Banorët e 12 fshatrave në Kolonjë dolën nga izolimi pas vënies në funksion të një ure militare të tipit “Bailey”. Këmbët e urës që lidhte fshatin Qafëzezë të Kolonjës me 12 fshatrat e tjera u dëmtuan nga përmbytjet dhe vërshimi i lumit Osum.
Ura militare u vendos nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Korçës me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes duke bërë të mundur kalueshmërinë e banorëve dhe mjeteve të 12 fshatrave të Kolonjës.
Për nënprefektin Adriatik Braçe, që përcolli shqetësimin tek ministra e mbrojtjes, ishte thelbësore të jepej një zgjidhje e shpejtë pasi kjo rrugë ishte e vetmja për qarkullimin e banorëve.
Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. Shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj. Lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim.
Policia e Shtetit ka zyrtarizuar ndryshimet në strukturën drejtuese të Komisariatit të Kolonjës, ku sipas informacioneve, shefi i Komisariatit, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra.
Në vend të tij mësohet se është emëruar komisar Robert Haskaj, i cili deri më tani ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Mësohet se vendimi për këtë lëvizje është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Komisar Alket Pashaj pritet të emërohet në një pozicion tjetër brenda strukturave të policisë, detajet e të cilit do të bëhen të ditura në vijim.
Ndërkohë, shefi i ri i Komisariatit të Kolonjës, komisar Robert Haskaj, përveç eksperiencës së tij në drejtimin e seksionit të trafiqeve, më herët ka mbajtur edhe postin e drejtuesit të AMP-së, duke sjellë një përvojë të konsoliduar në fushën e rendit dhe sigurisë.
Policia e Shtetit ka zyrtarizuar ndryshimet në strukturën drejtuese të Komisariatit të Kolonjës, ku Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit. Haskaj, deri më sot, ka ushtruar detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së […]
Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të shtunë, kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave. Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre. Ata theksuan se […]
Këtë të shtunë, banorët e fshatit Qinam në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave.
Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre.
Gjithashtu, ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet dhe askush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura.
Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele, janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty kullosin deri në 4000 krerë bagëti, përfshirë 600 lopë.
Sipas tyre, heqja e këtyre sipërfaqeve do të paralizonte të gjithë ciklin bujqësor e blegtoral të zonës.
Një prej fermerëve, u shpreh se vendosja e paneleve diellore mund t’i largojë përfundimisht edhe familjet fundit që mbështeten te blegtoria për të siguruar jetesën.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve për ndërhyrje urgjente, duke u shprehur se mbrojtja e kullotave është e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë e fshatit.
Këtë të enjte, banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës, kanë dalë në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila kalon mbi lumin Osum.
Shkak për protestën është izolimi i mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve.
Sipas banorëve, ura lidhëse me rrugën kryesore është dëmtuar rëndë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe mjetet e ndihmës.
Situata paraqitet edhe më shqetësuese, pasi në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore.
Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.
Banorët e disa fshatrave të zonës së Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila kalon mbi lumin Osum. Shkak për protestën është izolimi i mbi 10 fshatrave, të cilët prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve. Sipas banorëve, ura lidhëse me rrugën kryesore […]
TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Bashkia e Kolonjës njoftoi sot qytetarët se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në daljen e një njoftimi të ri.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë si masë paraprake, pasi analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko-kimike.
“Si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike. Uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë”, bën të ditur Bashkia.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimin deri në rikthimin e normalitetit dhe publikimin e njoftimit të radhës, ndërsa specialistët e ujësjellësit dhe të shëndetit publik ndodhen në terren për të monitoruar situatën. /j.p/
TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Borova, një prej destinacioneve tërheqëse në Kolonjë, po merr vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe atyre të huaj.
Borova, “e veshur” me ngjyrat e arta të vjeshtës këtë nëntor, mbetet një përvojë e bukur për turistët dhe jo vetëm.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga “Borova në Kolonjë, me ngjyrat magjike të vjeshtës”, shkruan Kryeministri.
Natyra e bukur, bujtinat me ushqime tradicionale dhe investimet në infrastrukturë, kanë bërë që Borova të kthehet në një atraksion për ata që zgjedhin ta vizitojnë këtë zonë.
Gjithashtu, malet e Kolonjës, si ai i Gramozit, mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të tjera për turistët e aventurës në këtë zonë. /e.i/
Personi që shihni në foton e mësipërme, krah kryebashkiakut komedian Erion Isai, është punonjësi i Bashkisë së Kolonjës, Muharrem Tartari, të cilit i është falsifikuar firma. Më konkretisht bëhet fjalë për një firmë në projektimin e rrugës Korçës-Ersekë. Në dosjen e SPAK thuhet se Autoriteti Rrugor Shqiptar (atëherë DPRR, sot ARRSH) kishte hartuar një projekt […]
TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Një nga rrugët kryesore të qytetit të Ersekës në Kolonjë është emëruar në nder të politikanit, publicistit dhe historianit Artan Lame.
Ceremonia e përurimit u zhvillua sot në qytetin e Ersekës, ku morën pjesë familjarët, miqtë dhe banorë të shumtë.
Nëna e të ndjerit Diana Lame dhe bashkëshortja Mirela Lame shprehën mirënjohjen që emri i Artan Lames do të mbetet pjesë e qytetit të tij të origjinës.
Kreu i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, vlerësoi kontributin e Artan Lames në fushën e historisë dhe studimeve shqiptare.
Ai theksoi se Artan Lame do të kujtohet gjithmonë si një nga kolonjarët krenarë që i dha shumë kulturës dhe dijes shqiptare.
Artan Lame u nda para kohe nga jeta në 23 maj, në moshën 58-vjeçare, në Mynih të Gjermanisë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një ndër kontribuesit kryesorë në fushën e historisë dhe studimit, si dhe një nga veprimtarët e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendit.
Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash si veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Bashkë […]
Në 12 tetor të vitit 2023 Bashkia e Kolonjës zhvilloi një tender me vlerë 202 mijë euro për rindërtimin e digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimin e pritava malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë. Fituesi i tenderit u shpall një muaj më vonë, në 14 nëntor. Ai ishte bashkimi i kompanive mes Rehovarit dhe […]
Persona të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të bastisin magazinën në përdorim nga Bashkia e Kolonjës. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i institucionit në porët e para të mëngjesit dhe e denoncoi në Komisariat. Burime zyrtare bënë me dije se bashkë me Prokurorinë po verifikojnë dinamikën dhe për të zbuluar autorësinë. Dyshimet janë për një […]
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera vazhdojnë të jenë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, një zjarr i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf është përhapur gjerësisht drejt fshatit Pishë-Poro, kryesisht për shkak të erës dhe karakteristikave të terrenit. Vatrat e […]
TIRANË, 23 gusht /ATSH/ Një eksperiencë autentike që ndërthur natyrën, traditën dhe mikpritjen shqiptare po merr jetë në Parkun Kombëtar Germenj–Shelegur. “Një ditë me bariun” është një projekt fitues i platformës TIP Korça, i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ, që sjell një model të ri të turizmit rural të qëndrueshëm.
Ky aktivitet i veçantë fton vizitorët të përjetojnë nga afër jetën e përditshme të barinjve të Kolonjës nga shtegtimi i bagëtive dhe shëtitjet me kuaj, te gatimet tradicionale dhe netët magjike nën yje, pranë zjarrit.
Përmes kësaj nisme, promovohet transhumanca, një traditë shekullore e zonës, duke krijuar mundësi të reja ekonomike për komunitetin lokal dhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore. Këto aktivitete tashmë janë kthyer në pjesë të paketave turistike që i japin një zhvillim dhe nxitje turizmit rural .
Vijon të jenë ende aktive disa vatra zjarri në Parkun Kombëtar të Gërmenjit në Kolonjë, edhe pse situata paraqitet disi më e qetë. Këto vatra janë më pak në territorin tonë dhe më shumë në territorin fqinj grek. Terreni ka vështirësi pasi kërkon afro 3 orë për të mbërritur në sipërfaqen e prekur. Një tjetër […]
Banorët e një fshati të Ersekës ankohen se kullotat e tyre po ua zë një kompani private, e cila ka fituar të drejtën për zhvillimin e një centrali fotovoltaik.
Fshatrat që po thahen nën hijen e paneleve diellore
Të enjten e parë të gushtit, në dalje të Ersekës, Petrit Zeqo na priti në fshatin e tij, Taç i Sipërm, rreth 2.5 kilometra larg qytetit.
Pavarësisht atmosferës së braktisjes, fshati kishte peizazh unik, shtëpi të grumbulluara dhe toka të punuara, ndërsa më në brendësi, një burim i vogël uji shërbente si çezmë publike.
“Këtë e ka sjellë një ushtar, për një vajzë të fshatit”, na tregoi Petriti simbolin e dashurisë së një periudhe tjetër, dëshmi që i ka qëndruar fshatit edhe sot.
Petriti na shoqëroi më tutje, pranë hijes së një arre të madhe ku po na priste një grup banorësh me vështrimin hedhur përballë makinerive të rënda që po sheshonin tokën.
Banorët e fshatit Taç/Citizens.al
Kullota, që banorët e përdornin për bagëtitë dhe si shteg për t’u lidhur me arat e tyre tanimë është shkretuar me dherat e dystuara mbi të.
Një central fotovoltaik, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike do të zërë vend pak muaj më vonë. Punonjësit në terren, të shqetësuar nga prania jonë si media, hezitojnë të tregojnë edhe emrin e kompanisë, me justifikimin se “janë veçse punëtorë”.
“Të tëra sinoret, ku kanë qenë e ku janë tani akoma, janë të fshatit me vendim gjykate”, tha për Citizens.al Rrushan Byrekasi, 77-vjeç.
Ndërsa renditi me emra se kujt i përkasin të gjitha ngastrat e tokave të fshatit, Rrushani na tregoi se me kërkesë të pleqësisë dhe një vendim gjyqësor të fillim viteve 2000, kjo kullotë i ka kaluar në bashkëpronësi banorëve të fshatit.
Vendimin na e tregoi Petriti, i cili e kishte printuar si dokument.
“Na jepte të drejtë që kjo pronë që aktualisht këta po e marrin, po e tjetërsojnë, është e jona. Domethënë penalizojnë një fshat dhe favorizojnë privatin. Kjo është e jona, me qitap e me të tëra”, theksoi ai.
Sipas vendimit të 26 tetorit 2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, 37 banorëve të fshatit ju takon secilit nga 1/37-ta pjesë e barabartë e rreth 522 hektarëve kullota (340.5 ha) dhe pyje (181.8 ha).
“Këtu, ku po bëhet ky punim është baza e blegtorisë që del blegtoria jonë, baza e ujit që marrim, edhe ujë të pijshëm edhe ujit vaditës. Këta po e shkatërrojnë. Jemi të detyruar të shpërngulemi, por s´dimë ku të vemi”, u shpreh i revoltuar Ferdinand Agolli.
Përbri tokës, ku tanimë po kryhen punime për sheshimin e saj, 150 krerë bagëtish të imëta kalojnë njëra pas tjetrës të ndjekura nga një zonjë e fshatit.
“Bëni diçka, nuk kemi ku të çojmë bagëtitë, me këto mbahemi”, na tha ajo, ndërsa ndaluam ta përshëndesnim.
Bashkëshorti, Rakip Agolli, na tregoi se ka 30 vite që merret me blegtori dhe se ky zanat është e vetmja mënyrë jetese për zonën. Centralin fotovoltaik, ai e ndjen si kërcënim për t’u larguar, për aq kohë sa nuk ka hapësira ku të kullosin bagëtitë.
“Kam pasur 300 krerë, tani 150, mot mund të kem dhe 30. Në fillim ishte mirë, nuk kishte vështirësi, kishte hapësirë, kullosnin. Tani ka vështirësi, vetëm me këtë dëmin që po na bëhet, me këtë diellorin, po na vjen në prag të shtëpisë, tani do detyrohemi të ikim,” tha Rakipi.
Sipas kryeplakut të fshatit, Ibrahim Byreku, ky shqetësim është ndjekur edhe në polici dhe pushtetin vendor, mirëpo sipas dokumenteve, kompania ndërtuese është në rregull.
“Kemi disa vendime gjyqi që i kemi pasur me sinore, por aktualisht sot, me dokumentacion (kullotat) nuk janë tonat. Kam vërtetuar dhe firmat dhe të tëra dhe për kaq sa di, ata zotërinjtë e kanë më vulë, me firmë me të tëra”, u shpreh i prerë Ibrahimi.
Në fshat ora kishte mbetur. Tek-tuk shikoje ndonjë shtëpi të re, të ndërtuar nga remitancat e emigrantëve, kryesisht në Amerikë dhe Kanada, ndërsa shërbimet e bashkisë zor se dalloheshin.
Vendgrumbullimi i mbeturinave në fshatin Taç/Citizens.al
Kjo kuptohej nga kodrat e krijuara me plehrat, të cilat sipas banorëve herë pas here digjen, pasi askush nuk vjen t’i marrë.
Ndërhyrjet e makinerive për të sistemuar kullotën për parkun e energjisë diellore dukej se kishin shkaktuar dëme në kanalin vaditës të fshatit.
“Vit për vit pastrohej nga ana e bashkisë, tani nuk na vjen më uji. Kopshtet që mbillnim një domate, një piperkë, sivjet e kemi problem për ujin. Kjo ka ardhur nga devijimi i punimeve që kanë bërë atje”, tregoi Rakip Agolli.
Procedura jo transparente për parqet diellore
Trokitjes sonë për informacion nisur nga shqetësimet e banorëve, bashkia Kolonjë iu përgjigj: “Nënkryetarja është në mbledhje dhe nuk mundet të përgjigjet”, ndërsa na referoi ti adresonim pyetjet me shkrim.
Të dhënat e shqyrtuara nga Citizens.al tregojnë se 27.6 hektarë kullota të fshatit Taç u proceduan për t’u dhënë me qira në kohën kur vendi ishte në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Më 3 maj 2023, Bashkia Kolonjë i propozoi Këshillit Bashkiak dhënien e tyre me qira për projekte energjetike. Po atë ditë u shqyrtuan edhe dy kërkesa të tjera po për qëllime energjetike për kullotat dhe pyjet në Rehovë dhe Selenicë, duke e çuar totalin në 127 hektarë.
Punimet për centralin fotovoltaik në kullotat e fshatit Taç/Citizens.al
Afati i përdorimit u vendos 10 vjet, me qira minimale 2,100 euro për hektar në vit – rreth 60 mijë euro në vit për parcelën në fshatrat Taç-Agalli.
Sipas të dhënave të Open Data Albania, tenderi i 12 qershorit 2023 pati vetëm një ofertues: kompania “Get Solar Solution”, e cila ofroi pikërisht çmimin dysheme dhe fitoi, pavarësisht mungesës së konkurrencës.
E njëjta praktikë u ndoq edhe për rreth 100 hektarë kullota në Rehovë dhe Selenicë, të cilat iu dhanë kompanive MET Invest dhe Kail Energy.
Më 30 prill 2025, qeveria miratoi projektin e “Get Solar Solution” për central fotovoltaik me kapacitet 24 MW dhe afat operimi 49 vjet.