Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të jenë mes figurave kryesore të Met Gala 2026, por këtë herë në rolin e donatorëve dhe mbështetësve strategjikë të eventit. Çifti i njohur do të kontribuojë financiarisht në ngjarjen më të rëndësishme të modës në botë, e cila në edicionin e ardhshëm mban temën “Arti në kostume”.
Sipas organizatorëve, Bezos dhe Sanchez janë konfirmuar si sponsorë kryesorë të aktivitetit që shënon hapjen e një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Mbështetja e tyre do të jetë vendimtare për realizimin e programit që bashkon modën, artin dhe historinë. Përveç çiftit, në listën e donatorëve gjenden edhe shtëpia e modës Saint Laurent dhe grupi botues Condé Nast, dy emra me peshë të madhe në industrinë globale të modës.
Met Gala 2026 do të jetë e para që zhvillohet nën drejtimin e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle, e cila mori detyrën pas pensionimit të Anna Wintour, ikonës 37-vjeçare të revistës. Ky ndryshim e bën eventin e ardhshëm edhe më të shumëpritur, me pritshmëri për një vizion të freskët dhe qasje më moderne.
Marrëdhënia e Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, në të njëjtin moment kur themeluesi i Blue Origin njoftoi divorcin nga MacKenzie Scott. Edhe Sanchez po kalonte proces divorci me Patrick Whitesell. Burime të afërta kanë thënë më herët se lidhja e tyre nisi fillimisht si bashkëpunim profesional.
Ekspozita “Art in Costume” do të hapet më 10 maj 2026 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 janar 2027. Ndërkohë, Met Gala do të mbahet më 4 maj 2026, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të ri të modës dhe artit në New York.
Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të luajnë role kyçe në Met Gala 2026, por këtë herë prapa skenave.
Çifti i famshëm do të jetë donatori kryesor i eventit prestigjioz të modës, tema e të cilit për edicionin e ardhshëm është shpallur "Arti në kostume".
Sponsorët kryesorë
Është konfirmuar se Bezos dhe Sanchez do të mbështesin financiarisht një aktivitet që feston hapjen e një ekspozite të re në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.
Jeff dhe Lauren
Përveç tyre, shtëpia e modës Saint Laurent dhe shtëpia botuese Conde Nast janë gjithashtu të listuar si donatorë.
Edicioni i vitit 2026 do të jetë i pari nën udhëheqjen e kryeredaktores së re të Vogue, Chloe Malle.
Ajo kohët e fundit mori detyrën nga legjendarja Anna Wintour, e cila doli në pension pas 37 vitesh në krye të revistës së modës.
Marrëdhënia e Bezos dhe Sanchez u bë publike në janar 2019, pothuajse në të njëjtën kohë kur themeluesi i 'Blue Origin' njoftoi divorcin e tij nga MacKenzie Scott pas 25 vitesh martesë.
Sanchez në atë kohë po divorcohej nga bashkëshorti i saj Patrick Whitesell, me të cilin kishte qenë e martuar për 13 vjet.
Edhe pse ata nuk e kanë zbuluar kurrë se si janë takuar, burimet kanë deklaruar më parë se marrëdhënia e tyre filloi si një bashkëpunim biznesi.
Ekspozita "Art in Costume" në muze do të hapet më 10 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 10 janar 2027, ndërsa vetë Met Gala do të zhvillohet më 4 maj 2026. /Telegrafi/
Lauren Sanchez dhe Georgina Rodriguez morën gjithë vëmendjen në rreshtin e parë të sfilatës së Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris, ku shkëlqyen me unazat e tyre shumë milionëshe.
Lauren tashmë Bezos, mbante një unazë me diamant 45 karatësh të dizajnuar nga Lorraine Schwartz, me vlerë mbi 6 milionë dollarë.
Ajo kishte veshur një fustan elegant prej kadifeje me supe të zbuluara dhe çizme lëkure, duke e kompletuar pamjen me një fjongo të zezë në flokë.
Ndërsa Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, shfaqi unazën e saj të fejesës, që sipas ekspertëve mund të vlejë deri në 4.9 milionë dollarë.
Diamanti i saj vlerësohet të jetë midis 15 dhe 30 karatësh, me cilësi të lartë dhe prerje ovale.
Ajo po ashtu kishte zgjedhur një fustan të zi me dekolte të thellë dhe një gjerdan me gur të gjelbër.
Çifti Georgina dhe Ronaldo janë së bashku që nga viti 2016 dhe kanë pesë fëmijë, ndërsa Lauren dhe Jeff Bezos u martuan në qershor 2025 në një ceremoni luksoze në Venecia.
Lauren Sanchez dhe Georgina Rodriguez morën gjithë vëmendjen në rreshtin e parë të sfilatës së Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris, ku shkëlqyen me unazat e tyre shumë milionëshe.
Lauren tashmë Bezos, mbante një unazë me diamant 45 karatësh të dizajnuar nga Lorraine Schwartz, me vlerë mbi 6 milionë dollarë.
Ajo kishte veshur një fustan elegant prej kadifeje me supe të zbuluara dhe çizme lëkure, duke e kompletuar pamjen me një fjongo të zezë në flokë.
Ajo po ashtu kishte zgjedhur një fustan të zi me dekolte të thellë dhe një gjerdan me gur të gjelbër.
Çifti Georgina dhe Ronaldo janë së bashku që nga viti 2016 dhe kanë pesë fëmijë, ndërsa Lauren dhe Jeff Bezos u martuan në qershor 2025 në një ceremoni luksoze në Venecia. /Telegrafi/
Një natë luksi, mode dhe surprizash, u shndërrua në ngjarje mondane, ku partnerja e Jeff Bezos u bë kryefjala e festës me një paraqitje të guximshme
Aktorja amerikane Sydney Sweeney festoi 28-vjetorin e lindjes në një stil që vetëm ajo di, duke mbledhur rreth vetes yje të botës së showbizit dhe duke ndezur rrjetet sociale. Edhe pse ditën e lindjes e kaloi në një udhëtim me shoqet, ajo vendosi që më vonë të organizojë një super festë për miqtë e saj të famshëm.
Veshja që kujtoi Britney Spears
Sydney u shfaq me një fustan të shkëlqyeshëm me dekolte të thellë, një model që dikur, në vitin 2008, e kishte veshur edhe Britney Spears. Në përshkrimin e fotove nga festa, aktorja shkroi me humor: “Welcome to planet Syd”
Kjo paraqitje vjen në një periudhë kur emri i saj është shpesh në media, jo vetëm për rolet në Euphoria dhe The White Lotus, por edhe për lidhjen e saj të përfolur me producentin e diskutueshëm Scooter Braun.
Lauren Sánchez “rrëmben” skenën
Megjithatë, vëmendja nuk qëndroi vetëm te aktorja. Lauren Sánchez, partnerja e miliarderit Jeff Bezos, u shfaq me një fustan tepër të shkurtër dhe me një prerje të thellë në pjesën e përparme. Në fotot e publikuara, të gjithë pyesnin njësoj: çfarë bie më shumë në sy, dekolteja apo këmbët e saj?
Atmosferë hollivudiane
Sipas postimeve të të ftuarve, festa u mbajt në një ambient luksoz me muzikë, drita dhe shumë shkëlqim. Përveç Sánchez, të pranishëm ishin edhe emra të tjerë nga bota e filmit, muzikës dhe biznesit, duke e kthyer festën në një ngjarje të përfolur në mediat rozë.
Sydney përtej aktrimit
Krahas karrierës në aktrim, Sydney ka nisur të zgjerohet edhe në botën e biznesit. Ajo po përgatit një linjë të re të të brendshmeve, ku mes investitorëve përmenden edhe Jeff Bezos me Lauren Sánchez. Pasuria e saj tashmë llogaritet rreth 40 milionë dollarë, ndërsa projektet e reja filmike përfshijnë edhe filmin biografik Christy dhe dramën Echo Valley. /Telegrafi/
Lauren Sanchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, u panë në mbrëmje duke marrë pjesë në Javën e Modës në New York, në eventin e revistës 72 në hotelin Four Seasons.
Sanchez, 55 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë sateni me dekolte të hapur, xhaketë lëkure kafe dhe taka nude.
Flokët e saj voluminozë dhe grimi ‘smokey’ e kompletonin pamjen elegante. Bezos, 61 vjeç, dukej i shkëlqyer me kostum të zi dhe aksesorë minimalë, shkruan DailyMail.
Çifti u largua duke u mbajtur dorë për dore dhe duke shfaqur harmoni dhe stil të përkryer.
Gjatë eventit, Sanchez pozoj gjithashtu me Anna Wintour dhe të ftuar të tjerë të famshëm si Salma Hayek, Dakota Johnson dhe regjisori Baz Luhrmann.
Postimet në Instagram e treguan Sanchez-in në formë të shkëlqyer dhe të relaksuar, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit për stilin dhe elegancën e saj.
Ky shfaqje vjen pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, ku Sanchez kishte veshur fustanin e nusërisë Dolce & Gabbana.
Pamja e çiftit në NYFW reflektonte jo vetëm modën, por edhe ndikimin dhe praninë e tyre të fortë në industrinë e modës dhe botës së famshme. /Telegrafi/
Lauren Sanchez u shfaq në një formë krejt ndryshe nga zakonisht këtë javë, duke zgjedhur një kombinim minimalist me një këmishë të bardhë të freskët dhe xhinse të ngushta të zbehta për një aktivitet në Connecticut.
Bukuroshja 55-vjeçare, e njohur për veshjet glamuroze, bëri kështu një përjashtim të rrallë nga stili i saj i zakonshëm luksoz.
Dalja e saj përkoi me lajmin e madh nga kompania prestigjioze Scholastic, e cila e emëroi Sanchez Bezos si Kampione të Shkrim-Leximit për programin “United States of Readers”, shkruan DailyMail.
Gjatë vizitës në shkollën fillore Winthrop STEM, ajo u takua me fëmijët, lexoi fragmente nga libri i saj i suksesshëm “The Fly Who Flew To Space” dhe foli për rëndësinë e leximit në formimin e brezave të rinj.
“Si nënë dhe si autore, e di fuqinë që kanë librat për të hapur botë të reja për fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se është krenare që përmes personazhit të saj të dashur Flynn po ndihmon në inkurajimin e imagjinatës dhe krijimtarisë tek të vegjlit.
Sanchez theksoi se misioni i saj është të krijojë mundësi për fëmijët në shkolla me burime të pamjaftueshme që të kenë akses në libra cilësorë.
Përveç rolit të saj si ambasadore e leximit, Sanchez ka ndarë edhe emocionin e bashkëpunimit në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë një “aventurë të re frymëzuese” për të gjithë fëmijët.
Tashmë, libri i saj do të shpërndahet nëpër shkolla në kuadër të programit, duke u bërë pjesë e përpjekjes për të ndërtuar një brez lexuesish të apasionuar.
Me këtë angazhim të ri dhe paraqitjen e saj të thjeshtë por elegante, Lauren Sanchez tregoi një anë më të afërt dhe të përulur, duke i dhënë një mesazh të fortë: se fuqia e leximit mund të jetë më e rëndësishme se çdo shfaqje luksoze. /Telegrafi/
Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë ngritur një padi në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë duke kërkuar një total prej 190,556 dollarësh nga vëllai i ish-gazetares, Michael Sanchez, në betejën e tyre ligjore shumëvjeçare.
Konkretisht, ata po kërkojnë 182,374 dollarë për tarifat e avokatëve dhe 8,182 dollarë për shpenzime të tjera ligjore, të cilat ata thonë se lidhen me një mocion të suksesshëm të posaçëm për rrëzimin e çështjes (një mjet ligjor që i lejon një të pandehuri t’i kërkojë gjykatës të rrëzojë një padi që ai beson se është pa bazë) dhe një mocion në vazhdim për kostot.
Polemika filloi në vitin 2019, menjëherë pas ndarjes së Bezos nga gruaja e tij MacKenzie Scott, kur lidhja e tij me Sanchez doli në dritë. Çështja u përshkallëzua pasi National Enquirer kërcënoi të publikonte materiale personale, me vetë Bezos që zbuloi ekzistencën e fotove kontroverse.
Michael Sanchez mohoi publikimin e “fotove të pahijshme”, por pranoi ndarjen e informacioneve të tjera. New York Times kishte zbuluar se ekzistonte një marrëveshje konfidencialiteti midis Sanchez dhe American Media në lidhje me informacionin dhe fotot që vërtetonin marrëdhënien Bezos-Sanchez.
Në vitin 2020, Michael Sanchez paditi Bezos për shpifje, por një gjykatë e Los Angeles vendosi në favor të miliarderit. Në vitin 2021, themeluesi i Amazon fitoi 218,385 dollarë në shpenzime ligjore, por betejat ligjore vazhdojnë. Michael Sanchez, nga ana e tij, këmbëngul në akuzat e tij, duke e quajtur çiftin “gënjeshtarë” dhe sistemin ligjor “të korruptuar”.
Lauren Sanchez, e njohur për dashurinë e saj ndaj bizhuterive luksoze, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje ku shihet me një unazë të re martese me diamant gjigant. Fansat janë bindur se unaza është aq delikate në dizajn, saqë ekziston rreziku që guri i çmuar të bjerë nga momenti në moment.
Kujtojmë se ish-gazetarja 55-vjeçare tregoi për herë të parë unazën e saj të fejesës në vitin 2023, pasi u propozua nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, në superjahtin e tij luksoz prej 500 milionë dollarësh, “Koru”. Pas një darke romantike nën qiellin e hapur, Bezos kishte fshehur unazën madhështore poshtë jastëkut të saj dhe i kishte bërë propozimin.
Unaza e parë, me një diamant të rrallë rozë me peshë rreth 30 karatësh, vlerësohet të kushtojë mes 3 dhe 5 milionë dollarë. Më vonë, në një intervistë për Vogue, Sánchez zbuloi se bëhej fjalë për një gur tepër të veçantë.
Foto/Screenshot: EPA/TikTok
Megjithatë, për ceremoninë e martesës, ajo vendosi të mos e mbante këtë unazë të fejesës dhe e zëvendësoi me një tjetër, duke e vendosur të parën në dorën tjetër. Gjatë dasmës luksoze në Venecia, ajo prezantoi unazën e re, për të cilën ekspertët e bizhuterive mendojnë se kushton rreth 4 deri në 5 milionë dollarë – një “imtesi” për një miliarder si Bezos.
Megjithëse pranga e re vezulloi para syve të të ftuarve VIP, komentet në rrjetet sociale nuk vonuan. Shumë përdorues kritikuan dizajnin, duke thënë se është shumë i brishtë për një diamant kaq masiv.
Deena Bassam, pronare e kompanisë Deena Diamond Designs, në një video virale në TikTok u shpreh: “Një unazë kaq e hollë me një diamant të përmasave të tilla… është një aksident që pret të ndodhë”. Në përshkrimin e videos, ajo shtoi: “Jam e frikësuar”.
Dizajnerja nga Dallasi sqaroi se një unazë nuk duhet të përputhet vetëm me estetikën, por edhe me stilin e jetës së mbajtëses. Ajo theksoi për Daily Mail se gjithmonë u kujton klientëve të saj: “Nuk ekziston një bizhuteri prej metali të çmuar që të jetë e pashkatërrueshme, pavarësisht sa mirë është punuar”.
Përdoruesit në rrjet u pajtuan menjëherë me të, duke shprehur habinë për përmasat e diamantit dhe për faktin që unaza dukej e brishtë. Shumë besojnë se diamantët më të vegjël që zbukurojnë rrethin e unazës mund ta dobësojnë më tej strukturën, duke e bërë më të rrezikshme për përdorim. Por duhet pasur parasysh se Sánchez nuk kryen punë të zakonshme si mbledhja e valixheve apo larja e enëve – aktivitete gjatë të cilave një gur i tillë mund të dëmtohej lehtësisht.
Disa komentues shkruan: “Janë të pasur në mënyrë të çmendur dhe me siguri unaza është e siguruar. Nëse i bie, do blejnë një tjetër”, “Me pasurinë që kanë, nuk ka rëndësi nëse thyhet pas një muaji”.
Ndërkohë, gemologia Olivia Landau gjithashtu konfirmoi për Daily Mail se vendosja e një diamanti kaq të madh në një unazë kaq të hollë nuk rekomandohet. “Nëse rrethi është shumë i hollë, ekziston rreziku që diamantët më të vegjël të bien,” – sqaroi ajo nga Nju Jorku.
Megjithatë, jo të gjithë janë të mendimit se katastrofa është e pashmangshme. Monil Kothari, themelues i Haus of Brilliance, deklaroi: “Platina është materiali më i fortë në botën e bizhuterive – e qëndrueshme, rezistente dhe e ndërtuar për të zgjatur”.
Ai vlerësoi se dizajni është në fakt shumë i menduar. “Duket se shpërndan peshën e diamantit në mënyrë të barabartë në gisht, çka e zvogëlon presionin mbi rrethin. Nuk është një ndërtim i keq,” – tha ai.
“Diamanti është mahnitës, unaza është e mrekullueshme, dhe interneti është thjesht shumë negativ”.
Në përfundim, Kothari shtoi: “Sinqerisht, më duket qesharake ideja që themeluesi i Amazon-it pret të thyhet unaza për të marrë dëmshpërblim nga siguracioni. Bezos nuk bën pazar në Alibaba! Profesionistët e vërtetë e ndërtojnë një prangë të tillë për të zgjatur përjetësisht”. /Telegrafi/
Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës së saj me Jeff Bezos. Fustani u zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe mediave ai ishte vjedhur nga një “mysafir i paftuar i veshur me stil”. Megjithatë, kjo teori nuk konsiderohet më si e mundshme dhe nuk është paraqitur asnjë raport zyrtar policor.
Nuk dihet se cili nga fustanet mund të ketë humbur, por me siguri nuk është fustani i bardhë me dantellë me jakë të rrumbullakët nga Dolce & Gabbana, të cilin 55-vjeçarja e veshi në dasmën e saj me themeluesin e Amazon në Venecia të premten, më 27 qershor. Çifti u martua në ishullin e San Giorgio Maggiore.
Lauren Sanchez postoi një foto të saj dhe Jeff Bezos në Instagram menjëherë pas ceremonisë, së bashku me datën e dasmës. Në foto, Sanchez tregoi fustanin e saj mahnitës të nusërisë. Ajo u fotografua me fustanin e nusërisë para dasmës për Vogue. Duke folur për revistën, ajo kujtoi se u ndje si një “princeshë” gjatë provës së përgjithshme, e cila u zhvillua në Milano.
“Ishte më tronditëse nga sa prisja”, – tha ajo për momentin kur e veshi për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu se Jeff Bezos iu lut t’ia tregonte fustanin, por, siç është zakoni ajo shpjegoi se nuk do t’ia zbulonte para ditës së madhe. “Gati sa nuk u dorëzova”, – pranoi ajo, duke shtuar: “Por doja që të ishte një surprizë. Teksa plakesh, nuk ka shumë surpriza në jetë. Mezi prisja të shihja fytyrën e tij”.
Lauren Sanchez gjithashtu bëri përshtypje me një fustan rozë prej mëndafshi muslini Atelier Versace, të dizenjuar nga vetë Donatella Versace, për dasmën e fundit. Fustani kishte një korse, të qëndisur me dorë me kristale Swarovski ngjyrë ari rozë./lapsi.al/ KultPlus.com
Një nga 27 fustanet e nusërisë së Lauren Sanchez u zhduk gjatë dasmës së saj me Jeff Bezos. Fustani u zhdukur që nga dita e ceremonisë dhe mediave ai ishte vjedhur nga një “mysafir i paftuar i veshur me stil”. Megjithatë, kjo teori nuk konsiderohet më si e mundshme dhe nuk është paraqitur asnjë raport zyrtar policor.
Nuk dihet se cili nga fustanet mund të ketë humbur, por me siguri nuk është fustani i bardhë me dantellë me jakë të rrumbullakët nga Dolce & Gabbana, të cilin 55-vjeçarja e veshi në dasmën e saj me themeluesin e Amazon në Venecia të premten, më 27 qershor. Çifti u martua në ishullin e San Giorgio Maggiore.
Lauren Sanchez postoi një foto të saj dhe Jeff Bezos në Instagram menjëherë pas ceremonisë, së bashku me datën e dasmës. Në foto, Sanchez tregoi fustanin e saj mahnitës të nusërisë. Ajo u fotografua me fustanin e nusërisë para dasmës për Vogue. Duke folur për revistën, ajo kujtoi se u ndje si një “princeshë” gjatë provës së përgjithshme, e cila u zhvillua në Milano.
“Ishte më tronditëse nga sa prisja”, – tha ajo për momentin kur e veshi për herë të parë. Ajo zbuloi gjithashtu se Jeff Bezos iu lut t’ia tregonte fustanin, por, siç është zakoni ajo shpjegoi se nuk do t’ia zbulonte para ditës së madhe. “Gati sa nuk u dorëzova”, – pranoi ajo, duke shtuar: “Por doja që të ishte një surprizë. Teksa plakesh, nuk ka shumë surpriza në jetë. Mezi prisja të shihja fytyrën e tij”.
Lauren Sánchez paketoi 27 fustane për dasmën e saj me themeluesin miliarder të Amazon, Jeff Bezos, në Venecia javën e kaluar, por u largua me vetëm 26 pasi njëri u zhduk. Çifti, i cili tani po kalon muajin e mjaltit në Taormina të Siçilisë, u martua gjatë një feste tre-ditore plot yje në qytetin e lagunës.
Ata u larguan nga Venecia të dielën, por misteri mbi fustanin e humbur ka ngjallur debat në Venecia, me Corriere della Sera që pretendon se është vjedhur, ndoshta nga dikush që i ka shpëtuar sigurisë dhe ka hyrë me forcë në një festë në ishullin e vogël të San Giorgio-s, ku çifti shkëmbeu unazat. Gazeta tha se numri i vizitorëve që kishin hyrë në këtë event ishte i tillë sa oficerë nga njësia lokale e skuadrës antiterrorizëm të Italisë.
Gazeta pretendoi gjithashtu se një fustan i vjetër i dizenjuar nga Dolce & Gabbana, i veshur ose nga nusja ose nga e ftuara e dasmës Ivanka Trump, u gris dhe u përfshi nga flakët gjatë një feste tjetër.
Burime të njohura me situatën konfirmuan se një fustan ishte zhdukur, por mohuan se ishte vjedhur. Nuk është e qartë se ku dhe kur është zhdukur fustani. Çifti akomodoi në hotelin shtatë yjesh Aman, ku thuhet se veshjet e nuses u mbajtën nën mbikëqyrje të ngushtë.
Burimet theksuan se nuk ishte bërë asnjë ankesë ligjore në polici për fustanin e humbur, me pritjen që veshja përfundimisht do të “shfaqej”. Ata gjithashtu mohuan raportin se një fustan u përfshi nga flakë dhe se në festime ishin infiltruar persona që kishin hyrë në portë.
Jeff Bezos është djegur një herë. Dhe një djalë si ai nuk jep shanse te tjera në raste të tilla. Pra, pasi u detyrua t’i paguante 35/40 miliardë dollarë gruas së tij të parë MacKenzie Scott, pas divorcit të tyre në vitin 2019, tani me Lauren Sanchez, shefi i Amazon donte t’i sqaronte gjërat menjëherë.
Me një marrëveshje paramartesore që ekspertët e përcaktojnë si “shumë të detajuar dhe super të sigurt”. Në të cilën ata flasin për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, aventura dhe kujdestari të katër fëmijëve të Bezos, vdekjen e parakohshme të manjatit dhe madje edhe një bonus të vetëm pas nënshkrimit të vetë marrëveshjes.
Klauzola e parë e përfshirë në kontratë thotë se gjithçka që Jeff Bezos fitoi dhe ndërtoi para martesës së tij me Lauren Sanchez përjashtohet nga negociatat në rast divorci. Duke pasur parasysh se pasuritë e themeluesit të Amazon vlerësohen në mbi 200 miliardë dollarë, duhet pranuar se nusja e re ka pranuar të heqë dorë nga mjaft gjëra.
Një ndërlikim tjetër me të cilin avokatët u përballën gjatë hartimit të dokumentit ishte për shkak të ligjeve që rregullojnë marrëveshje të tilla, të cilat në SHBA ndryshojnë nga shteti në shtet. Për shembull, Kalifornia do t’i kërkonte Jeff Bezos të shkruante (dhe për këtë arsye të zbulonte) të gjitha pronat e tij, si të luajtshme ashtu edhe të paluajtshme. Diçka që sigurisht asnjë manjat nuk do të donte të detyrohej ta bënte. Kjo është arsyeja pse duket se marrëveshja paramartesore është hartuar sipas ligjeve të Floridës, ku Bezos dhe Sanchez u martuan para ceremonisë në Venecia (e cila nuk kishte vlerë ligjore) dhe ku banojnë kryesisht, duke pasur parasysh se është në Miami ku Bezos ka pasuri të paluajtshme vlera e të cilave vlerësohet në rreth 250 milionë dollarë.
Epo, sipas ligjit të Floridës, në rast divorci, Lauren Sanchez do të ketë të drejtë për një mbështetje financiare të paracaktuar, por jo për një pjesë të të ardhurave ose investimeve të reja që Bezos do të fitojë gjatë martesës. Dhe kjo është gjithashtu një klauzolë themelore e marrëveshjes paramartesore. Pikërisht sepse kërkesa për divorc, veçanërisht për ata si Jeff Bezos që kanë prona në të gjithë botën, teorikisht mund të paraqitet në çdo shtet, duke e detyruar palën tjetër t’i nënshtrohet ligjeve të atij vendi.
Kështu, për shembull, një marrëveshje paramartesore e vlefshme në Nju Jork mund të anulohet në Londër. Kjo është arsyeja pse Jeff Bezos ka futur klauzolën mbi zgjedhjen e ligjit të zbatueshëm, e cila përcakton se cili juridiksion zbatohet (ai i Floridës, saktësisht) pavarësisht nga vendi ku ndodh divorci. Gjithashtu sepse, vetëm për të dhënë një shembull tjetër, marrëveshjet paramartesore si kjo në Itali nuk kanë vlerë ligjore. Dhe kjo shpjegon gjithashtu pse ajo në Venecia nuk ishte, në realitet, një martesë e vërtetë me kuptim formal.
Dasma e bujshme e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, dhe partneres së tij Lauren Sanchez ka qenë një nga eventet më të komentuar të javëve të fundit.
Me një organizim madhështor që kushtoi rreth 17 milionë euro dhe u zhvillua në Venecia, ceremonia zyrtare dhe festat që zgjatën tre ditë ishin të mbushura me yje të shumtë dhe momente të paharrueshme.
Megjithatë, mungesa e një prej artistëve më të mëdhenj në botë, Lady Gaga, në këtë dasmë ka ngjallur shumë spekulime dhe thashetheme në media. Në fillim u raportua se këngëtarja 39-vjeçare ishte planifikuar të performonte në këtë ceremoni madhështore.
Foto: Instagram
Kjo la la shumë dyshime, duke bërë që mediat dhe fansat të spekulojnë për arsyet e mungesës së saj.
Një nga thashethemet më të përhapura ishte se Lady Gaga kishte kërkuar një tarifë prej pesë milionë eurosh për të kënduar në dasmën e Bezos, një shumë që themeluesi i Amazon dyshohet se nuk e pranoi.
Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Daily Mail” se këto spekulime janë të pavërteta dhe se mungesa e Lady nuk ka lidhje me çështjen e pagesës.
Sipas këtij burimi, asnjë ofertë serioze nuk është bërë kurrë për të angazhuar këngëtaren në dasmë.
Lady Gaga
Në fakt, nëse Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të kishin dëshiruar që ajo të performonte, një marrëveshje do të ishte realizuar pa asnjë problem.
“Lady Gaga merr oferta çdo sekondë dhe sigurisht që do ta kishte konsideruar ftesën për dasmën e Bezos, por nuk ka pasur asnjë ofertë serioze apo reale që të diskutohej”, shpjegon burimi.
Burimi shtoi se çifti miliarder kishte “opsione të pafundme” dhe ide të ndryshme për organizimin e dasmës së tyre dhe vendosën të shkojnë në një drejtim tjetër artistik dhe muzikor.
“Nëse do të kishte pasur një ofertë serioze, ajo do të ishte bërë, por kjo kurrë nuk ndodhi, prandaj nuk duhet të ketë polemika për Lady Gagën në lidhje me këtë dasmë”, përfundoi burimi.
Në përfundim, duket se mungesa e Lady Gagës ishte thjesht pjesë e zgjedhjeve artistike dhe organizative të çiftit, që donin një atmosferë dhe program të ndryshëm për ditën e tyre të veçantë.
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u zhvillua me sukses dhe pa performanca live, duke sjellë një festë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. /Telegrafi/
Aktorja meksikano-amerikane, Salma Hayek, ishte e ftuar në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, por ajo nuk ishte e pranishme.
Megjithatë, bashkëshorti i saj, Francois-Henri Pinault, u pa në festë.
Në vend që të merrte pjesë në dasmën e çiftit të famshëm, Hayek shijoi ‘Festivalin Glastonbury’ në Somerset përkrah Stella McCartney, Cara Delevingne, Chelsea Handler, Anya Taylor-Joy dhe të tjerëve.
Foto: X
Disa nga emrat që performuan në festival përfshijnë Neil Young, the 1975, Charli XCX, Olivia Rodrigo, Rod Stewart dhe The Prodigy.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i Salma Hayek, Francois-Henri Pinault, u fotografua duke hipur në një taksi uji në Venecia me Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.
Hayek nuk është ylli i vetëm që nuk mori pjesë në dasmën e vitit.
Eva Longoria mungoi sepse po xhiron serialin “Eva Longoria: Searching for Spain”. Nga ana tjetër bashkëshorti i Longorias, Jose Baston, nuk u shfaq sepse po shërohet nga një operacion në shpatull. /Telegrafi/
Kris Jenner dhe partneri i saj afatgjatë, Corey Gamble, thuhet se kanë pasur një përplasje të tensionuar teksa po largoheshin nga dasma luksoze e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia. Sipas Daily Mail, gjithçka ndodhi të premten, menjëherë pas ceremonisë, dhe momenti është kapur nga kamerat.
Sipas Nicole Hickling, eksperte për leximin e buzëve, arsyeja e debatit ishte insistimi i Kris që gjatë udhëtimit me taksi ujor të mos kishte asnjë pasagjer tjetër përveç tyre. Në video shfaqet Kris teksa futet në taksi, ndërsa pas saj vjen Corey. Hickling interpreton se në atë moment ai i drejtohet stafit duke thënë: “Jemi të lumtur që udhëtojmë vetëm. Kjo është ajo që Kris dëshiron.”
Kjo, thuhet, ka bërë që Jenner të ndërhyjë e irrituar dhe t’i thotë partnerit të saj: “Çfarë po bën? Duhet të flasësh? Ta kam thënë… për hir të Zotit… dua të udhëtoj e vetme”.
Foto: Profimedia/EPA
Corey atëherë doli për një moment nga varka për të konfirmuar me një punonjës se do të udhëtonin pa të tjerë në bord, e më pas u kthye pranë Krisit.
Pavarësisht tensionit të dukshëm me Coreyn, Jenner ruajti mirësjelljen ndaj stafit. Në një pjesë tjetër të videos, dëgjohet duke i thënë Coreyt: “Thuaju që i falënderova,” pasi një punonjës i portit i ofroi asaj një pecetë për t’u fshirë nga uji i mundshëm gjatë udhëtimit.
Çifti ndodhej në Venecia me rastin e dasmës madhështore tre-ditore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e cila mblodhi shumë fytyra të njohura dhe elitën botërore. Kris dhe Corey mbërritën të enjten, të shoqëruar nga vajzat e saj Kim dhe Khloé Kardashian, si dhe Kylie e Kendall Jenner.
Foto: Profimedia/EPA
Megjithatë, sipas një burimi pranë familjes, plani fillestar nuk përfshinte gjithë këtë shoqëri. Thuhet se Kendall, Khloé dhe Kylie nuk ishin të ftuara fillimisht, dhe ftesat për to erdhën vetëm pasi Kris ndërhyri. Gjatë qëndrimit në Paris për mbrëmjen e vajzave, Kris i kishte kërkuar Laurenit që të përfshinte edhe tri vajzat e tjera.
“Në fillim ishin ftuar vetëm Kim dhe Kris,” tha burimi. “Por Mama Kris e pyeti Laurenin nëse mund të sillte edhe vajzat e tjera teksa ishin në Paris.”
Po sipas burimit, Lauren Sánchez nuk i njeh shumë mirë Kendallin, Khloén dhe Kylen. Ky veprim nuk është i pazakontë për 69-vjeçaren Kris, e cila shpeshherë kërkon leje për të marrë gjithë familjen në ngjarjet më të rëndësishme.
Madje, flitet se Kris kishte edhe një motiv tjetër – sipas personave të afërt, ajo mendonte se kjo dasmë mund të ishte mundësi e mirë që vajzat e saj të pamartuara të njiheshin me partnerë të pasur dhe të famshëm. /Telegrafi/
Ndërsa e gjithë familja Kardashian-Jenner ndodhej në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Kourtney Kardashian zgjodhi një fundjavë ndryshe — larg glamurit dhe larg vëmendjes së tepërt.
Vendimi i saj për të mos marrë pjesë në eventin e vitit u përshëndet nga fansat, të cilët e vlerësuan për autenticitetin dhe jetën familjare që po përqafon.
46-vjeçarja ndau në Instagram momente të qeta me bashkëshortin Travis Barker dhe fëmijët e saj, duke festuar përvjetorin e tretë të martesës në mënyrë intime dhe të personalizuar, shkruan DailyMail.
Me pamje nga një darkë romantike me trëndafila të kuq, veshje elegante dhe një atmosferë buzë oqeanit, ndjekësit e saj u shprehën se ajo “po jeton jetën e saj më të mirë”.
Kourtney u shfaq me një stil të kuruar, por të relaksuar — nga veshjet joshëse me dantella dhe taka elegante, deri te momentet e thjeshta me fëmijët e saj në Calabasas.
Fotografitë e publikuara përfshinin edhe dhuratat nga bashkëshorti i saj dhe një menu të personalizuar nga restoranti Caruso për përvjetorin e tyre.
Ndryshe nga motrat e saj që shpesh përballen me kritika për ekspozim të tepërt, Kourtney u vlerësua për zgjedhjen për të qëndruar pranë familjes. “Më e mira nga të gjitha motrat”, shkruante një komentues, ndërsa të tjerë e quajtën “shembull i thjeshtësisë me klas”.
Në një botë ku çdo lëvizje e familjes Kardashian përcillet me zhurmë, Kourtney duket se po ndjek rrugën e saj — më të qetë, më të thellë dhe ndjeshëm më njerëzore. /Telegrafi/
Kylie Jenner kaloi fundjavën në Venedik së bashku me motrat e saj Kim, Khloé dhe Kendall, si dhe me nënën Kris Jenner, për të marrë pjesë në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez – një nga ngjarjet më të përfolura të vitit në botën e showbizit.
Përveçse tërhoqi gjithë vëmendjen në dasmë me një fustan që theu të gjitha rregullat tradicionale të veshjes për ceremoni martesore, Kylie bëri bujë edhe në rrugët e Venedikut me paraqitjen e saj provokuese.
Ylli i reality show-t dhe influencuesja 27-vjeçare u shfaq duke shëtitur në qytet e veshur me një top të zi shumë të shkurtër, nën të cilin dukej reçipeta e saj e zezë. Veshjen e kishte kompletuar me një fund të gjatë të zi, me detaje prej lëkure që i jepnin një pamje të guximshme dhe të sofistikuar.
Foto: Instagram/Profimedia
Fotografët e kapën në momentin kur ajo po hipte në një taksi ujor, ndërsa vetë Kylie ndau pamje nga ky stil edhe në profilin e saj në Instagram.
Megjithatë, paraqitja e saj në dasmën e Bezos nuk kaloi pa komente të shumta në rrjetet sociale. Fustani i saj nxiti reagime të forta, ku përdoruesit e rrjeteve e akuzuan se po përpiqej të spikasë më shumë se vetë nusja.
Foto: Instagram/Profimedia
“Ngjan si nuse”, “Të krijohet përshtypja se Kardashianet duan të errësojnë nusen”, “Të ekspozosh dekoltenë në një dasmë është e papërshtatshme” dhe “Këta njerëz duket qartë se kërkojnë vëmendje, dhe është vërtet neveritëse të shohësh këtë nivel kotësie”, ishin disa nga komentet që qarkulluan në rrjet. /Telegrafi/
Lauren Sánchez i ka shtuar një bizhuteri të re koleksionit të saj të bizhuterive, dhe fotot e reja tregojnë një unazë martese në dorën e saj që vlerësohet të ketë një vlerë prej 4 milionë dollarësh (3.4 milionë euro).
Fotot nga afër zbuluan dy unaza të mëdha diamanti në duart e saj. Njëra dukej e prerë me jastëk, ndërsa tjetra ishte një gur në formë ovali.
Sipas Zack Stone të shtëpisë së bizhuterive Steve Stone: “Vepra përmban atë që duket të jetë një diamant i mrekullueshëm 20 karatësh në formë jastëku, i vendosur në një unazë elegante platini”.
Foto: Reuters
Stone vlerësoi se unaza me diamantin oval vlente plot 4 milionë dollarë (3.4 milionë euro), që është më shumë se unaza me diamant rozë 20 karatësh që Bezos përdori për t’i propozuar Sánchez në vitin 2023, e cila vlerësohej në 2.5 milionë dollarë (2.1 milionë euro).
Ish-gazetarja u pa gjithashtu duke mbajtur një byzylyk me inicialet “LB”, i cili të kujton inicialet e saj të reja.
Dasma vlerësohet të ketë kushtuar midis 46 dhe 55 milionë dollarëve (39 dhe 47 milionë eurove) . Megjithatë, vendasit e Venedikut nuk i pritën me krahë hapur dhe u organizuan protesta kundër dasmës mes rritjes së turizmit në qytet.
Si kujtesë, miliarderi dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, u martua me Lauren Sánchez të premten në Itali, në një martesë që ka vazhduar prej disa ditësh, edhe pse ata ishin tashmë të martuar ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.
Ata shkëmbyen betimet në ishullin e San Giorgio Maggiore para personaliteteve të shumta, përfshirë disa anëtarë të familjes Trump, motra nga familja Kardashian, si dhe Oprah Winfrey, Leonardo DiCaprio, Bill Gates, Barbara Streisand, Usher dhe Orlando Bloom. /Telegrafi/
Një dasmë që nuk kaloi pa u vënë re! Lauren Sánchez, prezantuesja dhe tashmë gruaja e Jeff Bezos, ka marrë titullin e shumëpritur, “Zonja Bezos”. Ceremonia e saj e martesës me themeluesin e Amazon, të zhvilluar të premten në Venecia të Italisë, ishte një ngjarje e paharrueshme që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës. Por […]