Gjykata e Elbasanit liron 16 të arrestuarit të operacionit Metalurgjiku duke e cilësuar arrestin të paligjshëm. Seanca maratonë zgjati më shumë se 7 orë për shkak të numrit të madh të personave por edhe pranisë së shtetasve të huaj për të cilët kërkohen përkthyes të licensuar. 16 persona 9 prej të cilëve të huaj përfunduan në pranga në Elbasan pasi kryen krime kundër mjedisit.
TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë po punon për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Elbasan.
Mediet bëjnë me dije se në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës,
Ish-ortaku i biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje.
Një ditë më parë, policia konstatoi në fshatin Mirakë, një automjet tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
43-vjeçari Mondi Mëhalla, i njohur dhe si Edmond Hyka, u qëllua me 2 plumba në kokë brenda në makinë e tij tip Range Rover, pasi doli nga biznesi i tij. /j.p/
Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.
Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.
Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.
Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.
TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, mori pjesë në Konferencën e Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri–Austri, zhvilluar në Parlamentin austriak, ku prezantoi potencialin e madh që Shqipëria ofron për investime, e në veçanti Elbasani, si një nga zonat më të rëndësishme industriale të vendit.
Llatja vuri në dukje pozicionin strategjik të Elbasanit si qendra më e madhe industriale në Shqipëri, territor me traditë në industri dhe me mundësi të shumta për zhvillim të mëtejshëm ekonomik, si dhe pol tërheqës për investitorët e huaj.
Kryebashkiaku u ndal veçanërisht te mundësitë e investimit në industrinë përpunuese, energjinë e gjelbër, projektet infrastrukturore dhe fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Ai theksoi se procesi i integrimit europian dhe përgatitjet drejt axhendës 2029 i japin Shqipërisë dhe veçanërisht Elbasanit një avantazh të rëndësishëm konkurrues, duke e bërë vendin edhe më tërheqës për sipërmarrjet austriake që kërkojnë partneritete të reja në rajon.
Në këtë atmosferë festash kombëtare, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i Elbasanit dhe Shqipërisë në zemër të institucioneve austriake u cilësua nga kryebashkiaku si një nder dhe përgjegjësi, por edhe si një mundësi reale për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe për të hapur rrugë të reja zhvillimi për qytetin dhe vendin. /j.p/
Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u përfshi nga flakët. Ky nuk ishte një incident i veçuar, por një ngjarje e përsëritur për të disatin vit radhazi, ndërsa drejtuesit e kompanisë publike që menaxhon landfillin fajësuan mbushjen tej kapaciteteve dhe temperaturat e larta. Pasi shpenzoi […]
Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) ka publikuar listën e pesë grupeve të kualifikuara për fazën e dytë të konkursit për projekt-propozim dhe investim në lidhje me “Korpusin e Inspektorateve” dhe “Shtëpinë e re të fëmijëve ‘Zyber Hallulli’”, që parashikohet të ndërtohet në rrugën e “Gramoz Pashko”.
Njoftimi u bë dy javë pasi Citizens.al raportoi për planet e ngritjes së një ndërtese shumëkatëshe në truallin aktual të jetimores, në rrugën e Elbasanit, duke nxitur diskutim mbi transparencën dhe fatin e institucioneve publike në zonat më të lakmuara të kryeqytetit.
Sipas njoftimit të bërë publik më 10 nëntor, KISH ka përzgjedhur pesë propozime nga gjithsej 13 aplikime që u paraqitën me projekt-ide në fazën e parë të procedurës konkurruese.
Të kualifikuarit për fazën e dytë janë:
MOTUS me bashkëpunëtorë Asab, Son Engineering & Construction, Rojkind Arquitectos S.C dhe Julian Kasharaj
BE-IS dhe CEBRA Arkitekter A/S, me LOFT Architects dhe Superflex Studio*
Gruppo Koni SRL, që përfshin Stefano Boeri Architetti, Gross.Max, AEI Progetti dhe artistin Patrick Tuttofuoco, së bashku me kontraktorë lokalë
PROGEEN me Taller Hector Barroso, Studio B&L, Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci
DIAGONAL Projektim & Zbatim + ASL shpk me Carrilho da Graca Arquitectos
Aplikimi i “BE-IS” (sipërmarrje e Hamz Islamajt) është kualifikuar me kusht të përkthimit të pasqyrave financiare brenda 20 ditëve.
Sipas KISH, këto 5 aplikime plotësojnë kriteret teknike të fazës së parë dhe do të ftohen të dorëzojnë propozimet e plota pas përfundimit të periudhës së ankimimit, që zyrtarisht përfundon të martën 18 nëntor, shtatë ditë nga marrja e njoftimit.
Ilustrim grafik, Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli dhe zona e ish-vilave gjermane/Citizens.al
Nuk ka një ditë të publikuar se kur do të jetë faza e dytë, ajo e shpalljes së fituesve të konkursit, e cila i shpërblen finalistët me nga 40,000 euro.
Në thirrjet e tjera KISH ka vepruar kryesisht me një periudhë prej tre muajsh distancë mes fazave, çka do të thotë se me gjasë fituesi i konkursit për jetimoren “Zyber Hallulli” të shpallet në janar ose shkurt 2026.
Konkursi synon të përcaktojë projektin fitues për ndërtimin e një kompleksi të ri multifunksional prej së paku 17 katesh në vendin ku ndohet aktualisht jetimorja, dhe zhvendosjen e saj bashkë të inspektoratit të punës në një strehë të re te rruga “Gramoz Pashko” te ish-rezidencat e diplomatëve të Gjermanisë Lindore.
Megjithatë, procesi vijon të shoqërohet me debat publik, pasi trualli ndodhet në një nga zonat më të shtrenjta urbane të Tiranës dhe shkrirja e funksioneve sociale me zhvillimet komerciale ka ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e qeverisë.
Vlen të theksohet se zona e ish-vilave gjermane te rruga “Gramoz Pashko”, qe ofruar nga KISH si incentivë për të ndërtuar kullë deri në 25 kate për investitorin që do të merrte përsipër ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare të ish-Garda e Republikës, thirrje e cila dështoi dy herë për të ngjallur interes.
Nga lista paraprake e thirrjes për “Zyber Hallullin”, “Progeen” dhe “Diagonal Projektim & Zbatim” kanë konkurruar dhe fituar thirrje të mëparshme të KISH.
Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.al
Prej muajit prill, “Diagonal Projektim & Zbatim” (sipërmarrje e Nikolin Jakës), në ortakëri me “Albanian Investment Construction” (sipërmarrje e Alban Pezës) është në negociata me Korporatën për zhvillimin e projektit të rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stërmasi”.
Në ofertën e tyre fituese, ata i ofronin Korporatës 46.5% të sipërfaqes prej 103.5 mijë m2 ndërtime të reja në tokë shtetërore. Në fund të muajit tetor, KISH tha për Citizens.al se nuk kishte ende një kontratë të nënshkruar pasi “negociatat vijojnë”.
“Progeen” (sipërmarrje e Genc Kuçukut), është gjithashtu në negociata me KISH, pasi në shtator “Aiba Kompani” (sipërmarrje e Armand Dukës) u tërhoq nga ndërtimi i Kompleksit Qeveritar në Komunën e Parisit, në këmbim të lejes për 3 kullat 25-katëshe “VOID Tower” te ish-Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH).
“Progeen” ofronte 45% të sipërfaqes, kundrejt 46.1% që ofronte “Aiba”. KISH konfirmoi për Citizens.al vijimin e negociatave.
Së bashku me thirrjen për “rijetëzimin” e Pallatit të Sportit Asllan Rusi, – ku projekti i MVRDV-së është marrë përsipër nga Trema Tech (sipërmarrje e Ilir dhe Bledar Trebickës) dhe dy kompani me seli në Holandë, – këto janë tre thirrjet për të cilat KISH është zyrtarisht në negociata për një kontratë sipërmarrjeje në prona publike në Tiranë.
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë. Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend. “I gjithë lumi […]
Qarku i Elbasanit u përfshi këtë fundjavë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta që shkaktuan ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas raportimeve, gjatë natës së kaluar dhe paradites së së shtunës, stuhi lokale me breshër u regjistruan kryesisht në bashkinë e Gramshit. Fenomeni u vu re edhe në […]
Nazmije Muça e ndërtoi këtë banesë mbi shtëpitë e vjetra rreth 30 vite më parë, në fshatin katund i ri në Elbasan. Ajo kujton se asokohe e gjithë zona ishte një fushë e gjelbër. Mbeturinat ende nuk kishin ardhur. Edhe këtë verë malet me mbeturina që depozitohen në këtë zonë u përfshinë nga flakët. ‘Mizerabël, […]
Autorë: Elira Kadriu dhe Erblin Vukaj | Citizens.al
Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që strehoi për vite breza jetimësh, pritet të shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një kulle prej së paku 17 katesh.
Rreth 36 fëmijë që jetojnë aktualisht aty parashikohet të zhvendosen në një zonë tjetër, ndërkohë që projekti është shtyrë përpara pa dijeni dhe konsultime me vetë institucionin.
Për këtë nismë është angazhuar Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), e cila më 31 korrik mori në zotërim godinën e jetimores dhe Inspektoratit të Punës me synim për ta zhvilluar në partneritet me privatin. Përvoja me thirrjet e shkuara tregon se ky partneritet ka ushqyer më së shumti interesin e sipërmarrësve privatë.
Në thirrjen e Korporatës propozohet që jetimorja dhe inspektorati të zhvendosen në zonën e ish-vilave gjermane rreth 800 metra më tutje dhe ndërtesat aktuale të kthehen në shesh ndërtimi.
Kullë në vend të jetimores
Më 15 shtator KISH shpalli “thirrjen duo” për projekt-propozim dhe investim në zhvillimin e të ashtuquajturit “Korpus të Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli”.
Ajo e shtyu afatin fillestar, që ishte deri më 15 tetor, (deri më 27 tetor) dhe sot, dy ditë pas përfundimit të këtij afati nuk ka njoftim zyrtar se çfarë është bërë me të.
Thirrja parashikonte zhvendosjen e zyrave dhe jetimores në rrugën “Gramoz Pashko”, në zonën ku deri në vitin 1990 kishin rezidencat diplomatët e Gjermanisë Lindore.
Ndërkohë, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit Kombëtar “Air Albania” do t’i jepet si incentivë investitorëve privatë me mundësinë për të ndërtuar maksimalisht 60,000 m2 sipërfaqe dhe deri 5 kate nëntokë parkim.
Konkursi do të zhvillohej në dy faza; një fazë për projektimin dhe tjetra për investimin.
Pesë konceptet më të mira do të merrnin nga 40,000 euro shpërblim nga qeveria, një qasje që është ndjekur njësoj edhe në thirrjet e tjera të KISH.
Kufizimi që së paku 50% e truallit të mbetet i lirë – 3,550 m² – garanton që në vendin ku ndodhet aktualisht jetimorja dhe inspektorati të ngrihet një godinë prej 17 katesh.
Investitori privat kushtëzohet me kërkesën që 45% të sipërfaqes së ndërtimit t’ia lëshojë Korporatës, një hapësirë që ka gjasa të shuajë interesin.
Në anën tjetër, Korpusi i Inspektorateve dhe Shtëpisë së re të Fëmijëve Zyber Hallulli, parashikohet të ndërtohet në rreth 5,220 m2 truall ku treçereku i tij do t’i dedikohet hapësirave për gjashtë rezidenca strehimi të rreth 40 fëmijëve 6-15 vjeeç.
Po kështu parashikohen zyra, bibliotekë, laboratorë arti dhe veprimtarie komunitare. Vlen të theksohet se zhvendosja e fëmijëve parashikohet të bëhet vetëm pas përfundimit të ndërtesave të reja.
Zonat e hedhura për zhvillim nga KISH/Citizens.al
Drejtoresha: “Nuk kemi dijeni”
Citizens.al kontaktoi drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, Valbona Imerajn, e cila tha se nuk ishte vënë në dijeni për idenë e zhvillimit.
“Nuk di asgjë, ne po vazhdojmë jetën normalisht dhe përmirësojmë ambientet këtu ku jemi,” u shpreh ajo.
Mungesa e komunikimit me institucionin që përfshihet në një projekt rikonceptimi urban nuk është rast i izoluar. Njësoj, edhe në rastin e projektit të një kulle pranë shkollës “1 Maji”, ku është propozuar rikonceptimi i fasadës dhe hyrjes së shkollës, rezultoi se drejtuesit e saj nuk ishin vënë në dijeni.
Zyrtarisht në thirrjen e KISH, qasja argumentohet të jetë nisur nga kërkesat prej Shërbimit Social Shtetëror dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndërtimin e një godine të re.
“[…] për shkak të gjendjes së amortizuar dhe hapësirave të pamjaftueshme të objektit ekzistues,” citohet argumentimi i ministrisë për godinë të re në dokumentin e kualifikimit të KISH.
Qasja në fjalë është e padenjë për qeverinë, e cila hedh 5 milionë euro për të ndërtuar një kopsht të mbyllur në Kryeministri – Parku i Edenit – por që për strehën e rreth 40 jetimëve kërkon ndihmën e privatit.
Xhentrifikimi i Tiranës
Qasja e kërkuar nga qeveria me zyrat dhe jetimoren është një politikë e qartë xhentrifikimi, që parashikon zhvendosjen e shtresave më të varfra në periferi për t’i hapur vend investimeve elitare.
Prirja, e njohur që nga vitet ’60 me përshkrimet e sociologes britanike Ruth Glass, po përsëritet në kryeqytet nën një politikë zhvillimi urban, që favorizon kulla dhe komplekse luksoze.
Zona e Rrugës së Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, është tashmë ndër më të shtrenjtat në Tiranë, me çmime mbi 3,000 euro/m².
Kjo i jep më shumë zë faktit se ideja e zhvendosjes së jetimores është shtyrë nga interesat imobiliare.
Fenomeni ka prekur më parë edhe zonën e “5 Majit”, Kombinatin dhe Astirin, ku zhvendosjet janë justifikuar me “zhvillim urban”, teksa ekspertët e kanë quajtur procesin “spastrim social”.
Në shumë raste, këto zhvillime mbajnë firmat e “star-arkitektëve” ndërkombëtarë si Stefano Boeri, Marco Casamonti, si një mënyrë për të legjitimuar ndërhyrjet, por nga ana tjetër duke vepruar kështu janë thelluar kontrastet mes luksit dhe nevojave sociale.
Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.
Nga Biblioteka te jetimorja, manovrat e KISH
Zhvillimi në zonën e ish-vilave gjermane qe përmendur nga KISH edhe në thirrjen për ndërtimin e Bibliotekës së re Kombëtare.
Në thirrjen e hapur më 10 janar, ndërtimi i godinës 18-katëshe të konceptuar nga studiot XDGA dhe iRI në ish-Gardën e Republikës kërkohej të zhvillohej nga investitorë privatë, të cilëve u jepej si incentivë mundësia e ndërtimit të një godine multifunksionale me sipërfaqe 60,000 m2 në rrugën “Gramoz Pashko”.
Duke pasur parasysh se zakonisht, gjysma (ose diçka më pak) e truallit (5,220 m2) shfrytëzohet për ndërtim, nga sipërfaqja që ishte lejuar (60,000 m2), kuptohej se KISH ishte angazhuar t’i hapte rrugën ndërtimit të një 20-katëshi në zonën e ish-vilave gjermane.
Sipas KISH Biblioteka e re kërkon një investim prej rreth 20 milionë eurosh, ndërsa qeveria theksoi disa herë se këto para nuk do të dilnin nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë, përveç bibliotekës, investitori do të duhej të financonte edhe studiot XDGA-iRI për të detajuar më tej projektin e saj.
Mirëpo, thirrja dështoi dy herë të tërhiqte investitorë brenda katër muajsh dhe u mbyll pa sukses. Me gjasë kjo thirrje u gjykua pa leverdi për privatët duke e lënë qeverinë pa një zgjidhje sa i përket ndërtimit të Bibliotekës Kombëtare.
Pesë muaj më vonë, incentiva për një kullë te ish-vilat gjermane shuhet.
Ashtu siç kishte ndodhur me mënyrën se si u propozua fillimisht, pa një shpjegim paraprak, apo një analizë të mirëfilltë urbane, zona ndryshon destinacion dhe rikonceptohet si seli për “Korpusin e Inspektorateve” dhe jetimoren “Zyber Hallulli”.
Incentiva për një kullë zhvendoset nga zona e ish-vilave te trualli i jetimores, i cili qartësisht ka një interes më të madh për zhvillim imobiliar.
Kjo manovër e KISH nuk e justifikon qëllimin kryesor me të cilin është formuar.
Ndryshimet e propozimeve dhe incentivave pa transparencë, pa konsultime dhe diskutime publike vënë në pikëpyetje objektivin e zhvillimit të pronave shtetërore për interes publik.
Nga ky këndvështrim duket se KISH po sillet më shumë si agjenci imobiliare në favor të privatëve dhe thirrjet e dështuara po i shfrytëzon si mënyrë për ta justifikuar tkurrjen e kërkesave për hapësira publike.
TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Teatri i Kukullave në Elbasan ka vënë në skenë shfaqjen “Pinoku im, djali perfekt”.
Teatri i Kukullave, një prej projekteve të realizuara falë kërkesave të Këshillit Rinor dhe komunitetit të prindërve gjatë procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, po vijon të kthehet në një hapësirë kulturore e të dashur për fëmijët e qytetit.
Që me publikimin e afishes së shfaqjes në Teatrin “Skampa”, vogëlushët e kanë pritur me padurim të shohin shfaqjen “Pinoku im, djali perfekt”. Interesi i madh u dëshmua edhe me mbushjen e sallës së Teatrit të Kukullave nga fëmijët dhe familjarët e tyre, të cilët u zhytën në botën e aventurave të Pinokut.
Xhoni Abazi shkëlqeu në rolin e Pinokut, duke sjellë një interpretim plot emocione e humor dhe duke përcjellë mesazhe të bukura edukative për publikun e vogël. Shfaqja mban regjinë e Hysen Mullajonuzit dhe u mirëprit me duartrokitje e buzëqeshje nga të gjithë të pranishmit.
Prindërit shprehën kënaqësinë e tyre për një hapësirë të tillë të dedikuar fëmijëve, ndërsa të vegjlit nuk e fshehën gëzimin:
“Ishte shumë bukur! Dua ta shoh përsëri Pinokun”, u shpreh një nga vogëlushët pas shfaqjes.
“Kemi pasur nevojë për aktivitete të tilla. Fëmijët tanë e meritojnë këtë lloj argëtimi”, tha një prind i pranishëm.
Për shkak të kërkesës së madhe, shfaqja do të rishfaqet sërish në ditët në vijim, për t’i dhënë mundësinë edhe më shumë fëmijëve ta shijojnë këtë eksperiencë të veçantë teatrore.
Me të tilla aktivitete, Elbasani po u ofron fëmijëve më shumë hapësira arti, loje dhe imagjinate, aty ku gjithçka është e mundur.
Nga shfaqja “Pinoku im, djali perfekt” në teatrin e Elbasanit
Gjykata e Elbasanit ka reaguar sot zyrtarisht për incidentin e ndodhur gjatë seancës së vlerësimit të masave të sigurisë së 14 personave të arrestuar gjatë një aksioni dhe që përfundoi me debatet e forta në sallë mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit të dosjes, Gjergji Ceka. Gjykata shprehet se ndalimi nuk ndodhi në ambientet e […]
Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për të ndjekur çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, duke e transferuar dosjen në Prokurorinë e Tiranës. Ky vendim vjen pas shqetësimeve të ngritura për një konflikt të mundshëm interesi, pasi kallëzimi penal ndaj Barjamit është bërë nga prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Elbasanit. […]
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, është emëruar Drejtoreshe e Spitalit të Elbasanit.
Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja në një postim në rrjetet sociale, ku sipas saj, vendimi për të marrë përsipër detyrën e lehtë, por ishte një vendim profesional dhe njerëzor.
“Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.
Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë ushtrimit të detyrës së mbrojtjes së klientit të tij, Maksim Suçi, pjesë e një grupi personash të arrestuar për armëmbajtje. Ai u ndalua pas një debati në sallën e gjyqit me prokurorin Gjergji Ceka, ku Barjami […]
Shi i dendur i shoqëruar nga një erë e fortë ra në Tiranë, duke shkaktuar dhe dëme të vogla materiale. Një rast i tillë ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit, ku një degë peme e madhe është thyer për shkak të erës së fortë dhe ka rënë në rrugë. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në një pjesë të rrugës, ku dega e pemës ka rënë shumë pranë një makine, duke rrezikuar shëndetin e shoferit.
TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Estrada Profesioniste e Elbasanit feston sot 70-vjetorin e themelimit.
Ajo është një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës qytetare, që premierën e saj të parë e dha në vitin 1955.
Pjesa më e rëndësishme e estradës ishin aktorët e regjisorët e saj. Në vite, njihet kontributi i aktorëve dhe këngëtarëve që ngjitën në skenë humorin, këngën dhe muzikën popullore, mes tyre Hysen Biza, Rustem Serica, Marie Dhamo, si dhe orkestrantë të njohur si Gori Shuteriqi, Hysen Shehu, Rifat Çaushi, e Ismail Bedhija.
“Estrada Profesioniste e Elbasanit mbetet një simbol i traditës, humorit dhe kulturës, duke ruajtur gjallë emocionin e parë të vitit 1955. Në kuadër të këtij jubileu, më datë 1 tetor do të organizohet Festivali i Teatrove, ku Elbasani do të mirëpresë trupa dhe artistë nga e gjithë Shqipëria, por edhe trupa teatrore të huaja”, u shpreh drejtori i Teatrit “Skampa”, Kliton Kapaj.
Estrada e Elbasanit ka qenë për dekada një vatër arti e gjallë, që lindi talente, edukoi publikun dhe u bë një pikë referimi për jetën kulturore të qytetit. /j.p/
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 19 shtator zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar më 22 nëntor të vitit të kaluar ndaj ish-gjyqtares se Elbasanit, Pajtime Fetah, duke e vendosur të hetuarën në “arrest shtëpie”. Vendimi u mor nga […]
Ka nisur në Gjykatën e Elbasanit seanca për vlerësimin e masës së sigurimit për të arrestuarit nga megaoperacioni First Day. Seanca e parë e mbajtur ditën e djeshme u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan kohë të njihen me detajet e dosjes.
Për 25 prej tyre do ketë rivleftësim të masës, për shkak se u ekzekutuan 25 masa sigurie ‘Arrest me burg’
Ndërsa për 6 të arrestuarit në flagrancë jepet masa e sigurisë sot. Kujtojmë që 14 persona janë shpallur në kërkim nga policia./abcnews.al
Policia e Elbasanit deklaroi të hënën se kishte goditur një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në këtë qark pas hetimeve 1-vjeçare, duke ndaluar 30 persona dhe shpallur në kërkim nëntë të tjerë. Sipas njoftimit, shpërndarësit e ushtronin veprimtarinë e paligjshme në qytetet e Elbasanit, Peqinit, Librazhdit, Përrenjasit, Cërrikut dhe Gramshit, duke shitur kryesisht kanabis dhe […]