Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 February 2026Main stream

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit

By: e xh
6 February 2026 at 13:04

Nga Keida Kostreci, Uashington

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e konsideroi të enjten pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes së propozuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump si një vendim në interes të sigurisë kombëtare të vendit të saj.

“Ne nuk përdorëm ton triumfues kur folëm për Bordin e Paqes, ne thjesht deklaruam se Shqipëria ishte një nga vendet e para që mori ftesën si anëtare themeluese”, tha zonja Spiropali, gjatë një aktiviteti në Universitetin Johns Hopkins, organizuar nga analisti i çështjeve të Ballkanit, Ed Joseph.

Ministrja po i përdigjej një pyetjeje nga gazetarja Keida Kostreci e cila përmendi faktin se Kryeministri Edi Rama e kishte paraqitur ftesën si një sukses të politikës së jashtme shqiptare dhe nëse ky qëndrim ka ndryshuar, pasi u mor vesh që shumë vende e kishin marrë ftesën, përfshirë Rusinë dhe duke pasur parasysh tensionet mes SHBA-së dhe vendeve të BE-së, ku Shqipëria synon të anëtarësohet.

“Kjo (ftesa) tregon nivelin e besueshmërisë që ne gëzojmë, por gjithashtu është një tregues i aleancës strategjike që kemi me Shtetet e Bashkuara. Nuk do të hyj në arsyet pse e pranuam ftesën, por pavarësisht nga numri i vendeve që ftuam, për arsye të ndryshme, Shqipëria u ftua si një partner dhe aleat i besueshëm, dhe kjo është ajo që ne besojmë”, tha zonja Spiropali.

Pasi mori ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes nga Presidenti Trump në Janar, zoti Rama bëri një postim në mediat sociale ku shkruante.

“Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë. Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me shtetet e bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të.”

Postimi mbyllej me një falenderim për Presidentin Trump.

Të enjten në Uashington, zonja Spiropali e paraqiti pranimin e ftesës si një zgjidhje pragmatike dhe në interes të sigurisë kombëtare të Shqiperise.  Ministrja Spiropali, në diskutimin me zotin Joseph, tha se e sheh Bordin e Paqes si një mekanizëm shtesë dhe jo si zëvendësues të OKB-së. Por vendet e BE-së dhe lojtarë të tjerë ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin për strukturën, si edhe për faktin se Bordi po ngrihet për të zëvendësuar OKB-në.

Spiropali, në një përgjigje të një pyetjeje tjetër të gazetares Kostreci për përfshirjen e Shqipërisë në listën e 75 vendeve, për qytetarët e të cilëve Departamenti i Shtetit, ka pezulluar vizat e imigracionit, duke ndërmarrë një rishikim të procedurave nga shqetësimet se emigrantët e këtyre vendeve mund të bëhen “barrë publike” për Shtetet e Bashkuara.

“Pyetje e mirë sepse sapo erdhëm nga takimi me Nënsekretarin për Çështjet Konsullore në Departamentin e Shtetit. Dhe, pjesë e bisedës, pjesa më e madhe e bisedës ishte rregullorja e re që ata kanë për rivlerësimin e përkohshëm, siç e quanin ata, të vizës së imigracionit. Pra, për ata që duan të vijnë dhe të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Pra, qëndrimi ynë është, është shumë i qartë. Siç e dini, shqiptarët janë kontribues këtu, kemi një diasporë në rritje…ata po kontribuojnë në sistem dhe duan më shumë përgjigje në lidhje me kohëzgjatjen dhe mënyrën se si u mor vendimi”, tha zonja Spiropali.

Ajo tha se zyrtari amerikan “na siguroi se, së pari, kjo është e përkohshme.

“Ata po bëjnë një rivlerësim për 60 ditëve. Nuk ka të bëjë as me Partneritetin Strategjik që kanë me Shqipërinë, as me vendet e tjera që janë në listë apo me nivelin e besimit në marrëdhënie. Por ka të bëjë me një prag që ata kanë vënë lidhur me përfitimet sociale – kjo është ajo që ata e konsiderojnë Medicaid dhe Medicare –  që marrin njerëzit kur mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Ministrja e Jashtme tha se kjo është politikë e brendshme e SHBA-së, por e pranoi se ndikon  tek familjet dhe tek emigrantët dhe shqiptarët që vijnë në SHBA.

“Na siguruan që brenda 60 ditësh do të kemi një pamje më të qartë pasi të bëhet rivlerësimi atje. Kjo nuk ndikon në llojet e tjera të vizave. Pra, ata mund të vinin në Shtetet e Bashkuara me viza të tjera. Por kur bëhet fjalë, e dini, për të vendosur të vijnë dhe të jetojnë këtu, atëherë ata do të bëjnë një vlerësim mbi përfitimet.

Nuk dihet se mbi çfarë të dhënash, është mbështetur vendimi për pezullimin e vizave të imigracionit për 75 vendet, por ka një përputhje, megjithëse jo të plotë, me një listë që Presidenti Trump e postoi në mediat sociale në Janar, sipas së cilës rreth 40 për qind të imigrantëve të Shqipërisë dhe mbi 46 për qind e atyre nga Kosova në Shtetet e Bashkuara, përfitojnë nga ndihma sociale. As ajo liste nuk rendiste burimet se nga i kishte marrë të dhënat.

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

By: e xh
5 February 2026 at 22:01

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Rexhaj u shpreh se seksi ka korruptuar që në lashtësi dhe është një metodë e njohur. Sipas tij, Epstein është një individ, që iu është afruar njerëzve me pushtet (të cilët kanë vese) dhe i ka shantazhuar ato.

Për të, në këtë histori ka dorë dhe shërbimi sekret rus. Rexhaj deklaroi se Rusia dëshiron të thotë se elitat perëndimore janë krejtësisht të degraduara.

Seksi ka korruptuar që në lashtësi. Faktet janë brutale këtu. Me rastin e Epstein janë marrë prokurorët më të mirë që ka Amerika. Më 2019 ai u fut në burg. Harrojmë se festat kanë qenë trendy në vitet 1990. Epstein ka bërë partyt më të mira në Nju Jork, prandaj ka shkuar Trump. Epstein i ka ditur pikat e dobëta liderëve botërorë dhe ka dashur t’i shantazhojë. Nuk duhen përmendur emra si në kohën e komunizmit. Këto janë operacione të shërbimeve sekrete ruse.

Dhe kështu Rusia thotë se ka jetë dekadente në elitat e Perëndimit. Bill Clinton e Trump nuk e kanë ditur se Epstein është trafikant. Njerëzit e pushtetshëm kanë vese, por nuk mund të arrish në përfundimin se elitat e perëndimit qenkan të degraduara plotësisht. Epstein është një njeri që ka dashur t’iu afrohet njerëzve me pushtet, ka dashur që të shantazhojë elitat, në bazë të veseve që ata kanë”, deklaroi Rexhaj.

Mbi 3 milionë dokumente janë zbuluar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ku dëshmohen imazhe të skandalit Epstein. Të përfshirë në afera seksuale dyshohen njerëz me pushtet në botë.

Before yesterdayMain stream

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

By: e xh
5 February 2026 at 21:32

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme shqiptare të kthyera nga Tajlanda.

Gazetarja sqaroi se kompania “Sokolaj” ka blerë mbetjet nga shoqëria “Kurum”. Për këto mbetje, organi i akuzës ngre dyshimet se të dyja kompanitë ishin në dijeni se këto mbetje ishin të rrezikshme, paçka se në dokumente figuronte ndryshe.

“Prokuroria e Durrësit thotë se në verën e 2024, një histori e cila ka nisur në fillim të korrikut 2024, kompania Sokolaj sh.p.k. ka arritur të kontrabandojë apo të kalojë, duke fshehur dhe falsifikuar faturat, një sasi prej 2.8 tonësh lëndë dhe mbetje, të cilat u konstatuan e u konsideruan më pas nga Prokuroria e Durrësit dhe një laborator në Itali, që mori 11 mostra nga këta kontejnerë, si të rrezikshme, të cilat kishin kaluar në doganën shqiptare duke falsifikuar. Çështja e famshme e mbetjeve të Kurumit, aty ku kompania Sokolaj i kishte blerë fillimisht.

Prokuroria dyshon se edhe shoqëria Kurum, edhe shoqëria Sokolaj kanë qenë në dijeni të faktit se ishin duke transportuar dhe nxjerrë kontrabandë nga vendi ynë mbetje, të cilat klasifikoheshin të rrezikshme dhe jo ashtu siç ata kishin shënuar në faturën e cila ishte dubluar. Për shkak të veprimeve që janë bërë më pas, Prokuroria ka indicie që ata kanë pasur dijeni që mbetjet që ishin duke nxjerrë kanë qenë të rrezikshme dhe, sipas hetimeve, nuk është rasti i vetëm, pasi edhe tre dërgesa të tjera që janë dërguar nga shoqëria Sokolaj, të blera nga shoqëria Kurum, dyshohen të jenë të rrezikshme”, tha ajo.

Për këtë çështje, nën akuzë janë vënë edhe persona të administratës shtetërore, pikërisht nëntë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Kjo agjenci, sipas Prokurorisë së Durrësit, ka qenë jo e pranishme në kontrollin që duhej të bënte për këto mbetje, duke rezultuar kështu në shpërdorim detyre për të gjithë të akuzuarit.

“Janë nëntë punonjës të administratës shtetërore, të cilët akuzohen nga ana e Prokurorisë së Durrësit për shpërdorim detyre. Në argumentet që janë dhënë nga ana e Prokurorisë, e të pranuara më pas nga Gjykata e Durrësit, që ka lëshuar edhe masat e sigurimit për drejtuesen aktuale dhe ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, konsiderohet shkelje nga ana e Prokurorisë së Durrësit, për faktin se kjo agjenci ka qenë inekzistente në kontrollin që duhej të bënte. Sipas Prokurorisë, deri më tani, qoftë edhe për faktin e akuzës së shpërdorimit të detyrës, nuk ka shkuar më tej duke vërtetuar korrupsion. Megjithatë, ky është përfundimi i fazës së parë të hetimeve”, tha ajo.

Këto mbetje, të cilat janë të sekuestruara, ndodhen ende në Durrës dhe priten hapa të mëtejshme për administrimin e tyre, për shkak edhe të klasifikimit të rrezikshëm që kanë.

“Këto mbetje të rrezikshme aktualisht ndodhen të sekuestruara, ndodhen në Durrës. Janë nën administrimin e Agjencisë, që i ka administruar ato që prej momentit të mbërritjes në tetor të 2024 në Shqipëri dhe, sipas procedurave të cilat duhet të ndiqen më pas për mënyrën e trajtimit të mbetjeve të tilla, do të ketë një procedurë dhe institucione të tjera që duhet të merren me to, pasi duhet të ketë një kujdes të veçantë”, sqaron ajo.

Gazetarja bën me dije se nga hetimet e kryera rezulton që katër vitet e fundit të jenë konsideruar si të rrezikshme mijëra tonë mbetje, të cilat janë administruar nga kompani që nuk kanë pasur një certifikatë. Më e rrezikshme është fakti se nuk dihet se ku ndodhen këto mbetje, pasi ka munguar procesi i gjurmimit të tyre.

“Sipas Prokurorisë, nga hetimet thuhet se të paktën katër vitet e fundit, mijëra tonë mbetje konsiderohen e klasifikohen të rrezikshme, janë transportuar dhe eksportuar jashtë vendit tonë nga kompani të cilat nuk e kanë pasur një certifikatë, kushte jo të duhura për transportin e tyre, por edhe mungon gjurmimi. Pra, ne nuk e dimë aktualisht në këto vitet e fundit se sa e si janë menaxhuar këto mbetje”, përfundon gazetarja.

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

By: e xh
4 February 2026 at 22:42

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet si shqiptar.

I tillë është dhe Donald Fa, nga Kameruni i Afrikës, i cili ka ardhur në studion e “Opinion” në Tv Klan me veshje tradicionale shqiptare, si dhe e quan veten dibran “dem baba dem”.

“Unë kam shumë shoqëri nga Dibra dhe Tirana. Ata më kanë mbajtur shumë afër, prandaj e quaj veten dibran dem baba dem”, u shpreh ai.

Ai tregon se erdhi në vendin tonë falë punës së tij. Shqipëria duket se “ia mori zemrën”, ndaj ai vendosi që të shpërngulet këtu.

Një prej ushqimeve të tij të preferuara shqiptare është ‘fërgesa tironse’, ashtu sikurse tregon se shëtit shpesh rreth zonës ku ai jeton për t’i marrë më të mirën e këtyrev vendeve.

Siç shprehet Fa, pjesa më e madhe e popullsisë së Kamerunit nuk e njohin Shqipërinë dhe ai ua portretizon si një vend shumë të qetë e bukur. Por, edhe ata që e njohin Shqipërinë në Kamerun, vjen për shkak të futbollit, teksa Fa e lidh me figurën e Lorik Canës.

“Ata e njohin Shqipërinë nga ana e futbollit, nga ana e Lorik Canës. Ata e dijnë Shqipërinë vetëm nga Lorik Cana. Shumë shpesh kur flas me ndonjë shok, më thonë ku je, u them në Shqipëri. Më thonë ku i bie kjo Shqipëri”, tha ai.

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

By: e xh
2 February 2026 at 22:38

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane në fshatin Rrilë të Lezhës.

Gazetarja u shpreh se në shënjestër ka qenë nipi i Ardian Nikulajt. Ky i fundit është ekzekutuar për shkaqe hakmarrjeje. Ajo tha se në kërkim për ngjarjen e rëndë janë shpallur anëtarë të fisit të një ish-deputeti të PS-së. Lala dha edhe detaje të reja mbi dinamikën e ngjarjes.

Ajo foli edhe për policin e arrestuar, duke u shprehur se ka dyshime se ai ka qenë shoqërues personal i të plagosurit. Lala hodhi dyshime të forta se elementë të policisë mbajnë njërin krah apo tjetrin, që janë në konflikt të ashpër në këtë zonë.

“Nuk ka qenë shënjestër pronari i berberhanes, por nipi i Ardian Nikulajt. Në berbarhane ka qenë vetëm fillimisht punonjësi, aty ka mbërritur një punonjës policie, që ka qenë jashtë orarit të shërbimit, ka qenë me të plagosurin G.N. Në mbrëmje, përpara berberhanes kanë ardhur dy makina dhe nga aty kanë dalë 7 persona, ku 5 persona mbanin shkopa bejsbolli dhe 2 kishin kallash. Punonjësi i policisë sa duket shoqëronte G.N. Kur ka nisur konflikti, ka pasur të shtëna nga jashtë brenda dhe nga brenda. 16 gëzhoja janë gjetur që është qëlluar edhe nga brenda. Polici ka thënë se unë parandalova tragjedi dhe prandaj kam qëlluar. Ai është arrestuar. Janë shpallur në kërkim katër pjesëtarë të fisit të një ish-deputeti socialist. Janë disa të arrestuar për hakmarrjen e egër mes fiseve, mes tyre dhe të huaj. Në rastin që flasim, makinat janë larguar në drejtim të Fushë Krujës, ku një nga makinat është ndjekur nga pas. Janë dy fise që kanë përplasje të ashpër dhe policia është bërë palë, disa me njërën palë e disa me palën tjetër. Polici i arrestuar sot nuk kishte pse të mbante armë me vete. Shkak për plagosjen e nipit të Ardian Nikulajt është një bisedë në Sky Ecc. Në 2025, G.N godet me makinën e tij një motor, ku ishin anëtarë të fisit të ish-deputetit A.N. Ata për shkak të hasmërisë që kanë, dhunojnë çdo person që kalon aty ”, tha Lala.

Bashkëpunimi me PD, Shehaj: Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra

By: e xh
29 January 2026 at 22:25

“Nuk më kanë votuar të ulem me partitë e vjetra”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Tema e diskutimit të kësaj mbrëmjeje ishte “A do të bashkohet opozita?” dhe i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me qëndrimin e tij ndaj bashkëpunimit me partitë e tjera opozitare, Shehaj tha se kjo nuk mjafton për ta rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama.

Sipas Shehajt, ideja se bashkimi i opozitës është një “çelës magjik” për zgjidhjen e problemeve të Shqipërisë është e gabuar. Madje ai kujtoi se bashkëpunime të tilla janë provuar edhe më parë, pa sjellë ndryshim real për qytetarët.

Kreu i partisë Mundësia tha se problemi kryesor është mungesa e një alternative të besueshme politike, që të adresojë hallet konkrete të qytetarëve, si çështja e pronës, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia. Sipas tij, qytetarët nuk janë të interesuar vetëm se kush largohet nga pushteti, por çfarë ofron opozita në vend të tij.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi FevziuShehaj, ishe më skeptik ditën e hënë, ku je me pozicionin e sotëm?

Agron ShehajUnë isha për jo në fakt, jo skeptik. Tani po flasim për bashkimin sikur bashkimi të ishte çelësi magjik për çdo problem që ka Shqipëria.

Blendi FevziuJo nuk po flasim për bashkimin, bashkëpunim i opozitës se fjala bashkim është shumë e madhe

Agron ShehajBashkëpunim, se na ka munguar bashkëpunimi dhe ky është problemi i madh i shqiptarëve dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama është në pushtet dhe ne jemi në opozitë. Tani bashkëpunimi, bashkimi në një qëllim. Qëllimi në thelb i bashkimit është të ikë Rama. Ky është. Rama është një kryeministër i korruptuar dhe duhet të ikë sa më shpejt, por ne bashkëpunime të tilla kemi patur pa fund.

Blendi FevziuTë ikë Rama apo të ikë Partia Socialiste?

Agron ShehajTani një sekondë, kur themi të ikë Rama themi të ikë Partia Socialiste, të ikë kjo mazhorancë. Por ne 34 vjet këtë kemi pasur gjithmonë, njëherë të ikë Berisha, të ikë Nano, pastaj të ikë Berisha prap, tani të ikë Rama. Problemi është se ne duhet të shkojmë përtej kësaj. Ne duhet të flasim për alernativën, është alternativa që na duhet.

Kush na dëgjon na shtëpia thotë, ore çfarë po flasin këta?! Për bashkim, të ikë Rama, të vijë dikush tjetër. Ai që na dëgjon ka hallin e pronës dhe do të dijë, Rama nuk ia dha pronën, ia mori dhe ia dha një oligarku, dhe do të dijë, këta që duan të vijnë çfarë plani kanë për pronën, do ma kthejnë apo s’do ma kthejnë?! Sa të besueshëm janë, që do vijnë ta shkundin Ramën dhe ta rrëzojnë?! E njëjta gjë vlen për atë të riun në Theth që Rama nuk ia dha pronën, që Rama nuk ia dha lejen e ndërtimit të ndërtonte një lokal të vogël të jetonte me turistët, e ia prishi.

E njëjta gjë vlen për shëndetësinë, për arsimin, ne duhet të flasim për një alternativë, për një alternativë të besueshme dhe vetëm kështu e fitojmë besimin e qytetarëve. Ore ne duhet të shikojmë… ne kemi patur zgjedhje, se këtu jemi duke dhënë mend, duke dhënë opinione. Duhet të shikojmë faktet. Në zgjedhjet e fundit në 2025-ën, partitë e vjetra apo tradicionale kanë humbur 1/3 e votave, kanë kaluar nga 750 mijë vota, në 500 mijë vota. Kanë humbur 250 mijë vota. E kanë kuptuar apo jo që kanë një problem besueshmërie?!

Kanë marrë për herë të parë partitë e reja pothuajse 150 mijë vota. Qytetarët shqiptarë janë lodhur me partitë e vjetra, i thanë 100 mijë herë, ndryshoni, rinovohuni, riformohuni sepse kështu nuk mund të vazhdojmë dhe përqafuan një parti tjetër politike, partitë e reja.

Dhe partitë e reja nuk u votuan të ulen me partitë e vjetra. I votuan sepse besuan se ata janë ndryshimi. Dhe ne si parti e re, nuk mund të na thonë ‘tani hajde ulemi ne’. Sepse neve nuk na kanë votuar të ulemi me partitë tradicionale, sepse ndryshe votonin partitë tradicionale, nuk votonin për ne. Ne duhet të flasim për alternativën, duhet të fitojmë besimin e qytetarëve. Si ikën Rama? Rama nuk ikën me bashkimin, nuk mjafton bashkimi. Që të ikë Rama duhet të fitojmë besimin e qytetarëve dhe për sa kohë që s’e fitojmë besimin e qytetarëve Rama nuk ikën.

Bashkimi i opozitës kundër qeverisë “Rama”, Boçi: PD e ka bërë lëshimin e parë

By: e xh
29 January 2026 at 22:08

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, theksoi se selia blu është e hapur për të bashkëpunuar me çdo parti opozitare që është kundër qeverisë “Rama”.

Në emisionin “Opinion”, Boçi tha se demokratët e kanë bërë “lëshimin e parë” dhe se janë të gatshëm për t’u ulur në tryezë me forcat e tjera politike. Sipas deputetit, kjo do të jetë dhe gjëja më e mirë që opozita mund të bëjë në këto kushte që ndodhet.

“Lëshimin e parë ne e kemi bërë. Nuk është se ne kemi kompleksin që dikush mori iniciativën, iniciativën që për hir të së vërtetës ne e kemi marrë disa herë për të bashkuar forcat politike dhe ai po e bën. Kemi thënë, e po e themi, që ne ulemi si të barabartë pavarësisht madhësisë apo vogëlsisë së forcës politke. Unë mendoj që nisma është anekdoti më i mirë për gjithë këtë toksifikim që është bërë opozitës në këto vite, përçarje, përplasje, mungesë iniciative të përbashkët,  kakofoni, çarje në situata zgjedhore… sepse alternativat kanë ekzistuar”, tha ai.

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, s’vlen

By: e xh
29 January 2026 at 21:51

Cilat janë pikat që bashkon opozitën kundër mazhorancës pavarëissht ndryshimeve? Pikërisht për këtë temë po diskutohet në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, ku ishte i ftuar dhe Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së.

Shehi u ndal fillimisht tek drejtësia në vend, për të cilën u shpreh se është e “dhunuar”, por ama e cilëson mjetin e duhur për t’u përdorur nga opozita.

A bijmë dakord që shpresa më e madhe që kemi ne si opozitarë është kjo drejtësi, e keq, e dhunuar, e korruptuar, vendosja emrin si të duash. Po s’kemi më të mirë se kaq. A jemi dakord që mirë a keq këta prokurorë na japin një dorë në këtë muhabet? E jo thjesht ta interpretojmë se po na japin një dorë për të ardhur në pushtet, por po i japin një mundësi shoqërisë shqiptare në një farë mënyre të pastrohet“, tha ai.

Sa i përket bashkëpunimit të opozitës, ose cilësuar ndryshe si bashkimi i saj, Shehi shprehet se “Ça do bëjmë, do bëjmë krushqni ne? Në qoftë se bijmë dakord për këto gjëra, që është gabuar e po mundohemi t’i rikuperojmë, mund të bëjmë një rrugë bashkë”.

Adriatik Lapaj thirrje për një Aleancë të Madhe Popullore kundër Ramës

By: e xh
29 January 2026 at 21:48

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Opinion”, bëri thirrje për krijimin e një Aleance të Madhe Popullore, pasi sipas tij vetëm një front i gjerë qytetar mund të sjellë largimin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Lapaj u shpreh se situata aktuale politike në vend nuk është normale dhe se skandalet e korrupsionit po shfaqen njëri pas tjetrit, duke e bërë të papranueshme vazhdimin e qeverisjes aktuale.

Sipas tij, partitë e opozitës nuk mjaftojnë, ndaj është e domosdoshme përfshirja e shoqërisë civile, intelektualëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar, përtej siglave politike.

Biseda në studio:

Blendi FevziuAdriatik mendon se duhet të bashkëpunojë opozita?

Adriatik LapajNëse bëhet fjalë që për shkak të makutërisë së madhe të kësaj që  po ndodh duhet një front i madh qytetar për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet dhe vendi të shkojë në procese demokratizuese patjetër duhet një front i madh i të gjithë qytetarëve aktivë, shoqërisë civile, intelektualëve të angazhuar, partitë politike…

Blendi FevziuNuk mjaftojnë vetëm partitë e opozitës?

Adriatik Lapaj: Absolutisht nuk mjaftojnë. Ndaj po them. Në këtë drejtim, nuk diskutohet këtu pse… i dëgjova dhe bashkëbiseduesit. Është një diskutim normal për një situatë krejt normale. Nuk jemi në një situatë normale. Jemi në një situatë kur zëvendëskryeministrja e vendit është kapur në flagrancë, pra është kapur gafil, dhe kur javë për javë na del një skandal kur ky vend vidhet. Në këtë kuptim kjo qeveri nuk mund të rrijë asnjë orë më shumë. Nuk është çështja këtu e një normaliteti, pse mori 83 mandate. Ato 83 mandate sot vlejnë zero. Zero! Sepse ato 83 mandate janë fituar nuk kuhte të tjera, kur kjo që po ndodh sot nuk ka qenë në tavolinë nuk dihej. Dhe shoqëria jonë nuk mund të pranojë situatën se këtu do bëhen reforma… Çfarë reformash mo?! Ky duhet të ikë pa kushte, jotë vendosë ai kushte. Nuk e ka mazhorancën ai fare tani. Në këtë drejtim duhet një Aleancë e Madhe Popullore. Përtej siglave.

Blendi FevziuO Adriatik por ti ke dy muaj aty e s’të vjen njeri!

Adriatik LapajNuk është e vërtetë kjo, ju keni kaluar, protesta e parë është bërë më 20 dhjetor, e dyta është bërë më 4 janar, e treta më 17 janar, kanë ardhur duke u rritur dhe ju jeni dëshmitarë.

Blendi FevziuDhe tani keni tjetrën me 31

Adriatik Lapaj: Me 31 ditën e shtunë, pasnesër, në orën 6 pasdite ne kemi protestën e katërt që mendojmë se do jetë goxha masive.  Pra qëndrueshmëria, vazhdueshmëria, goditja jonë me precizion, me shënjestër të përqendruar është si ai guri që të bie në këpucë padashje dhe ta vret këmbën dhe ta bën gjak dhe ti nuk vrapon dot më, le të jesh atleti më i mirë në botë. Në këtë drejtim sigurisht duhet një Aleancë e madhe Popullore në shesh përtej siglave, e përbërë nga intelektuale, aktivistë, shoqëri sicivle, parti politike, që nuk vendosin egon e tyre të parën. Halli që kemi për të rrëzuar këtë qeveri është i përbashkët gjithë jetën!

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Tafilaj: Jo mishit të kuq

By: e xh
28 January 2026 at 22:50

Vilma Tafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë, në mënyrë që të mbajmë peshën trupore normale.

Tafilaj,u shpreh se duhet reduktuar ndjeshëm konsumi i mishit të kuq, pasi çdo kafshë merr antibiotikë. Kjo gjë, bën që njeriu të krijojë rezistencë ndaj antiobiotikëve në trup për shkak të mishit që konsumon.

“Çdo kafshë merr antibiotikë, të cilat nëpërmjet mishit të kuq ti i merr në trupin tënd. Pra, ti krijon rezistencë ndaj antibiotikëve në trupin tënd vetëm nga mishi që konsumon. E dyta, mishi nuk piqet në temperatura optimale, por piqet në temperatura shumë të larta që krijojnë lëndë kancerogjene sepse digjet. Më i miri është peshku, e peshku duhet të jetë peshk i përzgjedhur sepse mund të ketë sasi të larta të mërkurit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, këshillë për të mos u tepruar me sasinë e frutave dhe perimeve, pasi edhe pse janë ushqime të dhuruara nga natyra, përmbajnë sheqerna, që çrregullojnë metabolizmin e njeriut, madje mund të rezultojnë në obezitet apo diabet.

“Frutat dhe perimet, ato që janë me ngjyra më të errëta sugjerohen, por dhe të frutat ka disa kundërshtime. Sepse frutat dhe disa lloje perimesh që kanë përmbajtje më të lartë sheqeri, sado që është sheqer natyral që ty ta jep natyra, por ti çrregullon metabolizmin e trupit dhe prodhimin e insulinës. Pra, ti rrit rezistencën insulinike, që më pas ti bëhesh diabetik, bëhesh obez, shkakton probleme me metabolizmin tënd, akrdiovaskulare…”, sqaron ajo.

Habitëse vjen dhe deklarata e  kirurges lidhur me konsumin e rrepave të kuqe, pasi edhe pse ato njihen për antioksidantet,

“Tek perimet, ëhstë rrepja e kuqe, që ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri. Janëpo aq antioksidative dhe shumë të mira, sa kanë dhe shqer që ne nuk duhet ta marrim”, tha ajo,

Thelbi nuk është mos konsumimi i këtyre ushqimeve, por marrja e tyre me sasi të moderuar.

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

By: e xh
28 January 2026 at 22:45

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të bjerë në peshë jo pak, por plot 23.7 kile për një periudhë 2-vjeçare.

Haliti foli me nota humori për ndryshimin fizik, duke kujtuar se herën e fundit që kishte qenë në emision, xhaketa që mbante veshur “nuk do ishte mbyllur” dot, për shkak të kileve të tepërta.

Madje, për të shprehur ndryshimin që ka pësuar ai u shpreh mes batutash: “Tani mos më detyro të zhvishem se jam i bindur që do të ikin të gjithë këtu…”

Haliti tregoi se vendimi për të ndryshuar stilin e jetesës erdhi pasi kishte arritur në 114 kilogramë, një moment që e konsideroi si pikë kthese.

Kishte vajt atje ku nuk mbante më”, u shpreh ai duke zbuluar momentin kulminant që e shtyu të vepronte.

Nga një udhëtim në Kinë, u detyrova të peshohem për shkak të valixheve dhe kur pashë që kisha vajt 114 dhe thashë nuk ka mundësi që kam vajtur në këtë pikë, pastaj kur të pashë ty u bëra xheloz (qesh)”, shprehet Haliti.

Sipas tij, humbja e peshës ka ardhur përmes një regjimi ushqimor të kontrolluar, fasting-ut afatgjatë dhe ndjekjes së rregullt nga specialistë të fushës.

“Po ndiqem nga specialistë për hir të së vërtetës dhe jam rigoroz.”, vazhdoi më tej Haliti, duke shpjeguar se si ka eliminuar darkën nga dieta dhe se ushqimi i tij përgatitet sipas rekomandimeve profesionale, duke shmangur ndërhyrje të tjera si përdorimi i injeksioneve për humbje peshe.

Pas dy vitesh përkushtim dhe disiplinë, ai tha se: “Kam rënë 23.7 kile për dy vjet”.

Gazetari dhe moderatori i emisionit Blendi Fevziu mes batutash iu përgjigj: “Por ti qenke për të të bërë reklamë!”

Agron Shehaj i “mbyll” derën PD, shkak qëndrimet ndaj drejtësisë

By: e xh
26 January 2026 at 23:51

Për kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, drejtësia është një vijë e kuqe dhe me ata që flasin kundër saj nuk ulen në asnjë tryezë. Reagimi i tij erdhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku po diskutohej në lidhje me ftesën e Forumit të Dialogut Politik për bashkimin e partive në aksionin opozitar. Por Shehaj u shpreh se partia e tij do të qëndrojë krah drejtësisë.

“Ne kemi një ide të qartë, ne qëndrojmë për drejtësinë dhe nuk ulemi me asnjë në tryezë që është kundër idesë së drejtësisë. Drejtësi nuk do të thotë që të vlejë drejtësia për kundërshtarin tim dhe mos të vlejë për mua. Kjo nuk është drejtësi. Drejtësi është kur ti ke pasur privilegjin të qëndrosh në pushtet duhet të pranosh që nëse drejtësia të thërret dhe të akuzon për çfarëdo lloj gjëje, duhet të mbrohesh aty dhe jo t’i quash kriminelë, të kapur, apo Troplina, apo ku di unë”, tha Shehaj.  

Si shembull, ai mori reagimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

“Nuk ke nevojë për tryezë kur ti shikon sesi kryetari i PD-së, që qartësisht ka një konflikt interesi… është në drejtën e vet Berisha të jetë në krye të PD-së, nuk ka asnjë diskutim, por ajo që dua të them është i qartë qëndrimi i tij në lidhje me drejtësinë dhe nuk ka asnjë kuptim të ulemi në një tryezë të mundshme. Për çfarë? Qëndrimet janë të qarta. Drejtësia është problemi kryesor dhe më vjen keq që vazhdojmë e flasim, jo u bashkuam, jo s’u bashkuam”, tha Shehaj.

Ftesa për t’iu bashkuar Forumit të Dialogut Politik, Lapaj tregon kushtet e tij

By: e xh
26 January 2026 at 23:15

Drejtuesi i Shqipëria Behët, Adritatik Lapaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me nismën e një grupi opozitarësh për të krijuar një tryezë bashkimi mes forcave opozitare.

Lapaj u shpreh se e mbështet këtë iniciativë, ndërsa tregoi dhe kushtet që ai ka që të t’i bashkohet tryezës.

“E përshëndes iniciativën e zotrinjëve të nderuar dhe kemi qenë të hapur totalisht që në këtë shesh kundër atyre që na vjedhin, të gjithë ata që janë faktor në opozitë dhe qytetarë që nuk janë dakord me hajdutërinë duhet të komunikojnë dhe të bashkohen nën flamurin kombëtar. I vetmi kriter që ne kemi vënë është flamuri kombëtar dhe sigurisht kërkesa jonë që bazohet te krijimi i qeverisë tranzitore”,-tha Lapaj.

Këlliçi: Brenda javës vendosim se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës

By: e xh
26 January 2026 at 22:47

Në emisionin “Opinion” po diskutohet për zhvillimin e protestës së PD të ditës së shtunë. Për këtë çështje ka folur deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili u shpreh se arsyet për këtë protestë, lidhen me delegjitimimin e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama dhe korrupsionit.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ngriti akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, duke deklaruar se gjatë protestës u përdorën mjete të paligjshme dhe dhunë ndaj protestuesve.

 “Delegjitimimi total i kësaj qeverie, që besoj nuk ka më qytetarë që nuk bien dakord që kjo qeveri është e korruptuar, të gjithë bien dakord që ministrat janë të korruptuar dhe të gjithë bien dakord se smund të justifikohet më kryeministri që ‘filan ministër, Balluku apo agasi, apo Veliaj, apo Ilir Beqaj, apo X dhe Y kanë ngrënë kumbulla e fiq prapa kurrizit të kryeministrit. Kjo fabul nuk qëndron më. Tani personi që është përgjegjës për krijimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, që qëndron në krye të qeverisë është Edi Rama dhe pa largimin e tij nuk mund të ketë zgjidhje politike. Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur me protestuesit, jo të organizuar nga PD-ja. Pra pamjet që protestuesit merrnin bombolat e skaduara të gazit, që e transmetuat edhe ju, që janë shumë më të dëmshme, se ju e kaluat me shaka. Por aty kanë qenë gra, mund të kenë qenë shtatëznënë, kanë qenë të moshuar, fëmijë… dhe bombolat e gazit kanë qenë të skaduara të gjitha që janë hedhur.”, tha Këlliçi.

Një tjetër akuzë e fortë e Këlliçit ishte se Policia e Shtetit ka fikur ndriçimin rrugor për të penguar filmimin e dhunës ndaj qytetarëve.

“Po ju them diçka tjetër, është dashur si asnjëherë më përpara të fiken dritat e rrugës, se ju nuk e keni momentin. Ka fikur Policia e Shtetit dritat në rrugën George Bush, aty ku është pedonalja, në mënyrë që të mos kuptohej dhe filmohej më dhuna që nisi nga forcat e Policisë, një dhunë shtazarake”, tha Këlliçi.

Këlliçi e cilësoi protestën e 24 janarit si të suksesshme dhe paralajmëroi protesta të tjera edhe më energjike në ditët në vijim.

Ai bëri të ditur se brenda javës pritet të merret vendimi për protestën e radhës, duke theksuar se mesazhi i opozitës është i qartë, që protestat do të vijojnë dhe qytetarët nuk do të largohen nga sheshi.

Në përfundim, deputeti i PD-së deklaroi se vendi ndodhet në një situatë emergjente dhe se, sipas tij, qeveria ka humbur legjitimitetin. Ai shtoi se Partia Demokratike do të vijojë betejën politike dhe ligjore, përfshirë kallëzimet në SPAK. Madje Këlliçi u shpreh se SPAK ka arritur të përparojë në hetime pikërisht falë këtyre denoncimeve nga opozita.

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

By: e xh
22 January 2026 at 22:24

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në emisionin “Opinion” Berisha renditi arsyet pse protestat nuk kanë pjesëmarrje masive, duke thënë se Rama ngjall frikë te qytetarët dhe censuron median.

Më tej, kryedemokrati u shpreh se të shtunën “opozita do të tregojë fuqinë e saj dhe kreativitetin e saj” dhe se betejën me qeverinë “Rama” do e vijojë deri në “pikën e fundit”.

“Në situatën aktuale kauza e kësaj proteste është kauza më e ligjshme se çdo proteste për dy arsye, qeveria nuk ka legjitimitetin për shkak të farsës elektorale, kjo është faktuar nga raportet ndërkombëtare dhe nga Departamenti i Shtetit. Së dyti, një qeveri që del nga zgjedhje të ndershme, por vjedh qytetarët ajo humbet legjitimitetin. Në një diktaturë autoritare, fika ka dy faktorë të tmerrshëm. Çdo ditë takoj njerëz. Rama njeriu i urrejtjeve personale ka përcjell këtë frymë  në të gjithë narko-shtetin e tij. Këtu është faktori frik i pamohueshëm Faktori i dytë është censura, kontrolli që u bëhet mediave. Efekti më i tmerrshëm i censurës është se i bën njerëzit që të mos dinë se çfarë të besojnë. Jep 40 rroga analistësh që në çdo studio mashtrojnë qytetarët. Pra, kur ai merr tokën e shkollës të dhuruar nga pronarët për të bërë shkollë bujarisht dhe ia jep medias për ta kontrolluar atë me një euro. Njëri pronar është socialistë aty dhe merr 3 milion euro shpërblim për tokën, ai që ka televizionin e merr me një euro dhe qytetarët 3 milionë euro. 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Të riut shqiptar unëi ofroj gjën ëmë të madhe mundësin për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri dhe jo rrugëve të botës dhe unë e kam faktuar këtë. Në vitin ’94-’96 rritej numri i shqiptare dhe në vitin 2007-2014 numri i qytetarëve shqiptarë rritje. Iu garantojë se Shqipëria ka çdo mundësi që të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë ëndrrën në vendin e tyre. Rama nuk është alternativë ai duhet të largohet. Rama nuk qëndron në zyrë gjatë protestave, ia mbath, le të qëndrojë dhe ta provojë. Populli ka fuqi. Opozita është në provën e saj më të madhe. Në provën me jetë ose vdekje. Në datën 24 do të tregojmë fuqinë e opozitës, kreativitetin e saj. Do i tregojmë botës se vërtet ky kryeministër përdor drejtësinë për të mbrojtur ministrat sepse është vetë. Është kuptuar se mbrapa Belindës është Rama, të gjitha këto janë të zbardhura. Nuk janë akuza të opozitës, janë dëshmi tronditëse brenda dhe jashtë vendit. opozita do të qëndrojë deri në pikën e fundit të saj se këta kanë zero legjitimitet”,-tha Berisha.

 

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

By: e xh
22 January 2026 at 21:48

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet nga gazetarët për faktin se në opinionin publik kanë dalë lajme nga kampi opozitar, se kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro.

Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime, që përhapen nga vetë Edi Rama. Sipas Berishës, Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, porn ga populli shqiptar.

Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton edhe një nismë, ku Edi Rama përfaqëson Shqipërinë.

Sali Berisha: Ne nuk votuam Edi Ramën. Nuk bëjmë kompromis ne me sigurinë kombëtare. Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

Mentor Kikia: A është Rama duke u rehabilituar politikisht nga SHBA, pas takimeve me Ivanka Trump. Shqiptarët thoshin se Rama ia hodhi dhe këtë herë, duke e rregulluar me Amerikën. Një muaj rresht ju keni thënë se do vijë Amerika të marrë Ramën me helikopterë.

Sali Berisha: Jo, nuk e kam thënë kurrë. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët.

Bruna Çifliku: …por ka pasur një ekzaltim nga demokratët, që dhe Rama do merrej si Maduro.

Sali Berisha: Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang.

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

By: e xh
22 January 2026 at 21:44

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin e Sazanit.

Berisha tregoi se edhe ai vet kur ishte kryeministër ka tentuar që Sazanin t’ia jepte Sivio Berluconi për zhvillim, por diçka e tillë nuk u realizua.

Kryetari i PD thekson se është pro dhënies së Sazanit për zhvillim dhe për realizimin e projekteve madhore.

“Zvërneci është investim kryekëput privat. Nuk kam parë që është dhënë tokë publike. Si mund të jem kmundër kur ka një ujdi mes privatëve. Janë të mirëpritur. Vijmë te Sazani, tokë publike. Sazani ka një histori, historia është kjo. Fatos Nano e kishte ofruar në treg, un e gjeta një gjë të tillë. Unë bisedova me Berlusconin, në atë kohë zhvillimi i Sazanit ishte i komplikuar edhe sot nuk është i thjesht. Berlusconi e pëlqeu e bëri projektin, por erdhi kriza financiere e 2008 dhe mbeti projekti. Si ta kundërshtoja unë kur unë vet isha për pjekur që të jepej për zhvillim. Rama biznesmenëve shqiptarë u ka dhënë toka shumë herë më të çmuara se Sazani”,-tha Berisha.

Pse PD votoi pro shkuarjes së Ramës në Bordin e Paqes? Flet Berisha

By: e xh
22 January 2026 at 21:16

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion”, në lidhje me votimin në parim në parlament për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama.

Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

U votua në parim sepse unë dua ta them këtu, gjatë gjithë kohës në pushtet, porosi e prerë e përfaqësuesve të Shqipërisë në të gjitha institucionet ndërkombëtare, ka qenë do të votoni siç votojnë Shtetet e Bashkuara, për çështje sigurie. Së dyti, u detyrohemi pavarësinë e Kosovës, betejën ajrore kundër Beogradit dhe mbështetjen e fuqishme ndaj Kosovës. Ne përsëri kemi probleme me Beogradin që nuk heq dorë nga paranoja e Serbisë së Madhe. Para 3 ose 4 vitesh erdhi në Zubin Potok, Vuçiç dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe, njësoj si Millosheviçi. Në këto rrethana, unë kam qenë, jam dhe mbetem që të votohet siç votojnë Shtetet e Bashkuara. Ne dokumentin nuk e votuam nen për nen ne votuam në parim. I thamë Ramës ti nxin, turpëron ishte ulur krah lubisë, ajo do të marrë ne vete ty ia thamë aty. Ne e bëmë të qartë se çfarë përfaqëson Rama. Qëndrimi ynë ishte pro Shqipërisë. Rama dhe Lukashenko e personalizuan ftesë, ftesa u dërgohet vendeve. Pse e firmosi harmi i shtetit autorizimin? Në vlerësimin tim, një nga meritat të jashtëzakonshme ka qenë Gaza, Trump e ndërpreu luftën. Administrata tjetër asgjë, vetëm fjalë. Trump dhe një kontribut të jasahtë zakonshëm për paqen. Si mund të ketë solemnitet me hajdutët, është qesharake”,-tha Berisha.

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

By: e xh
21 January 2026 at 23:03

Aksioni policor i disa ditëve më parë për goditjen e një aktiviteti mashtrues call center-ash në Tiranë zbuloi skemën e grabitjes së miliona eurove që orkestrohej në një ndërtesë në zemër të Tiranës.

Gazetari Eni Ferhati shpjegon në emisionin “Opinion” në Tv Klan vështirësinë e zbulimit të skemave të tilla për shkak të mungesës së gjurmimit. Gjithashtu, ai shpjegon zinxhirin që këto call center mashtruesë ndjekin për të marrë paratë e kujtdo që zgjedh t’u besojë me idenë për të fituar para.

Eni Ferhati: Gjurmohen kryesisht mosha të treta, pra pleq të pasur të cilët telefonohen një ditë dhe mendojnë realisht që kursimet që kanë mund t’i shumëfishojnë. Futen në një platformë që është fake e gjitha. Ti i shikon realisht që po rriten paratë në llogarinë tënde.

Blendi Fevziu: Pra ata kanë ndërtuar edhe një platformë të rreme që ti ndjek grafikun sesi të shkon.

Eni Ferhati: Ti mendon që po fiton para. Ka pasur raste që moshat e treta u kanë dhënë të drejtën që të kenë akses te llogaria bankare dhe në moment janë zhdukur 500, 600 mijë euro. Nuk besoj që e ekzagjeroj nëse them që në vitin 2016 ne kishim kanabizim të Shqipërisë, sot kemi foreksizim.

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

By: e xh
21 January 2026 at 22:56

Gazetari Taulant Kopliku, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, tregoi skemën sesi mashtrohen europianët, përmes call center-ave në Shqipëri.

Kopliku u shpreh se mashtrime bëjnë vetëm disa call-center dhe jo të gjithë. Ai tregoi se edhe kur ka arrestime, më shumë bëhen, pas investigimeve të emisioneve të huaja, sesa nga autoritetet shqiptare.

“Disa call center mashtrues ofrojnë “investime” në bursa, që do të thotë vjedhje dhe mashtrim. Dikush në Itali ngriti alarmin se dikush në Shqipëri po mashtron. Le Iene ka bërë investigime të rëndësishme për këtë fushë mashtrimi. Call center-at në Shqipëri përmendin kompani të mëdha italiane, më pas telefonata i kalohej një operatori që ishte në Shqipëri dhe kështu niste zhvatja me 250 euro në fillim, më pas i tregohej se i janë rritur shumat. Një person mund të jetë mashtruar me 200 mijë, 500 mijë euro. Në total bëhen 30 milionë euro të vjedhura qytetarëve europianë, sepse call center-at mashtrues kanë afër 10 punonjës. Nga investigimi i Le Iene, mund të them se personi i infiltruar punoi në Tiranë vetëm në dy ditë sepse kuptoi se mund ta zbulonin, por dhe me kaq ditë dokumentoi skemën e mashtrimit. Ka pasur kallëzime tek autoritetet italiane nga ana e qytetarëve atje, por nuk ecin përpara këto kallëzime, sepse ka raste që shumat nuk janë të mëdha”, tha gazetari Kopliku.

Policia e kryeqyetit ka goditur një sërë call center-ash, që mashtronin qytetarë euiropianë, duke i gënjyer se po investonin në bursa. Dhjetë persona u arrestuan në një operacion të ditëve të fundit në Tiranë, që kishte në fokus call center-a, të cilët mashtrojnë të huajt.

❌
❌