Zjarr afër kontejnerëve në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa afër ndodhen kontejnerët.

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa afër ndodhen kontejnerët.

Kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së shtunës.
Lexues të Telegrafit kanë sjell fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa shihet duke dal tym nga kulmi i shtëpisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit.
Telegrafi i ka shkruar Policisë dhe Zjarrfikësve dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Ratkoc, në komunën e Rahovecit.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 02:40, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar informacion për një incident zjarri. Njësitë policore, në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se zjarri kishte përfshirë dhe djegur një autoambulancë të QMF-së, duke shkaktuar gjithashtu dëme materiale edhe në objektin e kësaj qendre shëndetësore.
Zjarri është lokalizuar në kohë dhe nuk është raportuar për të lënduar. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.
Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe sigurimit të provave në vendin e ngjarjes, policia ka identifikuar një person të dyshuar, i cili dyshohet se për motive ende të panjohura i ka vënë flakën autoambulancës.
Më vonë, rreth orës 18:50, falë veprimeve operative të zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari me inicialet H.H., mashkull i moshës madhore.
Gjatë arrestimit, ai ka tentuar t’u ikë zyrtarëve policorë, por është ndaluar pas një ndjekjeje në një zonë malore, në afërsi të pikës kufitare “Qafë Prush”.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rasteve penale dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike./Telegrafi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit.
Ngjarja ka ndodhur në intervalin kohor nga ora 00:30 deri në 03:15, kur autoritetet janë njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën një restoranti.
Sipas njoftimit policor, në afërsi të restorantit është gjetur edhe një mjet shpërthyes me fitil ndezës. Njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese (IEDD) ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale.
Po ashtu, dyshohet se edhe rreth një javë më parë ka pasur një tentativë të ngjashme për zjarrvënie ndaj të njëjtit objekt. Për fat, nuk raportohet për persona të lënduar.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa policia po punon për identifikimin e të dyshuarve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Telegrafi/

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dëmtuar pesë vetura pasi është vërejtur një person duke ndezë zjarre.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të premten.
“Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura”, thuhet në raport.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/

Një banesë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Pejë, ndërsa Policia ka evakuuar disa banorë.
Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 05:40 Policia është njoftuar se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, në ndërtesën ‘Rokaqielli’ në katin e tetë, një banesë është përfshirë nga zjarri”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se në vend-ngjarje kanë dalë Policia, zjarrfikësit dhe një ekip mjekësore.
Policia bëri të ditur se për shkaqe sigurie disa banorë janë evakuuar.
Gashi theksoi tutje se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.
Në vend-ngjarje janë njësitet kompetente policore. /Telegrafi/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët.
Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj, raporton euronews.al.
Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.
Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënie të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:31, në qytetin e Lipjanit.
Sipas njoftimit rasti është raportuar si zjarr në një parking të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.
"Puna e zyrtarëve nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë rezultuar me identifikimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar mbrëmë", thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar. /Telegrafi/

Një xhamie në Mbretërinë e Bashkuar i është vënë zjarri - me dy persona ende brenda - në një sulm të dyshuar zjarrvënieje që policia po e trajton si një krim urrejtjeje.
Ky është incidenti i fundit i dhunshëm që raportohet në një verë britanike të ngarkuar politikisht, gjatë së cilës incidentet e urrejtjes islamofobe dhe antisemite kanë mbetur të larta, dhe vjen vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës jashtë një sinagoge në Mançester.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy persona me kapuçë u përpoqën të hapnin derën e xhamisë të shtunën në mbrëmje përpara se të hidhnin benzinë në shkallë dhe t'i vinin flakën, tha për CNN një menaxher vullnetar i xhamisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
🚨 MOSQUE is Peacehaven, Sussex goes up in flames 🔥 🇬🇧
Oh no! Anyway.....pic.twitter.com/1SsxTZihuE
— BRITAIN IS BROKEN 🇬🇧 (@BROKENBRITAIN0) October 5, 2025
Ekipet e emergjencës nxituan në xhaminë në Peacehaven, pranë Brighton në bregdetin jugor të vendit, pak para orës 22:00 sipas orës lokale.
Kryetari i xhamisë dhe një bashkëbesimtar, të dy në të 60-at, po pinin çaj brenda kur dëgjuan një zhurmë të fortë jashtë dhe ikën nga ndërtesa ndërsa flakët u përhapën në hyrjen kryesore, sipas menaxherit të xhamisë.
Nuk dihet nëse zjarrvënësit e dyshuar e dinin se njerëzit ishin brenda në atë kohë.
“Mund të kishin vdekur lehtësisht”, tha menaxheri për CNN, duke thënë “këta njerëz erdhën me qëllim të plotë për të shkaktuar dëme maksimale”.
“Kryetari dridhej gjatë gjithë kohës dhe një fqinj doli në rrugë duke qarë”, tha ai.
Peacehaven Mosque was set on fire tonight by two cowards in masks.
Pulled up in the middle of the night thinking they’re brave.
You’re not brave. You’re clowns.
Alhamdulilah the elderly uncle inside and families who live nearby were not injured. pic.twitter.com/1jgwfEACUR
— PluggyTalks CEO (@manzonamisson) October 5, 2025
“Të gjithë janë të frikësuar. Nëse dikush ishte i gatshëm ta bënte këtë, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”.
Xhamia e vogël, e hapur katër vjet më parë, u shërben 10 deri në 15 besimtarëve që ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes në orën 8:15 të mbrëmjes sipas kohës lokale.
Pasi xhamia u mbyll, kryetari qëndroi me një vullnetar tjetër për një filxhan çaj.
“Ata janë të moshuar në të 60-at dhe zakonisht e bëjnë këtë. Xhamia zakonisht është një mjedis shumë miqësor dhe i relaksuar”, tha menaxheri.
Policia theksoi se zjarri dëmtoi pjesën e përparme të xhamisë dhe një automjet të parkuar jashtë. /Telegrafi/

Një xhami në Mbretërinë e Bashkuar u dogj me dy persona ende brenda në një sulm të dyshuar zjarrvënieje që policia po e trajton si një krim urrejtjeje, shkruan CNN.
Ky është incidenti i fundit i dhunshëm që raportohet në një verë britanike të ngarkuar politikisht, gjatë së cilës incidentet e urrejtjes islamofobe dhe antisemite kanë mbetur të larta, dhe vjen vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës jashtë një sinagoge në Mançester.
Dy persona me maska u përpoqën të hapnin derën e xhamisë me forcë të shtunën në mbrëmje përpara se të hidhnin benzinë në shkallë dhe t'i vinin flakën, tha për CNN një menaxher vullnetar i xhamisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
Ekipet e emergjencës nxituan në xhaminë në Peacehaven, pranë Brighton në bregdetin jugor të vendit, pak para orës 22:00, transmeton Telegrafi.
Imami i xhamisë dhe një bashkëbesimtar, të dy në të 60-at, po pinin çaj brenda kur dëgjuan një zhurmë të fortë jashtë dhe ikën nga ndërtesa ndërsa flakët u përhapën në hyrjen kryesore, sipas menaxherit të xhamisë.
Nuk dihet nëse zjarrvënësit e dyshuar e dinin se njerëzit ishin brenda në atë kohë.
“Mund të kishin vdekur lehtësisht”, tha menaxheri për CNN, duke thënë se “këta njerëz erdhën me qëllim të plotë për të shkaktuar dëme maksimale”.
“Kryetari dridhej gjatë gjithë kohës dhe një fqinj doli në rrugë duke qarë. Të gjithë janë të frikësuar. Nëse dikush ishte i gatshëm ta bënte këtë, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas”, tha ai.
Xhamia e vogël, e hapur katër vjet më parë, u shërben 10 deri në 15 besimtarëve që ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes në orën 8:15 të mbrëmjes.
Pasi xhamia u mbyll, imami qëndroi me një vullnetar tjetër për një filxhan çaj.
“Ata burra të moshuar në të 60-at dhe zakonisht e bëjnë këtë. Xhamia zakonisht është një mjedis shumë miqësor dhe i relaksuar”, tha menaxheri. /Telegrafi/

Fejton nga Boldnews.al Unë jam një i pasur, një zengjin i ri pluralizmi, ose edhe një oligark, nëse keni qejf të më quani kështu. Mos më pyesni si i kam bërë paratë; me tendera qeverie, me trafik droge, me mashtrim apo edhe me trashëgimi të ligjshme. Nuk ka ç’ju duhet. Ajo që duhet të dini […]
The post Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar appeared first on BoldNews.al.
TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Një 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël në Dimal.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin K. B., 63 vjeç, banues në Poshnje, Dimal.
Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, dhe nga përhapja e flakëve u dogjën disa bimë dhe u rrezikuan banesat përreth.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
/gj.m/j.p/
The post Ndezi zjarr në fshatin Poshnje e Vogël, arrestohet në flagrancë 63-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli”, dhe si pasojë u dogjën 600 metra katrorë me lëndë drusore të linjave hekurudhore.
Policia njoftoi sot se “si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 51 vjeç, banues në Fier”.
“51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katrorë me lëndë drusore të linjave hekurudhore”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/m.q/j.p/
The post Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në Fier, arrestohet 51-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat bënë të mundur ndalimin e shtetasit V. R., 65 vjeç, banues në fshatin Rabijak, i cili dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në pronësi të tij.
Flakët dolën jashtë kontrollit dhe rrezikuan banesa si dhe toka të mbjella me pemë frutore.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat përsërit apelin për të gjithë qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veprim i cili jo vetëm që përbën rrezik serioz për jetën dhe pronën, por është i dënueshëm sipas ligjit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë menjëherë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme, duke telefonuar në numrin pa pagesë 112.
Garantohen anonimat i plotë dhe reagim i shpejtë dhe profesional nga strukturat përkatëse.
The post Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 65-vjeçari në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten është përshirë nga zjarri në garazh në Pejë.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 04:35.
“Është përfshirë nga zjarri garazha pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në momentin e shpërthimit të zjarrit në garazh ishin të parkuara dy vetura si dhe aty kishte pas edhe disa pajisje pune”, thuhet në raport.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërkaq në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
The post Zjarri në një garazh në Pejë, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.
TIRANË, 14 gusht/ATSH Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori, kryesisht në disa bashki në jug të vendit. Më të prekurat nga këto zjarre kanë qenë fshatra të bashkive Delvinë, Finiq dhe Gramsh.
Policia e Shtetit deklaroi sot se strukturat e saj në të gjithë vendin, përgjatë muajve qershor, korrik dhe deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve.
Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
“Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse. Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, apelon Policia e Shtetit.
The post Policia: 137 zjarrvënës të identifikuar në tre muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Shqipëria po vazhdon të përballet me situatë të rëndë për shkak të zjarreve.
Policia e Shtetit në një njoftim për media bën të ditur se nga qershori deri më sot janë deri sot, janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve.
“Prej qershorit deri më datë 14 gusht, strukturat e Policisë kanë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve, nga të cilët 46 janë arrestuar, ndërsa 91 janë proceduar penalisht.
Ndërkohë, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale, në drejtimin e drejtuesve të qarqeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vijojnë të jenë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe duke mbështetur Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit, për shuarjen e flakëve”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe, në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre, gjersa theksojnë se blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.
“Mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse.
Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
The post Policia e Shtetit me dronë po monitoron zonat për të identifikuar personat që po shkaktojnë zjarre appeared first on Telegrafi.
TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se, gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.
Kreu i qeverisë theksoi se, 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.
Rama nënvizoi në një postim në rrjetet sociale se, Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve.
Më herët përmes një reagimi kryeministri theksoi se, ata që ndezin zjarre qëllimisht duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji.
“Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”, shkroi Rama.
/gj.m/j.p/
The post Rama: 10 autorë të zjarrvënieve u arrestuan, 4 u proceduan gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Policia në Memaliaj identifikoi dhe arrestoi autorin e zjarrvënies në fshatin Iliras, nga i cili u dogjën territori i fshatit Koshtan, 3 banesa, 400 pemë frutore dhe mjedis pyjor.
Mëngjesin e sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër, DVP Fier dhe me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar të fshatit Iliras, konkretisht në vendin e quajtur “Hams”, kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit të Policisë Memaliaj mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në këtë fshat.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën territori i fshatit Koshtan, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, rreth 400 pemë frutore dhe 3 banesa (aktualisht të pabanuara).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon sërisht, për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me pasoja penale.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
The post Memaliaj, arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Iliras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Në Berat janë identifikuar dhe vënë në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe serra, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke.
Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serrave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
/gj.m/j.p/
The post Arrestohen 4 autorë të zjarrvënieve në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.