Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 January 2026Main stream

Venezuela, Groenlanda dhe Ukraina/ DW: Kancelari Merz mes krizash, ç’do të thotë kjo për Gjermaninë

By: Brisi
11 January 2026 at 10:27

Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu – megjithëse jodrejtpërdrejt – në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa […]

The post Venezuela, Groenlanda dhe Ukraina/ DW: Kancelari Merz mes krizash, ç’do të thotë kjo për Gjermaninë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump: Kompanitë amerikane të naftës të investojnë në Venezuelë

10 January 2026 at 14:34

UASHINGTON, 10 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje drejtuesve të kompanive të mëdha amerikane të naftës që të rrisin ndjeshëm investimet në Venezuelë, gjatë një takimi të zhvilluar dje në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur pas takimit, presidenti Trump tha se kompanitë amerikane do të investonin qindra miliarda dollarë në Venezuelë, pa dhënë detaje konkrete.

Më herët, në prani të gazetarëve, drejtori ekzekutiv i “Exxon”, Darren Woods, deklaroi se kushtet ligjore dhe ekonomike në Venezuelë aktualisht e bëjnë të pamundur investimin.

Në hapje të takimit, Trump u tha drejtuesve se dëshironte që kompanitë amerikane të naftës të angazhoheshin me të paktën 100 miliardë dollarë për të rritur prodhimin e naftës në Venezuelë.

“Nëse nuk doni të hyni, thjesht më njoftoni, sepse kam 25 persona që nuk janë këtu sot dhe janë të gatshëm të zënë vendin tuaj”, tha Trump.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela po punojnë mirë së bashku për të rindërtuar infrastrukturën energjetike të vendit të Amerikës së Jugut”, shtoi Trump.

Më pas, Trump u kërkoi gazetarëve të largoheshin nga salla, duke thënë se do të fillonte negociatat me drejtuesit e kompanive.

“Ne disi formuam një marrëveshje”, tha ai më pas, duke e cilësuar takimin si “të shkëlqyer”.

“Ata do të hyjnë me qindra miliarda dollarë në shpime për naftë dhe kjo është e mirë për Venezuelën dhe shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara,” u shpreh Trump, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump: Kompanitë amerikane të naftës të investojnë në Venezuelë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Kina dhe Rusia mund të blejnë naftë nga SHBA-të

9 January 2026 at 22:09

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Kina dhe Rusia mund të blejnë naftë nga Shtetet e Bashkuara, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump gjatë takimit të tij me kompanitë e naftës në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump u tha drejtuesve të naftës të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin se cilat kompani mund të punojnë në Venezuelë”.

“Tani keni siguri të plotë në Venezuelë”, shtoi Trump gjatë takimit të tij me drejtuesit ekzekutivë të kompanive kryesore të naftës në botë, përfshirë atë italiane Eni. /os/.

The post SHBA – Trump: Kina dhe Rusia mund të blejnë naftë nga SHBA-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BOGOTA – Petro: Është i mundur një operacion ushtarak amerikan kundër Kolumbisë

9 January 2026 at 19:13

BOGOTA, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha se kishte frikë nga një veprim i mundshëm ushtarak amerikan kundër vendit të tij – pas një bisede telefonike me presidentin e SHBA-se, Donald Trump, mes tensioneve midis Bogotës dhe Uashingtonit.

Në një intervistë per gazetën “El País”, Petro tha se presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte thënë gjatë një bisede telefonike se po mendonte të ndërmerrte operacione të këqija në Kolumbi.

Udhëheqësi i krahut të majtë tha se mesazhi i sugjeronte se përgatitjet për një veprim ushtarak ishin tashmë në proces, megjithëse nuk e dinte se çfarë veprimi specifik mund të ishte planifikuar.

“Treguesi ishte se ata tashmë po përgatiten për diçka, një operacion ushtarak”, tha Petro.

Petro tha se ngjarjet në Venezuelë e kishin bërë të shqetësohej se ai vetë do të prekej personalisht.

Kur u pyet nëse kishte frikë se mos vuante një fat të ngjashëm me atë të udhëheqësit venezuelian Nicolás Maduro, i cili u arrestua nga ushtarët amerikanë dhe u dërgua në SHBA, Petro u përgjigj: “Pa dyshim”.

Megjithatë, pas një bisede telefonike njëorëshe të mërkurën me Trump, situata është qetësuar për momentin.

Gjatë bisedës, Petro tha se ishte në gjendje të shpjegonte qëndrimet e tij, veçanërisht në luftën kundër drogës. Pas telefonatës, Trump njoftoi një takim në Shtëpinë e Bardhë, pa specifikuar një datë.

Trump e ka paralajmëruar më herët Kolumbinë – pas veprimeve ushtarake në Venezuelë.

Duke folur me gazetarët menjëherë pas operacionit kundër Maduros, Trump e përshkroi Kolumbinë si “shumë të sëmurë” dhe tha se drejtohej nga një “njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kolumbia, një fqinj i Venezuelës, konsiderohet një qendër e madhe prodhimi për kokainën. //a.i/

The post BOGOTA – Petro: Është i mundur një operacion ushtarak amerikan kundër Kolumbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Anulova valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës

9 January 2026 at 14:24

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi sot se një valë e dytë sulmesh ndaj Venezuelës është anuluar për momentin, duke përmendur lirimin e të burgosurve politikë në vendin e Amerikës së Jugut.

Presidenti Trump vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin pozitiv mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin e infrastrukturës së naftës dhe gazit, pas kapjes javën e kaluar të udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, nga forcat amerikane, pas muajsh presioni të shtuar ndaj regjimit të tij autoritar.

“Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar valën e dytë të sulmeve që pritej më herët, e cila duket se nuk do të jetë e nevojshme. Megjithatë, të gjitha anijet do të qëndrojnë në pozicion për arsye sigurie dhe mbrojtjeje”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar anijeve luftarake amerikane të dislokuara në brigjet e Venezuelës.

Sipas  president Trump, Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë si shenjë e kërkimit të paqes.

Qeveria në Karakas kishte njoftuar më herët lirimin e shumë të ndaluarve venezuelianë dhe të huaj, mes të cilëve raportohet se përfshihen figura të njohura të opozitës, si aktivistja për të drejtat e njeriut, Rocío San Miguel./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post SHBA – Trump: Anulova valën e dytë të sulmeve ndaj Venezuelës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Si do të ndikojë situata tregtare me aleatët e Venezuelës?

9 January 2026 at 08:01

UASHINGTON, 9 janar /ATSH/ – Sulmet e ushtrisë amerikane në Venezuelë dhe deklaratat pasuese të bëra nga presidenti Donald Trump, kanë shtuar mundësinë e një rritjeje masive të prodhimit të naftës venezuelase nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Nuk është e qartë se kur, si apo edhe nëse kjo mund të ndodhë. Por, Venezuela ka rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës në botë dhe Trump ka sugjeruar se kompanitë amerikane do t’i çojnë ato në tregje.

Nafta e papërpunuar e Venezuelës kërkohet shumë, pasi është ideale për rafineritë e specializuara – sikurse ato në Bregun e Gjirit të SHBA-së – që kanë njësi të posaçme që u lejojnë ta përpunojnë këtë naftë të rëndë në një produkt me fitim të lartë si benzina dhe dizeli.

Me situatën që ende është fluide, kjo është një nga disa ndikimet e mundshme për ekonominë botërore dhe për partnerët kryesorë të Venezuelës: Rusinë, Iranin, Kinën dhe Kubën.

Rusia

Furnizimi i fortë bëri që çmimet e naftës të shënonin rënien më të madhe vjetore më 2025 që nga pandemia e COVID-19 që shkaktoi një kolaps të aktivitetit ekonomik botëror më 2020.

Për Moskën, këto rënie veçse kanë pasur ndikim dhe ngjarjet në Venezuelë pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar venezuelas, Nicolas Maduro, vetëm sa mund ta shtojnë dhimbjen.

“Nëse ‘partnerët’ tanë amerikanë marrin kontrollin e fushave të naftës në Venezuelë”, shkroi oligarku Oleg Deripaska më 3 janar, “ata do të kontrollojnë mbi gjysmën e rezervave të naftës në botë. Ata me siguri planifikojnë që çmimet tona të naftës të mos shkojnë më shumë sesa 50 dollarë për fuçi”.

Deripaska është një nga pak oligarkë që kanë kritikuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia e nisi më 2022. Por, deklaratat e tij reflektojnë interesin e Kremlinit për të mbajtur të larta çmimet e naftës.

“Mundësia që Shtetet e Bashkuara të fitojnë ndikim mbi prodhimin e naftës venezuelase… është qartësisht e papëlqyeshme për Moskën”, tha për Radion Evropa e Lirë, analistja politike me seli në Berlin, Alexandra Sitenko.

Nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të marrë kontrollin mbi naftën e Venezuelës. Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, e betuar në Parlamentin e Venezuelës më 5 janar, ka bërë komente të paqarta rreth bashkëpunimit me Uashingtonin për këtë gjë, por fuqia e saj reale dhe qëllimet e saj gjithashtu nuk janë të qarta.

“Do të nevojiteshin investime të konsiderueshme që Venezuela të përmbysë rënien e prodhimit të vërejtur gjatë dekadave të fundit”, tha për REL-in një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Sitenko tha se, duke pasur parasysh këto sfida, të shkaktuara nga keqmenaxhimi për një kohë të gjatë dhe sanksionet ndërkombëtare, rritja e prodhimit do të kërkonte kohë.

“Në aspektin strategjik, Kremlini me gjasë do të jetë më i shqetësuar për fuqinë mbi tregun sesa vetëm për vëllimet e prodhimit. Zgjerimi i ndikimit të SHBA-së mbi naftën venezuelase do të forconte aftësinë e Uashingtonit për të formësuar rrjedhat globale të energjisë dhe çmimet, potencialisht duke minuar mekanizmat koordinuese sikurse OPEC+, te të cilët Rusia gjithashtu mbështetet për të stabilizuar të ardhurat e saj”, shtoi Sitenko.

Për shkak se Venezuela është shtet i izoluar, kompanitë perëndimore u larguan nga vendi, me përjashtim të të gjigantit amerikan të naftës Chevron.

“Aty ku [sektori] nuk është shkatërruar, janë kompanitë ruse, iraniane dhe kineze. Natyrisht, SHBA-ja dëshiron t’i largojë ato”, tha për Shërbimin rus të REL-it analisti politik, Ivan Preobrazhensky.

Nga ana tjetër, mund të ketë hapësirë për bashkëpunim. Uashingtoni ka sinjalizuar se është i interesuar për përfitime ekonomike nga bashkëpunimi me Moskën. Strategjia e Sigurisë Kombëtare flet për dëshirën për të “rivendosur stabilitetin strategjik me Rusinë.”.

Rusia është ndier gjithashtu e kërcënuar nga njoftimi i presidentit Trump të bërë në dhjetor për një bllokadë të cisternave të sanksionuara që shkojnë drejt ose vijnë nga Venezuela, duke rritur nivelin e rrezikut dhe pasigurisë për flotën ruse në hije, të cilën Moska e përdor për të shmangur sanksionet.

Irani

Bllokada është një nga shumë faktorët që e ekspozojnë Iranin ndaj të njëjtave rreziqe sikurse Rusia, siç u tha muajin e kaluar kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte që ishte pjesë e flotës në hije të Iranit, teksa ajo po lundronte pranë brigjeve të Venezuelës.

Për vite me radhë, Venezuela e ka ndihmuar Iranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

Një produkt kyç, të cilin Venezuela e ka siguruar edhe nga Rusia, është diluanti – agjent që përdoret për naftës së trashë dhe të rëndë venezuelase. Duke përdorur anije të flotës në hije, Irani ka eksportuar sasi të mëdha diluanti në Venezuelë në këmbim të naftës (që më pas e ka dërguar në Kinë) dhe të arit.

Venezuela ka blerë po ashtu armë iraniane, teksa SHBA-ja ka vendosur sanksionet e fundit për armët më 30 dhjetor. Në njoftimin për sanksionet është përmendur blerja e dronëve dhe “armëve konvencionale” si dhe e kimikateve për raketat balistike.

E ardhmja e këtyre tregtive fitimprurëse duket e pasigurt, në mes të pranisë së madhe të flotës amerikane që aktualisht ka në Karaibe.

Ndërkohë, edhe mes trazirave të vazhdueshme politike në Iran, disa media iraniane kanë spekuluar se fati i borxhit prej 2 miliardë dollarësh të Venezuelës ndaj Teheranit është në dyshim.

Kina

Kina është një tjetër partnere kyç e Venezuelës dhe ka thënë se “e dënon fuqishëm përdorimin flagrant të forcës nga SHBA kundër një shteti sovran”.

Shfaqja e fundit e Maduros në publik, disa orë para kapjes së tij nga forcat amerikane, ishte në një takim me Qiu Xiaoqi, të dërguarin e Kinës për çështjet e Amerikës Latine. Maduro u takua gjithashtu me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Moskë vitin e kaluar.

Krahas kontakteve diplomatike, Kina ka qenë edhe blerëse kryesore e naftës së Venezuelës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Daniel Sternoff, nga Qendra për Politika Globale të Energjisë në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, sugjeroi se kontrolli amerikan mbi industrinë e Venezuelës mund t’i vë në rrezik këto furnizime.

“Eksportet e naftës venezuelase mund të ridrejtohen nga Kina drejt Bregut të Gjirit të SHBA-së”, shkroi ai më 4 janar.

Por, ndonëse kjo tregti ka qenë e rëndësishme për Karakasin, kjo ndoshta është më pak e rëndësishme për Pekinin.

Kuba

Ndoshta asnjë vend nuk është më i cenueshëm nga efektet e veprimeve amerikane në Venezuelë sesa Kuba. Ky vend, që ka mungesë të theksuar parash, varet shumë nga Venezuela për furnizime energjetike, të cilat i ka marrë me çmime shumë të lira.

“Venezuela sot e furnizon Kubën me rreth 35.000 fuçi naftë në ditë, që përbën 50 për qind të deficitit të naftës së ishullit”, i tha REL-it, Jorge Pinon nga Universiteti i Teksasit në Austin.

“Kuba nuk ka burime financiare për të blerë këtë mungesë” të naftës, tha ai, duke shtuar se për të shmangur një kolaps ekonomik, “Qeveria amerikane mund t’i kërkojë Venezuelës të vazhdojë furnizimin me naftë të Kubës”, shkruan REL.  /os/

The post KOMENT – Si do të ndikojë situata tregtare me aleatët e Venezuelës? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si do të ndikojë situata tregtare me aleatët e Venezuelës?

9 January 2026 at 08:22

Sulmet e ushtrisë amerikane në Venezuelë dhe deklaratat pasuese të bëra nga presidenti Donald Trump, kanë shtuar mundësinë e një rritjeje masive të prodhimit të naftës venezuelase nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Nuk është e qartë se kur, si apo edhe nëse kjo mund të ndodhë. Por, Venezuela ka rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës në botë dhe Trump ka sugjeruar se kompanitë amerikane do t’i çojnë ato në tregje.

Nafta e papërpunuar e Venezuelës kërkohet shumë, pasi është ideale për rafineritë e specializuara – sikurse ato në Bregun e Gjirit të SHBA-së – që kanë njësi të posaçme që u lejojnë ta përpunojnë këtë naftë të rëndë në një produkt me fitim të lartë si benzina dhe dizeli.

Me situatën që ende është fluide, kjo është një nga disa ndikimet e mundshme për ekonominë botërore dhe për partnerët kryesorë të Venezuelës: Rusinë, Iranin, Kinën dhe Kubën.

Rusia

Furnizimi i fortë bëri që çmimet e naftës të shënonin rënien më të madhe vjetore më 2025 që nga pandemia e COVID-19 që shkaktoi një kolaps të aktivitetit ekonomik botëror më 2020.

Për Moskën, këto rënie veçse kanë pasur ndikim dhe ngjarjet në Venezuelë pas arrestimit të udhëheqësit të rrëzuar venezuelas, Nicolas Maduro, vetëm sa mund ta shtojnë dhimbjen.

“Nëse ‘partnerët’ tanë amerikanë marrin kontrollin e fushave të naftës në Venezuelë”, shkroi oligarku Oleg Deripaska më 3 janar, “ata do të kontrollojnë mbi gjysmën e rezervave të naftës në botë. Ata me siguri planifikojnë që çmimet tona të naftës të mos shkojnë më shumë sesa 50 dollarë për fuçi”.

Deripaska është një nga pak oligarkë që kanë kritikuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që Rusia e nisi më 2022. Por, deklaratat e tij reflektojnë interesin e Kremlinit për të mbajtur të larta çmimet e naftës.

“Mundësia që Shtetet e Bashkuara të fitojnë ndikim mbi prodhimin e naftës venezuelase… është qartësisht e papëlqyeshme për Moskën”, tha për Radion Evropa e Lirë, analistja politike me seli në Berlin, Alexandra Sitenko.

Nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të marrë kontrollin mbi naftën e Venezuelës. Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, e betuar në Parlamentin e Venezuelës më 5 janar, ka bërë komente të paqarta rreth bashkëpunimit me Uashingtonin për këtë gjë, por fuqia e saj reale dhe qëllimet e saj gjithashtu nuk janë të qarta.

“Do të nevojiteshin investime të konsiderueshme që Venezuela të përmbysë rënien e prodhimit të vërejtur gjatë dekadave të fundit”, tha për REL-in një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Sitenko tha se, duke pasur parasysh këto sfida, të shkaktuara nga keqmenaxhimi për një kohë të gjatë dhe sanksionet ndërkombëtare, rritja e prodhimit do të kërkonte kohë.

“Në aspektin strategjik, Kremlini me gjasë do të jetë më i shqetësuar për fuqinë mbi tregun sesa vetëm për vëllimet e prodhimit. Zgjerimi i ndikimit të SHBA-së mbi naftën venezuelase do të forconte aftësinë e Uashingtonit për të formësuar rrjedhat globale të energjisë dhe çmimet, potencialisht duke minuar mekanizmat koordinuese sikurse OPEC+, te të cilët Rusia gjithashtu mbështetet për të stabilizuar të ardhurat e saj”, shtoi Sitenko.

Për shkak se Venezuela është shtet i izoluar, kompanitë perëndimore u larguan nga vendi, me përjashtim të të gjigantit amerikan të naftës Chevron.

“Aty ku [sektori] nuk është shkatërruar, janë kompanitë ruse, iraniane dhe kineze. Natyrisht, SHBA-ja dëshiron t’i largojë ato”, tha për Shërbimin rus të REL-it analisti politik, Ivan Preobrazhensky.

Nga ana tjetër, mund të ketë hapësirë për bashkëpunim. Uashingtoni ka sinjalizuar se është i interesuar për përfitime ekonomike nga bashkëpunimi me Moskën. Strategjia e Sigurisë Kombëtare flet për dëshirën për të “rivendosur stabilitetin strategjik me Rusinë.”.

Rusia është ndier gjithashtu e kërcënuar nga njoftimi i presidentit Trump të bërë në dhjetor për një bllokadë të cisternave të sanksionuara që shkojnë drejt ose vijnë nga Venezuela, duke rritur nivelin e rrezikut dhe pasigurisë për flotën ruse në hije, të cilën Moska e përdor për të shmangur sanksionet.

Irani

Bllokada është një nga shumë faktorët që e ekspozojnë Iranin ndaj të njëjtave rreziqe sikurse Rusia, siç u tha muajin e kaluar kur forcat amerikane sekuestruan një cisternë nafte që ishte pjesë e flotës në hije të Iranit, teksa ajo po lundronte pranë brigjeve të Venezuelës.

Për vite me radhë, Venezuela e ka ndihmuar Iranin që të shmangë sanksionet ndërkombëtare.

Një produkt kyç, të cilin Venezuela e ka siguruar edhe nga Rusia, është diluanti – agjent që përdoret për naftës së trashë dhe të rëndë venezuelase. Duke përdorur anije të flotës në hije, Irani ka eksportuar sasi të mëdha diluanti në Venezuelë në këmbim të naftës (që më pas e ka dërguar në Kinë) dhe të arit.

Venezuela ka blerë po ashtu armë iraniane, teksa SHBA-ja ka vendosur sanksionet e fundit për armët më 30 dhjetor. Në njoftimin për sanksionet është përmendur blerja e dronëve dhe “armëve konvencionale” si dhe e kimikateve për raketat balistike.

E ardhmja e këtyre tregtive fitimprurëse duket e pasigurt, në mes të pranisë së madhe të flotës amerikane që aktualisht ka në Karaibe.

Ndërkohë, edhe mes trazirave të vazhdueshme politike në Iran, disa media iraniane kanë spekuluar se fati i borxhit prej 2 miliardë dollarësh të Venezuelës ndaj Teheranit është në dyshim.

Kina

Kina është një tjetër partnere kyç e Venezuelës dhe ka thënë se “e dënon fuqishëm përdorimin flagrant të forcës nga SHBA kundër një shteti sovran”.

Shfaqja e fundit e Maduros në publik, disa orë para kapjes së tij nga forcat amerikane, ishte në një takim me Qiu Xiaoqi, të dërguarin e Kinës për çështjet e Amerikës Latine. Maduro u takua gjithashtu me udhëheqësin kinez Xi Jinping në Moskë vitin e kaluar.

Krahas kontakteve diplomatike, Kina ka qenë edhe blerëse kryesore e naftës së Venezuelës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Daniel Sternoff, nga Qendra për Politika Globale të Energjisë në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia, sugjeroi se kontrolli amerikan mbi industrinë e Venezuelës mund t’i vë në rrezik këto furnizime.

“Eksportet e naftës venezuelase mund të ridrejtohen nga Kina drejt Bregut të Gjirit të SHBA-së”, shkroi ai më 4 janar.

Por, ndonëse kjo tregti ka qenë e rëndësishme për Karakasin, kjo ndoshta është më pak e rëndësishme për Pekinin.

Kuba

Ndoshta asnjë vend nuk është më i cenueshëm nga efektet e veprimeve amerikane në Venezuelë sesa Kuba. Ky vend, që ka mungesë të theksuar parash, varet shumë nga Venezuela për furnizime energjetike, të cilat i ka marrë me çmime shumë të lira.

“Venezuela sot e furnizon Kubën me rreth 35.000 fuçi naftë në ditë, që përbën 50 për qind të deficitit të naftës së ishullit”, i tha REL-it, Jorge Pinon nga Universiteti i Teksasit në Austin.

“Kuba nuk ka burime financiare për të blerë këtë mungesë” të naftës, tha ai, duke shtuar se për të shmangur një kolaps ekonomik, “Qeveria amerikane mund t’i kërkojë Venezuelës të vazhdojë furnizimin me naftë të Kubës”, shkruan REL.

FOKUS – Venezuela liron të burgosurit politikë, të arrestuar gjatë protestave kundër Maduros

8 January 2026 at 19:46

KARAKAS, 8 janar /ATSH-DPA/- Venezuela do të lirojë një numër të madh të burgosurish si një gjest “paqeje”, tha sot kryetari i Asamblesë Kombëtare,

Jorge Rodríguez, i cili është vëllai i presidentes në detyrë Delcy Rodríguez, nuk dha detaje se sa të burgosur do të liroheshin.

Megjithatë, ai tha se si qytetarët venezuelianë ashtu edhe shtetasit e huaj do të liroheshin nga burgu.

Organizata e të drejtave të njeriut “Foro Penal” vlerëson se ka rreth 800 të burgosur politikë në vendin e Amerikës së Jugut, shumë prej të cilëve u arrestuan gjatë protestave kundër rizgjedhjes së diskutueshme në vitin 2024 – të udhëheqësit autoritar Nicolás Maduro.

Qeveria ka liruar tashmë dhjetëra të burgosur politikë gjatë ndërrimit të vitit, me autoritetin e burgut që tha se këto lëvizje ishin kontribute për paqen, dialogun dhe drejtësinë.

Më 3 janar, ushtria amerikane arrestoi presidentin venezuelian, Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores në një sulm ndaj Karakasit. Të dy përballen me gjyq në Nju Jork për trafik droge dhe akuza të tjera.

Shumë kohë para operacionit, administrata e presidentit Donald Trump kishte ushtruar presion mbi qeverinë e Maduros për të liruar të burgosurit politikë. //a.i/

The post FOKUS – Venezuela liron të burgosurit politikë, të arrestuar gjatë protestave kundër Maduros appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-së për Venezuelën është stabiliteti, rimëkëmbja dhe pastaj tranzicioni

7 January 2026 at 19:46

UASHINGTON, 7 janar /ATSH/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka hedhur poshtë kritikat se Uashingtoni po “eksperimenton” në Venezuelë – ndërsa ka shpjeguar strategjinë e SHBA-së për vendin pas operacionit kundër Nicolas Maduro, sipas “Reuters”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan prej tre hapash për Venezuelën – që do të fillojë me stabilizimin e vendit pasi forcat amerikane arrestuan udhëheqësin, Nicolas Maduro, duke siguruar që kompanitë amerikane të naftës të kenë akses në vend gjatë një faze rimëkëmbjeje dhe më në fund duke mbikëqyrur një tranzicion, tha sot Rubio.

“Politika e SHBA-së ndaj Venezuelës bazohet në një strategji të strukturuar që përfshin kontrollin mbi naftën, e cila shihet si një mjet të jashtëzakonshëm – për të nxitur ndryshime politike dhe ekonomike në vend”, tha Rubio.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Rubio u përpoq të qetësonte kritikat e senatorëve – të cilët akuzuan Uashingtonin se po vepron pa një qasje të qartë.

Rubio tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend të qeverisin Venezuelën drejtpërdrejt, por synojnë të mbajnë një “karantinë energjetike” për anijet që shkojnë dhe vijnë nga Venezuela.

“Ne do të vazhdojmë me karantinën dhe presim të shohim ndryshime që jo vetëm që përparojnë interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – por gjithashtu çojnë në një të ardhme më të mirë për popullin e Venezuelës”, tha ai.

“Ne do ta shesim naftën venezueliane me çmimet e tregut dhe paratë do të menaxhohen nga SHBA-ja, të cilat do të kontrollojnë shpërndarjen e saj të drejtpërdrejtë tek populli i Venezuelës”, tha ai.

Rubio sqaroi gjithashtu se qëllimi i SHBA-së nuk është të “qeverisë” Venezuelën, por të përdorë instrumentet ekonomike dhe politike me mençuri për të arritur objektivat e politikës së jashtme në Hemisferën Perëndimore, duke shmangur një prani të drejtpërdrejtë ushtarake në terren. //a.i/

The post UASHINGTON – Rubio: Plani i SHBA-së për Venezuelën është stabiliteti, rimëkëmbja dhe pastaj tranzicioni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PEKIN – Kina: Kërkesa e SHBA-së për partneritet ekskluziv të naftës me Venezuelën, një akt tipik ngacmimi

7 January 2026 at 17:33

PEKIN, 7 janar /ATSH-AA/ – Kërkesa e SHBA-së që Venezuela të formojë një “partneritet ekskluziv” në sektorin e naftës është një akt “tipik ngacmimi” dhe një shkelje e sovranitetit të kombit latino-amerikan, si dhe e ligjit ndërkombëtar, tha Kina të mërkurën.

“Venezuela është një shtet sovran dhe ka sovranitet të plotë dhe të përhershëm mbi burimet e saj të naftës dhe aktivitetet ekonomike”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Deklarata e Pekinit erdhi ndërsa ABC News raportoi se administrata Trump i ka thënë poresidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “duhet të përmbushë kërkesat e Shtëpisë së Bardhë”, duke përfshirë që Karakasi “duhet të bie dakord të partnerizohet ekskluzivisht me SHBA-në në prodhimin e naftës dhe të favorizojë Amerikën kur shet naftë të rëndë bruto”.

Raporti shtoi se Washingtoni ka kërkuar që Karakasi “duhet të përjashtojë Kinën, Rusinë, Iranin dhe Kubën dhe të shkëpusë lidhjet ekonomike”.

“Përdorimi flagrant i forcës nga SHBA-ja kundër Venezuelës dhe kërkesa që vendi të favorizojë Amerikën kur merret me burimet e veta të naftës është një akt tipik ngacmimi, që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e Venezuelës”, tha Mao, duke shtuar se “Kina e dënon këtë”.

“Më lejoni të theksoj se Kina dhe vendet e tjera kanë të drejta legjitime në Venezuelë, të cilat duhet të mbrohen”, tha Mao.

Ajo tha se paktet e bashkëpunimit midis Pekinit dhe Karakasit janë nënshkruar midis dy “shteteve sovrane dhe mbrohen” nga ligji vendas dhe ndërkombëtar.

Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i Venezuelës pas SHBA-së, dhe vëllimi aktual dypalësh është rreth 7 miliardë dollarë.

“E ashtuquajtura kërkesë e SHBA-së është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Venezuelës”, theksoi Mao.

Ajo shtoi se SHBA-të kanë “abuzuar prej kohësh me sanksionet e paligjshme dhe të njëanshme” kundër Venezuelës, duke shkaktuar “dëm të madh në zhvillimin ekonomik dhe social”.

Veçmas, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se administrata Rodriguez ka rënë dakord të transferojë midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar në SHBA për shitje me çmimin e tregut.

Forcat amerikane nisën sulme ajrore të gjera të shtunën në mëngjes në objektiva në Venezuelën veriore, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën e komunikimit, ndërsa forcat e operacioneve speciale kryen një bastisje në kryeqytetin Karakas për të kapur presidentin e vendit Nicolas Maduro dhe zonjën e parë Cilia Flores.   /os/

The post PEKIN – Kina: Kërkesa e SHBA-së për partneritet ekskluziv të naftës me Venezuelën, një akt tipik ngacmimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump nuk i ndal goditjet në Venezuelë, sekuestron një tjetër cisternë nafte

By: Brisi
7 January 2026 at 15:02

SHBA-të kanë deklaruar këtë të mërkurë se kanë sekuestruar një  tjetër cisternë të madhe nafte pranë brigjeve të Venezuelës. Tankeri i naftës Marinera është siguruar dhe është nën monitorimin e SHBA-së, sipas një zyrtari amerikan, raportojnë mediat e huaja. Sipas raportimeve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare udhëhoqi operacionin me mbështetjen e ushtrisë amerikane. Kujtojmë se anija […]

The post Trump nuk i ndal goditjet në Venezuelë, sekuestron një tjetër cisternë nafte appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – Trump: SHBA do të marrin 50 milionë fuçi nafte të sanksionuar venezueliane

7 January 2026 at 10:49

UASHINGTON, 7 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara nga 30 deri në 50 milionë fuçi naftë të sanksionuar, një hap që ai e paraqiti si përfitim për të dy vendet.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se nafta do të shitej me çmime tregu dhe se të ardhurat do të kontrolloheshin prej tij si president, për t’u siguruar që do të përdoreshin “në dobi të popullit të Venezuelës dhe të Shteteve të Bashkuara”.

“Kam kërkuar nga sekretari i Energjisë, Chris Wright, ta zbatojë këtë plan menjëherë. Nafta do të merret nga anije magazinimi dhe do të transportohet drejtpërdrejt në portet e shkarkimit në Shtetet e Bashkuara” , shtoi ai.

SHBA-ja  sulmoi objektiva në Venezuelë, duke kapur udhëheqësin autoritar Nicolás Maduro nën akuzat për vepra penale të lidhura me drogën dhe duke e larguar atë nga vendi. Pas operacionit, Trump deklaroi se SHBA-ja do ta administronte përkohësisht Venezuelën.

Presidenti amerikan kishte theksuar më herët potencialin ekonomik të industrisë së naftës së vendit, duke thënë se kompani të mëdha amerikane të naftës do të investonin miliarda dollarë për të riparuar infrastrukturën dhe për të zhvilluar prodhimin.

Disa demokratë e kanë akuzuar Trumpin se po e shënjestron Venezuelën vetëm për rezervat e saj të naftës, duke e quajtur arrestimin e Maduro thjesht një pretekst./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post UASHINGTON – Trump: SHBA do të marrin 50 milionë fuçi nafte të sanksionuar venezueliane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë

By: Brisi
6 January 2026 at 18:27

Forcat speciale amerikane kryen një operacion të befasishëm për të arrestuar presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe Donald Trump pa operacionin të zhvillohej nga pasuria e tij në Mar-a-Lago. Pranë tij ishte Marco Rubio, ministri i fuqishëm i jashtëm dhe njëkohësisht këshilltari i sigurisë kombëtare, në një fotografi që përmbledh një rrjedhë vitesh për njeriun që […]

The post CNN: Arrestimi i Maduros u organizua nga Rubio! Roli kyç që mori në Venezuelë appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Nuk priten zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme

6 January 2026 at 10:10

UASHINGTON, 6 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk pret që në Venezuelë të mbahen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve të ardhshme.

“Duhet ta rregullojmë fillimisht vendin. Nuk mund të zhvillohen zgjedhje”, i tha ai transmetuesit amerikan NBC News.

”Kjo do të marrë një periudhë kohe dhe ne duhet të rikthejmë qetësinë në vend”, shtoi ai.

Qeveria e Venezuelës vazhdon ta konsiderojë Nicolas Maduro, i cili u ndalua nga forcat amerikane të shtunën, si presidentin legjitim të vendit.

Sipas Kushtetutës së Venezuelës, në rast të mungesës së përhershme të presidentit, detyrën e merr zëvendëspresidenti dhe duhet të organizohen zgjedhje të reja brenda 30 ditëve.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse udhëheqja e re e konsideron situatën aktuale si mungesë të përhershme.

Delcy Rodríguez, e cila kishte shërbyer si zëvendëspresidente e Maduros që nga viti 2018, bëri dje betimin si  presidente në detyrë.

Gjykata e Lartë e kishte ngarkuar atë gjatë fundjavës me marrjen përkohësisht të detyrave të kreut të shtetit.

Forcat amerikane sulmuan objektiva në Venezuelë gjatë fundjavës dhe arrestuan Maduron./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post SHBA – Trump: Nuk priten zgjedhje në Venezuelë në 30 ditët e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rënia e Maduros, njoftohet rihapja e ambasadës amerikane në Karakas

By: Brisi
5 January 2026 at 22:27

Arrestimi i Maduros dhe dalja në gjyq në New York, kanë qenë zhvillimet e fundit që kanë marrë vëmendjen dhe reagime nga liderë europianë dhe jo vetëm. Maduro u arrestua pas sulmeve në Karakas nga SHBA. Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve pritet që në Karakas të rihapet ambasada amerikane. Sipas BBC zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se […]

The post Rënia e Maduros, njoftohet rihapja e ambasadës amerikane në Karakas appeared first on BoldNews.al.

“Më rrëmbyen, jam i pafajshëm”/ Ç’ndodhi në gjyqin 30 minutësh ndaj Maduros? Zbardhen debatet

By: Brisi
5 January 2026 at 22:11

Nicolas Maduro tha se është i pafajshëm dhe se forcat e SHBA-së e kanë rrëmbyer pa të drejtë, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në New York, që zgjati rreth 30 minuta, shkruan BBC. Ai u dërgua në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën pasdite, së bashku me gruan e tij me të cilën akuzohen […]

The post “Më rrëmbyen, jam i pafajshëm”/ Ç’ndodhi në gjyqin 30 minutësh ndaj Maduros? Zbardhen debatet appeared first on BoldNews.al.

Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

By: Brisi
5 January 2026 at 21:28

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka përmbushur kërcënimet kundër Venezuelës duke kapur presidentin e saj dhe gruan e tij nga kompleksi i tyre i fortifikuar rëndë në Karakas, në një bastisje dramatike gjatë natës. Ja disa nga paralajmërimet që […]

The post Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës? appeared first on BoldNews.al.

Turqia në krah të Venezuelës/ Erdogan bisedë telefonike me Trump, detajet

By: Brisi
5 January 2026 at 20:39

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se Turqia po punon për më të mirën dhe të drejtën si për vendin e tij ashtu edhe për popullin venezuelian. Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit mes dy vendeve, veçanërisht në kohë të vështira, dhe përsëriti se Turqia do të vazhdojë të […]

The post Turqia në krah të Venezuelës/ Erdogan bisedë telefonike me Trump, detajet appeared first on BoldNews.al.

A ndikojnë zhvillimet në Venezuelë në ekonominë shqiptare? Çfarë thonë ekspertët

By: Brisi
5 January 2026 at 20:01

Në një distancë gjeografike rreth 9 mijë kilometër dhe pak ndonjë lidhje historike apo tregtare të fortë, zhvillimet në Venezuelë nuk do përbënin ndonjë interes në Shqipëri në kushte të tjera. Por, sot bota është më e lidhur se kurrë. Diçka që ndodh larg, përcillet shpejt në tregje… në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi. Maksim […]

The post A ndikojnë zhvillimet në Venezuelë në ekonominë shqiptare? Çfarë thonë ekspertët appeared first on BoldNews.al.

Trafik droge, vrasje e rrëmbime/ Maduro dhe gruaja e tij mohojnë akuzat, shtyhet gjyqi në SHBA

By: Brisi
5 January 2026 at 19:30

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi Shtetet e Bashkuara e kapën në Karakas dhe e sollën në tokën amerikane. Maduro, 63 vjeç, u deklarua i pafajshëm në Gjykatën Federale në Nju Jork, për katër vepra penale, përfshirë akuzën për narko-terrorizëm, import të kokainës dhe posedim […]

The post Trafik droge, vrasje e rrëmbime/ Maduro dhe gruaja e tij mohojnë akuzat, shtyhet gjyqi në SHBA appeared first on BoldNews.al.

❌
❌