Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Investime në ndriçim rrugor për zonat turistike të Malësisë së Madhe

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Bashkia Malësi e Madhe do të zbatojë gjatë këtij viti një sërë projektesh publike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës në zonat me potencial turistik, në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit lokal.

Investimet, të financuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të përqendrohen kryesisht në modernizimin e ndriçimit rrugor, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe burime alternative të energjisë. Ndërhyrjet do të realizohen në disa prej destinacioneve më të vizituara të bashkisë, përfshirë Razmën, Bogën dhe Reçin.

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj,  u shpreh për mediet se, projektet do të nisin në fillim të vitit dhe do të synojnë jo vetëm rritjen e sigurisë dhe komoditetit për vizitorët, por edhe përmirësimin e kushteve për komunitetin vendas.

Ai theksoi se investime të ngjashme janë realizuar më herët edhe në zona të tjera, si Vermoshi, me rezultate pozitive.

“Në fillim të vitit do fillojmë investimet kryesisht tek ndriçimi, me shtylla, panele diellorë. Kjo ka ndodh edhe në Vermosh. Razma është një zonë që po preket nga projekti. Reçi, Boga dhe zonat e tjera që kanë nevojë për mirëmbajtje apo ndërhyrje”, tha Marinaj.

Këto ndërhyrje pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e atraktivitetit të Malësisë së Madhe si destinacion turistik gjatë gjithë vitit, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës. e.xh/

The post Investime në ndriçim rrugor për zonat turistike të Malësisë së Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI)

By: Brisi
28 December 2025 at 13:10

Një 57 vjeçar, i identifikuar si Aleksandër Malaj, është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet në Malësi të Madhe 57 vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

By: D Marku
26 December 2025 at 22:26

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri appeared first on Albeu.com.

Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

By: armand
26 December 2025 at 17:59

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës, me pasojë dy të plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe. Burime zyrtare nga policia vendore thanë se shoferi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, […]

The post Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Malësinë e Madhe/ Kamioni del nga rruga, lëndohen dy persona

By: Rovena
26 December 2025 at 17:56

Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Moti i keq, rrufeja shkrumbon banesën 2-katëshe në Malësinë e Madhe

18 November 2025 at 09:50


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Preknicaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe. Bëhet me dije se një banesë dykatëshe është djegur nga flakët.

Zjarri mësohet se ka rënë rreth orës 02:00 të natës në shtëpinë dykatëshe të Zef Preknicaj, raporton euronews.al.

Banesa është shkrumbuar plotësisht duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaku i rënies së zjarrit nga hetimet paraprake mendohet të jenë shkarkesat elektrike për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara në 24 orët e fundit.

Siç raportohet rrufeja ka shkarkuar në këtë shtëpi duke shkaktuar zjarrin që e dogji plotësisht shtëpinë. Ndërkohë, grupet e punës të bashkive, bashkë me Emergjencat Civile dhe Forcat e Ushtrisë, grupet e OSHEE dhe të institucioneve të tjera janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

Policia publikon pamje nga operacioni “Neonët 2”, arrestohet një 22-vjeçar, procedohet penalisht nëna e tij dhe shpallet në kërkim babai

6 November 2025 at 13:01


Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “Neonët 2”, ku janë sekuestruar 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, kanabis, municion luftarak, etj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në zbatim të planit të masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjes dhe përpunimit të tyre për shitje.

“Si rezultat u finalizua operacioni policor i koduar ‘Neonët 2’. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 22 vjeç, u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja F. B., 54 vjeçe, dhe u shpall në kërkim babai i tij, shtetasi S. B., 57 vjeç, të tre banues në fshatin Bajzë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtyre shtetaseve dhe në një banesë të pabanuar në fshatin Bajzë, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 119 bimë dhe 168 fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë lënde të dyshuar narkotike Cannabis sativa, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë.

Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit S. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve hetimor dhe procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit E. Ç., 27 vjeç dhe F. D., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Bajzë, dhe nisi procedimi penal për shtetasit L. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bajzë, dhe I. D., 53 vjeçe, banuese në Koplik, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se po vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/


Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE

By: armand
3 November 2025 at 16:17

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga paraburgimi 4 punonjësit e OSHEE të Malësisë së Madhe, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, të dyshuar si bashkëpunëtor në lidhjen e energjisë elektrike në 3 “shtëpi bari”. Katër punonjësit dyshoheshin për veprën penale “shpërdorim detyre”. Njëri prej drejtuesve të OSHEE në Malësinë e Madhe,Gëzim Hoxha është liruar […]

The post Lejuan lidhjen e energjisë elektrike për “shtëpitë e barit”, lirohen punonjësit e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet laborator kanabisi në Malësi të Madhe, 6 të arrestuar

2 November 2025 at 14:09

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Shërbimet e Policisë në Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, finalizuan operacionin e koduar “Neonët”, duke zbuluar 3 ambiente të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis me anë të llambave.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë S. P., 48 vjeç dhe L. P., 69 vjeç (kushërinj), ndërsa u shpall në kërkim K. P., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.

Gjithashtu, u ndaluan 4 punonjës të OSHEE-së, ndërsa 2 të tjerë u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientet e kultivimit.

Policia sekuestruar 1110 bimë kanabis, 1.8 kg lëndë narkotike në formë boçe, si dhe një sërë paisjesh për kultivim dhe tharje, përfshirë 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

“Materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim”, njofton policia.

The post Zbulohet laborator kanabisi në Malësi të Madhe, 6 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, pranga dy personave, procedohen disa punonjës të OSHEE (Emrat)

By: armand
2 November 2025 at 14:12

Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Nga kontrollet në 3 ambiente në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 […]

The post ‘Shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, pranga dy personave, procedohen disa punonjës të OSHEE (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

I dënuar për dhunë në familje në Itali, kapet 58-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi

30 October 2025 at 09:36

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

“Lojëra Popullore Fest”, festivali që promovon traditën kulturore

27 September 2025 at 16:10

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Pas suksesit të vitit të kaluar, këtë vit në bashkinë Malësi e Madhe u rikthye “Lojëra Popullore Fest” – Edicioni II, një aktivitet i cili synon të promovojë dhe të ruajë traditat e vyera të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, përmes lojërave popullore që kanë qenë pjesë e jetës së përditshme të brezave ndër vite.

Ky aktivitet u mbështetet nga bashkia Malësi e Madhe, duke e shndërruar këtë festë në një mundësi të mrekullueshme për komunitetin që të bashkohet, të argëtohet dhe të rikujtojë vlerat e identitetit tonë kulturor.

Në këtë festival u përfaqësuan grupet artistike të të rinjve nga bashkia Malësi e Madhe, që performuan lojëra popullore të zonës si dhe këngë e valle tradicionale popullore. Qëllimi i festivalit është të krijojë ura lidhëse mes brezave, duke i afruar të rinjtë me rrënjët e kulturës së tyre dhe duke sjellë përpara publikut lojërat tradicionale që mbajnë gjallë shpirtin e trashëgimisë sonë.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit lokal, të ftuarve dhe dashamirësve të kulturës popullore, duke ofruar një përjetim të veçantë, plot ngjyra, emocion dhe energji pozitive.

“Lojëra Popullore Fest” është më shumë sesa një aktivitet, është një ftesë për të festuar së bashku identitetin, historinë dhe traditat që na bashkojnë si popull.

The post “Lojëra Popullore Fest”, festivali që promovon traditën kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kultivuan mbi 12 mijë bimë narkotike, 14 të arrestuar në Malesinë e Madhe

7 September 2025 at 11:26


TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, më Malësinë e Madhe u arrestuan 14 persona, 10 të tjerë u shpallën në kërkim dhe dy u proceduan penalisht.

Policia njoftoi sot se “në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

“U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

“Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe”.

Sipas policisë nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.

“Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi”, njoftoi policia.

Policia bëri të ditur se nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boçeje dhe një sasi në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/

The post Kultivuan mbi 12 mijë bimë narkotike, 14 të arrestuar në Malesinë e Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari. Ishte punonjës i shërbimit pyjor

By: D Marku
5 September 2025 at 13:46

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, u kap një 62-vjeçar duke kultivuar 98 bimë narkotike në fshatin Vig. Shtetasi, punonjës i sektorit pyjor, u arrestua në flagrancë në parcelën ku ishte kultivimi.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies nga autoritetet. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Në pranga ra shtetasi Zef Lazri.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës / Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Kishte kultivuar 98 bimë narkotike, në fshatin Vig, kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga një 62-vjeçar.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Z. L., 62 vjeç, banues në fshatin Vig.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, punonjës i sektorit pyjor Vig, ka kultivuar 98 bimë narkotike, në një parcelë publike, në fshatin Vig. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post EMRI/ Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari. Ishte punonjës i shërbimit pyjor appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Zbulohet parcela me mbi 5 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, dy të arrestuar e dy në kërkim

5 September 2025 at 11:33

Policia e Malësisë së Madhe, në kuadër të operacionit “Koordina”, ka zbuluar në fshatin Aliaj një parcelë ku ishin kultivuar 5093 bimë narkotike. Si rezultat janë arrestuar dy persona, të cilët janë kapur në parcelë, ndërkohë janë shpallur në kërkim dy vëllezër dhe është vendosur nën hetim në grua, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin. […]

The post EMRAT/ Zbulohet parcela me mbi 5 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, dy të arrestuar e dy në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Kultivuan mbi 5 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, dy të arrestuar dhe dy vëllezër në kërkim

By: Fax Web
5 September 2025 at 11:40

Dy persona, 47 dhe 74-vjeç, janë arrestuar në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi në kuadër të operacionit “Koordinata”. Ata u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar 5093 bimë narkotike.

Nën hetim u vu një 57-vjeçare ndërsa në kërkim u shpallën dy vëllezër, 22 dhe 25-vjeç. Policia thotë se këta persona, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 5093 bimë kanabisi pranë banesave të tyre në Alijaj.

Njoftimi i policisë:

Kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetas (vëllezër), dhe u procedua një shtetase në gjendje të lirë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 47 vjeç, dhe K. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Alijaj. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja S. Sh., 57 vjeçe, dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Sh., 22 vjeç, dhe G. Sh., 25 vjeç (vëllezër), të afërm të gjithë me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e kryera, në bashkëpunim me DVKM Shkodër, dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 5093 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatin Alijaj, në afërsi të banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

[contact-form]

.

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e 2 mijë bimëve kanabisi, arrestohet 38-vjeçari nga Malësia e Madhe

3 September 2025 at 11:14

Efektivët e komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe kanë arrestuar një person, i cili ishte shpallur në kërkim që në vitin 2021 për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Vasel Mecaj, 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit […]

The post EMRI/ Në kërkim për kultivimin e 2 mijë bimëve kanabisi, arrestohet 38-vjeçari nga Malësia e Madhe appeared first on BoldNews.al.

Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Malësia e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të veriut të Shqipërisë, vitet e fundit falë investimeve në infrastrukturë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale “copëza nga Malësia e Kelmendit” si një ftesë për t’i vizituar ato edhe në prag të vjeshtës.

Rruga deri në Tamarë e ka shkurtuar largësinë me këto mrekulli dikur thuajse të paarritshme. Shtigjet e hershme përmes malesh tanimë me sinjalistikat ndërkombëtare dhe guidat turistike që shoqërojnë turistët në vendet më mbresëlënëse të fshatrave e maleve të Kelmendit, i kanë bërë më të prekshme e më reale bukuritë e zonës.

Malësia e Madhe, pjesë e të cilës është edhe Kelmendi, ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror.

Shpellat, kanionet, ujëvarat, rrjedhat e lumenjve, burimet, pllajat, peizazhet e magjishme i shoqërojnë turistët në udhëtimin e tyre në Malësinë e Kelmendit.

Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.

/k.s//r.e/

The post Rama: Copëza nga Malësia e Kelmendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali vizitë në Shkodër dhe Malësi të Madhe, diskutime për projektet me kryebashkiakët

28 August 2025 at 19:59

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një vizitë në Shkodër, ku pati një takim me kryetarin e bashkisë, Benet Beci.

Spiropali u shpreh se me Becin diskutuan për projektet e reja për Shkodrën.

“Shkodër, së bashku me kryetarin e bashkisë dhe mikun, Benet Beci. Gjithmonë bukur të shohësh nga afër, të dëgjosh e diskutosh për projektet e reja për Shkodrën kryezonjë, qytetin dhe njerëzit që i kanë dhe i meritojnë të gjitha të mirat”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Më pas kryeparlamentarja zhvilloi një vizitë edhe në Malësinë e Madhe, ku pati një takim me kryetarin e bashkisë, Tonin Marinaj, me të cilin diskutuan projektet e shumta të përfunduara, si dhe nevojën për të vijuar mbështetjen e investimeve, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe modernizimin e shërbimeve publike e infrastrukturës, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Gjithmonë kënaqësi vizitat në Malësi të Madhe. Me kryetarin e bashkisë, Tonin Marinaj diskutuam për projektet e shumta të përfunduara, si dhe nevojën për të vijuar mbështetjen e investimeve, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe modernizimin e shërbimeve publike e infrastrukturës, për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Spiropali vizitë në Shkodër dhe Malësi të Madhe, diskutime për projektet me kryebashkiakët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe

By: Elva
23 August 2025 at 12:10

Tre persona, babai dhe dy djemtë e tij, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë dhunuar dhëndrin e tyre, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup. Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, të Malisë së Madhe. Në pranga përfunduan Xheladin Çokaj, 64 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Arnit Çokaj, 30 vjeç, dhe Sefred […]

The post EMRAT/ Dh*nuan dhëndrin, arrestohet babai me dy djemtë në Malësi të Madhe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌