Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive

21 December 2025 at 13:49

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Ismet Bellova duke vlerësuar figurën e tij si një prej zërave më emblematikë, themelues i gazetarisë sportive në Shqipëri dhe njeri i mirë.

“Me zërin e tij karakteristik dhe fjalorin e kulluar shqip, Ismet Bellova për 70 vjet ka komentuar ngjarjet më të rëndësishme sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit”, thuhet në njoftimin e KOKSH.

Po ashtu, vlerësohet se kontributi i tij në sportin shqiptar, jo vetëm si gazetar, por edhe si drejtues i Olimpikut Special, kanë lënë gjurmë të rëndësishme

“Në emër të Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli dhe Komitetit Olimpik KOmbëtar, i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërme. Pusho në paqe Mjeshtët i Madh”, përfundon reagimi i KOKSH.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

/gj.m/j.p/

The post KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta komentatori legjendar sportiv, Ismet Bellova

21 December 2025 at 08:59

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, për t’iu përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, në vitin 1948, kur u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo–Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Bellova u nderua me tituj dhe dekorata të shumta, mes tyre: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së tij u vlerësua me një sërë çmimesh prestigjioze. Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai mori Çmimin e Karrierës në RTSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe “Mikrofonin e Artë”.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën ndër vite dhe në historinë e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.

/gj.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta komentatori legjendar sportiv, Ismet Bellova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ai momenti që vetë hiri i hyjnisë zbret në kraharorin e një nëne

By: berti
23 November 2025 at 16:14

Nga Albert Vataj Nga gjithë mrekullitë e jetës, ai moment është më i mrekullueshmi. Asgjë më madhështore nuk e begaton më hyjnisht prehrin e jetës me mirësi dhe magjepsje, si ai moment. Çelet qielli dhe gruaja shtryllet nën peshën e dhimbjes për t’i dhënë kuptim pritjes. Me zërin që i ngërthehet heshtjes si një gjëmim gruaja njofton ardhje e mbretërimit të jetës. Lindja, sjellja në jetë e një…

Source

Hapja e kapitujve me BE, një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

18 November 2025 at 07:44

Të hënën në Bruksel u mbajt konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE që shënoi hapjen e grupkapitullin e fundit të negociatave brenda 12 muajve nga çelja e grupkapitullit të parë, që është dhe më i rëndësishmi në vlerësimet e BE-së, pasi lidhet me standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Kapitujt e fundit, të titulluar “Burimet, Bujqësia […]

The post Hapja e kapitujve me BE, një proces më i mirë në letër se sa në praktikë appeared first on Reporter.al.

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

By: armand
31 October 2025 at 16:24

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Fatos Nano, ka sjellë reagime të shumta nga politika shqiptare si majtas dhe djathtas. Presidenti Bajram Begaj, në një mesazh në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Ai vlerësoi rolin e liderit socialist Fatos Nano përgjatë tranzicionit të vendit, […]

The post Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike

31 October 2025 at 15:17

“Institucioni i dorëheqjes,” shkroi në një rast në vitin 2011 shkrimtari Ismail Kadare, “në shtetin shqiptar është themeluar nga Ismail Qemali.” Kadare iu referua në këtë mënyrë vendimit të themeluesit të shtetit të sotëm shqiptar më 1913 për të dhënë dorëheqjen si kryetar dhe për t’i hapur rrugën zbatimit të vendimit të Fuqive të Mëdha […]

The post Ndahet nga jeta Fatos Nano, kryeministri i dorëheqjeve të rralla politike appeared first on Reporter.al.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare

By: V K
31 October 2025 at 15:04

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Braçe shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.

“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!”, shkruan Braçe.

Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90, ka drejtuar disa herë qeverinë dhe ka qenë themelues e udhëheqës i Partisë Socialiste për më shumë se një dekadë.

The post Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Erion Braçe: U shua njeriu që ribëri të majtën shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano

By: Iconstyle
31 October 2025 at 14:53

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare.

Prej disa kohësh ai ndodhej në reanimacion në një prej spitale private të vendit ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve, teksa gjendja shëndetësore u rëndua gjatë ditëve të fundit.

Nano ka pësuar një arrest kardiak, ndërkohë që më herët është kuruar edhe për probleme me frymëmarrjen.

I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha.

Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve të vrullshme politike që ndodhën në Shqipëri si edhe në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes.

E shpejtë ishte edhe ngritja e tij në detyrë. Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit,[21] dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin: në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normaltitet në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.

E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoanën.

I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare ai e shndërroi PS-në nga një parti bolshevike në një formacion të së majtës progresive.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

The post Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, ish kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano appeared first on iconstyle.al.

Segregimi që s’mbaron: 10 vite pas vendimit të Strasburgut, “Naim Frashëri” mbetet simboli i ndarjes etnike në arsim

29 October 2025 at 17:20

Autor: Brejdon Xhavara | Citizens.al

Në lagjen “Kulla e Hirit” të Korçës, një shkollë publike që dikur njihej për cilësinë dhe traditën e saj të mësimdhënies është kthyer prej më shumë se një dekade simbol i dështimit institucional.

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”, në zemër të qytetit, mbetet hapësirë e ndarjes etnike për fëmijët nga komunitetet rom dhe egjiptian që përbëjnë mbi 90% të nxënësve të regjistruar.

Ky rast ka kaluar përmes institucioneve shqiptare, gjykatave kombëtare dhe përfundimisht në Strasburg, ku Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) konstatoi diskriminim për shkak të segregimit etnik.

Por dhjetë vjet më vonë, pas dëmshpërblimeve, planeve të veprimit dhe premtimeve, situata mbetet pothuajse e pandryshuar.

“Fëmijët tanë nuk po mësojnë dot as të lexojnë”

Historia nisi në vitin 2014, kur një grup nënash rome iu drejtua orgazatës “Qëndistaret” dhe “Qendrës për të drejtat e Gruas Rome” për të kërkuar ndihmë. Ato shprehnin shqetësimin se fëmijët e tyre, megjithëse në klasën e pestë, nuk dinin të lexonin, të shkruanin emrin apo të bënin ushtrime elementare.

Hetimet e mëvonshme të organizatave zbuluan se në shkollën “Naim Frashëri”, përveç mbingarkesës me nxënës nga komunitetet rome dhe egjiptiane, cilësia e mësimdhënies ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Për herë të parë u artikulua publikisht fjala “segregim” – një ndarje etnike faktike që ndodhte pa asnjë urdhër zyrtar, por me tolerimin e autoriteteve.

Shteti ishte dëshmitar i një procesi segregimi që ndodhi në mënyrë graduale, pa ndërhyrje,” shprehet aktivistja Manjola Veizi, një nga drejtuesit e organizatave që ngriti rastin fillimisht.

“Për vite me radhë ne kemi kërkuar masa për të shmangur këtë situatë, por përgjigjet kanë munguar.

Sipas saj, pas viteve ’90, ndërsa shumë familje rome u përqendruan në lagjen “Kulla e Hirit”, shkollat e tjera të qytetit nisën të mos pranojnë më nxënës nga kjo zonë.

“Ishte një proces i heshtur përjashtimi,” shton ajo. “Në mënyrë natyrale, ‘Naim Frashëri’ mbeti vetëm për komunitetin rom dhe egjiptian. Dhe bashkë me këtë ndarje, ra edhe cilësia e arsimit.”

Nga Komisioneri në Strasburg: Një rrugë e gjatë drejt drejtësisë

Në vitin 2014, pas ankesave të prindërve dhe hetimit të shoqërisë civile, çështja iu dërgua Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ky institucion konstatoi se autoritetet kishin dështuar të parandalonin dhe frenonin ndarjen etnike në shkollë, duke shkelur parimin e barazisë në arsim.

Por vendimi i Komisionerit nuk u zbatua plotësisht. Për këtë arsye, organizatat e përfshira dhe familjet e prekura iu drejtuan Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Në vitin 2022, kjo gjykatë shpalli vendimin historik: Shteti Shqiptar kishte shkelur Nenin 1 të Protokollit Nr.12 të Konventës Evropiane, që ndalon çdo formë diskriminimi.

GJEDNJ konstatoi se Shqipëria kishte dështuar të merrte masa efektive për ndalimin e segregimit dhe se vonesat e institucioneve nuk mund të justifikoheshin objektivisht.

Si rezultat, Gjykata urdhëroi qeverinë shqiptare të marrë masa konkrete për të “ç-segreguar” shkollën, të kompensojë familjet e prekura me 4,500 euro për çdo familje dhe të raportojë periodikisht tek Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës për zbatimin e masave.

Vendimi u konsiderua një fitore ligjore për komunitetet e margjinalizuara, por faktet tregojnë se  ndryshimi ka qenë më shumë në letra sesa në realitet.

Dhjetë vite më pas: Çfarë ka ndryshuar?

Në tetor 2024, organizatat e përfshira paraqitën një ankesë pranë Këshillit të Evropës, tek Komiteti i Ministrave, duke raportuar progresin e pjesshëm dhe problemet e vazhdueshme.

Sipas tyre, ndarja etnike në “Naim Frashëri” vazhdon të jetë e pranishme, ndërsa fëmijët romë dhe egjiptianë vazhdojnë të mësojnë të veçuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

Raportimet e qeverisë shqiptare tregojnë për “masa sistemike” si: plane veprimi, ndryshime ligjore, trajnime për mësuesit dhe promovim të rasteve të suksesit të nxënësve romë.

Megjithatë, monitorimet e konsiderojnë zbatimin të pjesshëm dhe jofunksional, raporti i vitit 2020 nga “European Commision against Racism and Tolerance” (ECRI) në faqen 20 pika 46 përshkruan qartë se:

“Në këtë zonë, të tri shkollat ekzistuese kanë shumicë të nxënësve romë dhe egjiptianë me 530 nga 700 (sipas vetëdeklarimit, pasi asnjë përkatësi etnike nuk regjistrohet në regjistrin civil). Mesatarja e përgjithshme sipas shkollës është 70%: Naim Frashëri (95%), Asdreni (51%), Ismail Qemali (67%)”.

Gjithashtu në Planin Kombëtarë për Integrimin e Minoritetit Rom dhe Egjiptian 2021-2025, thuhet se ka 5 shkolla dhe 12 klasa me përqendrim shpërpjesëtimor të nxënësve romë dhe egjiptianë dhe targeti për vitin 2025 është që asnjë shkollë të mos jetë e segreguar.

Në një shkëmbim komunikimi të Avokaturës së Shtetit midis GJEDNJ i berë publik në maj të vitit 2023 për rastin e segregimit të shkollës “Naim Frashëri” në Korçë, pranohet që kjo shkollë është e segreguar dhe qeveria shqiptare do të ndërmarrë një sërë hapash konkrete për arsimin gjithëpërfshirës, duke trajnuar mësuesit për “antigypsizmin” dhe vendosur në kurrikula mësimore materiale të historisë së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane.

Por në Tetor të vitit 2024, pala paditëse “European Roma Rights Center” (ERRC) në një komunikim për këtë çështje deklaroi se këto masa nuk janë zbatuar në mënyrë efektive.

“Qeveria mund të ketë përgatitur dokumente dhe statistika, por realiteti në terren nuk ka ndryshuar,” thuhet në raportin e vitit 2024.

“Nxënësit janë ende të ndarë, shumë prej tyre braktisin shkollën, dhe përfshirja në arsimin e mesëm mbetet minimale.”

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konfirmoi se përveç Korçës, raste të ngjashme janë konstatuar edhe në Moravë, Berat dhe Shkodër. Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, “edhe pse vendimi i Strasburgut është i qartë, masat për ta zbatuar janë minimale, të vonuara dhe pa vullnet të plotë politik.”

“Është bërë një studim fizibiliteti për situatën e ‘Naim Frashërit’ në vitin 2024, por pavarësisht takimeve të shumta, nuk kemi parë ndryshime të prekshme në terren,” deklaron Komisioneri Robert Gajda.

“Janë bërë ndërhyrje infrastrukturore, por jo masa për ç-segregim real,”

Ai shton se segregimi arsimor nuk është problem lokal, por fenomen kombëtar:

“Në shumë qytete, të gjithë fëmijët romë janë përqendruar në një ose dy shkolla, ndërsa shkollat e tjera të qytetit nuk kanë asnjë nxënës rom apo egjiptian. Kjo krijon dy realitete arsimore paralele, që dëmtojnë të gjithë.”

Ministria e Arsimit: “Po zbatojmë planin e veprimit”

Në një përgjigje zyrtare për Citizens.al, Ministria e Arsimit theksoi se është në proces të zbatimit të vendimit të Strasburgut dhe të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazinë, Përfshirjen dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021-2025”.

Sipas Ministrisë parashikohet që për vitin shkollor 2025-2026 të kryhet monitorimi i mbipërfaqësimit të nxënësve romë dhe egjiptianë, si dhe marrja e masave për parandalimin dhe shmangien e segregimit. Ministria gjithashtu thekson se po trajnon stafet e institucioneve për arsimin gjithëpërfshirës dhe antixhipsizmin.

Megjithatë, organizatat që ndjekin rastin theksojnë se këto masa janë më shumë “administrative dhe raportuese”, sesa ndërhyrje që prodhojnë ndryshim real.

Nga ana e saj, Bashkia e Korçës thotë se ka ndjekur rekomandimet e Strasburgut, duke punësuar një mediator kulturor nga komuniteti egjiptian, i cili punon ngushtë me shkollën dhe familjet për të reduktuar ndarjen.

“Bashkia, mbi bazë të kompetencave të saj, ka respektuar dhe ka vijuar punën për këtë pjesë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Kujdesit Social.

Por Etleva Tare, e cila punon pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskrimimi vlerëson se ndërhyrje të tilla mbeten të pamjaftueshme nëse nuk ndryshojnë politikat e regjistrimit dhe rajonizimit të shkollave ku fëmijët shpesh përfundojnë në të njëjtën shkollë thjesht për shkak të adresës.

“Segregimi nuk është vetëm ndarje fizike, por edhe rënie e nivelit të mësimdhënies,” shpjegon aktivistia Veizi.

Sipas saj, në “Naim Frashëri” pritet që çdo vit vetëm 3-4 nxënës të vazhdojnë në shkollë të mesme.

“Mësuesit kanë ulur pritshmëritë, sepse fëmijët vijnë nga familje me kushte të vështira, ku prindërit shpesh nuk dinë shkrim e këndim. Ky është një rreth vicioz i dështimit arsimor.”

Nga ana tjetër, fëmijët që rriten në shkolla ku nuk ka asnjë nxënës rom apo egjiptian humbasin mundësinë për të njohur diversitetin dhe për të mësuar bashkëjetesën.

“Kjo ndarje dëmton të gjithë shoqërinë,” thotë Komisioneri.

Krahasime rajonale: Shqipëria ende prapa

Shqipëria nuk është e vetme në këtë problem. Vende si Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Hungaria kanë pasur gjithashtu vendime gjyqësore për segregimin e nxënësve romë, por shumë prej tyre kanë ndërmarrë hapa konkretë për integrim – nga transporti falas për fëmijët e komuniteteve, deri tek rishpërndarja gjeografike e nxënësve dhe programet për diversitet kulturor në shkolla.

Në Shqipëri, megjithëse ekzistojnë politika dhe plane, mungon zbatimi praktik dhe bashkërendimi mes institucioneve lokale, ministrive dhe komuniteteve.

Dhjetë vite pas ankesës së parë dhe tre vite pas vendimit të Strasburgut, realiteti i “Naim Frashërit” mbetet një kujtesë e dhimbshme e një drejtësie të vonuar. Familjet morën dëmshpërblim, por fëmijët vazhdojnë të ndjekin të njëjtën shkollë të ndarë.

Zbatimi i vendimit të GJEDNJ-së është cilësuar si i pjesshëm,  dëmshpërblimet janë kryer, por segregimi nuk është çrrënjosur. Për më tepër, raste të reja po shfaqen në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.

Manjola Veizi nga “Qendra për të drejtat e grave Rome” thotë se zgjidhja kërkon vullnet politik, planifikim afatgjatë dhe bashkëpunim real mes institucioneve dhe komunitetit.

Ndryshe, rreziku është që brezi i ardhshëm të përjetojë të njëjtën histori ndarjeje, thjesht me emra të tjerë shkollash.

Lexoni gjithashtu:

The post Segregimi që s’mbaron: 10 vite pas vendimit të Strasburgut, “Naim Frashëri” mbetet simboli i ndarjes etnike në arsim appeared first on Citizens.al.

Çfarë po ndodh te “Pallati me Shigjeta”? Forcat Shqiponja shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve (VIDEO)

By: V K
27 October 2025 at 15:40

Pak minuta më parë, një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës, është parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti.

Në vendngjarje janë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.

Siç shihet, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.

 

 

Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shqiponja”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit.

Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë.

The post Çfarë po ndodh te “Pallati me Shigjeta”? Forcat Shqiponja shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zjarri tragjik në Maliq, ndërron jetë edhe 6 vjeçarja

24 October 2025 at 20:56

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjashtë vjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq ka ndërruar jetë sot në QSUT.

Vajza 6-vjeçare, e cila ndodhej e shtruar në Pediatrinë e Tiranës,  pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën e saj në Maliq, raportojnë mediet.

Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllai 13-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre 40-vjeçarja pikasi tymin e zjarrit dhe mundi të nxirrte fëmijët, ndërsa vetë mbeti e vdekur në banesë.

13-vjeçari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja kishte të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua  në QSUT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi t’ia dalë, duke qenë viktima e tretë në familje.

/gj.m/a.f/

The post Zjarri tragjik në Maliq, ndërron jetë edhe 6 vjeçarja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çiljeta “i’a bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më gatime

By: D Marku
6 October 2025 at 18:01

Çiljeta Xhilaga duket se ka vendosur të bëjë pak pushim nga gatimet në shtëpi, duke e marrë me shumë humor vendimin e saj. Këngëtarja ka ndarë në Instastory një postim që ka bërë menjëherë bujë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura mes ndjekësve.

Në foto, Çiljeta kishte publikuar një imazh të shoqëruar me një citim interesant:

“Harvard Study Finds: Women who don’t cook for their husbands have happier marriages”
(“Studim i Harvardit: Gratë që nuk gatuajnë për burrat e tyre kanë martesa më të lumtura”).

Duke e marrë me shaka, ajo i është drejtuar partnerit të saj, portierit të njohur Alban Hoxha, dhe ka shkruar me humor:
“Që sot s’ka më gatime njish.”

Mesa duket, Çiljeta ka gjetur mënyrën më të bukur për të bërë shaka me rutinën e përditshme, duke e kthyer situatën në një moment plot gaz dhe batuta. Postimi është pritur me shumë komente pozitive, ku ndjekësit kanë vlerësuar anën e saj të sinqertë dhe me humor, ndërsa shumë gra janë shprehur se ndihen “të përfaqësuara” nga ky mesazh.

Artisja, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, shpesh ndan momente të jetës në çift me Albanin, dhe këtë herë e ka bërë sërish me stilin që e karakterizon.

The post Çiljeta “i’a bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më gatime appeared first on Albeu.com.

Libri i Roxherit (1153)

6 October 2025 at 17:28


Muhammad al-Idrisi [1100–1165] ishte gjeograf i shquar arab. Lindi në Seutë në Afrikën e Veriut dhe thuhet se ka studiuar në Kordobë, duke udhëtuar gjerësisht nëpër Andaluzi dhe Afrikën e Veriut. Për arsye që nuk janë të qarta, ai u vendos në oborrin e mbretit Roger II të Siçilisë (sundoi në vitet 1105–1154), për të cilin përpiloi një gjeografi të botës së njohur. Kjo vepër, e njohur si Libri i Roxherit [Tabula Rogeriana], është ndarë në shtatë zona klimatike. U kompletua në vitin 1154 dhe jep disa të dhëna të dobishme mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Nga: Muhammad al-Idrisi
Përktheu në anglisht: Robert Elsie
[1]
Përkthimi në shqip: Telegrafi.com

Mund të themi se territori venedikas, toka e sllavëve dhe, në përgjithësi, gjithçka që laget nga Deti Adriatik është e rrethuar nga Lindja nga një varg malor që fillon 30 milje nga Adrianopoja (Edirne). Këto male quhen Lessû (Lezha) dhe në majë të tyre ndodhet një qytet me të njëjtin emër. Ato shtrihen në drejtim të veriut deri në Kastoria dhe ka gjithashtu një varg malor përballë Drastit (Durrësit), përmes të cilit kalon rruga që të çon në atë qytet dhe më tej. Atje, ky varg malor quhet al-Tamûra (Tomorr). Tre lumenj që rrjedhin drejt Lablûnës (Vlorës) dhe Durrësit e kanë burimin aty. Lumi i parë, ai i Vlorës, quhet Shuzza (Vjosa), i dyti quhet Dâblî (Devolli), dhe i treti quhet Istrîna (Drini). Ky varg shtrihet pastaj nga rruga e Durrësit deri 40 milje larg, te Jâdhra (Zarë). Nga pika më e afërt me Adrianopojën dhe qytetin e Janinës, ka një varg malor që shtrihet deri në gjirin e Detit të Peloponezit dhe përfundon 80 milje nga Teba. Naupaktosi ndodhet në bregdet, në këmbët e këtij vargu.

]Sa i përket malit të Lezhës, të cilit i jemi referuar, ai ndodhet 15 milje nga Durrësi. Nga qyteti i Lezhës deri në Duljînë (Ulqin) në Detin Adriatik janë 30 milje. Dhe, nga atje deri te mali janë 12 milje.

Ky varg malor shtrihet, së pari, afër Antibrës (Tivarit), një qytet i bukur i ndërtuar në shpat mali tre milje nga deti, ashtu si dhe mali; së dyti, deri te Qadara (Kotorr), një vend që ndodhet tri milje nga malet në skaj të njërit prej vargjeve; dhe, së treti, në qytetin e Raguzës (Dubrovniku), që gjithashtu ndodhet në skaj të maleve.

Përballë qytetit të Kotorit, për të cilin kemi folur, dhe përtej maleve në një distancë prej 15 miljesh, ndodhet Qâmyû,[2] një qytet i lulëzuar, i ndodhur pranë një vargu malor që e rrethon në formën e një kâf-i,[3] në mënyrë që të mund të hysh në të vetëm nga njëra anë.

Vargu malor vazhdon drejt Stagnoit (Ston), ku ngrihet një masiv i lartë dhe i madh malor, mbi të cilin është ndërtuar qyteti. Pastaj shtrihet deri në Asbâlatû (Split) ...

Midis Detit Adriatik dhe ngushticave të Kostandinopojës ka shumë vende të famshme, qytete dhe kryeqendra. Synojmë, me ndihmën e Zotit, t’i përmendim ato me radhë dhe në hollësi. Si i tillë, themi se rruga nga Durrësi në Akhrisopoli (Hrisopoli) është si më poshtë:

Nga Durrësi, në brigjet e Detit Adriatik, duke udhëtuar në tokë në drejtim të Kostandinopojës, së pari arrihet në Petrelë, e ndodhur në një kodër, në një distancë prej dy ditësh udhëtim. Nga aty, janë edhe katër ditë deri te Okhrida (Ohër). Ky qytet është i shquar për rëndësinë e tij në tregti dhe mirëqenie. Është ndërtuar mbi një kodër të bukur jo larg një liqeni të madh, ku peshkojnë me varka. Ka shumë toka të kultivuara përreth liqenit, i cili ndodhet në jug të qytetit. Perimetri i liqenit zgjat pak më shumë se tre ditë udhëtim.

Nga aty janë dy ditë rrugë deri në Bûlghû (Pollog/Tetovë), një qytet i bukur që ndodhet në majën e një mali të lartë. Një ditë më larg, në drejtim verilindor, ndodhet Asqûfia (Shkupi), një qytet i madh i rrethuar nga toka të kultivuara, me shumë vreshta dhe fusha. /Telegrafi/

_____________

[1] Pjesë nga: H. Bresc & A. Nef (red.): Idrîsî, la première géographie de l'Occident, Paris 1999, fq. 401-403; dhe E. Cerulli, F. Gabrieli, G. Levi della Vida, L. Petech, G. Tucci (red.): Al-Idrisi, Opus Geographicum, fash. V, Naples & Rome 1975, fq. 792-793. Përkthyer nga Robert Elsie. Publikuar fillimisht në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003, fq. 21-22.

[2] Vend i paidentifikuar.

[3] Shkronja e 22-të e alfabetit arab.

Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë

By: Elva
2 October 2025 at 17:20

Banorët e zonës “Pallati me Shigjeta” në kryeqytet ankohen çdo ditë për mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohë që shqetësimet e tyre duket se bien në vesh të shurdhër nga autoritetet përkatëse. Ata tregojnë se furnizimi nga UKT (Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë) bëhet vetëm një herë në ditë dhe jo më shumë se një orë, […]

The post Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë appeared first on BoldNews.al.

Jeta pranë puseve të naftës: Ana tjetër e Patos-Marinëzës

1 October 2025 at 15:47

Autorë: Elira Kadriu, Entenela Ndrevataj | Citizens.al

Ndërsa kompanitë e naftës grumbullojnë fitime të majme nga zona naftëmbajtëse e Patos-Marinëzës – madje duke shmangur edhe taksat – banorët vuajnë ndotjen, sëmundjet, papunësinë dhe braktisjen nga shteti.

Në Zharrëz, përroi ku dikur laheshin fëmijët, është kthyer në grykëderdhje mbetjesh hidrokarbure. Banorët, me sytë nga mërgimi, shprehen me dëshpërim nga fakti se industria e naftës u kthye në damkë për ta.

Ata thonë se trojet, shtëpitë dhe produktet bujqësore nuk ua blen njeri nga frika se janë të kontaminuara dhe se jeta pranë puseve është një “minë me sahat” për shëndetin.

Nafta “derdhet lumë

Zona Patos-Marinëz nuk është zonë gjeografike, por një shprehje e ardhur nga industria e naftës që identifikon zonën më të madhe naftëmbajtëse në Shqipëri.

Ajo shtrihet nga qyteti Patosit deri në fshatin Marinëz në verilindje dhe përfshin fshatra të tjerë si Kuqar, Dukas, Sheqishte, Verbas, Zharrëz etj.

Kjo zonë ka rreth një shekull që shfrytëzohet për naftë, teksa gërmimet e para datojnë vitin 1918.

Gjatë diktaturës, fusha naftëmbajtëse u vu në përdorim intensiv nga ndërmarrjet shtetërore. Ndërsa pas viteve ’90, zona tërhoqi interesin e kompanive të huaja.

Sot atje operojnë dy kompani kryesore: Albpetrol, një shoqëri aksionare në pronësi të shtetit shqiptar, dhe Bankers Petroleum, në pronësi të korporatës kineze Geo-Jade Petroleum.

Por pavarësisht se kanë një nëntokë të pasur, banorët e zonës në Patos-Marinëz nuk ia kanë ndjerë ndonjëherë vlerën, përkundrazi.

Më 11 shtator, ekipi i Citizens.al, ishte në fshatin e Zharrëzës ku vizitoi disa prej banorëve dhe konstatoi gjendjen e degraduar të mjedisit.

Në përroin e fshatit kishte derdhje nafte, e cila kishte rrjedhur nga kanalet kulluese për dhjetëra metra duke shqetësuar ndjeshëm banorët aty pranë. Por, sikurse u shprehën ata, ai nuk ishte një rast i izoluar.

“Ai uji është përdorur për të larë enët, për përdorim të përditshëm. Unë vetë aty jam larë, bashkë me bashkëmoshatarët deri nga mosha 12-13 vjeç,” tregoi aktivisti lokal, Saimir Dine.

Përfaqësues të Albpetrolit mbërritën gjithashtu në terren për të inspektuar gjendjen. Citizens.al i pyeti nëse derdhjet vinin nga stacioni i tyre i naftës, rreth 400 metra larg. Por ata mohuan lidhjet dhe refuzuan të jepnin koment zyrtar.

Ndotja e përroit në Zharrëz/Citizens.al

Vizita jonë vijoi tutje. Rreth 700 metra në juglindje nga ura e përroit të Zharrëzës hasëm një pamje aspak të denjë për industrinë e naftës: një pus me cisterna dhe tuba të ndryshkura që të jepte idenë e një rrënoje të vjetër aspak funksionale. Krah tyre nga një godinë e vogël, një roje i përgjumur nga detyra pyeti se për çfarë interesoheshim.

Anë këtij pusi, në një rreze 35 metra, numëruam tetë shtëpi. Dashnor Xhepaj, banor i njërës prej tyre, tregoi i revoltuar se po mendon seriozisht të braktisë gjithçka që ka ngritur si mund i një jete dhe të emigrojë.

“E kam menduar, do të iki jashtë shtetit dhe nuk do të vij më këtu,” tha ai teksa theksoi se as fëmijët e tij, të cilët i ka në emigrim, nuk duan të vijnë në Zharrëz.

Banorët e zonës vuajnë stigmën e produkteve bujqësore, të cilat nevoja i bën që jo vetëm t’i konsumojnë për vete, por t’i kenë burim të ardhurash kryesore. Njëri prej tyre tregoi se në treg u duhet të fshehin prejardhjen e produkteve, pasi ndryshe nuk shiten.

“Kur shesin fruta e perime, fshatarët nuk thonë që janë nga Zharrëza. Askush nuk i blen nëse e mëson që janë nga këtu,” theksoi ai.

Zhvendosja e heshtur

Në një anketë të hapur nga Citizens.al, e plotësuar fizikisht dhe online nga dhjetëra banorë të Zharrëzës, rreth 91% e të intervistuarve pranuan se kanë menduar të largohen nga zona, por zhvendosja duket e pamundur financiarisht.

“Po s’i blen njeri shtëpitë, tokat, unë iki që nesër, por kush i merr ato, kush vjen këtu?!” pyet Hajdar Baha, banor i zonës pranë përroit të Zharrëzës.

Ndërkohë, Dallandyshe Muço rrëfen se mezi e rindërtoi shtëpinë pas shpërthimeve të vitit 2015. Tani, pas shpenzimeve të mëdha, zhvendosja për të është thuajse e pamundur.

“Me këto shpërthime të kanadezit (ish-zotëruesit e Bankers) s’na dhanë lekë për të bërë shtëpitë. Më ranë përdhe muret, me djersën time i kam ribërë,” tregoi ajo.

Rasti që përmendi Muço, i referohej ngjarjes së datës 1 prill 2015, kur dy puse të “Bankers” shpërthyen, duke rrezikuar jetën e shumë banorëve. Aktiviteti i kompanisë u pezullua përkohësisht.

Qeveria deklaroi se kompania ishte “100% përgjegjëse” dhe duhej të dëmshpërblinte banorët, si dhe të paraqiste plane rehabilitimi. Por si duket, ato mbetën deklarata.

Ilustrim, cisterna nafte në Patos-Marinëz/Citizens.al

Shëndeti: Kostoja e padukshme e industrisë së naftës

Në anketën e Citizens.al, 40% e të intervistuarve renditën problemet shëndetësore si sfidën më të madhe të jetesës në zonën e Zharrëzës. Rreth 60% zgjodhën opsionin “probleme të kombinuara”: ndotje akustike, ndotje mjedisore dhe pasoja shëndetësore.

“Një banor i komunitetit, sapo shkon për vizitë në klinikën e Fierit, kur thotë që është nga Zharrëza, mjekët ngrenë duart lart,” rrëfen Qani Rredhi nga “Qendra e Nismave Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit”.

Rredhi tregon se në vitin 2023 komuniteti i zonës vuajti një moment tragjik ku në harkun kohor të vetëm në dy muajve u regjistruan 12 humbje jete me sëmundje kanceri. Ai thotë se shkaktari kryesor i këtyre sëmundjeve është ndotja dhe “fenolët në gjak”.

“Kam shpenzuar më shumë se 10 mijë euro për shëndetin,” pohoi një nga të intervistuarit në sondazhin online të Citizens.al.

Pothuajse çdo familje në Patos-Marinëz është prekur: ose vetë nga problemet shëndetësore, ose nga kostoja financiare për të ndihmuar të afërmit. Saimir Dine përmend të vëllain, të sëmurë me astmë bronkiale.

“Ndotja ka lënë gjurmë te shëndeti i vëllait. Ai është larguar që këtu, nuk kthehet më. Sa herë vjen, e kapin sulmet,” tregon Dine.

Raftet e ilaçeve janë bërë pjesë e arredimit në çdo shtëpi të Zharrëzës dhe fshatrave të zonës Patos-Marinëz.

“Në orën pesë të mëngjesit, ndjehet era më e rëndë. Po të hapësh dyert, nuk durohet. Vetëm dhimbje koke, me paracetamol!” përshkruan gjendjen e mjedisit pranë shtëpisë së tij Hajdar Baha.

Në vitin 2023, Citizens.al raportoi rastin e Dallandryshe Poshnjarit, e cila pretendon tre aborte të ardhura si shkak i ndotjes së lartë në zonë.

Autoritetet publike nuk kryejnë monitorime për gjendjen mjedisore për shkak të mangësive dhe kufizimeve ligjore. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i konfirmoi për Citizens.al se të dhënat e përgjithshme për gjendjen merren nga raportet vetë-monitoruese që dorëzojnë çdo tre muaj kompanitë.

Banesat pranë pusit të naftës së Albpetrol në Zharrëz/Citizens.al

Protestat dhe prapavija e dyshimtë

Më 5 shtator 2025, punonjësit e “Bankers Petroleum” dolën në protestë, duke kërkuar paga më të mira dhe kushte dinjitoze pune. Kompania është aktualisht nën hetim për evazion fiskal.

Teksa ekipi i Citizens ndodhej në terren, naftëtarët konfirmuan se kishin hyrë në bisedime për një marrëveshje, por deri në momentin e botimit të këtij shkrimi asgjë nuk ishte zyrtarizuar.

Ekspertët mjedisorë ngrenë shqetësime edhe për lidhjet mes kompanive të zonës dhe pushtetit vendor.

“Buxhetet për komunitetin ua kalojnë bashkive. Edhe ashtu ato buxhete keqpërdoren. Ne jemi këtu, i kemi parë. Në muajin e fundit të fushatës elektorale, ‘Bankers Petroleum’ asfaltuan rrugë,” thekson Qani Rredhi.

Nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, Bankers ka deklaruar çdo vit humbje në bilancet e paraqitura ndaj autoriteteve shqiptare. Por një hetim i Prokurorisë së Fierit ka nxjerrë në pah se kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë – rreth 5.3 miliardë euro.

Sipas Rredhit, banorët gjithmonë dyshonin për abuzime nga Bankers, por nuk e kishin imagjinuar përmasën e dëmit të pretenduar nga hetimet të cilat sugjerojnë se kompania shmangu tatimin mbi fitimin dhe përfitoi rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së.

Deri tani janë lëshuar 14 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 5 persona – kryesisht të huaj – janë shpallur në kërkim.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, kompanitë Albpetrol dhe Bankers Petroleum nuk iu përgjigjën pyetjeve zyrtare të drejtuara nga redaksia e Citizens.al.

The post Jeta pranë puseve të naftës: Ana tjetër e Patos-Marinëzës appeared first on Citizens.al.

Karriera dhe jeta në Rusi/ Mirlind Daku: Paguhem për golat, kemi të gjithë një ëndërr

By: V K
24 September 2025 at 09:18

Mirlind Daku po kalon një mo ment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme.

FORMA- Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.

OBJEKTIVI PERSONAL- Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon.

MERKATOJA- Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu.

KAMPIONATI RUS- Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar.

BOTËRORI- Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet.

The post Karriera dhe jeta në Rusi/ Mirlind Daku: Paguhem për golat, kemi të gjithë një ëndërr appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta

19 September 2025 at 18:38

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Abdi Baleta, një nga figurat e para të pluralizmit politik në Shqipëri dhe ish-diplomat i karrierës, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Politikan, diplomat dhe akademik Baleta ishte edhe themelues i Partisë Demokratike.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941 studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983 shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Kreu detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Në 1994 Abdi Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

/gj.m/j.p/

The post Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A po legalizohen “70 gjini” në Shqipëri? Ja si qëndron e vërteta

17 September 2025 at 15:26

Projektligji për “Barazinë gjinore” është shoqëruar ditët e fundit me keqinterpretime në media dhe rrjetet sociale, duke u paraqitur si një hap drejt “legalizimit të martesave gay”, “transgjinorëve” apo madje edhe “70 gjinive të reja në Shqipëri”.

Por këto pohime janë tërësisht të pavërteta dhe përbëjnë një formë dezinformimi publik pasi projektligji nuk e ndryshon seksin biologjik, nuk legalizon çiftet e të njëjtës gjini, dhe nuk shpik as gjini të reja.

Citizens.al shqyrtoi përmbajtjen e tij nga ku rezultoi se drafti nuk përmban asnjë nen që lidhet me martesat e të njëjtës gjini, as nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes.

Për nga rëndësia dhe ndjeshmëria e çështjes, ndryshime të tilla që do të preknin familjen do të donin jo vetëm akte të tjera, por edhe më shumë debat publik, çka nuk ndodh në këtë rast.

Qëllimi i projektligjit për “Barazinë gjinore” është të forcojë mbrojtjen ndaj diskriminimit mbi bazën e identitetit gjinor dhe shprehjes gjinore. Ai është hartuar nën direktivat e Bashkimit Evropian në përputhje me Konventën e Stambollit, të ratifikuar nga Shqipëria që në vitin 2013.

Projektligji e përkufizon “gjininë” si kategori sociale dhe juridike, duke i dhënë mundësi institucioneve të zbatojnë politikat e barazisë gjinore që përfshijnë edhe persona përtej spektrit tradicional mashkull-femër.

Kjo nuk përbën “shpikje të re”, por është në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në mungesë të një përkufizimi të saktë ligjor, institucionet dhe gjykatat shqiptare mund të kenë vështirësi në trajtimin e rasteve të diskriminimit ndaj personave të komunitetit LGBT.

Projektligji përpiqet ta mbushë këtë boshllëk, duke ndihmuar në zbatimin më të mirë të ligjit për “Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe duke garantuar që askush të mos përjashtohet nga e drejta për barazi për shkak të mënyrës se si e përjeton dhe shpreh gjininë e vet.

Vlen të theksohet se projektligji nuk ka asnjë përmbajtje që lidhet me “identifikime me kafshë”, “gjini të shpikura”, apo skenarë të ngjashëm që përdoren për të nxitur pasiguri apo urrejtje.

Këto narrativa nuk reflektojnë as realitetin ligjor dhe as praktikën ndërkombëtare në të cilën shteti shqiptar aspiron të bëjë pjesë: Bashkimin Evropian.

Diskutimi për barazinë gjinore kërkon qartësi dhe një raportim më etik nga mediat pasi, sikurse e tregon rasti i fundit, ka ndjeshmëri shoqërore.

Prandaj, është e rëndësishme që debatet publike – sidomos në studiot televizive – të bazohen në dokumente zyrtare, konventa ndërkombëtare dhe fakte konkrete, jo në keqinterpretime apo manipulime ideologjike.

The post A po legalizohen “70 gjini” në Shqipëri? Ja si qëndron e vërteta appeared first on Citizens.al.

Rrugë me pengesa nga Bashkia e Tiranës/ Të thyejmë kokën, këmbët, ç’të mundemi të qytetarit

By: Elva
16 September 2025 at 15:23

Bashkia e Tiranës vazhdon me avazet e punimeve, që  zgjasin me muaj të tërë. Në një video të mbërritur në redaksinë e Boldnews.al, shihet trotuari para Pallatit me Shigjeta, ku po kryhen punime që e kanë shndërruar kalimin në një sfidë për këmbët dhe trupin e qytetarëve. Në një pjesë të trotuarit mungojnë pllakat e […]

The post Rrugë me pengesa nga Bashkia e Tiranës/ Të thyejmë kokën, këmbët, ç’të mundemi të qytetarit appeared first on BoldNews.al.

Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare

By: gaze tare
16 September 2025 at 15:26

Robert Redford, një nga figurat më ikonike të historisë së kinemasë amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike dhe kulturore. Aktori, regjisor dhe producenti i njohur u nda nga jeta në gjumë, në shtëpinë e tij në Utah, siç konfirmoi publicisti i tij.

Redford u bë i famshëm në vitet ’60 dhe ’70 me filma të paharrueshëm si Butch Cassidy and the Sundance Kid, The Sting, The Way We Were dhe All the President’s Men. Me sharmin e tij të veçantë dhe përkushtimin ndaj cilësisë kinematografike, ai u shndërrua në një nga figurat më të dashura të ekranit të madh.

Përveç karrierës si aktor, ai shkëlqeu edhe pas kamerës. Debutoi si regjisor me filmin Ordinary People në vitin 1980, i cili fitoi katër çmime Oscar, përfshirë atë për regjisorin më të mirë. Në vitin 1981, themeloi Sundance Film Festival, duke u bërë një nxitës i madh i kinemasë së pavarur dhe një mbështetës i talenteve të rinj në industrinë e filmit.

Aktiv në çështje sociale dhe mjedisore, Redford ishte zëri i ndërgjegjes në Hollivud, duke përdorur famën për të nxitur ndryshime pozitive.

Me humbjen e tij, kinemaja botërore humbi jo vetëm një yll, por një njeri që e ndryshoi përfundimisht rrjedhën e saj. Robert Redford mbetet një emër i përjetshëm në historinë e artit dhe kulturës botërore.

The post Robert Redford, ikona e kinemasë amerikane, shuhet në moshën 89-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

❌
❌