Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lejohet në besimin islam të kesh dy-tre gra nëse ke epsh”, Labi shkakton reagime të forta me deklaratat e tij

21 December 2025 at 21:43


Labinot Rexha ka ngjallur reagime të shumta dhe debat të ashpër mes shikuesve pas disa deklaratave të tij gjatë një bisede në Big Brother VIP Kosova.

Pyetjet e drejtpërdrejta të Albës dhe përgjigjet e Labinotit janë komentuar gjerësisht në rrjete sociale, duke zemëruar një pjesë të madhe të publikut.

Gjatë bisedës, Alba e pyeti Labinotin nëse, si mysliman praktikues, do ta pranonte mundësinë për të pasur deri në katër gra.

BBVK/Instagram

Labinoti u përgjigj duke iu referuar besimit islam, duke thënë se kjo lejohet në Islam dhe duke cituar një sure që, sipas tij, thotë: “Nëse ke frikë nga vetja për epshet, martohuni me dy, tre apo katër gra”.

Më tej, deklaratat e tij u bënë edhe më të forta, kur ai shtoi: “Në Kosovë dhe te shqiptarët dihet se çdo burrë besoj që ka dy-tri dashnore”, një fjali që ka shkaktuar reagime të shumta dhe kritika nga shikuesit.

Megjithatë, Labinoti theksoi se personalisht ndihet shumë i lumtur me bashkëshorten e tij dhe se nuk ka arsye për të kërkuar diçka më shumë, pavarësisht deklaratave të bëra.

Këto komente kanë hapur një debat të gjerë mbi interpretimin e besimit, marrëdhëniet dhe përgjegjësinë publike të figurave që shfaqen në formate televizive me audiencë të gjerë. /Telegrafi/

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, akordohen dekorata për 24 personalitete

10 December 2025 at 21:03

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Në Pallatin e Kongreseve u përkujtua sot në një mbrëmje solemne 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut.

Në mbrëmjen, ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe kryeministri Edi Rama, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 24 personaliteteve me të tre urdhërat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik.

Dy medaljonët e para të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama i shpërndau për Artan Lamen si dhe Filip Rrumbullakun duke ia dorëzuar familjarëve të tyre ndërsa i cilësoi dy shërbestarë të papërtuar të reformës kuptimlotë të titujve të nderit.

“Dy burra që nuk janë më, por që me pasionin dhe dijen e tyre mbi fushën e urdhrave, medaljeve e shenjave dhe zakoneve të tjera të shtetit, do të kujtohen si bartës besnikë të një amaneti shtetëror, që dukej i varrosur përgjithmonë nën këmbët e injorancës me pushtet. Sonte, Republika u shpreh familjeve të tyre mirënjohjen e saj për të ndjerët”, tha Rama.

Gjatë ceremonisë Begaj dekoroi 22 personalitete të tjera.

Me Urdhrin Suprem të Shqiponjës, presidenti i Republikës, kryetar i urdhrit, me propozim të kryeministrit, dëgjuar Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve dekoroi me “Ylln e Madh”, ish-presidentin e vendit, Alfred Moisiu, kirurgun Besim Elezi dhe Seit Mansakun, gjuhëtar dhe akademik.

Me “Urdhrin Suprem të Shqiponjës”, presidenti i Republikës, kryetar i urdhrit, me propozim të Kryeministrit, dëgjuar Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve dekoroi “Oficeri i Madh” studiuesin Aurel Plasari, historianin, Pëllumb Xhufi dhe Francesco Altimari-n, studiues arbëresh në fushën e albanologjisë.

Me “Oficer i madh” u dekoruan edhe Matteo Mandala, studiuesi i letërsisë arbëreshe si dhe Ernesto Madeo.

Me “Urdhrin e Lisit Akademik”, presidenti i Republikës kryetar i urdhrit, më propozim të Kryeministrit, dëgjuar kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, ka dekoruar “Ylli i Madh”, Ismet Elezin si dhe Abaz Hoxhën.

Me “Urdhrin e Skënderbeut”, presidenti i Republikës kryetar i urdhrit, më propozim të Kryeministrit, dëgjuar kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, ka dekoruar Shpresa Gjongecaj, me titullin “Komandant”. E njëjta dekoratë u dha për Zyber Dushkun, Etleva Domin dhe Fioralba Cakonin.

“Urdhri Suprem i Shqiponjës”, Presidenti i Republikës kryetar i Urdhrit, me propozim të Kryeministrit dëgjuar Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, ka dekoruar “Kalorës” Igli Taren.

“Urdhri i Skënderbeut”, Presidenti i Republikës kryetar i Urdhrit, me propozim të Kryeministrit dëgjuar Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, ka dekoruar “Oficer” zonjën Mimoza Dhëmbi.

President i Republikës kryetar i Urdhrit, me propozim të Kryeministrit dëgjuar Kolegjin e Urdhrave dhe Medaljeve, ka dekoruar Ajet Jatën, me titullin “Kalorës” si dhe Adriana Hysenajn.

Me titullin “Kalorës” u nderuan gjithashtu Edor Kabashi, Kastriot Aliko, Gjovalin Bica dhe Liljana Luani.

/m.q/j.p/

The post 100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut, akordohen dekorata për 24 personalitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, Supremja hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

29 October 2025 at 16:30

PRISHTINË, 29 tetor/ATSH/ Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar padinë e Rrjetit të Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” kundër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit MASHTI për mbulesën në shkolla, duke konfirmuar njëherësh kompetencën e MASHTI-t për rregullat e uniformës.

Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional “Arrita” ka kërkuar që të shpallet i paligjshëm dhe të shfuqizohet neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13 i Udhëzimit Administrativ nr.06/2014, që është një akt administrativ i përgjithshëm, duke thënë se nuk mund të ndalohet ushtrimi i të drejtave dhe lirive kushtetuese të vajzave që mbajnë mbulesën islame.

E njëjta ka theksuar se me nenin 55.1 të Kushtetutës, saktësohet qartë se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, duke shtuar se në katër vjetët e fundit kanë pranuar ankesa të shumta nga vajzat që janë përjashtuar nga shkollat publike për shkak të bartjes së shamisë.

Gjykata Supreme e Kosovës ka shqyrtuar me kujdes bazën ligjore të aktit nënligjor normativ të kontestuar dhe ka vlerësuar se dispozita nga neni 3 paragraf 1, nën paragraf 1.13, gjen mbështetje në Ligjin nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar dhe në Ligjin nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Nga këto dispozita rezulton se MASHTI ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën dhe se akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi.

“Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, ka bërë të ditur Gjykata Supreme.

Gjykata Supreme çmon se rregullat e miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të cilat ndalojnë bartjen e çdo veshjeje tjetër përveç uniformës shkollore, janë në përputhje me ligjin dhe me kompetencën e deleguar ligjore, dhe si të tilla nuk përbëjnë tejkalim të autorizimeve të dhëna nga ligjdhënësi. /Kosovapress/

The post Kosovë, Supremja hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fero flet për përkushtimin e tij në fenë islame: Kam kuptuar se çdo gjë në jetë ka vlerë

By: M C
23 October 2025 at 22:57

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, foli në emisionin e Arbana Osmanit, për përkushtimin e tij në fenë islame.

Fero iu përkushtua fesë islame pas divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

Reperi tha ka mbi dy vite që praktikon besimin islam dhe se në fillim përshtatja ka qenë e vështirë për të, por me pas ai u mësua dhe çdo gjë shkoi mirë.

Fero tha se besimi në Zot i ka mësuar se çdo gjë në jetë ka vlerë dhe se e mirë nuk vjen kurrë prej të keqes.

Pyetje: Sa kohë ke që je pastruar dhe je rikthyer në besimin në Zot?

Fero: Kam dy vite e disa muaj…kam pas vështirësi 3 muajt e parë. Pas 3 muajt e parë kam marr veten shumë mirë dhe seni më i mirë gjatë asaj periudhe ka qenë, është se kam pa që jeta është shumë e mirë. Kam vlerësuar çdo gjë në jetë. Çdo njeri është mirë mos u afro me shoqëri të keqe. Asnjëhere nuk ka mirë prej të keqes. Kurrë nuk i lë vaktet e namazit.

The post Fero flet për përkushtimin e tij në fenë islame: Kam kuptuar se çdo gjë në jetë ka vlerë appeared first on Albeu.com.

Kjo është reklama më e shtrenjtë e të gjitha kohërave

By: gaze tare
18 October 2025 at 20:49

E dini se kush është reklama më e shtrenjtë e të gjitha kohërave?

Gati dy dekada më parë, botët e modës dhe filmit u bashkuan në një mënyrë që bëri histori. Në vitin 2004, u publikua reklama nr. 5 e The Film për aromën legjendare Chanel No. 5, me aktoren fituese të çmimit Oscar, Nicole Kidman, dhe të drejtuar nga karizmatiku Baz Luhrmann. Është reklama televizive më e shtrenjtë e bërë ndonjëherë, me një kosto prodhimi prej 33 milionë dollarësh, ekuivalente me rreth 52 milionë dollarë sot.

Prodhimi zgjati vetëm 3 minuta, që do të thotë se çdo sekondë kushtoi afërsisht 275,000 deri në 288,000 dollarë. Por rezultati justifikoi çdo qindarkë. Estetika e filmit, e frymëzuar nga stili romantik i Moulin Rouge!, u kombinua me luksin që karakterizon shtëpinë e modës Chanel.

Nicole Kidman luajti rolin e një ylli filmi që përpiqet t’i shpëtojë vëmendjes për të përjetuar një histori dashurie të ndaluar me një të panjohur, luajtur nga Rodrigo Santoro. Roli i Kidman erdhi me një tarifë mbresëlënëse prej 3 deri në 3.7 milionë dollarë, ndërsa ajo mbante veshur një krijim mahnitës të modës së lartë të dizenjuar nga Karl Lagerfeld , i cili mbikëqyri drejtimin krijues të fushatës.

Kolona zanore e filmit bazohej në një vepër nga Claude Debussy, duke i shtuar një nivel tjetër elegance prodhimit të përgjithshëm.

The post Kjo është reklama më e shtrenjtë e të gjitha kohërave appeared first on iconstyle.al.

Një nga rrugët kryesore në Ersekë merr emrin e Artan Lames

27 September 2025 at 14:10

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ Një nga rrugët kryesore të qytetit të Ersekës në Kolonjë është emëruar në nder të politikanit, publicistit dhe historianit Artan Lame.

Ceremonia e përurimit u zhvillua sot në qytetin e Ersekës, ku morën pjesë familjarët, miqtë dhe banorë të shumtë.

Nëna e të ndjerit Diana Lame dhe bashkëshortja Mirela Lame shprehën mirënjohjen që emri i Artan Lames do të mbetet pjesë e qytetit të tij të origjinës.

Kreu i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, vlerësoi kontributin e Artan Lames në fushën e historisë dhe studimeve shqiptare.

Ai theksoi se Artan Lame do të kujtohet gjithmonë si një nga kolonjarët krenarë që i dha shumë kulturës dhe dijes shqiptare.

Artan Lame u nda para kohe nga jeta në 23 maj, në moshën 58-vjeçare, në Mynih të Gjermanisë. Ai do të kujtohet gjithmonë si një ndër kontribuesit kryesorë në fushën e historisë dhe studimit, si dhe një nga veprimtarët e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendit.

/r.e/

The post Një nga rrugët kryesore në Ersekë merr emrin e Artan Lames appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turqia burgos komedianin dhe reperin për shaka që e konsideruan fyese ndaj Islamit

24 September 2025 at 08:38


Turqia burgosi dy burra të martën vonë në pritje të gjyqit, pasi prokurorët thanë se programi i tyre online përfshinte një shaka që i referohej një hadithi ose mësimi të Profetit Muhamed, të cilin ata pretendojnë se mund të nxisë urrejtje fetare.

Një gjykatë në Stamboll urdhëroi paraburgimin e YouTuber-it, Bogac Soydemir, prezantues i programit "Soguk Savas", dhe të ftuarit të tij Enes Akgunduz, një reper, pasi autoritetet thanë se programi përmbante një batutë rreth hadithit "vera është nëna e të gjitha të këqijave".

Prokurorët argumentuan se vërejtja rrezikonte të nxiste armiqësi në baza fetare, transmeton Telegrafi.

Të dy burrat kërkuan falje pas transmetimit dhe, mohuan se kishin bërë ndonjë gabim kur u paraqitën në gjykatë të martën.

Soydemir tha se nuk kishte ndërmend të provokonte urrejtje, duke shtuar se e hoqi videon pasi u njoftua për çështjen dhe kërkoi falje në llogaritë e tij në mediat sociale.

Ai tha se vërejtja ishte një koment i shikuesit që lexoi në transmetim, të cilin e ngatërroi për lojë fjalësh.

Akgunduz gjithashtu hodhi poshtë çdo sugjerim për ofendim të qëllimshëm dhe tha se biseda e tyre ishte keqinterpretuar.

Ai tha se shakaja ishte një koment nga një shikues që e lexoi në transmetim, të cilin e ngatërroi me një lojë fjalësh të thjeshtë, dhe pranoi se duhej të kishte menduar më me kujdes.

Çështja vjen pas burgosjes së katër karikaturistëve nga revista javore satirike Leman, për një karikaturë që mendohet se përshkruan Profetët Muhamed dhe Moisi, të cilën presidenti Tayyip Erdogan e përshkroi si një "provokim të ndyrë". /Telegrafi/

🔴 Trend Topic: #SoğukSavaş

“Soğuk Savaş” adlı YouTube programında bir Hadis-i Şerif üzerinden Hz. Muhammed ile alay edildiği iddia edildi.

Ayrıca Şeyh Said hakkında yapılan esprilerin Kürtlere hakaret içerdiği öne sürüldü.

Tepkiler sonrası programcı Boğaç Soydemir özür… pic.twitter.com/lrsfoNjLVn
— Irya Intelligence (@iryatr) September 22, 2025

Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë

17 September 2025 at 21:31

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Godina e Sarajeve të Toptanëve, një nga perlat arkitektonike në zemër të Tiranës, do të shndërrohet në një Muze të Artit dhe Trashëgimisë Islame.

Kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në aktivitetin ku u prezantua projekti, e cilësoi këtë muze si një “vlerë të shtuar për kryeqytetin” dhe një dëshmi historike që plotëson boshllëkun në interpretimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në Shqipëri.

Rama tha se projekti synon të shërbejë si një “gjerdan arti” bashkë me Teatrin dhe Galerinë Kombëtare, duke pasuruar ofertën kulturore të Tiranës dhe duke riafirmuar lidhjen e trashëgimisë islame me kulturën evropiane dhe mesdhetare.

“Unë kam bindjen që këtu është krijuar sinergjia e duhur me djemtë e koleksionit, me arkitektin, nga ana tjetër me Bashkinë e Tiranës dhe me Ministrinë e Kulturës, kështu që janë të gjitha forcat e nevojshme për të ndërtuar më në fund një hapësirë të munguar në Tiranë, të artit dhe kulturës islame”, u shpreh Kryeministri në nisje të fjalës së tij.

“Është një hapësirë e munguar edhe për një arsye shumë të bukur që e shpjegoi arkitekti, që kultura dhe arti islam janë pjesë integrale e kulturës së Mesdheut, e kulturës së Evropës dhe pavarësisht se ky muze në përmasën e vet është modest, krahasuar me shembujt që i patë aty të muzeve shumë pompozë të artit dhe kulturës islame, por besoj që është i nevojshëm dhe është i mjaftueshëm për ta përcjellë këtë dëshmi që përndryshe, për shumëkënd, është një dëshmi e munguar dhe madje është dëshmi e pamundur sepse në mendjen dhe në idenë e shumëkujt, kultura dhe arti islam nuk kanë lidhje me Evropën, nuk kanë lidhje me këtë pjesë të kontinentit ku ne jemi dhe madje këtë pasuri kaq të çmuar të traditës dhe kulturës sonë,  shumëkush e sheh si një trashëgimi të imponuar nga një periudhë e caktuar e historisë. E vërteta është krejt ndryshe dhe dëshmia e kësaj të vërtete, përmes një muzeu të tillë, është një nevojë, është një domosdoshmëri dhe është një vlerë e shtuar për kryeqytetin”, u shpreh Rama.

Rama tha se godina e Sarajeve do të restaurohet dhe do të kthehet në identitet të plotë. Godina e “Sarajeve” do të jetë bërthamë e muzeut të ri që do të përbëhet dhe nga një godinë tjetër bashkëkohore.

“Praktikisht ky muze i shtohet një gjerdani që po shkon duke u zgjatur dhe pasuruar me Teatrin e Ri Kombëtar, me Galerinë Kombëtare, me Muzeun e ri Kombëtar, me muzeun “Besa” që është fare ngjitur dhe që do t’i bëjë jehonë historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët, ku pavarësisht përkatësive fetare, shqiptarët morën në mbrojtje një popull tjetër me një besim tjetër. Dhe më tutje akoma, besoj që edhe lidhja e gjithë kësaj pjese me pjesën tjetër ku kemi Piramidën e më pas muzeun tjetër që është në ndërtim e sipër me koleksionin unikal të të ndjerit Artan Lame, na japin mundësi që ta shohim të nesërmen e Tiranës, të pasur me ‘’stacione’’ arti, me ‘’stacione’’ kulture, me ‘’stacione’’ historie, të cilat do të shkojnë duke u shtuar. Ajo që është e rëndësishme në këtë rast, është se ky është një ‘’stacion’’  kyç i historisë sonë, i historisë sonë si komb, i historisë së qytetit tonë, të kryeqytetit të Shqipërisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se në Shkodër po punohet për një tjetër muze, kushtuar martirizimit të klerit katolik, duke synuar kështu pasqyrimin e plotë të historisë fetare në Shqipëri.

“Unë besoj që talenti i padiskutueshëm i arkitektit që është edhe autori i një tjetër muzeu shumë të bukur tanimë edhe që vizitohet shumë, muzeu Kombëtar i Fotografisë në Shkodër, që është edhe projektuesi i Muzeut të Ri Kombëtar në godinën ekzistuese por me ndryshime të rëndësishme, me  ndërhyrje të rëndësishme arkitektonike, është një garanci dhe më vjen shumë mirë që Hernandes po punon paralelisht edhe për një tjetër muze në Shkodër, muzeun që praktikisht i dedikohet martirizimit të klerit katolik dhe kështu në një farë mënyre plotësojmë pak nga pak dhe një mozaik të munguar të historisë së fesë në Shqipëri që do të ketë vendin e vet pa diskutim, edhe në Muzeun e Ri Kombëtar”, tha Rama.

Rama u shpreh se muzeu nuk duhet të jetë thjesht statik që do të ketë objektet e veta dhe do të mbetet aty i pandryshuar asnjëherë.

“Fjala është për të pasur një muze të gjallë, ku krahas koleksionit të përhershëm, i cili dhe ai lëviz, të ketë edhe aktivitet ekspozitash, aktivitet performancash, aktivitet diskutimesh dhe prania e institutit në këtë iniciativë për mendimin tim është garanci për jetëgjatësinë e muzeut si një muze i gjallë”, tha Rama.

Rama tha se shpreson që muzeu të çelë dyert në vitin 2030.

1 nga 5

/m.q/j.p/

The post Muze i Artit dhe Trashëgimisë Islame, Rama: Plotësojmë mozaikun e munguar të historisë së fesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy anëtarë të BIK-ut po hetohen për “Keqpërdorim besimi”, dyshohen për keqpërdorim të donacioneve

17 September 2025 at 15:21


Imami i fshatit Serbicë të Prizrenit, Sebahudin Ibrahimi, si dhe ish-imami i fshatit Nashec të Prizrenit, aktualisht anëtar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Qendrim Ibrahimi, janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i besimit”.

Imami Ibrahimi ka thënë për “Betimin për Drejtësi” se bëhet fjalë për dyshimet për keqpërdorimin e donacioneve të një organizate.

Mirëpo, nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se ky është një keqkuptim.

“Ajo është një keqkuptim, ajo ka qenë organizata e ka pas aktivitetin e saj që e ka ba, është përdor emri im dhe disa njerëzve te tjerë për pako ushqimore e nuk e di për çka saktësisht u marrë organizata. Unë deklaratën e kam dhanë në Prokurori, rasti është procedurë e sipër. Është keqkuptim ka ndodh, e ka në dorë prokuroria”, ka thënë Ibrahimi.

I pyetur nëse është suspenduar nga detyra si imam nga Bashkësia Islame e Kosovës, nuk është përgjigjur duke e ndal telefonin.

Suspendimin e ka konfirmuar eprori i tij, kryeimami BIK-ut për Prizrenit, Orhan Bislimaj.

“Sebahudini ka qenë i suspenduar, dhe është i suspenduar. Kam qenë në pushim por ka ardhë një rekomandim për shkak që janë hap hetimet kundër tij”, ka thënë Bislimaj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga ish-imami tash anëtar i BIK-ut, Qendrim Ibrahimi, mirëpo nuk ka arritur.

Për të, kryeimami i Prizrenit, ka thënë se nuk ka informacione nëse është suspenduar pasi është nën ombrellën e selisë qendrore. Mirëpo, sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ish-imami Ibrahimi është mbajtur në paraburgim për një muaj.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë përgjigje për këtë dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, mirëpo nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka konfirmuar se hetimet janë duke u zhvilluar ndaj katër personave: Q.I., S.I., M.M., dhe M.G.

Tutje, prokuroria ka sqaruar se të njëjtit janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Më pas, me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan, ish-imamit Qendrim Ibrahimi i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa të tjerëve u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

“Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ndaluar për 48 orë dhe ndaj të dyshuarit me inicialet Q.I, ka paraqitur Kërkesë për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe ndaj të njëjtit Gjykata i ka caktuar Paraburgimin në kohëzgjatje prej një (1) muaj, e ndaj të dyshuarve tjerë me inicialet S.I, M.M, M.G Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për masën e arrestit shtëpiak, kurse Gjykata u ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin policor”.

“Betimi për Drejtësi” më 22 mars të këtij viti ka transmetuar emisionin “Ku u zhduken 166 mijë euro në Këshillin e BIK në Prishtinë”.

Për këtë, nga puna ishte larguar arkëtari i BIK në Prishtinë, Bahri Rexha.

Por, për afër dy vjet, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur të fshehtë për institucionet e drejtësisë këtë vjedhje të pretenduar.

Madje, të njëjtit kishin tentuar ta mbyllnin këtë rast brenda organeve të BIK, duke mos e raportuar në institucionet e drejtësisë. Këtë e argumentonte edhe avokati i Këshillit, i cili kishte deklaruar se nga Rexha kishin kërkuar kthimin e mjeteve në mënyrë që rasti të mos raportohej në organet ndjekëse. Raportimi ishte bërë vetëm pas zhvillimit të hulumtimit nga “Betimi për Drejtësi”.

Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë

3 August 2025 at 13:05

Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

“Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave./Telegrafi/

The post Dallamë e jelek nusesh në mbeturina, kompania “Pastrimi” befasohet çfarë gjen në kontejnerë appeared first on Telegrafi.

Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA

By: gaze tare
11 June 2025 at 20:18

Khaby Lame, influencuesi më i ndjekur në TikTok, është detyruar të largohet nga Shtetet e Bashkuara pasi u ndalua në aeroportin e Las Vegasit për tejkalim të afatit të vizës.

Me shtetësi italiane dhe i lindur në Senegal, ai mbërriti në SHBA më 30 prill, por sipas autoriteteve të emigracionit (ICE), kishte qëndruar më gjatë se lejohej. Lame u ndalua më 6 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid dhe u lirua po atë ditë, duke shmangur dëbimin zyrtar me një largim vullnetar.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur SHBA po zbaton masa më të ashpra ndaj emigracionit, me protesta në qytete të mëdha si Los Angeles.

Khaby u bë i famshëm gjatë pandemisë me videot e tij ironike pa fjalë dhe sot është një nga fytyrat më të njohura të rrjeteve sociale, ambasador i UNICEF-it dhe bashkëpunëtor i Hugo Boss.

The post Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA appeared first on iconstyle.al.

Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA

11 June 2025 at 17:35

Khaby Lame, influencuesi më i njohur në TikTok dhe një nga personazhet më të ndjekur në botë me mbi 162 milionë ndjekës, ka lënë Shtetet e Bashkuara pas një ndalimi të shkurtër nga agjentët e emigracionit në Las Vegas.

Ai u ndalua për shkak të qëndrimit të paligjshëm pas afatit të vizës së tij.

Lame, i lindur në Senegal dhe me shtetësi italiane, mbërriti në ShBA më 30 prill të këtij viti, por sipas autoriteteve të Imigracionit dhe Doganave (ICE), ai ka tejkaluar kohën e lejuar nga viza.

Khaby Lame

Ai u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas më 6 qershor, por u lirua po atë ditë dhe iu lejua që të largohej nga vendi në mënyrë vullnetare, duke shmangur kështu një urdhër formal dëbimi.

Ngjarja ndodhi në një periudhë kur administrata e Presidentit Donald Trump po ashpërson politikat e kontrollit të emigracionit, përfshirë edhe operacione të mëdha në qytete si Los Angeles, që kanë shkaktuar protesta të shumta kundër agjencisë ICE.

Khaby Lame u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë pandemisë së COVID-19, duke publikuar video qesharake ku ai ironizonte “life hacks” të komplikuara dhe pa kuptim, pa përdorur asnjë fjalë.

Ai ka arritur të fitojë një popullaritet të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale dhe është edhe ambasador i UNICEF-it, si dhe ka bashkëpunime me marka të njohura të modës si Hugo Boss. /Telegrafi/

The post Pas arrestimit, tiktoker-i i famshëm Khaby Lame largohet nga ShBA appeared first on Telegrafi.

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 June 2025 at 08:22

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke […]

The post Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur appeared first on BoldNews.al.

Shkeli vizën, arrestohet në SHBA TikTok-eri, Khaby Lame

By: user 6
8 June 2025 at 19:52

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të TikToker-it, Khaby Lame influencuesit të famshëm italo-senegalez. “Ai u arrestua të premten nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave në Nevada për shkelje të ligjeve të imigracionit”, – thuhej në një deklaratë nga ICE, e cila specifikon se influencuesit iu dha mundësia të largohej dhe tashmë është larguar nga vendi.

“Lame hyri në Shtetet e Bashkuara më 30 prill dhe qëndroi më gjatë se viza e tij. Atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht më 6 qershor dhe që atëherë është larguar nga Shtetet e Bashkuara”, – thuhet në deklaratën e Zyrës së Imigracionit dhe Doganave.

Lajmi kishte qarkulluar në internet pas një postimi në “X” nga Bo Loudon, një influencues konservator dhe mik i Barron Trump, djalit të presidentit amerikan. Loudon e kishte përshkruar Lame si “një TikToker të ekstremit të majtë”, duke shpjeguar se ai e kishte “raportuar atë si një emigrant të paligjshëm”. Postimi i Loudon jepte gjithashtu edhe një numër identifikimi për të ndaluarit e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

Ndërkohë, Lame është rikthyer në Instagram pas disa orësh mungese. 25-vjeçari postoi një story për 80 milionë ndjekësit e tij ku tregonte një bregdet me palma, të ngjashme me atë në Miami. Krijuesi supozohej të merrte pjesë në një ndeshje bamirësie në qytetin e Floridës.

Kush është Khaby Lame? Ai është një shtetas italian me origjinë senegaleze, Khabane (emri i tij i vërtetë) u bë i famshëm ndërkombëtarisht gjatë pandemisë Covid për videot e tij të heshtura në të cilat ai tallte përmbajtjen e të tjerëve.

Më pas fama e tij u shtri përtej mediave sociale. Ai u rendit në listat e Forbes “30 Under 30” dhe Fortune “40 Under 40”. Ai parakaloi në tapetin e kuq në Met Gala 2025 dhe u emërua Ambasador i Vullnetit të Mirë i UNICEF në fillim të këtij viti. /LAPSI.al

The post Shkeli vizën, arrestohet në SHBA TikTok-eri, Khaby Lame appeared first on Lapsi.al.

A është arrestuar Khaby Lame në SHBA? Ja çfarë dihet deri tani

By: gaze tare
7 June 2025 at 17:18

Një lajm që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale dhe disa media të huaja ka ngritur dyshime mbi një arrestim të mundshëm të tiktokerit të famshëm Khaby Lame në Shtetet e Bashkuara, për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Pretendimi vjen nga Bo Loudon, një influencer amerikan me bindje konservatore, i njohur për lidhjet e tij me Barron Trump, djali i ish-presidentit Donald Trump. Në një postim të tij në rrjet, Loudon shprehet se Lame është ndaluar në Las Vegas dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e agjencisë federale ICE (Immigration and Customs Enforcement), në qendrën e paraburgimit Henderson në Nevada.

Sipas Loudon, 25-vjeçari përshkruhet si një figurë me “prirje të majta ekstreme” në TikTok, dhe ai vetë sugjeron se ndalimi mund të lidhet me shkelje të vizave ose probleme fiskale.

Megjithatë, nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për arrestimin. Emri i Khaby Lame – me emër të plotë Khabane Serigne Lame – nuk figuron në databazën publike të ICE, e cila përfshin të gjithë individët që ndodhen nën kujdesin e kësaj agjencie.

Ish-menaxheri i tij, Nicola Paparusso, ka deklaruar për mediat se marrëdhënia e tyre profesionale është ndërprerë prej disa muajsh, por shton:

Khaby është një djalë i mirë. Nëse vërtet është ndaluar, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë çështje administrative, si mungesë e vizës së duhur për të punuar në SHBA apo ndonjë problem me deklarimin e të ardhurave.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse lajmi është i vërtetë apo një spekulim që po përhapet në rrjet. Deri në një reagim zyrtar nga vetë Khaby ose ekipi i tij, ky informacion duhet trajtuar me rezervë.

The post A është arrestuar Khaby Lame në SHBA? Ja çfarë dihet deri tani appeared first on iconstyle.al.

A është islami fleksibil ndaj ndryshimit të kohëve, tregon hoxha Enis Rama

6 June 2025 at 19:39

Hoxhë Enis Rama ka folur sot për fleksibilitetin e fesë islame ndaj ndryshimit të kohëve.

Ai ka theksuar se feja islame është fleksibile.

“Islami ka ardhur të mësojë njeriun dhe të rregullojë njeriun, dhe të përshtat një situatë. A ka udhëzime që e bëjnë islamin të përshtatet me kohën dhe të jetë fleksibile? Pa dyshim që po. Këto kanë që të kahmotshme, për shembull je në Prishtinë do të shkosh të udhëtosh për në Bruksel apo Uashington, nuk agjëron. I përshtatesh rrethanave tua personale, ndërsa unë që jam në Mitrovicë pse të mos asgjëroj se rrethanat e tua tani nuk janë për mua të imponuara”.

“Çdo kush u përshtatet rrethanave të tij? Kështu që përshtatja e rrethanave duhet të jetë në përputhje me njeriun, kolektivitetin me kohën dhe me realitetin. Mos të prodhojmë situate fiktive, dhe në emër të saj tani të kërkojmë fleksibilitet të fesë. Sepse feja ka mjaftueshëm hapësirë për fleksibilitet, ka mjaftueshëm hapësirë për të qenë e lehëtsuar për personin, sa asnjë nuk bëhet barrë”, tha Rama, në Klan Kosova.

The post A është islami fleksibil ndaj ndryshimit të kohëve, tregon hoxha Enis Rama appeared first on Telegrafi.

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

By: M C
31 May 2025 at 18:47

Familjarët e publicistit Artan Lame, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falenderimet për ngushëllimet e shprehura ndaj tyre pas ndarjes nga jeta të historianit.

Familjarët e Artan Lames kanë publikuar edhe mesazhin e dërguar nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Yuri Kim shprehet se Artan Lame ishte ai që ndihmoi më shumë se shumica e njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Familjarët e Artan Lames shprehen falenderues për secilin që ka ndarë dhimbjen e tyre dhe kanë vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij.

Reagimi i plotë

Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:

“My Dear, may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I ëas in Albania. He ëas such a very unique person: he ëas obsessed ëith communist-era artifacts and his workwëas in many ëays about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
Yuri Kim

“Mund të të kërkoj të lutem t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”-shprehet Yuri Kim.

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame

The post Yuri Kim dedikim për Artan Lamen: Më shumë se të gjithë ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame (VIDEO)

By: V K
27 May 2025 at 12:27

Mes duartrokitjesh dhe trëndafilash të bardhë që u hodhën në arkëmortin e tij nga familjarë dhe miq, Artan Lame u përcoll për në banesën e fundit.

Lame ndërroi jetë pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Kujtojmë që në vitin 2016, Artan Lame, i mbijetoi një ataku kardiak. Ish-kreu i ALUIZNI-t ndau me të gjithë momentin e tij më të keq të jetës, por edhe të familjes së tij duke e konsideruar të gjithë këtë përvojë sfiduese me shëndetin si “kthim në jetë”.

Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame, la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.

Ai la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Pas rekuperimit e cila i mori një kohë të gjatë, Lame shkroi një postim në rrjetet sociale, duke rrëfyer atë përvojë delikate me shëndetin.

Ja çfarë shkroi Artan Lame (Postim i vitit 2017, 1 vit pas atakut kardiak)

Kthim! Miq, Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë. Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?

Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë. Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën.

Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej.

Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.

I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona. Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet.

Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies. Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour.

Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim. E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam… Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”.

 

The post Me duartrokitje dhe trëndafila të bardhë, përcillet për në banesën e fundit Artan Lame (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush

27 May 2025 at 11:41

Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh me fjalë të ndjera për figurën e tij, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Manja theksoi se Shqipërisë dhe Tiranës sot i mungon një njeri i ditur, intelektual dhe patriot, i cili vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë dhe që mbrojti me pasion kauzat kombëtare, përfshirë edhe çështjen e detit me Greqinë, një betejë që ai e udhëhoqi si pak kush tjetër.

“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.

Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.

The post “Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌