Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kida e uron partnerin për ditëlindje: Mirënjohëse që një ditë do të të kem babanë e fëmijëve të mi

9 December 2025 at 13:40


Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka uruar të dashurin e saj për ditëlindjen e 30-të.

Në postim shkruan: "Sot është ditëlindja e një dhe të vetmit tim. Dashuria ime, të uroj gjithë të mirat në jetë, ti me të vërtetë e meriton botën".

Tutje, ajo shton: "Jam mirënjohës që një ditë do të të kem babanë e fëmijëve të mi. Të dua".

Foto: Instagram

Urimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente mbështetëse në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë dhe lidhjen e fortë mes çiftit.

Kida vazhdon të jetë aktive në muzikë, por edhe në jetën personale, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta dhe emocionale nga marrëdhënia e saj.

Postimi i saj tregon se këngëtarja nuk kursen fjalët e ëmbla për partnerin dhe se marrëdhënia e tyre duket e fortë dhe e përkushtuar, me plane për të ardhmen e përbashkët.

Çifti duket se është në një periudhë të lumtur dhe e përkushtuar, ndërsa ndjekësit presin të shohin edhe më shumë momente të tilla të ndara nga Kida në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Zyrtare: Qëndrim Kida, emërohet trajner i KF Prishtina e Re

24 November 2025 at 20:29


KF Prishtina e Re ka zyrtarizuar emërimin e Qendrim Kidës si kryetrajner i ri i ekipit të parë, duke hapur një faqe të re pas një sezoni të vështirë dhe rezultateve nën pritshmëritë.

Stinori nisi me trajnerin Elon Berisha, ndërsa më pas u vazhdua nga Shpëtim Babaj, por ekipi nuk arriti të dilte nga zona e rrezikut.

Aktualisht, Prishtina e Re renditet e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë, çka shtoi urgjencën për ndryshime në bankinën teknike, sidomos pas dorëheqjes së Babajt.

Në njoftimin zyrtar, klubi shprehet se beson fuqimisht në punën dhe filozofinë e trajnerit të ri:

"Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qendrim Kida si Kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit".

"Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re", thuhet në njoftimin e klubit.


Qëndrim Kida më parë ka udhëhequr Malishevën, ku e zuri vendin e tretë, por edhe Suharekën. /Telegrafi/

Kida paralajmëron këngën e re: Diçka ndryshe po vjen

26 October 2025 at 21:06


Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur për publikun si Kida, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë një këngë të re.

Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka publikuar një pjesë të shkurtër, që ket të jetë një baladë me tone të ndjera dhe emocionale.

Në përshkrimin që ka shoqëruar videon, Kida ka shkruar: “Diçka ndryshe po vjen”.

Foto: Instagram

Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vërshuar me komente pozitive dhe pritje të mëdha për këngën e re.

Kida, e njohur për hitet e saj dhe bashkëpunimet e suksesshme me artistë të tjerë, duket se këtë herë ka zgjedhur të rikthehet me një projekt më të ndjeshëm dhe të fokusuar në tekst dhe emocion.

Baladat nuk janë një territor i panjohur për të, por ky paralajmërim lë të kuptohet se mund të sjellë një anë më të pjekur artistikisht dhe më personale të saj.

Megjithëse ende nuk ka bërë të ditur titullin apo datën e publikimit, pritjet për këngën janë të larta. /Telegrafi/

“E di që asnjë fjalë nuk mundet të ngushëllojë”, Neda Balluku, Laerti, Rovena e Gerta shprehin ngushëllime Gjestit dhe familjes

26 September 2025 at 22:18


Dhimbja për humbjen e vëllait të Gjestit ka prekur thellë miqtë dhe kolegët e tij nga bota e muzikës, televizionit dhe ish-banorët e reality show-ve ku ai ka marrë pjesë.

Përveç reagimeve të shumta të publikuara më herët, edhe disa figura të tjera publike kanë ndarë fjalë të ngrohta ngushëllimi.

Gerta Gixhari, ish-banore e Big Brother VIP Albania në të njëjtin edicion me Gjestin, ka treguar dhimbjen e saj duke theksuar se nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë një fatkeqësi të tillë.

Ajo i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe uroi që Zoti t’i japë forcë në këto momente kaq të rënda.

Edhe Kida, këngëtarja e njohur, reagoi përmes një postimi ku shkroi se kjo humbje është e rëndë dhe e vështirë, duke i uruar qetësi dhe forcë Gjestit dhe familjes së tij për të përballuar këtë tragjedi.

Një tjetër reagim erdhi nga Laert Vasili, i cili gjithashtu ishte pjesë e Big Brother VIP Albania. Ai ndau një video emocionuese me Gjestin, duke i shprehur ngushëllime për humbjen e madhe dhe duke e inkurajuar që të gjejë forcë.

Neda Balluku, opinioniste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, publikoi një mesazh prekës ku theksoi se kurrë nuk do të donte të shkruante fjalë të tilla për dikë, aq më pak për Gjestin. Ajo u lut që Zoti ta lehtësojë dhimbjen e familjes dhe të prekurve nga kjo tragjedi.

Reagim të fortë dha edhe Rovena Stefa, këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova në të njëjtin edicion me Gjestin.

Ajo u shpreh thellësisht e tronditur, duke thënë se ky lajm i ka thyer zemrën dhe e konsideroi humbjen si një kob të madh për familjen Kelmendi. /Telegrafi/

Kida dhe Dafina Zeqiri i japin fund mosmarrëveshjes, rikthejnë miqësinë e dikurshme

14 September 2025 at 13:08


Pas muajsh ftohjeje në marrëdhënien e tyre, këngëtaret e njohura Kida dhe Dafina Zeqiri janë pajtuar sërish, duke i dhënë fund spekulimeve për prishjen e përhershme të miqësisë.

Të dyja artistet, që dikur njiheshin për bashkëpunime të suksesshme dhe një raport shumë të afërt, kishin surprizuar fansat kur në shtator të vitit të kaluar Kida iu shtua listës së personave me të cilët Dafina kishte ndërprerë marrëdhëniet.

Arsyet e prishjes së marrëdhënies nuk u bënë kurrë të ditura publikisht, por sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, dy artistet kanë gjetur rrugën për të rikthyer komunikimin dhe respektin e ndërsjellë.

Foto: Screenshot/YouTube (Dafina Zeqiri ft Kida - Luje Belin)

Një shenjë e qartë e pajtimit është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku Dafina dhe Kida kanë filluar të ndiqen përsëri në Instagram, pasi u hoqën në vitin 2024.

Pajtimi i tyre ka ngjallur reagime pozitive te fansat, të cilët prej kohësh shpresonin për rikthimin e kësaj miqësie dhe ndoshta edhe për një bashkëpunim të ri muzikor.

Përveç kësaj, burime të afërta me Prive bëjnë me dije se Dafina po punon për një brand të sajin të veshjeve, të cilin planifikon ta lançojë shumë shpejt, çka tregon se këngëtarja është e fokusuar jo vetëm në muzikë, por edhe në projekte të tjera kreative.

Të dyja artistet mbeten emra të rëndësishëm në skenën muzikore shqiptare, dhe fakti që kanë vendosur të lënë pas mospajtimet është pritur si një zhvillim i bukur për industrinë e muzikës dhe për publikun që i ndjek prej vitesh. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Këngëtarja e suksesshme ‘kthen’ vëmëndjen tek jeta e saj private, sjell momentet magjike me të dashurin (Foto)

29 June 2025 at 11:15

Këngëtarja e njohur Kida dhe i fejuari i saj, gjatë mbrëmjes së kaluar, po marrin vëmendjen e të gjithëve në një dasmë të jashtëzakonshme. Çifti i ri, i veshur me elegancë, kishte zgjedhur kombinimin e ngjyrave të zeza, që nënkuptonte një shije të rafinuar dhe klasike.

Ndërsa hapat e tyre me ritmin e muzikës, ata krijuan një atmosferë romantike dhe festive që vetëm ata e dinin se si ta përjetonin. Shkëlqimi i tyre ishte aq evident saqë nuk ishte e mundur të shikosh diku tjetër.

Momentet e dashurisë midis Kidës dhe të fejuarit të saj ishin të dukshme, duke u reflektuar në buzëqeshje dhe shikime të ngrohta që shkëmbenin.

The post Këngëtarja e suksesshme ‘kthen’ vëmëndjen tek jeta e saj private, sjell momentet magjike me të dashurin (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Diçka e re po vjen nga Kida

10 June 2025 at 15:55

Vetëm dy javë më parë Kida dhe Noizy bashkuan forcat për një këngë të quajtur “Shoqe”.

Ky projekt i tyre u mirëprit dhe për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime.

Dhe tani artistja e njohur duket se nuk do të ndalet me kaq, pasi bëri një tjetër paralajmërim.

Ajo i njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se së shpejti po vjen me diçka të re, pa dhënë shumë detaje.

Meqë vera po vjen, nuk ka dyshim se ka bërë gati edhe këngët e radhës, që do t’i lansojë.

E veç kësaj, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) është shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte.

E njëjta i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

The post Diçka e re po vjen nga Kida appeared first on Telegrafi.

Noizy dhe Kida vijnë me këngën e re “Shoqe”

By: D Marku
29 May 2025 at 13:49

Dy artistët shqiptarë, Noizy dhe Kida, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Shoqe” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, me videoklip të realizuar kryesisht në një bregdet.

Dyshja vijnë me një energji të mirë, me përplot ngjyra e gjithashtu edhe me ritëm muzikor veror.

Teksti u shkrua nga vet këngëtarët me producim nga EngliVersal.

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hija Music dhe tani ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Komentet nga përdoruesit e rrjeteve sociale ishin shumë pozitive, duke e pëlqyer këtë miks.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere.

 

The post Noizy dhe Kida vijnë me këngën e re “Shoqe” appeared first on Albeu.com.

Noizy dhe Kida vijnë me këngën e re “Shoqe”

29 May 2025 at 10:30

Dy artistët shqiptarë, Noizy dhe Kida, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“Shoqe” mban titullin ky bashkëpunim i tyre, me videoklip të realizuar kryesisht në një bregdet.

Dyshja vijnë me një energji të mirë, me përplot ngjyra e gjithashtu edhe me ritëm muzikor veror.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti u shkrua nga vet këngëtarët me producim nga EngliVersal.

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hija Music dhe tani ndodhet e plotë në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Komentet nga përdoruesit e rrjeteve sociale ishin shumë pozitive, duke e pëlqyer këtë miks.

Nuk ka dyshim se ky projekt do të jetë një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/

The post Noizy dhe Kida vijnë me këngën e re “Shoqe” appeared first on Telegrafi.

FOTO/ U tha se është shtatzanë, kështu përgjigjet Kida

By: M C
29 April 2025 at 18:32

Këngëtarja e njohur Kida muaj me parë ka marr propozimin për fejesë më të veçantë ndonjëherë nga bashkëshorti i saj.

Kida nuk ka ndalur së punuari si me projekte të reja ashtu dhe me mbrëmje muzikore.

Ajo në koncertin e fundit shfaqet krejt ndryshe, në disa foto duket të ketë një bark të vogël, dhe ndjekësit kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme.

Por, Kida ka reaguar duke i mohuar këto thashetheme me një foto të fundit nga palestra.

Në postimin e saj, këngëtarja ka shpërndarë një foto të saj nga palestra, duke treguar se është duke ushtruar për të arritur një formë fizike më të mirë dhe për t’u doposur.

The post FOTO/ U tha se është shtatzanë, kështu përgjigjet Kida appeared first on Albeu.com.

Kida poston foto me të fejuarin nga pushimet tropikale

By: redi
24 April 2025 at 18:06

Kida ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të ëmbël ku shfaqet në krahët e të fejuarit të saj, teksa shijojnë bashkë pushimet në një vend tropikal. Dyshja duken të qeshur dhe të relaksuar, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i shoqëron në këtë fazë të bukur të jetës së tyre.

Source

Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

By: D Marku
24 April 2025 at 18:01

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të ëmbël ku shfaqet në krahët e të fejuarit të saj, teksa shijojnë bashkë pushimet në një vend tropikal.

Dyshja duken të qeshur dhe të relaksuar, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i shoqëron në këtë fazë të bukur të jetës së tyre.

Kujtojmë se pak javë më parë, në ditëlindjen e saj të 27-të, Kida përjetoi një nga momentet më të veçanta të jetës, kur i dashuri i saj i propozoi martesë në një ambient tejet romantik, surprizë që emocionoi jo vetëm artisten por edhe fansat e saj.

Fotoja e fundit është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të fortë dhe e përkushtimit që ata po tregojnë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa fansat e Kidës janë duke pritur me padurim detaje të reja nga fejesa dhe ndoshta edhe planet për dasmën.

Kida, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën shqiptare, duket se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj – si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Ajo ka treguar gjithmonë përkushtim ndaj artit të saj, por tani duket se ka gjetur edhe një ekuilibër të bukur në jetën private, gjë që e reflekton shpesh përmes postimeve të saj pozitive në rrjete sociale.

The post Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale appeared first on Albeu.com.

Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale

24 April 2025 at 17:51

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të ëmbël ku shfaqet në krahët e të fejuarit të saj, teksa shijojnë bashkë pushimet në një vend tropikal.

Dyshja duken të qeshur dhe të relaksuar, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i shoqëron në këtë fazë të bukur të jetës së tyre.

Kujtojmë se pak javë më parë, në ditëlindjen e saj të 27-të, Kida përjetoi një nga momentet më të veçanta të jetës, kur i dashuri i saj i propozoi martesë në një ambient tejet romantik, surprizë që emocionoi jo vetëm artisten por edhe fansat e saj.

Foto: Kida/InstaStory

Fotoja e fundit është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të fortë dhe e përkushtimit që ata po tregojnë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa fansat e Kidës janë duke pritur me padurim detaje të reja nga fejesa dhe ndoshta edhe planet për dasmën.

Kida, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në muzikën shqiptare, duket se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj – si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Foto: Kida/Instagram

Ajo ka treguar gjithmonë përkushtim ndaj artit të saj, por tani duket se ka gjetur edhe një ekuilibër të bukur në jetën private, gjë që e reflekton shpesh përmes postimeve të saj pozitive në rrjete sociale. /Telegrafi/

The post Kida ndan me ndjekësit një fotografi me të fejuarin nga pushimet tropikale appeared first on Telegrafi.

I mori me zor të dashurin? I propozoi Kidës për martesë, influencerja rrëfen si partneri e tradhtoi me këngëtaren: Më lëndoi shumë

By: gsh
11 January 2025 at 13:54

Influencerja kosovare Lena Berisha, ka sqaruar së fundmi të vërtetën e cila fshihet pas lajmeve virale ku thuhet se këngëtarja Orhideja Latifi, e njohur si ‘Kida’ i mori të dashurin.

Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që influencerja ka hequr dorë nga muzika.

Mirëpo Lena thekson se situata është keqkuptuar nga ndjekësit pasi për këtë tradhti ajo nuk ja ka vënë fajin Kidës, teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencerja tregon se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri.

Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”.

The post I mori me zor të dashurin? I propozoi Kidës për martesë, influencerja rrëfen si partneri e tradhtoi me këngëtaren: Më lëndoi shumë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pasi i propozoi, Kida na prezanton të fejuarin

By: D Marku
1 January 2025 at 16:50

Këngëtarja Kida na zbuloi se ditëlindja e saj erdhi me një propozim për martesë.

Ajo tashmë e ka marrë unazën e saj dhe duket se 2025 do të sjellë surpriza të tjera. Por përpara se ky vit të mbyllet, pikërisht në ditën e fundit të tij, ajo na ka prezantuar edhe të fejuarin. Ajo e ka etiketuar në postim prej të cilit mësojmë se quhet Ajbi.

E mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza në albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithnjë juaja, Kida”.- shkruan ajo në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

The post Pasi i propozoi, Kida na prezanton të fejuarin appeared first on Albeu.com.

Pasi i propozoi, Kida na prezanton të fejuarin

By: gaze tare
1 January 2025 at 09:49

Këngëtarja Kida na zbuloi se ditëlindja e saj erdhi me një propozim për martesë.

Ajo tashmë e ka marrë unazën e saj dhe duket se 2025 do të sjellë surpriza të tjera. Por përpara se ky vit të mbyllet, pikërisht në ditën e fundit të tij, ajo na ka prezantuar edhe të fejuarin. Ajo e ka etiketuar në postim prej të cilit mësojmë se quhet Ajbi.

E mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza në albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithnjë juaja, Kida”.- shkruan ajo në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

The post Pasi i propozoi, Kida na prezanton të fejuarin appeared first on iconstyle.al.

Kida së shpejti me album të ri

24 December 2024 at 16:58

Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka paralajmëruar se është duke punuar në një album të ri.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në ‘InstaStory’, derisa theksoi gjithashtu se një këngë të cilën e ka për qejfi do ta lansojë në janar.

“Albumi im më i ri është në rrugë e sipër. Viti 2025 do të jetë një vit i çmendur!”, ka shkruar Kida në postimin e saj.

Foto: Kida / Instagram

“Kënga ime e preferuar po vjen në janar”, shkroi në postimin tjetër.

Ende nuk ka një datë albumin të cilin do ta lansojë këngëtarja dhe se si do të titullohet.

Foto: Kida / Instagram

Kida së fundmi bëri lëmsh rrjetin duke ndarë me ndjekësit propozimin për martesë që mori nga i dashuri i saj.

Ajo deri më tani ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe fejesa e saj erdhi si një befasi për të gjithë. /Telegrafi/

The post Kida së shpejti me album të ri appeared first on Telegrafi.

Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare (VIDEO)

By: V K
23 December 2024 at 08:08

Ky muaj paska qenë i mbushur me kaq shumë dashuri! Kanë kaluar vetëm 24 orë nga lajmi se Loredana dhe Adeyemi janë fejuar. Pasditen e djeshme, një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka ndarë lajmin e bukur dhe të papritur.

Bëhet fjalë për Kidën. Po po Kida! Deri më sot jeta e saj private ka qenë tepër e “fshehtë”, ndërsa sot teksa ajo feston ditëlindjen ka marrë propozim nga partneri i saj, identiteti i të cilit ende është i pazbuluar.

Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtarja, nëpërmjet postimeve të ndara prej saj në rrjete sociale:

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

The post Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare!

By: gaze tare
22 December 2024 at 17:37

Ky muaj paska qenë i mbushur me kaq shumë dashuri! Kanë kaluar vetëm 24 orë nga lajmi se Loredana dhe Adeyemi janë fejuar, pasditen e sotme një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka ndarë lajmin e bukur dhe të papritur.

Bëhet fjalë për Kidën. Po po Kida! Deri më sot jeta e saj private ka qenë tepër e “fshehtë”, ndërsa sot teksa ajo feston ditëlindjen ka marrë propozim nga partneri i saj, identiteti i të cilit ende është i pazbuluar.

Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të ndara prej saj në rrjete sociale:

The post Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare! appeared first on iconstyle.al.

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare!

By: D Marku
22 December 2024 at 18:19

Ky muaj paska qenë i mbushur me kaq shumë dashuri! Kanë kaluar vetëm 24 orë nga lajmi se Loredana dhe Adeyemi janë fejuar, pasditen e sotme një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka ndarë lajmin e bukur dhe të papritur.

Bëhet fjalë për Kidën. Po po Kida! Deri më sot jeta e saj private ka qenë tepër e “fshehtë”, ndërsa sot teksa ajo feston ditëlindjen ka marrë propozim nga partneri i saj, identiteti i të cilit ende është i pazbuluar.

Lajmi u bë me dije nga vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të ndara prej saj në rrjete sociale:

The post Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare! appeared first on Albeu.com.

❌
❌