Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte

By: Ela
22 December 2025 at 09:36

Në prag festave të fundvitit Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë publike. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat uniformat blu informojnë se do të ketë një shtiim të shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e […]

The post Festat e fundvitit, policia plan masash në kufi dhe porte appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit, policia publikon planin e masave, gatishmëri dhe prezencë të shtuar të uniformave blu! Kontrolle në pikat kufitare

By: V K
22 December 2025 at 10:08

Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave për festat e fundvitit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

Gjithashtu, do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Qarkullimi rrugor do të monitorohet me mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe do të këtë shtim të patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.
Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit;

-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare;

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative.
Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)

-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve;

-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;

-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;

-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;

-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;

-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive.

The post Festat e fundvitit, policia publikon planin e masave, gatishmëri dhe prezencë të shtuar të uniformave blu! Kontrolle në pikat kufitare appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë

21 December 2025 at 13:34

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë në Institutin e të Miturve në Kavajë, në kuadër të festave të fundvitit, duke zgjedhur që këtë periudhë ta ndajë me ata që kanë më shumë nevojë për prani, vëmendje dhe ngrohtësi njerëzore.

Gjatë vizitës, ministri theksoi rëndësinë e këtij institucioni për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar se Instituti i të Miturve nuk ofron vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për rehabilitim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë që kanë rënë në konflikt me ligjin.

Lamallari theksoi se, “ky institut është institucion me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë penale dhe për shoqërinë tonë pasi ofron jo vetëm siguri dhe mbikëqyrje, por mbi të gjitha mundësi reale për ndryshim, arsimim dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë”.

Lamallari vlerësoi punën e përkushtuar të stafit, i cili çdo ditë angazhohet për trajtimin me dinjitet të të miturve, përfshirjen e tyre në programe arsimore, psikosociale dhe profesionale, si dhe për forcimin e shpresës se çdo i mitur meriton një shans të dytë.

“Angazhimi ynë është i qartë, për një sistem drejtësie që jo vetëm ndëshkon ata që shkelin ligjin, por mbi të gjitha rehabiliton, parandalon përsëritjen e krimit dhe investon tek të miturit dhe të rinjtë si filizat e një të ardhme të ndritur të Shqipërisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

/gj.m/j.p/

The post Festat e fundvitit, Lamallari viziton Institutin e të Miturve në Kavajë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë, gastronomia e pëlqyer nga të huajt

20 December 2025 at 22:30


Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Turizmi në Prizren nuk kufizohet më vetëm në stinën e verës por është i shtrirë gjatë gjithë vitit. Gastronomët prizrenas 2025-n e quajnë të suksesshëm pasi solli në këtë qytet edhe vizitorë për herë të parë.

Ndonëse përgjatë gjithë stinëve mbetet ndër qytetet më të vizituara, Prizreni edhe në fundvit, sidomos pas dekorimit është atraksion në vete. E në këto ditë të ftohta vizitorë nga vende të ndryshme nuk mungojnë.

"Ne po vijmë nga Stambolli në Kosovë kemi vizituar Prishtinën për festat e fundvitit dhe tash kemi ardhur në Prizren dhe këtu do të qëndrojmë pak dhe do të kthehemi ne Stamboll. Ushqimi i mirë, qoftet janë të shijshme, është një kulturë e ushqimit e ngjashme me atë tonin, gjithçka duket e bukur", tha Nagia Pekin, turiste nga Turqia.

"Të gjitha janë shumë përshtatshme për me i vizitu, tana llojet e ushqimit i përdori, më së shumti më pëlqejnë qebabat", theksoi Kadri Haxhiu, vizitor.

Ushqimi në Prizren pothuajse u është përshtatur të gjithë vizitorëve. Ilir Shala nga shoqata e gastronomëve të Prizrenit thotë se edhe çmimet nuk janë përfolur si të shtrenjta nga vetë vizitorët.

"Ndoshta është edhe një target, kur flasim ne krahas çmimeve që janë në vendin tonë dhe në vendet e tjera, edhe pse ka pas propogandim shumë të madh se jemi shumë të shtrenjtë, por përkundrazi, për vendin dhe atë që ofron gastronomia jonë, mendoj se e arsyeton edhe çmimin edhe shërbimin", tha ai.

Përgjatë këtij viti Prizreni ka pritur dhe ka përcjellë vizitorë të shumtë. Ka pasur nga ata që vijnë për herë të parë dhe nga shumë që tashmë e kanë bërë traditë qëndrimin këtu.

"Kemi pas vizita nga Lindja e largët, nga Amerika, nga Spanja, Portugalia, gjithë vendet e tjera, pasi Prizreni është bërë si cak i vizitorëve. Përveç vendeve të Ballkanit që na kanë vizituar, këtë vit pasi janë hequr edhe masat për shtetin e Bosnjës, edhe ata kanë qenë vizitorë si shumë të tjerë", shtoi ai.

Por, gastronomët jo vetëm në Prizren po përballen me sfida të ndryshme e më kryesorja është mungesa e punëtorëve. Gjithsesi, ardhja e mërgatës për festat e fundvitit, pritet të gjallërojë qytetin dhe t`i japë një shtytje turizmit në Prizren./RTK

Festat e fundvitit e sjellin diasporën në vend

20 December 2025 at 20:48


Festat e fundvitit po e kthejnë diasporën në vend – ka rritje të fluksit të automjeteve në pikën kufitare Tabanoc që hyjnë në vend, priten kolona më të mëdha automjetesh në ditët në vijim.

Disa nga qytetarët që i takuam duke hyrë në vend thonë se vijnë për periudhën e festave që t’i kalojnë me të afërmit e tyre. Shumica prej tyre thonë se pritjet për hyrje në vend nuk janë të gjata, ndërsa të tjerë ndanë përvoja të ndryshme.“Pritët shumë, kishte trafik? Tani? Po. Jo, më shpejt se çdo herë tjetër që kemi kaluar, 15 minuta. Nga vini? Nga Austria. Për vizitë pak, për festat? Për festat, në shtëpi, normalisht.” – qytetar.

“Pritët gjatë, kishte shumë trafik? Jo, jo, për momentin është mirë. Po vini për festat? Po.” – qytetar.

“Kishte trafik? Po, shumë. Nga vini? Nga Gjermania. A ka qenë gjithmonë kështu? Çdo vit po bëhet gjithnjë e më keq.” – qytetar.
“Keni pritur shumë, kishte shumë rrëmujë? Jo, jo. Nga jeni? Nga Tetova.” – qytetar.

Numrat zyrtarë të MPB-së tregojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit mbi 12.000 shtetas tanë kanë hyrë në të gjitha pikat kufitare të vendit. Ndërkohë, gjatë të njëjtës periudhë, mbi 3.000 të huaj kanë dalë nga Maqedonia.“Dje nga ora 10 deri në ora 10 sot, në vend kanë hyrë 12.510 shtetas të Maqedonisë, ndërsa kanë dalë 3.376 shtetas të Maqedonisë. Sa i përket shtetasve të huaj, gjatë të njëjtës periudhë, në vend kanë hyrë 6.225 persona, ndërsa 3.142 persona e kanë dalë nga Maqedonia”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Gjermania, Austria dhe Zvicra janë destinacionet më të zakonshme nga ku qytetarët tanë kthehen për festat e Vitit të Ri, ndërsa zyrtarët thonë se gjatë disa ditëve në vijim pritet dyndje më e madhe në pikat kufitare. /Alsat/

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

By: V K
20 December 2025 at 09:43

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me gazetarë dhe përfaqësues të mediave.

Kreu i Shtetit, u uroi profesionistëve të medias një vit të ri plot suksese, duke theksuar se ky takim shkon përtej karakterit festiv dhe përfaqëson një shenjë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm.

Gjithashtu në fjalën e tij, Presidenti Begaj, vlerësoi rolin e gazetarisë si një profesion me sfida të mëdha dhe me përgjegjësi të lartë publike.

“Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është më i bukuri në botë. Në fakt jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari kolumbian Gabriel García Márquez, gazetaria është profesioni më i bukur në botë. Është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por me një përgjegjësi edhe më të madhe. Mjekët e kanë përgjegjësinë ndaj individit, ndërsa ju keni përgjegjësinë ndaj interesit publik. Ju keni qenë të pranishëm kudo, duke u përkushtuar dhe angazhuar gjithmonë”, u shpreh Begaj.

Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në çdo situatë, Presidenti u shpreh se përkushtimi dhe prania e tyre janë thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për forcimin e besimit të publikut.

Begaj falenderoi përfaqësuesit e mediave për kontributin e dhënë gjatë gjithë vitit, duke nënvizuar se përgjegjësia për informimin e saktë dhe të vërtetë është ajo që e bën gazetarinë një profesion për të qenë krenar.

Fjala e presidentit Bajram Begaj:

“Mirëmbrëma të gjithëve!

Në fakt, unë nuk kam për të mbajtur fjalë.

Dua vetëm një minutë vëmendje.

Shumë faleminderit për pjesëmarrjen sot të gjithë ju, gazetarë dhe përfaqësues të medias!

E konsideroj si takim festiv, meqenëse jemi në prag të mbylljes së vitit, por më shumë se sa një takim festiv, është një mirënjohje, një mirënjohje për çfare ju bëni përgjatë gjithë vitit.

Në fakt, si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur me ngjarje, nga ngjarjet rutinë, deri te ngjarjet dinamike, politike, që më mirë se ju, askush tjetër nuk i raporton.

Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është profesioni më i bukur në botë. Në fakt, jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari i njohur kolumbian, Gabriel Garcia Márquez, “Gazetaria është profesioni më i bukur në botë”, sepse është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por që ka një përgjegjësi shumë më të madhe se mjekët: mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, ndërsa ju përgjegjësinë e keni me interesin publik. Dhe ju keni qenë prezent kudo për të raportuar, për të informuar. Keni qenë në rrugë, keni qenë në institucione, kohë pa kohë, duke u përkushtuar dhe duke u angazhuar gjithmonë.

Sot është dita për t’ju falënderuar për përkushtimin, për kontributin, dhe besoj se përgjegjësia e informimit për të vërtetën është ajo çfarë juve ju bën krenarë.

Shumë faleminderit për punën dhe misionin tuaj!

Në fund, dua ta mbyll, meqenëse jemi në prag të festave, duke uruar për secilin nga ju, për familjet tuaja, gëzuar festat, një vit sa më të mbarë e sa më të suksesshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët”, u shpreh presidenti Begaj.

 

The post Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Më të vegjlit e American School of Kosova sjellin gëzim dhe ngrohtësi për festat e fundvitit

19 December 2025 at 21:29


Nën tingujt e muzikës festive dhe në një atmosferë plot ngjyra e buzëqeshje, fëmijët e kopshtit në American School of Kosova (ASK) organizuan me shumë dashuri festat e fundvitit, duke sjellë emocione të veçanta për prindërit dhe stafin arsimor.




Të vegjlit, të veshur me kostume festive, interpretuan këngë dhe valle, duke dëshmuar jo vetëm gëzimin e tyre, por edhe përkushtimin e edukatorëve në zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Prindërit nuk i fshehën emocionet gjatë performancave. Rina Mustafa, njëra nga prindërit pjesëmarrës në aktivitet, u shpreh se këto momente janë tejet të veçanta për familjet.

“Është një ndjenjë shumë e bukur si prind, pasi që kur vijnë në skenë në festat e fundvitit dhe i shohim fëmijët tanë duke u rritur, sidomos kur po performojnë në skenë, normalisht që na mbushet zemra me krenari dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtoresha e institucionit parashkollor American School of Kosova, Fixhirie Sela, theksoi rëndësinë që kanë këto aktivitete jo vetëm si festa simbolike, por edhe si pjesë e procesit edukativ gjatë gjithë vitit.

“Kjo do të thotë shumë jo vetëm për festat e fundvitit, por për gjithë vitin. Kemi të bëjmë me moshën më delikate, me moshën e fëmijërisë së hershme dhe investimi në këtë moshë është aq esencial për gjithë jetën e tyre”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Zbritjet para Vitit t'Ri, në Viva Fresh Store i ki

19 December 2025 at 20:10


Festat e Fundvitit po afrohen dhe Viva Fresh Store tashmë ka nisur kampanjën “Zbritjet para Vitit t’Ri, veeeç k’tu i ki”, duke sjellë oferta dhe zbritje të mëdha në gjithë gamën e gjerë të produkteve për çdo familje.

Atmosfera festive tashmë është e pranishme në të gjitha pikat e Viva Fresh Store, ku mund të përfitoni nga oferta të ndryshme.

Po, po! Ju presin zbritje të mëdha në produktet shtëpiake, enë për gatim, enë për servim, tekstil shtëpiak, zbritje edhe në produkte për ngrohje, veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, si edhe në shumë e shumë artikuj të tjerë.

Zbritjet në Viva Fresh nuk kanë të ndalur ju presin edhe në qindra e qindra artikuj ushqimorë, e shumë e shumë të tjera!








Bëji festat e fundvitit më të bukura - realizoji planet e tua me UPAY Kredi

By: UnionNet
19 December 2025 at 13:23


Fundi i vitit sjell gjithmonë më shumë shpenzime: dhurata për më të dashurit, përgatitje për festa,udhëtime, darka familjare apo thjesht dëshirën për t’i bërë vetes një dhuratë. Por kur buxheti është i pamjaftueshëm, planet shpesh mbesin pezull.

Pikërisht këtu vjen në ndihmë UPAY Kredi, zgjidhja praktike që të lejon të shijosh festat pa stresfinanciar.Me UPAY, mund të zgjedhësh shumën që i përshtatet nevojave të tua:

500 € kredi në UPAY kartelë - kthim vetëm 47.92 € në muaj,

1,000 € kredi në UPAY kartelë - kthim vetëm 95.77 € në muaj.

Shuma transferohet direkt në kartelën tënde UPAY dhe mund të përdoret menjëherë për blerje në dyqane fizike apo online - për dhurata, dekorime, veshje, teknologji apo gjithçka që e bën fundvitin më të bukur.

Çka të duhet për të aplikuar?

Pasqyra e trustit ose kontrata e punës,

Letërnjoftimi,

Një faturë (ujë, rrymë, etj.).

Pse UPAY Kredi për festat?

Proces i shpejtë dhe i thjeshtë,

Pagesë mujore e përballueshme,

Kartelë e përdorshme kudo që pranohet Mastercard.

Mos i shty planet për vitin tjetër.

Me UPAY Kredi, festat e fundvitit mund t’i shijosh tani, ndërsa pagesën ta menaxhosh me qetësi gjatë muajve në vijim.

Për më shumë informata vizito upaycard.ufp-ks.com ose drejtohu në çdo zyrë Unionnet - Western Union.

Për fundvit në Kosovë? Krahaso çmimet dhe siguro veturën tënde në Vetalgo.com

By: Vetalgo
19 December 2025 at 13:05


Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i udhëtimeve drejt Kosovës po rritet, ndërsa bashkatdhetarët po planifikojnë kthimin për pushime dhe vizita familjare.

Krahas biletave, një nga hapat më të rëndësishëm të udhëtimit mbetet rezervimi i veturës.

Sot, ky proces po realizohet gjithnjë e më shumë online, përmes platformave që e thjeshtojnë organizimin e udhëtimit.

Vetalgo po përdoret si zgjidhje praktike për rezervimin e veturave me qira, duke u mundësuar udhëtarëve që ta kryejnë këtë hap përpara se të mbërrijnë në Kosovë.

Platforma ofron qasje në oferta nga kompanitë më të njohura të veturave me qira, duke lejuar krahasimin e çmimeve dhe zgjedhjen e veturës sipas nevojës.

Rezervimi bëhet në pak klikime, ndërsa vetura është e gatshme në aeroport ose në lokacionin e përzgjedhur pas mbërritjes.

Ky model rezervimi po shihet si zgjidhje efikase gjatë periudhës festive, kur kërkesa për vetura rritet dhe koha për organizim është e kufizuar.

Rezervimet mund të bëhen përmes faqes zyrtare vetalgo.com, ndërsa shërbimi është tashmë i disponueshëm edhe përmes aplikacionit për iOS.

Për më shumë kontaktoni:

Facebook: VETALGO

Instagram: vetalgo_com

Web: www.vetalgo.com

Shkarkoni aplikacionin këtu: https://apps.apple.com/xk/app/vetalgo-vetura-bileta-hotele/id6751572882

Nxënësit e American School of Kosova festojnë fundvitin me program artistik

18 December 2025 at 15:45


Nxënësit e American School of Kosova (ASK), nën ritmet e këngëve të ndryshme festive, me shumë entuziazëm dhe emocion, shënuan festën e fundvitit në Qendrën e Kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq.

Aktiviteti u shoqërua me performanca të shumta artistike dhe një atmosferë festive nga nxënësit duke sjellë gëzim për ta, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë të pranishmit.



Drejtoresha e shkollës fillore dhe të mesme në American School of Kosova, Merita Ajdini tha se kjo ngjarje është tashmë një traditë e shkollës.

Merita Ajdini

“Shkolla Amerikane organizon të ashtuquajturin ‘Winter Show’, përmes të cilit festojmë jo vetëm fundvitin, por edhe rezultatet dhe arritjet e shkollës gjatë vitit 2025. Është një bashkëpunim shumë i mirë me prindërit, të cilët kanë mundësinë të ndjekin nga afër programin, dhe kështu e përmbyllim vitin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Ajdini.

Ndërkaq, udhëheqësja e departamentit për kulturë, Teuta Xharra theksoi rëndësinë e artit dhe muzikës në këtë festë tradicionale.

Teuta Xharra

“Shkolla jonë ka një traditë që këtë program ta festojë përmes artit dhe muzikës. Në këtë festë bëhemi të gjithë bashkë – fëmijët, stafi dhe prindërit – dhe me krenari prezantojmë punën e fëmijëve”, tha Xharra. /Telegrafi/


Komuna e Prizrenit ndalon fishekzjarret prej 25 dhjetorit deri më 3 janar, përjashtim 1 orë për Vitin e Ri

18 December 2025 at 08:36


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nxjerrë një urdhëresë me të cilën ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në hapësira të hapura publike dhe në zona të banuara në të gjithë territorin e komunës.

Sipas urdhëresës, ndalesa do të jetë në fuqi nga data 25 dhjetor 2025 deri më 3 janar 2026.

Përjashtim nga kjo masë është bërë vetëm për natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor 2025, kur përdorimi i fishekzjarrëve do të lejohet nga ora 23:30 deri në 00:30 të 1 janarit 2026, për një periudhë prej një ore, raporton Telegrafi.

Nga Komuna e Prizrenit u bëhet thirrje qytetarëve që ta respektojnë këtë urdhëresë, e cila ka për qëllim ruajtjen e rendit publik, sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit dhe ambientit gjatë festave të fundvitit.

Versioni i plotë dhe i detajuar i urdhëresës është bërë publik nga Komuna e Prizrenit. /Telegrafi/

Komuna e Istogut publikon komunikatë vetëdijesuese për përdorimin e mjeteve piroteknike

16 December 2025 at 19:03


Komuna e Istogut, përmes Drejtorisë për Emergjenca dhe Shërbime Publike, ka lëshuar një komunikatë të rëndësishme për qytetarët lidhur me përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.

Ky njoftim është bërë për të rritur ndërgjegjësimin për rreziqet që mund të sjellë përdorimi jo i duhur i këtyre mjeteve dhe për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente dhe aksidente.

Në bazë të legjislacionit në fuqi dhe udhëzimeve të dala nga autoritetet përkatëse, Komuna e Istogut apelon për një përdorim të kujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe respekton masat e sigurisë. Përdoruesve të këtyre mjeteve u kërkohet që të mos i shesin ato tek persona nën 18 vjeç dhe t’i përdorin vetëm në hapësira të sigurta dhe të hapura për publikun, duke shmangur zonat e banuara dhe objektet e mbyllura.

Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që të mos blejnë materiale piroteknike që nuk kanë deklaracione të përshtatshme dhe të jenë të rregullta, si dhe të respektojnë datat e lejuara për përdorimin e tyre, nga data 19 dhjetor deri më 2 janar. Përdorimi i pajisjeve piroteknike në periudha dhe lokacione të paautorizuara mund të sjellë rreziqe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe për mjedisin përreth.

Komuna e Istogut, përmes këtij njoftimi, u bën thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në një atmosferë festive të sigurt dhe pa incidente. /Telegrafi/


Qyteti i Tetovës do të dekorohet për festat e fundvitit

13 December 2025 at 16:50


Në seancën të mbajtur sot në ora 15:30, Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar me shumicë votash vendimin për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit 2025.

Vendimi vjen pas një debati disaorësh mes këshilltarëve, ku u diskutuan aspektet financiare dhe organizative të dekorimeve festive.

Shumica e këshillit, e përbërë nga grupet këshilltare të VLEN dhe OBRM-PDUKM, votuan pro, duke i hapur rrugë nisjes së përgatitjeve për zbukurimin e qytetit.

Kundër vendimit votuan këshilltarët nga koalicioni AKI, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e, Më mirë për Tetovën, Levica dhe LSDM-ja.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Jusuf Abduli, konfirmoi miratimin e vendimit dhe theksoi se zbukurimet e këtij viti synojnë të krijojnë një atmosferë festive më të ngrohtë dhe më atraktive për qytetarët dhe vizitorët.

Prizreni hap “Dimrin Kulturor” me atmosferë festive dhe shtëpiza druri

12 December 2025 at 11:14


Me muzikë dhe aktivitete festive, mbrëmë në Prizren u shënua hapja e edicionit të ri të “Dimrit Kulturor”, i cili do të ofrojë argëtim dhe kulturë për qytetarët dhe vizitorët deri më 5 janar 2026.

Shtëpizat e drurit, të dekoruara me stil dhe të shoqëruara me ofertat e gastronomëve lokalë, kanë krijuar një destinacion ideal për festat e fundvitit.

Atmosferën festive e përforcon edhe prania e bashkatdhetarëve që rikthehen në qytet për të kaluar festat me familjet e tyre, duke i dhënë Prizrenit energji të ngrohtë dhe dinamizëm të veçantë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar të gjithë qytetarët dhe vizitorët të shijojnë këtë periudhë festive dhe të bashkohen në aktivitete, duke e bërë “Dimrin Kulturor 2026” një përvojë të paharrueshme për të gjithë. /Telegrafi/


Durrësi ndez dritat e festave në atmosferë magjike

10 December 2025 at 23:08

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Durrësi është ndriçuar nga dritat festive, duke hapur zyrtarisht atmosferën e festave të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga momentet festive të ndezjes së dritave, ku të pranishëm ishin fëmijë si dhe të rritur, të cilët u mblodhën për të ndarë së bashku momentin magjik të fillimit të festimeve.

Sheshi “Liria”, bulevardi kryesor dhe zona bregdetare janë transformuar në një mozaik ngjyrash, me pemën gjigante të festave dhe dekorime të reja.

Me ndezjen simbolike të dritave, qyteti i Durrësit i hap rrugën një atmosferë të ngrohtë e festive për pritjen e Vitit të Ri.

/m.q/j.p/

The post Durrësi ndez dritat e festave në atmosferë magjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna e Shtimes fillon dekorimin e qytetit për festat e fundvitit

10 December 2025 at 08:15


Komuna e Shtimes ka nisur dekorimin e rrugëve kryesore dhe hapësirave publike në kuadër të përgatitjeve për festat e fundvitit.

Punimet po realizohen nga kompania kontraktuese e angazhuar nga komuna.

Përmes vendosjes së ndriçimit dhe elementeve dekorative, synohet krijimi i një atmosfere më festive dhe atraktive për qytetarët gjatë kësaj periudhe.

Nga komuna kanë bërë të ditur se dekorimet do të shtrihen në disa pjesë të qytetit, me qëllim që Shtimja të marrë një pamje më të gjallë dhe më mikpritëse për festat që po afrojnë. /Telegrafi/


Magjia e dritave të Vitit të Ri: Si ta keni shtëpinë më bukur të zbukuruar për festat

7 December 2025 at 15:06


Dritat e pemës kanë fuqinë të transformojnë të gjithë hapësirën, duke e kthyer një banesë të zakonshme në një strehë të ngrohtë dhe festive

Gjatë zbukurimit të shtëpisë për festat e fundvitit, shumë e rëndësishme është se ku i vendosni dritat: pozicionimi i duhur e rrit efektin ndriçues, krijon atmosferë dhe e bën hapësirën të duket më e madhe. Ja disa këshilla për të krijuar një ambient të këndshëm, të thjeshtë dhe festiv, në të cilin do të kënaqeni javëve në vijim.

Roli i vargjeve të dritave në krijimin e atmosferës festive

Dritat e Vitit të Ri nuk janë vetëm dekor, por një nga elementet më të rëndësishme të atmosferës së festave. Ato japin një dritë të ngrohtë që e bën ambientin mikpritës dhe ndihmon në thyerjen e errësirës së dimrit. Shpesh, një varg dritash i vendosur mirë mjafton që një dhomë të duket krejt ndryshe.

Ritmi dhe ngjyra e dritave mund të shprehin madje edhe stilin tonë personal: disa preferojnë dritat klasike me ton të ngrohtë, ndërsa të tjerëve u pëlqejnë dritat me shumë ngjyra, lozonjare, ose ato që pulsojnë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Ku duken më bukur dritat e Vitit të Ri:

  • Rreth dritareve ose derës së ballkonit – si një kornizë delikate: drita shpërndahet në dhomë dhe krijon atmosferë të butë, magjike.
    Pas perdeve – drita e zbutur pas perdeve krijon ndriçim të këndshëm në sfond, pa pasur nevojë për dritë qendrore.
    Mbi derë ose mbi një komodë/policë të ulët – një vijë horizontale drite mbi nivelin e syve e bën hapësirën të duket më e ngrohtë dhe më e madhe.
    Në cepat e dhomës, të drejtuara lehtë nga tavani – ndriçimi indirekt që përhapet në tavan dhe mure krijon atmosferë të qetë dhe shumë të butë, perfekte për një mbrëmje me çaj dhe libër.
  • Sipas dizajnerëve, mos e mbingarkoni hapësirën, shpesh një vijë e vetme drite është e mjaftueshme që shtëpia të “marrë frymë”.

    shutterstock

    Çfarë duhet pasur parasysh

    • Nëse dritat do t’i vendosni jashtë (rreth derës apo në ballkon), sigurohuni që janë të përshtatshme për përdorim të jashtëm - rezistenca ndaj ujit është shumë e rëndësishme për shkak të lagështisë dhe borës.
    • Brenda shtëpisë, vendosini dritat larg materialeve të ndezshme (perde, tekstile, bimë të thata) dhe shmangni kombinimin me qirinj ose flakë të hapur - rrit rrezikun e zjarrit.
    • Nëse keni fëmijë ose kafshë shtëpiake - shmangni dritat me kabllo të ulëta dhe të lehta për t’u tërhequr.

    shutterstock

    Dritat e Vitit të Ri mund t’i përdorni edhe në dhomën e gjumit, sepse drita e zbutur krijon një atmosferë shumë relaksuese, madje të përshtatshme edhe për gjumë. Sipas ekspertëve, gjëja më e rëndësishme është që ndriçimi festiv të përshtatet harmonishëm me hapësirën dhe të mos ekzagjerohet. /Telegrafi/

    Qytetet ndezin dritat e festave/ Vendoset në sheshin Skënderbej pema gjigande

    By: Rovena
    6 December 2025 at 23:01

    Atmosfera e festave ka mbërritur në qytetet kryesore të vendit duke nisur nga Tirana. Sheshi “Skëndërbej” u ndriçua nga qindra drita që kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjes dhe vitit te ri të shtunën e 6 dhjetorit.

    Qytetarë të shumtë ishin pjesëmarrës në ceremoninë e ndezjes së dritave që tashmë është kthyer në  traditë  nga Bashkia e Tiranës.

    Ndërsa këngët që  sillnin më pranë  festat  nuk munguan as këtë vit. Ata që iu gëzuan më tepër atmosferës ishin më të vegjilt.

    Përgjatë këtij muaji sheshi “Skëndërbej” do të jetë miniqyteza  ku do të mbizotërojë festa e do të zhvillohen aktivitete të ndryshme.

    Dritat e festës u ndezën edhe në oborrin e presidencës me praninë e presidentit Bajram Begaj me bashkëshorten.

    Edhe qytete të tjera kanë krijuar atmosferën festive për festat e fundvitit. Pema dhe dekorimet e vendosura nga bashkitë në Shkodër, Fier dhe në Korçë janë finalizuar me ndezjen e dritave mbrëmjen e të shtunës.

    Obiliqi nis zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit

    5 December 2025 at 14:01


    Atmosfera festive ka filluar të marrë formë në Obiliq, ku ekipet e operativës së komunës kanë nisur dekorimin e hapësirave publike për festat e fundvitit.

    Punëtorët po punojnë me përkushtim për vendosjen e bredhit dhe elementeve të tjera dekorative që pritet t’i japin qytetit një pamje të ngrohtë dhe të gjallë gjatë muajit dhjetor.

    Sipas komunës, punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, derisa të gjitha rrugët, sheshet dhe hapësirat kryesore të marrin ndriçimin dhe atmosferën e festave.

    Qëllimi është që qyteti të reflektojë dritë, harmoni dhe frymë bashkimi për të gjithë banorët gjatë sezonit të festave.

    Dekorimi i qytetit pritet të përfundojë brenda afateve të planifikuara, në mënyrë që vizitorët dhe qytetarët e Obiliqit ta shijojnë sa më herët atmosferën e fundvitit. /Telegrafi/


    ❌
    ❌