Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Publikohen nominimet për "Oscars 2026", dominon filmi "Sinners"

22 January 2026 at 14:57


Filmi më i mirë

  • “Bugonia”
  • “F1”
  • “Frankenstein”
  • “Hamnet”
  • “Marty Supreme”
  • “One Battle After Another”
  • “The Secret Agent”
  • “Sentimental Value”
  • “Sinners”
  • “Train Dreams”

Aktorja më e mirë në rol kryesor

  • Jessie Buckley – “Hamnet”
  • Rose Byrne – “If I Had Legs I’d Kick You”
  • Kate Hudson – “Song Sung Blue”
  • Renate Reinsve – “Sentimental Value”
  • Emma Stone – “Bugonia”

Aktori më i mirë në rol kryesor

  • Timothée Chalamet – “Marty Supreme”
  • Leonardo DiCaprio – “One Battle After Another”
  • Ethan Hawke – “Blue Moon”
  • Michael B. Jordan – “Sinners”
  • Wagner Moura – “The Secret Agent”

Aktorja më e mirë në rol dytësor

  • Elle Fanning – “Sentimental Value”
  • Inga Ibsdotter Lilleaas – “Sentimental Value”
  • Amy Madigan – “Weapons”
  • Wunmi Mosaku – “Sinners”
  • Teyana Taylor – “One Battle After Another”

Aktori më i mirë në rol dytësor

  • Benicio del Toro – “One Battle After Another”
  • Jacob Elordi – “Frankenstein”
  • Delroy Lindo – “Sinners”
  • Sean Penn – “One Battle After Another”
  • Stellan Skarsgård – “Sentimental Value”

Skenari i përshtatur më i mirë

  • “Bugonia” – Will Tracy
  • “Frankenstein” – Guillermo del Toro
  • “Hamnet” – Chloé Zhao & Maggie O’Farrell
  • “One Battle After Another” – Paul Thomas Anderson
  • “Train Dreams” – Clint Bentley & Greg Kwedar

Skenari origjinal më i mirë

  • “Blue Moon” – Robert Kaplow
  • “It Was Just an Accident” – Jafar Panahi
  • “Marty Supreme” – Josh Safdie & Ronald Bronstein
  • “Sentimental Value” – Joachim Trier & Eskil Vogt
  • “Sinners” – Ryan Coogler

Filmi dokumentar i shkurtër

  • “All the Empty Rooms”
  • “Armed Only with a Camera: The Life and Death of Brent Renaud”
  • “Children No More: ‘Were and Are Gone’”
  • “The Devil Is Busy”
  • “Perfectly a Strangeness”

Filmi i animuar më i mirë

  • “Arco”
  • “Elio”
  • “KPop Demon Hunters”
  • “Little Amélie or the Character of Rain”
  • “Zootopia 2”

Kënga origjinale më e mirë

  • “Dear Me” – nga “Diane Warren: Relentless”
  • “Golden” – nga “KPop Demon Hunters”
  • “I Lied To You” – nga “Sinners”
  • “Sweet Dreams Of Joy” – nga “Viva Verdi!”
  • “Train Dreams” – nga “Train Dreams”

Zëri

  • “F1”
  • “Frankenstein”
  • “One Battle After Another”
  • “Sinners”
  • “Sirât”

Kastingu më i mirë

  • “Hamnet”
  • “Marty Supreme”
  • “One Battle After Another”
  • “The Secret Agent”
  • “Sinners”

F1 – Abu Dabi ndalesa e radhës

6 December 2025 at 16:38

STAMBOLL, 6 dhjetor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 24-t dhe të fundit të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Abu Dabit.

Gara do të zhvillohet me 58 xhiro në pistën “Yas Marina” me gjatësi prej 5,2 kilometrash në ishullin Yas të Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhirot e renditjes u mbajtën sot, ndërsa gara të dielën më 7 dhjetor në orën 14:00.

Para garës së fundit, piloti i McLaren-it, britaniku Lando Norris, me 408 pikë të grumbulluara gjendet në vend të parë në klasifikimin e pilotëve.

Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, pas fitores së javës së kaluar në Katar, arriti në 396 pikë dhe u ngjit në vend të dytë. Ndërkaq, në vend të tretë ndodhet piloti australian i McLaren-it, Oscar Piastri me 392 pikë. 

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipet përpara të Grand Prix-it të Abu Dhabi-t janë si në vijim: 

– Pilotët:

1. Lando Norris (Britani e Madhe): 408 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 396 

3. Oscar Piastri (Australi): 392 

4. George Russell (Britani e Madhe): 309 

5. Charles Leclerc (Monako): 230 

– Ekipet: 

1. McLaren: 800 

2. Mercedes: 459 

3. Red Bull Racing: 426 

4. Ferrari: 382

5. Williams: 137./  /Ab.Ab./

The post F1 – Abu Dabi ndalesa e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FORMULA 1 – Brazili ndalesa e radhës

7 November 2025 at 16:33

RIO DE ZHANEIRO, 7 nëntor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Brazilit.

Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën “Jose Carlos Pace” me një gjatësi prej 4 309 metrash në Sao Paulo. Gara sprint do të mbahet nesër në orën 15:00, xhirot e renditjes në orën 19:00 ndërsa gara të dielën më 9 nëntor në orën 18:00.

Tek McLaren kampione dy herë radhazi në klasifikimin e ekipeve, piloti britanik Lando Norris me 357 pikë dhe Oscar Piastri një pikë pas tij, ndodhen në dy vendet e para në renditjen e pilotëve.

Ndërsa holandezi Max Verstappen, kampioni i katër viteve të fundit në Red Bull, është në vendin e tretë me 321 pikë me 4 etapa të mbetura.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët

1. Lando Norris (Britani e Madhe): 357

2. Oscar Piastri (Australi): 356

3. Max Verstappen (Holandë): 321

4. George Russell (Britani e Madhe): 258

5. Charles Leclerc (Monako): 210

– Ekipet

1. McLaren: 713

2. Ferrari: 356

3. Mercedes: 355

4. Red Bull Racing: 346

5. Williams: 111./ a.jor.

The post FORMULA 1 – Brazili ndalesa e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

F1 – Meksika, stacioni i radhës

24 October 2025 at 19:45

MEKSIKO SITI, 24 tetor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Meksikës.

Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën “Hermanos Rodriguez” me një gjatësi prej 4.3 kilometrash në kryeqytetin Meksiko. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 23:00 ndërsa gara të dielën më 26 tetor në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Deri më tani në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore ndërsa Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen nga 5 dhe piloti i Mercedesit, George Russell dy fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 346

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 332

3. Max Verstappen (Holandë): 306

4. George Russell (Britani e Madhe): 252

5. Charles Leclerc (Monako): 192

– Ekipet

1. McLaren: 678

2. Mercedes: 341

3. Ferrari: 334

4. Red Bull Racing: 331

5. Williams: 111   /os/

The post F1 – Meksika, stacioni i radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

McLaren F1 që i përkiste Sulltanit të Bruneit mund të bëhet një nga makinat më të shtrenjta të të gjitha kohërave

29 September 2025 at 22:01


Një McLaren F1 i rrallë i vitit 1994, me origjinë mbretërore, do të shitet në ankand këtë dhjetor dhe pritet të tërheqë vëmendjen globale.

Ky automjet i veçantë ishte pjesë e koleksionit legjendar të Sultanit të Bruneit dhe mban numrin e karrocërisë 014.

Pas disa pronarëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, makina iu kthye McLaren-it në 2006 për një rinovim të plotë.

Gjatë këtij procesi, u ngjyros në Ibis White dhe iu instalua një paketë e rrallë aerodinamike me presion të lartë, e frymëzuar nga modeli F1 GTR.

Me vlerësime që kalojnë 21 milionë dollarë, kjo F1 mund të bëhet një nga më të shtrenjtat që janë shitur ndonjëherë në ankand publik. /Telegrafi/

F1 – Italia, ndalesa e radhës

6 September 2025 at 10:04

MONXA, 6 shtator /ATSH-AA/ – Emocionet për Kampionatin Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 16-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Italisë.

Gara do të zhvillohet me 53 xhiro në pistën me një gjatësi prej 5,7 kilometrash në qytetin Monza të Italisë. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00, ndërsa gara të dielën më 7 shtator në orën 15:00.

Deri më tani në Formula 1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore, ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 2 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët:

1. Oscar Piastri (Australi): 309

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 275

3. Max Verstappen (Holandë): 205

4. George Russell (Britani e Madhe): 184

5. Charles Leclerc (Monako): 151

– Ekipet

1. McLaren: 584

2. Ferrari: 260

3. Mercedes: 248

4. Red Bull Racing: 214

5. Williams: 80   /os/

The post F1 – Italia, ndalesa e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

F1 – Holanda, stacioni i radhës

29 August 2025 at 19:13

AMSTERDAM, 29 gusht /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 15-të të sezonit, me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Holandës.

Gara do të zhvillohet me 72 xhiro në pistën me një gjatësi prej 4.2 kilometrash në qytetin Zandvoort të Holandës. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 31 gusht në orën 15:00.

Deri më tani në sezon, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 6 fitore ndërsa shoku i skuadrës Lando Norris 5, kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen 2 dhe piloti i Mercedesit, George Russell një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët:

1. Oscar Piastri (Australi): 284

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 275

3. Max Verstappen (Holandë): 187

4. George Russell (Britani e Madhe): 172

5. Charles Leclerc (Monako): 151

– Ekipet:

1. McLaren: 559

2. Ferrari: 260

3. Mercedes: 236

4. Red Bull Racing: 194

5. Williams: 70     /os/

The post F1 – Holanda, stacioni i radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filmi “F1” thyen rekordet dhe bëhet suksesi më i madh në karrierën e Brad Pitt

By: Kult Plus
5 August 2025 at 21:00

Pas premierës më 27 qershor, “F1: The Movie” është shndërruar në një nga filmat më të suksesshëm të vitit 2025 dhe tashmë edhe më i suksesshmi në karrierën e Brad Pitt.

Me regji të Joseph Kosinski dhe me një histori që ndjek jetën e pilotit fiktiv Sonny Hayes, roli i Pitt ka kapur imagjinatën e publikut botëror, përcjellë KultPlus.

Filmi ka arkëtuar plot 545 milionë dollarë, duke lënë pas hite të mëparshme të aktorit si World War Z, Fight Club apo Inglourious Basterds. Përveç suksesit në kinema, “F1” ka hyrë fuqishëm edhe në kulturën pop: tifozët tashmë veshin fanellat e skuadrës fiktive APXGP, ndërsa krahasimet me pilotët realë të Formula 1 janë të pashmangshme.

Kritikët gjithashtu janë pozitivë. Me një vlerësim 7.9 në IMDB, filmi konsiderohet “argëtues dhe vizualisht mbresëlënës”, me një Brad Pitt në një formë të shkëlqyer. Në listën e filmave më të shikuar të vitit, “F1” renditet në vendin e tetë globalisht, duke lënë pas edhe prodhime të mëdha si Napoleon apo Killers of the Flower Moon.

Ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë një vazhdim, një gjë është e sigurt: Brad Pitt ka dominuar pistën kinematografike si asnjëherë më parë./KultPlus.com

Prapaskena/ Al Pacino përfundoi në spital pas skenës finale të “Scarface”

By: user 6
10 July 2025 at 23:03

Në një natë të ngrohtë pranvere në mars të vitit 1983, Al Pacino po jepte gjithçka për të xhiruar skenën e fundit të “Scarface”. Ai tha batutën e famshme: “Përshëndete shokun tim të vogël”, duke mbajtur një automatik M16 duke qëlluar pa dallim në çdo gjë që lëvizte. Pasi qëlloi 30 fishekë dhe hodhi disa granata, dora e tij e majtë preku aksidentalisht tytën përvëluese të armës, duke i shkaktuar një djegie të rëndë.

Pacino u dërgua me urgjencë në spital. Një mjeke e pa burrin me rroba të përgjakura pothuajse me përbuzje. Kur përgatiteshin të pastronin plagën, ajo e pyeti nëse ai ishte Al Pacino. Kur ai e konfirmoi, ajo tha: “Në fillim mendova se ishe ndonjë endacak…”

Kjo ngjarje në spital hap autobiografinë e Pacinos, “Sonny Boy” e cila përqendrohet te “Scarface”, filmin tashmë legjendar, që u konsiderua jashtëzakonisht i dhunshëm për kohën e tij. Pacino luajti rolin e Tony Montana, një emigrant kubanez, ngritja e të cilit në pushtet ishte e përgjakshme, përfshinte vrasje, tradhti, marrëveshje me bosët e drogës dhe një grua fatale.

Sipas librit, Pacino u frymëzua për të ribërë filmin “Scarface” pasi pa filmin origjinal të vitit 1932 të drejtuar nga Howard Hawks me disa miq. Versioni i ri zhvillohej në Amerikën bashkëkohore, gjatë valës së emigracionit kubanez të vitit 1980 nën Presidentin Jimmy Carter. Atëherë 125 mijë kubanë u larguan nga ishulli me bekimin e Fidel Castros dhe mbërritën me anije në Florida, duke kërkuar një fillim të ri.

Ideja për të zgjedhur kubanezë në rolet kryesore erdhi nga regjisori parë, Sidney Lumet, gjë të cilën skenaristi Oliver Stone e mbështeti. Por, Lumet e kuptoi shpejt se vizioni i tij – një film socio-politik – përplasej me sagën e përgjakshme që parashikonte producenti Martin Bregman, miku i ngushtë i Pacinos.

Kështu që Lumet u largua pasi lexoi skenarin dhe regjisori Brian De Palma e mori përsipër. Ndërkohë, Pacino mori mësime intensive të gjuhës dhe theksit nga Steven Bauer, aktori i vetëm kubanez në kast.

Problemet filluan menjëherë. Kur ekipi i xhirimit mbërriti në Miami, komuniteti lokal kubano-amerikan, i vetëdijshëm për përmbajtjen e filmit e kundërshtoi me forcë. Si rezultat, xhirimet u zhvendosën kryesisht në Los Angeles, Santa Barbara dhe Kaliforni, me vetëm disa skena të xhiruara në Miami. Xhirimet zgjatën nga 22 nëntori 1982 deri më 6 maj 1983.

Cubans! Cocaine! Pfeiffer!: How Scarface survived its nightmarish  production… but only just | The Independent

Tony Montana u bë fantazia fajtore e miliona njerëzve – duke u ngritur nga një larës pjatash në një bos kokaine që bënte marrëveshje multimilionëshe. Kushdo që i dilte në rrugën e tij eliminohej shpejt nga “cara cicatriz” (“fytyra me shenjë”), i cili jetonte sipas motos “Bota është e jotja” dhe ngjitej në majë me një shpejtësi marramendëse.

Por ngritja meteorike e Tony-t ishte e destinuar të përfundonte me një rënie spektakolare – e përshkruar në skenën e fundit të filmit. Pacino, i cili thuhet se kishte marrë linja të vazhdueshme kokaine (De Palma nuk e konfirmoi kurrë nëse droga ishte e vërtetë; Pacino e mohoi), shkon në luftë kundër një ushtrie të vogël të dërguar për ta vrarë atë.

Scarface | film by De Palma [1983] | Britannica

Kokaina e parë në ekran ishte qumësht pluhur, megjithëse legjenda urbane sugjeron se droga të vërteta ishin të pranishme në sheshxhirim, të fshehura nga Oliver Stone – i cili ishte në rikuperim në atë kohë. Megjithatë, e vërtetë është se Steven Spielberg, duke vizituar sheshxhirimin, drejtoi skenën e fundit me lejen e De Palma-s duke përdorur një kamerë të vetme. Kjo është pamja e Pacinos në dysheme, i tërbuar, me shkumë në gojë, duke u përpjekur të rimbushë M16-ën e tij.

AL PACINO SCARFACE SIGNED COLOR PHOTO AS TONY MONTANA W/ COA!!! - VERY  NICE!!!

Pas xhirimeve dhe montazhit, De Palma duhej ta riregjistronte filmin tre herë për të marrë vlerësimin që dëshironin. Fjala “fuck” u përdor 207 herë dhe 42 njerëz u vranë në ekran. Por në fund, De Palma dorëzoi versionin origjinal për t’u shfaqur në kinema.

Kritikët e kritikuan filmin, por publiku e adhuroi atë – veçanërisht reperët gangsterë që e trajtuan si një shkrim të shenjtë. Në vitet që pasuan, shumë prej atyre kritikëve ndryshuan mendje. Dhe nëse e gjykojmë vlerën e një filmi nga ndikimi i tij kulturor, Scarface tani konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj dhe më me ndikim të të gjitha kohërave. /LAPSI.al

The post Prapaskena/ Al Pacino përfundoi në spital pas skenës finale të “Scarface” appeared first on Lapsi.al.

Kush qëndron pas shkarkimit të Chris Horner: lufta e brendshme e humbur te Red Bull

By: user 2
10 July 2025 at 13:43

Team principal-i më jetëgjatë në historinë e Formula 1 u shkarkua. Pas 20 vitesh në krye të Red Bull, Christian Horner u largua nga detyra e tij me efekt të menjëhershëm. Njoftimi erdhi të mërkurën, një ditë pas Çmimit të Madh të Silverstone. Një komunikatë e thatë — me ish-Ferrarin Laurent Mekies të emëruar CEO i ri — që megjithatë shënon fundin e një lufte të gjatë për pushtet që shpërtheu pas vdekjes së themeluesit Dietrich Mateschitz.

Një luftë e brendshme që zgjati mbi 18 muaj, e zhvilluar prapa skenave, në të cilën 51-vjeçari britanik u përpoq me çdo mënyrë të ruante rolin e tij ndërsa një fraksion i brendshëm i skuadrës, i udhëhequr nga Helmut Marko dhe i mbështetur nga Jos Verstappen, bënte gjithçka për ta larguar. Në fund, ai fraksion fitoi.

Përpjekja e dështuar për të spastruar Helmut Marko

Përçarja lindi në momentin kur Horner tentoi të përfitonte nga boshllëku i pushtetit të lënë pas nga Mateschitz për të forcuar pozicionin e tij brenda grupit Red Bull, duke u përpjekur të vinte në periferi Helmut Markon, këshilltarin historik dhe figurën qendrore të programit të të rinjve. Një plan që nuk funksionoi, edhe për shkak të ndërhyrjes vendimtare të familjes Verstappen: Max, fytyra e parë globale e markës Red Bull, e përdori ndikimin e tij duke siguruar rinovimin e kontratës së Marko-s në dhjetor 2023.

Që nga ai moment, loja u përmbys. Fronti pro-Marko priti momentin e duhur për të kundërsulmuar. Dhe rasti erdhi kur një punonjëse e ekipit e denoncoi Horner, për sjellje të supozuara të papërshtatshme. Sipas disa burimeve, bëhej fjalë për foto intime të dërguara me chat (Bild), për të tjera ishte abuzim pushteti (The Sun). Ishin pikërisht persona pranë Markos që i kishin sugjeruar punonjëses t’i drejtohej direkt Red Bull Austria dhe jo sektorit racing — ku Horner kishte pushtet të plotë.

Hetimi, presionet dhe ndërmjetësimi i dështuar i Ecclestone

Prej këtej nisi një hetim i brendshëm i kryer nga një jurist i pavarur që dëgjoi Horner për nëntë orë. Menaxheri anglez u shpall i pafajshëm, por publikimi anonim i screenshoteve të mesazheve të supozuara komprometuese e ktheu sërish çështjen në qendër të vëmendjes. Që aty nisën presionet që ai të dorëhiqej vetë, për të shmangur një skandal publik.

Sipas Motorsport-Total.com, për ta bindur të tërhiqej u përfshi madje edhe Bernie Ecclestone, mik i vjetër i Horner. Por as ndërhyrja e ish-“Sovranit” të F1 nuk pati efekt. Horner zgjodhi të rezistonte, duke i mohuar akuzat ashtu siç kishte bërë zyrtarisht si në hetim ashtu edhe në apel.

Dyshimet mbi Markon dhe boshti Verstappen

Rasti megjithatë shpërtheu në media kur De Telegraaf — gazetë holandeze shumë pranë rrethit Verstappen — publikoi akuzat. Një lëvizje që ngjalli më shumë se një dyshim. Si të mos mjaftonte kjo, ishte pikërisht Red Bull Austria, ku Helmut Marko ende ka një peshë të fortë, që publikoi notën zyrtare mbi procedimin e hapur kundër team principal-it.

Që aty, përplasjet mes Horner dhe pjesës austriake të Red Bull nuk u sistemuan më. Edhe pse teknikisht i shpallur i pafajshëm, pozicioni i tij mbeti pezull në fije të perit. Sidomos kur sezoni 2025 mori një kthesë të keqe: RB21 humbi konkurrueshmërinë, Max Verstappen filloi të kritikonte publikisht makinën dhe në garazh u fol hapur për menaxhim teknik të gabuar. “Makina nuk është mjaftueshëm konkurruese”, do të kishte thënë katër herë kampioni i botës brenda ekipit që në garat e para të sezonit, para se ta thoshte edhe publikisht në intervista.

Kriza teknike, përplasja me Jos Verstappen dhe largimi i Newey

Sinjalet e përçarjes ishin grumbulluar prej kohësh. Duke filluar nga grindja me Jos Verstappen në vitin 2024, i cili e kishte quajtur Horner një problem për integritetin e skuadrës. “Po bën viktimën, por është ai që shkakton problemet. Nëse qëndron, skuadra do të shpërthejë”, kishte deklaruar gjatë GP së Bahrainit. Pastaj akuzat për përjashtimin nga parada e legjendave në Austri dhe përplasja në hospitality, me një refuzim të bujshëm të shtrëngimit të dorës.

Lexo më tej: Akuzoi Christian Horner për ngacmim seksual, Red Bull Racing pezullon denoncuesen e Team Principal

Ndërkohë, një nga një, pjesë kyçe të stafit teknik e lanë Red Bull. Mbi të gjitha Adrian Newey, projektuesi gjeni që qëndroi pas dominimit të epokës Verstappen. Paralelisht, Max filloi të shikonte përreth: afrimi i fortë nga Mercedes dhe hipoteza e një largimi në 2026 bëhej gjithnjë e më konkrete.

Ndryshimi i kursit nga pronari tajlandez dhe dorëzimi final

Pavarësisht gjithçkaje, Horner mund të llogariste ende tek mbrojtja e Chaleo Yoovidhya-s, aksionerit të shumicës të Red Bull-it me 51% dhe deri tani pak i përfshirë në menaxhimin sportiv. Por paraqitjet luhatëse, bilancet në rënie dhe largimi i talenteve e ndryshuan panoramën. Edhe Yoovidhya u dorëzua përballë presioneve të menaxhmentit europian.

Zërat flasin për një samit krize pas dështimeve në Spielberg dhe Silverstone mes Yoovidhya-s, Mark Mateschitz (djali i themeluesit) dhe përgjegjësit të aktiviteteve sportive të Grupit, Oliver Mintzlaff. Ky i fundit, prej kohësh armiqësor ndaj Horner — “shumë i shtrenjtë dhe shumë i vjetër”, thuhet se e kishte quajtur — shtyu për një largim të menjëhershëm.

Me humbjen e aleatit të fundit, për Horner u mbyllën të gjitha dyert. Dhe diskutimi i zjarrtë me Jos Verstappen në paddock-un e Silverstone ishte paralajmërimi i asaj që tashmë dukej e pashmangshme. Red Bull mundi më në fund të bënte atë që donte prej muajsh: të kthente faqe. Zyrtarisht për arsye sportive, në të vërtetë për t’i dhënë fund një lufte të brendshme të bërë e papërballueshme.

The post Kush qëndron pas shkarkimit të Chris Horner: lufta e brendshme e humbur te Red Bull appeared first on Lapsi.al.

7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë

By: user 6
9 July 2025 at 22:54

7 fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi, të cilët kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, besojnë se ultra të pasurit paguajnë vetëm qindarka. Kjo situatë sipas tyre është thjesht e pajutifikueshme si në nivelin moral ashtu edhe në atë praktik.

“Ata nuk kanë qenë kurrë më të pasur, por kontribuojnë pak në barrën e përbashkët në krahasim me aftësitë e tyre. Nga Bernard Arnault te Elon Musk, miliarderët kanë norma efektive tatimore më të ulëta se taksapaguesi mesatar” – thuhet që në nisje të analizës së 7 fituesve të Nobelit në Ekonomi, botuar nga “Le Monde”.

Gazeta synon të rindezë debatin global mbi atë që njihet si “çështja e çështjeve”, elefanti në dhomën e pabarazisë, fantazma që për dekada ka ndjekur ligjet buxhetore të vendeve të mëdha evropiane, atë që është mënjanuar menjëherë si antimoderne, paleo-revolucionare, kundër-intuitive sepse “do t’i trembte të pasurit”: TAKSA MBI PASURINË.

Në vend të kësaj, 7 gjigantë të mendimit ekonomik që kanë analizuar krizat e dekadave të fundit, këmbëngulin se ultra të pasurit paguajnë shumë pak dhe gjetja e një mënyre për t’i bërë ata të paguajnë më shumë nuk është një dëshirë e majtë, por një nevojë që duhet të adresohet së pari nga “priftërinjtë” e rigorozitetit dhe përputhshmërisë, gjithnjë e më të paaftë për të balancuar llogaritë në një mënyrë që është e përputhshme, mbi të gjitha, me realitetin shoqëror.

Tatimi mbi të Ardhurat Personale

Figura të tilla si Daron Acemoglu (MIT, Çmimi Nobel 2024), George Akerlof (Universiteti Georgetown, Çmimi Nobel 2001), Abhijit Banerjee (MIT, Çmimi Nobel 2019), Esther Duflo (Collège de France dhe MIT, Çmimi Nobel 2019), Simon Johnson (MIT, Çmimi Nobel 2024), Paul Krugman (CUNY, Çmimi Nobel 2008) dhe Joseph Stiglitz (Columbia, Çmimi Nobel 2001) kanë dalë në fushën e betejës.

Studimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet tatimore në disa vende dhe tregon se këta ultra të pasur paguajnë nga 0% deri në 0.6% të pasurisë së tyre në taksa mbi të ardhurat personale. “Kjo është rreth 0.6% në një vend si Shtetet e Bashkuara dhe 0.1% në një vend si Franca” – thonë ata, citon lapsi.al. Duke marrë parasysh të gjitha taksat e tjera të detyrueshme (taksa e korporatave, kontributet e sigurimeve shoqërore, taksa e akcizës, etj.) të shprehura si përqindje e të ardhurave, normat e tyre të taksave janë më të ulëta se ato të klasës së mesme apo edhe drejtuesve të kompanive.

Por si arritëm në këtë pikë? 7 samurajët e ekonomisë përgjigjen në këtë mënyrë: “Thënë thjesht, ndodhi sepse të pasurit mund ta strukturojnë pasurinë e tyre në mënyrë që të shmangin taksat mbi të ardhurat, të cilat zakonisht janë gurthemeli i drejtësisë tatimore. Në vendet evropiane, kjo arrihet përmes krijimit të kompanive familjare holding, ku dividentët grumbullohen për t’u mbrojtur nga taksat. Në Shtetet e Bashkuara, përdorimi i kompanive holding për të shmangur taksat nuk lejohet që nga vitet 1930, gjë që shpjegon pse pasuritë e mëdha tatohen më rëndë se në Evropë.”

Si të përmbledhim 150 vjet kapitalizëm familjar në disa rreshta. Pika që 7 kolosët e ekonomisë duan të theksojnë është se “nuk ka asgjë të pakthyeshme, asgjë të shkruar në pllakat e shenjta të mendimit ekonomik, asgjë të paprekshme”. “Kjo situatë nuk është rezultat i një ligji natyror apo i një fati të lashtë, është produkt i vendimeve njerëzore dhe zgjedhjeve politike. Prandaj nuk ka pashmangshmëri.”

Propozimi

Qëllimi i “të shtatëve” është të bindë politikanët francezë të vendosin një taksë minimale mbi pasurinë e më të pasurve, i frymëzuar nga propozimi i ekonomistit Gabriel Zucman, i refuzuar së fundmi nga Senati i Parisit. Sipas propozimit duhet një taksë minimale prej 2% mbi asetet që tejkalojnë 100 milionë euro (gjë që në Francë do të prekte afërsisht 1800 familje). Në një kohë kur financat publike po përpiqen të ruajnë nivelet e nevojshme të mirëqenies dhe kohezioni social është në rrezik, kjo nuk do të ishte një masë revolucionare, por minimumi i domosdoshëm, sipas tyre.

Instituti Kombëtar Francez i Statistikave, certifikoi se në vitin 2023 shkalla e varfërisë u rrit në 15.4% të popullsisë, shifra më e lartë në 30 vitet e fundit. Kjo do të thotë se pothuajse 10 milionë francezë jetojnë nën kufirin e varfërisë, të vendosur në 60% të të ardhurave mesatare (1,288 euro për një person të vetëm). Heqja e mbështetjes së fuqisë blerëse të futur gjatë periudhës së Covid-it ka futur 650 000 njerëz në varfëri brenda një viti të vetëm.
Këto shifra duhet të jenë të mjaftueshme, argumentojnë “Të shtatët”, për të ndryshuar rrjedhën e luftës kundër evazionit fiskal, duke i penguar ultra të pasurit të shfrytëzojnë mekanizmat e korporatave.

Fshehja e pasurisë në Parajsat Tatimore

Gabriel Zucman, një ekonomist nën moshën 40 vjeçe me një CV mbresëlënëse që aktualisht jep mësim në Universitetin e Kalifornisë “Berkeley” dhe Shkollën e Ekonomisë të Parisit si drejton Observatorin Tatimor të Bashkimit Evropian ka qenë në ballë të luftës për taksa më të larta për të pasurit për vite me radhë. Si një ekspert për parajsat tatimore, vitin e kaluar ai i kushtoi një kapitull Italisë në Raportin Global të Evazionit Tatimor të përgatitur për BE-në.

“Nga viti 2016 deri në vitin 2022, shumat e parave të depozituara nga italianët në parajsat fiskale kanë parë një rritje të fortë. Duke marrë parasysh vetëm asetet financiare dhe duke përjashtuar pasuritë e paluajtshme, 159 miliardë euro kanë ikur jashtë Italisë në 6 vjet, duke shtuar edhe 74 miliardë eurot që janë dërguar jashtë nga emigrantët. Shuma totale e kapitalit jashtë vendit është aktualisht pak a shumë e barabartë me të gjithë shumën e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës në të cilin Italia mbështetet për ringjalljen e saj ekonomike afatgjatë” – citon ai.

Nuk është rastësi që Zucman ka fituar shumë ndjekës në Itali vitet e fundit. Kjo demonstrohet edhe nga manifesti i nënshkruar vitin e kaluar nga 134 ekonomistë italianë nga 50 universitete italiane dhe të huaja, në favor të futjes së një takse progresive prej 0.1% për më të pasurit italianë, me asete neto që tejkalojnë 5.4 milionë euro dhe rritjen e taksës mbi trashëgimitë dhe dhuratat e mëdha.

Në epokën “Trump” taksa për më të pasurit duken pak të vështira. Por Trump nuk është bota. Spanja dhe Brazili, për shembull, sapo kanë zbuluar një iniciativë të përbashkët për të promovuar taksimin global të ultra të pasurve. 7 laureatët e Çmimit Nobel thonë se çdo vend individual mund ta zgjedhë këtë rrugë në mënyrë të pavarur.

“Trendi i krahut të djathtë politik që shfrytëzon pakënaqësinë e gjeneruar nga pabarazia për të fituar zgjedhje dhe për të gjeneruar pabarazi të mëtejshme ka perversitetin e vet, por nuk është një mallkim: është politikë. Dhe politika është gjithashtu antidoti” – thuhet në analizë. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

The post 7 fitues të Nobelit në Ekonomi: Të pasurit po paguajnë qindarka, të taksohen më shumë appeared first on Lapsi.al.

Tërmet në Formula 1 – Red Bull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 vitesh në krye të ekipit

9 July 2025 at 12:24

Pas dy dekadash të një karriere të suksesshme, por kohët e fundit të trazuar, në krye të Red Bull Racing, Christian Horner është liruar zyrtarisht nga detyrat e tij si shef i ekipit dhe drejtor ekzekutiv i gjigantit austriak të F1.

Lajmi u konfirmua sot nga Red Bull, dhe Laurent Mekies, ish-shefi i ekipit motër Racing Bulls, është emëruar si pasardhësi i Horner.

Horner ka qenë një figurë kyçe në sukseset e Red Bull që nga viti 2005, duke përfshirë tetë tituj për pilotë dhe gjashtë për konstruktorë, dhe duke krijuar një dominim që e ka ripërcaktuar vazhdimisht Formula 1.

 

BREAKING: Christian Horner is to exit Red Bull Racing with immediate effect#F1 pic.twitter.com/v50mwnBlV6

— Formula 1 (@F1) July 9, 2025

Megjithatë, viti i kaluar është shënuar nga polemika të shumta dhe një rënie në formë.

Hetimi i brendshëm i vitit të kaluar mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme nuk rezultoi në sanksione, por tensionet brenda ekipit nuk u qetësuan.

Kritikat erdhën nga shumë anë, përfshirë babanë e Max Verstappen, Jos, i cili vuri në dyshim publikisht menaxhimin e ekipit nga Horner.

 

BREAKING: Christian Horner has been sacked by Red Bull with immediate effect after 20 years as team principal of the Formula 1 team 🚨 pic.twitter.com/nuUyggvjJH

— Sky Sports F1 (@SkySportsF1) July 9, 2025

Kulmi i pakënaqësisë erdhi këtë sezon: Red Bull ra në vendin e katërt në renditjen e konstruktorëve dhe kohezioni i ekipit, i cili kishte qenë shenja dalluese e ekipit për vite me radhë, u dëmtua seriozisht.

“Christian Horner ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për Red Bull Racing. I jemi mirënjohës për të gjitha vitet e tij të përkushtimit, por ekipi ka vendosur se është koha për një kapitull të ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të ekipit.

Laurent Mekies (48), ish-drejtor sportiv i Ferrarit, i cili iu bashkua organizatës Red Bull vitin e kaluar përmes ekipit Racing Bulls, merr përsipër rolin e shefit të ekipit dhe drejtorit ekzekutiv.

Në deklaratat e para, Mekies njoftoi tashmë “konsolidimin dhe energjinë e re” dhe njoftoi një riorganizim të brendshëm në mënyrë që ekipi të rifitojë konkurrueshmërinë në pistë. /Telegrafi/

The post Tërmet në Formula 1 – Red Bull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 vitesh në krye të ekipit appeared first on Telegrafi.

Shitet në ankand një copë tortë e dasmës së Mbretëreshës Elizabeth 80 vjet më parë

By: user 6
8 July 2025 at 22:41

Një copë torte gati 80-vjeçare e dasmës së Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip është shitur për 27 000 £ (mbi 33 000 €). Pronari i saj i ri madje planifikon ta provojë. Kjo fetë është një nga 2 mijë copat e tortës me fruta e zhytur në alkool që u servir në dasmën e vitit 1947 dhe që atëherë ka qëndruar në një sirtar. Deri më sot, kur u ble nga biznesmeni Gerry Layton, një fans i madh i familjes mbretërore britanike. Ai premtoi ta provonte në ditëlindjen e tij të 65-të.

Copa e tortës iu dhurua Oficerit të Lartë F. Lownes, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore, gjatë pritjes që Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj i ri, Philip i Edinburgut, u dhanë mysafirëve të tyre në Pallatin e Buckinghamit. Ajo ishte e vendosur në një kuti, siç ishte zakon në atë kohë, për t’u marrë në shtëpi dhe për t’u shijuar nga familja.

Torta, e cila ka përmasa 10×7.5 cm, nuk u hëngër kurrë dhe iu la si trashëgimi djalit të oficerit të Marinës së Madhërisë së Saj. Dhe kështu, feta ka mbetur në kutinë e saj origjinale deri më sot, me një kurorë argjendi të stampuar me inicialet “EP” (Elizabeth dhe Philip) dhe datën në kapak.

Feta e tortës është nxjerrë në shitje nga “Reeman Dansie Auctioneers” në Colchester, Essex, me një çmim fillestar prej 2 900 £. Çmimi u rrit dhjetëfish pas ofertave të përsëritura, derisa më në fund u mor nga Gerry Layton për një shumë marramendëse prej 27 000 £. Ai thotë se dëshiron ta provojë tortën në ditëlindjen e tij të 65-të vitin e ardhshëm, kur shpreson të organizojë një festë të madhe në bordin e Royal Yacht Britannia. Layton zotëron edhe një fetë të tortës së dasmës së Charles dhe Diana.

Very rare' 77-year-old piece of cake from Queen Elizabeth and Prince Philip's wedding sells for $2,800 - Gold FM News - Srilanka's Number One News Portal, Most visited website in Sri Lanka

“Kjo fetë torte e Mbretëreshës Elizabeth është jashtëzakonisht e rrallë dhe ndoshta e fundit që ekziston”, – tha Gerry Layton për DailyMail. “Është në gjendje të mirë, pasi është mbështjellë dhe ruajtur në kutinë e saj për gati 80 vjet. Në ditëlindjen time, do ta pres një të tretën e saj dhe do ta spërkas me rum, për të vrarë çdo bakter. Nëse më ndodh diçka, të paktën do të dal me stil në Britannia”, tha ai me humor tipik anglez.

Shtëpia e ankandeve vuri në dukje se torta e servirur në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth dhe Philip u quajt “torta 10 000 milje” sepse për shkak të racionimit gjatë Luftës së Dytë Botërore që ishte ende në vazhdim, përbërësit për tortën me fruta 500 paund u transportuan me aeroplan nga Afrika e Jugut dhe Australia në Londër.

The slice was sent by Princess Elizabeth with a thank you letter to Marion Polson, the Housekeeper at The Palace of Holyroodhouse in Edinburgh from 1931 to 1969

Ajo u pre nga Princi Philip me shpatën e tij ceremoniale dhe 2 000 feta u bënë për të ftuarit e banketit. Qindra të tjera u dërguan, me shënime të shkruara me dorë, në organizata dhe bamirësi të ndryshme në të gjithë botën. ©LAPSI.al

The post Shitet në ankand një copë tortë e dasmës së Mbretëreshës Elizabeth 80 vjet më parë appeared first on Lapsi.al.

Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës

By: user 6
4 July 2025 at 22:39

Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës së saj me Jeff Bezos. Fustani u zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe mediave ai ishte vjedhur nga një “mysafir i paftuar i veshur me stil”. Megjithatë, kjo teori nuk konsiderohet më si e mundshme dhe nuk është paraqitur asnjë raport zyrtar policor.

Nuk dihet se cili nga fustanet mund të ketë humbur, por me siguri nuk është fustani i bardhë me dantellë me jakë të rrumbullakët nga Dolce & Gabbana, të cilin 55-vjeçarja e veshi në dasmën e saj me themeluesin e Amazon në Venecia të premten, më 27 qershor. Çifti u martua në ishullin e San Giorgio Maggiore.

Lauren Sanchez postoi një foto të saj dhe Jeff Bezos në Instagram menjëherë pas ceremonisë, së bashku me datën e dasmës. Në foto, Sanchez tregoi fustanin e saj mahnitës të nusërisë. Ajo u fotografua me fustanin e nusërisë para dasmës për Vogue. Duke folur për revistën, ajo kujtoi se u ndje si një “princeshë” gjatë provës së përgjithshme, e cila u zhvillua në Milano.

“Ishte më tronditëse nga sa prisja”, – tha ajo për momentin kur e veshi për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu se Jeff Bezos iu lut t’ia tregonte fustanin, por, siç është zakoni ajo shpjegoi se nuk do t’ia zbulonte para ditës së madhe. “Gati sa nuk u dorëzova”, – pranoi ajo, duke shtuar: “Por doja që të ishte një surprizë. Teksa plakesh, nuk ka shumë surpriza në jetë. Mezi prisja të shihja fytyrën e tij”.

Lauren Sanchez gjithashtu bëri përshtypje me një fustan rozë prej mëndafshi muslini Atelier Versace, të dizenjuar nga vetë Donatella Versace, për dasmën e fundit. Fustani kishte një korse, të qëndisur me dorë me kristale Swarovski ngjyrë ari rozë. ©LAPSI.al

The post Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës appeared first on Lapsi.al.

Pas 57 mijë të vrarëve, a po vjen fundi i luftës në Gaza?

By: user 8
4 July 2025 at 20:05

Udhëheqësit e Hamasit janë pranë pranimit të një marrëveshjeje të propozuar për një armëpushim në Gaza, por kërkojnë garanci më të forta që çdo ndalim i luftimeve do të çojë në një përfundim të përhershëm të luftës 20-mujore, kanë thënë burime pranë grupit.

Zyrtarët e Hamasit publikuan një deklaratë të premten duke konfirmuar se, përpara se të përgjigjen zyrtarisht, ata po flasin me “fraksione të tjera palestineze” për propozimet e reja të armëpushimit që tashmë janë pranuar nga Izraeli.

Grupi islamik militant ka qenë nën presion të madh muajt e fundit, me udhëheqjen e tij ushtarake të shkatërruar dhe ushtrinë izraelite që ka detyruar luftëtarët e Hamasit të tërhiqen nga ish-bastionet në pjesët jugore dhe qendrore të Gazës.

Në ditët e fundit, Izraeli ka shtuar ofensivën, duke nisur një valë të fuqishme sulmesh ajrore në të gjithë Gazën, duke vrarë më shumë se 250 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve mjekësorë dhe të mbrojtjes civile.

Fraksione të ashpra brenda Hamasit e kanë pranuar me ngurrim nevojën për një armëpushim për t’i dhënë mundësi organizatës të rigrupohet dhe të planifikojë një strategji të re, tha një burim i njohur me debatin e brendshëm.

Që nga kolapsi i një armëpushimi të mëparshëm në mars, më shumë se 6,000 njerëz janë vrarë në Gaza dhe një krizë e rëndë humanitare është përkeqësuar.

Përpjekjet për një armëpushim të ri në Gaza morën vrull pasi SHBA arriti një marrëveshje për të ndalur konfliktin 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit muajin e kaluar.

Të martën, Trump njoftoi se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për të finalizuar një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t’i dhënë fund luftës. Kur u pyet të enjten nëse Hamasi kishte pranuar kornizën e fundit të marrëveshjes së armëpushimit, ai tha: “Do të shohim çfarë ndodh. Do ta dimë gjatë 24 orëve të ardhshme.” 

Benjamin Netanyahu pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit të dielën për bisedime me Trump mbi luftën në Gaza, luftën e fundit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe çështje të tjera rajonale.

Kryeministri izraelit ka kundërshtuar prej kohësh një përfundim të përhershëm të luftës në Gaza, pjesërisht për të ruajtur mbështetjen e aleatëve të tij të ekstremit të djathtë në koalicionin qeverisës. Por sukseset e Izraelit në luftën me Iranin kanë forcuar pozicionin e tij politik dhe sondazhet në Izrael tregojnë mbështetje të fortë për një marrëveshje.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha Channel 12, një rrjet kryesor televiziv në Izrael: “Duke gjykuar nga sinjalet nga Hamasi, ka një probabilitet të lartë që të nisim bisedime të ndërmjetme në ditët në vijim. Nëse ka pëlqim për bisedime të tilla, do të ketë një marrëveshje.” 

Zyrtarë të tjerë izraelitë i thanë agjencisë Reuters se përgatitjet janë bërë për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe se një delegacion izraelit është duke u përgatitur për t’iu bashkuar bisedimeve indirekte të ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti për të finalizuar marrëveshjen nëse Hamasi përgjigjet pozitivisht.

Propozimi përfshin lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjalla që mbahen në Gaza që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit në tetor 2023 që shkaktoi konfliktin, si dhe kthimin e trupave të 18 të tjerëve, në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, sipas një zyrtari të njohur me negociatat, i cili foli të enjten.

Hamasi mori peng 251 persona gjatë sulmit të vitit 2023. Besohet se më pak se gjysma e 50 që mbeten ende në Gaza janë ende gjallë.

Sipas marrëveshjes, ndihma humanitare do të hynte menjëherë në Gaza dhe ushtria izraelite do të tërhiqej gradualisht nga pjesë të territorit. Negociatat për një armëpushim të përhershëm do të fillonin menjëherë.

“Shpresojmë me të vërtetë që kjo marrëveshje është përfundimtare, por gjithçka do të varet nga ajo që Hamasi është i gatshëm të pranojë,” tha Mike Huckabee, ambasadori amerikan në Izrael, për Channel 12 të enjten. “Një gjë është e qartë: presidenti dëshiron që kjo të marrë fund. Kryeministri dëshiron që kjo të marrë fund. Populli amerikan dhe populli izraelit duan që kjo të marrë fund.” 

Dërgimi i më shumë ndihmave në Gaza ka qenë një nga kërkesat kryesore të Hamasit gjatë gjithë negociatave. Izraeli vendosi një bllokadë 11-javore në mars, e cila u zbut vetëm pak në maj pas presionit të madh ndërkombëtar, ndërsa kërcënohej uria masive.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë private sekrete e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli që ishte ngarkuar me shpërndarjen e ushqimit në Gaza, është përfshirë nga polemika. Qindra persona janë vrarë nga zjarri izraelit ndërsa kërkonin ndihma në pikat e GHF-së dhe pasi ishin mbledhur në turma në vende ku karvanët e dërguar nga OKB ishin ndaluar.

Të premten, një raport i BBC-së citoi një ish-punonjës të GHF-së që përshkruante kolegët duke hapur zjarr ndaj palestinezëve që nuk kishin paraqitur asnjë kërcënim, me shumë që duket se ishin plagosur rëndë në disa raste.

Punonjësi i GHF-së i tha BBC-së se ai dhe të tjerë nuk kishin marrë rregulla të qarta angazhimi apo procedura standarde veprimi, dhe ishin udhëzuar nga një drejtues ekipi: “Nëse ndiheni të kërcënuar, qëlloni, qëlloni për të vrarë dhe pyetjet bëjini më vonë.” 

GHF-ja tha se akuzat, të cilat ishin bërë gjithashtu nga ish-punonjës të cituar nga Associated Press të enjten, ishin kategorikisht të pavërteta dhe se asnjë civil nuk kishte qenë nën zjarr në vendet e shpërndarjes së tyre. Ushtria izraelite ka mohuar çdo qëllim për të dëmtuar civilët që kërkonin ndihmë, duke thënë se kishte qëlluar vetëm të shtëna paralajmëruese.

Duke folur me gazetarët ndërsa ishte rrugës për në një tubim në Iowa të enjten, Trump tha: “Unë dua që njerëzit e Gazës të jenë të sigurt. Kjo është më e rëndësishmja nga gjithçka. Ata kanë kaluar nëpër ferr.” 

Netanyahu vizitoi kibucin Nir Oz të Izraelit të enjten për herë të parë që nga sulmi i Hamasit në vitin 2023. Ky komunitet ishte një nga më të goditurit në atë sulm, ku gati një në katër banorë u rrëmbyen ose u vranë.

Ai tha: “Ndjej një angazhim të thellë, para së gjithash për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve tona, të gjithë atyre. Janë ende 20 që janë gjallë dhe ka edhe të vdekur, dhe ne do t’i kthejmë të gjithë.” 

Kryeministri është kritikuar ashpër për refuzimin për të marrë përgjegjësi për dështimet që lejuan sulmin e vitit 2023, gjatë të cilit militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë 1,200 persona, kryesisht civilë, dhe është akuzuar vazhdimisht për prioritetin që i jep mbijetesës së tij politike mbi fatin e pengjeve.

Fushata ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 57,000 persona në Gaza, gjithashtu kryesisht civilë, sipas një numërimi nga ministria e shëndetësisë në territor që konsiderohet i besueshëm nga OKB dhe shumë qeveri perëndimore.

Ushtria izraelite tha se “ndjek të drejtën ndërkombëtare dhe merr masa të mundshme për të zvogëluar dëmin ndaj civilëve” kur godet “objektiva terroriste”. 

Përshtati nga The Guardian, ©LAPSI.AL 

The post Pas 57 mijë të vrarëve, a po vjen fundi i luftës në Gaza? appeared first on Lapsi.al.

Shuhet Michael Madsen/ Ikona e “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”

By: user 6
3 July 2025 at 20:33

Michael Madsen, aktori me zërin e plotë, i njohur më së miri për interpretimin e roleve të djemve të fortë në filmat “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” të Quentin Tarantino ‘u nda nga jeta këtë të enjte nga një arrest kardiak. Lajmi u dha nga menaxheri i tij, Ron Smith. Ai ishte 67 vjeç.

Me një karrierë aktrimi që zgjati më shumë se 40 vjet, Madsen solli dhjetëra role në ekran. Por ai ishte më i njohur për bashkëpunimet e tij me Tarantinon, i cili i veshi atij role të një hajduti psikopat në “Reservoir Dogs” apo të një vrasësi me pagesë të dështuar në “Kill Bill: Vol. 2”.
“Reservoir Dogs”, një nga filmat themelorë të pavarur të viteve 1990, tronditi audiencën me dhunën e tij, duke përfshirë një skenë në të cilën personazhi i Madsen, Mr. Blonde, i pret veshin një oficeri policie ndërsa kërcen me këngën “Stuck in the Middle With You”.
Vlerësime të tjera Madsen mori në ekranin e madh edhe për “The Doors”, “Thelma & Louise” dhe “Donnie Brasco”. Tarantino e përfshiu atë edhe në kastin e ansamblit të Western-it të përgjakshëm “The Hateful Eight” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” të vitit 1969.

Përveç projekteve filmike dhe televizive, Madsen bëri zërin në videolojëra të tilla si “Grand Theft Auto III”, seria “Dishonored” dhe “Crime Boss: Rockay City”.

Michael Madsen lindi në Çikago më 25 shtator 1957, nga një baba zjarrfikës dhe një nënë regjisore. Motra e tij është aktorja e nominuar për çmimin Oscar, Virginia Madsen.

Fillimet profesionale i nisi duke punuar në Teatrin Steppenwolf të Çikagos, ku punoi si praktikant nën drejtimin e John Malkovich. Kjo përvojë e çoi në role të vogla të hershme në filma të viteve 1980 si “WarGames” dhe “The Natural”.

Madsen përfundimisht bëri bujë me “Reservoir Dogs”, një thriller kriminal me buxhet të ulët që e nisi karrierën e Tarantinos dhe ndihmoi në transformimin e Festivalit të Filmit Sundance në një pikë të nxehtë në Hollywood.
Filmi gjithashtu i siguroi Madsen një vend të pashlyeshëm në historinë e filmit. Sadisti dhe i gatshëm për sherr, Mr. Blonde, ishte një nga 400 të nominuarit për listën e Institutit Amerikan të Filmit të të gjitha kohërave të keqbërësve më të mëdhenj të filmave.

Madsen fillimisht ishte planifikuar të luante rolin e John Travolta në filmin “Pulp Fiction” të Tarantinos që përcaktoi epokën, megjithëse ai hoqi dorë për t’u shfaqur në filmin “Wyatt Earp” të Kevin Costner një zgjedhje për të cilën ai tha se u pendua.

Ai punoi vazhdimisht gjatë gjithë karrierës së tij, duke aktruar në projekte të ndryshme të vegjël, por herë pas here duke u shfaqur në filma të profilit të lartë, siç është filmi i James Bond “Die Another Day” dhe adaptimi i romanit grafik “Sin City”.

“Kill Bill: Vol. 2” i lejoi Madsen të tregonte muskujt e tij dramatikë si Budd, një ish-vrasës elitar i cili përfundimisht e gjen veten duke punuar si roje sigurie me pagë të ulët dhe duke jetuar në një rimorkio. (Personazhi përjeton një fund të paharrueshëm të dhunshëm, sigurisht.)

Madsen u martua tre herë dhe pati 6 fëmijë, përfshirë aktorin Christian Madsen. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Shuhet Michael Madsen/ Ikona e “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill” appeared first on Lapsi.al.

Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin

By: gaze tare
3 July 2025 at 09:26

Gjatë një interviste në podcast-in “New Heights” me vëllezërit Travis dhe Jason Kelce, Brad Pitt ndau mendimet e tij për ndryshimin e brezave në botën e aktrimit.

61-vjeçari, që luan në filmin e ri “F1”, tha se aktorët e rinj sot janë më të lirshëm dhe e shijojnë më shumë procesin.

“Ne dikur ishim më të ngurtë. Sot, të rinjtë hyjnë në shumë fusha artistike dhe e marrin si kënaqësi dhe unë e admiroj këtë,” – u shpreh ai.

Me të njëjtin humor që e karakterizon, Pitt tha se për rolin e pilotit veteran kishte bërë “ushtrime” me shumë shaka për moshën, duke e kthyer edhe plakjen në lojë aktrimi.

The post Brad Pitt: Brezat e rinj e shijojnë më shumë artin appeared first on iconstyle.al.

E bujshme, Verstappen “tradhton” Red Bull për Mercedes: F1 drejt një revolucioni

By: user 2
2 July 2025 at 10:31

Max Verstappen në fund të sezonit mund të largohet nga Red Bull. Piloti holandez, katër herë kampion bote, sipas asaj që raporton Sky, ka nisur të negociojë në mënyrë konkrete me Mercedesin, i cili prej më shumë se një viti po e josh SuperMax-in – që ka kuptuar se duhet të ndryshojë ambient nëse do të vazhdojë të jetë konkurrues. Verstappen në vitin 2026 me shumë gjasa do të drejtojë për Mercedesin, dhe kjo do të thotë gjithashtu se njëri mes Russell dhe Antonelli do të duhet të largohet. I dyshuari për t’u larguar është anglezi.

Mercedes një hap larg “po”-së nga Verstappen

Një “bombë” merkatoje, do të thuhej dikur. Sepse, edhe pse joshja e Toto Wolff ndaj Max Verstappen vazhdon prej një viti e gjysmë, që kur Hamilton kaloi te Ferrari, lajmi i dhënë nga Sky, mbrëmjen vonë të martën më 1 korrik, është gjithsesi bujë. Sepse nëse është e vërtetë që SuperMax është i pakënaqur me Red Bull-in, i destinuar për një rënie të mëtejshme sezonin e ardhshëm pasi ka humbur “power-unit” Honda, dukej se Mercedes do të mbante dyshen e tij të pilotëve edhe për sezonin e ardhshëm. Kimi Antonelli, që është vetëm 18 vjeç, do të qëndrojë, dhe do të jetë George Russell, e çuditshme por e vërtetë, ai që do të largohet.

Negociata të avancuara mes Max dhe Mercedes

Verstappen prej kohësh ka shprehur idenë për t’u larguar nga Red Bull. Prej kohësh flitet për një klauzolë të famshme që parashikon që nëse në pushimin veror Max nuk është mes tre të parëve, mund të lirohet automatikisht. Holandezi është i treti, por me një avantazh minimal ndaj Russell-it. Por përtej kësaj klauzole, që mund edhe të mos konkretizohet, Verstappen po negocion me Mercedesin, dhe sipas Sky, negociatat janë në fazë të avancuar.

Lexo më tej: Super pole i Norris, por Leclerc futet mes dy McLaren: Verstappen i shtati në Austri

Merkatoja e F1 do të hapej dhe do të kishte një efekt domino

Sigurisht tre pilotë nuk mund të ketë, tre pilotë të nivelit të lartë. Kimi Antonelli nuk preket, George Russell po. Edhe pse anglezi është një pilot i nivelit të parë, ende nuk ka rinovuar me Mercedesin, kontrata i skadon në dhjetor, dhe në këtë pikë kontrata nuk do të rinovohet. Russell do të bëhej një emër i vërtetë merkatoje, sepse Red Bull mund ta marrë në vend të Verstappen, por kujdes edhe me Aston Martin, që do të jetë shumë konkurrues me Newey dhe tani ka në dyshe spanjollin Alonso (gati 44-vjeçar) dhe Stroll. Pra, nga tani e tutje gjithçka mund të ndodhë.

The post E bujshme, Verstappen “tradhton” Red Bull për Mercedes: F1 drejt një revolucioni appeared first on Lapsi.al.

Analiza e tre ish-ambasadorëve amerikanë: Putin po pushton më shumë se Ukrainën

By: user 8
1 July 2025 at 15:06

Analiza e mëposhtme mban firmën e tre ish-ambasadorëve amerikanë në Rumani, Mark Gitenstein (2009–2012), Adrian Zuckerman (2019–2021) dhe Jim Rosapepe (1998–2001), të cilët i njohin nga afër sfidat dhe arritjet e këtij vendi në rrugën drejt demokracisë. Duke folur me autoritetin e përvojës diplomatike në Rumani, ata zbulojnë një tjetër betejë të papritur në vitin 2024: pushtimin e heshtur të vendit nga Vladimir Putin, jo me tanke, por me propagandë dhe manipulim dixhital. Në këtë analizë të sjellë në shqip nga Lapsi.al, ata tregojnë se si demokracia mund të sulmohet pa pasur nevojë edhe për një armë të vetme, dhe si reagimi i qytetarëve rumunë tregoi se e vërteta dhe guximi mund të fitojnë edhe në këtë epokë të re lufte hibride.

Mark Gitenstein, Adrian Zuckerman dhe Jim Rosapepe për Politico: 

Të gjithë e dimë që Presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën me tanke në vitin 2022. Por shumë nuk e dinë se në vitin 2024, ai pushtoi Rumaninë, me cicërima (postime ne rrejtin X, ish-Twitter).

Në të dy rastet ai dështoi, për tani. Por agresioni i Putin-it është i përqendruar ndaj SHBA-së dhe të gjithë aleatëve të saj. Ai po shpenzon miliona dollarë, duke bombarduar votuesit europianë me rrjete sociale manipuluese dhe fushata dezinformuese në shkallë të gjerë. Është një lloj i ri lufte ndaj demokracisë që eliminon nevojën për të shtyrë tanke drejt kryeqyteteve.

Plani në zhvillim i Putin-it është rezultat i fushatës së tij të dështuar ushtarake për të kapur Kievin dhe për të mbytur demokracinë ukrainase. Ai hasi në qëndresën e pathyeshme të Ukrainës, dhe si rezultat, filloi të zbatojë një strategji të vjetër ruse (dhe sovjetike) për të shkatërruar demokracitë perëndimore nga brenda duke mbështetur dhe kultivuar kandidatë politikë pro-Putin. Dhe TikTok, Telegram dhe kanale të tjera të rrjeteve sociale tani janë armë në këtë lloj të ri lufte.

Asnjëherë larg rrënjëve të tij në KGB, presidenti rus e kupton që opinioni publik mund të manipulohet dhe formësohet nga përfaqësues politikë dhe propagandë që i detyrohen njeriut të fortë të Rusisë. Mjafton të shqyrtohen zgjedhjet e fundit në Rumani për të konfirmuar këtë të vërtetë të errët.

Në vitin 2024, Putin shpenzoi miliona për të zgjedhur një president pro-rus në Rumani. Metoda e tij: të infiltojë zgjedhjet, të mbështesë kandidatë me prirje autoritare dhe të manipulojë platformat digjitale për të përkulur perceptimin publik.

Kështu, udhëheqësi rus ngriti kandidatin Călin Georgescu nga anonimiteti, dhe brenda vetëm dy javësh, Georgescu kishte kapur 21 për qind të votës, duke lënë të habitur një fushë të ndarë prej 15 kandidatësh.

Duke shkelur logjikën e shëndoshë, realitetin, si dhe ligjin rumun, Georgescu pretendoi se ai nuk kishte mbledhur kontribute për fushatë dhe as nuk kishte patur shpenzime fushate. Në vend të këtyre, ai kishte një përkrahës keqdashës, Putinin.

Fushata rrënqethëse në rrjetet sociale përbëhej nga “dezinformim” dhe një përpjekje shumë-milionë dollarëshe në stilin leninist për të shkatërruar demokracinë në Rumani. Dizajni i përpjekjes përfshinte gjithashtu minimin e interesave të sigurisë së SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Ky pushtim i fshehtë i procesit zgjedhor të Rumanisë u zbulua në kohë nga shërbimet e inteligjencës rumune dhe perëndimore.

Duke cituar shkelje serioze të ligjit zgjedhor dhe ndërhyrje të huaj, gjykata kushtetuese e vendit anuloi raundin e parë të zgjedhjeve dhe urdhëroi një përsëritje.

Kur u mbajt raundi i dytë, pjesëmarrja e votuesve u rrit mbi mesataren prej 51 për qind në gati 65 për qind, ndërsa rumunët iu përgjigjën krizës me qartësi dhe guxim.

Ata e refuzuan kandidatin e Putin-it dhe zgjodhën rrugën demokratike, pro-NATO-s, me një diferencë vendimtare 54 për qind me 46 për qind.

Së bashku me një grup bipartizan prej shtatë ish-ambasadorësh amerikanë në Rumani, ne i kishim bërë thirrje publikisht rumunëve që të refuzonin kandidatin e Putin-it. Nuk mund të qëndronim në heshtje dhe të lejonim që propaganda haptazi e rreme e drejtuar nga Rusia të mbetej e pakundërshtuar. “Ne pamë me sytë tanë ngjitjen e suksesshme të Rumanisë nga diktatura e imponuar nga Rusia drejt lirisë, dhe integrimin me pjesën tjetër të Europës në BE dhe aleancën me SHBA-në përmes NATO-s,” shkruam ne në një letër të hapur.

Ne e kuptuam mundësinë për ta paraqitur saktë zgjedhjen historike që rumunët do të duhej të bënin në kutitë e votimit, dhe e bëmë të qartë rëndësinë e saj: “Nën Putin-in, Rusia është sërish në marshim. Së pari pushtoi Ukrainën. A do të jetë Rumania shënjestra e radhës ashtu siç ishte në kohën e Stalinit?… Rumunët përballen me një zgjedhje të qartë historike: dominim nga Rusia apo të ardhmen tuaj të lidhur me Amerikën në NATO.” 

Ndërkohë që përpjekjet e Putin-it në Rumani përfundimisht dështuan mjerueshëm, dëmi real mund të ishte bërë. Për fat, institucionet demokratike të vendit dhe zërat e qytetarëve refuzuan të tremben nga taktikat më të fundit të tij. Dhe tani ne i inkurajojmë të tjerët që të ngrejnë zërin për të kundërshtuar përpjekjet e Putin-it për të prerë kokën e demokracisë përmes kutive të votimit.

Rumunët me të drejtë morën përgjegjësinë për të ardhmen e tyre, dhe zgjodhën lirinë dhe mirëqenien në vend të putinizmit. Pas fitores së Nicusor Dan në garën presidenciale, presidenti amerikan Donald Trump i siguroi rumunët se ai do të “forcojë lidhjet tona me Rumaninë, do të mbështesë partneritetin tonë ushtarak, dhe do të promovojë e mbrojë interesat ekonomike dhe të sigurisë të Amerikës jashtë vendit.” 

Fatkeqësisht shumë njerëz, që duhet të dinë më mirë, ende po afrohen me Putin-in, duke mbështetur kandidatët e tij pro-rusë dhe duke minuar sigurinë e SHBA-së dhe të aleatëve të tjerë demokratikë. Influenceri i përkrahur nga Elon Musk, Mario Nawfal ishte në Moskë në maj, ndërsa babai i miliarderit të teknologjisë Elon Musk dhe komentuesit e diskutueshëm të krahut të djathtë amerikan Jackson Hinkle dhe Alex Jones morën pjesë në forumin Future 2050 në Moskë në qershor. Në forum folën shumë aleatë të Putin-it: filozofi i krahut të djathtë rus Alexander Dugin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev.

Beteja në Rumani u fitua, por lufta e Putin-it ndaj demokracisë vazhdon. Kush është i radhës në listën e tij? Zgjedhjet e kësaj vjeshte në Moldavi, Estoni, Gjeorgji, Holandë, Çeki dhe vende të tjera europiane janë të gjitha të pjekura për ndërhyrje. Por përpara se propaganda e tij të mund të zërë vend, është thelbësore të goditen shkeljet e tij ndaj ligjeve zgjedhore.

Lufta për demokracinë tani është shtrirë edhe në hapësirën kibernetike, ku taktikat e pushtimit të Putin-it duhet të pengohen, ashtu siç janë penguar edhe në fushën e betejës. Fusha e re e betejës është online, dhe në lojë është sovraniteti demokratik.

Mësimi nga Rumania është i qartë: Mbrojtja më e mirë ndaj propagandës është e vërteta, dhe guximi për ta thënë atë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

The post Analiza e tre ish-ambasadorëve amerikanë: Putin po pushton më shumë se Ukrainën appeared first on Lapsi.al.

Pse politikanët amerikanë po vishen tani me kostume blu vezullues

By: user 6
30 June 2025 at 23:34

Pse politikanët burra, veçanërisht në Uashington D.C., papritmas duken kaq të dhënë pas kostumeve blu me shkëlqim? A është ky një trend MAGA? Apo diçka më e gjerë?

Ku shkon presidenti, shumë e ndjekin. Presidenti Trump ka nisur së fundmi të veshë një lloj kostumi që është një nuancë më e ndritshme e blusë sesa ngjyra tradicionale e mesnatës ose bluja e errët. Kjo është lexuar nga shumë si përshtatje me blunë e flamurit amerikan, veçanërisht kur kombinohet me këmishën e tij të bardhë dhe kravatën e kuqe, duke krijuar kështu një lidhje midis personit të tij dhe patriotizmit, veçanërisht në fotografi.

Mund të jetë gjithashtu sepse kostumi blu i ndritshëm është më i lehtë për t’u parë në ekranin e TV, gjë që mund të jetë arsyeja pse është gjithashtu një nuancë e preferuar e spikereve të lajmeve të Fox. (Kjo mund të jetë një pyetje e tipit “pula apo veza?”. Kush ishte i pari Trump apo Fox?)

Por kjo mund të jetë siç thotë Alan Flusser, një rrobaqepës i grupit të manjatëve sepse “atyre u pëlqen të dallohen”. Tashmë kjo duket se u pëlqen edhe atyre që qëndrojnë me presidentin, si Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, dhe që duan të shihen qartë se qëndrojnë me presidentin. Gjithnjë e më shumë, thotë Sam Hine, korrespondenti global i modës në “GQ”, kjo mund t’i pëlqejë një brezi të ri të veshjeve të fuqishme që nuk duan të vishen tamam si baballarët e tyre, me kostume të errëta, por që duhet t’i përmbahen një stili të caktuar profesional.

Efekti është një maskulinitet më i dukshëm, gjë që ka kuptim për turmën Trump dhe ata që ngjiten në Wall Street. Më parë, politika dhe financat ishin bastione të veshjes diskrete, ku etosi mbizotërues i veshjes ishte të ishe i rregulluar mirë, të përshtateshe dhe të mos tërhiqjeje vëmendjen, por kjo filloi të ndryshonte në vitet 1980.

Fara e mbjellë atëherë me Gordon Gekkon, ardhja e të cilit si një paradigmë e kulturës pop përkoi me vitet formuese të pasurive të patundshme në Nju Jork të zotit Trump, tani po japin fryte.

Nuk është rastësi që kjo ngjyrë blu e veçantë, e cila njihet ndryshe si blu kobalti dhe blu mbretërore, quhet edhe blu napolitane, e cila është një ngjyrë blu e preferuar nga disa kapitenë italianë të industrisë si Gianni Agnelli. ©NYT, LAPSI.al

The post Pse politikanët amerikanë po vishen tani me kostume blu vezullues appeared first on Lapsi.al.

❌
❌