Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tranziti i pasigurt, shqiptarët e Kosovës “nën gjykimin” e Serbisë

By: Elva
10 December 2025 at 22:34

Kur Tefik Mustafa u kthye në Kosovë pas më shumë se një viti në burgjet e Serbisë, familja e tij e pa të thyer fizikisht dhe emocionalisht. Sot ai është në Zvicër, duke trajtuar problemet me shikim dhe një krizë nervore – pasoja këto të drejtpërdrejta të kushteve të rënda në burgun ku u mbajt, […]

The post Tranziti i pasigurt, shqiptarët e Kosovës “nën gjykimin” e Serbisë appeared first on BoldNews.al.

Lamallari takim me drejtuesit e burgjeve të vendit: Angazhim maksimal për të ruajtur e forcuar parametrat e sigurisë

By: redi
21 November 2025 at 18:29

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi një vizitë inspektuese në ambientet e IEVP Fier, ku edhe pati një takim me të gjithë drejtuesit e burgjeve të vendit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar ecurinë e punës në sistemin e penitenciar, garantimin e sigurisë, kushtet, si dhe përpjekjen për të rritur standardet në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Ai evidentoi lajmin e…

Source

FOKUS – 80 000 celularë u sekuestruan në burgjet franceze në 2024-n

21 November 2025 at 16:56

PARIS, 21 nëntor /ATSH-DPA/ –  Autoritetet në Francë kanë sekuestruar 80 000 telefona celularë në burgjet e vendit gjatë vitit të kaluar, bëri të ditur sot Ministria franceze e Drejtësisë.

Ministri Gerald Darmanin njoftoi një plan të ri zero telefona celularë në burgje, me synimin për t’i dhënë fund aksesit të të burgosurve në telefona dhe për të ndalur futjen e drogës apo sendeve të tjera të ndaluara përmes dronëve.

Sipas këtij programi, që kap vlera prej disa milionë eurosh, shumë burgje do të pajisen me grila në dritare, aparatura me rreze X dhe pajisje bllokuese që e bëjnë të pamundur përdorimin e celularëve dhe ndërpresin lidhjet e internetit.

”Ashtu siç thashë, 80 000 telefona celularë u sekuestruan vitin e kaluar, së bashku me drogë”, tha ministri gjatë një vizite në burgun ”La Sante” në Paris, ku ish-presidenti Nicolas Sarkozy ndenji për tri javë.

“Më herët, punonjësit e burgut më thanë se të paktën dy të tretat e personave në ‘La Santé’ konsumojnë hashash në qelitë e tyre”,  shtoi Darmanin.

“Shtresa e gjerë e popullsisë franceze, ashtu edhe oficerët e burgjeve, nuk e kuptojnë se si është e mundur të telefonosh me celular dhe të pish hashash brenda burgut”, shtoi ai.

Sipas tij, kriminelët më të rrezikshëm duhet të izolohen plotësisht nga bota e jashtme në burgjet e sigurisë së lartë.

Ai kujtoi një rast të fundit në Marsejë, ku dyshohet se një bos i lartë i drogës kishte organizuar një vrasje me porosi nga brenda burgut.

Vetëm pak muaj më parë, policia franceze sekuestroi qindra minitelefona celularë, që të dënuarit i përdornin për të vazhduar aktivitetet e tyre kriminale nga qelitë. /Ad.Ab./

The post FOKUS – 80 000 celularë u sekuestruan në burgjet franceze në 2024-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët për të goditur bandat kriminale

28 October 2025 at 07:32

Suedia, e cila është prekur nga krime të rënda të lidhura me bandat, njoftoi sot planet për burgosjen e shkelësve që në moshën 13-vjeçare në qendrat e paraburgimit për të rinj – duke filluar nga vera e ardhshme – edhe pse ata nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për shkak të moshës së tyre.

Qeveria në Stokholm, më herët i ngarkoi autoritetit kombëtar të burgjeve krijimin e seksioneve në qendrat e paraburgimit për personat 15 deri në 17 vjeç – që kanë kryer krime të rënda.

“Ky mandat tani po zgjerohet për të përfshirë 13 dhe 14-vjeçarët”, njoftoi Ministria suedeze e Drejtësisë.

Për vite me radhë, Suedia është përballur me bandat kriminale që shpesh rekrutojnë të mitur për të kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet.

Sipas legjislacionit aktual, 13 dhe 14-vjeçarët nuk janë ende penalisht përgjegjës, megjithëse një propozim legjislativ nga qeveria liberale-konservatore e kryeministrit Ulf Kristersson synon ta ndryshojë këtë për vepra penale veçanërisht të rënda.

“Ulja e moshës së përgjegjësisë penale për krimet më të rënda është e rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por edhe për të ndihmuar fëmijët të largohen nga rruga e krimit”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer në një deklaratë.

“Kur 13-14-vjeçarët vrapojnë me armë, shoqëria duhet të përgjigjet me forcë të plotë”, tha Henrik Vinge, kryetar i Komitetit të Drejtësisë.

Gjithashtu, ai është anëtar i Demokratëve nacionalistë të krahut të djathtë të Suedisë.

“Fillimisht, do të krijohen 100 deri në 150 vende për shkelësit e moshës 13 deri në 17 vjeç. Seksionet e veçanta për të rinjtë pritet të jenë funksionale deri në korrik 2026”, sipas qeverisë.

Seksionet për djemtë do të krijohen në gjashtë qendra paraburgimi, ndërsa dy të tjera do të caktohen për vajzat.

“Adoleshentët e vegjël dhe të rritur do të mbahen të ndarë dhe i gjithë sistemi duhet të jetë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”, tha ministria.

Indrit Doda emërohet drejtor në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

By: Ela
14 October 2025 at 13:51

Indrit Doda do të drejtojë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emri i tij u firmos nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Doda, më herët ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të […]

The post Indrit Doda emërohet drejtor në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve appeared first on BoldNews.al.

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgje

6 October 2025 at 18:08


Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë treditore në Shqipëri dhe në Kosovë, që do të përqendrohet në mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimin e një burgu në njërin prej këtyre shteteve.

Një marrëveshje për dhënien me qira të qelive Kosova ka me Danimarkën.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë në detyrë të Drejtësisë për mundësinë e një marrëveshjeje për burgjet edhe me Belgjikën dhe është ende në pritje të përgjigjes.

Kjo vizitë e dy ministreve belge do të përqendrohet në fuqizimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, rimarrjen e aseteve kriminale jashtë vendit dhe trajtimin e mbipopullit në burgjet belge dhe migrimit.

Ministret, sipas DeMorgen, që janë nisur sot drejt Shqipërisë, do të insistojnë që Tirana zyrtare të pranojë rikthimin e shtetasve të saj që mbahen në burgjet belge. Këtu përfshihen 307 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 253 nuk kanë leje qëndrimi.

“Ata që janë të dënuar këtu dhe nuk kanë leje qëndrimi mund ta vuajnë dënimin në vendin e tyre të origjinës, atëherë kjo do të nënkuptojë një ekzekutim të drejtë të dënimit, ashtu edhe rritje të konsiderueshme të efikasitetit për institucionet tona të burgjeve”, tha Verlinden.

Gjatë kësaj vizite, sipas Verlinden, do të diskutohet për një memorandum mirëkuptimi për asetet, në mënyrë që pasuritë e konfiskuara në rastet penale në Kosovë dhe Shqipëri, mbi bazën e informacionit nga hetimet në Belgjikë, pjesërisht të mund të kalojnë në arkën e shtetit belg.

Ministrja Verlinden tha se ka bashkëpunim pozitiv me Kosovën dhe Shqipërinë.

Sipas Belgjikës, Kosova është vend transit për trafikim me qenie njerëzore dhe kontrabandë të armëve dhe shpesh shfaqet në rastet gjyqësore belge si vend për pastrim të parave.

Ndërkaq, Shqipëria thuhet se është partnere strategjike në luftën kundër trafikimit të drogës dhe ka një prani të fuqishme të organizatave kriminale shqiptare në portin e Antverpit.

“Ballkani Perëndimor aktualisht është rajoni kyç në luftën tonë kundër krimit të organizuar. Dua të mbështetemi në besim të ndërsjellë i cili është ndërtuar përmes bashkëpunimit intensiv në vitet e fundit”, tha ministrja Verlinden.Në Kosovë do të zhvillohen bisedime për nënshkrimin e një traktati për ndihmë juridike, i cili, sipas Belgjikës do të synojë të forcojë në mënyrë strukturore bashkëpunimin për çështjet penale.

Kosova veçse ka një marrëveshje për dhënien me qira të qelive me Danimarkën. Të burgosurit e parë nga ky shtet do të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prill të vitit 2027.

Marrëveshja dhjetëvjeçare parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar./Radio Evropa e Lirë/

SPAK: Nuk kemi asnjë kërkesë nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

22 September 2025 at 17:27

Në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Kështu shprehet ky organ në përgjigje të interesimit nga ana e Klan News, për të mësuar nëse kryebashkiaku ka kërkuar ose jo për të qenë i […]

The post SPAK: Nuk kemi asnjë kërkesë nga Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak appeared first on BoldNews.al.

KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja

By: Elva
21 August 2025 at 12:46

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit 6.2 milionë euro të shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgjet e vendit. Vendimi u mor pas konstimit se procedura ishte zhvilluar në shkelje të ligjit, pasi nuk ishte argumentuar pse kontrata ishte […]

The post KPP anulon tenderin 6.2 mln euro të AKSHI-t për kamerat e burgjeve: Rishpalleni me kritere të reja appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan”

By: Elva
16 August 2025 at 18:09

Në vitin 2017, kompania “Albascan” raportonte një xhiro të përgjithshme prej vetëm 50 mijë eurosh në vit. Sot, ajo arkëton mesatarisht 1.8 milionë euro në muaj nga Thesari i Shtetit, duke u shndërruar në një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike. Kjo ngjitje rrufe ka ngritur dyshime të forta për lidhje klienteliste dhe […]

The post Tenderi 2.1 mln euro për bllokimin e dronëve në burgje, i paracaktuar për “Albascan” appeared first on BoldNews.al.

Pikturë simbolike për lirinë, dhurata e të dënuarit francez para lirimit nga IEVP Shkodër

15 August 2025 at 23:14

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Klevis Qose, ka ndarë sot në rrjetet sociale historinë e një të dënuari francez, i cili, dy ditë para përfundimit të dënimit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, dhuroi një pikturë me mesazhe të forta simbolike për drejtësinë, shpresën dhe jetën.

“Nga qelia, drejt lirisë… me një pikturë që flet më shumë se mijëra fjalë”, shkruan Qose.

“Vetëm dy ditë para se të mbyllte dënimin, një shtetas francez në IEVP Shkodër dorëzoi “çelësat e burgut” dhe la pas një dhuratë që do të mbetet përgjithmonë: një pikturë e mbushur me simbole të forta për drejtësinë, shpresën dhe jetën,”, bën të ditur Qose përmes rrjeteve sociale.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më tej shkruan se, “ai zgjodhi të pikturonte ambientin ku takohen shtetasit në konflikt me ligjin me avokatin — një “hartë mendore” ku retë, peshoret, ndërtesat, minaret, zemrat dhe yjet flasin për rrugëtimin e tij mes kulturave, ndjesinë e afërsisë me botën jashtë dhe ëndrrën për një fillim të ri.

“Ky moment nuk është thjesht mbyllja e një dënimi, por hapja e një faqeje të re — me më shumë dashuri për jetën dhe lirinë”, vijon Qose.

Ai mbylli statusin me një urim: “I urojmë S.B. të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë së tij me paqe në zemër dhe dritë në sy”.

/a.f/

The post Pikturë simbolike për lirinë, dhurata e të dënuarit francez para lirimit nga IEVP Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

8 August 2025 at 22:11

Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Besnik Koçiut, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik në burgun “Jordan Misja” në Tiranë, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se qelitë e burgjeve janë kthyer në biruca torturash në regjimin narkodiktatorial. Sipas tij, seriali […]

The post Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës appeared first on BoldNews.al.

Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët

By: Ardit
1 August 2025 at 21:15

Në Mbretërinë e Bashkuar, është rritur numrri i shtetasve të huaj që mbahen në burgjet, ku mbizotërojnë shqiptarët. Media e njohur britanike The Telegraph shkruan se ishin rreth 1 mijë e 731 kriminelë seksualë me kombësi të huaj në burg deri në qershor të këtij viti, një rritje prej 9.9 për qind brenda 12 muajve. […]

The post Britani/ Rritet numri i shtetasve të huaj në burg, kryesojnë shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Kamzë, marrëveshje me Burgjet për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose nënshkroi sot më kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli marrëveshjen e bashkëpunimit për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin.

Qose tha se marrëveshje të tilla janë një angazhim i përhershëm për t’i kthyer personat në konflikt me ligjin në individë më të dobishëm për shoqërinë.

Në focus të marrëveshjes është krijimi i mundësive reale për përfshirjen sociale të kësaj kategorie.

“Ky bashkëpunim nuk është vetëm formalitet, por një hap konkret drejt ndërtimit të një komuniteti më gjithëpërfshirës dhe më të qëndrueshëm”, tha Qose duke vlerësuar angazhimin dhe vizionin e përbashkët për t’i qëndruar pranë çdo individi që kërkon një mundësi të dytë në jetë.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli u shpreh se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe një komuniteti më të fortë e solidar.

Gjatë takimit, ai ndau vizionin dhe projektet zhvillimore të Bashkisë Kamzë që synojnë rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Vlerësoj bashkëpunimin institucional dhe angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një modeli funksional dhe të qëndrueshëm për përfshirjen sociale”, përfundoi Suli.

The post Bashkia Kamzë, marrëveshje me Burgjet për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja në burgun e Fierit: 15 autoambulanca të reja në sistemin penitenciar

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Flotës moderne të automjeteve në sistemin penitenciar i janë shtuar 15 autoambulanca të reja.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose inspektoi Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Kreu i Burgjeve Qosja tha se “flota e re e ambulancave është financuar 50%  nga fondi i drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe 50% nga asetet e sekuestruara dhe SPAK. Të gjitha ambulancat janë me kabinete të plotë mjekësor për ndihmën e parë mjekësore që mund t’i jepet çdo të dënuari dhe paraburgosuri”.

Sipas tij, flota e burgjeve ka qenë e amortizuar, ku ishin trashëguar vetëm 3 autoambulanca të vitit 2020-2021.

“Aktualisht kemi 15 autoambulanca të reja, të pajisura me teknologjinë më të avancuar, që i shtohen flotës moderne të automjeteve në sistemin penitenciar”, tha Qosja.

Ai bëri të ditur se Agjencia e Aseteve të Sekuestruara ka mbështetur me 8 autoambulanca të reja dhe 7 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

“Autoambulancat e reja do të shpërndahen në Fier, Shkodër, Korçë, burgun 313, spitalin e Burgjeve. Institucioni i Shën Kollit, ku trajtohen të burgosurit me sëmundje të shëndetit mendor do të pajiset me një nga autoambulancat e 2020-2021. Janë marrë të gjitha masat që autoambulancat të kenë mjekë, infermierë, si dhe shoferë, të cilët do të marrin në dorëzim autoambulancat dhe do të shërbejnë në çdo institucion sipas shpërndarjeve të autoambulancave”, tha Qosja.

Ministri Manja pa nga afër edhe përfundimin e rikonstruksionit të palestrës dhe fjetoreve për Policinë e Burgjeve në Fier duke e cilësuar “një tjetër hap konkret drejt një sistemi më efikas, më të sigurt dhe më njerëzor”.

/k.s/j.p/

The post Manja në burgun e Fierit: 15 autoambulanca të reja në sistemin penitenciar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

17 July 2025 at 22:24

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për fenomenin e vajzave e showbizit shqiptar, të cilat bëjnë takime speciale me bosët e krimit në burgje. Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e […]

The post Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës appeared first on BoldNews.al.

Siguria në burgje/ Flet Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

By: V K
17 July 2025 at 15:59

Këtë të enjte, në një intervistë të dhënë  në Euronews Albania, gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë në burgje.

Hoxha bëri disa deklarata të forta, ku tregoi për rastet konkrete dhe mënyrën si funksionon.

“Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, hynin dhe si psikologe ose si trajnuese brenda. Hyjmë te problemi tjetër që pastaj duheshin ndërruar psikologët se kishin probleme. Ata që janë brenda përdorin 1 mijë forma sidomos ata që kanë para. Një personazh i njohur i showbizit nuk shkon aty se ka dashuri për atë. Nuk përbën ndonjë çudi, se në fund të fundit ata kanë krijuar dhe kanë bërë fëmijë në burg”,-tha Hoxha.

Sipas tij, ka një proces që duhet ndjekur për miratimin e vizitave të tilla, por edhe ky proces mund të devijohet.

“Është dhe dikush që e jep miratimin edhe në fakt duhet ndjekur kjo gjëja se kush e jep nga institucioni. Të dënuarit kanë të drejta të kenë takime të tilla. Të paraburgosurit jo”,-tha Hoxha.

Gjithashtu, gazetari vuri në dukje edhe ndikimin e fuqisë financiare dhe lidhjeve jashtë qelisë, për të mundësuar këto kontakte

“Këta që kanë hyrë tani, këta që janë bosët duhet thënë se këta kanë një buxhet të madh. Duke pasur sasi të madhe parash dhe duke qenë se kanë infrastrukturën e tyre jashtë, ata i kanë kontaktet dhe ata i thonë shko atje dhe ato shkojnë. Ato nuk kanë tarifa fikse, varet kush të thërret dhe ku shkon”,-u shpreh Hoxha.

The post Siguria në burgje/ Flet Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën appeared first on Albeu.com.

Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

By: Oldi
17 July 2025 at 14:08

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë në burgje. Në një intervistë në Euronews Albania, Hoxha bëri disa deklarata të forta, ku tregoi për rastet konkrete dhe mënyrën si funksionon. “Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, […]

The post Siguria në burgje, Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën appeared first on BoldNews.al.

“Eskorta” në burgje/ Flet avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special, ja çfarë thotë ligji

By: V K
17 July 2025 at 10:17

Eskortat, apo siç njihen në zhargonin e përditshëm si shoqëruesit e personave të famshëm, nuk po ‘përdoren’ vetëm në përditshmëri për personat që gëzojnë liri të plotë, referuar edhe jurisprudencës, por po përdoren edhe për ata të dënuar apo të paraburgosur, të cilët ende nuk kanë marrë një dënim të formës së prerë nga Gjykatat e vendit.

I tillë është rasti apo skandali i zbuluar së fundmi i një vajze të show-bizit shqiptar, e cila u fut në qelinë e burgut të Drenovës, për të zhvilluar një takim special me një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, për të cilin ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë.

Për avokatin, Ermal Hamataj, një fenomen i tillë, tashmë është një ‘sekret publik’ që gjithkush e di.

Hamataj thotë se ato kanë ekzistuar prej vitesh, pavarësisht masave që do të merren nga institucionet përgjegjëse për zinxhirin komandues të IEVP-ve në vend, fenomeni do të vijojë të ekzistojë sa kohë që fuqia ekonomike është ‘mbi ligjin’.

Ligji, thekson avokati Hamataj, nuk e lejon takimin special për një të paraburgosur, pa një autorizim të prokurorit të çështjes.

Referuar ngjarjeve të fundit, Hamataj thotë se duhet të vërtetohet se hyrja e këtyre personave është dhënë kundrejt pagesës, ç`ka do të përbënte cenim të rendit e sigurisë dhe korrupsion i drejtuesve të IEVP-ve.

“Nuk është diçka e re. Që në momentin e shpikjes së burgjet, personat që gëzojnë status më të mirë do ta përdorin në të gjitha rrethanat që janë, qoftë edhe në mungesën e lirisë. Ky tashmë është një sekret publik, që e dinë të gjithë. Fenomen që ka ekzistuar prej vitesh, pavarësisht masave që do merren për t’u shkarkuar një drejtor këtu apo atje, sërish do vazhdojë sa kohë që në Shqipëri fuqia ekonomike të jep akses në fenomenet e lejuara apo të palejuara që është një risk konstant që do të përsëritet dhe në të ardhmen. Ka një ligj të 2020 për të drejtat e të paraburgosurve dhe të burgosurve për takimet speciale, me bashkëshortet, të fejuarat dhe bashkëjetueset. Këtu nis abuzimi. Për të paraburgosurit pa një vendim të formës së prerë, hyrja e personave në IEVP, bëhet vetëm me autorizim të prokurorit të çështjes. Drejtori i burgut jep autorizim vetëm te personat me dënim me formë të prerë”, tha Hamataj për SYRI TV.

The post “Eskorta” në burgje/ Flet avokati: Të paraburgosurve u ndalohet takimi special, ja çfarë thotë ligji appeared first on Albeu.com.

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

By: Ela
16 July 2025 at 12:26

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë lëvizje të reja në drejtimin e institucioneve penitenciare. Altin Ago është emëruar në krye të burgut të Peqinit, ndërsa Qazim Hoxha është caktuar drejtor i IEVP Elbasan. Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle blic në disa burgje të vendit, për identifikimin e sendeve të […]

The post Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje appeared first on BoldNews.al.

Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

By: user 2
30 June 2025 at 16:33

Në këtë periudhë vape, ku vala e të nxehtit vret shumë lajme, Edi Rama ka ditur të kapë titujt mediave vendase dhe atyre britanike, duke u përfshirë në një polemikë identitaro- humoristike me liderin e “Reform UK”. Replikat kundër Nigel Farage, që kërkon zbrazjen e burgjeve të vendit të tij nga “kriminelët shqiptarë”, të cilët i sheh si një të keqe për Britaninë, do duhej, parimisht, të duartokteshin.

Po ashtu edhe etiketimet për “vendin e erët” që ka fobi ndaj të huajve mund të qëndronin në këtë kontekst.

Përplasja Rama – Farage/ “The Telegraph”: Sa shqiptarë janë në burgjet britanike

Por ama, përpara se të bëjmë patriotin e fasadës ne duhet të ndalemi pak në sfondin e kësaj polemike dhe në bastin që vuri shefi i qeverisë për numrin e bashkëkombasve tanë që gjenden në qelitë e ishullit. Farage, duke iu referuar një të përditshmeje me reputacion të së djathtës, “The Telegraph”, pretendon se 1 në çdo 50 shqiptarë që gjendet në vendin e tij, ka përfunduar pas hekurave.

Rama, duke e tallur, duke botuar një foto të të dyve me rrobabanje të gjeneruar me IA, e ka sfiduar se do ta ftonte të pushonte në brigjet tona, nëse kjo shifër rezultonte e vërtetë. 

Sipas kryeministrit numri i bashkëkombasve tanë në Britani është tre fish më i lartë prandaj dhe numërohen më pak se 1/100 shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit.

Por, përtej faktit se kush ka të drejtë për numrat dhe përqindjet, pyetja që ngrihet është: a i intereson komunitetit shqiptar atje dhe imazhit tonë në përgjithësi, fokusimi i vëmendjes tek shqiptarët e burgosur?

Pavarësisht nëse Farage e ka të ekzagjeruar llogarinë dhe ajo e shefit të qeverisë mund të jetë më pranë së vërtetës, gjithçka që mbetet në mend nga tërë kjo polemikë, nuk është diskreditimi i gënjeshtrës së liderit të ekstrmit të djathtë, por asocimi i emigrantit shqiptar me burgaxhiun. Duke u ndërkallur në këtë debat, më shumë se të luajë patriotin, mburojë për çunat e Londrës, Rama i jep krahë stigmatizueve të tyre. Edhe më të fortë e bën këtë përshtypje fakti se ai është idhtar i një teorie që e predikon shpesh, asaj se shpifja, e keqja, e errëta, kërkojë shumë mund që të mposhten nga e vërteta dhe dirta. Pikërisht për këtë ai ka zgjedhur që në Shqipëri të mos i japë përgjigje pjesës më të madhe të akuzave kundër tij. Si një mjeshtër i komunikimit dhe i teknikave të manipulimit të opinionit, ai është i ndërgjegjshëm se imazhi negativ edhe kur mposhtet, gjithësesi e lë një njollë.

Atëherë, pse u përfshi në këtë debat kundër parimve të veta, të afishuara, i bindur se tezgjatja dhe mediatizimi i tij nuk do t’i bënte mirë  shqiptarëve të Britanisë? 

E vetmja përgjigje logjike për këtë është se duke u angazhuar në përplasje me ksenofobin Nigel Farage, atë nuk e shqetësonte as imazhi i emirantëve të atjeshëm, as roli prej Skënderbeu në mbrojtje të bashkëkombasve. Kjo polemikë Edi Ramës i shërben për tjetër gjë. Ai do të jëtë me çdo kusht favoriti i etablishmentit evropian, i elitave që duan të ruajnë status quo-në dhe që ende janë dominante në perëndim. Vetëm përmes tyre ai mund të sigurojë legjitilitetin e brendshëm dhe të vijojë mbyljen e syve ndaj regjimit autoratik që ka ngritur.

Natyrisht, për të garantuar përkëdheljen e këtij establishmenti nuk ka target më të mirë se goditja e Nigel Farge. Ish kryqëtari i Brexit, njeriu që prej më shmë se dy dekadash shndërroi në kauzë të të vetën daljen nga BE, duke denoncuar elitat polktike dhe emigracionin e pakontrolluar, ka qenë halë në sy për të gjithë ata që tenton të joshë Edi Rama.

Në këtë kuptim, ajo që ndodhi me ish frymëzuesin e Brexit-it, së fundi, është një deja vue e asaj që pamë me sharjet kurndër Trumpit në fushatën elektorale të 2016, kur ai u etiketua si “fatkeqësi për botën” dhe “turpi i njerëzimit”.

Ndonëse edhe atëherë deklaratat kundër kandidatit miliarder u bënë gjoja me preokupimin se fitorja e tij e mundshme do rrënonte marrëdhëniet e shqiptarëve me SHBA-në, gjithçka u ndërrmor në emër të Sorosit, klintonëve dhe elitave sunduee, në Francë, apo Gjermani.

Kampet me refugjatë/ A do t;u përgjunjet Rama edhe britanikëve?

Atëherë Rama nuk besonte se lideri i MAGA do e mundte Hillary Clintonin, ashtu si dhe sot nuk beson që shefi i “Reform UK”, ka shance të mbërrijë në 10, Downing Street.

Por, ama kur çudia e parë ndodhi, ai s’la akrobaci pa bërë për të rikuperuar gafën e dikurshme, duke shkuar deri tek falja e Sazanit. Tani duhen kryqëzuar gishtat për fatin e keq të Nigel Farage, për të mos hubur llokma të tjera Shqipërie. Ose për të mos pasur burgje të tjera si ato të Melonit, që, tani për tani, thuhet se britanikëve nuk do tu jepen kurrë.

©Lapsi.al

The post Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin appeared first on Lapsi.al.

❌
❌