Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

SHBA sekuestron tankerin e dytë të Venezuelës, reagon Maduro

21 December 2025 at 15:21


Venezuela ka akuzuar SHBA-në për një "akt flagrant piraterie", pasi Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi një cisternë të dytë nafte në brigjet e vendit të Amerikës së Jugut këtë muaj.

Administrata e presidentit Donald Trump ka rritur për muaj të tërë presionin mbi qeverinë e Venezuelës dhe udhëheqësin e saj autoritar, Nicolás Maduro.

Uashingtoni e ka quajtur Maduron një "narkoterrorist", duke pretenduar se ai kryeson rrjetet e trafikimit të paligjshëm dhe ka ofruar 50 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin e tij.

Një fushatë sulmesh amerikane në Karaibet jugore dhe Paqësorin lindor ka vrarë gati 100 persona në anije të dyshuara për trafikim droge, sipas shifrave të administratës, ndërsa grumbullimi i madh ushtarak pranë Venezuelës është ka rritur presionin mbi Karakasin.

Trump tha të martën se do të vendoste një "bllokadë totale dhe të plotë të cisternave të naftës të sanksionuara" që hyjnë ose dalin nga Venezuela, dhe tha se vendi ishte "i rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut".

Karakasi ka thënë vazhdimisht se presioni i SHBA-së mbi vendin lidhet me rezervat e mëdha të naftës të vendit.

Hija e SHBA-së mbi Venezuelën është parë prej kohësh si një mënyrë për të detyruar ndryshimin e regjimit në vend, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u tha gazetarëve të premten se "qëllimi i SHBA-së është të ndryshojë atë dinamikë" në Karakas.

Kristi Noem, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, tha të shtunën se Roja Bregdetare kishte sekuestruar një anije që ishte ankoruar për herë të fundit në Venezuelë në një "aksion para agimit".

Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Rojën Bregdetare të SHBA-së.

Ajo tha se SHBA-të do të vazhdojnë të ndalojnë "lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon".

Noem tha se Pentagoni, i cili ka kryer fushatën e sulmeve të SHBA-së mbi anijet e dyshuara për trafik droge që nga fillimi i shtatorit, ndihmoi në operacion.

Ministria e Jashtme e Venezuelës tha se "denoncon kategorikisht dhe refuzon vjedhjen dhe rrëmbimin e një anijeje të re private që transporton naftë venezuelase, si dhe zhdukjen me forcë të ekuipazhit të saj".

Karakasi tha se "akti serioz i piraterisë" "nuk do të mbetej pa u ndëshkuar", duke shtuar se do të paraqiste ankesa në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe organe të tjera. /Telegrafi/

In a pre-dawn action early this morning on Dec. 20, the US Coast Guard with the support of the Department of War apprehended an oil tanker that was last docked in Venezuela.

The United States will continue to pursue the illicit movement of sanctioned oil that is used to fund… pic.twitter.com/nSZ4mi6axc
— Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) December 20, 2025

Before yesterdayMain stream

SHBA sekuestron një anije pranë brigjeve të Venezuelës

20 December 2025 at 20:46


SHBA ka sekuestruar një anije të sanksionuar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës.

Është hera e dytë këtë muaj që SHBA ka sekuestruar një anije pranë brigjeve të vendit.

Ky veprim vjen pasi presidenti Donald Trump tha se po urdhëronte një “bllokadë” të cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Venezuela ende nuk i është përgjigjur konfiskimit të fundit nga SHBA, por më parë e ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj të naftës.

Operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së, ngjashëm me operacionin e mëhershëm këtë mua.

Bëhet e ditur se në javët e fundit, SHBA ka rritur praninë ushtarake në Detin e Karaibeve dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge nga Venezuela, duke vrarë rreth 100 persona.

SHBA nuk ka dhënë asnjë provë publike se këto anije transportonin drogë dhe ushtria është vënë nën shqyrtim gjithnjë e më të madh nga Kongresi për shkak të sulmeve.

SHBA e ka akuzuar presidentin e Venezuelës, NicolAs Maduro, se drejton një organizatë të shpallur terroriste të quajtur Cartel de los Soles, gjë të cilën ai e mohon.

Administrata Trump e akuzon atë dhe grupin për përdorimin e naftës së “vjedhur” për të “financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin”. /Telegrafi/

Rubio akuzon regjimin e Maduros: Bashkëpunon me terroristë dhe krimin e organizuar

By: armand
19 December 2025 at 22:20

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër regjimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, duke e akuzuar për refuzim të bashkëpunimit me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër narkoterrorizmit. Gjatë një deklarate publike, Rubio tha se ekziston vetëm një regjim që nuk bashkëpunon me SHBA-të në këtë betejë globale. “Ka një vend […]

The post Rubio akuzon regjimin e Maduros: Bashkëpunon me terroristë dhe krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Trump nuk e përjashton mundësinë e luftës me Venezuelën

19 December 2025 at 18:29


Presidenti Donald Trump tha se po e lë në tryezë mundësinë e një lufte me Venezuelën.

"Nuk e përjashtoj, jo", tha ai.

Trump urdhëroi një "bllokadë" të cisternave të naftës të sanksionuara që vinin e shkonin nga Venezuela, duke rritur presionin mbi presidentin e vendit, Nicolas Maduro.

SHBA kohët e fundit sekuestroi edhe një cisternë nafte pranë Venezuelës, shkruan NBC News.

Fushata e administratës ka rezultuar tashmë në 28 goditje në anije që kanë vrarë më shumë se 100 persona, përfshirë një goditje që përballet me shqyrtimin e Kongresit.

Trump tha "nuk e diskutoj" kur u pyet nëse e përjashton mundësinë që veprime të tilla mund të çojnë në luftë.

Por tha se do të ketë sekuestrime të tjera të cisternave të naftës.

I pyetur për një afat kohor, Trump u përgjigj: "Varet. Nëse janë aq budallenj sa të lundrojnë, do të lundrojnë përsëri në një nga portet tona."

Trump gjithashtu nuk pranoi të thoshte nëse rrëzimi i Maduros ishte qëllimi i tij përfundimtar.

"Ai e di saktësisht se çfarë dua unë", u përgjigj presidenti amerikan. /Telegrafi/

SHBA – Trump: Nuk përjashtoj mundësinë e një konflikti me Venezuelën

19 December 2025 at 13:31

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një konflikt me Venezuelën.

“Nuk e kam diskutuar ende. Ndërhyrja ushtarake kundër regjimit të Karakasit është ndër opsionet në tryezë’’, theksoi ai.

Trump gjithashtu nuk përjashtoi sulme të reja kundër anijeve që besohet se janë trafikantë droge në Detin e Karaibeve dhe sekuestrime të mëtejshme të cisternave të naftës.

Lidhur me Maduron, presidenti amerikan shtoi më pas se “ai e di saktësisht se çfarë dua unë”.   /os/

 

The post SHBA – Trump: Nuk përjashtoj mundësinë e një konflikti me Venezuelën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump urdhëron bllokimin e tankerëve të naftës të sanksionuara brenda dhe jashtë Venezuelës

17 December 2025 at 08:33


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po urdhëron një bllokadë "totale dhe të plotë" të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Në një postim në Truth Social, ai tha se qeveria e udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, ishte përcaktuar si një organizatë terroriste e huaj dhe e akuzoi atë për vjedhjen e aseteve amerikane, si dhe për "terrorizëm, kontrabandë droge dhe trafikim qeniesh njerëzore", transmeton Telegrafi.

"Prandaj, sot, po urdhëroj njw bllokadw totale dhe tw plotw tw tw gjitha cisternave tw snaksionuara nafte qw hyjnw dhe dalin nga Venezuela”, shtoi ai.

Vërejtjet e tij erdhën një javë pasi SHBA-të sekuestruan një cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës tha se hodhi poshtë "kërcënimin grotesk" të Trump.

Në postimin e tij, Trump tha se Venezuela ishte "plotësisht e rrethuar nga armata më e madhe e mbledhur ndonjëherë në historinë e Amerikës së Jugut".

Ai shtoi se ajo "vetëm do të bëhet më e madhe" dhe "do të jetë si asgjë që ata kanë parë ndonjëherë më parë".

Trump akuzoi gjithashtu qeverinë e Maduros për përdorimin e naftës së vjedhur për të "financuar veten, terrorizmin e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjen dhe rrëmbimin".

Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Venezuelën për kontrabandë droge, dhe që nga shtatori ushtria amerikane ka vrarë të paktën 90 persona në sulme ndaj anijeve që pretendonte se transportonin fentanil dhe droga të tjera të paligjshme në SHBA.

Në muajt e fundit, SHBA-të kanë zhvendosur gjithashtu anije luftarake në rajon.

Venezuela - shtëpia e disa prej rezervave më të mëdha të provuara të naftës në botë - nga ana tjetër ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të vjedhë burimet e saj.

SHBA-të, nën drejtimin e Trump dhe ish-presidentit Joe Biden, kanë kundërshtuar qeverinë e Maduros për vite me radhë dhe kanë bërë presion që ai të largohet duke vendosur sanksione të rrepta.

Javën e kaluar, SHBA-të vendosën sanksione të reja ndaj gjashtë anijeve të tjera që thanë se transportonin naftë venezuelase.

Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj disa të afërmve të presidentit Maduro dhe ndaj bizneseve të lidhura me atë, që SHBA-të e quajtën regjimin e tij të paligjshëm.

Një ditë më parë, SHBA-të thanë se kishin sekuestruar një anije cisternë në brigjet e Venezuelës.

Shtëpia e Bardhë tha se anija e sekuestruar, e quajtur Skipper, ishte përfshirë në "transportin e paligjshëm të naftës" dhe do të dërgohej në një port amerikan.

Qeveria e Venezuelës e denoncoi sekuestrimin, me Maduron që tha se SHBA-të "rrëmbyen ekuipazhin" dhe "vodhën" anijen.

SHBA-të kishin ndërtuar praninë e tyre ushtarake në Detin e Karaibeve, i cili kufizohet me Venezuelën në veri, në ditët para bastisjes.

Në të u përfshinë mijëra trupa dhe USS Gerald Ford - transportuesi më i madh i aeroplanëve në botë - i pozicionuar në distancë goditjeje nga Venezuela.

Kongresmeni Joaquin Castro, një demokrat që përfaqëson Teksasin, tha se "bllokada detare e Trump është padyshim një akt lufte".

Ai shtoi se ligjvënësit amerikanë do të votojnë të enjten për një rezolutë "që i drejton presidentit t'i japë fund armiqësive me Venezuelën". /Telegrafi/

SHBA sanskione Venezuelës/ Masa për njerëzit e afërt të presidentit dhe kompanitë e anijet e naftës

By: xhir jeta
12 December 2025 at 15:23

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja mbi kompanitë dhe anijet e transportit detar të naftës venezueliane.

Po ashtu në listën e sanksioneve u përfshinë edhe persona afër familjes së Nicolas Maduro dhe një biznesmen i lidhur me presidentin venezuelian. Mes të sanksionuarve janë tre nipër të gruas së Maduros, dy prej të cilëve ishin dënuar më parë për trafik droge në Shtetet e Bashkuara, por u liruan në një shkëmbim të burgorurish.

Kjo është goditja më e fundit e administratës amerikane ndaj Karakasit, pas sekuestrimit të një anijeje cisternë për të cilën Shtetet e Bashkuara thanë se transportonte naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani.

Departamenti i Thesarit tha se 6 anijet e sanksionuara së fundmi ishin të përfshira në praktika mashtruese dhe të pasigurta transporti që i siguronin burime financiare qeverisë së Maduros.

Sekuestrime të tjera janë të mundshme në javët në vijim, ndërsa Shtetet e Bashkuara ushtrojnë presion mbi Maduron për të lënë pushtetin.

Maduro ka thënë se fushata e Trump kundër tij është motivuar nga synimi për të marrë naftën venezueliane.

Ai ka refuzuar të largohet nga vendi edhe pse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se kjo ka qenë një kërkesë e presidentit amerikan.

Megjithatë Maduro ka siguruar aleatë në Amerikën Latine. Kolumbia, e cila ka pasur gjithashtu përplasje diplomatike me Trump, i ka hapur derën presidentit venezuelian.

Ministri i Jashtëm i Kolumbisë tha se nëse Maduro zgjedh të largohet, ai nuk sheh asnjë arsye pse vendi i tij të mos i ofrojë azil.

 

FOKUS – SHBA sanksionon kompani venezueliane dhe nipat e presidentit Maduro

12 December 2025 at 10:23

UASHINGTON, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tre nipave të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në një kohë tensionesh të shtuara mes Karakasit dhe Uashingtonit.

Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit sanksionoi gjithashtu gjashtë kompani transporti detar që operojnë në sektorin e naftës në Venezuelë.

OFAC identifikoi edhe gjashtë anije që, sipas njoftimit, janë përfshirë në praktika mashtruese dhe të pasigurta të transportit dhe vazhdojnë të sigurojnë burime financiare që ushqejnë regjimin e korruptuar narko-terrorist të Maduros.

Franqui Flores, Carlos Flores dhe Efrain Campo, të tre nipër të bashkëshortes së Maduros, Cilia Flores, tani nuk do të kenë më qasje në pasuri ose asete në SHBA, ndërsa kompanive amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me ta.

Sanksionet vijnë një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se trupat amerikane kishin marrë nën kontroll një anije në Karaibe.

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel thanë se tankeri ishte pjesë e një rrjeti të paligjshëm transporti nafte që mbështeste organizata të huaja terroriste.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha në një deklaratë se “Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij në Venezuelë po përmbytin Shtetet e Bashkuara me drogë që po helmon popullin amerikan”.

“Në drejtimin e presidentit Trump, Thesari po mban përgjegjës regjimin dhe rrethin e tij të krimit për shkeljet e vazhdueshme”, shtoi ai./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – SHBA sanksionon kompani venezueliane dhe nipat e presidentit Maduro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA-të vendosin sanksione ndaj të afërmve të Maduros dhe anijeve që transportojnë naftë nga Venezuela

11 December 2025 at 22:49


Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj tre të afërmve të presidentit venezuelan, Nicolas Maduro të enjten, së bashku me gjashtë kompani që transportojnë naftën e vendit të Amerikës së Jugut.

Ky veprim erdhi menjëherë pasi Shtetet e Bashkuara sekuestruan një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, përshkallëzimi i fundit i tensioneve midis dy vendeve.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë se tre nga individët e synuar të enjten janë nipër të gruas së Maduros, Cilia Flores.

Ata janë Efrain Antonio Campo Flores, Franqui Francisco Flores de Freitas dhe Carlos Erik Malpica Flores.

Campo dhe Flores de Freitas u thanë se ishin "trafikantë narkotikësh që vepronin në Venezuelë".

Sanksionet po vendoseshin përsëri ndaj Malpicës, përcaktimi i të cilit në vitin 2017 u hoq në vitin 2022 nën ish-presidentin amerikan Joe Biden për të nxitur dialogun, thuhet në deklaratë.

Personi i katërt i prekur është biznesmeni Ramon Carretero Napolitano, të cilin Departamenti i Thesarit e akuzoi për përfshirje në "kontrata fitimprurëse me regjimin e Maduros".

“Nicolas Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë në Venezuelë po e përmbytin SHBA-në me drogë që po helmojnë popullin amerikan”, tha Sekretari i Thesarit, Scott Bessent në deklaratë.

“Këto sanksione e zhbëjnë përpjekjen e dështuar të Administratës Biden për të bërë një marrëveshje me Maduron, duke mundësuar kontrollin e tij diktatorial dhe brutal në kurriz të popullit venezuelian dhe amerikan”, shtoi Bessent.

Uashingtoni e ka akuzuar udhëheqësin e majtë të Venezuelës se drejton një kartel droge, gjë që ai e mohon.

Maduro ka thënë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndryshimin e regjimit dhe të sekuestrojnë rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Trump ka vendosur anije luftarake brenda distancës së goditjes nga Venezuela dhe të paktën 87 persona janë vrarë në sulme ndaj anijeve në Paqësorin Lindor dhe Detin e Karaibeve. /Telegrafi/

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro nis të këndojë: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

By: armand
11 December 2025 at 16:42

“Don’t worry, be happy”! Kështu Nicolas Maduro, lideri i Venezuelës, këndon dhe kërcen ndërsa ushtria amerikane i afrohet gjithnjë e më shumë tokës së vendit të tij. “Nga Venezuela, ne kërkojmë dhe urdhërojmë që t’i jepet fund ndërhyrjes së paligjshme dhe brutale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Maduro. Deklarata e tij vjen pasi forcat […]

The post Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro nis të këndojë: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve appeared first on BoldNews.al.

Aeroplanët amerikanë patrullojnë mbi Karaibe, ushtarët zbarkojnë pranë Venezuelës - Maduro po ka kohë me kënduar

11 December 2025 at 15:56


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, me çdo mënyrë po përpiqet të tregojë se nuk është shumë i shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga SHBA-ja, dhe mënyra më e shpeshtë që zgjedh për ta bërë këtë është kënga.

Në një nga tubimet që ai mbajti më 10 dhjetor, presidenti venezuelas deklaroi se vendi i tij dhe qytetarët e Venezuelës nuk duan luftë me Amerikën.

“Qytetarëve amerikanë që janë kundër luftës, u përgjigjem me një këngë shumë të njohur amerikane, ‘Don't worry, be happy’”, tha lideri venezuelas, pas së cilës filloi edhe vetë të këndonte.

— (@)

Më pas, ai shtoi edhe disa parulla të tjera që janë dëgjuar edhe ditëve të mëparshme. “Jo luftë, jini të lumtur. Jo, jo luftë të çmendur, jini të lumtur”, porositi ai.

Ky gjest vjen në një moment përkeqësimi të marrëdhënieve midis Karakasit dhe Uashingtonit për shkak të rritjes së pranisë ushtarake amerikane në Karaibe.

Performanca muzikore e Maduros u mbajt në të njëjtën ditë kur liderja e opozitës, Maria Corina Machado, mori Çmimin Nobel për Paqe në Oslo, në praninë e mbretit Harald, pavarësisht ndalimit dhjetëvjeçar të udhëtimit të vendosur nga autoritetet venezuelase dhe pasi kishte kaluar më shumë se një vit në fshehje.

Ajo u largua fshehurazi nga Venezuela për të tentuar të arrinte në kryeqytetin norvegjez, por nuk arriti të mbërrinte në kohë për ceremoninë. /Telegrafi/

Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cisternë pranë brigjeve të Venezuelës, konfirmon Donald Trump

10 December 2025 at 22:23


Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cisternë nafte të sanksionuar pranë brigjeve të Venezuelës.

Presidenti Donald Trump konfirmoi operacionin në një takim me udhëheqësit e biznesit në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

"Sapo kemi kapur një anije cisternë në brigjet e Venezuelës, një anije cisternë të madhe, shumë të madhe, më e madhja e kapur ndonjëherë, në fakt", tha ai në fillim të takimit pa dhënë informacione shtesë.

Zyrtarët gjithashtu i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se operacioni u drejtua nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

Ata nuk dhanë emrin e anijes cisternë, as nuk thanë konkretisht se ku ndodhi incidenti.

Por siç vlerësojnë mediat, kjo do të shënonte përshkallëzimin e fundit nga administrata Trump, e cila në javët e fundit ka rritur presionin mbi presidentin venezuelian Nicolas Maduro.

Speaking moments ago from the White House, President Donald J. Trump confirmed the interception and seizure today of a sanctioned oil tanker off the coast of Venezuela by the U.S. Coast Guard, adding that, “other things are happening.” pic.twitter.com/t24hmWiTzq
— OSINTdefender (@sentdefender) December 10, 2025

SHBA-të akuzojnë Maduron se ka kryesuar një operacion narkotrafik në Venezuelë, gjë që ai e mohon.

Gjatë gjithë vitit, Pentagoni ka kryer më shumë se 20 sulme kundër anijeve të supozuara të trafikimit të drogës në ujërat pranë Venezuelës dhe Kolumbisë, duke vrarë më shumë se 80 të dyshuar.

Kjo vjen gjithashtu pasi zoti Trump sugjeroi se SHBA-të mund të godisnin Venezuelën përmes tokës.

Duke folur për Politico të martën, ai nuk pranoi të komentonte nëse trupat amerikane do të hynin në vend, por tha se "ditët e Maduros janë të numëruara".

Sipas agjencisë amerikane të lajmeve Bloomberg, qeveria e Maduros i përshkruan veprimet e SHBA-së si një grabitje të rezervave të naftës së Venezuelës - ndër më të mëdhatë në botë. /Telegrafi/

Shtohen tensionet, dy avionë luftarakë amerikanë fluturojnë mbi Venezuelë

By: armand
10 December 2025 at 16:28

Dy avionë luftarakë amerikanë u gjurmuan duke fluturuar rreth Gjirit të Venezuelës të martën, ndërsa tensionet vazhdojnë të përshkallëzohen midis dy vendeve. Aeroplanët F/A-18 Super Hornets u shfaqën në vendet e gjurmimit të fluturimeve pranë Maracaibo, qytetit të dytë më të madh të Venezuelës. Ata raportohet të kenë fluturuar rreth Gjirit për rreth 40 minuta. […]

The post Shtohen tensionet, dy avionë luftarakë amerikanë fluturojnë mbi Venezuelë appeared first on BoldNews.al.

Aeroplanët amerikanë F/A-18 fluturojnë në Gjirin e Venezuelës

10 December 2025 at 11:12


Dy aeroplanë F/A-18 të marinës amerikane fluturuan mbi Gjirin e Venezuelës, treguan të dhënat e gjurmimit të fluturimit të martën, në atë që vëzhguesit e quajnë një masë presioni më të ashpër ndaj regjimit të presidentit Nicolás Maduro mes tensioneve të larta në rajon, shkruan newsweek.

SHBA-të kanë rritur operacionet ushtarake në të gjithë Karaibet, duke përfshirë ushtrime ajrore, detare dhe tokësore, transmeton Telegrafi.

Që nga shtatori, SHBA-të kanë kryer sulme me anije që vranë mbi 80 persona. Pentagoni është nën vëzhgim në rritje pas një sulmi në shtator ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge që përfshiu një sulm të dytë "pasues" që vrau të mbijetuar, raportoi Associated Press, duke cituar dy persona të njohur me operacionin.

Maduro tha se Venezuela nuk donte "paqe skllavërore", duke pohuar refuzimin e tij për t'u përkulur ndaj presionit të SHBA-së. Ai riafirmoi angazhimin për sovranitet pavarësisht presionit në rritje ushtarak dhe diplomatik nga Uashingtoni.

Administrata Trump e konsideron Maduron një udhëheqës të paligjshëm dhe e ka shpallur Cartel de los Soles një organizatë terroriste, duke akuzuar presidentin venezuelas dhe zyrtarët e tij të lartë ushtarakë se e udhëheqin grupin.

Maduro dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, folën në telefon javën e kaluar, por nuk u njoftua asnjë rezultat konkret. Trump tha se do të shqyrtonte zgjerimin e fushatës së tij ushtarake kundër objektivave të drogës në vende si Meksika dhe Kolumbia.

Dy F/A-18 Super Hornets qëndruan mbi Gjirin për rreth 40 minuta, një masë e kufizuar nga tre anët nga territori i Venezuelës, në të njëjtën zonë ku forcat amerikane kishin testuar më parë mbrojtjen ajrore të vendit, sipas faqes së internetit të War Zone.

F/A-18 Super Hornets, një RC-135 Rivet Joint dhe bombardues B-52 kanë kryer ushtrime stërvitore për të testuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Venezuelës, citoi War Zone një zyrtar amerikan të thoshte në nëntor. /Telegrafi/

A look at U.S. military forces deployed to the Caribbean in support of #OpSouthernSpear.

U.S. military forces are deployed to the #SOUTHCOM area of responsibility in support of #OpSouthernSpear, @DeptofWar-directed operations, and @POTUS' priorities to disrupt illicit drug… pic.twitter.com/HaQOusJlD4
— U.S. Southern Command (@Southcom) December 8, 2025

Video/ Trump: Maduro i ka ditët e numëruara

By: armand
9 December 2025 at 22:35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha gazetës Politico se sundimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro po i afrohet fundit dhe se udhëheqja e tij nuk do të zgjasë shumë. Ai theksoi se situata në Venezuelë është e rëndësishme për SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se qeveria e Maduro-s po përballet me […]

The post Video/ Trump: Maduro i ka ditët e numëruara appeared first on BoldNews.al.

Trump: Maduro i ka ditët numëruara

9 December 2025 at 21:58


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha gazetës Politico se sundimi i presidentit venezuelian Nicolas Maduro po i afrohet fundit dhe se udhëheqja e tij nuk do të zgjasë shumë.

Ai theksoi se situata në Venezuelë është e rëndësishme për SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar, duke nënvizuar se qeveria e Maduro-s po përballet me presion të madh politik dhe ekonomik.

“Ditët e tij janë të numëruara”, deklaroi 79-vjeçari, duke nënkuptuar se ndryshimet në udhëheqjen e Venezuelës janë të pashmangshme.

BREAKING: Trump on Maduro:

His days are numbered. pic.twitter.com/Tjpijyh8vi
— Clash Report (@clashreport) December 9, 2025

Kur gazetarët e pyetën për mundësinë e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara, lideri amerikan nuk dha një përgjigje të qartë, duke thënë se “nuk dua të konfirmoj ose të përjashtoj atë opsion. Nuk do të flas për këtë”.

Me këtë, ai shmangu detajet rreth strategjive të mundshme, duke lënë të kuptohet se vendimi nuk është marrë ende dhe se administrata po shqyrton të gjitha opsionet.

Komentet e Trumpit vijnë në një kohë kur kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë është përkeqësuar dhe shtetet e ndryshme po kërkojnë mënyra për të përshpejtuar një tranzicion demokratik në vend. /Telegrafi/

Erdogan i kërkon Maduros të vazhdojë dialogun me SHBA-në mes tensioneve rajonale

By: nik
7 December 2025 at 16:54

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, duke e nxitur atë të vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo thirrje vjen në një periudhë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Karakasit. Sipas Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e mbajtjes së hapur të kanaleve të komunikimit mes SHBA-së dhe…

Source

Sfidanti i pamundur: Si po i mbijeton presidenti i Venezuelës

7 December 2025 at 12:26


Migena Aleksi

Ndërsa shumë liderë bien nën peshën e krizave të brendshme dhe izolimit ndërkombëtar, Nicolás Maduro ka mbetur i palëkundur në pushtet. Si ia doli të sfidojë Perëndimin dhe të mbijetojë politikisht për më shumë se një dekadë?

Kur Donald Trump paralajmëroi “të gjitha opsionet në tavolinë” për ta larguar Nicolás Maduron nga pushteti në Venezuelë, shumë liderë botërorë menduan se fundi i regjimit të tij ishte çështje kohe. Por, jemi në fund të vitit 2025 dhe Maduro jo vetëm që vijon të mbajë pushtetin, por edhe ka rigjetur hapësirë për të forcuar kontrollin mbi institucionet e vendit.

Maduro e mori detyrën në vitin 2013, pas vdekjes së udhëheqësit karizmatik Hugo Chávez. Që nga ajo kohë, Venezuela ka përjetuar një rënie dramatike ekonomike: inflacion galopant, mungesa ushqimore dhe mjekësore, emigrim masiv (mbi shtatë milionë venezuelianë janë larguar nga vendi) dhe një rënie të fortë të standardit të jetesës.

Megjithatë, Maduro ka mbijetuar politikisht përmes një kombinimi të fortë kontrolli mbi ushtrinë, drejtësinë, median dhe institucionet zgjedhore, si dhe falë mbështetjes nga disa shtete të fuqishme si Rusia, Kina dhe Irani.

Gjatë viteve të presidencës së Trumpit (2017-2021), ShBA-ja ndërmori sanksione të ashpra ekonomike ndaj Karakasit dhe njohu opozitarin Juan Guaidó si president të përkohshëm. Pati edhe mbështetje për një grusht shteti të dështuar në vitin 2019. Megjithatë, Maduro mbeti në kontroll.

CNN shkruan se, pavarësisht kërcënimeve të vazhdueshme ushtarake dhe presionit ndërkombëtar, Maduro “sfidoi të gjitha pritshmëritë” duke u rikthyer si figurë qendrore në rajon. Ai përdori taktikën e dobësimit gradual të opozitës, përçarjes së saj dhe asgjësimit të rivalëve përmes gjykatave dhe sigurisë shtetërore.

Në vitin 2023 dhe më tej, me rritjen e çmimit të naftës dhe nevojën e tregjeve ndërkombëtare për burime energjie pas krizës në Ukrainë, Perëndimi filloi të shfaqë fleksibilitet. Disa sanksione ndaj sektorit të naftës u lehtësuan. Kompanitë amerikane si Chevron rifilluan aktivitetin në vend.

Maduro e shfrytëzoi këtë hapësirë për të rifituar legjitimitetin ndërkombëtar dhe për të forcuar kontrollin e brendshëm, ndërsa e paraqiti veten si garant të stabilitetit dhe sovranitetit venezuelian.

Në vitin 2024 u mbajtën zgjedhje presidenciale të cilat u kritikuan për mungesë transparence dhe përjashtim të kandidatëve opozitarë, por Maduro u shpall fitues. Kjo i dha atij një tjetër mandat deri në 2030. Opozita e fragmentuar nuk arriti të imponojë një strategji të përbashkët.

Analistët thonë se Maduro nuk ka krijuar një sistem të qëndrueshëm, por më tepër një regjim të bazuar te mbijetesa taktike dhe te frika. Ekonomia mbetet e brishtë dhe varësia nga eksportet e naftës është e lartë. Por për momentin, Maduro ka fituar kohë.

Historia e tij është një dëshmi se lidershipi autoritar, nëse është i aftë të manovrojë mes presioneve dhe të shfrytëzojë dobësitë e kundërshtarëve, mund të mbijetojë edhe në kushte ekstreme.

Sa do zgjasë kjo mbijetesë dhe me çfarë çmimi për Venezuelën? A do ta ndihmojnë aleancat e tij strategjike të përballojë presionet e reja? Apo kriza e zgjatur do të thellojë pakënaqësitë e brendshme?

E vështirë të parashikohet, por për momentin në një vend të polarizuar dhe në një skenë gjeopolitike gjithnjë e më komplekse, përballë një bote të ndarë dhe me prioritete të reja, ajo që dëshiron administrata Trump duket larg përfundimit. /Gazeta “Dita”/

Maduro kishte tre kërkesa për dorëheqjen - Trump ia aprovoi vetëm një

5 December 2025 at 11:59


Nicolas Maduro kërkoi të mbante 200 milion dollarë, të siguronte amnisti për deri në 100 zyrtarë të nivelit të lartë dhe të shkojë në një vend miqësor si pjesë e një marrëveshjeje të propozuar dorëheqjeje me presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Venezuelës synonte që kjo marrëveshje të përfshinte një mbrojtje të plotë për të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë, duke siguruar që ata të mos përballeshin me ndonjë ndjekje ligjore pas largimit nga pushteti.

Thirrja telefonike e shkurtër, vetëm 15 minuta, dështoi për shkak të kërkesave të forta të Maduros, raporton thetelegraph.

Ai insistonte të qëndronte brenda hemisferës Perëndimore, duke refuzuar vendet që lideri amerikan i sugjeronte, si Rusia apo Kina, të cilat mund të ofronin siguri, por që nuk ishin të pranueshme për Maduron.

Më vonë, Katar u konsiderua si një mundësi kompromisi, një vend që mund të pranojë Maduron dhe të sigurojë një azil të sigurt, duke plotësuar disa nga kërkesat e tij, ndërkohë që mbante një farë pranueshmërie për Shtetet e Bashkuara.

Ky zhvillim tregonte përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe negociuar mes dy palëve, megjithëse bisedimet fillestare kishin hasur vështirësi.

Ndryshe, SHBA-të e konsiderojnë Edmundo González si presidentin e ligjshëm të Venezuelës pas zgjedhjeve të manipuluara në vitin 2024. /Telegrafi/

Maduro i Venezuelës konfirmon bisedën telefonike “të përzemërt” me Trump

4 December 2025 at 18:01


Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka konfirmuar se ka folur me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në telefon në fund të muajit të kaluar, mes një grumbullimi ushtarak amerikan që ka ngritur frikën e luftës.

Duke folur për televizionin shtetëror Venezolana de Television të mërkurën, Maduro tha se vendosi të fliste për telefonatën e tij "të përzemërt" me Trump rreth 10 ditë më parë, sepse mediat ndërkombëtare kishin raportuar informacione të caktuara dhe ai dëshironte të shmangte "diplomacinë e mikrofonit".

"Gjatë gjashtë viteve të mia si ministër i jashtëm, mësova maturinë diplomatike dhe më pas, në këto vite si president, me përvojën e të qenit ministër i jashtëm dhe duke qenë i mentoruar nga Komandanti ynë Chavez, e vlerësoj maturinë", tha Maduro, duke iu referuar udhëheqësit të ndjerë venezuelian Hugo Chavez, nën të cilin ai ishte ministër i jashtëm.

"Nuk më pëlqen diplomacia me mikrofonë; kur ka çështje të rëndësishme, ato duhet të trajtohen me qetësi derisa të zgjidhen!".

Maduro tha se e mirëpriti mundësinë që telefonata të ishte një hap drejt "dialogut respektues" dhe se vendi i tij do të kërkonte gjithmonë paqe.

Maduro shtoi se nuk do të fliste më tej për bisedën e tij me Trump, pasi ai favorizonte "maturinë" dhe "respektin".

“Me dëshirë të Zotit dhe Komandantit tonë të Komandantëve, Zotit tonë Jezu Krisht, gjithçka do të shkojë mirë për paqen, pavarësinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Venezuelës”, citohet të ketë thënë ai.

Komentet e Maduros erdhën pasi Trump të dielën tha se kishte folur me udhëheqësin venezuelian në telefon mes krizës më serioze diplomatike midis Uashingtonit dhe Karakasit në vite.

Trump të mërkurën iu rikthye përsëri telefonatës së tij me Maduron pa dhënë detaje specifike të bisedës së tyre.

“Fola shkurt me të, i thashë vetëm disa gjëra dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë”, tha Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Venezuela na dërgon drogë, por Venezuela na dërgon njerëz që nuk duhet t’i dërgonte”.

Administrata Trump ka vendosur aeroplanmbajtësen më të madhe në botë në Karaibe, ka hedhur në erë anije të dyshuara për kontrabandë droge që udhëtonin nga Venezuela dhe vende të tjera të Amerikës Latine dhe ka kërcënuar të kryejë sulme në tokën venezueliane si pjesë e një fushate presioni në rritje kundër Maduros.

Zyrtarët e administratës Trump e kanë cilësuar fushatën ushtarake si një përpjekje për të luftuar trafikimin e drogës.

Venezuela prodhon pak nga furnizimi global i kokainës, por shërbeu si pikë tranziti për 10-13 përqind të prodhimit të vlerësuar në vitin 2020, sipas një vlerësimi të qeverisë amerikane.

Por Maduro e ka akuzuar Trumpin se po përdor fushatën kundër drogës si pretekst për të rrëzuar qeverinë e tij dhe për të “konfiskuar” rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

Në një fjalim sfidues në një tubim në Karakas të hënën, Maduro tha se vendi i tij dëshironte paqe, por vetëm me "sovranitet, barazi dhe liri" të bashkangjitura.

"Ne nuk duam paqen e skllevërve, as paqen e kolonive! Koloni, kurrë! Skllevër, kurrë!", citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

❌
❌