Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 January 2026Main stream

Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë

By: Brisi
8 January 2026 at 09:12

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq që pushtoi vendin ditët e fundit. Në një postim në rrjete sociale, Maliqi ka ndarë foto nga zona Tapi-Kuçovë e cila është përmbytur nga shirat, teksa shkruan se kjo është hera e dytë […]

The post Maliqi nxjerr PAMJET: Kuçova nën pushtetin e ujit, Hajdari bën show e propagandë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Banorët në Kuçovë ‘kanë harruar’ dasmat/ Mungesa e rrugës shkreton fshatrat

By: Brisi
17 December 2025 at 15:36

Fshatrat Krëkez dhe Korizë, në njësinë administrative Lumas të bashkisë Kuçovë, vit pas viti po humbasin banorë, dhe aktualisht në këto fshatra ka më shumë banesa, shumica e të cilave të rrënuara, sesa banorë. Në rrugicat e pashtruara të fshatit, shihen vetëm persona të moshuar, të cilët janë të vetmit që qëndrojnë atje, me gjasë […]

The post Banorët në Kuçovë ‘kanë harruar’ dasmat/ Mungesa e rrugës shkreton fshatrat appeared first on BoldNews.al.

Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP

By: Ela
24 November 2025 at 10:34

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, përkulet para Arbër Abazit, nipit të politikanit të “Rilindjes”. Një tender fiktiv mbi 1 milion euro është nderi që i ka bërë ALKO-ve të Abazit duke eliminuar të gjithë konkurrentët. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Rikonstruksion, krijimi i ambienteve sportive dhe ndërtimi i palestrës në shkollën “Aleksandër Markaçini”, […]

The post Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP appeared first on BoldNews.al.

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

By: Ela
4 November 2025 at 11:57

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol në biznesin në Kuçovë, kompania që shet dhe jep me qira makina në lagjen Postobllok të Kuçovës. Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së ‘Autosalon Skënderi’ në pronësi pesë vëllezërve, njëri prej tyre polic bashkie. Ndërkohë, njëri nga vëllezërit, Gëzim Skënderi […]

The post Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim me tritol në Kuçovë

By: beni
4 November 2025 at 09:22

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në lagjen Postobllok, në Kuçovë. Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një biznesi në pronësi të shtetasit me iniciale G.S. Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërsa nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale. “Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin […]

The post Shpërthim me tritol në Kuçovë appeared first on BoldNews.al.

I vihet tritol biznesit në Kuçovë

4 November 2025 at 09:42


Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Tch/

Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje

By: V K
4 November 2025 at 09:44

Tritol biznesit në Kuçovë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen Postobllok. Burime zyrtare bënë me dije se lënda plasëse u vendos në biznesin në pronësi të shtetasit me inicialet G. S.

Tritoli raportohet se ishte vendosur pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit me iniciale G. S..

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Kuçovë/Informacion paraprak:

Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Tritol biznesit në Kuçovë, policia jep detaje appeared first on Albeu.com.

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

By: Ela
24 October 2025 at 11:54

Rama “blen” kryetarin e PD-së së Kuçovës, Nerian Pasho, me një tender 220 milionë lekë që i është dhënë këto ditë nga kryetarja e bashkisë Dimal, Juliana Memaj. Dyshimi lind menjëherë sepse prokurimi është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës: kompaninë “3 V – PASHO” Sh.p.k. Kompania e mësipërme është krijuar më dhjetor 2018 nga Nerian […]

The post PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos appeared first on BoldNews.al.

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

By: M C
18 October 2025 at 23:11

Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.

35-vjeçarja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.

Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune.

The post Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë appeared first on Albeu.com.

Humb jetën 35-vjeçarja në Kuçovë, piu fotoksinë

By: Elva
18 October 2025 at 20:20

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Lumas të bashkisë Kuçovë, ku një 35-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Viktima, e identifikuar si Arjola Shuaipi, dyshohet se ka konsumuar lëndën helmuese në dhomën e saj. Ajo është gjetur pa shenja jete disa orë më vonë nga familjarët, të […]

The post Humb jetën 35-vjeçarja në Kuçovë, piu fotoksinë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge

11 September 2025 at 16:53

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike kanabis sativa të ndara në doza në Kuçovë. Pas 8 muajsh hetimesh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Prova” janë arrestuar shtetasit Llazar Ndreu, 33 vjeç, Luis Marra, 24 vjeç dhe Dorin Doko, 26 vjeç, të tre banues në […]

The post EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge appeared first on BoldNews.al.

Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s

By: Elva
30 August 2025 at 16:57

Stuhia e fuqishme e ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret dhe ferrat përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, pas këputjes së kabujve të energjisë elektrike. Shkëndijat e kabllove të dëmtuara ranë mbi barin dhe shkurret e thata rreth pistës së aviacionit, duke ndezur zjarret që përhapen me shpejtësi të madhe. Situata rrezikoi […]

The post Kuçovë/ Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s appeared first on BoldNews.al.

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

By: V K
25 August 2025 at 09:42

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë nga Delvina.

Ato po udhëtonin nga Saranda në drejtim të Delvinës, kur në segmentin rrugor të njohur si “Pularia”, makina e tyre u përplas me një tjetër automjet.

Goditja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend të dy motrave të reja.

E plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja tjetër në automjet, Antonela Zhupa, 24-vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po heton shkaqet e përplasjes, ndërsa pista kryesore lidhet me shpejtësinë dhe mungesën e kujdesit në qarkullim.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë u regjistrua po pasditen e së dielës në rrugën nacionale Fier–Kuçovë, pranë fshatit Çunat.

Një automjet tip “Benz” përplasi nga pas një motoçikletë, ku udhëtonin babë e bijë. Përplasja i la të dy të plagosur rëndë, duke kërkuar transportin e menjëhershëm drejt spitalit të Lushnjës.

Burime nga mjekët bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdes intensiv.

Pamje nga rruga Fier–Kuçovë, dëshmi të qytetarëve të pranishëm, autoambulanca që largohen drejt spitalit.

Në të dyja rastet, policia rrugore dhe shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjeve vazhdojnë, ndërsa autoritetet theksojnë edhe një herë domosdoshmërinë e respektimit të rregullave të qarkullimit.

Shpejtësia, pakujdesia dhe parakalimet e gabuara mbeten faktorët kryesorë që çojnë drejt ngjarjeve të tilla tragjike.

 

The post Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

By: Ardit
24 August 2025 at 21:41

Një aksident i rëndë me dy të plagosur, ka ndodhur në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë, në afërsi të fshatit Çunat. U raportua se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë. Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë […]

The post Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë appeared first on BoldNews.al.

Plagosi me thikë bashkëshorten, arrestohet 59-vjeçari në Kuçovë

By: Fax Web
11 August 2025 at 12:57

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Policia njofton se ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

By: Elva
10 August 2025 at 19:32

Shqipëria vazhdon të përballet me 14 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, ndërsa mungesa e mjeteve ajrore për shuarjen e tyre mbetet shqetësuese. Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore në mars 2025 premtoi se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, por ky premtim ende nuk është realizuar. Ndërkohë, […]

The post Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë appeared first on BoldNews.al.

Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Rama: Hapet në shtator me kushte bashkëkohore

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Kuçovës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin, përmes investimeve nga MAS.

“Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë së Kuçovës”, shkruan Rama.

Në të gjithë vendin po investohet për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Nëpërmjet një programi të integruar ndërtimi dhe rehabilitimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të garantojë kushte bashkëkohore mësimore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Nga viti 2025 e në vijim, fokusi mbetet te cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

/k.s//a.f/

The post Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Rama: Hapet në shtator me kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Manastirliu: Hap dyert në shtator, kushte bashkëkohore

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë është një tjetër institucion arsimor me standarde bashkëkohore për mësuesit dhe nxënësit që i shtohet “zinxhirit” të shkollave të reja që po transformohen në të gjithë vendin, përmes investimeve nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga ambientet e reja të kësaj shkolle, e cila do të hapë dyert në shtator me kushte bashkëkohore falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës.

Manastirliu nënvizoi faktin se po investohet për transformimin e shkollave nga veriu në jug, me të njëjtin standard, për të garantuar kushte dinjitoze për mësim dhe zhvillim për nxënësit dhe stafet mësimore.

Më herët, ministrja Manastirliu është shprehur se sezoni i verës është vënë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës arsimore.

“Kemi të gjithë fokusin te mirëmbajtja e rrjetit të shkollave ekzistuese dhe te investimet e reja që duam t’i finalizojmë. Vetëm për ciklin 2025-2026, janë mbi 4 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për kantiere të reja të shkollave dhe objekteve sportive. Janë 22 objekte arsimore në të gjithë vendin dhe 18 objekte për sportin, pra 40 objekte në total në të cilat po investohet duke filluar nga ky vit, ndërkohë që përmbyllim edhe 40 të tjera të nisura vitin e shkuar, për të bërë të mundur që të kemi një infrastrukturë dinjitoze për më shumë cilësi në arsim”, u shpreh Manastirliu.

Nëpërmjet një programi të integruar ndërtimi dhe rehabilitimi, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të garantojë kushte bashkëkohore mësimore për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Nga viti 2025 e në vijim, fokusi mbetet te cilësia në arsim përmes investimeve të qëndrueshme në shkolla, objekte sportive dhe ambiente ndihmëse, duke rritur aksesin, sigurinë dhe funksionalitetin e institucioneve arsimore.

Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë e rikonstruktuar
1 nga 7

/e.i/r.e/

The post Shkolla 9-vjeçare “Gaqi Karakashi” në Kuçovë, Manastirliu: Hap dyert në shtator, kushte bashkëkohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura

By: Elva
21 July 2025 at 11:10

Në një reportazh të publikuar së fundmi nga gazeta katalanase “ARA”, Shqipëria portretizohet jo si parajsa natyrore që promovohet në broshurat turistike, por si një vend i përfshirë nga ndotja e pakontrolluar që rrjedh prej dekadash nga mbi 5 mijë puse nafte të braktisura. Gazetarja Núria Vila ka udhëtuar drejt Kuçovës, një nga fushat më […]

The post Media spanjolle: Nafta po helmon Shqipërinë, mijëra puse të braktisura appeared first on BoldNews.al.

Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT)

By: V K
12 July 2025 at 11:15

Policia e Shtetit, ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë.

Një nga drejtuesit e rinj është grua. Ajo është komisare Edjona Dano e cila është emëruar shefe e komisariatit ts Policisë Kuçovë.

Ish-shefi i komisariatit të policise Kuçovë Kleant Serdari është emëruar shef i komisariatit të policisë Mallakastër.

Ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër Bledar Metaj është emëruar shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.

The post Emërime të reja në komisariatet e policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre dhe një grua (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌