Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Avokati i Popullit: Pensionistët kategoria më e diskriminuar në Kosovë

21 December 2025 at 12:41


Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka vënë në dukje vështirësitë e shumta që përballen pensionistët në Kosovë për të marrë të drejtën e tyre të pensionit, duke komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin personalisht për të dëshmuar se janë gjallë.

Qelaj për Ekonomia Online tha se vendimi është i drejtë, por theksoi se sistemi pensional ka nevojë për reforma dhe përmirësime, në mënyrë që të mos krijohen pengesa për qytetarët më të moshuar.

Qelaj ka shtuar se shqetësim përbën fakti që institucionet, veçanërisht ato që kanë kompetenca për nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit, duhet të veprojnë me kujdes, pa tejkaluar ligjet dhe duke respektuar frymën e ligjit.

“As një herë nuk i komentoj ose nuk hy në vlerësim të vendimeve gjyqësore, por në këtë rast mendoj se ka qenë një vendim shumë i drejtë. Sidomos te pjesa e mos kthimit të pensioneve kur është lajmëruar pas kohe, sepse këtu ne e kemi konsideruar dhe kemi shprehur edhe qëndrimin tonë publik, konsiderojmë një ndërhyrje direkte të një të drejtë të fituar me ligj e cila nuk mund të mohohet me akte ligjore. Ajo që unë konsideroj shqetësuese edhe që besoj dhe duhet shumë që të punohet në të ardhmen në krejt institucionet, sidomos institucionet që kanë kompetencë për t’i nxjerr aktet nënligjore për të zbatuar një ligj, është kujdesi që aktet nënligjore asnjëherë mos t’i tejkalojnë ligjet, gjithmonë me qenë në frymën e njëjtë të ligjit dhe asnjëherë mos të krijojnë situata me njoftuar ose mohuar të drejta që ligji i ka përcaktuar dhe i ka njohur,” tha ai.

Avokati i Popullit vuri në dukje se praktika e keqe e përdorimit të akteve nënligjore që cenojnë parimin e ligjshmërisë nuk është e kufizuar vetëm në këtë rast.

Ai ka përmendur shembuj të tjerë, përfshirë rregullore të doganave dhe komisione rivlerësimi për persona me aftësi të kufizuara, të cilat sipas tij nuk janë vlerësuar mjaftueshëm dhe shpesh bien në kundërshtim me ligjin.

“Kjo nuk po ndodh vetëm me këtë ligj, ne kemi pasur edhe ligje të tjera, edhe udhëzime të tjera administrative ose akte nënligjore që janë gjetur me shkelje të ngjashme. Ta zëm kohëve të fundit kemi dalur me një raport me një rregullore të doganave lidhur me tarifat doganore tek personat me aftësi të kufizuar, ose tek përcaktimi i kriterit të moshës për tu punësuar në dogana, ose tek paraqitja ose lajmërimi i personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë në komision rivlerësim. Por janë edhe një numër i madh i akteve të tjera nënligjore që besoj nëse rishikohen me kujdes dhe nëse vlerësohen mjaftueshëm, janë në kundërshtim me ligjin”.

“Kjo praktikë është e dëmshme në shumë aspekte. E para, nuk e ruan parimin e ligjshmërisë, aktet nënligjore nuk janë në përputhje me ligjislacionin dhe mund të cenojnë edhe kushtetutshmërinë; dhe e treta, sa ne po i zbatojmë parimet e sundimit të ligjit të një shteti të së drejtës, ku asnjë vendim ekzekutiv nuk mund të ketë ndërhyrje përtej asaj që përcaktohet me ligj”, tha ai.

Ai ka theksuar nevojën për rishikim dhe reformim të sistemit pensionale, duke u fokusuar jo vetëm në vlerat monetare të kompensimit, por edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera për pensionistët, të cilët konsiderohen si kategoria më e diskriminuar në shoqëri.

“Unë konsideroj vendim të drejtë, mirë që është iniciuar si çështje se a duhet të lajmërohen apo s’duhet të lajmërohen, janë praktika të vendeve të tjera. Duhet të rishikohet jo vetëm ky ligj, por duhet të ketë një reformë pensionale në Kosovë sepse nuk është vetëm ky problem që i prek sot kategoritë e caktuara të qytetarëve, por është shumë më i shprehur edhe në shumë situata”, tha ai.

Avokati ka thënë se pensionistët janë kategoria më e diskriminuar në shoqëri, përballë barrierave administrative dhe mungesës së mbështetjes së duhur sociale dhe shëndetësore.

“E pra, mendoj që jo gjithmonë mbështetja sociale duhet të fokusohet vetëm te vlerat monetare të kompensimit në të holla. Gjë që po patjetër dhe është detyrimi dhe duhet të jetë në përputhje me nevojat dhe standardet e jetës për të garantuar një minimum të asaj që konsiderohet si nevojë për të siguruar ekzistencën. Por duhet të përqendrohet shumë edhe në ofrimin e shërbimeve të tjera. Pensionistët mendoj që janë kategoria më e diskriminuar në shoqëri momentalisht. Këto e themi të bindur për nga ato që kanë dalur nga rezultatet e hulumtimeve dhe hetimeve që ne kemi filluar. Sepse në çdo segment ku kemi provuar me hetuar kemi pranuar ankesa ose kemi marrë informata nga shoqëria civile se po ndodh diskriminim dhe e kemi hetuar në raport me pensionistë na ka dalur situata keq”, tha ai.

Qelaj ka theksuar se veçanërisht pensionistët mbi 65 vjeç përballen me vështirësi për shkak të mungesës së shërbimeve publike dhe kufizimeve në shërbimet shëndetësore për personat me çrregullime të shëndetit mendor.

Ai ka thënë se kjo situatë rëndon mbi familjet dhe duhet adresuar me përmirësime të mekanizmave administrativë për mbrojtjen e pensionistëve, duke garantuar një jetë më të dinjitetshme.

“Duke filluar nga ofrimi i shërbimeve shëndetësore, ekziston një praktikë e keqe në Kosovë që udhëzimet dhe aktet nënligjore për të cilat folëm më herët, edhe në aspektin e protokolleve shëndetësore, e kufizojnë shërbimin shëndetësor të shëndetit mendor për personat mbi 65 vjet. Dhe paramendoni sa ballafaqohen me probleme të këtij shëndeti personat mbi 65 vjeç, me Alzheimer, me forma të tjera të çrregullimeve të shëndetit mendor, që natyrisht në situatën e mungesës së shërbimeve publike ata natyrisht këtë pjesë e bartin familjet. Në anën tjetër, ju e dini që një pensionist nuk mund të marrë kredi, një pensionist nuk mund të sigurohet nga sigurimet shëndetësore private, një pensionist i mungojnë edhe shumë të drejta të tjera dhe këto janë shqetësimet e institucioneve. Me i zbatuar rekomandimet që i kemi dhënë, duhet t’i adresojmë në përzgjedhjen e problemit të të moshuarve në Kosovë, personat mbi 65 vjeç, me pas një jetë më të dinjitetshme,” tha ai.

Gjykata Supreme theksoi se paragrafët e udhëzimit administrativ që ndalonin pagesën e pensioneve për moslajmërim të statusit të jetës janë të kundërligjshëm. Supremja theksoi se përgjegjësia e parë për verifikimin i takon Ministrisë dhe jo pensionistit, dhe se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo e para.

Pensioni i moshës në Kosovë është 150 euro, ndërsa pensioni kontributpagues aktualisht sillet nga 218 deri në 318 euro në muaj, varësisht nga niveli i arsimimit./eo/

​Pensionistët nuk detyrohen më të paraqiten për të vërtetuar se janë gjallë

17 December 2025 at 15:00


Pensionistët nuk do të jenë më të detyruar të paraqiten çdo gjashtë muaj pranë autoriteteve shtetërore për të dëshmuar se janë gjallë, për të vazhduar marrjen e pensionit.

Ky vendim vjen nga Gjykata Supreme, e cila shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që parashikonte këtë rregull. Vendimi u bazua në padinë e E.Sh.

Në vendim theksohet se Ministria ka përgjegjësinë për të monitoruar nëse pensionisti është gjallë, duke u përjashtuar qytetarët nga kjo detyrë. Për pasojë, pensionistët nuk mund të penalizohen nëse nuk paraqiten pranë autoriteteve.

Për më shumë lexoni vendimin e Gjykatës Supreme të plotë:

Gjykata Supreme e ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit E.Sh., e paraqitur kundër të paditurës Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) - Departamenti i Pensioneve.

Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 4 paragraf 2, i Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS) Për Procedurat e Lajmërimit, Suspendimit nga Pagesa dhe Kthimin e Mjeteve në rastet e Keqpërdorimit të Pensioneve.

Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 5 paragraf 1, 2, 3 dhe 4 i këtij Udhëzimi.

Paditësi E.Sh., ka parashtruar padi kundër të paditurës, MFPT, për shfuqizimin e aktit nënligjor normativ - Udhëzimin Administrativ nr. 05/2015 (MPMS) Për Procedurat e Lajmërimit, Suspendimit nga Pagesa dhe Kthimin e Mjeteve në rastet e Keqpërdorimit të Pensioneve.

Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk janë në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm.

Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se aktet nënligjore vlejnë vetëm sa kohë janë në pajtim me ligjin, ndërsa një rregullim i tillë nënligjor, i cili prek në mënyrë materiale të drejtat e qytetarëve, siç trajtohet pensioni, mund të bëhet vetëm me ligj dhe jo me akt nënligjor.

Kompetenca e Ministrisë, kufizohet vetëm në rregullimin e mënyrës teknike të suspendimit nga pagesa, dhe assesi në krijimin e detyrimeve, afateve apo pasojave materiale që nuk i parasheh ligji.

Ligji Nr. 04/L-131 Për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, nuk përmban asnjë element që do t’i jepte Ministrisë kompetencë të krijojë afate materiale, të vendosë humbje të pensioneve ose të ndryshojë statusin e përfituesit në rast mos-lajmërimi.

Suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit, dhe jo e para. Për këtë arsye, Gjykata Supreme konstaton se dispozitat e UA nr. 05/2015, të cilat e trajtojnë mos-lajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.

Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues

12 December 2025 at 14:12

Mes pakënaqësisë për rritjen e pabarazisë, abuzimeve dhe orientimin e fondeve publike kryesisht drejt koncesioneve, Lëvizja Bashkë shprehu kundërshtinë e saj ndaj buxhetit të 2026 përmes një proteste para Kuvendit. Ata kërkuan përgjegjësi nga qeveria për abuzimet me detyrën, politika që garantojnë dinjitet dhe minimum jetik.

Buxheti 2026 rikthen Lëvizjen Bashkë para Kuvendit

Mirjeta, pensioniste nga Tirana, thotë se jeton me 17 mijë lekë në muaj. Ajo tregon se pa ndihmën e fëmijëve nuk do të siguronte as bukën e përditshme. Bashkë me shoqen e saj dhe dhjetëra qytetarë, ajo iu bashkua të enjten protestës së Lëvizjes Bashkë para Kuvendit, me thirrjen “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë!”.

Ndërsa qytetarët protestonin, Kuvendi diskutonte buxhetin e vitit 2026. Lëvizja Bashkë e konsideroi atë të pabarabartë, regresiv dhe të ndërtuar mbi politika që rëndojnë shtresat e varfra.

Eduart Koruni, profesionist i sapodalë në pension, tha për Citizens.al se shumica e pensionistëve marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj. Ai thekson se kjo shumë nuk mjafton “as për bukë dhe djathë”.

Klodi Leka, nga Lëvizja Bashkë, kritikoi mënyrën e mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ai theksoi pabarazinë e taksimit duke këmbëngulur se “shteti taton 20% bukën, 6% kazinotë dhe 0% investitorët strategjikë.”

Mirela Ruko, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës si përfaqësuese e Lëvizjes, theksoi peshën që mbajnë mësuesit, mjekët, punëtorët dhe bujqit në ekonominë e vendit. Ajo argumentoi se pasuria e krijuar me mundin e tyre përfundon në projekte klienteliste.

“Ne nuk kemi plaçkë për t’u shitur dhe asnjë ditë për t’u falur atyre,” thirri Ruko teksa shtoi se “nuk jemi popull i varfër, ka kaq vite që grabitemi dhe me mundin dhe djersën tonë ata [pushtetarët] kanë ndërtuar kështjella”.

Protestuesit përmendën pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra në qeveri si simbol të krizës së thellë të korrupsionit që, sipas tyre, ka kapluar pushtetin e Kryeministrit Edi Rama.

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, tha se korrupsioni “vret përditë në kantieret e ndërtimit, në miniera dhe në rrugët ku të rinjtë shtyhen drejt kriminalizimit”.

Ai shtoi se 720 mijë pensionistë mbijetojnë vetëm falë solidaritetit familjar.

“Pa ndihmën e fëmijëve, qindra mijëra prej tyre do të ishin duke lypur,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi iu bashkua protestës pas debatit në Kuvend, duke kritikuar orientimin e buxhetit të vitit 2026 ku 27% e tij shkon për koncesionet dhe marrëveshjet në partneritet me privatët.

Muçi theksoi se arsimi dhe shëndetësia mbeten në nivele minimale, me vetëm 2.3% dhe 2.9% të PBB-së, larg standardeve të BE-së që ofrojnë dy deri pesë herë më shumë se kaq.

Bora Mema, nga Lëvizja, u shpreh se pabarazitë e thella ekonomike e bëjnë demokracinë vetëm një iluzion. Ajo theksoi se liria e konsumit nuk është liri reale për qytetarët me të ardhura minimale.

“E vetmja liri është për të ditur cilat produkte do të zgjedhim me aq pak qindarka sa kemi në xhep”, u shpreh Mema, e cila bëri një paralele me lëvizjen për ndryshimin e sistemit 35 vite më parë.

Protesta e Lëvizjes Bashkë evidentoi sërish shqetësimin në rritje për pabarazinë sociale, prioritetet fiskale dhe abuzimet me fondet publike.

Për këtë protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut, ngritjen e minimumit jetik, rritjen e pensioneve dhe miratimin e statusit të minatorit.

Lexoni gjithashtu:

The post Lëvizja Bashkë kundër buxhetit 2026: I pabarabartë dhe përjashtues appeared first on Citizens.al.

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

8 December 2025 at 13:06


Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet më të leverdishme për shkak të politikave fiskale shumë konkurruese dhe kostos së ulët të jetesës.

Sipas të dhënave të fundit, numri total i pensionistëve italianë që transferohen jashtë vendit është ulur me 23.8% gjatë periudhës 2018–2024. Megjithatë, mes vendeve që po fitojnë terren, Shqipëria ka shënuar rritjen më të theksuar.

Nga viti 2019 deri në 2023, rreth 200 pensionistë italianë janë transferuar në Shqipëri, nga të cilët 100 vetëm gjatë vitit 2023. Në raport me përmasat e vendit dhe periudhën e shkurtër kohore, kjo rritje vihet re si jashtëzakonisht e lartë.

Pse po e zgjedhin Shqipërinë?

Shqipëria ofron një paketë të favorshme për pensionistët e huaj:

Zero tatim mbi pensionet e marra nga jashtë (nga viti 2021).

Kosto jetese shumë më e ulët se në vendet e BE-së.

Klima e butë mesdhetare.

Akses i shpejtë me Italinë përmes fluturimeve të shpeshta.

Komunitete italiane tashmë të krijuara në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Shqipëria po shndërrohet gradualisht në një “Hammamet të ri”, por me standarde më të larta urbanistike dhe afërsi gjeografike ndaj Italisë, çka e bën shumë tërheqëse për të moshuarit që kërkojnë të jetojnë me më pak kosto, por pa u shkëputur nga Italia.

Ndër destinacionet kryesore vazhdojnë të jenë Spanja dhe Tunizia. Vetëm në Spanjë jetojnë mbi 8.400 pensionistë italianë, dhe pavarësisht kostove të pjesshme më të larta, vendi ofron ulje të konsiderueshme fiskale dhe shërbime të stabilizuara.

Ndërkohë Tunizia, veçanërisht qyteti i Hammametit, ka tërhequr rreth 1000 italianë në 5 vitet e fundit, falë një sistemi që taton vetëm 20% të pensionit të importuar dhe ofron lehtësira të tjera të mëdha.

Portugalia, dikur “parajsa nr.1”, ka humbur shumë terren që nga momenti kur hoqi skemën e tatimit të reduktuar për pensionistët e rinj që hyjnë pas vitit 2024. Fluksi i të ardhurve është ulur me mbi 83% në vetëm 5 vjet.

Dikur vend që italianët e shihnin për pushime të shkurtra apo investime të izoluara, Shqipëria sot po shfaqet si një alternativë serioze e stilit të jetës për një grup gjithnjë e më të madh pensionistësh.

Pse Shqipëria po fiton terren aq shpejt?

Taksa zero mbi pensionet – një ndër ofertat fiskale më agresive në rajon.

Mjekësi private gjithnjë në rritje me çmime shumë më të ulëta se Italia.

Siguri e përmirësuar dhe turizëm në rritje që ka rritur standardet e shërbimeve.

Kosto të përballueshme banimi, sidomos jashtë qendrave të mëdha.

Afërsi kulturore, gjuhë gjithnjë e më e njohur për italianët dhe komunitet i qëndrueshëm italianësh.

Nëse trendi vazhdon me këto ritme, ekspertët parashikojnë që Shqipëria mund të futet në top 3 destinacionet kryesore të pensionistëve italianë brenda pesë viteve të ardhshme. (A2 Televizion)

Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ja sa do të përfitojnë të moshuarit

By: V K
1 December 2025 at 12:49

 

Këtë të hënë, nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë në vend, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave.

Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim.

Pensionistët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht.

PËRFITIMI

Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që përfitojnë mbi këtë shumë marrin bonus prej 10 mijë lekësh.

Ky diferencim konsiderohet si një mënyrë për të mbështetur më fort familjet që ndodhen në vështirësi ekonomike, sidomos në periudhën e fundvitit kur rriten shpenzimet për ushqime, barna dhe produkte të tjera të domosdoshme.

Procesi i pagesave do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë muajit dhjetor dhe pensionistët që nuk arrijnë ta tërheqin menjëherë, kanë afat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Pas kësaj date, e drejta për të përfituar bonusin humbet, prandaj autoritetet këshillojnë që të mos shtyhet pa arsye tërheqja e tij.

Me hapjen e sporteleve që në ditën e parë dhe me proces të koordinuar mes ISSH-së, Postës dhe bankave, shpërndarja e bonusit synon të jetë më e shpejtë dhe më e qetë se vitet e kaluara.

Ky bonus, konsiderohet nga pensionistët një mbështetje e rëndësishme në prag të festave, një shtesë që u vjen në ndihmë për të përballuar kostot e jetesës dhe për të kaluar një fundvit më të lehtë.

REAGIMI

Pavarësisht zërave se nuk do të jepet shpërblim këtë fundvit, qeveria ka theksuar se fondi për këtë pagesë është i garantuar dhe se asnjë informacion i përhapur së fundmi për shtyrje apo mungesë të bonusit nuk ka qenë i vërtetë, duke i dhënë fund pasigurive që qarkulluan në ditët e fundit.

Me nisjen e pagesave sot, të moshuarit janë të ftuar të marrin përfitimin e tyre pa hezitim dhe me procedura të thjeshtuara. Në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama,, u ndal te shpërblimi për pensionistët.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro”, – tha Kryeministri Rama, duke sjellë në vëmendje edhe politikën për rritjen e pagave dhe pensioneve që do të zbatohet duke nisur nga janari 2026.

“Me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030”, – u shpreh ai.

The post Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, ja sa do të përfitojnë të moshuarit appeared first on Albeu.com.

Nis shpërndarja e bonusit për fundvit/ 10 deri 15 mijë lekë, përfitojnë 763 mijë pensionistë

By: Rovena
1 December 2025 at 12:28

Nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët.

Janë rreth 763 mijë pensionistë që do të përfitojnë bonus për festat e fundvitit. Edhe  pse 1 dhjetori është pushim, Instituti I Sigurimeve Shoqërore ka rënë dakord me Postën Shqiptare që edhe dita e hënë do të jetë ditë pune, që do të thotë se pensionistët mund të paraqiten  pranë sporteleve për të tërhequr këstin mujor bashkë me bonusin e fundvitit.Sipas vendimit përcaktohet se pensionistët me pension deri në 20 mijë  lekë  do të përfitojnë  15 mijë  lekë bonus. Sipas të dhënave këtë shumë e përfitojnë mbi  540 mijë persona në të gjithë vendin .Ndërkohë që të gjithë ata të moshuar marrin një pension mbi 20 mijë lekë   do të përfitojnë një shpërblim në vlerën  10  mijë lekë .

Në këtë kategori rezultojnë se janë  mbi 221 mijë të moshuar. Bonusi përfitohet nga të gjithë pensionistët aktualë, por edhe nga ata që plotësojnë kushtet për pension deri më 31 dhjetor 2025, përfshirë edhe ata që aktualisht janë ende në punë.Shperndarja për pensionistët   do të realizohet sipas datave që tërheqin pensionin  dhe kanë afat deri në fund të muajit qershor.

Ndërkohë  ata persona që e tërheqin pensionin në bankë shpërblimi do tu kalojë automatikisht në llogari. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10.4 miliardë lekë

Ndërkohë që duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm qeveria parashikon një rishikim të skemës së pensioneve duke bërë rritje të veçanta sipas kategorive. Pensioni urban  me vite  të plota pune do të rritet 1 mijë e 800 lekë, Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë, Pensioni rural do të rritet 1 mijë lekë,  Pensioni familjar do të rritet 700 lekë ai i invaliditetit do të rritet 600 lekë. Çdo rritje e vitit 2026 do të dyfishohet në 2027-ën ./abcnews.al

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja e bonusit

By: V K
30 November 2025 at 13:50

Edhe pse e hëna është ditë zyrtare pushimi, rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin, mund të tërheqin bonusin e fundvitit pranë pikave të postës.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh, do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.

Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.

Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.

The post Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, ja kur nis shpërndarja e bonusit appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama: Shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve, ja sa lekë do të marrin gjyshërit dhe gjyshet, nga janari nis edhe rritja, paga minimale 500 euro për sektorin publik dhe privat

By: V K
30 November 2025 at 10:39

Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri i vendit Edi Rama, shprehet se shpërblimi për pensionistët ka nisur dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Gjithashtu, kreu i shtetit u shpreh se nga janari do të nisë edhe rritja e pensioneve, për t`u pesëfishuar në vitin 2030.

Po ashtu, nga janari nis edhe rritja e pagës minimale 500 euro për sektorin publik dhe privat.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, u shpreh kryeministri Rama.

The post Kryeministri Rama: Shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve, ja sa lekë do të marrin gjyshërit dhe gjyshet, nga janari nis edhe rritja, paga minimale 500 euro për sektorin publik dhe privat appeared first on Albeu.com.

Rama: Mbrojtja shoqërore 257 miliardë lekë, biznesi i vogël pa tatim fitim deri në 2029

19 November 2025 at 13:33

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, pensionistët janë kryefjalë e këtij buxheti dhe do të jenë kryefjala e këtij mandati.

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend ku po diskutohet pr/buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale, Rama u shpreh se, “mbrojtja shoqërore arrin me këtë buxhet në 257 miliardë lekë ose me një rritje prej 11.6 miliardësh që e thënë ndryshe janë 116 milionë euro”.

“Kjo shumë për mbrojtjen sociale, ndërkohë që nga një anë varfëria ulet, nga ana tjetër papunësia ulet është më shumë sesa dyfishi i mbrojtjes që kishin shqiptarët kur ne morëm detyrën”, tha Rama.

Por pa diskutim, shtoi Rama, “pa harruar edhe ata që vazhdojnë të jenë në skemën e ndihmës ekonomike. Pa harruar përfituesit si persona me aftësi të kufizuar dhe pa harruar edhe domosdoshmërinë për një qasje të re dhe një shtysë të re në aspektin e strehimit, e duke mbetur besnikërisht pranë të gjitha familjeve të reja me vazhdimësinë e bonusit të bebes”.

Nga ana tjetër, shtoi kreu i qeverisë, “jemi sot në një tjetër vit, me një tjetër buxhet, me një tjetër paketë fiskale, por mbetemi besnikërisht të palëvizshëm nga pozicioni ynë se deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi”.

“Atyre që flasin për varfëri dhe që flasin për papunësi dhe që flasin për taksa, duhet t’ju them se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH në të gjithë Europën. Deri në 100 mijë euro xhiro biznesi nuk paguan as tatim fitimi, as TVSH. Ndërkohë që deri 140 mijë euro nuk paguan vetëm tatimin e fitimit”, tha Rama.

Në këtë pikë, theksoi Rama, “jemi padiskutim, jo vetëm shumë më lart në të gjithë rajonin në mbështetje të biznesit të vogël, por me herë”.

“Mjafton t’ju them që pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut është 16 mijë euro”.

Nga ana tjetër, theksoi Rama, “një tjetër zotim i dhënë në pranverë dhe që mbahet në këtë buxhet është rritja e pagës minimale që qysh prej janarit do të jetë 500 euro dhe do të jetë një pagë që do të vazhdojë të rritet brenda mandatit të katërt me objektivin ambicioz që deri në fund të këtij mandati paga minimale në Shqipëri të jetë 700 euro”.

/gj.m/ /a.g/

The post Rama: Mbrojtja shoqërore 257 miliardë lekë, biznesi i vogël pa tatim fitim deri në 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BIRN: Bonusi përpara 11 majit, si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve

By: V K
19 November 2025 at 08:54

Pagesa e bonusit dhe premtimet për rritjen e pensioneve, mund të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në favor të mazhorancës, por duket se ka pak gjasa që kjo e fundit po i afrohet një zgjidhjeje të qëndrueshme për reformimin e skemës së kontributeve shoqërore, e cila po përballet me rrezikun e kolapsit.

Në oborrin e vogël të shtëpisë së saj në Vaqar, Lirije Sina, 64-vjeçe, kalon orë të tëra duke u kujdesur për disa rreshta perimesh që i ka mbjellë për të kursyer nga pensioni i saj prej 9.900 lekësh.

“Çfarë të bëj më parë me ato lekë”? – pyet ajo, duke renditur ilaçet, faturat dhe ushqimin, ndërsa tregon se kohët e fundit ka filluar të ketë probleme me tensionin.

Bashkëshorti i saj, 72-vjeç, vuan nga astma dhe shpesh ka nevojë për medikamente që nuk mbulohen nga skema e rimbursimit, një tjetër barrë për çiftin që jeton vetëm me pensionet.

Ata thonë se mund të përballojnë vetëm një dietë të thjeshtë ushqimore, pasi mishi dhe peshku janë jashtë mundësive të tyre, ndërsa bahçja mbetet burimi i vetëm i prodhimeve të freskëta.

Pavarësisht vështirësive, Sanija votoi për Partinë Socialiste në pushtet në zgjedhjet parlamentare në 11 maj, e joshur nga shpërndarja e bonusve për pensionistët dhe premtimet për rritjen e pensionit në të ardhmen e afërt.

“E morëm edhe të pranverës dhe tani do të marrim prapë një bonus”, tha Lirija, ndërsa shtoi se këto pagesa janë një ndihmë e madhe për pensionistët. “Nuk kam pse e fsheh, unë për këta kam votuar”, shtoi ajo.

Në nëntor 2024, vetëm 6 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh – një vendim që kritikët e cilësojnë si të motivuar politikisht dhe të orientuar drejt një prej blloqeve më të mëdha të votuesve në vend.

“Është një bonus elektoral”, thotë ekonomisti Selami Xhepa. “Nuk ka asnjë diskutim që përdorimi i këtij instrumenti financiar ka pasur si qëllim përdorimin politik”, shtoi ai.

Premto Gogo, drejtues i KRIIK Albania, një organizatë që monitoron prej vitesh procesin zgjedhor, thotë se shpërndarja e bonusit për pensionistët, ka qenë pjesë e një serie vendimesh të marra në fund të vitit 2024, efektet e të cilave u ndjenë gjatë fushatës zgjedhore.

“Ato kanë qenë vendime drejtpërdrejtë elektorale, kanë ndikuar ndjeshëm dhe patjetër e kanë e kanë orientuar votën”, tha Gogo.

Por sa kanë ndikuar, këtë nuk e masim dot, sepse janë shumë mekanizma që e kanë orientuar dhe lëvizur peshën e votës”, shtoi ai.

Hile zgjedhore

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste arriti të merrte rreth 730 mijë vota, duke siguruar një mandat të katërt në krye të vendit dhe një epërsi absolute me 83 mandate në parlament. Analizat e ndryshme kanë sugjeruar se ndër kategoritë që e votuan më së shumti këtë parti ishin pikërisht pensionistët, duke ngritur pikëpyetje se një pjesë u joshën edhe nga bonusi që morën pak ditë para zgjedhjeve.

Qani Shino, ish minator që e gëzon pensionin prej vitit 2014, por që proteston prej vitesh për statusin e minatorit e konsideron bonusin e pranverës, si një hile për të mashtruar moshën e tretë para zgjedhjeve.

“Ai qe një bonus mashtrim për të marrë votat para zgjedhjeve, dhe patjetër ka ndikuar tek vota, se ai për vota e bëri”, thotë Shino, i cili i është bashkuar Lëvizjes Bashkë.

Edhe Klodian Muço, ekspert i ekonomisë dhe njëkohësisht profesor pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, i sheh premtimet në fushata elektorale dhe sidomos bonuset si instrumente që synojnë të ndikojnë në rezultatin elektoral.

Ai kujton se fjala bonus, nga latinishtja, do të thotë të japësh një shpërblim për një performancë të mirë, dhe ngre pikëpyetje se për çfarë arritjeje po shpërbleheshin pensionistët.

Bonusi është premtim elektoral”, tha ai. “Në gjykimin tim, e vetmja ‘performancë’ e pensionistëve në maj ishte të jenë më dashamirës, ose ta shihnin me më shumë optimizëm partinë në pushtet”, shtoi Muço.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se; “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re, ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve – përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 nisën më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve thonë se KQZ-ja nuk duhet të kufizohej te një interpretim i ngushtë i ligjit.

“Ne kemi kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë domethënëse, që do të thotë të merren parasysh si vendimi, ashtu edhe efekti i tij”, tha Premto Gogo.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

“Si taktikë dhe si zgjedhje nga ana e qeverisë, patjetër që ka ndikim në zgjedhje”, tha Meta. “Pse nuk e jep këtë bonus pak më përpara ose pas zgjedhjeve”?- pyeti ajo.

Karamele elektorale

Skema e pensioneve në Shqipëri prej vitesh përballet me vështirësi, si pasojë e emigrimit të fuqisë punëtore, ndryshimeve demografike dhe normës së ulët të kontributeve.

Në këto kushte, ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërhyrje duhet të jetë e menduar mirë dhe jo të përdoret për përfitime elektorale.

Selami Xhepa kujton se skema e bonusit për pensionistët ka qenë tradicionalisht një shpërblim i fundvitit, për të lehtësuar barrën e festave.

Por, sipas tij, përdorimi i këtij subvencioni në prag të fushatës ka ndikuar drejtpërdrejt rezultatin zgjedhor.

“Një karamele, kur të jepet në momentin që të lë ende shijen e ëmbël në gojë, sigurisht që ka efekt”, tha Xhepa.

Ai shprehet pak optimist edhe për rritjen e premtuar pas zgjedhjeve, duke theksuar se kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, ç`ka e bën të papërfillshme edhe nëse premtimi realizohet.

“450 euro e kanë që tani pensionin vendet e rajonit; qeveria jonë premton ta bëjë 400 euro pas katër vitesh”, tha ai.

Pensionistët shqiptarë vijojnë të jenë ndër më të keqpaguarit në rajon. Në fund të vitit 2024, pensioni mesatar në Shqipëri ishte rreth 196 euro, ndërsa në Mal të Zi është 450 euro; në Bosnje 340 euro; në Maqedoninë e Veriut 405 euro; dhe në Serbi 440 euro.

Edhe Kosova ka rritur mbështetjen për këtë kategori, duke e çuar pensionin social në 120 euro dhe pensionin mesatar në 287 euro.

Eduart Gjokutaj, drejtues i ALTAX, një qendër që monitoron edhe premtimet e partive politike, mendon se politikat buxhetore të qeverisë mbeten të motivuara politikisht.

“Buxheti vetë nuk merr vendime afatgjata, por afatshkurtra dhe me prioritet votën”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë.

Duke iu referuar monitorimeve të ALTAX-it, Gjokutaj thotë se premtimet për pensionet nuk janë mbajtur asnjëherë, që nga qeveria Berisha, e deri te kryeministri Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Sipas të dhënave të organizatës, nga viti 2009 deri në vitin 2021, pensionet janë rritur me vetëm 36%, ndërsa premtimet e partive politike kanë qenë pothuajse trefish më të mëdha.

“Premtohet më shumë sesa ka mundësi, dhe më shumë sesa mund të përballojë buxheti i shtetit”, tha ai. “Sigurisht që ky bonus dhe premtimi për rritje e zbut pak pesimizmin te kjo kategori”.

Edhe ekonomisti Klodian Muço, është i mendimit se partitë politike i fryjnë premtimet elektorale ndaj pensionistëve – një taktikë që, sipas tij, shpesh ka rezultuar e suksesshme.

“Besoj se pensionistët vërtet i besojnë premtimet, dhe premtimi i qeverisë i influencon”, përfundoi ai.

Politikë me pensionet

Pesë vite më parë, kur doli në pension, Shefqet Muça përfitoi një pension prej 28 mijë lekësh për 34 vite punë si makinist në hekurudhën shqiptare dhe 3 vite shërbim ushtarak.

Së bashku me kompensimet dhe rritjet e përfituara ndër vite, ai aktualisht merr 34 mijë lekë në muaj. Bashkëshortja e tij nuk pati “aq fat”, duke u shpërblyer me një pension prej vetëm 13 mijë lekësh për 32 vite punë.

Me këto të ardhura, Muça thotë se arrijnë të bëjnë një jetë modeste, por larg përmbushjes së nevojave të tyre.

“Po na ra ndonjë sëmundje, nuk dimë ku të përplasemi”, thotë ai.

Rritja e pensioneve është ndër premtimet më të përsëritura të partive politike dhe rikthehet në çdo fushatë zgjedhore.

Premtimi kryesor i socialistëve në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit ishte se pensioni mesatar do të arrinte në 400 euro dhe ai minimal në 200 euro – një angazhim që po ripërsëritet sërish këto ditë.

Ndryshe nga fushata, kur premtimet ishin më të paqarta, këtë herë kryeministri është kujdesur të saktësojë se objektivi do të realizohet në vitin 2029 dhe se kostoja totale do të jetë 1.7 miliardë euro.

Ai ka deklaruar se vetëm këtë vit pensionet zënë “pjesën e luanit” në buxhet, me 100 milionë euro për rritjet dhe 16 milionë euro për indeksimin.

Shefqet Muça mbetet skeptik për rritjen e pensioneve dhe formulën e re të propozuar nga qeveria, por në kushtet kur çmimet rriten çdo ditë, ish-makinisti në pension thotë se mirëpret çdo shtesë.

“Nuk është ndonjë gjë e madhe, por është diçka”, shprehet ai, duke shtuar se premtimet përsëriten sepse “duan votën”. “Jeta është shumë e shtrenjtë për ne pensionistët”, shtoi Muça.

Në kufirin e varfërisë

Ish minatori Qani Shtino jeton me bashkëshorten, e cila pas 42 vitesh kontribut në sistemin shëndetësor përfiton një pension prej 30 mijë lekësh.

Ai vetë vuan nga një sërë sëmundjesh, si diabeti, tensioni dhe aritmia, dhe mbështetet te medikamentet me rimbursim për t’u kuruar, megjithëse shpreh dyshime për cilësinë e barnave.

“Ku më del mua pensioni të ha, të paguaj faturat dhe të marr edhe ilaçe të mira”? – thotë ai i pakënaqur.

“Vetëm kur vijnë vajzat na nxjerrin për ndonjë kafe”, shton Shtino, duke theksuar se; “të presë prindi lëmoshë nga fëmija është kiamet”.

Ashtu si Qaniu, qindra mijëra pensionistë në Shqipëri jetojnë në kufirin e varfërisë. Banka Botërore ka përllogaritur se kufiri i varfërisë është 5.5 USD (rreth 457 lekë) në ditë, që mesatarisht i bie 165 USD (rreth 13,700 lekë) në muaj – një shumë që në Shqipëri barazohet me një pjesë të madhe të pensioneve.

Si rrjedhojë e informalitetit të lartë përgjatë tre dekadave të fundit, shumë qytetarë që dalin sot në pension nuk kanë vitet e plota të punës dhe përfitojnë pension të pjesshëm.

Vetëm në vitin 2024 iu shtuan skemës së pensioneve 29,136 përfitues të rinj, por mesatarja e pensionit për këtë kategori mbeti e ulët, vetëm 17,013 lekë në muaj.

Për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe zhvillimeve demografike, skema e pensioneve në vend po mbijeton me vështirësi.

Në vitet ’90 kishte katër kontribues për një përfitues; aktualisht raporti ka rënë në 1.11 kontribues për një përfitues, ç`ka tregon se numri i pensionistëve po rritet shumë më shpejt se vitet e punës.

Sipas ekspertëve, kjo e bën skemën, në kuptim afatgjatë, të paqëndrueshme, pavarësisht ndërhyrjeve të mundshme.

“Në vitin 2030, po të ecim me këto ritme, do të arrijmë një raport një kontribues për një përfitues,” shprehet Klodian Muço. “Kjo do të thotë se skema është drejt dështimit”, shton ai./Monitor

The post BIRN: Bonusi përpara 11 majit, si u joshën pensionistët në prag të zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: “Projekt-buxheti i PS ka kryefjalë pensionistët”

By: melisa
15 November 2025 at 10:44

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë, ku foli për projekt-buxhetin e Partisë Socialiste, duke theksuar se fokus kryesor do të jenë pensionistët dhe pagat e punonjësve. “Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë disa momente dhe për të diskutuar linjat kryesore të buxhetit të bashkisë dhe të shtetit për vitin që troket.

Source

Sot pritet të ekzekutohen pensionet me rritje

14 November 2025 at 12:38


Pensionistët e Kosovës nga ky muaj do të marrin pensionet me rritje.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se sot pritet të bëhet ekzekutimi i pensioneve me rritje, transmeton Telegrafi.

"Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti. Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit", tha ai.

Tutje, ai shkroi se "Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët"./Telegrafi/



“PS i mban premtimet”/ Rama: Luani i buxhetit 2026, pensionistët. Bonus i fundvitit do merret me patjetër

By: Rovena
12 November 2025 at 16:32

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës në Njësinë 5, ku foli për angazhimin e qeverisë për të qenë më pranë komuniteteve dhe për zbatimin e premtimeve të dhëna para zgjedhjeve.

Rama theksoi se “83 mandatet” e Partisë Socialiste përbëjnë një detyrim për t’u lidhur më ngushtë me qytetarët dhe për të adresuar shqetësimet e tyre konkrete.

Ai bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2026 janë përfshirë disa nga çështjet më të rëndësishme të evidentuara gjatë fushatës, duke nënvizuar se “pjesa e luanit” e buxhetit i është dedikuar pensionistëve. Kreu i qeverisë garantoi gjithashtu se bonusi i fundvitit për pensionistët do të jepet para festave, ashtu siç është premtuar.

“Vendosëm që të jemi jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit. 83 mandatet kanë krijuar një ndjenjë të fortë detyrimi për të qenë sa më afër komuniteteve, në mënyrë që shqetësimet, hallet dhe problemet të adresohen. Më vej mirë të them që në projektin e 2026, kam parasysh këtu buxhetin e shtetit, ne kemi adresuar disa nga ato që janë probleme kyçe që ne kemi marrë në konsideratë që para zgjedhjeve.

Shumëkush i ka konsideruar si premtime për të marrë votën, disa fjalë boshe, por qysh në projektin që ne kemi depozituar, mund të duket konkretisht që shumë nga ato që ne kemi marrë përsipër janë atje me faturën për t’u mbajtur. Pjesa e luanit në buxhetin e shtetit shqiptar për të katërt vitet e ardhshme, sepse është bërë një punë e madhe dhe është pjesa që u takon pensionistëve. Pensionistët e kanë dëgjuar shumë herë nga unë se sa e vështirë është që të rriten pensionet. Në fund të ditës kjo është çështje mundësie, se sa dëshire.

Sikur të marrësh të gjitha pagat e deputetëve komplet dhe t’i çosh në shtëpi është si një pikë në oqean, krahasuar me shumë për rritjen e pensioneve. Kam dëgjuar një muhabet tjetër, që ne nuk do të japim bonuesin e fund vitit. Në radhë të parë bonusin do e marrin edhe këtë siç është premtuar, dhe do e marrin para Vitit të Ri. Bonusi është i angazhuar dhe kohën e përcaktuar do të fillojë shpërndarja para festave”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit

By: Brisi
10 November 2025 at 17:00

Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme, Rama ka vendosur të heqë nga projektbuxheti i vitit të ardhshëm bonusin e pensionistëve në fundvit. Ka qënë ministri i ekonomisë, Petrit Malaj ai i cili ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026 se bonusi i pensionistëve nuk parashikohet të […]

The post Tallja e Ramës me pensionisët! Pasi fitoi zgjedhjet u heq bonusin e fundvitit appeared first on BoldNews.al.

Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do të funksionojë skema dhe kategoritë që përfitojnë

By: V K
10 November 2025 at 09:41

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, dha lajmin se në Buxhetin për vitin 2026, do të parashikohet rritje për pensionet, por jo vetëm.

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar”, eksperti Kujtim Hoxha, ka sqaruar skemën se si do të veprohet dhe impaktin që kjo do të ketë në jetën e pensionistëve.

“Bonusi i fundvitit do të jetë i ndarë në mënyrë përpjesëtimore për çdo muaj në 2026. Bonusi është një e ardhur që futet në xhepat e pensionistëve, por mënyra e shpërndarjes dhe ajo që propagandohet si rritje është thjeshtë fasadë.

Sipas grupeve të interesit janë ndarë në pensione të plota, invaliditeti dhe pensione familjare.

Për të nxjerrë një konkluzion se çfarë përfitojnë pensionistët.

Pensionet e plota në zonat rurale do të përfitojnë 1 mijë lekë, invaliditeti 600 lekë, pensionet familjare 700 lekë. Kjo në tërësi sjell më pak të ardhura se bonusi i fundvitit”, shprehet ai.

The post Rritje pensionesh apo rishpërndarje e bonusit të fundvitit? Eksperti sqaron si do të funksionojë skema dhe kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit të fundvitit, ja çfarë do të ndodhë nga janari (VIDEO)

By: V K
4 November 2025 at 10:00

Përmes një videomesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë lajmin për pensionistët se përveç bonusit të fundvitit në dhjetor nga janari i vitit 2026, do të ketë rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht.

Sipas kreut socialist, “kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet cdo vit”.

Edi Rama: Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin dhe jam realisht i lumtur sot t’u them pensionistëve se fiks ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandat do të jetë mandate i rritjes së përvitshme të pensioneve.

Kjo është pjesa më ë vështire e politikës financiare të një vendi, pensionet. Por më në fund, pikërisht pse nuk jemi vendi që mezi mbajmë këmbët, por jemi një vend me ekonomi të qëndrueshme që rritet cdo vit, mund të bëjmë atë që jemi zotuar, të rrisim pensionet vit pas viti.

Kështu, pensionistët tanë përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari do të kenë një rritje të shtrirë muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm natyrisht. Konkretisht sipas kategorive në fund të mandatit duhet të arrijmë që pensioni mesatar të rritet.

 

The post Rama jep lajmin për pensionistët: Përveç bonusit të fundvitit, ja çfarë do të ndodhë nga janari (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Festat e fundvitit/ Miratohet bonusi, ja sa lekë do të marrin pensionistët

By: V K
3 November 2025 at 13:06

Qeveria edhe këtë fundvit, ka “zgjidhur qesen” për bonusin e pensionistëve. Në komisionin e ligjeve ministri i financave Petrit Malaj, tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit, të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, tha Petrit Malaj.

Në rishikimin e buxhetit 2025, qeveria ka parashikuar që Pensionsitët këtë fundvit, do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria, përsa i përket bonusit të përvitshëm.

Ky buxhet është 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit, do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.

The post Festat e fundvitit/ Miratohet bonusi, ja sa lekë do të marrin pensionistët appeared first on Albeu.com.

LVV thotë se ia dolën ta rrisin buxhetin, pagën minimale - pensionet dhe shtesat për fëmijë

31 October 2025 at 11:51


Lëvizja Vetëvendosje është krenuar me rritjen që ka bërë Qeveria në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti, pasi sipas tyre kanë arritur ta miratojnë buxhetin rreth 4 miliardë eurosh.

Në kuadër të këtij buxheti, është vendosur rritja e pagës minimale në dy faza. Aktualisht, paga minimale për personat nën 35 vjeç ishte 130 euro, ndërsa për ata mbi 35 vjeç 170 euro.



Qeveria e ka rritur më parë në 264 euro dhe më pas në 350 euro, ndërsa nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të arrijë në 500 euro.

Po ashtu, shtesat për fëmijë nga mosha 0 deri 16 vjeç do të rriten me 50 për qind.



Për shembull, një familje me dy fëmijë që ka marrë 40 euro në muaj, do të marrë 60 euro, ndërsa një familje me katër fëmijë mbështetja mujore do të shkojë nga 120 në 180 euro.

Në këtë buxhet është përfshirë edhe rritja e pensionit minimal, nga 120 euro në 150euro, duke përfshirë pensionet bazike, për personat me aftësi të kufizuara dhe pensionet invalidore.




Kjo paketë financiare ka për qëllim rritjen e përfitimeve për qytetarët dhe mbështetjen e familjeve në Kosovë. /Telegrafi/



“Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale

30 October 2025 at 16:39

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë protestuan të enjten para Kuvendit, duke kërkuar rritje të pensioneve, miratimin e minimumit jetik dhe trajtim dinjitoz për moshën e tretë.

Protesta u organizua nga Lëvizja Bashkë, e cila gjatë vitit të kaluar zhvilloi tetë tubime të tilla, me fokus kryesor dinjitetin për pensionistët.

“Jam i pakënaqur nga pensionim sepse niveli i jetesës është i lartë. Nuk më del pensioni për drita, për ujë, për të ngrënë, për ilaçe”, u shpreh një nga protestuesit, i cili tha se varej kryesisht nga fëmijët në emigrim.

Një tjetër pensionist që foli përmes megafonit, duke e quajtur pensionin e tij “qesharak” dhe “fyerje për dinjitetin njerëzor”.

“Turpi është i qeverisë, i kryeministrit dhe i atyre që e korruptuan këtë vend,” tha ai.

Në protestë morën pjesë edhe ish-minatorë, të cilët kërkojnë njohjen e statusit.

“Kam punuar 24 vjet nëntokë në Bulqizë dhe dola me pension të pjesshëm. Jetoj me dhimbje kraharori e me një pension qesharak që s’më del për asgjë,” rrëfeu një prej tyre, i cili tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, akuzoi qeverinë për “tradhti ndaj pensionistëve dhe punëtorëve” dhe se në tre vite ka rritur pensionet më pak se 10%.

“Tradhtarët nuk e kanë vendin në parlament, por në burg,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi shtoi se situata e pensionistëve është përkeqësuar, me çmime të rritura dhe indeksim minimal prej 2.5%.

Aktivisti Emiljando Kita theksoi se shumica e pensionistëve mbijetojnë vetëm falë ndihmës së fëmijëve.

“Nëse s’do të kishin fëmijët, do të vdisnin për bukë, do të vdisnin nëpër spitale apo në shtëpi se nuk do të kishin ilaçe,” theksoi Kita, sipas së cilit vetëm protesta mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Gjatë fushatës së 11 majit, Partia Socialiste premtoi rritje të pensionit mesatar deri në 400 euro, por deri tani është bërë vetëm indeksimi vjetor.

Lexoni gjithashtu:









The post “Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale appeared first on Citizens.al.

Supremes i kërkohet shfuqizimi i Udhëzimit administrativ për lajmërimin e pensionistëve

27 October 2025 at 14:44


Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), ka dorëzuar në Gjykatën Supreme padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MPMS) për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

Në një njoftim të CSL-së thuhet se Gjykatës i është kërkuar që në tërësi të shfuqizojë paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ.

Përmes këtyre dispozitave, thuhet se Udhëzimi Administrativ ka cenuar dhe vazhdon të cenojë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Republikën e Kosovës.

Për më shumë lexoni të plotë njoftimin e CSL-sw:

Dorëzohet Padi për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.05/2015 për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) me datë 23 Tetor 2025, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës:

𝐏𝐚𝐝𝐢 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐟𝐮𝐪𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐔𝐝𝐡ë𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 (𝐌𝐏𝐌𝐒) 𝐍𝐫.𝟎𝟓/𝟐𝟎𝟏𝟓 𝐩ë𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐥𝐚𝐣𝐦ë𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐬𝐮𝐬𝐩𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐩ë𝐫𝐝𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞

Me këtë Padi, CSL ka kërkuar nga Gjykata që në tërësi të shfuqizojë paragrafët 2, 3 dhe 4 të Nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.05/2015 për procedurat e lajmërimit, suspendimin nga pagesa dhe kthimin e mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve.

Përmes këtyre dispozitave, Udhëzimi Administrativ ka cenuar dhe vazhdon të cenojë potencialisht të drejtat e rreth 180 mijë pensionistëve në Republikën e Kosovës.

Ky cenim i të drejtave ka të bëj me aplikimin e ndërprerjes së pagesës për pensionistët që nuk janë lajmëruar me kohë në Zyrat Rajonale të Pensioneve e rrjedhimisht duke ua mohuar edhe të drejtën për kompensim retroaktiv të pagesave për periudhën kohore sa nuk është kryer procedura e lajmërimit.

Një rregullim (kufizim) i tillë me akt nënligjor cenon të drejtat dhe interesat e ligjshme të pensionisteve sepse kjo nuk është parashikuar me ligj.

Po ashtu, CSL përmes Padisë ka kontestuar ligjshmërinë edhe të 10 dispozitave të tjera të Udhëzimit Administrativ të lartcekur, duke vlerësuar se të njëjtat tejkalojnë autorizimet e Nenit 24 të Ligjit Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) pret që Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konform kompetencave të saj të aprovojë këtë Padi dhe që të shfuqizojë dispozitat e lartcekura.

Vendimmarrja pozitive nga gjykata për këtë rast mund t`i shërbej praktikës administrative dhe gjyqësore që aktet nënligjore të kësaj natyre të mos kalojnë autorizimet ligjore e rrjedhimisht të mos cenojnë të drejtat e qytetarëve, me theks të veçantë kategoritë e ndjeshme siç janë pensionistët. /Telegrafi/



❌
❌