Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

By: V K
22 December 2025 at 07:54

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro, ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet eë tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese, rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon.

Tashmë topi është sërish në dorën e KPP, për të vendosur nëse do t`i kërkojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që të rishikojë sërish dokumentet bashkë me Tatimet, për llogari të të cilave po zhvillon tenderin i cili është hapur që në prill të këtij viti.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit të Kontrollit te Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u hap në prill të këtij viti.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardëare). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme.

Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare), nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ Monitor

The post Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik appeared first on Albeu.com.

Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP

By: Ela
24 November 2025 at 10:34

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, përkulet para Arbër Abazit, nipit të politikanit të “Rilindjes”. Një tender fiktiv mbi 1 milion euro është nderi që i ka bërë ALKO-ve të Abazit duke eliminuar të gjithë konkurrentët. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Rikonstruksion, krijimi i ambienteve sportive dhe ndërtimi i palestrës në shkollën “Aleksandër Markaçini”, […]

The post Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP appeared first on BoldNews.al.

Zguro: 1151 ankesa në KPP gjatë 2024-ës, 536 milionë lekë kursime

6 November 2025 at 17:02

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro, paraqiti sot raportin vjetor për vitin 2024 në Kuvend.

Sipas Zguros, gjatë këtij viti, Komisioni regjistroi 1151 ankesa, kryesisht për procedurat e prokurimit publik, 437 ankesa lidhur me dokumentet e tenderave dhe 714 për fazën e vlerësimit të ofertave.

Komisioni shqyrtoi 1135 ankesa, duke kërkuar modifikime për 327 prej tyre dhe duke përshpejtuar kohën e shqyrtimit të ankesave, që tani është 12 ditë.

“Një tjetër rezultat i rëndësishëm ishte kursimi i 536 milionë lekëve për buxhetin e shtetit dhe një rënie e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit ligjor në 9,26%, nga 10,1% që ishte në vitin 2022”, deklaroi Zguro.

Komisioni, sipas tij, miratoi dy manuale ligjore për operatorët ekonomikë dhe autoritetet kontraktore dhe ka bërë të mundur publikimin e të dhënave sipas standardeve ndërkombëtare, duke rritur transparencën.

Zguro vuri në dukje se reforma e Komisionit është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni Evropian dhe SIGMA, duke marrë 91 pikë nga 100 në raportin për administratën publike në Shqipëri.

/a.f/r.e/

The post Zguro: 1151 ankesa në KPP gjatë 2024-ës, 536 milionë lekë kursime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zguro: Prokurimet, digjitalizimi uli kostot administrative me mbi 3,7 milionë lekë

20 October 2025 at 19:16

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Gjatë vitit 2024 janë regjistruar pranë Komisionit të Prokurimit Publik, 1151 ankesa në total, prej të cilave 1144 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 5 ankesa për procedurat e ankandit publik, 1 ankesë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe 1 ankesa për leje minerare.

Nga 1151 ankesa të paraqitura në total, 437 prej tyre ose rreth 38%, janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe 714 ankesa ose rreth 62% e tyre, janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave.

Zëvendëskryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Fiorent Zguro, gjatë raportimit në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për vitin 2024 theksoi se “Komisioni i Prokurimit Publik ka shqyrtuar 1135 ankesa, nga të cilat për 327 ankesa i ka kërkuar autoritetit kontraktor të bëjë modifikimet e specifikuara në vendim dhe ka dërguar 99 kërkesa autoriteteve kontraktore për zbatim vendimi, në krahasim me 78 kërkesat në vitin 2023”.

Ai nënvizoi se, KPP, ka vijuar me trendin e përshpejtimit të kohës për shqyrtimin e ankesave, duke ulur treguesin e ankesave të shqyrtuara jashtë afatit në vlerën 9,26%, nga 9,4% në vitin 2023 dhe 10,1% që ishte në vitin 2022, ndërsa koha e vendimmarrjes për vitin 2024 ishte 12 ditë.

“Gjatë vitit 2024, Komisioni i Prokurimit Publik ka kontribuar në kursimin e buxhetit të shtetit me një vlerë prej 536,1 milionë lekë”, tha Zguro.

Gjithashtu, vijoi ai, ka një ulje të numrit të vendimeve të ankimuara pranë Gjykatës Administrative, nga 4,4% të vendimeve të ankimuara në vitin 2023, në 4% të vendimeve të ankimuara në vitin 2024, si dhe një rritje e numrit të vendimeve të lëna në fuqi nga Gjykata për vendimmarrjen e Komisionit të Prokurimit Publik.

Më tej, Zguro, theksoi se gjatë vitit 2024 kanë vijuar përpjekjet e institucionit në drejtim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve në rrugë digjitale.

“285 më shumë ankesa janë paraqitur në vitin 2024 krahasim me vitin 2023 ndërkohë mbi 341 operatorë ekonomikë unikë kanë paraqitur ankesa. Nga këto të fundit 1/3 janë operatorë ekonomikë tërësisht të rinj në sistemin e rishikimit administrativ. Falë digjitalizimit janë kursyer mbi 3.762.180 lekë si kosto të shpenzimeve administrative për paraqitjen e ankesave pranë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë”, tha ai.

Zguro theksoi se Komisioni i Prokurimit Publik ka vijuar angazhimin në kuadër të detyrimeve si vend anëtar dhe themelues i rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Europës Juglindore, me pjesëmarrjen aktive në veprimtaritë e organizuar nga rrjeti, si edhe me pjesëmarrjen aktive në Rrjetin e Organeve Shqyrtuese të shkallës së parë të Bashkimit Evropian.

“Inteligjenca Artificiale do të luajë një rol të rëndësishëm në proceset e prokurimit dhe vetë KPP është duke analizuar mundësinë e përfshirjes së saj në procesin e rishikimit administrativ me fokus gjatë vitit 2025. Ky është një moment i rëndësishëm dhe ne mbetemi të përkushtuar të jemi pjesë e zgjidhjeve pozitive dhe konstruktive duke punuar me të gjitha grupet e interesit për t’u siguruar që ky moment në kohë të mos kalojë pa bërë ndryshime thelbësore dhe pozitive. Angazhimi ynë i vazhdueshëm Komisioni i Prokurimit Publik, mbetet i angazhuar për të vijuar përkushtimin ndaj të gjithë grupeve të interesit, për një sistem rishikimi administrativ transparent dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Zguro.

/r.e/a.f/

The post Zguro: Prokurimet, digjitalizimi uli kostot administrative me mbi 3,7 milionë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO heq pezullimin nga detyra për Jonaid Myzyrin e KPP-së

By: Ela
3 October 2025 at 11:54

GJKKO ka hequr këtë të premte masën e pezullimit nga detyra për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ndërsa ka lënë në fuqi vetëm masën e “detyrimit për t’u paraqitur” pranë autoriteteve. Sipas burimeve, Myzyrit i ka përfunduar mandati në KPP dhe masa e pezullimit nga detyra konsiderohet e paarsyeshme ndërsa tani ai […]

The post GJKKO heq pezullimin nga detyra për Jonaid Myzyrin e KPP-së appeared first on BoldNews.al.

Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian

By: Elva
22 August 2025 at 16:18

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompania Advanced Business Solutions ka dërguar me urgjencë një shkresë duke kërkuar anullimin e tërheqjes nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t. Në shkresë, kompania me pronarë Geron Meçen thotë se kërkesën për t’u tërhequr nga ankimimet nuk e ka bërë ajo, por dikush […]

The post Komedi në KPP/ ABS: S’e kemi bërë ne tërheqjen e ankimimeve për tenderat e AKSHI-t, na kanë piratuar e-Albanian appeared first on BoldNews.al.

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

By: Elva
21 August 2025 at 12:46

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit. Vendimi u mor pas konstimit se procedura ishte zhvilluar në shkelje të ligjit, pasi nuk ishte argumentuar pse kontrata ishte […]

The post KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja appeared first on BoldNews.al.

THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar

By: V K
18 August 2025 at 11:25

Tender 9.1 milionë euro i dekoderave të RTSH, duket të jetë simboli gjatë këtij viti se si politika dhe biznesi përplasen dhe merren vesh kur duhet në dëm të interesave të qytetarëve.

Prej disa muajsh vijon një përplasje mes RTSH, Komisionit të Prokurimit Publik dhe kompanisë R&T e biznesmenit Renis Tërshana për tenderin në fjalë.

 

 

Ai duket se ishte qepur që në fillim si një kostum për Tërshanën, por pas ardhjes së administratës së re në krye të RTSH, gjërat ndryshuan. Tenderi u anulua dhe u rishpall dhe Renis Tërshana e çoi çështjen në KPP.

Pas shqyrtimit të këtij të fundit, u urdhërua shpallja fituese e kompanisë së Tërshanës.

Ndërkohë që pritej të zbatohej vendimi, Skyweb.al mëson se RTSH ka anuluar sot tenderin me argumentet që Tërshana nuk ka vërtetuar që nuk ka qenë dënuar gjatë periudhës që kërkuar nga kontraktuesi is edhe nuk ka vërtetuar që ka paguar taksat në bashkitë ku operon.

Intriga dhe përplasje në KPP

Në tenderin me objekt “Blerje shërbimi i mirëmbajtjes për Rrjetin e Shpërndarjes DVB-T2 për 48 muaj”, me fond limit rreth 907 milion lekë pa TVSH (9.1 milion euro), u shpall fitues paraprakisht biznesmeni Renis Tërshana në korrik, pas një gare të gjatë të shoqëruar me ankesa dhe debate.

 

 

Por sot, RTSH ka deklaruar se operatori “R&T”, nuk dorëzoi brenda afatit vërtetimin që provon se nuk është subjekt i dënuar penal, certifikatën për pagesën e detyrimeve tatimore vendore, si dhe ekstraktin e pronarit përfitues, të cilat konsiderohen dokumente detyruese për kualifikim sipas ligjit për prokurimet publike.

Në këto kushte, RTSH e konsideroi ofertën “të pavlefshme” dhe anuloi procedurën me arsyetimin se “nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme”.

Ky vendim kundërshton urdhrin e KPP-së, që pak javë më parë konstatoi se skualifikimi i “R&T” ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe urdhëroi autoritetin kontraktor të rikthente Renis Tërshanën si fitues të tenderit.

Procedura është shoqëruar gjatë gjithë kohës me intriga dhe përplasje në KPP, duke ngritur dyshime se tenderi ishte “qepur” që në nisje pikërisht për kompaninë “R&T”, në kohën kur RTSH drejtohej nga Aurora Polo.

Mirëpo ndërhyrja e re në drejtimin e institucionit duket se ka ndryshuar kursin, duke mos lejuar dhënien automatike të kësaj kontrate të majme.

Ofertuesi tjetër në këtë tenderi është kompania Idea-Tel, pas së cilës qendron z.Idlir Karkini, i shpallur në kërkim nga prokuroria pas një skandali tokash në 2018.

Mbetet të shihet nëse RTSH e ka anuluar përfundimisht tenderin apo do ta rishpallë. /skyweb.al

The post THRILLERI/ Renis Tërshana s’e gëzon tenderin 9.1 mln euro të dekoderave, marrë me urdhër të KPP, RTSH e anulon: S’na vërtetoi që nuk ka qenë i dënuar appeared first on Albeu.com.

Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit

By: Elva
16 August 2025 at 15:44

Në ditët e fundit të vitit të kaluar, saktësisht në 27 dhjetor, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli një tender të majmë me vlerë 7.7 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit të Shtetit. Pasi u ankimua disa herë nga kompania Advanced Business Solution e Gerond e Meçes për kriteret që kishte vendosur […]

The post Pazar me tenderat e AKSHI-t? ABS tërheq të gjitha ankesat në KPP dhe i jep 7.7 mln euro Ermal Beqirit appeared first on BoldNews.al.

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

By: Ela
29 July 2025 at 11:31

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.  Raportohet se Myzyraj do të merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi masën […]

The post I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

By: Ardit
24 July 2025 at 13:42

Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të pranojë ankimimin e një operatori për tenderin me fond limit 226 milionë lekë, apo 2.26 milionë euro, lidhur me përmirësimin e sistemit të ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuara dhe shërbimit social. Në vendimin e Komisionit thuhet se autoriteti kontraktor – në këtë rast Agjencia Kombëtare e […]

The post Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16 July 2025 at 16:46

Një ngjarje e bujshme e regjistruar rreth 4-5 vite më parë në fshatin Dorëz të Librazhdit është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet fjalë për vjedhjen e 200 mijë eurove në një banesë dhe marrjen peng të një personi nga autorët, me qëllim që familjarët e tij të mos njoftonte Policinë. […]

The post Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës… appeared first on BoldNews.al.

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI)

16 July 2025 at 16:06

SPAK i është drejtuar me shkresë dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit për t’i vendosur në dispozicion informacionin në se ka patur apo denoncim nga disa qytetarë për një vjedhje në banesë të ndodhur në vitin në 2020 dhe për një pengmarrje, e cila ështzë zbuluar gjatë bisedave midis disa personave nën hetim. […]

The post E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi

By: Ela
5 July 2025 at 18:03

Nga data 1 korrik 2025, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) operon pa kryetar, pas largimit të Jonaid Myzyrit nga detyra me urdhër të SPAK. Por e reja më e bujshme vjen nga vendimi i vetë KPP-së për të mos u tërhequr përballë një prej “teka-ve” më të shtrenjta të Bashkisë Tiranë, të firmosura nga kryetarja […]

The post KPP bllokon sërish tenderin 465 mln lekë të Anuela Ristanit për mobilje luksi appeared first on BoldNews.al.

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

By: Elva
4 July 2025 at 12:52

GJKKO ka lënë në fuqi masat e “pezullimit nga detyra” dhe “detyrim paraqitje”, ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si […]

The post Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së appeared first on BoldNews.al.

Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK

By: user 11
30 June 2025 at 11:09

Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri është paraqitur sot në SPAK një javë pasi u mor i pandehur, për t’u njohur me akuzat. Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

Hetimi ndaj tij, sipas një burimi në SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Çështja penale ndaj Myzyrit është transferuar në SPAK prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda. Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 219.8 milionë lekë. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi.

The post Shkelje e barazisë në tendera, kreut të KPP i komunikohet akuza në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij

24 June 2025 at 15:26

Një tender i vitit 2020 që lidhet me mirëmbajtjen rutinë të segmentit rrugor “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”, është bërë shkak për marrjen të pandehur të Jonaid Myzyri, kreut aktual i Komisionit të Prokurimit Publik.

Tenderi në fjalë mësohet se kalon shumën mbi 2 miliard lekë. Ndërsa në listën e personave të pandehur që SPAK pritet t’i komunikojë akuzën gjatë javës së ardhshme janë dhe 3 anëtare të gjykimit të ankesave nga subjektet private në KPP.

Mësohet se të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, duke pasur në fokus pikërisht abuzimet me tenderin për mirëmbajtjen e rrugës “Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Ura e Repsit”. Ky nuk është tenderi i vetëm ku kreu i Prokurimeve Publike po hetohet. Pasi Jonaid Myzyri është vënë në ndjekje penale edhe për një tender tjetër, që lidhet me blerjen dhe spërkatjen me pesticide të mushkonjave. Gjatë këtyre muajve, Myzyri është parë shpesh të paraqitet në SPAK, ku pasi ka dhënë shpjegime ka dalë nga dera e Prokurorisë së Posaçme duke mos pohuar asnjë fjalë për gazetarët.

The post Skandali i tenderit mbi 2 miliardë lekë që hodhi në ‘zjarr’ kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: Ardit
22 June 2025 at 12:44

Kolltuku i ri i zyrës së Anuela Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP. Sipas këtij dokumenti janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë […]

The post Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on BoldNews.al.

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

15 June 2025 at 22:34

Në katër mujorin e parë të këtij viti, në Komisionin e Prokurimeve Publike, janë adresuar 307 ankesa nga operatorët ekonomikë. Ndërkohë, që në prill, janë përllogaritur 84 të tilla, ndërsa vihet re një rritje e numrit të ankesave, krahasuar me tre muajt e kaluar. Por, duke e krahasuar me katër mujorin e parë të vitit […]

The post Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌