Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eva Murati shkëlqen në bregdetin shqiptar: Borshi bosh, ashtu siç më pëlqen mua

25 October 2025 at 23:15


Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mahnitëse nga bregdeti shqiptar.

Ajo ka zgjedhur Himarën si destinacionin e radhës, duke pozuar buzë detit gjatë perëndimit të diellit.

Në fotografitë, Eva shfaqet me një bikini me kuadrate bardh e blu, që thekson elegancën dhe linjat e saj perfekte.

Eva Murati/Instagram

Me flokët e lëshuar natyrshëm dhe syzet e diellit që i japin një prekje glamuri, ajo rrezaton vetëbesim dhe thjeshtësi njëkohësisht.

Në përshkrimin e fotografive, moderatorja ka shkruar: “Borshi bosh, ashtu siç më pëlqen mua”, duke lënë të kuptohet se po shijon qetësinë dhe bukurinë e rivierës shqiptare në një periudhë kur plazhet janë më të zbrazëta.

Postimi i Evës ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për dukjen e saj natyrale dhe elegancën e zakonshme që e karakterizon. /Telegrafi/










Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

By: gaze tare
17 September 2025 at 16:23

Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.

REAGIMI:

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli”

The post Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi! appeared first on iconstyle.al.

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet

By: redi
17 September 2025 at 15:43

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar për aludimet e shumta mbi vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Ai shkruan se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Source

Mes vëmendjes së madhe - zbulohet i dashuri italian i Eva Muratit?

17 September 2025 at 08:42


Prezantuesja e sportit, Eva Murati, këto ditë ka qenë në qendër të madhe të vëmendjes.

Shkak u bë deklarata e saj lidhur me dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topallit, e cila mori shumë reagime në rrjete sociale.

Por pavarësisht kësaj, duket se jeta private e Evës ka marrë një kthesë të re.

Eva Murati me partnerin e riFoto: Iconstyle

Sipas burimeve të IconStyle, moderatorja është në një lidhje dashurie me një biznesmen italian.

Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit kohët e fundit, duke kaluar kohë si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj.

Eva me partnerin e riFoto: Instagram

Kjo romancë e re duket se i ka sjellë Evës energji pozitive dhe një periudhë të re stabiliteti në jetën e saj personale.

Ndërsa publiku është mësuar ta shohë Evën në ekran si një figurë të suksesshme të sportit dhe spektaklit, këtë herë ajo është në qendër të vëmendjes për dashurinë, duke treguar se përtej karrierës, është gati të ndajë edhe një pjesë të rëndësishme të jetës private. /Telegrafi/

Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit

By: gaze tare
16 September 2025 at 22:04

Moderatorja Eva Murati duket se është në një periudhë të lumtur në jetën e saj private. Burime ekskluzive për IconStyle kanë zbuluar se ajo është në një lidhje me një biznesmen italian, i cili prej disa kohësh është parë shpesh pranë saj në shoqëri të ngushtë.

Fotot e siguruara nga Iconstyle tregojnë çiftin duke kaluar kohë së bashku në Tiranë dhe jashtë saj, ndërsa buzëqeshjet dhe komunikimi i afërt mes tyre konfirmojnë romancën.

Kjo romancë vjen në mes të lajmeve rozë pas komentit të Evës për dasmën e ish partnerit të saj, Genar Topallit. Disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore. Eva nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Eva sqaroi deklaratën e bërë.

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë. Jete të lumtur për të gjithë.”-tha ajo.

Dasma e çiftit, Genar dhe Cindy e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

The post Ekskluzive: Zbulojmë të dashurin italian të Eva Muratit appeared first on iconstyle.al.

Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-partnerit: Rashë në…

By: redi
16 September 2025 at 16:04

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e mbajtur në Romë është kthyer në ngjarjen më të komentuar të ditëve të fundit. Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP pushtoi rrjetet sociale, duke sjellë reagime të shumta dhe qindra komente nga publiku. Në hije të kësaj dasme, në qendër të vëmendjes u vendos edhe…

Source

Eva Murati vjen me deklaratën ‘bombë’ për dasmën e ish-partnerit: Rashë në kurth

16 September 2025 at 12:55


Moderatorja shqiptare, Eva Murati, ka reaguar publikisht pas bujës së madhe që shkaktoi një koment i saj në rrjete sociale në lidhje me dasmën e ish-partnerit, Genar Topalli.

Në një reagim të hapur, Murati e ka cilësuar të gjithë situatën si një kurth të padëshiruar, ku u përfshi pa dashje dhe që, sipas saj, nuk i përket aspak natyrës së saj.

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth”, u shpreh ajo për “Live from Tirana”.

Prezantuesja sqaroi se gjithçka nisi pas disa provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për ta mbyllur çështjen, ajo dha një përgjigje që më pas u keqinterpretua.

“Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme… dhe për t'ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë”, theksoi Eva.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë ‘telenovele’ të tillë, duke nënvizuar se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në thashetheme mediatike: “Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë”.

Ky reagim ka ardhur si një përpjekje për të qartësuar situatën dhe për të mbyllur një herë e mirë spekulimet që qarkulluan për martesën e Genarit me modelen Cindy Marina. /Telegrafi/

Eva me Genar Topallin

Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth!

By: gaze tare
16 September 2025 at 13:08

Ekskluzivisht për “Live From Tirana”, nga Ronaldo Sharka, vjen reagimi i moderatorës sportive Eva Murati pas dasmës së ish-it të saj, Genar Topallit, me prezantuesen Cindy Marina. Dasma e çiftit, e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

Dje, Eva reagoi me një koment në një video në TikTok, ku u shpreh:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Sot, Eva shtoi një deklaratë të re, duke shpjeguar arsyen e reagimit të saj:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë.

Jete të lumtur për të gjithë.”- shkruante ajo.

The post Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth! appeared first on iconstyle.al.

Eva Murati reagon pas komenteve ‘bombastike’ për dasmën e Genar Topallit

By: Ela
16 September 2025 at 11:47

Moderatorja e sportive Eva Murati ka bërë një reagim për “Live From Tirana” rreth një komenti që ka bërë bujë për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli. Moderatori i njohur e ka kontaktuar Evën për të qenë pjesë e programit, për të folur rreth komentit të saj që tashmë është bërë viral në rrjetet […]

The post Eva Murati reagon pas komenteve ‘bombastike’ për dasmën e Genar Topallit appeared first on BoldNews.al.

“Para të vjedhura nga fonde publike”, Eva Murati shpërthen pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit

By: Ela
16 September 2025 at 08:43

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka shpërthyer në rrjete sociale pas dasmës së ish-it të saj. Teksa dasma e Genarit me moderatoren tjetër sportive, Cindy Marina në Romë bëri bujë në mediat sociale dhe u cilësua si “përrallore”, […]

The post “Para të vjedhura nga fonde publike”, Eva Murati shpërthen pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit appeared first on BoldNews.al.

“Para të vjedhura nga fondet publike”, Eva Murati ‘shpërthen’ pas dasmës së ish-partnerit Genar Topalli

16 September 2025 at 08:28


Dasma e modeles Cindy Marina me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topallin, bëri bujë gjithandej e mori komente të shumta.

Ceremonia, e organizuar në Romë mes miqve dhe familjarëve, tërhoqi vëmendje shumë të madhe.

E një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe prezantuesja Eva Murati, e cila ma parë ka qenë në një romancë me Genarin.

“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, ka qenë një koment që mori në rrjete sociale.

"Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.

Eva dhe Genari

“E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, tha ajo mes tjerash.

E kjo duket të jetë bërë për shkak të raportit që ka pasur më herët me të birin e politikanes së njohur. /Telegrafi/

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

By: gaze tare
15 September 2025 at 23:10

Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit. Ceremonia madhështore e zhvilluar në Romë u shoqërua me një atmosferë përrallore dhe tërhiqte vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Pamjet nga festa qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht.

Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë e komplimentuan. Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.

Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Ky reagim i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin.

The post Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike appeared first on iconstyle.al.

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, nuk përmbahet ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

By: M C
15 September 2025 at 22:22

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topalli, kurorëzoi dashurinë me gazetaren Cindy Marina në një ceremoni të veçantë në Itali fundjavën që lamë pas, ndërsa luksi në dasëm sigurisht që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Moderatorja Eva Murati, ish-e dashura e Genar Topallit, i është përgjigjur komentit të një ndjekësi, duke thumbuar edhe Genar Topallin si djalin e Jozefinës, duke thënë se nuk do të donte asgjë që vjen nga lekë të vjedhura nga paratë publike.

Në dasmën e Genar Topallit ishin të ftuar figura të njohura të ekranit dhe politikanë, ndërsa Jozefina Topalli, nuk ishte e pranishme në seancën e betimit në parlament të premten e 12 Shtatorit si deputete e zgjedhur më 11 Maj, pasi dasma e të birit, kishte rëndësi më të madhe.

The post Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, nuk përmbahet ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike appeared first on Albeu.com.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ i kushton artikull shqiptares Eva Murati: Prezantuesja sportive dukej spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia

3 September 2025 at 23:17

Bukuroshja shqiptare Eva Murati ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e saj në Festivalin e 82-të të Filmit në Venecia.

Gazeta e njohur britanike The Sun i ka kushtuar një artikull veçantë moderatores dhe prezantueses sportive, duke e cilësuar si “Albanian Laura Woods”, për shkak të krahasimeve që shpesh i bëhen me prezantuesen e famshme britanike të futbollit.

Murati, e cila numëron mbi 1.3 milion ndjekës në Instagram, u shfaq në Venecia me një fustan të guximshëm të zi me prerje të hapura, të kombinuar me një shall të bardhë mbi supe.

Foto: Eva Murati/InstaStory

Veshja ishte dizajnuar nga 1er Etoile, një kompani italiane e njohur për krijimet e saj të personalizuara.

Në rrjetet sociale, Eva ndau momente nga ky event, duke postuar një video ku shihej duke pozuar përpara pasqyrës përpara se të merrte pjesë në afterparty në Palazzina Grassi.

Foto: Eva Murati/InstaStory

Moderatorja shqiptare shkëlqeu edhe në tapetin e kuq, ku buzëqeshja e saj nuk mungoi përpara dhjetëra fotografëve që e pritën me entuziazëm.

Gjatë mbrëmjes, Eva Murati ndau gjithashtu imazhe duke shijuar kokteje Campari, ndërsa kërcente nën ritmet e muzikës në festën e Venecias.

Foto: Eva Murati/InstaStory

“The Sun” thekson gjithashtu se prezantuesja e Champions League ka qenë e mësuar me veshje të guximshme, si në evente madhore ashtu edhe në postimet e saj të përditshme në rrjetet sociale, ku shpesh merr vlerësime të shumta për stilin dhe elegancën.

Vera e këtij viti për Muratin ka qenë e mbushur me udhëtime dhe paraqitje të spikatura: nga pushimet në Sardinë dhe në Rivierën Shqiptare, ku mahniti fansat me stilin e saj plazhi, e deri tek prezantimi i një mbrëmjeje të madhe çmimesh në Shqipëri, ku shkëlqeu me një fustan të gjatë me xixa dhe gurë të çmuar.

Foto: Getty Images

Pa dyshim, paraqitja e Evës në Venecia e ka konsoliduar edhe më shumë pozicionin e saj si një nga figurat më të komentuara shqiptare në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

 

Foto: Eva Murati/Instagram

The post Tabloidi britanik ‘The Sun’ i kushton artikull shqiptares Eva Murati: Prezantuesja sportive dukej spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia appeared first on Telegrafi.

Eva Murati mahnit ndjekësit me fotot nga pushimet në jug

By: M C
15 August 2025 at 16:18

Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto nga pushimet e saj në jug të vendit, ku shfaqet me bikini, duke treguar format e saj elegante dhe linjat trupore tërheqëse.

Postimet e saj kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive.

“Shumë e bukur”, “Zot i madh”, “Foto të mrekullueshme”, “Je shumë e bukur” , janë vetëm disa nga komentet që kanë vërshuar në postimin e saj.

The post Eva Murati mahnit ndjekësit me fotot nga pushimet në jug appeared first on Albeu.com.

Eva Murati shkëlqen me pozat verore nga bregdeti shqiptar

11 August 2025 at 08:57

Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, ka ndezur Instagramin me disa paraqitje të reja mahnitëse nga pushimet e saj buzë detit.

Në fotografinë e parë, ajo shfaqet me një fustan elegant veror me ngjyrë të kuqe të errët dhe motive lulesh, i kombinuar me një kapelë kashte dhe syze dielli, duke reflektuar një stil të rafinuar dhe romantik nën rrezet e arta të perëndimit.

Në fotografinë tjetër, Eva ka zgjedhur një dukje më sensuale, të veshur me bikini të zeza, ku linjat e saj trupore bien në sy ndërsa ajo pozon mbi rërën e bardhë pranë ujit të kristaltë.

Foto: Eva Murati/Instagram

Kombinimi i sfondit natyror me elegancën dhe vetëbesimin e saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë mbushur postimin me komente dhe pëlqime.

Me këto imazhe, Eva Murati jo vetëm që përcjell atmosferën e ngrohtë të verës, por edhe konfirmon statusin e saj si një nga figurat më stil dhe më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Postimet e saj janë kthyer në një frymëzim mode dhe estetike për shumë admirues. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen me pozat verore nga bregdeti shqiptar appeared first on Telegrafi.

Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë

By: D Marku
10 August 2025 at 10:51

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja që frymojnë verë, dritë dhe pozitivitet.

E veshur me një rrobabanje me motive delikate blu dhe të bardha, Murati shfaqet duke pozuar pranë ujit të kthjellët, ndërsa rrezet e diellit theksojnë linjat dhe bukurinë e saj natyrale.

Në imazhe, ajo alternon mes pozave lozonjare dhe atyre më serioze, duke treguar një harmoni të përsosur mes thjeshtësisë dhe finesës.

Kombinimi i dizajnit elegant i bikini, me sfondin natyror, krijon një estetikë të kuruar që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe medieve rozë.

Postimi i saj ka marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime brenda pak orësh, me ndjekësit që e komplimentojnë për stilin, energjinë dhe natyralitetin që përcjell.

The post Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë appeared first on Albeu.com.

Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë

10 August 2025 at 08:47

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një set fotografish të reja që frymojnë verë, dritë dhe pozitivitet.

E veshur me një rrobabanje me motive delikate blu dhe të bardha, Murati shfaqet duke pozuar pranë ujit të kthjellët, ndërsa rrezet e diellit theksojnë linjat dhe bukurinë e saj natyrale.

Në imazhe, ajo alternon mes pozave lozonjare dhe atyre më serioze, duke treguar një harmoni të përsosur mes thjeshtësisë dhe finesës.

Foto: Eva Murati/Instagram

Kombinimi i dizajnit elegant i bikini, me sfondin natyror, krijon një estetikë të kuruar që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe medieve rozë.

Postimi i saj ka marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime brenda pak orësh, me ndjekësit që e komplimentojnë për stilin, energjinë dhe natyralitetin që përcjell.

Me këtë paraqitje, Eva Murati dëshmon edhe njëherë se di të ndërthurë hijeshinë me një imazh modern e të sofistikuar, duke mbetur një prej figurave më të pëlqyera të ekranit shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen në bregdet me një paraqitje plot elegancë appeared first on Telegrafi.

Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane

25 July 2025 at 21:54

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë disa imazhe të reja nga pushimet e saj në Itali, duke tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Në fotografitë e postuara, ajo shfaqet në bordin e një jahti luksoz në Sardenjë, e veshur me bikini të kuqe, duke reflektuar stil, hijeshi dhe një atmosferë relaksi total.

Buzëqeshja e saj dhe peizazhi i mrekullueshëm i detit e bëjnë paraqitjen edhe më tërheqëse.

Foto: Eva Murati/Instagram

Kjo nuk është hera e parë që Eva Murati ndan momente nga pushimet e saj.

Çdo postim i saj vazhdon të marrë vëmendje, duke e konfirmuar atë si një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen me paraqitjen e saj verore në brigjet italiane appeared first on Telegrafi.

❌
❌