave, të rrisë sigurinë juridike për qytetarët dhe të mundësojë akses më të lehtë dhe më të shpejtë në certifikatat e pronës.

e.xh/j.p/

The post Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në pesë fshatra të bashkisë Has appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rihapet segmenti rrugor në njësinë administrative Dardhas

9 January 2026 at 18:35

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Segmenti rrugor në njësinë administrative Dardhas, bashkia Pogradec, është rihapur pas dëmtimit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole në një videomesazh, së bashku me deputetin e Pogradecit Bledi Çomo, ishin në njësinë administrative Dardhas për ta inspektuar këtë segment rrugor.

Bashkia e Pogradecit me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private – me kërkesë të institucionit të Prefektit – arriti të zhvendosë të gjithë masivin e shembur e të mbushë trupin e rrugës, duke mundësuar kështu kalimin e automjeteve drejt pesë fshatrave që janë pjesë e kësaj njësie administrative.

“Kemi marrë masat së bashku me strukturat e bashkisë së Pogradecit dhe jemi gjendur që në momentet e para në ndihmë të komunitetit për të administruar një situatë komplekse duke qenë se rrëshqitja ka qenë e konsiderueshme”, tha Jole.

“Bashkia ka organizuar struktura e veta vendore, ka siguruar lëndën e parë për të bërë rregullimin e segmentit rrugor. Interesi ka qenë maksimal që në momentet e para. Besojmë që shumë shpejt do krijohet shtrati i nevojshëm që të sigurohet qarkullimi për pesë fshatrat e njësisë administrative Dardhas”, vijoi ai.

Jole se tha se në kohën më të shpejtë të mundshme, u realizua rihapja e këtij segmenti rural pa një rrugë alternative, për t’i mundësuar banorëve qarkullimin, si një shërbim jetik për komunitetin e zonës.

/e.i/r.e/

The post Rihapet segmenti rrugor në njësinë administrative Dardhas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mori veturën e babait dhe u largua nga shtëpia, 14-vjeçari nga Shqipëria kapet nga policia në Mitrovicë

6 January 2026 at 22:26


Një 14-vjeçar nga Hasi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pas largimit nga banesa me makinën e të atit.

Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica raporton se ai është lokalizuar dhe kapur në Mitrovicë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 14-vjeçari ka marrë pa leje automjetin dhe është larguar nga banesa.

Familja menjëherë ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë në Has, duke shtyrë autoritetet të nisin kërkimet për gjetjen e tij.

I riu ka arritur të kalojë në territorin e Kosovës, ku për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës.

Aty, ai është ndalur për të furnizuar makinën me karburant.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, i mituri ka marrë rreth 79 litra karburant dhe ka kërkuar të paguajë me kartelë, por punëtori i pompës ka dalë për të marrë POS-in dhe i mituri është larguar me shpejtësi drejt një drejtimi të panjohur.

“Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme,” deklaroi zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.

Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe arratiset, shpallet në kërkim nga Policia

By: Brisi
6 January 2026 at 17:47

Një 14-vjeçar i identifikuar si Mariglen Dauti, është shpallur në kërkim nga Policia në Has, pasi është arratisur një ditë më parë nga banesa. Sipas Policisë, ditën e djeshme babai i të miturit ka bërë kallëzim, se djali i tij i kishte marrë makinën dhe ishte larguar në drejtim të paditur. “Më datë 05.01.2026, në […]

The post Has/ I mituri merr makinën e të atit dhe arratiset, shpallet në kërkim nga Policia appeared first on BoldNews.al.

Ndodh në Has, i mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa! Policia e shpall në kërkim

By: M C
6 January 2026 at 18:35

Një i mitur 14-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Hasit, teksa ka marrë edhe automjetin e të atit pa leje dhe është larguar.

Policia e Hasit bën me dije se është bërë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Ndërsa ende nuk dihet arsyet që e shtynë të miturin që të largohet nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.

U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

The post Ndodh në Has, i mituri merr makinën e të atit dhe largohet nga banesa! Policia e shpall në kërkim appeared first on Albeu.com.

Kurti nga Hasi: 1 miliard euro për prodhimtarinë

27 December 2025 at 09:25


Kryeministri Albin Kurti ishte në Has bashkë me disa nga kandidatët për deputetë.

Një miliard euro për prodhimtarinë, përmes garantimit të kredive ishte zotimi i Kryeministrit nga Hasi.

Kurti rikujtoi edhe një herë, se gjatë mandatit aktual, 120 mijë fermerë nga Prizreni dhe gjithë Kosova, janë përkrahur me mbi 300 milionë euro.


Ai u zotua se mbështetja për bujqit dhe fermerët do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Kurti i ftoi edhe për të votuar numrin 116, të dielën, më 28 dhjetor, për të vazhduar siç tha qeverisjen e mbarë të subjektit të Kurtit.







Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut

6 December 2025 at 18:10

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Forumin e Dohas në Katar, një nga platformat më të rëndësishme globale për dialogun dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Nën moton “Diplomaci, Dialog, Diversitet”, ky forum, sipas ministrit Malaj, mblodhi liderë, politikëbërës dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat që koha po na dikton, si dhe gjetjen e mënyra për të ndërvepruar në mënyrë më aktive.

“Në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më të padukshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor”, theksoi Malaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj nënvizoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë të nivelit të lartë është një mundësi e çmuar për të forcuar dialogun, për të promovuar politikat tona dhe për të kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik”.

Malaj shtoi se gjatë forumit pati mundësinë të takohej me homologët e vendeve të tjera dhe të ndante përvojat.

“Me shumë interes u prit edhe diskutimi nga Bill Gates, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të inovacionit në arritjen e progresit”, nënvizoi Malaj.

1 nga 5

/m.q/a.f/

The post Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plagoset me thikë 60-vjeçari në Has, arrestohet autori

By: Elva
1 December 2025 at 14:22

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Has, pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Raportohet se i arrestuari Qazim Cahani. Ndërkohë i plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e tyre. “Nga veprimet hetimore rezulton se, […]

The post Plagoset me thikë 60-vjeçari në Has, arrestohet autori appeared first on BoldNews.al.

Në Gjonaj të Hasit përgatitet flija gjigante 100 kilogramëshe në “Darkën e bereqetit hasjan”

13 November 2025 at 16:52


Në fshatin Gjonaj të Hasit, është mbajtur për të tretin vit radhazi aktiviteti tradicional “Darka e bereqetit hasjan”, i cili mbledh banorë të zonës, mysafirë nga Prizreni e më gjerë, për të festuar fundin e të korrave dhe bereqetin e vitit.

Në qendër të festës ka qenë flija gjigante, një veçori tashmë e njohur e këtij aktiviteti, e përgatitur nga Ramadan Totaj – anëtar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori”.

Totaj tha se përgatitja e kësaj flije kërkon përkushtim dhe përvojë, ndërsa theksoi se këtë vit ajo peshonte plot 100 kilogramë dhe ishte rreth 2 metra e gjatë.

“Ky është një simbol i bashkimit dhe gëzimit për fundin e një viti të begatë. Flija përgatitet me dashuri, dhe është krenari për të gjithë ne që e mbajmë gjallë këtë traditë,” u shpreh Totaj.

Kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, tha se “Darka e Lamës” është ndër festat më origjinale dhe autoktone të Hasit, që pasqyron më së miri shpirtin punëtor dhe mikpritës të banorëve të kësaj treve.

Edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, mori pjesë në këtë ngjarje, duke theksuar se festa të tilla që ruajnë e përcjellin traditat shqiptare duhet të përkrahen vazhdimisht.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe antropologia e njohur amerikane, Janett Reineck, e cila vlerësoi se “Darka e bereqetit hasjan” ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të Hasit.

Pjesëmarrësit shijuan ushqimet tradicionale dhe atmosferën festive, ndërsa flija gjigante, e përgatitur në mënyrë kolektive nga banorët e Gjonajt, mbeti atraksioni kryesor i ditës.

“Darka e Lamës”, e njohur gjithashtu si “darka e lamijeve, e fushës dhe e bereqetit”, është një festë tradicionale që simbolizon përfundimin e të korrave të drithërave dhe vjeshtës, duke kremtuar një vit të mbarë dhe të begatë për banorët e Hasit.

Përurohet rruga Gorozhup-Pogaj, projekt i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

PRISHTINË, 4 tetor /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, prefektin e Qarkut Kukës, Dritan Baji, kryetarin e Bashkisë Has, Miftar Dauti, deputetë të dy kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, përuruan sot rrugën ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, Kurti tha se përurimi i kësaj rruge është tejet i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, por edhe për turizmin malor e kulturor, të dy vendeve, si një arterie vendimtare për qarkullimin e lirë, për shkëmbimet të cilat do të jenë gjithnjë e më të mëdha, transmeton KosovaPress.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se pas përfundimit të rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapot, e cila ishte me vlerë prej 2.6 milionë euro, kjo rrugë, Gorozhup-Pogaj është në vlerë prej afër 1 milion euro dhe me gjatësi prej 3.7 kilometra.

Rruga e përuruar sot lidh fshatrat Gorozhup edhe Pogaj, që historikisht kanë qenë një dhe të cilat i bashkojnë familja, tradita dhe jeta e përditshme.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, u shpreh se para dy vitesh është nënshkruar protokolli i marrëveshjeve për tri rrugë, rrugën Kërstec-Pakishtë-Zapot, e një rëndësie të veçantë, këtë rrugë të cilën po e përurojmë sot që i ka ndarë padrejtësisht banorët prej shumë e shumë kohësh, dhe rrugën Dobrunë-Blinishtë, e cila ka qenë pjesë e kësaj marrëveshje.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të vazhdojë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë edhe për shumë projekte të tjera, të cilat janë shumë të rëndësishme në këtë zonë. Me këtë rast, ai përmendi se një prej projekteve më të rëndësishme është vazhdimi i kësaj rruge prej Pogaj në Kishaj, pastaj Kishaj-Cahan, dhe nga Cahani në Krumë.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj, tha se në këtë ditë solemne duke inauguruar këtë rrugë, hapet një kapitull i ri në dobi të kombit. Ai theksoi se rruga Gorozhup-Pogaj është më shumë sesa asfalt apo gurë, është një urë që lidh dy fshatra, dy treva, dy anë të një kombi, dhe se ky investim është testament i lidhjes sonë historike dhe shpirtërore, lidhje që ka mbijetuar në shekuj.

Kryetari i bashkisë Has, Miftar Dauti, falënderoi kryeministrin Kurti për punën e bërë, duke thënë se sot Hasi ka plotësuar ëndrrën disavjeçare, bashkimin e trojeve hasjane. /KosovaPress/

The post Përurohet rruga Gorozhup-Pogaj, projekt i marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Vetëm pak minuta larg Hasit’, reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni

By: Elva
21 September 2025 at 09:21

Një reportazh i gazetës britanike The Sun i ka kushtuar vëmendje fenomenit të emigracionit masiv nga Shqipëria, duke marrë shembull fshatin Golaj në veri të vendit, vetëm pak minuta larg qytetit të Hasit. Nga një komunitet me rreth 4,000 banorë, thuajse 60% e të rinjve kanë braktisur vendlindjen për të shkuar në Britani të Madhe, […]

The post ‘Vetëm pak minuta larg Hasit’, reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave

By: Elva
9 September 2025 at 08:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë–Golaj. Policia e Kukësit bëri me dije se një nga drejtuesit e automjeteve tip “Benz”, shtetasi me iniciale N.S., humbi jetën në vendngjarje. Mëngjesin e sotëm është konfirmuar edhe vdekja e një pasagjeri, i cili ishte mes të plagosurve. Viktima […]

The post Aksidenti tragjik në Has, shkon në dy numri i viktimave appeared first on BoldNews.al.

Aksident tragjik në Has, humb jetën drejtuesi i mjetit

By: Elva
8 September 2025 at 21:03

Një aksident me pasoja fatale është regjistruar sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues automjeti ka humbur jetën pasi makina doli nga rruga. Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e devijimit të automjetit mbeten ende të paqarta. Raportohet gjithashtu se një i ri, rreth 23 vjeç, ka mbetur i plagosur nga aksidenti.  

The post Aksident tragjik në Has, humb jetën drejtuesi i mjetit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Has, një viktimë dhe dy të plagosur

8 September 2025 at 20:49

Një aksident ka ndodhur në Has, në segmentin Krumë-Golaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i një prej mjeteve. Ndërsa kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Aksidenti në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

By: M C
8 September 2025 at 21:04

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në fshatin Golaj të Hasit, ku një drejtues mjeti ka humbur jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka devijuar nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke sjellë pasoja fatale për drejtuesin, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.

Nga aksidenti dyshohet të jenë plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Aksidenti në Has, një i vdekur dhe dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

4 September 2025 at 10:24

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, Has, në depon e një banese. Si pasojë e shpërthimit, autoritetet raportojnë se ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, janë shkaktuar dëme […]

The post Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës

By: V K
4 September 2025 at 10:47

Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, një bombol gazi ka shpërthyer  në qytetin e Krumës, Has, në depon e një banese.

Si pasojë e shpërthimit, autoritetet raportojnë se ka mbetur e plagosur pronarja e banesës, shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post Shpërthen bombola e gazit në Has, plagoset pronarja e banesës appeared first on Albeu.com.

Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle

By: V K
26 August 2025 at 14:28

Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një goli vendimtar të të riut Rio Ngumohas në minutat shtesë.

Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak.

Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca e Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi.

Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim.

Bruno Guimaraes, ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1.

Në minutën e 88-të, William Osula, barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.

Gjyqtari dha 11 minuta shtesë dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.

Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime, ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit.

Kjo fitore i jep Liverpoolit një fillim të shkëlqyer të sezonit me dy fitore, ndërsa Newcastle mbetet me një barazim, nga dy përballjet e para të sezonit.

 

The post Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

By: redi
18 July 2025 at 14:17

Kreu demokrat i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti ka reaguar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në bashkitë me performancë të dobët. Ai tha se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.

Source

❌
❌