Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Main stream

Plagosje e rëndë, drogë, dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Tiranë

By: armand
8 February 2026 at 11:53

Katër persona janë arrestuar brenda pak orëve në kryeqytet, pasi akuzoheshin dhe kërkoheshin për krime të ndryshme, nga plagosja e rëndë dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, tek vjedhja dhe përndjekja. Në rastin e parë, G. I., 30 vjeç, u ndalua pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”. […]

The post Plagosje e rëndë, drogë, dhe vjedhje, arrestohen 4 persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Itali shqiptari, Belgjika e akuzonte 43-vjeçarin për trafik ndërkombëtar droge

By: armand
8 February 2026 at 11:37

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, anëtar i një organizate të madhe të trafikut ndërkombëtar të drogës, që ishte shpallur në kërkim në të gjithë Evropën. Aksioni u krye në zonën e Vittoria, në Raguzza, teksa urdhri i arrestit ishte lëshuar nga drejtësia e Belgjikës. “Shqiptari kërkohej për krime të rënda që lidhen me […]

The post Arrestohet në Itali shqiptari, Belgjika e akuzonte 43-vjeçarin për trafik ndërkombëtar droge appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 February 2026Main stream

Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë

By: Ela
7 February 2026 at 16:30

Tetë shqiptarë të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, janë arrestuar në Francë. Ata shpërndanin lëndë narkotike, e cila porositej nga klientët përmes rrjeteve sociale. Shqiptarët e arrestuar u përkasin moshave midis 22 dhe 32 vjeç. Ata akuzohen nga autoritetet franceze për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike përfshirë kokainën […]

The post Trafik narkotikësh dhe posedim armësh, arrestohen 8 shqiptarë në Francë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Forcat speciale bastisin portin e Harderwijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg drogë

By: Ela
6 February 2026 at 11:51

Një bastisje nga një njësi e forcave speciale e armatosur rëndë në zonën e portit të Harderwijkut në Holandë ka çuar policinë në zbulimin e 500 kilogramëve kokainë. Bastisja u krye të enjten e kaluar në një depo në rrugën Van Leeuwenhoekstraat. Objekti u ruajt nga policë me maska dhe armë automatike. Në atë moment […]

The post Forcat speciale bastisin portin e Harderwijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg drogë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT)

By: Brisi
6 February 2026 at 08:58

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përshatur një banesë për përgatitjen e drogës, në zonën e Ali Demit. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Blue Punisher”, u arrestuan në flagrancë dy shtetas të afërm mes tyre, Elvis Lezo, 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë […]

The post VIDEO/ Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Shisnin drogë/ Goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

By: Fax Web
6 February 2026 at 08:54

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë.

Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale.

VIDEO/ Shisnin drogë, goditet grupi në Tiranë, dy të arrestuar

6 February 2026 at 08:50

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, banues në Tiranë.

Ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre, në rrugën “Ali Demi”, për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen, kryesisht në lokalet e natës.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u sekuestruan 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe 2 aparate celularë, në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po heton rolet e të arrestuarve me qëllim zbardhjen e veprimtarisë kriminale./abcnews.al

Furnizonin Anglinë me drogë/ Dënohen me burg 4 shqiptarë, deportohet në Shqipëri një tjetër (EMRAT)

By: Brisi
4 February 2026 at 11:58

Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me burg nga autoritetet britanike për përfshirje në furnizim dhe shpërndarje të drogës së Klasit A, kryesisht kokainë, në zonën e Cumbria Jugore, pranë kufirit të Anglisë me Skocinë. Katër prej tyre u shpallën fajtorë dhe u dënuan në Gjykatën e Kurorës në Preston për posedim me qëllim furnizimin me […]

The post Furnizonin Anglinë me drogë/ Dënohen me burg 4 shqiptarë, deportohet në Shqipëri një tjetër (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin lëndë narkotike në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT)

By: V K
3 February 2026 at 15:57

Nga; Elton Qyno

Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera.

Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërkohë që në pretencën e saj prokuroria shpalosi një sërë provash të siguruara nga hetimi, që tregonin një sërë raportesh vëzhgimi dhe përgjime ambientale, të cilat vërtetonin aktivitetin kriminal të 10 të pandehurve.

Disa prej tyre janë arrestuar nga policia qysh prej muajit shtator 2023, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se 10 të pandehurit kanë pranuar akuzën dhe gjendjen e akteve të paraqitura nga prokuroria, duke hyrë në këtë proces gjyqësor me procedurën e gjykimit të shkurtuar me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në masën 1/3.

Mësohet se për personin në kërkim Andrea Pilinçi, prokuroria ka kërkuar 8 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa përfundimtare e kërkuar ndaj tij, është 5 vite e 4 muaj burgim.

Për personat e tjerë si Leonard Dervishllari, Dhimitër Buli, Rudi Shaho, Naum Çbani, Erion Bardho, Andrea Barmashi, është kërkuar dënimin e tyre me 7 vite burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, kjo masë dënimi përfundimisht është ulur në 4 vjet e 8 muaj burgim.

Për Marko Zikon, prokuroria kërkoi 6 vjet burgim ku me gjykim të shkurtuar u kërkua përfundimisht dënimi me 4 vjet burgim. Me 5 vjet heqje lirie u kërkua për Klavio Prishtinën dhe Edison Hidrin, të cilët nga gjykimi i shkurtuar përfituan uljen e dënimit në masën përfundimtare në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se një agjent i infiltruar dhe autorizuar nga prokuroria e Korçës, ka blerë disa herë kokainë në ambientet e Bar-Restorant “Kashta 1” në Tushemisht.

Në 22 Gusht 2023 agjenti i infiltruar, ka telefonuar përmes aplikacionit “WhatsApp” Andrea Pilinçi, të cilin personi ka kërkuar ta takojë.

Andrea Pilinçi, ka pranuar të takohet dhe i ka thënë agjentit që të shkojë te lokali, “Kashta” në Tushemisht. Në orën 16:10, agjenti ka shkuar në ambientet e lokalit dhe pasi është ulur te një nga tavolinat, aty është ulur dhe Andrea Pilinçi.

Ky i fundit pasi bisedon disa sekonda me personin e autorizuar, ka thirrur kamerierin e lokalit Endrit Hafesllari, të cilin e ka dërguar për të marrë dozën e lëndës narkotike.

Pasi Endriti, e ka çuar dozën në tavolinë ka shkuar përsëri brenda lokalit dhe ka marrë një tjetër dozë ja ka dhënë agjentit të policisë.

Nga procesi i vëzhgimit vihet re se Andrea Pilinçi, në bashkëpunim me punonjësit e lokalit ”Kashta 1”, Endrit Hafesllari dhe Naum Çobani, kryejnë aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike kokainë.

Këtë aktivitet këta persona e ushtrojnë në ambientet e lokalit, te persona të njohur dhe të pa njohur.

Andrea është personi që ka kontaktet me klientët ndërsa Endriti dhe Naumi, janë personat që shesin lëndën narkotike sipas porosive që i jep, Andrea.

Por kjo bazë e shitjes së drogës në Pogradec nuk është e vetmja. Një tjetër grup tjetër mjaft aktiv që tregon kokainë, heroinën dhe hashashin në qendër të qytetit, është ai i Alfons D.

Tregtia e kokainës realizohej në qendër të Pogradecit, pranë hotel “Enkelana”, ku në një episod prokuroria ka provuar shitjen e lëndës narkotike nga Klavio Prishtina tek Renato Musollari.

Në raportin e vëzhgimit në teren Klavio Prishtina, rezulton të jetë pasagjer në automjetin e markës “Range Rover” me targa AA888UM, ndërsa drejtues i këtij mjeti ka qenë, Alfons Demollari.

Në vijim të vëzhgimit, automjeti i mësipërm ka ndaluar te vendi i quajtur “Enkelana”, paralel me automjetin “Mercedes Benz” me targa AA445YV, i cili kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin që “Range Rover”, ka ndaluar një person i cili më pas është identifikuar si Renato Musollari.

Ai është afruar te xhami i parë i automjetit “Range Rover” dhe ka shkëmbyer diçka me pasagjerin Klavio Prishtina, pasi ka marrë sendin nga Klavio, e ka futur në xhep, ka ulur kofanon e mjetit dhe është futur brenda makinës, ku është ulur në sedilje, ndërsa automjeti “Range Rover” është larguar në drejtim të qytetit të Pogradecit.

Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e policisë, të cilët nga kontrolli personal i ushtruar Renato Musollarit, i kanë gjetur një mbështjellje plastmasi, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Përmes agjentëve të infiltruar, policia ka dokumentuar disa raste të tregtisë së kokainës, ku në këtë aktivitet kriminal janë futur një grup personash me precedentë penalë si Leonard Dervishallari, Erion Bardho, Andrea Barmashi, Marko Ziko, Klavio Prishtina, Dhimitër Buli, Edison Hidri dhe Rudi Shaho.

Ky i fundit është shok i Firdeus Berberit, djalit të “Lilit të Rushkës” i arrestuar në Janinë së bashku me Laert Haxhiun dhe tashmë të dy janë ekstraduar në Shqipëri.

Rudi Shaho, është proceduar nga gjykata e Korçës për “Moskallëzim Krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me ngjarjen e muajit Prill 2022, ku mbeti i plagosur me armë dhe thikë, Johan Muçllari.

Në dosjen hetimore të operacionit “Tempulli”, jepet një tablo e qartë se si tregtohet kokaina në rrugën “Rinia”, Tushemisht dhe “Kisha e Re” në Pogradec.

Sipas hetimeve Rudi Shaho, ka zhvilluar një takim me agjentin e policisë tek vendi i quajtur “Kisha e Re” në qytetin e Pogradecit, momenti i parë i takimit.

Në këtë takim Rudi Shaho, është me motor dhe se ka ndodhur në orën 22:31 minuta. Ky takim zgjati rreth një minutë, ku subjekti fillimisht është takuar dhe ka rënë dakord për sasinë dhe çmimin me blerësin e simuluar.

Pas disa minutash, personi i autorizuar ka komunikuar përsëri me shtetasin Rudi Shaho dhe pas këtij komunikim ky i fundit ka ardhur përsëri te vendi ku janë takuar herën e parë, të dy personat kanë shkëmbyer diçka me njëri tjetrin dhe më pas janë larguar.

Pretenca e prokurorisë:

1. Leonard Dervishllari me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

2. Dhimitër Buli me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar 4 vite e 8 muaj burgim.

3. Rudi Shaho me 7 vite burgim, dënimi përfundimtar me 4 vite e 8 muaj burgim.

4. Andrea Pilinçi me 8 vite burgim, dënimin përfundimtar me 5 vite e 4 muaj burgim.

5. Naum Çobani me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

6. Erion Bardho me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me 4 vjet e 8 muaj burgim.

7. Andrea Barmashi  me 7 vite burgim, dënimin përfundimtar me  4 vjet e 8 muaj burgim.

8. Marko Ziko me 6 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 4 vjet burgim.

9. Klavio Prishtina me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

10. Edison Hidri me 5 vjet burgim, dërgimin përfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim. /Syri.net

The post Tregtonin lëndë narkotike në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime

By: V K
3 February 2026 at 14:54

Një sasi droge u sekuestrua dhe një person u arrestua nga efektivët e Burgut të Fierit, teksa po tentohej të futej brenda ambienteve, e destinuar për një nga të dënuarit.

Sasia e dyshuar e lëndës narkotike, është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime.

Njoftimi:

“Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi S. P. ishte paraqitur për të zhvilluar një takim me të dënuarin e sigurisë së zakonshme A. M., i akomoduar në dhomën nr. 10, sektori 5, godina C. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi S. P. u ndalua, u hartua dokumentacioni përkatës dhe u njoftua Prokuroria, si dhe Specialisti i SHKBB-së, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim, raporton A2CNN.

Vijon kontrolli i plotë për sende të ndaluara, në kuadër të masave të sigurisë dhe verifikimeve procedurale.

The post Kishte takim me të dënuarin, shtetasit i zbulohet lëndë narkotike e fshehur në pjesët intime appeared first on Albeu.com.

Tregtonin drogë në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT)

By: Brisi
3 February 2026 at 14:36

Nga Elton Qyno Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera. Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë që në […]

The post Tregtonin drogë në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari

By: Ela
3 February 2026 at 14:24

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet rezultoi […]

The post Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet në Kolumbi “koordinonatori” i kokainës për mafien shqiptare

By: Elva
2 February 2026 at 20:21

Policia kolumbiane ka arrestuar Lorenzo Dei Meneghetti, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar droge. Ai konsiderohej një figurë kyçe në organizimin e dërgesave të kokainës drejt Evropës, përfshirë edhe për rrjete të mafies shqiptare. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi u krye në qytetin Ciénaga, në Kolumbi, në kuadër […]

The post Arrestohet në Kolumbi “koordinonatori” i kokainës për mafien shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni

By: Brisi
2 February 2026 at 12:16

Policia italiane ka finalizuar pasditen e djeshme një operacion antidrogë në qytetin e Bergamos dhe në provincë, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e mbi 70 kilogramëve hashash, si dhe një shume të konsiderueshme parash. Sipas mediave të huaja, operacioni është pjesë e një plani më të gjerë kontrollesh të synuara për […]

The post Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

By: Brisi
2 February 2026 at 09:54

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Gjerg Goli, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush. Nga këto 2 ambiente, disa javë më […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut

By: armand
1 February 2026 at 21:12

“Atje, në atë zonë, problemet zgjidhen vetëm me punë miqësore. Ligji nuk funksionon. Nuk ka fuqi fare.” Këto nuk janë fjalë të thëna në errësirë, as rrëfime të një kohe të largët. Janë fjalë të thëna publikisht, në vitin 2018, nga një ish-oficer policie i shtetit shqiptar. Një dëshmi tronditëse që solli në dritë rastin […]

The post Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut appeared first on BoldNews.al.

Nga Liqeni i Shkodrës te Mali Ostros/ Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi

By: Brisi
1 February 2026 at 12:16

Mediat malazeze kanë ngritur alarmin për përmasat e kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Sipas artikullit të RTCG, një operacion i zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze ku janë zbuluar rreth 100 kilogramëve marihuanë në zonën e Tuzit nuk është një rast i izoluar. Sipas artikullit, ky operacion policor ka rikthyer vëmendjen […]

The post Nga Liqeni i Shkodrës te Mali Ostros/ Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Itali – Dy shqiptarë kthejnë parkingun në “dyqan” kokaine, arrestohen

By: Ela
31 January 2026 at 20:57

Dy shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në pikë shitjeje të kokaine. Arrestimet u kryen pasditen e djeshme nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos, në kuadër të një operacioni të nisur pas disa raportimeve anonime për aktivitet të dyshimtë në këtë zonë. […]

The post Itali – Dy shqiptarë kthejnë parkingun në “dyqan” kokaine, arrestohen appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit

By: Ela
31 January 2026 at 18:05

Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë narkotike kokainë me makinën e tij në Perugia. Edhe pse çau postbllokun duke mos ndaluar, nuk i shpëtoi dot ndjekjes dhe prangosjes. Autoritetet raportojnë se i riu është një personazh i njohur dhe i skeduar për forcat e […]

The post Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve, por s’i shpëton arrestimit! Çfarë iu gjet gjatë kontrollit appeared first on BoldNews.al.

Mbolli drogë pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe

By: Elva
31 January 2026 at 11:47

Një 25-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim me familjarët e tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale G.Sh, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, […]

The post Mbolli drogë pranë shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari në Malësi të Madhe appeared first on BoldNews.al.

❌
❌