Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Skulptorët shqiptarë që bënë kryevepra e histori në Venecia. E vërteta që pak e dinë…

26 December 2025 at 11:00

Historia e artit europian fsheh brenda saj emra të mëdhenj shqiptarë, të cilët për shekuj me radhë kanë mbetur në hije.

Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, studiuesi Alban Kraja solli në vëmendje një kapitull mahnitës të historisë sonë kulturore: historinë e dy skulptorëve virtuozë shqiptarë që magjepsën Italinë e shekujve XVI–XVII.
Giovanni Battista Albanese dhe vëllai i tij Girolamo Albanese ishin skulptorë, arkitektë dhe piktorë me origjinë shqiptare, të cilët u bënë emra të njohur në Italinë e kohës. Ata kishin qendrën e tyre artistike në Vicenza, ndërsa në Venecia realizuan disa nga kryeveprat që sot admirohen nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Sipas studiuesit Alban Kraja, gjyshi i tyre vinte nga Shkodra, ndërsa origjina shqiptare e familjes është e dokumentuar. Pas pushtimit osman të Shkodrës, një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua të emigrojë drejt territoreve të Republikës së Venecias.
“Rreth 40% e qytetarëve të Shkodrës u zhvendosën në Venecia, sepse ishte vendi më mikpritës për ta në atë periudhë historike,” shpjegon Kraja.
Një nga dëshmitë më të forta të kontributit shqiptar në artin italian ndodhet në Kishën San Giorgio Maggiore në Venecia. Pikërisht aty gjenden pesë statuja të realizuara nga Giovanni Battista Albanese, vepra që edhe sot konsiderohen si shembuj të shkëlqyer të artit skulpturor të kohës.
“Gjurmët e Giovanni Battista Albanese janë qartësisht të dukshme në këtë kishë ikonike,” thekson studiuesi, duke shtuar se arti i tij përfaqëson nivelin më të lartë të mjeshtërisë së epokës.
Veprimtaria e Giovanni Battista Albanese nuk u kufizua vetëm në Venecia. Në sheshin kryesor të Vicenza-s, ai ka realizuar një statujë monumentale që vazhdon të qëndrojë aty edhe sot, si një dëshmi e pavdekshme e talentit të tij.
Qendra e tyre krijuese ishte pikërisht Vicenza, nga ku vëllezërit Albanese udhëtonin drejt Venecias për të realizuar porositë më të rëndësishme artistike të kohës.

Berisha: Nuk ka qëndrim të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave

30 November 2025 at 17:17

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po dezinformon publikun në lidhje me qëndrimet e Komisionit të Venecias mbi çështjen e pezullimit të ministrave nga detyra gjatë hetimeve.

Berisha deklaroi se kryeministri po përdor, siç e cilësoi ai, “avokatinë e turpshme” për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun lidhur me hetimet për tunelin e Llogorasë, ndërsa sipas tij po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Duke iu referuar sipas tij një kërkimi me Diellën, Berisha vuri në dukje se Diella thotë se Komisioni i Venecias nuk ka hartuar asnjë raport që lidhet me pezullimin e ministrave, por vetëm dokumente që kanë të bëjnë me të zgjedhurit vendorë.

Kreu i PD-së shtoi se pezullimi i ministrave gjatë hetimeve është një praktikë e zakonshme në vende të Bashkimit Europian, si Rumania, Italia, Franca, Belgjika, Kroacia dhe Spanja

“Vetëm në Shqipërinë e Rama-Ballukut prezantohet si “puç”. E vërteta është e thjeshtë: frikë nga drejtësia”, u shpreh Berisha. /j.p/

The post Berisha: Nuk ka qëndrim të Komisionit të Venecias për pezullimin e ministrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“A place in the sun” do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini.

Lajmi u bë i ditur nga ministri Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se Korini u përzgjodh nga juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo.

“Juria zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur pasi spikat për thellësinë e kuadrit të tij konceptual dhe për saktësinë e realizimit vizual. Ky projekt ndërthur kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën, Korini eksploron mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe hapësirën, duke endur lidhje mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik”, nënvizoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se juria vlerësoi risjelljen krijuese të arkivave pamore lokale përmes një këndvështrimi absurdist dhe lindor, si dhe qasjen e tij shumëdimensionale dhe eksperimentale ndaj historisë.

I zhvilluar në bashkëpunim me kuratoren Małgorzata Ludëisiak, projekti ofron një dialog të pasur vizual dhe intelektual, në komunikim me teatrin eksperimental polak.

Gonxhja i uroi Korinit suksese në realizimin e projektit.

“Presim me padurim prezantimin e pavijonit të Shqipërisë në Venecia në majin e ardhshëm”, tha Gonxhja.

Korini punon në ndërthurjen midis trillimit dhe realitetit historik, së kaluarës dhe së tashmes, perceptimit dhe projektimit, abstraksionit dhe përfaqësimit. Duke u mbështetur në kuadrot kulturore dhe historike të vendit të tij, Shqipërisë praktika e tij shqyrton mënyrën se si ideologjia manifestohet përmes imazheve dhe formës, duke u angazhuar drejtpërdrejt me politikën e estetikës përtej trashëgimive të modernitetit, modernizimit, postkomunizmit dhe të tashmes neoliberale.

/k.s/j.p/

 

The post “A place in the sun” do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë deri në 2026    

17 September 2025 at 19:08

ROMË, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Venecia do të vazhdojë të aplikojë tarifën e hyrjes vitin e ardhshëm dhe planifikon të zgjerojë periudhën kur vizitorët ditorë duhet të paguajnë.

Sipas administratës së qytetit, vizitorët do të paguajnë në gjithsej 60 ditë, nga fillimi i prillit deri në fund të korrikut 2026. Kjo rregullore e diskutueshme hyn kështu në sezonin e saj të tretë.

Këtë vit, vizitorët paguanin nga 5 deri në 10 euro në ditë për të kaluar disa orë në zonat përreth Sheshit Shën Mark dhe Urës së Rialtos. Ende nuk është bërë e ditur shuma e saktë për vitin e ardhshëm, por dyshohet se do të jetë më e lartë.

Sezoni i ardhshëm do të nisë më 3 prill 2026 dhe do të përfundojë më 26 korrik. Vetëm këtë vit, mbi 720 mijë vizitorë ditorë u regjistruan, duke sjellë rreth 5,4 milionë euro për qytetin, edhe pse shumë ia dolën të shmangin pagesën. Zyrtarisht, rregullorja ende konsiderohet në fazë prove.

Tarifa synon të ndihmojë në menaxhimin e turizmit masiv në qytetin me atraksione unike. Në vitin e parë ajo u aplikua për 29 ditë, më pas për 54, ndërsa vitin tjetër do të shtrihet në 60 ditë.

Megjithatë, kritikët thonë se tarifa nuk e pengon askënd të vizitojë Venecian, pasi qyteti është tashmë shumë i shtrenjtë, një kapuçino në Sheshin Shën Mark mund të kushtojë deri në 17 euro.

Sot, në qendrën historike të Venecias jetojnë rreth 50 mijë banorë, më pak se numri i shtretërve të hoteleve në qytet.

Vizitorët që qëndrojnë më gjatë janë të përjashtuar nga tarifa ditore, por paguajnë taksën e fjetjes. /Ad.Ab./

The post ITALI – Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë deri në 2026     appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobiten dhe dëbohen nga qyteti (Video)

By: armand
15 September 2025 at 16:55

Një çift turistësh që ndodheshin me pushime në Venecia të Italisë vendosi të thyente çdo rregull duke ndërmarrë një aventurë për të “rritur adrenalinën”. Ata vendosën që t’i thoshin lamtumirë qytetit duke u zhytur në Kanalin e Madh, dhe përfundimisht u gjobitën dhe u urdhëruan të largoheshin nga qyteti për 48 orë. Burri 35-vjeçar dhe […]

The post Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobiten dhe dëbohen nga qyteti (Video) appeared first on BoldNews.al.

Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos shkëlqyen në NYFW me stil dhe elegancë

13 September 2025 at 19:15


Lauren Sanchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, u panë në mbrëmje duke marrë pjesë në Javën e Modës në New York, në eventin e revistës 72 në hotelin Four Seasons.

Sanchez, 55 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë sateni me dekolte të hapur, xhaketë lëkure kafe dhe taka nude.

Flokët e saj voluminozë dhe grimi ‘smokey’ e kompletonin pamjen elegante. Bezos, 61 vjeç, dukej i shkëlqyer me kostum të zi dhe aksesorë minimalë, shkruan DailyMail.


Çifti u largua duke u mbajtur dorë për dore dhe duke shfaqur harmoni dhe stil të përkryer.

Gjatë eventit, Sanchez pozoj gjithashtu me Anna Wintour dhe të ftuar të tjerë të famshëm si Salma Hayek, Dakota Johnson dhe regjisori Baz Luhrmann.

Postimet në Instagram e treguan Sanchez-in në formë të shkëlqyer dhe të relaksuar, duke marrë komplimente të shumta nga ndjekësit për stilin dhe elegancën e saj.

Ky shfaqje vjen pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, ku Sanchez kishte veshur fustanin e nusërisë Dolce & Gabbana.

Pamja e çiftit në NYFW reflektonte jo vetëm modën, por edhe ndikimin dhe praninë e tyre të fortë në industrinë e modës dhe botës së famshme. /Telegrafi/


KINEMA – Toni Servillo fiton çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia

6 September 2025 at 22:13

VENECIA, 6 shtator /ATSH-AFP/ – Aktori italian Toni Servillo, një aktor shumëplanësh, u nderua sonte në Festivalin e Filmit në Venecia për rolin e tij si një president i ve, në fund të mandatit të tij dhe i mbështjellë në dilema morale, në filmin “La Grazia”.

Një performancë e matur dhe e suksesshme, që të kujton në shumë mënyra presidentin aktual italian, Sergio Mattarella.

Aktori 66-vjeçar mori kupën ”Volpi” për Aktorin më të Mirë në fund të një edicioni shumë politik të Festivalit të Filmit dhe ishte ndër nënshkruesit e një letre që i bënte thirrje festivalit të mbante një qëndrim të qartë kundër veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.

“La Grazia” është bashkëpunimi i tij i tetë me Paolo Sorrentinon, i cili, ashtu si ai, arriti famë ndërkombëtare me “La Grande Bellezza”, i cili fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë në Gjuhë të Huaj në vitin 2014.

I konsideruar si alter egoja e regjisorit, një napolitan si ai, Toni Servillo ka mahnitur audiencën gjatë gjithë karrierës së tij me artin e tij të mahnitshëm të metamorfozës.

Një aktor me spektër të gjerë me referenca ndaj Marcello Mastroianni-t dhe Federico Fellini-t, Toni Servillo la gjurmën e tij në Festivalin e Filmit në Kanë 2013 me rolin e tij si gazetari i shoqërisë Jep Gambardella në “La Grande Bellezza”.

Në vitin 2008, ai ishte vlerësuar tashmë për portretizimin e politikanit italian kontrovers Giulio Andreotti në “Il Divo”.

Roli i tij si një biznesmen mafioz dhe riciklues mbeturinash në filmin më modest “Gomorrah” të Matteo Garronne u vlerësua gjithashtu shumë.

Në vitin 2021, ai u ribashkua me bashkëpunëtorin e tij të hershëm, Sorrentinon, për filmin “La mano di Dio”, një rrëfim autobiografik në të cilin ai luan rolin shumë simbolik të babait të regjisorit, i cili vdiq para kohe. Ngjarjet e filmit u zhvilluan në Napoli.

Megjithatë, Toni Servillo, i cili vinte nga një familje e apasionuar pas teatrit, ishte para së gjithash një njeri i skenës.

I lindur në vitin 1959 në provincën e Napolit, aktori themeloi Teatro Studio di Caserta në vitin 1977, ku drejtoi dhe interpretoi në disa shfaqje, nga “Propaganda” (1979) deri te “Guernica” (1985)./ /Ad.Ab./

The post KINEMA – Toni Servillo fiton çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin e Filmit në Venecia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Filmi “Father Mother Sister Brother” i Jim Jarmusch fiton ”Luanin e artë”

6 September 2025 at 21:13

VENECIA, 6 shtator /ATSH-AFP-ANSA-DPA/ – Filmi i regjisorit dhe muzikantit amerikan, Jim Jarmusch ”Father Mother Sister Brother” fitoi sonte ”Luanin e artë” në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi i Jarmusch fitoi çuditërisht ”Luanin e artë” në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia të shtunën, i cili nderoi gjithashtu filmin historik për Gazën “The Voice of Hind Rajab”.

Filmi “Father Mother Sister Brother” eksploron marrëdhëniet familjare në një triptik midis Nju Xherseit, Dublinit dhe Parisit duke paraqitur një kast të mbushur me yje, përfshirë Adam Driver, Cate Blanchett dhe Tom Waits.

I konsideruar prej kohësh si një nga të preferuarit, filmi i regjisorit Kaouther Ben Hania për Gazën u vlerësua me ”Luanin e argjendtë”, çmimin e dytë më të lartë të festivalit.

Jarmusch e mori çmimin nga një juri e kryesuar nga bashkëkombësi i tij, Alexander Payne.

Ky film fitoi mbi filmat e tjerë të preferuar të kritikëve, përfshirë “The Voice of Hind Rajab” nga regjisori tunizian Kaouther Ben Hania, “A House of Dynamite” nga regjisorja amerikane Kathryn Bigelow dhe “No Other Choice” nga Park Chan Wook i Koresë së Jugut.

”Luani i artë” i vitit të kaluar u fitua nga regjisori spanjoll, Pedro Almodovar për “The Room Next Door”.

Venecia konsiderohet gjerësisht si një nga tre festivalet më të mira të filmit në Evropë, së bashku me Kanën dhe Berlinalen.

Më poshtë vijojnë të gjitha çmimet e dhëna sonte:

Luani i Artë — Filmi më i mirë
“Father Mother Sister Brother”

Luani i Argjendtë — Çmimi i madh i jurisë
“The Voice of Hind Rajab”

Luani i Argjendtë — Regjisori më i mirë
Benny Safdie, “Smashing Machine”

Çmimi special i jurisë
“Below the Clouds” nga Gianfranco Rossi

Aktori më i mirë
Toni Servillo për “La Grazia” (Itali)

Aktorja më e mirë
Xin Zhilei për “The Sun Rises on Us All” (Kinë)

Skenari më i mirë
Gilles Marchand për “At Work” (Francë)

Aktorja më e mirë e me
Luna Wedler për “Silent Friend” (Gjermani, Francë, Hungari)

Çmimi i publikut Armani Beauty
“Calle Málaga” nga Maryam Touzani

Luani i së ardhmes 
“Short Summer” nga Nastia Korkia

Filmi më i mirë
“En El Camino” nga David Pablos (Meksikë)

Çmimi i jurisë speciale
“Lost Land” nga Akio Fujimoto (Japoni, Francë, Malajzi, Gjermani)

Regjisori më i mirë
Anuparna Roy për “Songs of the Forgotten Trees” (Indi)

Skenari më i mirë
Ana Cristina Barragan për “The Ivy” (Ekuador, Meksikë, Francë, Spanjë)

Aktorja më e mirë
Benedetta Porcaroli për “The Rrëmbimi i Arabellës” (Itali)

Aktori më i mirë
Giacomo Covi për “A Year of School” (Itali, Francë)

Filmi më i mirë i shkurtër
“Without Kelly,” Lovisa Sirén (Suedi)./ a.jor.

 

The post KINEMA – Filmi “Father Mother Sister Brother” i Jim Jarmusch fiton ”Luanin e artë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Festivali i Filmit në Venecia nderon Armanin

5 September 2025 at 18:41

VENECIA, 5 shtator /ATSH/ – Për dekada të tëra, tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Venecia ishte një nga pasarelat të profilit më të lartë të stilistit italian Giorgio Armani, me yjet e kinemasë që vishnin krijimet e tij elegante për sytë e botës, sipas caledonianrecord.com.

Me vdekjen e tij të enjten, në moshën 91-vjeçare, të stilistit më të famshëm të modës në Itali, festivali prestigjioz mbyll një kapitull të gjatë, të shënuar nga magjepsja e Armanit me kinemanë dhe një nderim nga Hollywoodi për talentet e mjeshtrit të veshjeve.

Organizatorët e festivalit e quajtën Armanin – i cili shpesh referohej si “mbreti Giorgio” nga mediat italiane – ”një gjeni italian të modës dhe stilit, me një histori të gjatë me kinemanë”.

“Kinemaja ishte dashuria e parë e Giorgio Armanit, një pasion që filloi në fëmijëri dhe nuk e la kurrë”, thanë organizatorët e festivalit, në një deklaratë të enjten.

“Kjo është një nga arsyet pse Giorgio Armani u bë një mik i shkëlqyer dhe vizitor i shpeshtë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia gjatë viteve, si dhe një mbështetës i rëndësishëm në vitet e fundit”, shtuan ata.

Për të tetin vit radhazi, Armani Beauty është sponsori kryesor i festivalit 11-ditor, i cili përfundon të shtunën me çmimin ”Luani i artë” që i jepet njërit prej 21 filmave ndërkombëtarë.

Me syrin e tij të mprehtë të biznesmenit, njeriu që ndërtoi një perandori mode shumëmiliardëshe ishte stilisti i parë që njohu potencialin e kinemasë për të promovuar modat e tij.

Filloi me Richard Gere në vitin 1980, kur Armani dizajnoi gardërobën e lirshme prej liri të playboy-t seksi të “American Gigolo” – një bashkëpunim kinematografik që katapultoi si aktorin ashtu edhe stilistin në krye të industrive të tyre.

Shumë nga ato filma, yjet e të cilëve u veshën nga Armani – si në ekran ashtu edhe jashtë tij – u shfaqën në Venecia, duke përfshirë “The Untouchables” të Brian De Palma-s në vitin 1987 dhe “Goodfellas” të Martin Scorsese-s në vitin 1990.

Hite të panumërta filmash dhe televizivë gjatë viteve çimentuan statusin e Armani-t si stilisti perfekt për mediumin vizual, nga xhaketat pastel të Don Johnson me një bluzë që dukej poshtë në serialin televiziv të viteve 1980 “Miami Vice” deri te kostumet e Leonardo DiCaprio-s në “The Wolf of Wall Street” të Scorsese-s në vitin 2013./ a.jor.

The post KINEMA – Festivali i Filmit në Venecia nderon Armanin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Film di Stato’ i Roland Sejko jepet premierë në Festivalin e Filmit të Venecias

By: Kult Plus
5 September 2025 at 19:14

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka njoftuar se “Film di Stato” i regjisorit Roland Sejko është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Ministri Gonxhja ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare, e cila është prezantuar së fundmi në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me Kryetarin e QKK-së, z. Jonid Jorgji dhe Drejtorin e AQSHF-së, z. Eljan Tanini, ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit Notti Veneziane, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.

“Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur material arkivor të papublikuar më parë, ndër të cilat dhe arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës”, thuhet në njoftimin e Ministrit Gonxhja.

Sipas Ministrit Gonxhja, regjiori Sejko, i vlerësuar më parë me David di Donatello për Anija – The Ship dhe Nastro d’Argento për The Image Machine of Alfredo C. dëshmon edhe njëherë fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë në një reflektim të ri./ KultPlus.com

Morena Taraku shkëlqen me paraqitjen e saj gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Venecia

5 September 2025 at 15:51

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ishte ndër të ftuarit në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia – një nga ngjarjet më prestigjioze të kinemasë botërore.

Ish-Miss Kosova u shfaq me një paraqitje mahnitëse në tapetin e kuq, duke rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fotografëve të shumtë të pranishëm.

E veshur me një fustan elegant me shkëlqim në ngjyrë bezhë, Morena u dallua për finesën dhe stilin e saj të përkryer.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku)

Veshja ishte e kompletuar me një sërë varësesh me perla që i shtonin hijeshi dhe një ndjesi luksi pamjes së saj.

Për t’i dhënë një prekje edhe më glamuroze paraqitjes, modelja kishte zgjedhur të mbulohej me një peliçe të bardhë të zbukuruar me pupla, e cila i jepte një ndjesi klasike dhe mbretërore dukjes së saj.

Flokët i kishte kapur në një stil të thjeshtë, por shumë elegant, që i nxirrte në pah tiparet e bukura dhe e përforconte akoma më shumë paraqitjen e saj mahnitëse. /Telegrafi/

The post Morena Taraku shkëlqen me paraqitjen e saj gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Venecia appeared first on Telegrafi.

KINEMA – 23 minuta e 50 sekonda ovacione për dokumentarin për Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

3 September 2025 at 22:06

VENECIA, 3 shtator /ATSH/ – Drama e Kaouther Ben Hanias, e cila zhvillohet në Gaza ”The Voice of Hind Rajab”, një nga titujt më të diskutueshëm në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti duke pasur parasysh temën e trajtuar, mori atë që mund të jetë një rekord i festivalit të filmit: 23 minuta e 50 sekonda ovacione.

Publiku shpërtheu në duartrokitje dhe brohorima ”Palestina e lirë, pasi dritat u ndezën, sipas deadline.com.

Ishte sigurisht reagimi më i madh në festivalin e këtij viti për dramën, e cila rindërton ngjarjet që lidhen me vrasjen e 6-vjeçares Hind Rajab, katër kushërinjve të saj, tezes dhe xhaxhait dhe dy ndihmësve mjekësorë që erdhën në ndihmë të saj, pasi makina e tyre u qëllua nga forcat izraelite ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Qyteti i Gazës, në janar 2024.

Këtu në Venecia, mendohej se debutimi në gjuhën angleze i Pedro Almodóvar, filmi i vitit të kaluar ”The Room Next Door”, kishte qenë mbajtësi i rekordit të ovacioneve me 18 minuta.

Po ashtu, duartrokitjet më të gjata të regjistruara në një festival filmi kishin qenë duartrokitjet më këmbë prej 22 minutash për filmin e Guillermo del Toro të vitit 2006, ”Pan’s Labyrinth”, në Festivalin e Filmit në Kanë.

Pas shfaqjes së sotme, ndërsa filluan thirrjet “Palestina e lirë”, aktori i Hind Rajab, Motaz Malhees, mori një nga shumë flamuj palestinezë në audiencë dhe e ngriti atë.

Disa anëtarë të audiencës u panë dhe u dëgjuan duke qarë gjatë filmit – dhe disa ende qanin edhe pasi mbaroi.

Javën e kaluar, një numër i yjeve të Hollivudit iu bashkuan Hind Rajab si producentë ekzekutivë, përfshirë Brad Pitt, Joaquin Phoenix, Rooney Mara, Alfonso Cuarón dhe Jonathan Glazer./  /Ad.Ab./

The post KINEMA – 23 minuta e 50 sekonda ovacione për dokumentarin për Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ i kushton artikull shqiptares Eva Murati: Prezantuesja sportive dukej spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia

3 September 2025 at 23:17

Bukuroshja shqiptare Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e saj në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia.

Gazeta e njohur britanike The Sun i ka kushtuar një artikull veçantë moderatores dhe prezantueses sportive, duke e cilësuar si “Albanian Laura Woods”, për shkak të krahasimeve që shpesh i bëhen me prezantuesen e famshme britanike të futbollit.

Murati, e cila numëron mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, u shfaq në Venecia me një fustan të guximshëm të zi me prerje të hapura, të kombinuar me një shall të bardhë mbi supe.

Foto: Eva Murati/InstaStory

Veshja ishte dizajnuar nga 1er Etoile, një kompani italiane e njohur për krijimet e saj të personalizuara.

Në rrjetet sociale, Eva ndau momente nga ky event, duke postuar një video ku shihej duke pozuar përpara pasqyrës përpara se të merrte pjesë në afterparty në Palazzina Grassi.

Foto: Eva Murati/InstaStory

Moderatorja shqiptare shkëlqeu edhe në tapetin e kuq, ku buzëqeshja e saj nuk mungoi përpara dhjetëra fotografëve që e pritën me entuziazëm.

Gjatë mbrëmjes, Eva Murati ndau gjithashtu imazhe duke shijuar kokteje Campari, ndërsa kërcente nën ritmet e muzikës në festën e Venecias.

Foto: Eva Murati/InstaStory

“The Sun” thekson gjithashtu se prezantuesja e Champions League ka qenë e mësuar me veshje të guximshme, si në evente madhore ashtu edhe në postimet e saj të përditshme në rrjetet sociale, ku shpesh merr vlerësime të shumta për stilin dhe elegancën.

Vera e këtij viti për Muratin ka qenë e mbushur me udhëtime dhe paraqitje të spikatura: nga pushimet në Sardinë dhe në Rivierën Shqiptare, ku mahniti fansat me stilin e saj plazhi, e deri tek prezantimi i një mbrëmjeje të madhe çmimesh në Shqipëri, ku shkëlqeu me një fustan të gjatë me xixa dhe gurë të çmuar.

Foto: Getty Images

Pa dyshim, paraqitja e Evës në Venecia e ka konsoliduar edhe më shumë pozicionin e saj si një nga figurat më të komentuara shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

The post Tabloidi britanik ‘The Sun’ i kushton artikull shqiptares Eva Murati: Prezantuesja sportive dukej spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia appeared first on Telegrafi.

KINEMA – Dokumentari për Gazën nga Brad Pitt tërheq vëmendjen e Festivalit të Venecias

3 September 2025 at 17:27

VENECIA, 3 shtator /ATSH-DPA/ – Një dokumentar dramë i bashkëprodhuar nga Brad Pitt dhe Joaquin Phoenix për një vajzë palestineze të vrarë në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi dokumentar “Zëri i Hind Rajab”, nga regjisori tunizian Kaouther Ben Hania, është pjesë e konkursit dhe ishte planifikuar të shfaqej sot premierë.

Ai rrëfen momentet e fundit të jetës së vajzës palestineze Hind Rajab në Rripin e Gazës.

Ajo vdiq në janar 2024 ndërsa familja e saj po përpiqej të ikte.

Filmi, në përputhje me disa hetime të pavarura, sugjeron se ajo dhe anëtarët e familjes së saj u vranë nga forcat izraelite.

Ushtria izraelite mohon kryerjen e sulmit dhe tha se nuk kishte trupa në terren në atë kohë.

Elementi qendror i filmit është një regjistrim i vërtetë telefonik.

Ndërsa vajza ishte bllokuar në makinën tashmë të qëlluar midis anëtarëve të familjes së saj të vdekur, ajo kaloi rreth tre orë në telefon me vullnetarë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, duke u lutur për ndihmë.

Punonjësit e shpëtimit, të cilët u nisën pas orësh koordinimi, u vranë vetë gjatë rrugës.

Hind u gjet e vdekur 12 ditë më vonë, së bashku me familjen e saj dhe ndihmësit mjekësorë.

Shfaqja e filmit “The Voice of Hind Rajab” do të pasohet nga premiera e filmit “In The Hand of Dante”, një thriller historik kriminal nga regjisori hebreo-amerikan Julian Schnabel.

Dy nga yjet e tij, Gal Gadot nga Izraeli dhe Gerard Butler nga BM, u kritikuan nga aktivistët pro palestinezë para fillimit të festivalit për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit./  a.jor.

The post KINEMA – Dokumentari për Gazën nga Brad Pitt tërheq vëmendjen e Festivalit të Venecias appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dwayne “The Rock” Johnson shpërthen në lot pas premierës së filmit të tij të ri në Venecia

2 September 2025 at 21:39

Dwayne “The Rock” Johnson është përfshirë nga emocionet gjatë premierës së filmit të tij më të ri, The Smashing Machine, në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u prit me një reagim të jashtëzakonshëm nga publiku. Aktori nuk mundi të përmbante lotët gjatë duartrokitjeve të fuqishme, të cilat zgjatën plot 15 minuta, raporton TMZ.

Në pamjet e shpërndara nga festivali shihet Johnson dhe kolegia e tij në film, Emily Blunt, duke fshirë lotët, ndërsa publiku i përshëndet me ovacione. Ramin Setoodeh nga revista Variety e komentoi këtë skenë prekëse: “Dwayne Johnson po qante gjatë 15 minutave të ovacioneve në Venecia për The Smashing Machine. Ky ishte momenti më emocional që kemi parë në Lido që nga koha kur Brendan Fraser nisi këtu fushatën e tij për Oscar me filmin The Whale katër vite më parë”.

Edhe pse The Rock është mësuar me sukses dhe me dashurinë e publikut, pas viteve të tëra si një prej aktorëve më fitimprurës në kinematë botërore, roli në The Smashing Machine e ka pozicionuar atë si një pretendent serioz për një nominim për Oscar në ceremoninë e ardhshme.

@varietymagazineIs Dwayne Johnson headed for the Oscars? Judging by the rapturous reaction to his performance as wrestler Mark Kerr in “The Smashing Machine” at Venice, that seems to be the consensus.♬ Meridian – ODESZA

Krahasimet tashmë kanë nisur të bëhen me momentin e Brendan Fraser në vitin 2022, po ashtu në Venecia, kur pas premierës së filmit The Whale mori një reagim të ngjashëm. Ajo shënoi nisjen e rikthimit të madh të Fraser, i cili përfundoi duke fituar Oscar-in për aktorin më të mirë.

The Smashing Machine është një dramë sportive e shkruar dhe drejtuar nga Benny Safdie. Johnson interpreton rolin e legjendës së MMA-së, Mark Kerr, jeta e të cilit ishte më parë subjekt i një dokumentari të suksesshëm të HBO me të njëjtin titull.

Në film, Emily Blunt luan rolin e Dawn, e dashura e përkushtuar e Kerr, duke shënuar kështu bashkëpunimin e saj të dytë me The Rock, pas suksesit të filmit Jungle Cruise. Premiera amerikane e The Smashing Machine është planifikuar të mbahet më 3 tetor. /Telegrafi/

The post Dwayne “The Rock” Johnson shpërthen në lot pas premierës së filmit të tij të ri në Venecia appeared first on Telegrafi.

VENECIA – Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit

2 September 2025 at 11:03

VENECIA, 2 shtator /ATSH-AA/ – Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi audiencë e gjenocidit” në shenjë solidariteti me Gazën para shfaqjes së filmit “The Smashing Machine”.

Filmi, i drejtuar nga Benny Safdie, ka në rolin kryesor Dwayne “The Rock” Johnson në rolin e ish-mundësit, Mark Kerr. Johnson eci në tapetin e kuq së bashku me Emily Blunt, Kerr, Safdie dhe producentin David Koplan.

Bllokada e plotë e Rripit të Gazës nga Izraeli, në fuqi që nga fillimi i marsit, ka krijuar kushte katastrofike për 2.4 milionë banorët e enklavës, duke çuar në uri, sëmundje të përhapura dhe kolaps të shërbimeve thelbësore.

Izraeli ka vrarë mbi 63.500 palestinezë në luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të luftës së tij në Gaza.  /os/

The post VENECIA – Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KINEMA – Guillermo del Toro: Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein

31 August 2025 at 20:33

VENECIA, 31 gusht /ATSH/ – Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein, tha në një intervistë regjisori dhe skenaristi i njohur meksikan, Guillermo del Toro, sipas rainews.it.

”Frankeistein”, një nga filmat më të pritur, i drejtuar nga regjisori që fitoi ”Luanin e Artë” për filmin “La forma dell acqua” pretendon sërish për çmim. Në film marrin pjesë gjithashtu edhe Jacob Elordi dhe Mia Goth.

”Çfarë e bën këtë ‘Frankishtain’ kaq ndryshe nga të tjerët? Jam unë”, thotë Del Toro.

”Merr një këngë dhe dëgjoje. Nëse e këndojnë ‘Beatles’-at është ndryshe, nëse e këndon Joe Cocker është ndryshe. Ështe artisti ai që e ndryshon interpretimin e një këngë”, thotë Del Toro.

”Mund të konkretizosh emocionin, një teknikë, t’i vendosësh melodramën, ta bësh etike. Ka shumë nota në një tastierë për të luajtur”, shton ai.

”Dhe unë vura gjithçka brenda. Historinë time, biografinë time, qenien time si meksikan. I vura të gjithë çmendurinë time në imperfeksion”, thekson ai.

”Kjo imja është një performancë e shpirtit. Kam futur kaq shumë copëza të vogla nga vetja në të. Duke i thënë lamtumirë nënës sime apo duke më munguar babai, gjithçka është aty. Detyrimi im është të jem sa më i ndershëm me veten time”, përfundon regjisori dhe skenaristi i njohur meksikan, Guillermo del Toro./  /os/

The post KINEMA – Guillermo del Toro: Kam dhënë gjithçka timen në këtë Frankenstein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filmi më kontrovers në Festivalin e Venecias do të ketë premierën sonte: Jude Law në rolin e Vladimir Putinit

31 August 2025 at 17:30

Filmi më i diskutueshëm i Festivalit të Filmit në Venecia të këtij viti është sigurisht “The Wizard of the Kremlin (Magjistari i Kremlinit)”, i cili do të ketë premierën sonte, dhe ndjek Jude Law në rolin e Vladimir Putin. Në konferencën për shtyp, ai tha se nuk kishte frikë nga pasojat.

Jude Law nuk pati problem me rolin e udhëheqësit rus Vladimir Putin në trillerin politik të Olivier Assayas, premiera e të cilit do të shfaqet sonte.

“Shpresoj jo naivisht, por nuk kisha frikë nga pasojat. Ndihesha i sigurt, në duart e Olivierit dhe skenarit, se kjo histori do të tregohej me inteligjencë, me nuanca dhe kujdes”, tha Law në një konferencë për shtyp, duke shtuar: “Ne nuk po kërkonim polemika për hir të polemikave. Është një personazh në një histori më të madhe. Ne nuk po përpiqeshim të përcaktonim asgjë për askënd”.

Jude Law wasn’t afraid to play Putin in “The Wizard of the Kremlin”: “I hope not naively, but I didn’t fear repercussions.” https://t.co/rKKb27Srny pic.twitter.com/BDbrdjvi2a

— Variety (@Variety) August 31, 2025

I adaptuar nga bestselleri i vitit 2022 me të njëjtin emër nga Giuliano da Empoli, historia “The Wizard of the Kremlin” është një rrëfim imagjinar i ngritjes së Putinit në pushtet në mes të kaosit post-sovjetik, si dhe marrëdhënies së tij me spin doctor Vadim Baranov (Paul Dano). Edhe pse ai nuk është një person i vërtetë, ai u frymëzua nga Vladislav Sourkov, një ndërmjetës i jetës reale të cilit i njihet një rol kyç në formësimin e personalitetit dhe stilit autoritar të udhëheqjes së Putinit. Alicia Vikander, Tom Sturridge dhe Jeffrey Wright, të cilët të gjithë morën pjesë në konferencën për shtyp, plotësojnë kastin.

First look at Jude Law as Vladimir Putin in Olivier Assayas’ new film ‘THE WIZARD OF THE KREMLIN’

The film follows Putin’s rise to power amid post-Soviet chaos, aided by a versatile spin doctor. pic.twitter.com/ZdThfey2ou

— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) August 27, 2025

Law ndryshoi pamjen e tij fizike, por zgjodhi qëllimisht të përdorte zërin e tij, në vend të një theksi të fortë rus, për të mishëruar Putinin e ri.

“Unë dhe Olivier folëm për faktin se kjo nuk duhet të ishte një interpretim i Putinit dhe ai nuk donte që unë të fshihesha pas një maske protetike. Ne punuam me një ekip të shkëlqyer grimieri dhe flokësh dhe kishim një referencë për atë periudhë në jetën e Putinit. U përpoqëm të gjenim diçka të njohur tek unë. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një paruke e shkëlqyer”, tha Law. /Telegrafi/

The post Filmi më kontrovers në Festivalin e Venecias do të ketë premierën sonte: Jude Law në rolin e Vladimir Putinit appeared first on Telegrafi.

Julia Roberts ecën në tapetin e kuq për herë të parë në Venecia

By: gaze tare
30 August 2025 at 08:36

Julia Roberts ka shënuar debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Venecia me një paraqitje mbresëlënëse, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të mrekullueshëm Versace blu marine. Fustani, i dizajnuar nga Dario Vitale, drejtori i ri krijues i markës italiane, ishte një model i ngushtë i realizuar me pëlhurë krep, dhe ishte i qëndisur me detaje të imta Damier në fije mëndafshi të zezë.

Roberts, 57 vjeç, shkëlqeu në tapetin e kuq përkrah regjisorit Luca Guadagnino dhe aktorëve të tjerë të filmit “After the Hunt”, Andrew Garfield, Ayo Edebiri dhe Chloë Sevigny. Pas premierës, filmi mori një duartrokitje të gjatë prej gjashtë minutash. Julia luan rolin e një profesoreshe universiteti, e cila përballet me një krizë profesionale dhe personale pas akuzave të një studenteje ndaj një kolegu të saj.

Pas shfaqjes, emocioni ishte i papërshkrueshëm, ndërsa aktorët dhe regjisori u përqafuan përpara audiencës të cilët shpërthyen në duartrkitje. Në audiencë ishte edhe Monica Barbaro, e nominuar për Oscar për “A Compete Unknown”, e cila do të luajë në filmin e ardhshëm të Guadagnino-s, “Artificial”.

Filmi ka shkaktuar gjithashtu diskutime për mesazhin e tij lidhur me lëvizjen #MeToo dhe kulturën e anulimit.

Julia Roberts, me paraqitjen e saj të paharrueshme dhe me një rol që premton të ngjallë debate të thella, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe kritikëve, duke lënë një shenjë të fortë në Festivalin e Filmit në Venecia.

The post Julia Roberts ecën në tapetin e kuq për herë të parë në Venecia appeared first on iconstyle.al.

❌
❌