Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në tentativë në Medvec të Lipjanit.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 18:40.
“Ankuesi mashkull kosovar, kishte vërejtur një person me një shall mbi kokë dhe sëpatë në dorë, i cili kishte kërkuar nga viktima t’ia dorëzojë të gjitha të hollat që i kishte, mirëpo viktima kishte arrit të largohej nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Kandidati për deputet nga LVV, Glauk Konjufca, shoqëruar nga kryetari Qemajl Aliu, ka takuar të rinjtë e vullnetarët e Shtimes.
Ai ka theksuar se angazhimi i përbashkët duhet të vazhdojë për të vazhduar përpara rrugën e nisur të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa në Podujevë, bashkë me kryetarin Shpejtim Bulliqi, ka takuar vullnetarët atje, duke vlerësuar vullnetin e përkushtimin e tyre për fitoren e 28 dhjetorit.
Me qytetarët e Ferizajt e me qytetarët e Sllovisë së Lipjanit, Konjufca ka folur për punët e mira të Qeverisë Kurti, duke theksuar nevojën e vendosmërinë që të dielën e 28 dhjetorit të vazhdohet edhe për katër vite të tjera me siguri dhe begati, me Lëvizjen Vetëvendosje dhe numrin 116.
Një person është arrestuar për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç'rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit: H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.
“I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor. Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Njësitë policore kanë ndërhyrë pas marrjes së një informate për një zjarr që kishte shpërthyer në fshatin Kojsk të Lipjanit.
Në vendin e ngjarjes, policia ka hasur dy persona kosovarë të cilët kishin pësuar lëndime nga zjarri.
Të njëjtit kanë marrë tretman të menjëhershëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë ekzaminimit të lokacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, leja e së cilës kishte skaduar.
Sipas Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin është iniciuar një shënim zyrtar për rastin e zjarrit, ndërsa për armëmbajtje pa leje është hapur rast i veçantë.
E dyshuara kosovare është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/
“Vrasje e rëndë në tentativë, mospërfillje e gjykatës. Lipjan 24.11.2025 – 08:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, kishte goditur bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësia policore ka arrit të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
“Po rreth orës 12:30 është arrestuar i dyshuari K.E., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ sipas nenit 173 te kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, gruaja që dyshohet se u sulmua me sëpatë sot nga burri i saj në Gadime të Lipjanit, është në gjendje stabile.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
“Gjendja e saj është stabile”, tha shkurt Syla. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për Telegrafin se incidenti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, në bazë të nenit 172, paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Shalës, i dyshuari ndodhet ende në arrati.
Ajo ka shtuar se prokurori i shtetit, në koordinim me njësitet e tjera relevante, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë për të marrë më shumë informata, por deri në këto momente nuk kanë kthyer përgjigje./Telegrafi/
Edhe më tutje vazhdon të jetë e pa zbardhur vdekja e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, që dyshohet që vdiq pasi u arrestua nga zyrtarë policor në korrik të këtij viti. Familja thonë se janë në terr informativ nga institucionet e autopsia për të nuk ka dalur akoma.
Në orët e para të 7 korrikut të këtij viti, vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu pasi u arrestua nga policia në qendër të Lipjanit.
Pak orë pas rastit, video të xhiruara nga momenti i arrestimit të Zejnullahut janë publikuar në media, duke nxitur reagim të shumta.
Për këtë në pranga u vunë 5 zyrtarë policor, të cilët për disa ditë qëndruan nën masën e paraburgimit.
Gjithsesi, familja e tij dhe organet vendimmarrëse janë në pritje të raportit të obduksionit por edhe pas pesë muajsh, ai nuk ka dal akoma.
Familja e 27 vjecarit po thonë se nuk kanë pranuar asnjë informacion për rastin.
“Jo ende asnjë përgjigjje nuk kemi, tani kur u bën 5 muaj. Jemi ende në terr total, duke mos marrë asnjë informacion nga institucionet”, ka thënë Alban Fejzullahu- vëllau i Agon Fejzullahut.
Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje nga Prokuroria themelore në Prishtinë e nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, njohës të ligjit po thonë se në raste të tilla duhet të kishte efikasitet nga institucionet përgjegjëse.
“Kosova e ka një precedent të hidhur sa i përket obduksioneve ruajtjes së dëshmisë, djegies së instituteve të cilat janë kompetente për ruajtjen e provave pastaj nuk është vetëm ky rast, kemi raste të hidhura nga precedenti i hidhur në Kosovë, sic është rasti i vjedhjes së kokainës në dhomën e dëshmisë së Policisë, vetëvrasje e drejtorit të AKP-së, kemi shumë raste që nuk janë zbardhur..”, ka thënë Musa Damati – avokat.
“Ka vonesa në nxjerrjen e ekspertizave kjo nga fakti se thuhet se kanë mungesë të stafit dhe në pothuajse të gjitha rastet ka vonesa të tilla, në nxjerrjen e këtyre ekspertizave dhe problemi i dytë që qëndron në praktikë kur palët nuk trajtohen me këtë ekspertizë dhe kërkohet super ekspertizë e që kjo kërkohet jashtë shtetit të Kosovës..”, ka thënë Florim Shefqeti – avokat.
5 zyrtarët policor të dyshuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” janë liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Apelit vetëm pak ditë, pasi iu shqiptua kjo masë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.
Reagime për rastin kishte pasur edhe nga përfaqësues institucionalë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të cilët kërkuan hetim të shpejtë e të drejtë lidhur me rastin./Tv Dukagjini
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj në Lipjan, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një telefon celular që dyshohet se është përdorur për kryerjen e kësaj vepre.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Dobraj e Madhe të Lipjanit, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari mashkull kosovar fillimisht ka sulmuar fizikisht një të mitur, ndërsa më pas me veturën e tij ka goditur edhe një viktimë tjetër po ashtu mashkull kosovar.
Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivet që çuan në këtë incident të rëndë./Telegrafi/
Një person dyshohet se ka dhunuar një grua në Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 25.10.2025.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Dhunim. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Policia e Kosovës në Lipjan raporton se një person i dyshuar mashkull ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit.
Sipas policisë, pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Policia thekson se hetimet për rastin janë në vazhdim. /Telegrafi/
Në fshatin Banullë të Lipjanit është raportuar një rast vjedhjeje.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari kosovar. Nga aty janë vjedhur një pushkë gjuetie me leje, stoli ari dhe para të gatshme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në një strehimore në Lipjan, pasi ajo ka shkaktuar dëme materiale dhe ka kanosur stafin e qendrës.
Sipas raportit të Policisë, e dyshuara shtetase e Kosovës dhe e strehuar në strehimore ka dëmtuar tri dyer të objektit dhe më pas u është vërsulur punëtorëve të qendrës, duke i kanosur ata.
Pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara është shoqëruar në stacion dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti kanosi zyrtarët policorë për një gjobë në trafik.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haredin Bajrami” në Lipjan, të martën në 17:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i kishte kanosur dy zyrtarë policorë pasi ata ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënie të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:31, në qytetin e Lipjanit.
Sipas njoftimit rasti është raportuar si zjarr në një parking të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.
"Puna e zyrtarëve nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë rezultuar me identifikimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar mbrëmë", thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar. /Telegrafi/
Në zgjedhjet lokale, disa kryetarë komunash kanë arritur të sigurojnë mbështetje të madhe qytetare, duke fituar me përqindje të larta të votave në komunat e tyre.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), aktualisht kryetari me përqindjen më të lartë të votave është Sami Lushtaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili fitoi në Komunën e Skenderajt me 83.45% të votave, duke lënë prapa të gjithë kandidatët e tjerë në nivel vendi.
Pas tij renditet Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili fitoi 58.78% të votave në Komunën e Istogut.
Në vendin e tretë është Agim Aliu nga PDK, që fitoi 56.47% të votave në Ferizaj.
I katërti në këtë listë është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 53.42% në Podujevë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, i cili mori 53.41% të votave në Malishevë.
Lista vazhdon me Ramiz Lladrovcin, kandidat i pavarur në Komunën e Drenasit, i cili fitoi me 52.32% të votave, dhe më pas me Bashkim Ramosajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që fitoi 51.57% në Deçan.
Ndërsa në fund të listës së kryetarëve që fituan me përqindje të larta janë:
Imri Ahmeti (LDK) – Lipjan me 51.15% të votave.
Mehmet Ballazhi (PDK) – Hani i Elezit me 50.94% të votave.
Kadri Rahimaj (LVV) – Kamenicë me 50.56%.
Qemajl Aliu (LVV) – Shtime me 50.47% të votave. /Telegrafi/
Procesi i votimit në Zgjedhjet Lokale 2025 po zhvillohet përgjithësisht normalisht, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Megjithatë, në disa komuna janë raportuar incidente të vogla, si raste të fotografimit të fletëvotimeve.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, pjesëmarrja në votime deri në orën 13:00 mbetet e ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Në kryeqytet, deri në këtë orë kanë votuar 18.58% e qytetarëve, që përkthehet në 41,304 votues nga 222,326 të regjistruar, raporton Telegrafi.
Në Fushë Kosovë, pjesëmarrja është 18.12%, apo 9,254 votues nga gjithsej 51,075 me të drejtë vote, ndërsa në Lipjan përqindja është 18.73% (12,425 votues nga 66,348).
Në Obiliq, dalja është pak më e lartë – 20.93%, që përfaqëson 5,482 qytetarë nga 26,188 të regjistruar.
Komuna e Drenasit vazhdon të ketë një pjesëmarrje më të ulët, me 17.84% ose 10,227 votues nga 57,342 që kanë të drejtë vote.
Në Podujevë, deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 17.12% e qytetarëve (14,841 nga 86,668), ndërsa pjesëmarrjen më të lartë në rajonin e Prishtinës e mban Graçanica, me 23.82%, që përfaqëson 6,029 votues nga 25,311 të regjistruar. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot dy kontrata të rëndësishme që synojnë forcimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në vend.
Kontratat përfshijnë projektin QMI – Lipjan, me një vlerë prej 6.9 milionë euro, si dhe rikonstruktimin e rrugës Prekoc – Marec – Krilevë, që kap shumën prej 3.1 milionë euro, përcjell Telegrafi.
Durmishi theksoi se këto investime janë dëshmi e qartë se zhvillimi infrastrukturor nuk mbetet në nivel premtimesh, por po realizohet çdo ditë përmes punës konkrete dhe projekteve të qëndrueshme që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe nxisin zhvillimin ekonomik të zonave. /Telegrafi/