Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Tragjedi në Meksikë, autobusi del nga rruga dhe bie në përrua, 10 viktima dhe 32 të plagosur

26 December 2025 at 07:35

Një aksident trafiku me të paktën dhjetë të vdekur dhe 32 të plagosur ndodhi  në Meksikë. Një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua, njoftuan autoritetet në shtetin e Veracruz.

Tragjedia ndodhi në qytetin e Zodecomatlan, ndërsa autobusi po operonte në linjën Havana-Chicontepec.

“Kemi konfirmuar nëntë të rritur dhe një fëmijë të vdekur”, njoftoi zyra e kryetarit të bashkisë së Zodecomatlán në një deklaratë.

Aksidentet fatale rrugore, që përfshijnë autobusë ose kamionë, janë të shpeshta në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defektet mekanike.

Në fund të nëntorit, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një aksident të ngjashëm në shtetin perëndimor të Michoacan.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur!

By: armand
25 December 2025 at 17:30

Një aksident trafiku ka ndodhur në Meksikë, ku kanë mbetur të paktën 8 persona të vdekur dhe 19 të plagosur, pjesa më e madhe e tyre pasagjerë. Një autobus ra nga një lartësi prej 180 metrash në një argjinaturë në shtetin e Veracruz. Më konkretisht, autobusi ishte plot me njerëz në kohën e aksidentit dhe […]

The post Tragjedi në Meksikë, autobusi bie 180 metra në humnerë, 8 të vdekur dhe 19 të plagosur! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 10 persona , mes tyre tre fëmijë

By: Elva
16 December 2025 at 19:44

Një aksident ajror me pasoja tragjike është regjistruar pranë aeroportit të Tolucës në Meksikë, ku një avion privat u rrëzua në një zonë industriale, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave që ndodheshin në bord. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave janë edhe tre fëmijë të mitur, të cilët dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje: një […]

The post Rrëzohet avioni në Meksikë, humbin jetën 10 persona , mes tyre tre fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO)

By: armand
16 December 2025 at 13:44

Një grup ligjvënësesh gra në Kongresin e Meksikos u përfshinë në një përleshje fizike më 15 dhjetor, me kamerat që transmetuan drejtpërdrejt përleshjen, ndërsa ato i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe shkëmbenin grushte. Sherri shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar (PAN) e krahut të djathtë iu afrua podiumit kryesor të legjislaturës në […]

The post Deputetet meksikane kapen për flokësh në Kongres (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

PEKIN – Kina kundërshton tarifat e reja të Meksikës ndaj importeve

11 December 2025 at 22:38

PEKIN, 11 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria kineze kritikoi sot vendimin e Meksikës për të vendosur tarifa importi deri në 50% për rreth 1,500 mallra nga Kina dhe vende të tjera.

“Pekini do të monitorojë nga afër hapat e ardhshëm të Meksikës”, tha Ministria Kineze e Tregtisë.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi në janar, pasi parlamenti meksikan i miratoi ato me propozim të presidentes, Claudia Sheinbaum.

Qeveria e saj planifikon të përdorë detyrimet e importit për të mbrojtur industrinë e vendit të Amerikës Latine, pjesërisht për shkak të ndikimit të politikës tregtare të SHBA-së në Meksikë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka akuzuar vendin fqinj si një “portë hyrëse” për produktet kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tregtia midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë është kryesisht pa taksa – sipas Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada, e cila hyri në fuqi në vitin 2020.

Tarifat e reja ndikojnë në 8,6% të importeve totale të Meksikës, me vlerë 52 miliardë dollarë.

Taksat janë planifikuar për mallra të tilla si automjete, pjesë automjetesh, çelik dhe alumin nga vendet me të cilat Meksika nuk ka marrëveshje të tregtisë së lirë.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk preken nga këto tarifa.

“Kina, gjithmonë i ka kundërshtuar tarifat unilaterale dhe shpreson që Meksika do të korrigjojë “praktikën e saj të gabuar” të unilateralizmit dhe proteksionizmit”, tha ministria në Pekin. //a.i/

 

The post PEKIN – Kina kundërshton tarifat e reja të Meksikës ndaj importeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalendari i plotë/ Shqipëria mund të nisë Botërorin në orën 4 të mëngjesit

By: Elva
6 December 2025 at 19:38

FIFA ka publikuar sot oraret dhe stadiumet zyrtare të ndeshjeve për Kampionatin Botëror 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Në listë përfshihen edhe përballjet e Grupit F, ku Shqipëria mund të bëhet pjesë nëse siguron kalimin përmes fazës “play-off”. Sipas njoftimit, oraret do të jenë të papërshtatshme për Europën, […]

The post Kalendari i plotë/ Shqipëria mund të nisë Botërorin në orën 4 të mëngjesit appeared first on BoldNews.al.

Një shqiptar për Meksikën/ Mattheo Dimareli debuton me gol në Kombëtaren meksikane U16

By: xhir jeta
2 December 2025 at 12:41

Kombëtarja e Shqipërisë prej vitesh furnizohet me futbollistë të lindur dhe rritur jashtë vendit. Bij të prindërve, që masivisht emigruan masivisht në vitet 90’ kanë zgjedhur origjinën duke veshur ngjyrat kuqezi. Por “zbuluesit” e Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të shohin më larg, përtej Atlantikut, ku sipas mediave meksikane po rritet një talent i vërtetë. Mattheo Dimareli, një emër dhe mbiemër aspak shqiptar, por që në të vërtetë me vendin e shqiponjave e lidh babai I tij.

Sipa mediave lokale, futbollisti 16 vjeçar është djali I një babai shqiptar, i një nëne meksikane dhe i lindur në SHBA.

Për momentin ai ka zgjedhur të ndjekë “gjakun” e nënës së tij duke luajtur me kombëtaren e Meksikës U16, duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e fundit kundër Kosta Rikës.

Duke qëndruar në raportimet përtej oqeanit, Mattheo Dimareli është pjesë e skuadrës së Houston Dynamo në SHBA, ndërsa ka shumë shpejt ka shfaqur karakteristikat e një talenti të vërtetë.

Por e veçanta e 16 vjeçarit lidhet me një tjetër fakt. Ai është një futbollist i “botës”, pasi në të ardhmen mund të zgjedhë të luajë me katër shtete të ndryshme, Meksikën, SHBA, Shqipërinë ose Greqinë, pasi babai I tij ka edhe nënshtetësi helene.

Nëse parashikimet për një talent të vërtetë rezultojnë të sakta, gara për të marrë shërbimet e tij do të jetë e fortë.

Protesta në Meksikë/ Kundër qeverisë dhe dhunës së karteleve, 120 të plagosur

By: Re Nato
16 November 2025 at 16:15

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Meksikës duke protestuar kundër qeverisë.

Në kryeqytetin e venditn, njerëzir mbushën rrugët kundër krimit të dhunshëm dhe presidentes Claudia Shenbaium.

Kjo e fundit tha se marshimet, të clat u mbajtën edhe në qytete të tjera, ishin financuar nga politikanë të krahut të djathtë që kundërshtojnë qeverinë e saj.

Të paktën 120 persona, mes tyre 100 oficerë policie mbetën të plagosur, ndërsa autoritetet kanë arrestuar 20 persona për krime, duke përfshirë grabitje dhe sulme.

Demonstruesit çmontuan pjesë të një barriere që mbronte Pallatin Kombëtar, ku jeton Sheinbaum. Policia që mbronte kompleksin përdori gaz lotsjellës ndaj turmave.

Tubimi u organizua nga grupet e të rinjve të të ashtuquajturës të Gjenerata Z, duke marrë mbështetje nga qytetarët që protestojnë kundër vrasjeve. Vetëm disa javë më parë vendi u trondit nga vrasja e kryetarit të bashkisë së Uruapan, Carlos Manzo, i cili kishte bërë thirrje për veprime të ashpra kundër karteleve.

Manzo u qëllua më 1 nëntor ndërsa merrte pjesë në një festival të Ditës së të Vdekurve.

Ai ishte i njohur pasi kishte folur hapur për bandat e trafikut të drogës në qytetin e tij dhe dhunën e karteleve dhe kishte kërkuar veprime të ashpra kundër anëtarëve të armatosur të karteleve që terrorizojnë vendin.

Sheinbaum ka vepruar kundër karteleve, por i ka rezistuar thirrjeve për një luftë tjetër të përgjithshme kundër drogës. Përpjekjet e mëparshme nga paraardhësit e saj kanë përfunduar me rezultate të përgjakshme.

Edhe pse ka pasur mbështetje në vitin e saj të parë në detyrë, Sheinbaum është kritikuar për dështimin në ndalimin e dhunës që ka përfshirë vendin, teksa përballet me armiqësi në rritje edhe nga fqinjët e Meksikës./abcnews.al

Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur

By: gaze tare
16 November 2025 at 11:41

Më shumë se 120 persona u plagosën dhe 20 u arrestuan gjatë një proteste masive të shtunën në kryeqytetin e Meksikës kundër mënyrës se si presidentja po trajton krimin e dhunshëm.

Mijëra marshuan drejt sheshit historik kryesor publik të Mexico City, Zocalo, në një demonstratë të nxitur nga të rinjtë me lidhje me një valë globale protestash të Gjeneratës Z, si edhe nga mbështetësit e “Lëvizjes Sombrero” vendase, që u shfaq pas vrasjes së fundit të një kryetari komune të njohur për luftën kundër krimit të organizuar.

AFP vëzhgoi pjesëmarrës të të gjitha moshave që merrnin pjesë në tubim përpara Pallatit Kombëtar, ku jeton dhe punon presidentja Claudia Sheinbaum. Sipas gazetarëve të AFP-së, disa protestues, shumë prej të cilëve mbanin kapuçë, rrëzuan barrierat metalike që mbronin pallatin dhe hodhën kocka kalldrëmi ndaj policisë së trazirave, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

“Për shumë orë, ky mobilizim vazhdoi dhe u zhvillua paqësisht, derisa një grup personash të maskuar filloi të kryente akte dhune”, u tha gazetarëve Pablo Vazquez, shefi i sigurisë së Mexico City.

Ai shtoi se njëzet protestues dhe 100 policë u plagosën, me 40 zyrtarë policorë të shtruar në spital për prerje dhe mavijosje. Policia arrestoi 20 persona për vjedhje dhe sulm, tha Vazquez, dhe kishte hapur gjithashtu një hetim për sulmin ndaj një gazetari të gazetës La Jornada, e cila pretendoi se pas incidentit qëndronin zyrtarë policorë.

Sheinbaum, në pushtet që nga tetori 2024, mbajti vlerësime të lartë nga qytetarët e Meksikës në vitin e saj të parë, por u përball me kritika gjithnjë e më të mëdha ndaj politikave të saj të sigurisë pas disa vrasjeve me profil të lartë.

“Kjo është një nga qeveritë më të korruptuara që kemi pasur ndonjëherë”, tha Valentina Ramirez, një studente e intervistuar nga AFP-ja. “Është një narko-qeveri e korruptuar që dëshiron të mbrojë të korruptuarit dhe kartelët në vend të njerëzve”.

Disa protestues mbanin sombrero të ngjashëm me stilin e kapeles së bërë të famshme nga Carlos Manzo, një kryetar komune në shtetin perëndimor Michoacan, i cili u vra më 1 nëntor. Ai ishte i njohur për fushatën e tij kundër bandave të trafikut të drogës në qytetin e tij të lindjes, Uruapan.

Megjithatë, e veja e kryetarit të vrarë të bashkisë e distancoi lëvizjen e bashkëshortit të saj me demonstratën e së shtunës. Bernardo Bravo, një drejtues i prodhuesve të limës në të njëjtën zonë, ishte gjithashtu qëlluar për vdekje në fund të tetorit.

Më herët këtë javë, Sheinbaum vuri në pikëpyetje motivimet e demonstratës dhe tha në konferencën e saj të rregullt të mëngjesit se protesta ishte “inorganike” dhe “e paguar”.

“Është një lëvizje e promovuar nga jashtë kundër qeverisë”, tha ajo.

Protestuesit shfaqën pankarta me mesazhe të tilla si “Ne jemi të gjithë Carlos Manzo” përkrah flamurit ikonik pirat nga manga japoneze One Piece, i cili është bërë simbol i protestës së të rinjve anembanë botës, nga Madagaskari te Filipinet e Peruja.

“Duhej ta kishit mbrojtur Carlos Manzon kështu!”, bërtisnin disa protestues ndaj forcave të sigurisë, të cilat u përgjigjën me fikëse zjarri dhe gaz lotsjellës.

The post Meksikë/ Gjenerata Z protestë kundër krimit dhe korrupsionit, 120 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë

By: Brisi
12 November 2025 at 20:05

Ministria e Financave e Meksikës ka vënë në shënjestër transfertat multimilion dollarëshe të bëra nga kazinot teksa janë bllokuar 13 prej tyre. Sipas mediave të huaja, pas muajsh hetimesh, agjencia federale ka ngrirë llogaritë bankare të lokaleve të lojërave të fatit pasi ka zbuluar dyshime për pastrim parash. Hetimi zbuloi transaksione parash, flukse ndërkombëtare dhe […]

The post Kryenin transaksione miliona dollarë edhe në Shqipëri, bllokohen 13 kazino në Meksikë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e prek dhe përpiqet ta puthë

By: D Marku
5 November 2025 at 19:39

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është sulmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa po komunikonte me qytetarët në rrugë.

Ngjarja u regjistrua në video dhe u publikua nga Daily Mail, duke shkaktuar valë zemërimi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, sulmuesi shihet duke u përkulur drejt Sheinbaum dhe duke tentuar ta puthë në qafë pa pëlqimin e saj, teksa ajo po fliste me mbështetësit në një rrugë historike të Mexico City.

Burri, i cili duket se ishte në gjendje të dehur, afrohet dhe i vendos duart në gjoks, ndërsa presidentja reagon me qetësi dhe i largon duart.

“Do ta bëjmë foton, mos u shqetëso,” i tha ajo burrit, duke ruajtur qetësinë e saj, ndërsa vetëm më pas një anëtar i ekipit të sigurisë ndërhyri.

Incidenti ka shkaktuar tërbim në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë vënë në pikëpyetje reagimin e ngadaltë të sigurisë presidenciale.

“Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum u sulmua nga një burrë i dehur në publik. Ku ishte sigurimi i saj?”, shkroi një përdorues në platformën X (ish-Twitter).

“Nëse Meksika nuk mund ta mbrojë Presidenten e saj, si mund të mbrojë qytetarët e zakonshëm?”
Të tjerë e quajtën “të pabesueshëm” reagimin e dobët të truprojave.

Sipas mediave lokale, burri u arrestua menjëherë pas incidentit, ndërsa zyra e Presidentes nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare. Sekretariati për Gratë, Institutet e Grave në Entet Federale dhe Komitetet për Barazi Gjinore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, dënuan ashpër sulmin.

Meksika prej vitesh përballet me nivel të lartë dhune ndaj grave, që varion nga ngacmimet në rrugë deri te format më ekstreme, si sulmet me acid dhe vrasjet mizore të grave (femicide).

The post VIDEO/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e prek dhe përpiqet ta puthë appeared first on Albeu.com.

SHBA planifikon të dërgojë trupa në Meksikë! Trump përgatit operacion kundër karteleve të drogës

By: armand
3 November 2025 at 16:11

Qeveria e Donald Trump po planifikon të dërgojë në Meksikë forca amerikane ushtarake dhe zyrtarë të CIA për të luftuar kartelët e drogës, një operacion që, nëse miratohet, do të përbënte një ndarje të fortë nga politika e të gjitha qeverive amerikane më përpara. Sipas rrjetit amerikan NBC News, qeveria Trump ka nisur tashmë plane […]

The post SHBA planifikon të dërgojë trupa në Meksikë! Trump përgatit operacion kundër karteleve të drogës appeared first on BoldNews.al.

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

By: Ela
2 November 2025 at 22:28

Kryebashkiaku qytetit të Uruapanit në Meksikë u qëllua për vdekje ditën e sotme përgjatë një festivali, ku përkujtohen të vdekurit. Kryebashkiaku Carlos Manso, u vra në sheshin e qytetit menjëherë pas hapjes së këtij festivali. Sulmi ndodhi teksa në qendër të qytetit ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish të cilët po ndiznin qirinj. Hetuesit […]

The post Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

By: armand
2 November 2025 at 10:18

23 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën të shtunën në një zjarr që shpërtheu në një rrjet dyqanesh në qytetin verior meksikan të Hermosillo-s. Sipas guvernatorit të shtetit të Sonora-s, Alfonso Durazo zjarri shpërtheu në një dyqan Waldo’s në kryeqytetin e shtetit. Durazo tha se deri më tani ka raportime për 23 të vdekur dhe […]

The post Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

SOFT NEWS – 1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

2 November 2025 at 07:49

MEKSIKO SITI, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Rreth 1,5 milionë meksikanë ndoqën karrocat shumëngjyrëshe dhe njerëz me kostume që marshuan nëpër Meksiko Siti gjatë një parade madhështore për Ditën e të Vdekurve, sipas administratës së qytetit.

Në edicionin e nëntë të paradës, skelete kartoni, rreth 8 000 interpretues të veshur me kostume dhe karroca të dekoruara me karnavale kaluan nëpër rrugët e kryeqytetit meksikan.

Dita e të Vdekurve, e cila është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s, kombinon elementët parahispanikë dhe të krishterë.

Më 1 nëntor, besohet se shpirtrat e fëmijëve të vdekur kthehen në tokë për të vizituar sot, më 2 nëntor, familjet e tyre dhe shpirtrat e të rriturve.

Familjet vizitojnë varrezat, ku hanë, pinë dhe këndojnë në varret e të dashurve të tyre, duke vendosur edhe qirinj dhe ushqim si në varre ashtu edhe në altarë në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, parada në Meksiko Siti është një traditë moderne që filloi në vitin 2016 dhe u frymëzua nga një skenë nga filmi i James Bond “Spectre”./  a.jor.

The post SOFT NEWS – 1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

F1 – Meksika, stacioni i radhës

24 October 2025 at 19:45

MEKSIKO SITI, 24 tetor /ATSH-AA/ – Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me fazën e 20-të të sezonit me Çmimin e Madh (Grand Prix) të Meksikës.

Gara do të zhvillohet me 71 xhiro në pistën “Hermanos Rodriguez” me një gjatësi prej 4.3 kilometrash në kryeqytetin Meksiko. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 23:00 ndërsa gara të dielën më 26 tetor në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Deri më tani në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti i McLaren-it, Oscar Piastri ka 7 fitore ndërsa Lando Norris dhe kampioni i fundit piloti i Red Bull-it, Max Verstappen nga 5 dhe piloti i Mercedesit, George Russell dy fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si në vijim:

– Pilotët

1. Oscar Piastri (Australi): 346

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 332

3. Max Verstappen (Holandë): 306

4. George Russell (Britani e Madhe): 252

5. Charles Leclerc (Monako): 192

– Ekipet

1. McLaren: 678

2. Mercedes: 341

3. Ferrari: 334

4. Red Bull Racing: 331

5. Williams: 111   /os/

The post F1 – Meksika, stacioni i radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKSIKË – Të paktën 64 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut

13 October 2025 at 19:41

MEKSIKO SITI, 13 tetor /ATSH-DPA/- Stuhitë e forta kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë Meksikën, ku janë raportuar të paktën 64 të vdekur dhe 65 të zhdukur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, thanë sot autoritetet.

Rreth 260 qytete, veçanërisht në rajonet malore, mbetën të izoluara nga bota e jashtme.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum u përball me vendasit protestues gjatë një vizite në qytetin e përmbytur gjerësisht të Poza Rica, në shtetin lindor të Veracruz.

Zonat më të goditura janë në shtetet lindore dhe qendrore të Veracruz, Hidalgo, Puebla, Querétaro dhe San Luis Potosí. Dhjetëra mijëra shtëpi, klinika, shkolla, rrugë dhe ura janë dëmtuar.

Shumica e viktimave deri më tani janë raportuar në Veracruz dhe Hidalgo, ndërsa vdekjet janë konfirmuar gjithashtu në Puebla dhe Querétaro.

Meksika është në fund të sezonit të saj vjetor të shirave, i cili zgjat rreth gjashtë muaj dhe zakonisht përfundon në fillim të nëntorit.

Reshjet e dendura të shiut, gjatë ditëve të fundit janë pjesërisht për shkak të cikloneve tropikale “Priscilla” dhe “Raymond” në Paqësor, si dhe fenomeneve të motit në Gjirin e Meksikës.

Sipas shërbimit meteorologjik meksikan, priten reshje të mëtejshme në ditët në vijim. //a.i/

 

The post MEKSIKË – Të paktën 64 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet në Meksikë: Arrin në 44 numri i viktimave!

By: gaze tare
13 October 2025 at 11:27

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar në Meksikë ka arritur në 44, sipas të dhënave nga qeveria federale. Ekipet e mbrojtjes civile dhe njësitë ushtarake janë angazhuar për të hapur rrugët dhe arritur në fshatrat e shkëputura, duke ofruar ndihmën e nevojshme.

Shtetet më të goditura nga përmbytjet janë Veracruz (18 të vdekur), Hidalgo (16) dhe Puebla (9), ndërsa një viktimë tjetër u regjistrua edhe në Queretaro. Gjatë javës, përpjekjet për të arritur në zonat e prekura janë përshpejtuar nga autoritetet, të cilat kanë theksuar rëndësinë e ndihmës për banorët e zonave më të rrezikuara.

Përmbytjet janë shkaktuar nga një stuhi tropikale që ka goditur malet lindore të Meksikës, duke sjellë shira të fortë, dalje të lumenjve nga shtrati, rrëshqitje dheu dhe shkatërrimin e infrastrukturës. Rrugët dhe urat janë shembur, ndërsa energjia elektrike dhe shërbimet e komunikimit janë ndërprerë.

Me zhdukjen e reve, punonjësit po punojnë për të hapur rrugë dhe shpërndarë ndihma në zonat e izoluara. Presidentja Claudia Sheinbaum vizitoi zonat e prekura dhe u angazhua për dërgimin e 10,000 forcave të armatosura për të ndihmuar viktimat.

Ky është një moment sfidues për vendin, por angazhimi dhe solidariteti i qytetarëve do të ndihmojë në rimëkëmbjen e shpejtë të zonave të prekura.

The post Përmbytjet në Meksikë: Arrin në 44 numri i viktimave! appeared first on iconstyle.al.

MEKSIKË – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas përmbytjeve

12 October 2025 at 10:33

MEKSIKO SITI, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Stuhitë e mëdha në Meksikë kanë lënë një gjurmë shkatërrimi në të gjithë vendin, me të paktën 41 persona të raportuar të vdekur dhe 27 të tjerë të zhdukur pas reshjeve të dendura të shiut, thanë autoritetet.

Rreth 10 000 ushtarë janë vendosur, duke përdorur anije, helikopterë dhe ekskavatorë për të pastruar rrugët, për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe për të shpërndarë ushqim në komunitetet e prekura.

Shumë fshatra mbeten të izoluara dhe punonjësit e ndihmës ende po përpiqen t’i arrijnë ata.

Meteorologët kanë paralajmëruar se priten reshje të mëtejshme.

Me tokën tashmë të ngopur, rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të tokës po rritet.

Zonat më të goditura janë në shtetet lindore dhe qendrore të Veracruz, Hidalgo, Puebla, Querétaro dhe San Luis Potosí.

Dhjetëra mijëra shtëpi, klinika, shkolla, rrugë dhe ura janë dëmtuar.

Shumica e viktimave deri më tani janë raportuar në Veracruz dhe Hidalgo, ndërsa vdekjet janë konfirmuar edhe në Puebla dhe Querétaro. San Luis Potosí pësoi dëme të mëdha, por pa viktima.

Meksika është në fund të sezonit të saj vjetor të shirave, i cili zgjat rreth gjashtë muaj dhe zakonisht përfundon në fillim të nëntorit.

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit janë pjesërisht për shkak të cikloneve tropikale ”Priscilla” dhe ”Raymond” në Paqësor, si dhe fenomeneve të motit në Gjirin e Meksikës./ a.jor.

The post MEKSIKË – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MEKSIKË – Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

11 October 2025 at 10:11

QYTETI I MEKSIKOS, 11 tetor /ATSH – DPA/ – Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas stuhive të forta që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të vendit, sipas raporteve zyrtare të publikuara mbrëmë.

Rajone  të tëra janë nën ujë, ndërsa në lindje dhe qendër të vendit rreth 6 000 shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet.

Në shtetin lindor të Veracruz-it, ku dy persona humbën jetën, lumi “Cazones” doli nga shtrati dhe përmbyti qytetin Poza Rica, me rreth 190 000 banorë.

Sipas guvernatores Rocío Nahle, rreth 35% e popullsisë lokale është prekur nga përmbytjet. Mijëra persona u strehuan në qendra emergjente. Edhe qyteti më i vogël Alamo u përmbyt plotësisht.

Në shtetin qendror të Hidalgo-s, 16 persona kanë vdekur, sipas autoriteteve lokale, shumica e tyre nga rrëshqitjet e dheut.

Sipas mediave që citojnë autoritetet, në shtetin e Puebla-s, janë njoftuar të paktën pesë viktima dhe 11 persona të zhdukur.

Meksika ndodhet në fundin e sezonit të reshjeve, i cili zgjat rreth gjashtë muaj dhe përfundon në fillim të nëntorit.

Sipas meteorologëve, reshjet e dendura të ditëve të fundit janë pjesërisht pasojë e cikloneve tropikale “Priscilla” dhe “Raymond” në Oqeanin Paqësor, si edhe e fenomeneve atmosferike në Gjirin e Meksikës. Parashikohet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. /Ad.Ab./

The post MEKSIKË – Të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌