Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Sondazhi i ABC News: Partitë e reja në rënie/ Meçe: Kanë humbur besimin e votuesve. Mësim për PS dhe PD…

By: Rovena
13 January 2026 at 13:34

Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë një rënie të ndjeshme të besimit të qytetarëve ndaj spektrit politik në tërësi, duke përfshirë jo vetëm partitë tradicionale, por edhe formacionet e reja.

Sipas analistit Arben Meçe, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, perceptimi negativ ndaj politikës po thellohet, duke sjellë mungesë shprese dhe besimi te votuesit.

Ai thekson se të gjitha partitë janë në rënie, me Partinë Socialiste që ruan një stabilitet relativ më të madh krahasuar me të tjerat, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, pritet të vijojë trendin rënës.

Ndërkohë, partitë e vogla, pavarësisht pritshmërive për rritje, kanë dështuar të krijojnë lidership të besueshëm, në një realitet ku elektorati shqiptar voton gjithnjë e më shumë me perspektivë dhe kërkon ndryshim real.

“Po japin një perceptim negativ, dhe ka ndikimet e veta për të gjithë ata që kanë votuar për pensionet. Ka sjellë mungesë besimi dhe shprese. Ajo që po lexojmë këtë sondazh është se në bllok politika po bie dhe kjo duhet lexuar nga të gjithë komponentët. PD e Berishës ka prirje për të rënë. Kurse PS duhet t’i lexojë mirë këto të dhëna sepse nuk ka një qëndrim pozitiv që pas zgjedhjeve të 11 majit. Edhe PS, PD, por edhe partitë e vogla janë në rënie. Në këtë rënie PS ka më shumë qëndrueshmëri se sa partitë e tjera.

Duhet të ngriheshin partitë e vogla, por ka ndodhur krejt e kundërta, jo vetëm që nuk janë ngritur, por kanë rënë. Është mësim i madh për PS, PD nuk ka pritshmëri për t’u ngritur. Partitë e reja kanë disa probleme që në Shqipëri lidhen me drejtuesit politikë të saj. PD dhe PS kanë persona të fuqishëm që kanë përkrahësit e tyre. Partitë e vogla pavarësisht se u futën në garë me individë dhe nuk arritën që të bëheshin të besueshëm. Populli shqiptar nuk është më në vitet ’90 që e hidhte votën në mënyrë të verbër, por tani shikon me perspektivë nga e ardhmja dhe kjo është gjëja më pozitive.

Partitë e vogla nuk ka prodhuar lidership që mund të prodhojë besueshmëri. PD për sa kohë ka Berishën në krye do të jetë gjithnjë edhe në rënie. PS duhet të rregullojë marrëdhëniet me publikun. Lufta kundër korrupsionit, është detyra kryesore e Ramës”, tha Arben Meçe.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

Atentati ndaj Arjan Ndojës, Ramazan Rraja dëshmon në gjyqin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

By: xhir jeta
12 January 2026 at 11:58

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të cilët po gjykohen në GJKKO për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019 ka dëshmuar këtë të hënë edhe Ramazan Rraja.

“Kam jetuar edhe jashtë edhe në Shqipëri. Nuk kam pasur konflikte me askënd përpara se të arrestohesha. Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meçaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Në 2019 kam patur një numër telefoni në perdorim, e kam vënë në dispozicion gjatë procesit që ka qenë hetimi. Ka qenë i regjistruar në emrin tim. Kam pasur Ëhatssupin të instaluar. Ne Durrës kam qenë në lokalin “Zodiac”, nuk e kam idenë kush është pronari.

Jam ulur vetëm një herë para vitit 2019. Arjan Ndoj, Vullnet Mucca, Aleksandër Laho etj, nuk i njoh i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Lokal “Viktoria” nuk e di ku ndodhet. Nuk kam patur aplikacion të enkriptuar. Jam dënuar për “sigurim kushtesh””, nuk di te kem siguruar kushte për ndonjë ngjarje. Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndoj, as për Genci Malokun. Nuk kam patur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Kam dijeni që kanë dashur të vrasin familjarët e mi, mesa kam parë në media. Edhe për këtë nuk shqetësohem, gjumin e bëjmë rehat edhe në rrugw tw madhe.

Nuk kam dijeni nëse familjarët e mi janë takuar me familjen e Genci Malokut (babai i Andi Malokut që mbeti i vrarë në atentat). Me Plaurent Dervishaj kam takuar vetëm një herë për kafe, detyrim financiar nuk i kam as atij, as ndonjërit. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit të Shqipërisë përpara dhe pas asaj ngjarje.” u shpreh ai.

Prokurori Adnan Xholi kërkon që seancën e radhës të merren në pyetje dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juliaj Meçaj./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

E rëndë në Fier/ Babë e bir dhunohen brutalisht në derë të shtëpisë, njëri prej autorëve dyshohet polic

By: Brisi
11 January 2026 at 14:47

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier. Sipas Syri TV, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit. Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë […]

The post E rëndë në Fier/ Babë e bir dhunohen brutalisht në derë të shtëpisë, njëri prej autorëve dyshohet polic appeared first on BoldNews.al.

Pse u përmbyt Durrësi? Meçe: Mbipopullimi, tubacionet kaluan kapacitetet. Nuk kanë lidhje hidrovorët

By: Rovena
8 January 2026 at 21:07

Moti i keq ka vijuar edhe sot, më 8 janar, duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve kryesorë.

Lajmi më i keq erdhi këtë të enjte, nga Durrësi ku u shënua edhe viktima e parë. Një 54-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal kullimi pasi e mori rrjedha e ujit. Qyteti bregdetar vijon të jetë në situatë kritike pasi reshjet nuk kanë pushuar.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, shpjegoi arsyet pas përmbytjeve të përsëritura në Durrës. Sipas tij, hidrovoret nuk janë të lidhura me situatën në qytet, ndërsa bashkimi i ujërave të zeza me ujërat e bardha ka shkaktuar bllokime të tubacioneve.

Meçe theksoi se ky problem ka ekzistuar që nga viti 2002 dhe vazhdon, duke u përkeqësuar për shkak të rritjes së qytetit dhe kapaciteteve të pamjaftueshme të rrjetit të kanalizimeve. Ai paralajmëroi se zgjidhjet radikale janë të vështira dhe kërkojnë ndërhyrje të mëdha, përfshirë shpronësime, ndërsa menaxhimi i Kënetës mbetet i mundur vetëm përmes kanaleve ekzistuese.

“Hidrovoret nuk kanë të bëjnë me Durrësin. Ujërat e zeza janë bashkuar me ujërat e bardha. Këneta ka punë me hidrovorit. Në Veliera është govatë dhe te stacioni është govatë, ku mbajnë ujin dhe bllokojnë gjithë Durrësit. Që nga 2002 dhe deri tani ky problem ka mbetur dhe vazhdon. Durrësi është rritur si qytet, kapaciteti i tubacioneve të tij i ka kaluar kapacitetet, nuk ka të bëjë me pustetat.

Bashkimi i ujërave të zeza dhe ujërat e bardha ka sjellë bllokim, të tubacioneve. Zgjedhja radikale në Durrës është shumë e vështirë, nëse do të bëhet një sistem kanalizimesh do të bëhen shpronësime. Durrësi është përmbytur dhe do të përmbytet më tej. Nuk ka mekanizëm teknik që të zhbllokojë Kënetën. Këneta do të menaxhohet vetëm përmes kanaleve”, tha Meçe.

Ura e Mifolit nën ujë/ Meçe: Shkak elementet teknikë. Nesturi: Në shkurt do kemi sërish përmbytje

By: Rovena
8 January 2026 at 20:38

Emisioni “Real Story” në ABC News u ndal këtë të enjte te situata emergjente e krijuar në vend si pasojë e përmbytjeve, duke sjellë në vëmendje shkaqet teknike dhe problematikat në menaxhimin e tyre.

Analisti Arben Meçe theksoi se rritja e nivelit të ujit lidhet me ndërhyrje artificiale në infrastrukturë, ndërsa ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, paralajmëroi se përveç problemeve me autostradën dhe kullimet, ekziston rreziku i përsëritjes së përmbytjeve në muajt në vijim, duke kërkuar vëmendje dhe masa të menjëhershme parandaluese.

Analisti Arben Meçe: Një shkak pse është ngritur niveli i ujit, është elementi teknik. Gjëja më urgjente është gjë kjo urë të hapet dhe të zhduket autostrada, e cila është bërë shkak kryesor. Pasi ngrihet në mënyrë artificiale uji.

Ish Perfekti i Vlorës, Plator Nesturi: Çështja e autostradës dhe kullimeve janë problematike, por ne kemi problematika në mënyrat e menaxhimit, por jo të situatës emergjente që është sot. Sot që po themi, duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të përsëritet. Në shkurt mund të ketë përsëri përmbytje. Këtë e thonë edhe specialistët.

“Qukës-Qafë Plloçë sabotazh i qeverisë 2009”/ Meçe: SPAK të hetojë. Berisha u vendos në shërbimit të interesave greke…

By: Rovena
7 January 2026 at 21:22

Për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin tonë në të dytën ditë radhazi, ka pasur probleme të shumta në shumë qarqe të vendit, rrugë, toka bujqësore nën ujë, banesa të përmbytura dhe familje të evakuuara.

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut është bllokuar përkohësisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Duke u ndalur gjerësisht te kjo problematike, analisti Arben Meçe tha për emisionin “Real Story” në ABC News se problemi qëndron që te projektimi i rrugës në vitin 2009, ku sipas tij SPAK duhet të nisë një hetim.

Meçe thotë se rruga do të jetë jashtë funksionit për shkak të faktorëve gjeologjikë të papërshtatshëm dhe Berisha, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi pasi u vendos në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8.

“Qoftë në planin gjeostrategjik dhe të interesave kombëtare, qoftë edhe në mënyrën e projektimin ajo rrugë quhet sabotazh në sistemin rrugor në Republikën e Shqipërisë. Në mënyrë më të posaçme, problemi më serioz i saj është mos marrja fare në konsideratë e informacioneve gjeologjike në të cilat ajo është zhvilluar. Nuk po them në gjeometrinë e trupit dhe në gjeometrinë e aksit të lëvizjes. Është ndërtuar në formacione gjeologjike, që kanë për ta nxjerrë ashtë funksionit atë rrugë.

Që në momentin që është nisur projektimi, unë kam thënë që SPAK duhet të fillojë një hetim që në gjenezë, që në vitin 2009 se kush janë projektuesit e asaj rrugës dhe cili ishte synimi final i asaj rruge. 300 milionë euro janë hedhur në kosh në atë rrugë. Në një kohë shumë të shkurtër do të shohim shkarje masive. Aksi Qukës -Qafë Plloçë është rasti më i pastër dhe më ideal ku Sali Berisha vendoset në shërbim të interesave greke për të sabotuar Korridorin 8”, tha Meçe./abcnews.al

“Opozita s’ngjall më shpresë”/ Meçe: ‘Sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri

By: Rovena
5 January 2026 at 18:29

Analisti politik Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit në opozitë dhe sjelljen politike të Sali Berishës, duke i cilësuar ato si të përsëritura dhe jashtë normales.

Sipas Meçes, opozita ndodhet në një fazë ezaurimi, ndërsa veprimet dhe deklaratat e Berishës nuk prodhojnë më shpresë apo alternativë për qytetarët, por synojnë vetëm krijimin e përditshëm të një ngjarjeje mediatike.

Ai theksoi se Partia Demokratike është e uzurpuar nga një “sekt”, çka po pengon mendimin opozitar dhe përfaqësimin real të qytetarëve, duke nënvizuar se ndryshimi në opozitë do të vijë vetëm me largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së.

“Do të vazhdojë çdo ditë e njëjta skemë. Nuk e di se çfarë po prodhon. Nuk gjen më asnjë mekanizëm për të analizuar sjelljet e Berishës. Nuk ka një njeri normal që të dalë 3 herë në konferenca shtypi dhe thotë gjithmonë të njëjtat gjëra. Sot ngaqë s’kishte se çfarë të thoshte, në dyert e SPAK ka thënë çudira. Në këtë kuadër dhe në këtë logjikë, produkti do të jetë ky që pamë sot. Shenjat tregojnë që ‘sekti Berishian’ është i ezauruar në Shqipëri.

Opozita duhet të prezentë ndaj qytetarit, jo ndaj medias. Kjo situatë, e kësaj proteste/foltoreje nuk është normale. Vetëm një psikoanalist mund të zbërthejë këto veprime anormale të Berishës. Rëndësi për Berishën ka që çdo ditë të prodhojë një ngjarje. Nuk duhet të gëzojmë që kemi këtë opozitë. Nuk është në favorin tonë kjo opozitë. Uzurpimi i opozitës nga një sekt sjell këtë produkt. PD është një sekt, që nuk mbështetet nga asnjë moral. Berisha nuk, prodhon asnjë fije shprese tek qytetari shqiptar dhe po ndrydh mendimin opozitar. Ndryshimi do të vijë ditën që Berisha do largohet nga drejtimi i PD”, tha Meçe.

“Dyshoj se anëtari i komisionit të Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrësit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me të, më skualifikonte në tendera

By: M C
23 December 2025 at 21:47

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili dyshon se personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij kishin një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri. Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit. Ky anëtar i KPP, në të cilin Gerond Meçe dyshonte ishte K. T.

“Unë dyshoj se person brenda KPP, quhet K.T, me detyrë anëtar i këtij komisioni.

Dyshimi im ndaj tij lidhet me njohjen që ai ka me shtetasin Ermal Beqiri. Ku ajo që dua të theksoj është se ka shumë procedura që edhe kur KPP më ka dhënë të drejtë, anëtari K. T. ka qenë kundër në minorancë. Siç është edhe një procedurë për mirëmbajtjen e sistemit të kamerave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku ky anëtar në mbledhjen ballafaquese midis KPP dhe kompanisë ankimuese, i është drejtuar Autoritetit Prokurues që ta klasifikojë si tender i klasifikuar, gjë e cila ishte drejtpërdrejtë me qëllim për të nxjerrë jashtë loje kompaninë tone”, thuhet në dëshminë e Gerond Meçes.

Por edhe pse u mbajt peng për shumë orë dhe u kërcënua me pistoletë në ballë që të tërhiqej nga ankimimet dhe tenderat ku merrte pjesë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe një gjë e tillë ndodhi kjo pas shtrëngimit që atij iu bë përmes dhunës, biznesmeni Gerond Meçe, tha se të nesërmen e pengmarrjes ai kërkoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe vetë AKSHIT, që kjo tërheqje të anulohej.

Kjo, me justifikimin se serverat e kompanisë së tij ishin hakeruar.

Gjë që siç del më poshtë nuk u pranua nga KPP.

“Të nesërmen e rrëmbimit, shoqëria ‘ABS’ ka bërë kërkesë për pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’ pranë KPP dhe AKSHI me argumentimin se serverat janë hakëruar një ditë më parë.

Por pavarësisht se kam kërkuar pezullimin e ‘njoftimit të tërheqjes’, KPP në kundërshtim me ligjin ka marrë vendim datë 13 gusht 2025. për mospranimin e pezullimit ‘të njoftimit të tërheqjes’, pavarësisht se nuk ka pasur kohë që ta fuste në rend dite, pra ta përgatisë 24 orë përpara.

Më pas kompanisë i ka ardhur njoftimi, ku thuhet se firma elektronike është bërë më datë 15 gusht dhe jo më datë 13 gusht,

si dhe në bazë të ligjit KPP vihet në lëvizje me kërkesë për tërheqje dhe jo me njoftim për tërheqje, si në rastin tonë.

Vetë biznesmeni tha më tej në dëshminë e tij çdo procedurë e tij e ankimuar në KPP, zgjat më shumë se dy muaj.

Dhe kjo sipas tij ndodh qëllimisht pasi asnjë procedurë nga aplikantët e tjerë nuk zgjat kaq shumë.

Për këtë arsye ai mendon se personi që fshihej pas rrëmbimit të tij ishte Ermal Beqiri.

Kjo pasi sipas tij pas çdo procedure të tillë qëndron një nga kompanitë e tij ose kompani që janë të lidhura me të.

“Këtë bindje e forcoj edhe më shumë nga fakti se diku nga periudha prill-qershor 2024,

administratorja e firmës ‘Soft&Solution’ e Ermal Beqirit ka ardhur në ambientet e kompanisë time dhe ka kërkuar të takohet me mua.

Por pasi më njoftuan se kush është, unë refuzova ta takoj, për faktin se kjo është një kompani e lakuar në treg për shumë procedura. Por pasi ka dalë nga kompania ime, stafi më ka treguar se ajo në ikje e sipër ka thënë: ‘Kështu do të vazhdoni ju të bashkëpunoni me ne’.

Pas kësaj kanë filluar problematikat e kompanisë time me bllokimin e procedurave nga AKSHI. Ku këtu mund të përmend një procedurë me Hardëare e AKSHI, ku jemi futur bashkë me kompaninë ‘Info****’, e cila u zhvillua dy herë dhe u anullua pa shkaqe të arsyeshme.

Ndërsa kur ‘Info****’ u fut herën e tretë vetëm, u shpall fitues. Pas këtij momenti fillon edhe historia e ankimimeve që u bë edhe shkak i rrëmbimit. Por interesant është fakti se përse Gerond Meçe refuzoi të kallëzonte në polici, rrëmbimin e tij. Çfarë e pengoi atë t’i drejtohej këtij institucioni./Në Shënjestër, BW

The post “Dyshoj se anëtari i komisionit të Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrësit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me të, më skualifikonte në tendera appeared first on Albeu.com.

“Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën”/ Gerond Meçe: Pas 5 orësh, kur morën konfirmim më kthyen me fenelinat e policisë

By: M C
23 December 2025 at 20:46

Gerond Meçe, në dëshminë e tij dhënë prokurorëve ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi në 5 orët e pengmarrjes. Në emisionin “Në Shënjestër”, u publikuan detaje nga dosja e AKSHI-t, ku në dëshminë e tij, Meçe thotë se here pas here personat që e kishin marrë peng komunikonin nga telefoni i tij me administratorin e kompanisë së tij, nëpërmjet aplikacionit ëhats app.

Po kështu duke ia dhënë telefonit edhe vetë Gerondit, me qëllim tërheqjen e kompanisë nga procedurat. Kjo për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Për të qetësuar situatën ai tha po kështu se ata e lejuan të fliste edhe me gruan, të cilën e garantoi se gjithçka ishte mirë.

“Gjatë kësaj kohe ata më lejuan të flas edhe me gruan të cilës i thashë që:

Jam mirë, kam ca punë, do të të marr më vonë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe telefoni im binte pa pushim ku pashë që ishte vëllai im.

Unë fola me të dhe i thashë: ‘Nuk ke pse të shqetësohesh por fol me administratorin, Mimin’.

Por ndërkohë që po qëndronte i prangosur te makina dhe në kujdesin e dy rojeve të tij, ai mëson që këta të fundit ishin nga Elbasani.

Të paktën nga dialekti, duke qenë se ai vetë është nga kjo zonë.

Ndërsa po kështu mëson se njëri prej tyre sapo ishte bërë baba.

Ndërsa dy personat po prisnin me mua në makinë, ata më pyetën: ‘Edhe sa zgjat kjo procedurë?’

Gjithashtu në këtë moment ata pyetën edhe personin e parë se: ‘Çfarë po presim?’

Teksa ai u tha që: ‘S’kemi konfirmim’.

Ndërkohë që ora përballë në makinë shënonte në këtë moment 15:10.

Ka dyshime se grupi që mori peng biznesmenin Gerond Meçe, e liroi atë rreth orës 16:20 të datës 12 Gusht 2025, vetëm pasi mori konfirmim për tërheqjet e depozituara nga kompania në sistem të KPP.

Vetë biznesmeni Gerond Meçe e lidhi këtë dyshim me faktin që nga eksperienca, personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij duhet të kenë një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri.

Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit.

Por edhe pse orët po kalonin, grupi i pengmarrësve nuk kishte ndërmend të lironte biznesmenin.

Mesa duket kjo pasi ata prisnin një garanci, që familjarët e tij të mos bënin kallëzim në polici.

Gjë që pasi sigurohen që nuk ka ndodhur, vendosin më në fund ta lënë të lirë.

Por fillimisht para se ta lirojnë, ata i përmendin gruan dhe fëmijët.

“Pasi personi i tretë shkoi te bagazhi i makinës, aty u afrua personi i parë i cili i tha që: ‘Në polici nuk ka denoncim.’

Në orën 16.20 të gjithë u futëm në makinë, siç ishim në fillim dhe morën rrugën për t’u nisur drejt Elbasanit, nga rruga e vjetër.

Këtu ku pas urdhërit të shoferit, personat që kisha në krah, më hoqën prangat.

Shoferi i cili më tha ndërkohë: ‘Hap sytë, po shikon ku je’.

Të cilit unë iu përgjigja se: ‘E di shumë mirë se ku jam, pasi jam vetë nga Elbasani dhe këtu jemi në Gracen’.

Por sipas rrëfimit më tej të dhënë nga biznesmeni përpara SPAK, gjatë rrugës diçka ndryshoi.

Një person mori në telefon grupin e rrëmbyesve çka ndryshoi edhe destinacionin se ku ata do e zbrisnin atë që ishte pengu i tyre.

“Gjatë kthimit, grupi i rrëmbyesve përdori sirenën e policisë për të hapur rrugën.

Ku makina u fut në drejtim të fshatit Shijon, ndërkohë që në këtë moment një nga personat në makinë foli në telefon me dikë, i cili i tha të ndryshojë itinerar dhe ta kthenin makinën në rrugën nacionale.

Dhe kështu ndodhi. Makina u kthye dhe mua më lanë 200 metra afër rrethrrotullimit që futesh për në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ku në momentin që po më linin, shoferi më tha se: ‘Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën, se babë nuk ke ti’.

Por edhe pse i premtuan që do i kthenin laptopin dhe sendet e tjera personale që ata ia mbajtën, kjo gjë nuk duket se ndodhi.

Ndërkohë që biznesmeni u la në mes të rrugës pa telefon dhe pa para në xhep.

Ku vetëm rastësia, bëri që ai të kthehej në banesë.

Dhe të fillonte të mendonte të gjithë atë që kishte ndodhur.

Si dhe kush mund të ishin personat që kishin urdhëruar dhe organizuar rrëmbimin dhe kërcënimin e tij.

“Pasi më zbritën në rrugë, ata më dhanë me vete vetëm mbajtësen e kartave të kreditit si dhe syzet e diellit.

Ndërsa sendet e tjera, çantën e shpinës me laptopin brenda, atë të dorës dhe telefonin, premtuan se do i sjellin te recepsioni i qendrës së biznesit ku unë kam zyrën, por këto sende nuk ia kanë sjellë ende dhe sot.

Pasi zbrita nga makina unë dola në rrugën nacionale, drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet karburanti. Rastësisht, duke pritur për makina të rastit apo autobus, aty kalon një makinë e zyrës time, që kishte qenë për punë në Berat.

Gjatë rrugës nuk i tregova asgjë shoferit tonë për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë me të mbërritur në Tiranë, u ktheva direkt në zyrën time të punës”, ka dëshmuar Gerond Meçe.

I pyetur mbi dyshimet që ai kishte lidhur mbi personat e mundshëm që mund të kishin gisht në rrëmbimin dhe më pas atë që ndodhi, qëllimin për tërheqjen nga tenderat në AKSHI, apo edhe ankimimet, biznesmeni Gerond Meçe, u ndal te një emër që sipas tij mund të ishte strumbullari i gjithë këtij skenari.

Ky emër ishte biznesmeni Ermal Beqiri i cili kishte lidhje të forta brenda AKSHI-t.

Por edhe mik i Ergys Agasit, ku siç do të shikohet në vazhdim, ata shikohen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo bazuar edhe në filmimet që vetë Agasi ka ruajtuar.

Ndërkohë që ngjarja kishte alarmuar edhe vetë familjen, e cila kishte kuptuar se ai ishte marrë peng.

“Kur u ktheva në shtëpi, aty mora vesh që familja e kishte kuptuar që unë mund të isha rrëmbyer. Dhe ata po prisnin orën 18:00 për të bërë denoncim, kjo pasi kishim shkëputur kontaktet që nga ora 15:00.

Konkretisht, babai im kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte thënë gruas dhe nënës: ‘Më duket që Gerin e ka marrë policia’.

Në këtë kohë gruaja ime ka tentuar që të më marrë në telefon.

Më pas babai ka njoftuar vëllain, i cili ka shkuar dhe ka parë pamjet filmike të ngjarjes, të cilat i ka marrë në USB dhe ka identifikuar targën e makinës.

Më tej vëllai ka shkuar në të gjitha komisariatet e policisë për të pyetur nëse isha aty por nuk ka marrë asnjë informacion. Ndaj ka dyshuar për rrëmbimin tim, duke i rënë telefonit tim vazhdimisht.

Duke qenë se personat që kishin shoqëruar Gerond Meçen mbanin të veshur bluzë logon e stampuar të BKH, vëllai i tij ishte paraqitur po atë ditë edhe në SPAK.

Por nga aty ishte kthyer me përgjigje negative. Çka rriti edhe më shumë dyshimin te ai se i vëllai ishte rrëmbyer.

Por me t’u kthyer në zyrë, pasi u la i lirë, biznesmeni Gerond Meçe vuri re se ishin bërë tërheqje për më shumë procedura, nga sa i kishin treguar pengmarrësit në tabelën exel.

Ku ka mësuar se administratori i kompanisë së tij Sh. K, pasi ka hartuar dokumentet e tërheqjes ka shkuar t’i çojë dorazi në KPP (Komisioni i Prokurorimeve Publike) dhe në AKSHI.

Por kjo mënyrë dorëzimi dorazi nuk ishte pranuar nga KPP, pasi sipas tyre nuk lejohej si procedure. Për këtë arsye SH. K është detyruar në vijim që të bëjë tërheqje nga sistemi, gjë e cila ka përfunduar rreth orës 15:00 të datës 12 Gusht 2025./Në Shënjestër, BW

The post “Nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, gruan, motrën, nënën”/ Gerond Meçe: Pas 5 orësh, kur morën konfirmim më kthyen me fenelinat e policisë appeared first on Albeu.com.

“U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes

By: armand
22 December 2025 at 22:45

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e AKSHI në SPAK, ku janë zbuluar një pjesë e përgjimeve që përmban kjo çështje. Veç të tjerash, nga hetimi ka dalë në pah se Ergys Agasi kishte instaluar pajisje për regjistrim në zyrën e tij. Gjithashtu, nga publikimi i pjesëve të dosjeve është dhe rasti i marrjes […]

The post “U rrëmbye në sy të babait”, gazetari zbulon detaje: Ja pse nuk bëri kallëzim familja e Gerond Meçes appeared first on BoldNews.al.

“Jemi SPAK, hiq dorë nga AKSHI ose plumbi në kokë”/ Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen

By: Elva
22 December 2025 at 20:59

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe për ditën kur u mor peng nga një bandë e armatosur dhe u mbajt për disa orë në Krrabë tregon një fazë të avancuar të degradimit të sistemit të prokurimeve publike, por edhe i vetë shtetit. Deri më tani, rekordi ndahej mes Belinda Ballukut me goditjen 50 milion euro në […]

The post “Jemi SPAK, hiq dorë nga AKSHI ose plumbi në kokë”/ Rrëfimi i plotë i Gerond Meçes për pengmarrjen appeared first on BoldNews.al.

“SPAK instrument politik i opozitës”/ Meçe: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

By: Rovena
22 December 2025 at 18:36

Këtë të hënë, kreu i PD Sali Berisha ka thirrur qytetarët për një protestë ndërkombëtarë në sheshin para Kryeministrisë. Megjithatë pjesëmarrja vazhdon që të jetë e ulët. Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se qytetarët kanë arsye për të protestuar, por Berisha nuk ngjall më frymëzim për protesta.

Sipas Meçes e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjë Berisha Shqipërisë dhe shqiptarëve është që të largohet nga Partia Demokratike.

“Ka 20 minuta që ka filluar protesta dhe duhet që të kishte njerëz. Është një nga situatat më të rënda të qeverisë Rama. Dy denoncimet që ka bërë SPAK është një nga më seriozet. Dy çështjet më serioze që ka Shqipëria arrijnë të mblidhen në shesh shumë pak veta. Përballë këtij problem që është serioz. Sot shqiptarët nuk e morën seriozisht thirrjen e Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit. Gjëja më serioze që ka Shqipëri, është Sali-Ramë-Berisha.

Kjo tregon mungesë totale të qytetarëve. Kjo protestë ka vetëm një emër Berishë largohu urgjentisht nga PD dhe opozita shqiptare. E vetmja gjë që mund të bëjë Berisha është që të deklarojë humbjen e tij. SPAK është kthyer në një instrument politik të PD. SPAK bashkë me PD në këtë protestë ndaj Ballukut të inskenuar ishte një dështim. Ka vetëm një zgjidhje. Berisha të largohet dhe t’i japë rrugën PD-së. Të vetmin nder që mund t’i bëjë Sali Berisha popullit shqiptar është që të largohej dhe të tregonte arsyen pse shqiptarët nuk e kanë më frymën e protestës.

Fillimi i fundit të Sali Berishës është ky sot. Berisha duhet që të përshpejtojnë fundin e tij. Nuk ka më vazhdim të kësaj proteste. Kam bindjen e plotë që populli shqiptar ka të drejtë që të protestojë, për gjithë atë perceptim që ka prodhuar SPAK së bashku me PD. SPAK dhe PD prodhuan një inskenim”, tha Berisha.

Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe

By: Ela
22 December 2025 at 13:50

Pamje nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht të këtij viti janë bërë publike në media. Siç shihet, disa persona të veshur me uniforma policie dhe veshjeve që imitonin agjentët e BKH-së, i afrohen Meçes nën simbolikën e “shtetit” dhe peshës së unformave që mbartnin. Mësohet se Meçe u mbajt për […]

The post Të veshur si policë dhe agjentë të BKH-së, FOTO nga momenti i rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe appeared first on BoldNews.al.

“Vrasjet ishin të planifikuara”/ Arben Meçe: Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”

18 December 2025 at 21:15

Analisti Arben Meçe gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se Prokuroria ka sabotuar dosjen e “21 janarit”.

Gjithashtu Meçe tha se për dosjen e 21 janarit janë të gjitha provat dhe se drejtësia duhet të ishte vendosur, ndërsa akuzoi Berishën si përgjegjësin kryesor të vrasjeve në 21 janar.

“A pati Dumani ndonjë çështje ndaj funksionarëve të lartë të PD? Një çështje që është e Berishës nuk është  Dumanit, por e Arben Krajës. Edhe 21 janarin nuk donte ta merrte, por ia vendosën me dhunë. Për 21 janarin janë të gjitha provat. Dhe në fund të vijë të deklarojë Ilir Meta…Ajo që ngatërron Ilir Meta është kush do bëhet vrasësi. Dhe Meta e ngatërron, unë jo e parashikova, por e dija që Berisha do bënte vrasje…Vrasjet ishin të planifikuara për të ndodhur në kuadër të skemës së dytë, pasi dështoi skema e parë. Prokuroria është institucioni që ka sabotuar 21 janarin. Korrupsioni berishian ishte në përmasa të mëdha…SPAK ka harruar që detyrë e tij nuk ishte vetëm të bënte goditjen e korrupsionit aktiv, por edhe të atij tjetër….”, tha Meçe.

“SPAK është kthyer në një auditues rrugësh”/ Meçe: “Korporata, prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

18 December 2025 at 20:49

Analisti Arben Meçe në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se SPAK është kthyer në një auditues rrugësh.

Analisti Meçe tha se SPAK ka dalë edhe mbi politikën, duke shtuar se aksioni i SPAK sipas tij është për t’i dhënë material opozitës.

Gjithashtu shtoi se “Korporata prokuror gjyqtar” po bëhet precedent i rrezikshëm në Shqipëri

“Është skenar”. Dosja që ka shkuar në Prokurori është një dosje që nuk ka provë. Është 48 faqe dhe ka vetëm zbërthim të telefonatave që tashmë janë publike. Askush nuk arrin të identifikojë se kush është prova. Megjithatë gjykata e mirëpranoi sepse është krijuar një filozofi se po e vendosi SPAK Kemi prodhuar atë element të rrezikshëm që nuk kemi më gjykata por noter të vendimit të SPAK. Në Gjykatë Kushtetuese u pa që SPAK kishte tejkaluar kompetencën e saj. Korporata gjykatë prokurori ishte futur në një element që nuk e lejonte ligji.  Kryeneçësia e SPAK vjen në përmasa ku çështjen ligjore e kthen në reagim emocional. Dhe tani na ka dalë që Prokuroria nuk është më organ akuze, por organ auditimi për të gjitha rrugët në Shqipëri. Sot në Parlament ne pamë një betejë. Sot u organizua ky aksion që në themel ishte akuza ndaj Belinda Ballukut. Gaz Bardhi thonte nuk po na jepen dokumente, por dosja që ka shkuar janë arsyetimi ligjor u tyre. Prokurori është i qartë. Sot dhe dje diskutohej me të madhe se po fshiheshin dokumentet. Gjithë ajo lëvizje ndaj u inicua dhe unë konstatoj që SPAK këtë çështje mund ta shtynte dhe katër ditë dhe pesë ditë.  Aksioni i Prokurorisë është materiali që i jepet opozitës për të motivuar protestës. SPAK në kuadrin e krizës së vet, pra nga çështja e parë ku nuk kishte prova prodhoi auditimin e rrugëve në Shqipëri. Pra ky është nervozizëm i SPAK, dështim dhe me veprimin e dytë që bëri, 3 ditë para se të bëhej mitingu e deklaruar nga doktori, këta japin material. Pra është një skemë që ballafaqon PS dhe koalicionin e korporatës gjyqtar SPAK me PD”, tha ai.

Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes

By: Brisi
17 December 2025 at 21:50

SPAK sot deklaron se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng, për shkak se u fut në garë, duke prishur përllogaritjet për paracaktimin e tenderave. Por Gerond Meçe rezulton se ishte një prestanome për llogari të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit të vendit. Madje, kompanitë e hapura nga ai dhe Armand Frangu kanë lënë gjurmë të […]

The post Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes appeared first on BoldNews.al.

“Pse i frikësohet Berisha takimeve të Salianjit?”/ Meçe: Ka kapur bazën, dhe kjo do ta ‘rrëzojë’ kreun e PD

17 December 2025 at 20:39

Analisti Arben Meçe ndërsa komentoi takimet e Ervin Salianjit, tha se ky i fundit po punon me bazën.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe, u shpreh se sot kreu i PD Sali Berisha është i frikësuar sepse baza po lëviz, pasi sipas tij Salianji ka “kapur” bazën. Sipas Meçes është baza ajo që do ta rrëzojë Berishën.

“Sot Berisha është kujdesur në PD, kryesi e vogël , kryesi e madhe i ke të besuara. Berisha i ka 100% të besuar sepse janë edhe militantë në kuptimin filozofik të gjësë. E vetmja gjë që ka frikë, dhe ka problem është ajo që “e shqetësojnë zërat që prishin ekuilibrat dhe vijnë nga baza. Sot baza po lëviz sepse Salianji nuk po punon me strukturën, por me bazën dhe Berisha e di se kjo bazë do ta rrëzojë. Salianji po kap baza dhe Salianji do ta riformatojë. Ai që është kryetar do bjerë nga baza”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Berisha: Paratë e vjedhura nga tenderat e AKSHI-t pastroheshin nga lavatriçja e ‘Çopjave’

By: armand
16 December 2025 at 13:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka ngritur akuza të forta ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe personave të lidhur me institucionin. Ai tha se paratë e përfituara nga tenderat kanalizoheshin përmes grupit “Çopja”, të cilin e cilësoi si “lavatriçe” të skemës së pastrimit të parave. Sipas Berishës, në këtë skemë […]

The post Berisha: Paratë e vjedhura nga tenderat e AKSHI-t pastroheshin nga lavatriçja e ‘Çopjave’ appeared first on BoldNews.al.

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng nga Agasi dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara për tendera në AKSHI

By: Fax Web
16 December 2025 at 12:19

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas hetimeve te SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.

Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmeni.

“Pengmarrje dhunë, shantazh dhe tërheqje nga tenderat. Ky është skandali që SPAK ka zbuluar në Agjencinë Kombëtare të shoqërisë së informacionit. Në masën “arrest në shtëpi” është dërguar Mirlina Karçani dhe zv.drejtoresha e AKSHIT Hava Delibashi. Masa ndaluese ka edhe për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha. Nga hetimet e SPAK rezulton se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit kanë marrë peng shtetasin Geron Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më shumë tendera në AKSH dhe pas shantazheve e kanë detyruar të heqë dorë nga gara dhe më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH”.

Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi, Beqiri dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara

By: Ela
16 December 2025 at 11:29

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksionin e Prokurorisë së Posaçme lidhur me hetimet për abuzime me tenderat e AKSHI-t. Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirajn dhe anëtarë të policisë së shtetit kanë rrëmbyer biznesmenin Gerond Meçe i cili është tërhequr më pas nga tenderat në lidhje me AKSHI, raporton Klodiana Lala. […]

The post Tenderat e AKSHI-t/ Gerond Meçe u mor peng nga Agasi, Beqiri dhe efektivë policie për t’u tërhequr nga gara appeared first on BoldNews.al.

❌
❌