Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të famshmit ndërkombëtarë që na lanë në 2025, një vit i humbjeve të mëdha

2 January 2026 at 14:00


Viti 2025 do të mbahet mend si një vit ku bota humbi disa nga yjet më të njohur dhe më të dashur në fusha të ndryshme.

Aktorë, muzikantë, regjisorë, sportistë dhe figura publike që ndikuan në jetët tona me talentin dhe arritjet e tyre, na lanë përgjithmonë.

Kujtimi i tyre do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm, ndërsa veprat e tyre mbeten pjesë e trashëgimisë kulturore dhe artistike të botës.

Ky vit shënoi një humbje të madhe, por edhe një mundësi për të reflektuar mbi ndikimin e tyre dhe trashëgiminë që la pas secili prej tyre.

Giorgio Armani, 91 vjeç

Foto/GettyImages

Emri i Armani ka qenë sinonim i modës së lartë për 50 vjetët e fundit.

Nga veshja e pothuajse çdo personi të famshëm deri te kostumografia për filma si American Gigolo, The Untouchables, The Wolf of Wall Street dhe The Dark Knight, Giorgio Armani përdori syrin e tij për modë dhe inovacion për t’u bërë një ikonë kulturore.

Armani vdiq më 4 shtator. Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Jeff Baena, 47 vjeç

Foto/Rich Polk/Getty

Baena ishte i njohur për shkrimin dhe regjinë e filmave komikë independent si Life After Beth, The Little Hours dhe Horse Girl.

Shumë prej tyre kishin si aktore gruan e tij, Aubrey Plaza.

Ai gjithashtu shkroi filmin e vitit 2004 I Heart Huckabees së bashku me regjisorin David O. Russell.

Baena thuhet se bëri vetëvrasje më 3 janar.

Joe Don Baker, 89 vjeç

Foto/Getty

Baker njihej për rolet e tij të tipit “njeriu i fortë”, duke luajtur heronj dhe keqbërës me intensitet të barabartë për afro katër dekada.

Ai arriti famë në vitin 1973 me rolin e Sherifit Buford Pusser në hitin e papritur Walking Tall.

Një seri rolesh të paharrueshme e ndoqën, duke përfshirë rolin e një polici të korruptuar kundër Chevy Chase në komedinë Fletch (1985), bashkëpunimin me Nick Nolte kundër një Robert De Niro të çmendur në ‘remake-un’ e Cape Fear (1991), dhe rolin e një versioni të trilluar të Babe Ruth kundër Robert Redford në The Natural (1984).

Ai gjithashtu ka pasur rolin e keqbërësit (The Living Daylights, 1987) dhe të heroit (GoldenEye, 1995; Tomorrow Never Dies, 1997) në serinë James Bond.

Baker vdiq më 7 maj. Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Brigitte Bardot, 91 vjeç

Foto/Getty

Në vitet 1950, nuk kishte emër më të madh në kinemanë evropiane se aktorja franceze Brigitte Bardot. Me bukurinë e saj, ajo nxiti një revolucion seksual që shtrihej përtej filmave, muzikës dhe modës.

Nga ajo kohë deri në pensionimin e papritur në fillim të viteve 1970, Bardot magjepsi audiencat me filma si And God Created Woman (1957), Contempt (1963) e Jean-Luc Godard, Viva Maria (1965) – që i solli një nominim BAFTA – dhe Les Femmes (1969). Shumica e filmave ishin në frëngjisht, por u bënë gjithashtu hit komercial edhe në SHBA.

Në moshën 39-vjeçare, Bardot u tërhoq nga aktrimi dhe u bë aktiviste e zëshme për të drejtat e kafshëve.

Bardot vdiq më 28 dhjetor në shtëpinë e saj në Jug të Francës. Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Anne Burrell, 55 vjeç

Foto/Getty

Burrell ishte yll i Food Network, e njohur për flokët e saj platin dhe entuziazmin për artin kulinar. Pas fillimeve në restorante italiane në New York, ajo u bë e njohur si sous chef i Mario Batali në Iron Chef America.

Ajo më pas u bë pjesë e rregullt e Food Network, duke shfaqur në Chef Wanted, Chopped, Food Network Star dhe duke qenë prezantuese e emisioneve të nominua për Emmy, Secrets of a Restaurant Chef dhe Worst Cooks in America.

Burrell vdiq më 17 qershor; nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Richard Chamberlain, 90 vjeç

Foto/Getty

Aktori i dashur për skenën dhe ekranin për dekada, Chamberlain njihej për miniseritë e famshme të viteve 1980 The Thorn Birds dhe Shogun, të cilat i sollën nominime për Emmy.

Ai gjithashtu arriti sukses në skenë, duke luajtur në rikrijime të My Fair Lady dhe The Sound of Music.

Në vitet 2000 pati role të paharrueshme në seriale si Will and Grace dhe Desperate Housewives.

Chamberlain vdiq më 29 mars nga komplikime pas një goditjeje në tru.

Dick Cheney, 84 vjeç

Foto/GettyImages

Cheney ishte zëvendëspresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer dy mandate me George W. Bush.

Ai ishte një nga udhëheqësit kryesorë të përgjigjes së vendit ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, përfshirë luftën globale kundër terrorizmit, ku pretendoi se Saddam Hussein kishte armë masive shkatërrimi, pretendim që nuk u provua kurrë.

Në kulturën popullore, Cheney ishte i përfaqësuar shpesh në Saturday Night Live dhe u portretizua në filmat biografikë W. (2008) dhe Vice (2018).

Cheney vdiq më 3 nëntor nga komplikime të pneumonisë dhe sëmundjeve kardiake dhe vaskulare, sipas familjes.

Leslie Charleson, 79 vjeç

Foto/Getty

Për 50 vjet, fansat e General Hospital e njohën Charleson si Dr. Monica Quartermaine, një rol që e luajti që nga viti 1977.

Charleson ishte e dashur nga fansat dhe përdorte famën e saj për të mbështetur bamirësi për kancerin e gjirit, fibrozën cistike dhe ndërgjegjësimin për AIDS.

Roli i saj i tjerë përfshin Adam 12, Barnaby Jones, Marcus Welby, M.D., Ironside, Kung Fu dhe The Rockford Files.

Ajo gjithashtu luajti në Happy Days dhe i dha Ron Howard puthjen e tij të parë në ekran.

Charleson vdiq më 12 janar pas një sëmundjeje të gjatë.

Jimmy Cliff, 81 vjeç

Foto/Getty

Ky fitues dy herë i Grammy dhe anëtar i Rock and Roll Hall of Fame ishte një nga figurat kryesore që e bënë muzikën ‘reggae’ të njohur globalisht.

Ai luajti në filmin hit të vitit 1972 The Harder They Come, ku gjithashtu shkroi dhe performoi shumë nga këngët e soundtrack-ut, duke përfshirë You Can Get It If You Really Want. Filmi dhe soundtrack-u konsiderohen si punë monumentale në popullarizimin e tingullit reggae në mbarë botën.

Cliff vdiq më 24 nëntor pas një sulmi dhe betejës me pneumoni.

Testamenti i Giorgio Armani: Emërohet CEO i ri i perandorisë së modës

By: Elva
17 October 2025 at 17:01

Pas vdekjes së stilistit të njohur Giorgio Armani në shtator, kompania e tij e modës ka emëruar Giuseppe Marsocci si shef ekzekutiv të ri. Marsocci, i cili punon në shtëpinë e modës prej 23 vitesh dhe ka udhëhequr globalisht departamentin e shitjeve për gjashtë vitet e fundit, do të marrë menjëherë rolin e ri, duke […]

The post Testamenti i Giorgio Armani: Emërohet CEO i ri i perandorisë së modës appeared first on BoldNews.al.

Armani ka një CEO të ri, kush do ta zëvendësojë Giorgio

By: Rovena
16 October 2025 at 23:56

Giuseppe Marscocci është shefi i ri ekzekutiv i shtëpisë së modës Armani, i emëruar nga stilisti i ndjerë që ndërroi jetë në shtator. Ai do ta marrë menjëherë rolin e ri.

Marsocci punon në kompani prej 23 vitesh dhe për gjashtë vitet e fundit ka qenë shefi global i shitjeve.

Giorgio Armani kishte kontroll të plotë mbi perandorinë e ngritur 50 vite më parë, por tani po ngrihet një strukturë e re për fazën e radhës.

61-vjeçari do të mbikëqyrë shitjen e planifikuar të 15% të aksioneve që kanë prioritet t’u jepen LVMH, L’Oreal OREP.PA, EssilorLuxottica ESLX.PA ose një grupi tjetër “të barabartë” siç thuhet në testamentin e Armani.

“Përvoja e tij profesionale ndërkombëtare, njohja e thellë e sektorit dhe kompanisë, fshehtësia, besnikëria, shpirti i skuadrës bashkë me afrimitetin me Armani në vitet e fundit, e bëjnë Giuseppe zgjedhjen më të natyrshme për të siguruar vazhdimësinë në rrugën e skicuar nga themeluesi”, tha partneri i Armani dhe shefi i dizenjove të veshjeve për meshkuj, Pantaleo Dell’Orco.

Së fundmi, Dell’Orco është caktuar për të drejtuar Giorgio Armani Foundation që kontrollon 30% të të drejtave të votimit në perandorinë e biznesit. Vetë ai kontrollon rreth 40% të të drejtave të votimit të grupit.

Vendosja e Marsocci në krye ishte propozuar njëzëri nga Giorgio Armani Foundation. Mbesa e Armani, Silvana, e cila është në krye të veshjeve për femrat, do të marrë rolin e zëvendëspresidentes.

Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli

By: gaze tare
15 September 2025 at 12:45

Giorgio Armani ka lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për menaxherin e tij të besuar, Michele Morcelli, në dy testamentet e tij të zbuluara së fundmi. Morcelli, i cili është CEO i Immobiliare srl, një degë e grupit Armani që menaxhon pasuritë e paluajtshme të stilistit, ka trashëguar një pasuri të vlerësuar rreth 60 milionë euro. Pasuria përfshin aksione, obligacione qeveritare dhe disa sende të çmuara personale.

Portofoli i pasurive të Morcelli përfshin rezidenca luksoze të vendosura në vende si Saint-Tropez, Pantelleria, Antigua, Broni dhe New York, me një vlerë totale prej 289 milionë euro. Përveç kësaj, ai ka trashëguar edhe obligacione qeveritare italiane (BTP) me vlerë afërsisht 32 milionë euro dhe 100,000 aksione të EssilorLuxottica, që arrijnë një vlerë prej 26 milionë euro. Ai gjithashtu do të ketë qasje në disa prej aseteve më emblematike të Armanit, si vilat luksoze dhe jahti i tij.

Michele Morcelli, i cili është i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe për pasionin për sportet si tenisi, peshkimi dhe çiklizmi, ka pasur një marrëdhënie të ngushtë besimi me Giorgio Armanin, që ka shprehur gjithashtu dashuri për familjen e tij, veçanërisht për vajzën e Morcellit, Bianca.

The post Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli appeared first on iconstyle.al.

Testamenti i Giorgio Armani hap rrugën për shitjen e perandorisë së modës

12 September 2025 at 13:45

MILANO, 12 shtator /ATSH/- Stilisti i ndjerë, Giorgio Armani ka udhëzuar trashëgimtarët e tij – të shesin gradualisht shtëpinë e modës – që ai krijoi 50 vjet më parë, thuhet në testamentin e tij – duke shënuar një kthesë të papritur për një kompani që ka mbrojtur me vendosmëri pavarësinë dhe rrënjët e saj italiane, sipas “Reuters”.

Testamenti, thotë se trashëgimtarët duhet të shesin një pjesë fillestare prej 15% të aksioneve të shtëpisë italiane të modës brenda 18 muajve dhe më vonë të transferojnë një pjesë shtesë prej 30% deri në 54,9% të aksioneve tek i njëjti blerës – midis tre dhe pesë vitesh pas vdekjes së Armanit.

Stilisti, i njohur vdiq më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare dhe pa fëmijë – për të trashëguar perandorinë e tij të modës.

Testamenti thotë gjithashtu se përparësi duhet t’i jepet gjigantit të modës së luksit “Louis Vuitton”; markës së bukurisë “L’Oreal”; liderit të syzeve “EssilorLuxottica”, dhe një grupi tjetër biznesi – të identifikuar nga një fondacion – që stilisti krijoi për të ruajtur trashëgiminë e tij – me marrëveshjen e partnerit të biznesit dhe jetës së Armanit, Pantaleo Dell’Orco.

“Si një alternativë ndaj shitjes së pjesës së dytë të aksioneve, duhet të ndiqet një ofertë publike fillestare, në Itali ose në një treg me pozicion të barabartë”, thuhet ne testament.

Përmendja e qartë e shitjeve të aksioneve dhe e lojtarëve të listuar në Francë si blerës potencialë vjen si një surprizë, duke pasur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të Giorgio Armanit për të dobësuar kontrollin e tij ose për të listuar grupin e tij të modës në bursë.

Armani ishte aksionari i vetëm kryesor i kompanisë që ai krijoi me partnerin e tij të ndjerë Sergio Galeotti në vitet 1970 dhe ku shërbeu si krijues ashtu edhe drejtues – deri në fund. //a.i/

 

The post Testamenti i Giorgio Armani hap rrugën për shitjen e perandorisë së modës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm

By: D Marku
11 September 2025 at 19:35

Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur.

Këto dy dokumente sekrete do të përcaktojnë ndarjen e pasurisë së tij, e cila vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë eurove, si dhe të ardhmen e kompanisë Giorgio Armani SpA – themeluar nga vetë stilisti në Piacenza, rreth 50 vjet më parë.
Të dy dokumentet janë të kohëve të fundit, testamenti i parë mban datën 15 mars 2025, ndërsa i dyti datën 5 prill. Ato u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi. Ndërkohë, familja ka pranuar që emri i stilistit të regjistrohet në kapelën përkujtimore të Milanos.

Pasuria e Giorgio Armanit përfshin një rrjet të gjerë pronash të paluajtshme dhe asete të tjera luksoze. Ndër to janë supervilat në destinacione prestigjioze si Antigua, Nju Jork, Paris, Shën Moritz, Pantelleria dhe Saint-Tropez, një apartament i vlefshëm në Nju Jork, si dhe vila historike në Forte dei Marmi. Ai ishte gjithashtu pronari i La Capannina, një nga lokalet më të famshme të Forte dei Marmi.
Pasuria përfshin gjithashtu jahte luksoze, vepra arti dhe mbi të gjitha, një pjesë prej 99.9% të aksioneve në Giorgio Armani SpA (me 0.1% në pronësi të Fondacionit Armani). Ai kishte gjithashtu aksione në kompani të tjera italiane dhe ndërkombëtare, përfshirë gjigandin e syzeve EssilorLuxottica dhe kantieret e luksit The Italian Sea Group.
Dy testamentet dhe ndarja e pasurisë
Të dy testamentet ishin shkruar me dorë dhe të ruajtura në mënyrë të sigurt në një zarf të mbyllur. Duke qenë dy dokumente të veçanta, mund të supozohet se testamenti i dytë e plotëson ose e ndryshon pjesërisht të parin. Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare, si një nga njerëzit më të pasur në Itali.
Giorgio Armani nuk kishte fëmijë dhe për këtë arsye nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Kjo i dha atij mundësinë që të caktonte lirisht ndarjen e pasurisë, pa u kufizuar nga “pjesët legjitime” që ligji rezervon për bashkëshortin dhe fëmijët.
Familja e tij përfshin motrën Rosanna Armani, nipin Andrea Camerana (djali i Rosannës), si dhe mbesat Silvana dhe Roberta Armani, vajzat e vëllait të ndjerë Sergio. Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të stilistit përmendet Leo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armanit për shumë vite dhe menaxher me rol kyç në grup.
Në vitet e fundit, Giorgio Armani kishte menduar me shumë kujdes për të ardhmen e kompanisë së tij, e cila është private dhe e palistuar në bursë. Në testament, ai kishte theksuar nevojën për ruajtjen e stilit, mesazhit dhe identitetit të markës, si dhe për qëndrimin e selisë qendrore në Itali. Ai kishte rekomanduar gjithashtu që kompania të mos listojë në bursë për të paktën pesë vitet e para pas ndarjes së tij nga jeta.
Sipas zërave të para, një rol qendror në të ardhmen e kompanisë mund t’i caktohet Fondacionit Armani, një institucion i krijuar nga vetë stilisti mbi një dekadë më parë. Fondacioni, themeluar së bashku me Leo Dell’Orco dhe bankierin Irving Bellotti nga Rothschild Italia, mund të marrë përsipër drejtimin dhe kontrollin e përgjithshëm të grupit.
Në vitin 2023, Armani kishte përditësuar statutin e kompanisë, duke futur gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme votimi. Aksionet e kategorive A dhe F – ato me fuqinë më të madhe vendimmarrëse – sipas të gjitha gjasave i janë ndarë Fondacionit Armani, për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi, si dhe për të shmangur fragmentimin e kontrollit të kompanisë. Pavarësia e markës ishte një nga parimet më të rëndësishme për stilistin.
Ndërkohë, Milano po përgatitet për Javën e Modës që do të mbahet më 23–29 shtator – e para pa praninë e Giorgio Armanit. Ngjarja do t’i kushtohet plotësisht kujtimit të tij. Carlo Capasa, presidenti i Dhomës Italiane të Modës, deklaroi:
“Ne e festojmë Javën e Modës në Milano në nder të një prej themeluesve të saj Giorgio Armanit. Trashëgimia e tij krijuese, sipërmarrëse dhe humane është e paçmueshme, sidomos në këtë kohë transformimi për industrinë e modës, ku vizioni, cilësia dhe qëndrueshmëria janë thelbësore.”
Kryebashkiaku Giuseppe Sala konfirmoi gjithashtu se emri i stilistit do të regjistrohet në Famedio, ndër emrat që kanë bërë Milanon të madhe përmes kreativitetit, elegancës dhe stilit të tyre të veçantë.

The post Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm appeared first on Albeu.com.

ITALI – Hapen testamentet e stilistit Giorgio Armani

11 September 2025 at 18:18

MILANO, 11 shtator /ATSH/ – Stilisti italian me famë botërore, Giorgio Armani, i cili vdiq disa ditë më parë, la dy testamente, që ishin të shkruara me dorë prej tij dhe të vulosura, shkruan ilmessaggero.it.

Testament i parë mban datën 15 mars dhe i dyti 5 prill.

Të dy dokumentet u hapën nga noterja Elena Terrenghi, më 9 shtator.

Pasuria e tij personale vlerësohet nga ”Forbes” në 12 miliardë dollarë ose mbi 10 miliardë euro.

Stilisti nuk kishte fëmijë dhe për këtë arsye ishte në gjendje ta ndante pasurinë detyrimisht për të afërmit më të ngushtë.

Tre nipërit dhe mbesat, Silvana dhe Roberta, vajzat e vëllait të ndjerë të Armanit, Sergio, dhe Andrea Camerana, djali i motrës së tij Rosanna, si dhe Leo Dell’Orco, partneri i Armanit si në punë ashtu edhe në jetë, do të thirren para noterit.

Në lojë nuk është vetëm 99,9% e grupit të modës, por edhe një portofol pasurish të paluajtshme që përfshin, ndër të tjera, vilën në Pantelleria, rezidencën verore në Forte dei Marmi, ku ndodhet klubi ”La Capannina”, i blerë së fundmi, shtëpinë milaneze në Via Borgonuovo dhe rezidenca të tjera në Saint Moritz, Paris dhe Saint Tropez.

Pa përmendur veprat e artit të cilat janë të shumta./  /os/

The post ITALI – Hapen testamentet e stilistit Giorgio Armani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen testamentet e stilistit Giorgio Armani

By: redi
11 September 2025 at 19:47

Projekt-ligji i dorëzuar në Kuvend për barazinë gjinore në Shqipëri, po kthehet në një debat publik për shoqërinë. Përveç njohjes së të drejtave të burrave dhe grave në tërësi, në nenin 4, pika një, germa Ë, thuhet se “Gjini”, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore. Për pastorin Akil Pano…

Source

Dy testamentet sekrete të Giorgio Armanit janë hapur, të shkruara nga vetë stilisti para vdekjes së tij

By: gaze tare
11 September 2025 at 19:16

Giorgio Armani la pas një trashëgimi komplekse, jo vetëm krijuese, por edhe financiare. Dy testamente, të shkruara me dorën e tij, në fshehtësi, u botuan më 9 shtator, pesë ditë pas vdekjes së tij në Milano më 4 shtator në moshën 91 vjeç. Përmbajtja e dokumenteve, të besuara noteres Elena Terrenghi, nuk është zbuluar ende, por thashethemet fillestare sugjerojnë një rol të mundshëm qendror për Fondacionin Armani në qeverisjen e ardhshme të shtëpisë së modës.

Ndërkohë, Milano po përgatitet t’i bëjë homazh stilistit të famshëm me një ekspozitë të madhe dhe sfilatat e fundit të dizajnuara prej tij, të planifikuara gjatë Javës së Modës. Një lamtumirë e orkestruar me elegancën e zakonshme, e cila shënon edhe pesëdhjetë vjetorin e kompanisë, e themeluar në vitin 1975.

Dy testamente të shkruara prej tij: çfarë dimë deri më tani

Sipas Arkivit Noterial të Milanos, Giorgio Armani hartoi fshehurazi dy testamente, të datës 15 mars dhe 5 prill 2025. Të dyja ishin shkruar me dorë dhe të vulosura në zarfe, një formë e lejuar nga ligji italian që kërkon ndërhyrjen e një noteri për publikim. Testamentet u hapën më 9 shtator në zyrën e noteres Elena Terrenghi në Milano. Përmbajtja e tyre nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet nëse ato përmbajnë dispozita në lidhje me pasurinë e tij apo qeverisjen e grupit. Duke mos pasur bashkëshort/e ose fëmijë, Armani kishte liri të plotë të vullnetit, një fakt që mund të ketë ndikuar në vendimet e tij në lidhje me asetet dhe të ardhmen e shtëpisë së modës.

Trashëgimi miliarda dollarëshe në shtëpinë e modës: çfarë mund të ndodhë tani?

Pasuria personale e stilistit është vlerësuar në afërsisht 10 miliardë euro, duke përfshirë prona me vlerë të lartë si një apartament në Nju Jork, vila historike në Forte dei Marmi dhe blerja e fundit e La Capannina. Që në vitin 2023, Armani përditësoi statutin e kompanisë, duke futur gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme vote. Sipas thashethemeve, aksionet e Kategorisë A dhe F, ato me fuqi më të madhe vendimmarrëse, mund t’i ndahen Fondacionit Armani, të cilin ai vetë e themeloi.

Kjo do të ishte një mënyrë për të siguruar vazhdimësi dhe stabilitet për shtëpinë e modës, duke shmangur fragmentimin e kontrollit. Struktura e korporatës, në fakt, duket se është projektuar për t’i rezistuar presionit të jashtëm dhe për të ruajtur pavarësinë, një parim që stilisti e ka mbrojtur gjithmonë me vendosmëri.

The post Dy testamentet sekrete të Giorgio Armanit janë hapur, të shkruara nga vetë stilisti para vdekjes së tij appeared first on iconstyle.al.

Princesha Charlene e Monakos reagon për vdekjen e Giorgio Armani-t!

By: gaze tare
8 September 2025 at 22:04

Një humbje e madhe ka tronditur botën e modës me ndarjen nga jeta të stilistit legjendar Giorgio Armani, një prej emrave më të njohur dhe më të respektuar të industrisë. Lajmi ka prekur shumë personalitete të famshme, mes të cilave edhe Princesha Charlene e Monakos, e cila ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar ndikimin e madh që Armani ka pasur në jetën e saj.

Princesha e Monakos, me trishtim, shkruajti: “Me trishtim të madh mësuam për vdekjen e Giorgio Armani-t. Ai ishte një figurë ikonike në botën e modës dhe krijoi e formësoi trendet që ndikuan breza të tërë. Ndër veprat e tij të shumta ishte edhe fustani im i nusërisë, në korrik 2011. Puna dhe arritjet e tij do ta mbijetojnë atë dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishme në të ardhmen.”

Ky reagim i Princeshës thekson jo vetëm dhimbjen për humbjen e një ikone të modës, por edhe lidhjen e veçantë që ajo kishte me Giorgio Armanin. Fustani i nusërisë, i dizajnuar nga Armani për ceremoninë e dasmës së Princeshës Charlene dhe Princit Albert në vitin 2011, është një nga veprat më të paharruara të stilistit dhe një moment i veçantë i jetës së familjes mbretërore të Monakos.

Reagimi i Princeshës tregon vlerësimin dhe respektin e thellë për kontributin e Giorgio Armanit në botën e modës, si dhe për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në stilin dhe elegancën që ka përfaqësuar.

The post Princesha Charlene e Monakos reagon për vdekjen e Giorgio Armani-t! appeared first on iconstyle.al.

Miqtë dhe familja i japin lamtumirën Giorgio Armanit në një ceremoni private

8 September 2025 at 19:59

Familja dhe miqtë e ngushtë u mblodhën të hënën për një funeral privat për Giorgio Armanin, stilistin legjendar italian të modës, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 91 vjeçare.

Sipas dëshirës së tij, Armani do të varroset në kishën familjare në Rivalta, një fshat rreth njëqind kilometra larg Milanos dhe pranë Piacenzës, qytetit ku ai lindi, së bashku me prindërit dhe vëllanë e tij më të madh.

Rivalta ishte e mbyllur për turistët dhe vizitorët gjatë ceremonisë së sotme.

Varroset Giorgo Armani

Pas funeralit të udhëhequr nga Imzot Giuseppe Busani, trupi i Armanit u varros në faltoren familjare.

Në shenjë respekti, dyqanet Armani u mbyllën të hënën pasdite, duke u lejuar punonjësve t’i thoshin një lamtumirë paqësore njeriut që e quanin me dashuri “Il Signor Armani”.

Partneri dhe bashkëpunëtori i tij prej shumë kohësh, Pantaleo Dell’Orco, u tha mediave italiane para funeralit: “Do t’i themi lamtumirë si familje dhe pastaj do të ecim përpara siç do të kishte dashur ai. Gjithçka është gati për ta kujtuar atë përmes modës së tij”.

Deri në vdekjen e tij, Armani po punonte për një ekspozitë retrospektive dhe sfilatë mode për të festuar 50 vjet në biznes, gjatë Javës së Modës në Milano në fund të shtatorit. Kompania e tij nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në program deri më sot.

Varroset Giorgo Armani

Armani vdiq pas një karriere pesëdekadëshe, në të cilën ndërtoi një perandori biznesi që përfshinte nga moda e lartë deri te mobiliet shtëpiake, dhe emri i tij u bë sinonim i thjeshtësisë elegante. /Telegrafi/

The post Miqtë dhe familja i japin lamtumirën Giorgio Armanit në një ceremoni private appeared first on Telegrafi.

Giorgio Armani dizenjoi edhe fustanin e nusërisë së Princeshës Charlene, çfarë shkroi ajo për të

By: gaze tare
8 September 2025 at 10:38

Giorgio Armani nuk ishte vetëm një stilist i famshëm, ai ishte gjithashtu një krijues që luajti një rol të rëndësishëm në momentet e jetës për njerëz si Princesha Charlene.

Njohja përmes mesazhit prekës të postuar nga Princesha e Monakos në Instagram tregon se puna e tij do të jetojë përmes kujtimeve, imazheve dhe ngjarjeve të rëndësishme – siç është dasma e saj në vitin 2011.

“Me trishtim të madh mësuam për vdekjen e Giorgio Armani-t. Ai ishte një figurë ikonike në botën e modës dhe krijoi e formësoi trendet që ndikuan breza të tërë. Ndër veprat e tij të shumta ishte edhe fustani im i nusërisë, në korrik 2011. Puna dhe arritjet e tij do ta mbijetojnë atë dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishme në të ardhmen.”

Stilisti kryesor italian i modës ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar, përfshirë një nga krijimet më të përjetshme të haute couture: fustanin e nusërisë së Charlene.

Dasma e Princeshës Charlene dhe Princit Albert të Monakos u zhvillua në korrik 2011, përpara udhëheqësve, familjes mbretërore dhe personazheve të famshëm nga e gjithë bota. Ishte një ceremoni që kombinonte aristokracinë moderne me elegancën e përjetshme – dhe fustani i saj i nusërisë nuk mund të kishte qenë më pak se kaq.

Charlene i besoi Giorgio Armani-t dhe Armani Privé-s për të krijuar një fustan nusërie që jo vetëm ishte mahnitës, por edhe në harmoni të përsosur me personalitetin e saj. Ajo ka qenë mike dhe ambasadore e shtëpisë italiane të modës që nga viti 2007.

Rezultati ishte një fustan nusërie i bardhë me supe të hapura, i bërë nga saten në një nuancë elegante të bardhë të errët. Dizajni kishte një siluetë të drejtë, pa ekzagjerim, ndërsa detajet nxirrnin në pah modën e lartë në një mënyrë diskrete dhe mbretërore.

The post Giorgio Armani dizenjoi edhe fustanin e nusërisë së Princeshës Charlene, çfarë shkroi ajo për të appeared first on iconstyle.al.

Giorgio Armani dizenjoi edhe fustanin e nusërisë së Princeshës Charlene, çfarë shkroi ajo për të

By: D Marku
8 September 2025 at 11:14

Giorgio Armani nuk ishte vetëm një stilist i famshëm, ai ishte gjithashtu një krijues që luajti një rol të rëndësishëm në momentet e jetës për njerëz si Princesha Charlene.

Njohja përmes mesazhit prekës të postuar nga Princesha e Monakos në Instagram tregon se puna e tij do të jetojë përmes kujtimeve, imazheve dhe ngjarjeve të rëndësishme – siç është dasma e saj në vitin 2011.

“Me trishtim të madh mësuam për vdekjen e Giorgio Armani-t. Ai ishte një figurë ikonike në botën e modës dhe krijoi e formësoi trendet që ndikuan breza të tërë. Ndër veprat e tij të shumta ishte edhe fustani im i nusërisë, në korrik 2011. Puna dhe arritjet e tij do ta mbijetojnë atë dhe do të vazhdojnë të jenë të pranishme në të ardhmen.”
Stilisti kryesor italian i modës ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të paçmuar, përfshirë një nga krijimet më të përjetshme të haute couture: fustanin e nusërisë së Charlene.

Dasma e Princeshës Charlene dhe Princit Albert të Monakos u zhvillua në korrik 2011, përpara udhëheqësve, familjes mbretërore dhe personazheve të famshëm nga e gjithë bota. Ishte një ceremoni që kombinonte aristokracinë moderne me elegancën e përjetshme – dhe fustani i saj i nusërisë nuk mund të kishte qenë më pak se kaq.

Charlene i besoi Giorgio Armani-t dhe Armani Privé-s për të krijuar një fustan nusërie që jo vetëm ishte mahnitës, por edhe në harmoni të përsosur me personalitetin e saj. Ajo ka qenë mike dhe ambasadore e shtëpisë italiane të modës që nga viti 2007.

Rezultati ishte një fustan nusërie i bardhë me supe të hapura, i bërë nga saten në një nuancë elegante të bardhë të errët. Dizajni kishte një siluetë të drejtë, pa ekzagjerim, ndërsa detajet nxirrnin në pah modën e lartë në një mënyrë diskrete dhe mbretërore.

The post Giorgio Armani dizenjoi edhe fustanin e nusërisë së Princeshës Charlene, çfarë shkroi ajo për të appeared first on Albeu.com.

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

By: armand
7 September 2025 at 22:34

Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit “mbretit” të modës italiane, Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë më 4 shtator 2025, në moshën 91-vjeçare. Trupi i stilistit legjendar u vendos për homazhe publike, ndërsa e hëna është shpallur ditë zie zyrtare në […]

The post Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar appeared first on BoldNews.al.

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

By: D Marku
7 September 2025 at 23:15

Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit “mbretit” të modës italiane, Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë më 4 shtator 2025, në moshën 91-vjeçare.

Trupi i stilistit legjendar u vendos për homazhe publike, ndërsa e hëna është shpallur ditë zie zyrtare në qytetin e Milanos.

Sipas asaj që është bërë e ditur, ceremonia private e varrimit do të mbahet nesër në fshatin e lindjes së Armanit, Valta di Rentina, në provincën Piacenza, në juglindje të Milanos.

Homazhe nga bota e modës, politikës dhe sportit

Në homazhet publike morën pjesë figura të njohura nga fusha të ndryshme si moda, arti, politika dhe sporti. Donatella Versace solli një buqetë me lule të bardha të shtunën, ndërsa vëllai i saj, Santo Versace, u shfaq i përlotur të dielën.

Ndër të pranishmit ishin gjithashtu Dean dhe Dan Caten, dyshja kanadeze pas markës Dsquared2, krijuesi i linjës së Ferrarit, Rocco Iannone, stilisti britanik Neil Barrett dhe italiani Andrea Incontri.

The post Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar appeared first on Albeu.com.

SOFT NEWS – Pse Meloni u betua me një kostum Armani?

7 September 2025 at 07:00

ROMË, 7 shtator /ATSH-ANSA/ – Giorgio Armani i tregoi botës se Italia mund të jetë e madhe pa sakrifikuar identitetin e saj, ndërkohë që Armani ishte traditë, elegancë, rafinim, maturi dhe ikonë, shkruan kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një artikull për
”Corriere della Sera” duke i bërë homazh kujtimit të stilistit të madh.

“Esenca e ‘Made in Italy’ është një kombinim talenti, vëmendjeje ndaj detajeve dhe kujdesit për punonjësit tanë. Këto karakteristika i bëjnë kompanitë tona të vlerësuara dhe të dashura në të gjithë botën dhe te Armani ato kanë gjetur një sintezë madhështore. Ai ndihmoi në ngritjen e shkëlqimit italian në stilin e veshjeve në një nivel ndërkombëtar, duke trajnuar breza profesionistësh”, shton ajo.

”Krijimet e tij kanë shoqëruar disa nga momentet më domethënëse të jetës sime”, thekson Meloni.

”Midis tyre, ceremonia e betimit në Quirinale si kryeministre, në të cilën mora pjesë duke veshur një nga kostumet e tij të bukura blu marinë”, thotë ajo.

”Dhe ishte një zgjedhje që do ta bëja përsëri, sepse ai kostum Armani përcillte shumë mesazhe: mbrojtjen e “Made in Italy”, inovacionin, cilësinë, krenarinë për identitetin e vet”, thekson ajo.

”Pa harruar autoritetin. Një Itali që mund të udhëheqë botën. Kombi ynë nuk do ta harrojë gjenialitetin e tij dhe punën e jashtëzakonshme që bëri për ta bërë atë një simbol të padiskutueshëm dashurie dhe pasioni për bukurinë”, përfundon ajo./  a.jor.

The post SOFT NEWS – Pse Meloni u betua me një kostum Armani? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Donatella Versace i jep lamtumirën e fundit Giorgio Armanit mes mijëra admiruesve në Milano

6 September 2025 at 21:23

Donatella Versace u shfaq e përhumbur dhe me një figurë të zymtë teksa i bëri homazh Giorgio Armanit, i cili u nda nga jeta të enjten në moshën 91-vjeçare.

Stilistja 70-vjeçare veshi një kostum të errët me fund në linjë A dhe mbajti në duar një buqetë me lule të bardha, të cilat i vendosi jashtë Teatrit Armani në Milano, vendi ku mjeshtri i modës prezantonte rregullisht koleksionet e tij.

E shoqëruar nga kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala dhe personalitete të kinemasë si Gabriele Salvatores e Giuseppe Tornatore, Versace u pa me syze të errëta dhe kokën ulur në shenjë pikëllimi, shkruan DailyMail.

Edhe pse shpesh konsideroheshin rivalë në industrinë e modës, Donatella ishte ndër të parat që reagoi ndaj humbjes, duke postuar një emoji me zemër të thyer dhe më pas duke shkruar: “Bota humbi një gjigant sot. Ai bëri histori dhe do të mbahet mend përgjithmonë”.

Homazhet për Armanin po zhvillohen për tre ditë radhazi, përpara një funerali privat. Atmosfera në Milano ishte e mbushur me emocione, me qirinj që ndriçonin rrugën dhe muzikë të butë pianoje nga Ludovico Einaudi në sfond.

Arkivoli i mbyllur ishte zbukuruar me trëndafila të bardhë me kërcell të gjatë dhe ruhej nga roje nderi të karabinierëve.

Kryebashkiaku Sala e përshkroi Armanin si një “njeri me elegancë të jashtëzakonshme” dhe kujtoi se Milanoja mbetet e mbushur me shenjat e tij, duke e bërë të pamundur ta harrosh.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe një numër i madh admiruesish që kishin ardhur nga e gjithë Italia, disa prej të cilëve mbanin veshur krijime të stilistit në shenjë respekti.

Armani, i cili do të festonte 50-vjetorin e karrierës së tij këtë vit, u vlerësua ndërkombëtarisht për stilin e tij të thjeshtë, por të sofistikuar, dhe mbetet një prej emrave më të mëdhenj që kanë shënuar historinë e modës.

Në mesazhin e fundit që ai kishte lënë për publikun, shkruante: “Gjurma që shpresoj të lë është ajo e përkushtimit, respektit dhe kujdesit të vërtetë për njerëzit dhe për realitetin. Atje fillon vërtet gjithçka”. /Telegrafi/

The post Donatella Versace i jep lamtumirën e fundit Giorgio Armanit mes mijëra admiruesve në Milano appeared first on Telegrafi.

I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

By: Kult Plus
6 September 2025 at 19:44

Me qindra admirues, miq dhe kolegë u ndanë të shtunën përgjithnjë me stilistin e famshëm italian Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 91-vjeçare.

Homazhet u mbajtën në Milano, qyteti ku ai la gjurmën e tij, por që më tej shkeli në mbarë botën me një “elegancë të jashtëzakonshme”, siç u shpreh kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, ndër të parët që u paraqit për këtë rast.

Milanoja është plot me gjurmë të Armanit. Do të jetë e pamundur ta harrojmë,” tha ai, dhe duke kujtuar një telefonatë me të ndjerin nga muaji gusht, u shpreh: “Më tha ‘E kuptoj që është një moment i vështirë. Ka gjithmonë diçka pozitive tek momentet e vështira. Miqtë e vërtetë e tregojnë veten. Unë jam miku yt i vërtetë.’ Këtë do ta mbaj mend përgjithmonë.

Në ambientet pa zë të Teatrit Armani, ku qëndroi arkëmorti i tij, gjeje këtë fundjavë radhë pa fund njerëzish të zakonshëm, yje të Hollivudit, politikanë dhe artistë të arrirë nga fusha të ndryshme të jetës. Donatella Versace, një tjetër vigane e modës, erdhi me një buqetë me lule të bardha për mikun e saj.

Gjurma që shpresoj që të lë ka ardhur prej punës, respektit dhe vëmendjes ndaj personave dhe realitetit. Nga aty fillon gjithçka,” ishin fjalët e fundit të Armanit, që u projektuan në një sfond të errët brenda sallës së ndriçuar me qirinj të vendosur saktësisht poshtë një fotoje të stilistit të ndjerë. E gjithë godina kundërmonte era temjan.

Mësohet se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në kryeqytetin italian të modës, i rrethuar nga dashuria e familjarëve. Një nga projektet, me të cilat po punonte edhe ditët e fundit, ishte një sfilatë që do të shënonte 50 vitet e markës së tij dhe do të mbyllte këtë muaj Javën e Modës në Milano. Në muajin qershor ai nuk arriti të marrë pjesë në Javën e Modës për shkak të gjendjes shëndetësore. /rtsh.al/ KultPlus.com

ITALI – Qindra njerëz i japin Armanit lamtumirën e fundit

6 September 2025 at 15:51

ROMË, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Qindra njerëz ishin sot në radhë para Teatro Armanit në Milano, ku ishte ekspozuar arkëmorti i stilistit të njohur, Giorgio Armanit, ndërsa Italia i jep lamtumirën stilistit të saj më të famshëm të modës.

Armani, i cili jetonte vetëm disa shtëpi më larg në një nga rrugët më elegante në metropolin verior të Milanos, vdiq të enjten në moshën 91-vjeçare.
Arkivoli është i ekspozuar aty ku janë mbajtur sfilatat e tij të mëdha të modës në vitet e fundit.

Sot në mëngjes, arkivoli u prit me duartrokitje nga turma që priste ndërsa u soll në ndërtesë me një makinë funerale.

Varrimi privat është planifikuar të bëhet nesër.

Armani ndërroi jetë pas muajsh problemesh shëndetësore. Në qershor dhe korrik, ai u detyrua të anulonte pjesëmarrjen e tij në sfilatat e tij të modës.

Në një ekran të madh, përkrah një fotoje të Armanit në fund të një sfilate mode, një mesazh në italisht shkruan se “gjurmën që shpresoj të lë është ajo e përkushtimit, respektit dhe vëmendjes ndaj njerëzve dhe realitetit. Atje fillon gjithçka”.

Një buqetë me trëndafila të bardhë qëndronte mbi arkivol./ /Ad.Ab./

The post ITALI – Qindra njerëz i japin Armanit lamtumirën e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Homazhet në Milano për Giorgio Armanin, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën ikonës së modës

6 September 2025 at 10:40

Që në orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës, Giorgio Armani. Armani u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare më datë 4 shtator.

Homazhet do të mbahet sot dhe nesër, në Teatrin Armani. Qindra qytetarë që në orët e para të mëngjesit, kanë krijuar radhë të gjatë në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit ikonë të modës.

Dy hyrje janë organizuar; njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian.

Ndër figurat që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.

Milano, kryeqyteti i modës, sot hesht përpara madhështisë së një legjende.  Giorgio Armani, i njohur ndryshe si “Mbreti George”, la një trashëgimi që tejkalon pasarelat.

 

❌
❌