Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

By: A R
12 January 2026 at 23:04

Të dhënat e sondazhit “Zëri i Shqiptarëve” tregojnë se shqiptarët kanë humbur besimin shpejt edhe tek partitë e reja, të cilat, me moshën e Kuvendit, nuk i kanë mbushur akoma 6-mujorin e parë.

Lapaj, Shehaj dhe Qori, prej 11 majit, kanë humbur një të tretën e mbështetjes, ose një rënie prej 8.6%, fiks sa partitë më të mëdha.

20.3% e shqiptarëve që janë gati për një parti të re thonë se Lapaj, Shehaj e Qori janë kopje të të vjetërve. 13.1% s’kanë organizim në terren, ndërsa 10.4% dinë vetëm të kritikojnë, pra janë të sigurt aty ku janë, dhe jo ku duan të shkojnë. Sipas këtij trendi, për 3 vite me gjasë edhe mund të mos ekzistojnë.

Në pyetjen “Partia më e preferuar aktualisht e pjesëmarrësve të këtushëm të zgjedhjeve të majit 2025”, përkatësisht 1444 banorë të rritur të vendit kanë shprehur këtë mendim:

Të dhënat e grafikut: 

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

By: A R
12 January 2026 at 22:36

Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është një nga historitë më të gjata, më të ndërlikuara dhe më shpërthyese të politikës ndërkombëtare moderne. Ajo nuk ka qenë kurrë lineare, as e qetë, por e ndërtuar mbi trauma historike, mosbesim të thellë dhe përplasje interesash që, dekadë pas dekade, e kanë afruar rajonin gjithnjë e më shumë drejt konfliktit të hapur. Për ta kuptuar përse sot SHBA dhe Irani flasin gjuhën e kërcënimeve, duhet të kthehemi më shumë se shtatë dekada pas, në një moment që për iranianët mbetet fillimi i gjithçkaje.

Në vitin 1953, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me shërbimet britanike, ndihmoi në rrëzimin e kryeministrit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammad Mossadegh. Faji i tij ishte nacionalizimi i industrisë së naftës, një hap që prekte drejtpërdrejt interesat perëndimore. Grushti i shtetit riktheu në pushtet Shahun Mohammad Reza Pahlavi dhe mbolli një mosbesim të thellë ndaj Amerikës, i cili për shumë iranianë mbetet i gjallë edhe sot. Për Uashingtonin, Irani u shndërrua në një aleat strategjik në Lindjen e Mesme; për iranianët, Amerika u pa si fuqia që rrëzoi vullnetin e tyre politik, shkruan A2 CNN.

Për dekada, Shahu sundoi me mbështetjen e SHBA-së, duke ndërtuar një regjim autoritar, të modernizuar nga jashtë, por gjithnjë e më të shkëputur nga realiteti i brendshëm i vendit. Irani u pajis me armë amerikane, me teknologji ushtarake dhe madje me kapacitete bërthamore civile. Në vitet ’60, SHBA i dha Iranit një reaktor bërthamor dhe uranium të pasuruar, në një kohë kur askush nuk e imagjinonte se pikërisht bërthamori do të kthehej në thelbin e konfliktit. Por ndërkohë, pakënaqësia brenda vendit po rritej, dhe në fund të viteve ’70 ajo shpërtheu.

Protestat masive kundër Shahut, përplasjet e dhunshme në rrugë dhe represioni shtetëror e bënë të pashmangshëm rrëzimin e regjimit. Në janar 1979, Shahu u largua nga Irani nën masa të rrepta sigurie. Vetëm pak javë më vonë, Ajatollah Ruhollah Khomeini u kthye nga mërgimi dhe u prit nga turma gjigante, duke marrë drejtimin e Revolucionit Islamik. Me përmbysjen e Shahut, u rrëzua edhe rendi pro-amerikan në Teheran. Irani u shpall Republikë Islamike dhe Amerika u identifikua si armiku kryesor, simbol i ndërhyrjes, padrejtësisë dhe dominimit perëndimor.

Armiqësia u bë e pakthyeshme në nëntor të vitit 1979, kur studentë iranianë pushtuan ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng dhjetëra diplomatë. Pesëdhjetë e dy prej tyre u mbajtën për 444 ditë, një krizë që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe i dha fund çdo iluzioni për një marrëdhënie normale. Presidenti amerikan Jimmy Carter e përshkroi pengmarrjen si një moment që bashkoi popullin amerikan kundër Iranit. SHBA ndërpreu marrëdhëniet diplomatike, ngriu asetet iraniane dhe vendosi sanksione që do të shënonin fillimin e një epoke të re përplasjesh.

“Asnjë veprim nuk e ka bashkuar kaq fuqishëm publikun amerikan drejt unitetit në dekadën e fundit sa mbajtja peng e njerëzve tanë në Teheran. Sot qëndrojmë si një popull i vetëm”, thoshte Jimmy Carter
President i SHBA.

Vitet që pasuan ishin të mbushura me tensione, luftëra të tërthorta dhe ngjarje që thelluan hendekun. Në vitin 1988, një anije luftarake amerikane rrëzoi gabimisht një avion pasagjerësh iranian mbi Gjirin Persik, duke vrarë të 290 personat në bord. Për Iranin, kjo ishte provë se jeta e civilëve të tij kishte pak vlerë për Uashingtonin. Për SHBA-në, incidenti u shpall një tragjedi e paqëllimshme. Por plagët politike dhe emocionale mbetën të hapura.

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Irani u rikthye fuqishëm në fokusin e politikës amerikane. Në vitin 2002, presidenti George W. Bush e përfshiu Iranin në atë që ai e quajti “Boshti i së Keqes”, duke e akuzuar për mbështetje të terrorizmit dhe për përpjekje për të siguruar armë të shkatërrimit në masë. Pikërisht në këtë periudhë, programi bërthamor iranian u shndërrua në çështjen qendrore të përplasjes. Zbulimi i objekteve në Natanz, Isfahan dhe më pas Fordow ngriti alarmin në Perëndim dhe çoi në një regjim të ashpër sanksionesh që goditi rëndë ekonominë iraniane

“Shtetet si këto dhe aleatët e tyre terroristë përbëjnë një bosht të së keqes, duke u armatosur për të kërcënuar paqen e botës duke kërkuar armë të shkatërrimit në masë. Këto regjime paraqesin një rrezik të madh dhe në rritje. Ata mund t’i ofrojnë këto armë terroristëve, duke u dhënë atyre mjetet për të përballuar urrejtjen e tyre. Ata mund të sulmojnë aleatët tanë ose të përpiqen të shantazhojnë Shtetet e Bashkuara.”, shprehej George W Bush.

Pas vitesh izolimi dhe presioni, në vitin 2015 u arrit ajo që u konsiderua një fitore e diplomacisë: marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore. Teherani pranoi të kufizonte programin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Federicha Mogherini: Sot është një ditë historike. Është një nder i madh për ne të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për çështjen bërthamore iraniane. Me guxim, vullnet politik, respekt të ndërsjellë dhe udhëheqje, ne realizuam atë që bota po shpresonte. Një angazhim të përbashkët për paqen dhe për të bashkuar duart në mënyrë që ta bëjmë botën tonë më të sigurt.

U duk për një moment se një kapitull i ri po hapej. Por shpresa zgjati pak. Në vitin 2018, presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, duke e quajtur atë të dështuar dhe duke rikthyer sanksione shkatërruese për Iranin. Tensionet u përshkallëzuan më tej në vitin 2020, kur SHBA vrau gjeneralin Qassem Soleimani, figurën më të fuqishme ushtarake të Iranit dhe arkitektin e ndikimit iranian në Lindjen e Mesme. Teherani u zotua për hakmarrje, ndërsa rajoni u gjend në prag të luftës së drejtpërdrejtë. Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, politika e “presionit maksimal” ndaj Iranit u rivendos, me një mesazh të qartë: Irani nuk mund dhe nuk duhet të ketë armë bërthamore.

Donald Trump: “Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Me mua është shumë e thjeshtë; Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. Ne nuk duam të jemi të ashpër me Iranin. Ne nuk duam të jemi të ashpër me askënd, por ata thjesht nuk mund të kenë një armë bërthamore.”

Në vitin 2025, pas muajsh negociatash të pasuksesshme dhe paralajmërimesh gjithnjë e më të ashpra, kriza arriti kulmin. Izraeli goditi objektiva iraniane, ndërsa SHBA u përfshi drejtpërdrejt në konflikt. Më 21 qershor, forcat amerikane bombarduan tre objekte bërthamore iraniane, përfshirë Fordow-in, që Uashingtoni e quajti zemra e programit bërthamor të Iranit. Presidenti Trump e shpalli operacionin një sukses historik dhe i bëri thirrje Iranit t’i jepte fund konfliktit. Sot, në fillim të vitit 2026, marrëdhënia SHBA–Iran mbetet e ngrirë mes kërcënimit dhe diplomacisë. Uashingtoni paralajmëron për përgjigje të forta ndaj çdo destabilizimi, ndërsa Teherani këmbëngul se nuk do të dorëzohet ndaj presionit dhe se pasurimi i uraniumit është e drejtë sovrane. Pas më shumë se shtatë dekadash përplasje, një gjë mbetet e qartë: kjo nuk është thjesht një krizë politike, por një konflikt i thellë historik, ku çdo kapitull i ri mbart peshën e të shkuarës dhe rrezikun e së ardhmes.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

A përdorën SHBA-të një superarmë zanore për të gjunjëzuar ushtarët e Venezuelës?

By: A R
12 January 2026 at 21:07

“Ata hodhën diçka. Nuk di si ta përshkruaj. Ishte si një valë zanore jashtëzakonisht e fortë. Menjëherë ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda. Të gjithëve na filloi gjakderdhja nga hunda. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur. Pas asaj arme zanore ose çfarëdo që të ishte nuk arritëm më të qëndronim në këmbë.”

Kjo është një dëshmi anonime, që i atribuohet njërit prej ushtarëve venezuelianë që mbronin rezidencën e presidentit Maduro. Por fakti që është ripublikuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, dhe është analizuar gjerësisht nga Fox News, i jep asaj një peshë të veçantë. Dhe nuk është çudi. Prej dekadash Pentagoni po studion mënyra për ta kthyer zërin në një armë lufte jashtëzakonisht efektive, që paralizon kundërshtarët pa i vrarë. Një lloj “borie moderne e Jerico-s”, e aftë, si në rrëfimin biblik, të shembë mure, një ide që ka intriguar edhe shkencëtarët e Rajhut të Tretë.

“Nga këndvështrimi ushtarak veshi është një objektiv i lehtë: Nuk mund ta mbyllësh, nuk zgjedh çfarë dëgjon dhe tingujt që e arrijnë mund të ndryshojnë thellësisht gjendjen tonë psikologjike ose fizike”, shkruan Juliette Volcler në librin ‘Zëri si armë’, botuar në Itali nga Derive Approdi.

Kërkimet morën hov të madh gjatë misionit amerikan në Irak. Qëllimi ishte të ndaleshin protesta të dhunshme ose civilë të dyshimtë pa përdorur armë zjarri. Për këtë arsye u zhvilluan pajisje të lëvizshme, të montuara në makina ushtarake apo kamionë, që “qëllonin” turmën me impulse zanore duke e mpirë. Disa versione u përdorën edhe nga policia shtetërore ose bashkiake në SHBA-të gjatë protestave mjedisore apo demonstratave kundër samiteve ndërkombëtare. Këto pajisje, të njohura si LRAD (Long Range Acoustic Device), lëshojnë zakonisht tinguj nga 20 deri në 30 decibel, por janë shumë të kontestuara sepse mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme.

Në Nju Jork, pas një padie ligjore, Gjykata e Apelit vendosi se përdorimi i tyre përbënte “përdorim të pajustifikuar force” dhe në vitin 2021 Departamenti i Policisë së Nju Jorkut u detyrua ta kufizojë përdorimin e tyre vetëm për shpërndarjen e mesazheve. Së fundmi, në mars, diçka e ngjashme u denoncua nga protestuesit antikorrupsion në Beograd. Një tingull që shkaktoi panik dhe i bëri njerëzit të paaftë të qëndronin në këmbë. Autoritetet serbe kanë mohuar përdorimin e LRAD-ve gjatë protestave.

Edhe Marina Amerikane ka kërkuar zhvillimin e prototipeve për mbrojtjen e anijeve të ankoruara në portet arabe nga sulme kamikaze, si ai i vitit 2000 në Jemen, kur shkatërruesi Cole pothuajse u fundos. Këto sisteme u përdorën më pas për të mbrojtur cisterna dhe anije tregtare nga piratët në Bririn e Afrikës: altoparlantë që drejtojnë tinguj të fortë ndaj sulmuesve për t’u prishur ekuilibrin dhe për t’i penguar të hipin në anije. Në vitin 2005, ato qenë vendimtare për të zmbrapsur një sulm ndaj anijes turistike Seabourn Spirit pranë Somalisë. Detajet e përdorimit ushtarak mbeten sekrete.

Ekzistojnë dy drejtime kryesore kërkimi. Më misteriozi lidhet me të ashtuquajturën “sindroma e Havanës”, probleme shëndetësore të raportuara nga diplomatë dhe agjentë amerikanë që prej vitit 2015 në disa ambasada, nga Kuba në Vjenë. Në disa raste dëmtimet kanë qenë të përhershme. Në SHBA ka hetime me përfundime kontradiktore. Dëshmi të mbledhura nga La Repubblica tregojnë se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ish-anëtarë të KGB-së ofronin “valixhe me ultratinguj” që, në një rreze prej 6–7 metrash, ishin në gjendje të çorientonin plotësisht njerëzit, duke shkaktuar humbje ekuilibri, reagime të ngadalta ose dhimbje të forta koke. Pajisje të tilla shërbenin, për shembull, për të neutralizuar roje sigurie ose për të vjedhur dokumente nën mbrojtje. Parimi i tyre ishte i ngjashëm me pajisjet me mikrovalë që përdoren për të shkatërruar insektet në mobilje.

Dihet se vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në këtë teknologji, në SHBA dhe gjetkë, për krijimin e rrezeve me mikrovalë që “digjnin” komponentët elektronikë të raketave dhe dronëve. Marina Amerikane i ka testuar dhe instaluar në disa anije. Por nuk ka informacione për modele të destinuara drejtpërdrejt kundër njerëzve.

Prej muajsh, ushtarët e dërguar nga Donald Trump për të ruajtur kufirin me Meksikën përdorin LRAD të montuara në automjete ose helikopterë. Ato peshojnë rreth 30 kilogramë dhe lejojnë transmetimin e mesazheve që dëgjohen deri në 5 kilometra larg. Por janë gjithashtu në gjendje të drejtojnë një valë prej 160 decibelësh – mjaftueshëm për të shkaktuar shurdhim të menjëhershëm. Modelet e para ishin drejtkëndëshe dhe orientoheshin në një kënd rreth 30 gradë; në helikopterë zinin gjithë hapësirën e ngarkesës. Më vonë u prodhuan versione më të vogla, të ngjashme me altoparlantë, që montohen në pjesën e përparme të helikopterëve.

Teorikisht, ajo që përshkruhet nga dëshmitarët e sulmit në Karakas mund të ketë qenë një version i fuqizuar i “flash bang”, granatat që përdoren nga forcat speciale në mbarë botën gjatë ndërhyrjeve në ambiente të mbyllura. Ato krijojnë një valë goditëse dhe një dritë verbuese që çorienton plotësisht. Kufiri i tyre është se godasin pa dallim edhe miqtë edhe armiqtë. Në Venezuelë, nëse janë përdorur, mund të mos kenë prodhuar dritë, por vetëm presion ekstrem mbi organet e kokës, tipik për valët zanore. Prej kohësh po zhvillohen në fshehtësi projekte për një “top zanor” të vërtetë, që të drejtohet në një zonë të caktuar duke e mbushur me valë edhe më të fuqishme. Madje edhe ideja e një super-bombe që shpërthen në lartësi të madhe me efekt masiv, si ajo që shfaqet në filmin “Leave the World Behind” (2023), me Julia Roberts dhe Ethan Hawke, bashkëprodhuar nga kompania e Michelle dhe Barack Obama.

Filmi tregon një konflikt të papritur që copëton SHBA-të nga brenda, duke ekspozuar format e reja të luftës: nga hakerimi i anijeve dhe avionëve deri te zëri paralizues që depërton në shtëpitë e njerëzve. Dhe lë pas një pyetje të hapur: është fantashkencë, apo një parathënie e së ardhmes shumë të afërt?

Shkrim nga La Repubblica

Gjermania përfshihet nga stuhia e akullit! Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet dhe paralizohet transporti hekurudhor

By: A R
12 January 2026 at 19:48

Shiu i ngrirë ka krijuar kushte të rrezikshme akulli sot në të gjithë Gjermaninë perëndimore, duke detyruar anulimin e mbi 100 fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit dhe mbylljen e shkollave në disa shtete, ndërsa autoritetet paralajmëruan për kushte udhëtimi kërcënuese për jetën.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman lëshoi nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për pjesë të mëdha të vendit ndërsa stuhia “Gunda” solli shi që ngriu në kontakt me sipërfaqet e ftohta të tokës, duke krijuar atë që meteorologët e përshkruan si emergjencë të përhapur akulli.

Shërbimi Meteorologjik rekomandoi që shoferët të shmangin udhëtimin nëse është e mundur, por nëse është e nevojshme, të furnizohen plotësisht me karburant dhe të mbajnë batanije dhe pije të ngrohta në rast emergjence.

Shkollat mbetën të mbyllura sot në North Rhine-Westphalia, Saksonia e Poshtme dhe Bremen. Nxënësit kaluan në mësim në distancë në vend që të merrnin një ditë pushim.

“Kjo nuk është festë shkollore”, tha ministrja e Arsimit e North Rhine-Westphalia, Dorothee Feller, për transmetuesin publik WDR. Ajo shpjegoi se klasat thjesht kanë kaluar në mësim në distancë në mënyrë që askush të mos lëndohet në atë që mund të ishte një rrugë e rrezikshme për në shkollë.

Disa autostrada në North Rhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Hessen përjetuan ngadalësime të mëdha sot në mëngjes ndërsa udhëtarët hasën në rrugë të akullta. Aksidente të shumta u raportuan në rajonin Sauerland.

Shërbimet hekurudhore u përballën me ndërprerje të mëdha në të gjithë vendin.

Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn uli shpejtësinë në disa rrugë, përfshirë lidhjet midis Hannoverit dhe Frankfurtit, Wolfsburgut dhe Berlinit si dhe Këlnit dhe Frankfurtit.

Aeroporti i Frankfurtit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi 102 nga 1.052 fluturime të planifikuara për sot. Një zëdhënës i Fraport-it sugjeroi se numri i anulimeve mund të rritet ndërsa kushtet e motit kanë vazhduar të përkeqësohen gjatë gjithë ditës.

Pasagjerëve u është kërkuar të verifikojnë statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport dhe të lejojnë kohë shtesë udhëtimi për shkak të kushteve të motit. Aeroporti rekomandoi mbërritjen të paktën tre orë para nisjeve të planifikuara.

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

By: Os De
12 January 2026 at 17:07

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papjorgji.

Më një njoftim për mediat Nancy Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump.

Në njoftim theksohet se prioritet janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese ka theksuar se ka një rol të rëndësishëm për garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Po ashtu GJK sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Today Chargé d’Affaires Nancy VanHorn congratulated newly appointed Chair of the Constitutional Court Fiona Papajorgji and discussed how longstanding U.S. support to Albania’s rule of law institutions advances President Trump’s priorities: dismantling narcotrafficking networks… pic.twitter.com/Ym3hCrNpyf

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) January 12, 2026

 

 

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

By: Os De
12 January 2026 at 16:59

Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës këtë të hënë ka reaguar lidhur me rastin e braktisjes së tre fëmijëve të mitur nga nëna e tyre me inicialet B.B.  Sipas njoftimit mësohet se së fëmijët e mitur do të ndihmohen me veshmbathje dhe të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e sëmundjes së tyre.

Gjithashtu banesa do t’i nënshtrohet pastrimit dhe dezinfektimit. Pas regjistrimit të familjes si banorë të Durrësit, Bashkia do t’i përfshijë në listën e familjeve që do të strehohen në banesa sociale.

Për nënën do të ofrohet një punë me orar 8-orësh dhe do të përfshihet në kurse prindërimi për të përmirësuar kujdesin ndaj tyre. Nëna do të jetë në një periudhë prove për të vlerësuar aftësinë e saj për të mbajtur kujdestarinë e fëmijëve.

“Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit nëpërmjet drejtoreshës së saj Diola Xhango bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e GTN (Grupi Teknik Ndërsektorial) ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia, Shëndetësia etj. lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre Blerina Basha.

U vendos që menjëherë tu vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje, të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Këto i morën përsipër ti financojnë ARSIS dhe World Vision.

Ndërkohë familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës(pasi me letra janë banorë të Malsisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit, bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do ti ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do ti ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve.

Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes. Pra ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo”, thuhet në njoftim.

Ajo ka deklaruar se situata nuk përbënte braktisje, por ishte pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. Nëna shton se djali i dytë ka vuajtur nga epilepsia dhe ka kaluar shumë kohë në spitale për trajtim.

Ajo ka theksuar se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për pesë vjet dhe aktualisht mund të kontribuojë vetëm me 180 mijë lekë të vjetra në muaj për ushqimin e tyre.

Shtyhet në GJKKO gjyqi për ish-presidentin dhe Kryemadhin, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij prezentë në sallë

By: Os De
12 January 2026 at 15:44

U mbajt sot mbahet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej më shumë se një viti,  dhe për ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin.  Në seancën e sotme ishin të pranishëm si Ilir Meta dhe Kryemadhi.

Pas rreth 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Në nisje të seancës Monika Kryemadhi u pa duke u futur në GJKKO e buzëqeshur para mediave, por nuk u prononcua. Ndërsa avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani u tha gazetarëve ‘shihemi pas seancës’.

Meta kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa mbrojtja e tij ligjore argumenton se ka përfunduar afati i paraburgimit.

Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

By: A R
12 January 2026 at 14:42

A është e mundur të mbrohen kryengritësit në rrugët e Iranit pa pësuar shumë dëme? A do të kishin më shumë efekt bombardimet, vrasjet e synuara apo sabotazhet?

Apo është më mirë të përdoren teknika të luftës hibride? Sa raketa u kanë mbetur “ajatollahëve”?

Këto janë pyetje që shtrohen mbi tavolinat e planifikimit ushtarak në Shtetet e Bashkuara dhe në Izrael. Rasti për të rrëzuar regjimin e një vendi armik që nga viti 1979 duket joshës. Shumë njerëz janë në rrugë, ekonomia është në kolaps, represioni…i neveritshëm!

Por lakmia është e rrezikshme. Kafshata mund të jetë ende shumë e madhe. CIA paralajmëron: regjimi duket ende i qëndrueshëm.

Shteti hebre ka ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të tij ajrore në nivel të lartë. Çfarë nënkupton kjo nuk dihet saktësisht, por tregon frikë nga përgjigjja iraniane në rast të një sulmi. Gjatë Luftës së 12 Ditëve në qershor, kupola mbrojtëse Iron Dome nuk ishte e përsosur. Tel Avivi u godit nga raketat iraniane.

Në këta muaj, Teherani ka përhapur idenë se ka luftuar pa përdorur pjesët më të mira të arsenalit të vet raketor. Ndërkohë, rusët thuhet se kanë sjellë në Iran municione të reja balistike dhe sisteme kundërajrore.

Të njëjtat ndjesi ka edhe për arsenalin e Hezbollahut, milicia pro-iraniane në Liban. Shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit me Libanin nga ana izraelite janë justifikuar me riarmatimin e milicëve.

A ka Hezbollah raketa të reja?

Para bombardimeve izraelite, ato ishin pengesa më e fortë e Iranit kundër një sulmi. Të kesh armë për t’u përgjigjur, ose ta bësh të besueshme se i ke, ka pothuajse të njëjtën vlerë. Të paktën derisa të duhet t’i përdorësh. Mossadi dhe CIA po studiojnë për të kuptuar sa ka të vërtetë në këtë.

Sipas mediave amerikane, Pentagoni i ka paraqitur tashmë Shtëpisë së Bardhë opsionet për të zbatuar premtimin e Donald Trump për të ndihmuar ata që kërkojnë liri në rast të një gjakderdhjeje. Të shtunën, sekretari i Shtetit Marco Rubio i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pikërisht për të folur se “si” të sulmohet Teherani, jo “nëse”.

New York Times flet për sulme ndaj objektivave jo ushtarake. Të vritet vetë Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei?

Sipas Wall Street Journal, agjencitë federale kanë urdhër të propozojnë objektiva dhe strategji. Presidenti ka në axhendë një takim me aparatet ushtarake për nesër. Problemet për t’u zgjidhur janë në thelb dy.

I pari është politik. Sulmi nuk duhet të japë përshtypjen e një grushti shteti për ta rikthyer vendin nën kontroll kolonial. Me fjalë të tjera, nuk duhet të zgjojë patriotizmin persian me rezultatin e padëshiruar të bashkimit të popullit rreth ajatollahëve.

Në këtë kuptim, disidenca jashtë vendit dhe influencerët persianë në Amerikë dhe Europë janë arma më e mirë. T’u lejohet atyre të komunikojnë, ndërsa regjimi të heshtet, është një opsion. Pastaj është karta Reza Pahlavi. Djali i shahut të fundit u shkruan protestuesve në rrjetet sociale: “Së shpejti do të jem në krahun tuaj”. Ndërkohë, ai ka një takim të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Problemi i dytë është më praktik. Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk ka mjaft armë të drejtuara kundër Republikës Islamike. Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford së fundmi ka lënë Mesdheun për t’iu bashkuar bllokadës detare të Venezuelës.

Kjo krijon mungesë avionësh luftarakë në Lindjen e Mesme, jo aq për të goditur (për këtë do të mjaftonin F-35 izraelitë dhe B-2 amerikanë), sa për të mbrojtur ushtarët amerikanë të vendosur në Irak, Siri, Arabinë Saudite, Katar e me radhë. Kryetari i Parlamentit të Teheranit, Mohammad Qalibaf, ka qenë i qartë:

Në rast sulmi, ne do t’i konsideronim amerikanët në rajon si objektiva legjitime.

Izraelitët mund të godasin edhe vetëm me ndihmën e avionëve cisternë amerikanë që tashmë janë zhvendosur në zonë. Por në këtë rast do të ishte një operacion më i kufizuar, i ngjashëm me Luftën e 12 Ditëve. Studimet vazhdojnë.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit paralajmëron në “X”:

Mos bëni lojëra me Trump. Kur thotë se do të bëjë diçka, e bën!

Opinion nga Andrea Nicastro, Corriere Della Sera

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

By: A R
12 January 2026 at 13:46

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MW në Tropojë.

Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë ku e pranishme ishte dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u dha edhe certifikata e autorizimit për realizimin e projektit. Nga ana e CWP merrnin pjesë CEO i kompanisë në fjalë për Europën si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryeministri Edi Rama theksoi se: “Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm në Europë, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik”.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se investimi i kompanisë amerikane është një tregues i besimit të investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë dhe politikave të ndjekura nga qeveria në sektorin e energjisë.

Vlera e investimit të projektit “Tropoja Wind Farm”, që synon të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë së pastër dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme parashikohet të jetë 1.2 miliardë euro. Parku eolik do të ndërtohet nga kompania amerikane “CWP.

“Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit. Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe institucional. Vetëm në vitet e fundit, mbi 1,5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës”, shpjegoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

By: A R
12 January 2026 at 13:13

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim penal ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell.

Në një video që njoftonte hetimin, Powell tha se departamenti i drejtësisë i SHBA-së i dorëzoi agjencisë thirrje në gjyq dhe kërcënoi me një padi penale për dëshminë që dha në një komision të Senatit në lidhje me rinovimet e ndërtesave të Rezervës Federale.

Ai e quajti hetimin “të paprecedentë” dhe tha se besonte se u hap për shkak se ai pati debate të forta me Donald Trump për shkak të refuzimit për të ulur normat e interesit pavarësisht presionit të përsëritur publik nga presidenti. Kreu i Rezervës Federale është i fundit që vjen në kundërshtim me Trump dhe më pas përballet me hetim penal nga departamenti i drejtësisë i SHBA-së, shkruan A2.

“Kjo ka të bëjë me faktin nëse Rezerva Federale do të jetë në gjendje të vazhdojë të vendosë normat e interesit bazuar në prova dhe kushte ekonomike, apo nëse në vend të kësaj politika monetare do të drejtohet nga presioni politik ose frikësimi”, tha Powell. “Kam respekt të thellë për sundimin e ligjit dhe për llogaridhënien në demokracinë tonë. Askush, sigurisht jo kryetari i Rezervës Federale, nuk është mbi ligjin, por ky veprim i paprecedentë duhet të shihet në kontekstin më të gjerë të kërcënimeve dhe presionit të vazhdueshëm të administratës”, vazhdoi ai.

Trump tha në një intervistë me NBC News të dielën se nuk kishte asnjë dijeni për hetimin e Departamentit të Drejtësisë ndaj Rezervës Federale.

“Nuk di asgjë për këtë, por ai sigurisht nuk është shumë i mirë në Rezervë dhe nuk është shumë i mirë në ndërtimin e ndërtesave”, tha ai për Powell.

Hetimi, të cilin prokurorët nuk e kanë konfirmuar, do të sinjalizonte një përshkallëzim të ri në mosmarrëveshjen e vazhdueshme të Trump me Powell, të cilin presidenti e nominoi për rolin e kryetarit të Rezervës Federale në vitin 2017. Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do ta shkarkojë Powell-in, të cilin e ka kritikuar për mos uljen e normave të interesit aq shpejt sa do të donte presidenti. Në gjysmën e dytë të vitit 2025, Rezerva Federale i uli normat e interesit tri herë.

Presidenti vazhdimisht ka fajësuar paraardhësin e tij, Joe Biden, dhe normat e interesit për inflacionin dhe kostot në SHBA. Kritikët kanë ngritur shqetësime se presioni i Trump për të shkarkuar kryetarin e Rezervës Federale do të turbullonte autoritetin e institucionit për të vendosur normat e interesit në mënyrë të pavarur nga presidentët.

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

By: Os De
12 January 2026 at 11:09

Një denoncim i një gjysheje në Durrës, se ish-nusja kishte lënë vetëm 3 fëmijët e saj të mitur në pallatin ku banonte, ka vënë në alarm autoritetet shtetërore. 3 fëmijët e mitur u gjetën vetëm brenda në banesë, në kushte aspak higjienike, dhe u dërguan në spital për ekzaminime pasi siç thonë burime për Report Tv, kishin 3 ditë pa ngrënë. 33-vjeçarja ishte e divorcuar dhe prej kohësh dyshohet se kishte një konflikt me ish-vjehrrën për kujdestarinë e fëmijëve. Tashmë, siç sqarojnë burimet për Report Tv, autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve. 

Fëmijët kishin 1 muaj që nuk shkonin në shkollë. Pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit ka rezultuar se ata janë të infektuar me zgjebe. Mësohet se 3 fëmijët janë të izoluar në një dhomë më vete bashkë me nënë me qëllim që kontaminojnë ambientet dhe të përhapet tek fëmijët e pediatrisë. Nëna pretendon se fëmijët i mbante të izoluar në banesë pasi ishin të infektuar me zgjebe dhe se edhe shkolla ishte në dijeni për mungesën prej 1 muajsh në shkollë. 

33-vjeçarja prej 3 muajsh jetonte me qira në pallatin në Durrës ku u gjendën 3 fëmijët dhe punonte si banakiere në qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo pretendon se fëmijët i mbante në banesë vetëm, pasi duhej të punonte për të siguruar të ardhura dhe se aktualisht paguhet vetëm 40 mijë lekë. 

Edhe një prej fëmijëve, 10 vjeç, mësohet të ketë deklaruar se e ëma nuk i linte vetëm, por ajo ikte dhe vinte. Ndërkohë, nëna 33-vjeçare në dëshminë e saj ka pretenduar se ky është një kurth i ngritur nga ish-vjehrra, që sipas saj e ka paditur se braktis fëmijët. Ajo thotë se është e detyruar që t’i lërë vetëm gjatë kohës që punon, për shkak se nuk kanë të ardhuara dhe se babai paguan vetëm 18 mijë lekë në muaj. 

“Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë. Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë. E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej. Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj? 

Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje. Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici? Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?”, ka dëshmuar nëna. 

Historia mes çiftit duket e koklavitur. Babai i 3 fëmijëve ka qenë 5 vite në burg në Itali. Pasi ka shlyer dënimin, ish-burri i ka kërkuar 33-vjeçares të ribashkohen dhe kanë qëndruar në Itali gjatë vitit 2025 për një periudhë të shkurtër kohore. Fëmijët kishin marrë edhe dokumentet italiane, por në muajin shtator 2025, 33-vjeçarja është kthyer në Shqipëri dhe 3 fëmijët i ka lënë te ish-bashkëshorti. Më pas ajo ka marrë dhe fëmijët dhe i ka regjistruar në shkollë në Durrës. 

Ndërkohë, gjyshja e fëmijëve dje ka publikuar një video nga brenda banesës, ku tre të miturit dallohen të ulur në krevat, ndërsa ajo pretendon se janë braktisur nga e ëma. Në video dallohen edhe kushtet higjienike në të cilat jetojnë fëmijët, me banesën e mbuluar nga plehrat dhe rrobat. 

 

 

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

By: A R
12 January 2026 at 10:52

Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë.

Duke pasur parasysh eksperiencën dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë, unë kam shumë besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri të energjisë së rinovueshme, por do të përfitojmë dije të reja, dhe një kulturë të shtuar të punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij investimi strategjik, duke e bërë Shqipërinë si një vend sovran në prodhimin e energjisë.

Kur na ka munguar shiu, na është dashur që të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blemë sasi të mëdha dhe me çmime të kripura, kurse kur sasia e shiut është prezentë, nuk kemi pasur mundësinë që ta kthejmë në energji elektrike”, tha kryeministri Rama.

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

By: A R
12 January 2026 at 08:53

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e degëve vendore, ku disa drejtues të lartë janë emëruar ose rikthyer në detyrë, në vijim të lëvizjeve të fundit të komandës qendrore të forcës policore. Këto ndryshime synojnë forcimin e punës operative dhe të koordinimit në terren në qytete kryesore të vendit.

Në Qarkun e Korçës, Drejtuesi Vilson Bala është emëruar në detyrë si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Bala ka një karrierë të gjatë në struktura të policisë vendore dhe pritet të marrë drejtimin e punës policore në zonë.

Po ashtu, Drejtuesi Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ku do të udhëheqë punën e uniformave dhe shërbimeve të përgjithshme të sigurisë për qytetarët në këtë zonë.

Një tjetër emërim i rëndësishëm është ai i Drejtuesit Afrim Tafa, i cili është emëruar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, në Elbasan, Drejtori aktual i Drejtorisë Vendore të Policisë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, ka rifituar detyrën pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen dhe e ka konfirmuar vazhdimin e tij në drejtimin e DVP Elbasan për shkak të punës së suksesshme që ai ka bërë në drejtim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në qark.

Before yesterdayMain stream

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

By: E S
11 January 2026 at 17:52

“Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashikohet të hapen për qarkullimin e automjeteve brenda muajit janar”. Gjithçka u bë me dije nga përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni, i cili ishte i ftuar në emisionin “Inside News”, në TV SCAN.

“Si kontrata pritet të hapen për qarkullim të lirshëm të automjeteve shumë shpejt, pavarësisht se njëra prej tyre e ka afatin deri në maj të këtij viti që sapo ka filluar dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti. Por, për qarkullimin do të jenë të hapura shumë më përpara. Kuptohet duke bërë pjesën tjetër të përfundimit të punimeve, që nuk lidhen me trafikun. Nuk dua t’ju rrit pritshmëritë njerëzve, pasi janë sensitivë te kjo, por ne pretendojmë që brenda muajit që jemi të ndodhë kjo gjë. Sigurisht që do të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur sepse duke qenë me një trashësi relativisht të vogël është e ndjeshme ndaj temperaturave dhe lagështirës nëse do të kemi”, – tha Noni.

Noni foli edhe për fazën e tretë të punimeve, që përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me autostradën e zgjeruar, një zonë e karakterizuar nga zhvillim i lartë industrial dhe urban.

“Aktualisht që po flasim ka hyrë në zbatim edhe faza e tretë e këtij segmenti, i cili ka një pjesë të punimeve që duhet të përfshiheshin tek 2 të parat dhe vazhdimin deri tek ura e Limuthit, që shkon më tutje se dy lotet e para. Kontrata e tretë është nënshkruar gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2025 kështu që është në fillimet e veta, por që shpresojmë që brenda vitit që jemi do të kemi rezultate konkrete të saj”, – u shpreh Noni.

Ndërkaq, hapja për qarkullim e segmentit nga kthesa e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, që në këtë zonë është tejet problematik.

“Në këtë drejtim presim shumë sepse është pjesa që është dalja kryesore e Tiranës në drejtim të veriut dhe veriperëndimit. Dalja e saj korrespondon me degëzimin e Rinasit, korrespondon me lidhjen e autostradës Thumanë – Kashar, një aks shumë i rëndësishëm i vënë në qarkullim kohët e fundit, vazhdimin për në Durrës dhe këtu bëhet një ndarje e trafikut, që del nga Tirana, që degëzohet të paktën në tre drejtime”, – tha Noni.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

By: E S
11 January 2026 at 16:49

Ende ka tym në rrënojat që la pas zjarri i mbrëmjes së 8 janarit në magazinat në tregun industrial ish-Uzina Dinamo, në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Gjithçka e shkrumbuar dhe dëmi miliona euro.

Këtë të diele të 11 janarit, vendin e tregtarëve e kanë zënë fadroma dhe punonjësit e zjarrfikëseve që janë ende në vendngjarje.Zjarri, nisi në një magazinë, dhe u përhap më tej me shpejtësi në të gjithë Kapanonin B, duke bërë që brenda 3 orëve të shkrumbonte atë, dhe të depërtonte edhe tek Kapanoni A.

Ky është korridori që ndante 2 kapanonet. Ndoshta siç thonë tregtarët jashtë kamerave zjarri nuk do ta kishte shkatërruar siç ndodhi kapanonin A nëse korridori ndërmjet 2 kapanoneve nuk do të ishte i mbushur me mallra.

Flitet për rreth 100 biznese të prekura, malli i të cilave u kthye në shkrumb e hi, në gati 10 mijë metra katror sipërfaqe që tanimë janë kthyer në gërmadhë masive hiri. Një shkëndijë elektrike, në njërin prej kapanoneve, ishte zanafilla e flakëve masive sipas policisë.

Zjarri masiv u shfaq rreth orës 19:00 të së enjtes. U deshën vetëm pak minuta që të përfshinte sipërfaqe të tëra të magazinave. Në vendngjarje, përveç zjarrfikësve të Tiranës mbërritën edhe ato të Kamzës, Vorës dhe Elbasanit, të cilat luftuan për orë me radhë për vënien në kontroll.

Dinamo SHA, është shoqëri aksionere prej vitit 1995. E ndërtuar fillimisht në vitet 60’, dhe është privatizuar pjesë-pjesë në vitet 90. Fillimisht në vitin 1995 u blenë aksionet e ish ndërmarrjes shtetërore të prodhimit të miellit në Tiranë, dhe më pas në 1999 u morën edhe aksionet e ish ndërmarrjes shtetërore “Uzina Dinamo”.

Sot aksioneri më i madh i kësaj shoqërie është Roland Hysa, me 55.8% të aksioneve, por bashkë me bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët kanë në total 75.8% të aksioneve të SHA-së. Ndërsa 13.3% të kuotave i ka ende shtetit, përmes Ministrisë së Ekonomisë. Në total në këtë shoqëri sipas të dhënave në pasqyrat financiare të saj për vitin 2024, janë 122 aksionerë, dhe kapitali 168,842,000 lekë. (1.6 mln euro). /shqiptarja.com/

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

By: A R
11 January 2026 at 12:27

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Dëgjojeni zemrën tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot sesa te fillojnë një lidhje e cila mund t’i beje te vuajnë se tepërmi. Financat do jene mjaft delikate kështu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

Partia Demokratike thërret protestën kombëtare të radhës, kur do të zhvillohet

By: Os De
10 January 2026 at 14:32

Partia Demokratike ka thirrur protestën kombëtare të radhës me datë 24 janar.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së PD-së këtë të premte, ndërsa orari i protestës do të caktohet në bashkëpunim me kryetarët e degëve dhe strukturat e organizimit.

 

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

By: Os De
10 January 2026 at 12:34

Situata në fshatrat Bashaj dhe Matogjin po përkeqësohet orë pas ore si pasojë e fenomenit të rrëshqitjes së tokës, duke vënë në rrezik serioz jetën e banorëve dhe qëndrueshmërinë e shtëpive. Pas dëmtimeve të rënda në rrugën lidhëse, lëvizja në zonë është bërë pothuajse e pamundur, ndërsa masa e dherave vijon të mbetet e paqëndrueshme.

Banorët e zonës raportojnë me shqetësim se çarjet në tokë po i afrohen banesave, veçanërisht në Matogjin, ku disa shtëpi janë ndërtuar fare pranë zonës aktive të rrëshqitjes. Ata denoncojnë mungesën e strukturave të emergjencave civile dhe vlerësimit teknik, duke u shprehur se ndihen të braktisur përballë një rreziku që po u kërcënon jetën dhe pronën.

Përveç frikës për banesat, komuniteti po përballet me izolimin. Rruga kryesore është dëmtuar rëndë, duke i detyruar ata të përdorin shtigje alternative që janë të vështira dhe të pasigurta. Banorët bëjnë thirrje urgjente për ndërhyrje nga institucionet shtetërore, përpara se situata të shkojë drejt një tragjedie të pashmangshme.

VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

By: A R
10 January 2026 at 10:30

Djali i inxhinierit të shquar Egon Gjadri, Ervini, tregoi se pas shitjes së dy hidrocentraleve të Bistricës, Ulzës dhe atij të Shkopetit, u bënë përpjekje për të shitur edhe Kaskadën e Drinit në vitet kur Sali Berisha ishte Kryeministër.

Gjadri tha se privatizimi i Kaskadës së Drinit do të ishte fundit i energjetikës shqiptare.

“Babai u skandalizua kur e mori vesh. Në këto kushte që jemi sot për shkak të luftës në Ukrainë, nuk mund të imagjinohet si do të ishte situata nëse Kaskada e Drinit do të privatizohej. Do të ishte katastrofë, fundi i energjetikë shqiptare” – tha Ervin Gjadri për Rudina Xhungën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

By: Os De
10 January 2026 at 10:06

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara.

Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 10.01.2021,ora 8.00.

Situata e lumenjve:

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë por gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar rritje të niveleve të lumenjve me rreth 10-20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.30 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 m.Në njësinë administrative Dajç niveli i ujit është 6.48m.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e permbytur 266 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Nj.A. Ana Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm
  2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 130 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.

Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 35 Ha, kryesisht në Pentar.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 101 Ha,

Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.

❌
❌