Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje

25 December 2025 at 09:07

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë, me rastin e Krishtlindjes, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza” është udhëhequr nga ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik dhe të përshpejtojë rrugën drejt hyrjes në familjen evropiane dhe të ruajë vlerat e shoqërisë.

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri. Kjo ka plagosur rëndë ndërgjegjen politike të botës. Mbi të gjitha po shkatërron shpresat e brezave të ri dhe po i bën të paaftë ata që të jetojnë në paqe dhe dashuri. Nuk është e mirë as gjendja mes nesh e për këtë nuk mund ta fajësojmë askënd, por të ndihemi bashkëfajtorë për çdo situatë që nuk e kemi në nivelin e duhur… E ndjej të nevojshme t’ju ftoj të jemi më të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen në të cilin kemi jetuar në vitin që po lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do të kontribuojnë të gjithë që vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe të arrijë të ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Dodë Gjergji.

Krishtlindja pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Në historinë e krishterë, lindja e Krishtit sjell mrekullinë e mishërimit – Zoti e bën veten plotësisht njerëzor duke marrë pamjen e një fëmije të pafuqishëm, por diçka e mrekullueshme ndodh në të vërtetë në çdo lindje.

Në Ditën e Krishtlindjes, të enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë. /Kosovapress/

The post Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot festohet Krishtlindja, Imzot Dodë Gjergji bën thirrje për stabilitet politik dhe paqe

25 December 2025 at 08:21


Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë që simbolizon shpresën, paqen dhe dritën.

Edhe në Kosovë, kjo ditë po shënohet me meshë solemne dhe tubime familjare, ku besimtarët shkëmbejnë urime për mirësi, dashuri dhe harmoni.

Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, u mbajt mesha qendrore e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë fjalimit të tij, ai bëri thirrje për paqe, reflektim dhe përgjegjësi shoqërore.

Imzot Dodë Gjergji theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik, duke shtuar se qytetarët duhet të kontribuojnë për një të ardhme më të qëndrueshme dhe për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian, si dhe për ruajtjen e vlerave bazë të shoqërisë.

Ai paralajmëroi se bota po përballet me kriza të thella morale dhe politike, të shoqëruara me urrejtje, padrejtësi dhe konflikte, të cilat po rrezikojnë shpresën e brezave të rinj dhe po dëmtojnë ndërgjegjen politike globale.

“Kjo situatë kërkon që të gjithë të ndjehemi përgjegjës dhe të angazhohemi për paqe, drejtësi dhe dashuri, duke kontribuar secili në rolin e vet qytetar”, ka theksuar Imzot Dodë Gjergji.

Krishtlindja festohet çdo vit në natën mes 24 dhe 25 dhjetorit dhe mbetet simbol i besimit, shpresës dhe bashkimit ndër njerëz. /Telegrafi/

​Përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa, Ipeshkvia e Kosovës organizoi pritje solemne për Krishtlindje

24 December 2025 at 19:41


Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji ka organizuar sonte pritje solemne, ku mori pjesë edhe e para e vendit Vjosa Osmani.

Gjatë fjalimit të tij, Dodë Gjergji tha se çdo shoqëri në këtë botë sot ka nevojë për paqe, dashuri e mirëkuptim.

“Festa e Krishtlindjes është festë e jona. Krishti, mbreti i paqes është për të gjithë, si çdo njeri dhe familje, vendi ynë dhe çdo shoqëri në këtë botë ka nevojë më së shumti sot për paqe dhe dashuri, mirëkuptim dhe gëzim ne zemrën e vet, sepse Krishti është drita që shndrin errësirën jo vetëm të natës së festës, por edhe të menduarit, ngjarjeve të cilat i jetojmë dhe që kanë kapluar në zemrën e njeriut një shoqëri apo familje. Le të jetë Krishti drita që shkëlqen në zemrën e secilit. Le të vazhdojmë së bashku për të lutur në këtë natë të shenjtë për secilin prej nesh për të gjitha besimet”, tha Dodë Gjergji.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i humanistes së madhe shqiptare Shën Nënë Terezës për të shprehur solidaritet me të gjithë ata që kërkojnë dhe kanë nevojë për ndihmë.

Ajo shpalosi edhe detaje nga vizita e saj në Vatikan, ku u takua me Papa Leonin e 14-të, me të cilin ka biseduar për rolin e Kosovës si një vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare.

Osmani tha se Kosova mbetet e përkushtuar për t’i forcuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe për të avancuar miqësinë historike.

“Përtej dritave që vezullojnë dhe simbolizojnë shpresën, reflektojmë mbi bujarinë solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe shoqëri. Krishtlindja është frymëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa… sipas shembullit të Shën Terezës le të kujdesemi jo vetëm sonte por gjatë gjithë vitit që vjen për ata që presin ndihmën tonë dhe kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore… Kam pasur nderin të pritem ditë më parë në audiencë private nga Papa Leoni i 14-të. Gjatë këtij takimi përcolla sërish urimet më të përzemërta për fillimet e misionit të tij dhe ftesën e përzemërt për një vizitë në Kosovë. Në këtë frymë biseduam edhe për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane si një vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndër-fetare, me përvojën historike të qëndresës, sakrificës dhe mbijetesës sonë. Kosova mbetet e përkushtuar për t’i forcuar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe për të avancuar miqësinë tonë historike duke udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë, paqja, dinjiteti njerëzor, solidariteti dhe respekti”, tha Osmani. /KP/

Vidhet këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë

By: Elva
19 December 2025 at 20:02

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku është vjedhur këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit, një monument kulture me vlera të veçanta historike dhe fetare. Manastiri ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, shumë pranë plazhit të njohur të Manastirit. Mungesa e këmbanës është konstatuar dy ditë më parë nga kujdestari […]

The post Vidhet këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Ndërroi lokacionin e koncerteve, reagon partneri i Dafina Zeqirit: Asnjë pengesë nuk e ndal uraganin

10 December 2025 at 13:00


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka njoftuar së fundmi një ndryshim të rëndësishëm lidhur me koncertet e saj.

Fillimisht të planifikuar për një sallë tjetër, koncertet tani do të mbahen te Pallati i Rinisë, për shkak të zgjedhjeve që do të jenë më 28 dhjetor.

E në lidhje me këtë u bë një reagim edhe nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Kreshnik Gjergji.

"Jo ndërrimi i sallës, po asnjë pengesë tjetër rrugës nuk e ndal Uraganin Supernova. Shkojmë 10 herë më fuqishëm me të njëjtat data në sallën e madhe të Boro Ramizit", ka shkruar ai.

Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka shtuar pritshmërinë për koncertin, duke treguar se asnjë situatë nuk mund të pengojë për të ofruar një spektakël të paharrueshëm.

Dafina do të performojë në dy data, 25 dhe 26 dhjetor, duke sjellë një program të pasur muzikor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme për fansat.

Tashmë po pritet me padurim për performancat e saj, që mbase mund të jenë eventet më të bujshme muzikore të vitit. /Telegrafi/

“Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra”, Kreshnik Gjergji paralajmeron një koncert që do të sjellë emocione të forta

9 December 2025 at 14:27


Koncerti madhështor i Dafina Zeqirit që do të mbahet më 25 dhe 26 dhjetor në Prishtinë ka hyrë tashmë në fazën e përgatitjeve intensive, dhe këtë e ka zbuluar vetë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të Dafinës teksa po ushtron vokalet para performancës së shumëpritur.

Në videon që ai ndau me ndjekësit, Dafina dëgjohet duke kënduar një nga këngët e saj më të vjetra, duke krijuar menjëherë nostalgji tek fansat.

Dafina Zeqiri/InstaStory

Kreshniku shoqëroi postimin me një mbishkrim që mori vëmendjen e të gjithëve: “Dafina po rikthen hitet e saj të vjetra për të dyja shfaqjet dhe ju do ta përjetoni të gjithë atë epokë".

Ky koment i tij la të kuptohej se Dafina po përgatitet të sjellë një performancë të fuqishme, emocionale dhe të paharrueshme në dy netët e koncertit.

Eventi pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë e fundvitit në kryeqytet, ndërsa fansat tashmë janë të entuziazmuar për të dëgjuar live hitet e saj të njohura.

Dafina, e cila në skenën shqiptare ka qenë gjithmonë unike për stilin, vokalin dhe energjinë e saj, duket se po përgatitet të dhurojë dy netë spektakolare që do të mbahen mend gjatë. /Telegrafi/


Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri (Shumë qef - YouTube)

Dafina Zeqiri ndan momente të ëmbla familjare: Këngëtarja shijon ditët si nënë, ndërsa po përgatit edhe koncertin e radhës

6 December 2025 at 19:36


Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka publikuar së fundi disa fotografi të veçanta nga përditshmëria e saj, duke ndarë me ndjekësit momente të ngrohta familjare.

Në postimin e saj, ajo shkroi thjesht: “Jeta”, duke lënë të kuptohet se faza e re si nënë po i sjell emocionet dhe lumturinë më të madhe të mundshme.

Në imazhe shihet artistja e shtrirë pranë foshnjës, duke reflektuar qetësi dhe afeksion. Në një tjetër fotografi paraqitet partneri i saj, Kreshniku, teksa mban beben në krahë.

Dafina Zeqiri/Instagram

Pjesë e postimit ishin edhe disa çaste të tjera nga rutina e këngëtares, duke dëshmuar jetën e saj të balancuar mes familjes dhe angazhimeve profesionale.

Megjithëse ka pak kohë që është bërë nënë, Dafina i është rikthyer menjëherë ritmit të saj artistik.

Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja tashmë është duke punuar për përgatitjen e një koncerti, duke dëshmuar edhe një herë energjinë dhe dedikimin e saj të zakonshëm.

Fansat e kanë përshëndetur këtë fazë të re të jetës së saj, duke e mbështetur si në rolin e nënës, ashtu edhe në karrierën muzikore. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina Zeqiri/Instagram

E prekur dhe me lot në sy, Dafina Zeqiri e pranishme në homazhet për Shpat Kasapin

30 November 2025 at 11:52


Këngëtarja, Dafina Zeqiri u pa e pranishme në ceremoninë e homazheve për Shpat Kasapin, duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Ajo dukej tejet e prekur dhe nuk i përmbante dot lotët teksa ndante dhimbjen për humbjen e papritur të mikut dhe kolegut të saj.

Gjatë ceremonisë, Dafina iu afrua familjarëve të Kasapit dhe i përqafoi, duke i dhënë mbështetje në këtë moment të vështirë.

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit ka tronditur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe të gjithë kolegët e tij në skenën muzikore dhe fansat, të cilët vazhdojnë të ndajnë dhimbjen për humbjen e një prej artistëve më të dashur të vendit. /Telegrafi/

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola

By: Brisi
15 November 2025 at 16:35

Gjykata e Apelit ka dënuar Klaudio Përkolën me 25 vite burgim si ndihmës në atentatin që rezultoi në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. 26-vjeçari u shpall fajtor për vrasje në rrethana cilësuese. Më herët, gjykata ka dënuar edhe ekzekutorët e sulmit, përfshirë Eduart Lamaj, i cili u plagos gjatë incidentit dhe u arrestua […]

The post Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, dënohet me 25 vite burg Klaudio Përkola appeared first on BoldNews.al.

Kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë, monument i rrallë i trashëgimisë fetare e kulturore

29 October 2025 at 07:50

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore është kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë (qarku i Korçës).

Ajo gjendet në hyrje të fshatit, rreth 25 km nga Korça dhe 5 km nga Voskopoja. Kjo kishë është Monument Kulture i Kategorisë I. “Shën Gjergji” i Shipskës është ngritur në shekullin e 17-të dhe i përket grupit të bazilikave të Voskopojës. Kjo është bazilikë trenefshe me sistem mbulimi të përbërë prej qemerësh, kupolash dhe harqesh.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë kësaj kishe, e cila aktualisht po i nënshtrohet riparimit të çatisë. Punimet po kryen nga ekipi i DRTK Korçë për të siguruar ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mëtejshme të monumentit. Njëkohësisht po kryhet edhe pastrimi i territorit përreth kishës, e cila është një objekt i preferuar nga vizitorët e kësaj zone.

Kisha e Shën Gjergjit është pikturuar në shek. XVII. Një ambient në anën jugore të kishës i është kushtuar Shën Naumit, por kjo është një shtesë e mevonshme.

Shën Gjergji është një nga shenjtorët që nderohet e kremtohet më shumë edhe në vendin tonë, ku i janë kushtuar një numër i madh kishash anembanë vendit. Legjenda thotë se Shën Gjergji ka lindur në Kapadokia të Azi, në gjysmën e dytë të shekullit III, rreth viteve 275-385 dhe është martirizuar në Palestinë.

Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund dragoin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DRTK Korçë (@drtkkorce)

/e.r//a.f//r.e/

The post Kisha e “Shën Gjergjit” në Shipskë, monument i rrallë i trashëgimisë fetare e kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-deputetja e PD-së mori postin e Drejtoreshës së Spitalit në Elbasan, Berisha: Demokratët që e mbështetën janë pa punë

By: V K
22 October 2025 at 13:28

Lideri demokrat Sali Berisha, ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.

Ish-kryeministri theksoi se s’bëhet fjalë për një raport mes tyre dhe Sali Berishës, por me votuesit demokratë që i kanë mbështetur.

Gjithashtu, Berisha shtoi se; “ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u kanë shërbyer këtyre”.

“Nuk është një raport i individëve me Sali Berishën por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Për Sali Berishën për ata që shkelmojnë mbi këtë mbështetje janë jashtë kësaj force politike.

Ata që kanë mbështetur këta individë janë pa punë, në kushte të vështira, u ka shërbyer këtyre, janë pak 3-4 vetë, kalojnë në partinë e krimit që i përkasin. Ky është koment jo vetëm për të, por për të gjithë ata 3 a 4″, tha Berisha.

The post Ish-deputetja e PD-së mori postin e Drejtoreshës së Spitalit në Elbasan, Berisha: Demokratët që e mbështetën janë pa punë appeared first on Albeu.com.

Gjergji drejtore e Spitalit të Elbasanit, Berisha e përjashton nga PD: Kjo i pret ata që shkelmojnë besimin e demokratëve

By: redi
22 October 2025 at 14:42

Kryetari i PD-së, Sali Berisha flet për përjashtimin nga radhët e partisë të atyre që marrin poste drejtuese në administratë. Ai u pyet nga gazetarët për emërimin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtuese e Spitalit të Elbasanit. ”Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur.

Source

Emërimi i Zheni Gjergjit drejtoreshë spitali, Berisha: Shkelmoi besimin e demokratëve, automatikisht jashtë PD-së

22 October 2025 at 14:41

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kush shkelmon besimin e demokratëve është i përjashtuar nga kjo forcë politike.

Reagimi i kreut të PD-së erdhi pasi u pyet sot gjatë një konference për mediet në lidhje me largimin nga radhët e Partisë Demokratike të ish-deputetes Zheni Gjergji, e cila u emërua drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.

Berisha tha se të gjithë ata që marrin vendimin “të kalojnë në partinë e krimit, janë në partinë që i përkasin”.

“Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur. Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike”, deklaroi Berisha.

“Sepse 99.9% në mos më shumë, të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk jepen. U kanë shërbyer këtyre pak, se janë shumë pak, 3-4 vetë janë gjithsej, kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, në partinë që i përkasin dhe vetëm kaq. Pra, ky është komenti jo vetëm për atë, por për të gjithë ata. 3-4 janë në Shqipëri, mund të jenë edhe më shumë”, tha Berisha.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji u emërua dje drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Ajo theksoi se “kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor”.

/m.q/j.p/

The post Emërimi i Zheni Gjergjit drejtoreshë spitali, Berisha: Shkelmoi besimin e demokratëve, automatikisht jashtë PD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit

By: Ela
22 October 2025 at 13:52

Kryedemokrati Sali Berisha foli sot edhe për ish-deputeten Zheni Gjergji, e cila u emërua një ditë më parë si drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit. Sipas tij, Gjergji tradhtoi besimin e atyre që e kanë mbështetur dhe kaloi te partia e krimit. Ai shtoi se kushdo që do të shkelmojë besimin e qytetarëve do të përjashtohet […]

The post Zheni Gjergji u emërua drejtoreshë në spitalin e Elbasanit, Berisha: Shkoi te partia e krimit appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputetja e Berishës, drejtoreshë e Ramës/ Zheni Gjergji emërohet drejtore e spitalit rajonal Elbasan

By: Rovena
21 October 2025 at 12:07

Rrjedhje tjetër nga PD. Ish deputetja demokrate Zheni Gjergji ka pranuar ofertën e qeverisë për tu emëruar drejtoreshë e spitalit rajonal të Elbasanit.

Gjergji vetë ka sqaruar pranimin e pozicionit të ri, duke theksuar se vendimi është tërësisht profesional, pasi ajo nuk vijon më angazhimin me PD.

“Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion”, tha Zheni Gjergji.

Zheni Gjergji u zgjodh deputete e PD ne Elbasan në vitin 2021. Gjatë përçarjes, ajo qëndroi në krahun e Bashës, më pas tëe Bardhit e ne fund shkoj të Berisha.

Madje ajo gjate këtyre viteve ishte dhe kryetare e komisionit të shëndetësisë.

Por në fund, ajo nuk gjeti dot një vend as në listën e hapur të PD në Elbasan. Si pjese e grupit të rebeleve, Berisha e largoi nga lista e Elbasanit bashkë me Dashnor Sulën, Lefter Geshtenjën, Flutura Açkën e Qani Xhafën.

Por tashmë Gjergji e ka gjetur vendin e saj, që nuk është më në PD, por në krahun tjetër.

 

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

By: armand
21 October 2025 at 10:29

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjekja, e cila thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Gjergji thekson se pavarësisht angazhimit të saj të mëparshëm politik, në radhë të parë thotë […]

The post Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputetja e PD, emërohet Drejtoreshe e Spitalit te Elbasanit

By: V K
21 October 2025 at 10:14

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, është  emëruar Drejtoreshe e Spitalit të Elbasanit.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja në një postim në rrjetet sociale, ku sipas saj, vendimi për të marrë përsipër detyrën e lehtë, por ishte një vendim profesional dhe njerëzor.

“Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.

Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.

Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.

Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.

Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.

Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.

 

The post Ish-deputetja e PD, emërohet Drejtoreshe e Spitalit te Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri realizon fotosesion të veçantë me djalin e saj, Daskanin dhe Kreshnikun

2 October 2025 at 13:06


Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram me një seri fotografish të veçanta familjare.

Këto janë imazhet e para që ajo ndan publikisht me djalin e saj të vogël, Daskanin, i cili erdhi në jetë pak muaj më parë dhe tashmë është kthyer në “qershinë mbi tortë” të jetës së saj.

Në këtë sesion fotografik intim dhe të ndjeshëm, Dafina shfaqet përkrah partnerit të saj, Kreshnikut, dhe djalit të tyre, duke reflektuar dashuri, ngrohtësi dhe një harmoni të veçantë familjare. Ndriçimi i butë dhe atmosfera e ngrohtë e fotove theksojnë emocionet e sinqerta që çifti ndan për prindërimin dhe lidhjen e tyre të re si familje.

Fotografia e parë është një siluetë prekëse që flet më shumë se fjalët – Kreshniku puth Dafinën në ballë ndërsa ata të dy mbajnë në krahë vogëlushin Daskani. Një moment që simbolizon dashurinë dhe përkushtimin, jo vetëm ndaj njëri-tjetrit, por edhe ndaj jetës së re që kanë krijuar së bashku.

Ky postim i veçantë nga Dafina ka marrë menjëherë shumë komente pozitive dhe përkrahje nga fansat e saj, të cilët kanë ndarë urime dhe fjalë të ngrohta për këngëtaren dhe familjen e saj të re. Pas një karriere të suksesshme në muzikë, duket se Dafina po përjeton një nga kapitujt më të bukur dhe të plotësuar të jetës së saj.

Ky sesion fotografik shënon jo vetëm një moment personal të rëndësishëm, por edhe një dëshmi të dashurisë që ajo dëshiron të ndajë me botën – një dashuri që tashmë ka një emër: Daskani. /Telegrafi/

Edhe Dafina Zeqiri pjesë e ceremonisë së lamtumirës për vëllain e Gjestit

27 September 2025 at 19:35


Sot në fshatin Pavlan të Pejës iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me katërçikletë.

Ceremonia mortore mblodhi një numër të madh qytetarësh, miqsh, familjarësh dhe figura publike që shkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Kelmendi.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila u shfaq krah bashkëshortit të saj, Kreshnik Gjergji.

Pamjet nga ceremonia tregojnë momentin prekës kur Dafina e përqafon Gjestin, duke i dhënë mbështetje dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.

Prania e saj, së bashku me bashkëshortin, por edhe plot miqve e kolegëve të Gjestit është vlerësuar si një gjest i madh solidariteti, duke treguar se arti dhe fama mbeten në plan të dytë përballë një tragjedie kaq të madhe familjare.

Ky moment i dhimbshëm ka bashkuar shumë figura publike, ish-banorë të Big Brother VIP Albania e Kosova, si edhe kolegë të shumtë të Gjestit, të cilët kanë qëndruar pranë tij në këtë humbje të madhe. /Telegrafi/





Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi

27 August 2025 at 10:29

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po zgjerohet jashtë skenës muzikore dhe po nis një kapitull të ri në botën e biznesit.

Ajo ka njoftuar së fundmi ndjekësit në rrjetet sociale se po hap një lokal të ri gastronomik, së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin.

Sipas njoftimeve të para, lokali do të ndodhet në një nga lagjet e Prishtinës dhe synon të ofrojë një eksperiencë unike për vizitorët, duke kombinuar shijen me ambientin modern dhe mikpritjen e ngrohtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dafina ka treguar entuziazmin e saj për këtë projekt të ri, duke theksuar se ky hap është një mundësi për të shprehur kreativitetin e saj edhe jashtë muzikës.

Fansat dhe ndjekësit kanë shprehur menjëherë mbështetje dhe kuriozitet për këtë iniciativë, duke e komplimentuar këngëtaren për guximin dhe ambicien për të hyrë në fushën e biznesit.

Zeqiri duket se po gjen mënyra të reja për të zgjeruar ndikimin e saj dhe për të lënë gjurmë jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e gastronomisë shqiptare.

Ky hap i ri tregon një tjetër anë të këngëtares, duke dëshmuar se talenti dhe kreativiteti i saj nuk kufizohen vetëm tek performanca dhe këngët, por edhe në mënyrën se si ajo ndërton projekte të reja dhe inovative jashtë skenës. /Telegrafi/

The post Larg muzikës, Dafina Zeqiri nis një biznes të ri në gastronomi appeared first on Telegrafi.

❌
❌