Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita

23 December 2025 at 15:27

Socialistët zbatuan qëndrimin publik të kryeministrit Edi Rama që njoftoi të dielën se shumica e tij parlamentare nuk ka ndërmend të vijojë procedurën e heqjes së imunitetit të deputetes Balluku, së paku deri më 22 janar, kur pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë së pezullimit nga detyra. Anëtarët e […]

The post Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita appeared first on Reporter.al.

Confindustria Albania kundër draftit të Kodit Penal/ Rrezik për biznesin, paralizon investimet

By: Brisi
23 December 2025 at 08:17

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e të përbashkëta, ka shprehur qëndrimin e saj të ashpër zyrtar kundër projektligjit të ri të Kodit Penal, i hedhur së fundmi për konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë, duke paralajmëruar se nëse miratohet në ketë formë do të rrezikojë […]

The post Confindustria Albania kundër draftit të Kodit Penal/ Rrezik për biznesin, paralizon investimet appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi

17 December 2025 at 14:39

Kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se pas prezantimit të nismave në komision do të kërkohet mendimi i Komisionit Europian dhe i vetë organeve të drejtësisë para se të vijojë shqyrtimi i tyre në komisionet parlamentare. Olsi Komici, deputet nismëtar i dy projektligjeve që prekin ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e […]

The post Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi appeared first on Reporter.al.

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

15 December 2025 at 16:56

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën […]

The post Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit” appeared first on Reporter.al.

Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik/ Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen

By: V K
15 December 2025 at 14:59

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit.

Pas marrjes së fjalës nga ky i fundit, Zegjine Çaushi ka ndërhyrë, por kryetari i komisionit Ulsi Manja i ka tërhequr disa herë vëmendjen.

Saimir Korreshi: Ore mos na keni vënë ndonjë kamera të fshehtë dhe kjo seancë mos është ndonjë kamera e fshehtë për vit të ri. Po bëheni qesharakë me këtë ligj.

Ulsi Manja: Seanca është publike, jemi live, në dritë të Dillit, po të duash ti ngre edhe grilat.

Flet anëtarja e komisionit, Zegjine Çaushi, me mikrofonin fikur…

Ulsi Manja: Zonja Çaushi të lutem, zoti Korreshi vijo me fjalën tuaj.

Saimir Korreshi: Unë kam hall testin e kartelës e kanë kaluar, që na sjellin këto lloj ligjesh. E ka kaluar testin neuro-psikiatrik, se të vish me këto ligje këtu duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik

Zegjine Çaushi: Kush duhet ta kalojë këtë?

Ulsi Manja: Zonja Çaushi, të lutem. Të bëhemi pak seriozë se Shqipëria ka në fuqi ligjin numër 60/2016.

Saimir Korreshi: Atje nuk erdhi ministri, këtu vjen ministri. Hall i madh ju ka rënë se si duhet ta plotësoni vendin se do të ketë shumë kërkesa spiunësh. Ja spiunlliqet. Me këtë ligj nuk i bëjmë nder Shqipërisë, vetes bëni çfarë të doni. Ju po krijoni një lloj lufte spiunash.

Ulsi Manja: A ka mundësi të mos ndërhyni kur flasin deputetët, çfarë të dojë të thotë.

The post Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik/ Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen appeared first on Albeu.com.

“Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen

By: Ela
15 December 2025 at 14:08

Me debate është shoqëruar Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, të ndryshuar”, ku këtë herë nisi pas fjalës që iu dha Saimir Korreshit. Pas marrjes së fjalës nga ky i fundit, Zegjine Çaushi ka ndërhyrë, por kryetari i komisionit Ulsi Manja i ka tërhequr disa herë vëmendjen. Saimir Korreshi: […]

The post “Duhet të kalosh testin neuro-psikiatrik”, Zegjineja përplaset me Korreshin, Manja i tërheq vëmendjen appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

11 December 2025 at 13:12

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota pro dhe 1 abstenim kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Seanca e sotme nisi me debate, teksa deputetët e opozitës kërkuan që të tërheqin firmat për 6 kandidatët për Avokatin e Popullit.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në emër të opozitës u shpreh se, Avokati i Popullit duhet zgjedhur mbi ligjin dhe duhet të jetë me mbështetje të gjerë për qytetarët dhe jo për mazhorancën.

“Përsëris, le të zgjedhim një Avokat Populli bazuar mbi ligjin, mbi rregulloren, mos krijoni një ngërç tjetër kushtetues me zgjedhjen e një drejtuesi të një organi kaq të rëndësishëm dhe t’u japim qytetarëve një Avokat Populli që ka mbështetje të gjerë, jo një Avokat Populli të mazhorancës, jo të pushtetit”, tha Tabaku.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, sqaroi opozitën për çështjen e procesit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës për të tërhequr firmat për mbështetjen e 26 kandidatëve.

Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji “Për Avokatin e Popullit” dhe rregulloret përkatëse.

Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar.

“Kemi shpallur afatin 20-ditor, kemi administruar 26 kandidatura, kemi vlerësuar nëse janë në rregull, kemi dëgjuar të 26 kandidatët, morëm kohën dhe në mbledhjen e datës 17 nëntor, Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar kandidatët që vlerësoheshin se plotësonin kushtet. Deri në datën 2 dhjetor vendosëm, sepse deri në këtë moment nuk je kandidat po nuk erdhe në seancë, 26 kandidatët e listës të mbledhin 28 firmat. Ia kemi sjellë deputetëve”, tha Manja.

“Është e vërtetë që në vendimin e komisionit shprehet se një deputet mbështet me firmë vetëm një kandidat. Por nuk më dëgjuat! Jua thashë. Ata që janë juristë e dinë se vendimet e komisionit janë akte proceduriale, por nuk janë akte normative. Nuk e kufizon vullnetin e një deputeti për të dhënë më shumë se një firmë. Nuk e respektuat! Dhatë 360 firma, nëse do kishit zbatuar atë që thashë unë dhe kolegët e mi, ju do kishit sjellë në Kuvend një kandidat e gjysmë, se aq firma keni ju”, tha Manja.

Ai akuzoi opozitën se përpiqet të ndryshojë rregullat pas mbylljes së afatit, duke deklaruar se tërheqja e firmave më 9 dhjetor “nuk ka asnjë efekt juridik”.

“Tërheqja e firmave pas afatit të 2 dhjetorit bie ndesh me parimin e sigurisë juridike. Nuk mund të firmosni në mëngjes dhe tërhiqeni në darkë, kjo krijon kaos”, deklaroi Manja, duke shtuar se komisioni nuk ka kompetencë hetimore dhe se çdo firmë e depozituar brenda afatit është e vlefshme.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 15:26

Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit po shkon drejt dështimit për të disatën herë që prej pranverës së vitit 2022, kur nisi ky proces. Opozita deklaroi të martën se do të tërhiqen nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra […]

The post Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit appeared first on Reporter.al.

Takimi 7 orë në zyrën e Kryeministrit pas masës së GJKKO/ Berisha zbulon çfarë i tha Balluku në sy të Ramës, Ulsiu u mek…

By: V K
3 December 2025 at 13:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti gënjeshtër pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ishte shkelur ligji dhe Kushtetuta me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, për shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas kreut të selisë blu, Rama gjeti një pretendim se nuk e linte ligji që të shkarkonte zëvendësen e tij, teksa iu kthye edhe historisë së takimit që zgjati 7 orë në Kryeministri pas masës së GJKKO-së ndaj Ballukut me kërkesë të SPAK.

Ai deklaroi se ndërsa Rama nuk e shkarkoi Ballukun, thirri në zyrë si ndërmjetës edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe aty ka pasur debate mes deputetit dhe ministres, ku kjo e fundit i ka folur edhe me kode.

“Bien dakord të thërrasin të dy Uluziun si urë. E kapët ju dhe me kamerat tuaj dhe pas një farë kohe u fut atje. U thirr në zyrë nga Rama pas takimit me Ballukun. Uluziu natyrisht mbajti anën e Ramës. E çfarë i tha Lubia? I tha më shiko pak në sy kur flas, më shiko pak në sy! E meku, e qepi! Muret nuk kanë vetëm veshë, kanë edhe sy”, u shpreh Berisha, duke bërë publike detaje të tjera nga biseda e pretenduar në zyrën e Ramës mes të treve.

Më parë Berisha ishte shprehur se Balluku e kishte kërcënuar Ramën duke i thënë se; “nuk ishte qurrashi i Bashkisë” apo se “mund ta merrte me vete”.

The post Takimi 7 orë në zyrën e Kryeministrit pas masës së GJKKO/ Berisha zbulon çfarë i tha Balluku në sy të Ramës, Ulsiu u mek… appeared first on Albeu.com.

Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja

By: armand
20 November 2025 at 15:51

Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej tre orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”. Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja. Siç duket në foto, Manja ka hyrë më […]

The post Balluku 3 orë takim me Ramën, në Kryeministri shkon edhe Ulsi Manja appeared first on BoldNews.al.

Ulsi Manja i bashkohet Ballukut në Kryeministri

By: redi
20 November 2025 at 15:57

Ish-ministri i Drejtësisë, deputeti i PS-së Ulsi Manja ka mbërritur në kryeministri rreth orës 15:40, ku prej të paktën 3 orësh zv/kryeministrja Belinda Balluku është në një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi i Ballukut me Ramën erdhi pas masës së propozuar nga SPAK dhe vendosur nga GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit.

Source

Pas Ballukut edhe Ulsi Manja shkon në Kryeministri

By: V K
20 November 2025 at 15:53

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti socialist Ulsi Manja, ka hyrë në ambientet e Kryeministrisë, ku prej më shumë se dy orësh ndodhet edhe Belinda Balluku.

Zv/kryeministrja është njohur sot me masën e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe heqjes së pasaportës nga GJKKO, teksa prej javësh ajo është marrë e pandehur nga SPAK.

Besohet se Balluku po zhvillon një takim me kryeministrin Rama, i cili është nisur pikërisht sot pas shpalljes së masave të sigurisë nga GJKKO.

The post Pas Ballukut edhe Ulsi Manja shkon në Kryeministri appeared first on Albeu.com.

Manja-deputetëve të PD-së: Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

By: M C
19 November 2025 at 17:54

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja duke folur nga Kuvendi theksoi se projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e Partisë Demokratike në kohët që kjo forcë politike ka qenë në pushtet. Ndërsa sipas tij buxheti i PS, garanton mirëqenien e qytetarëve dhe konsolidon financat publike. Më tej, Manja u tha deputetëve të Partisë Demokratike që të mos veshin veshje 5000-6000 euro kur takojnë njerëzit në takime.

“Sa herë vjen seanca e diskutimit të buxhetit në Kuvend, të gjithëve themi se është seanca më rëndësishme në jetën e parlamentit. Ne nuk presim ta duartrokisni buxhetin tonë, sepse kjo seancë shfaqet në një mënyrë të qartë edhe dallimi politik midis 2 kahjeve tona, dhe ky buxhetin lidhet me vizion qeverisës 2025-2030. Nuk jemi të gjithë ekonomistë a financierë, po jemi me profesione të ndryshme, por dimë t’i lexojmë shifrat e buxhetit.

U tha buxheti i Partisë Demokratike. Nuk krahasohet as ky buxhet e as buxhetet tona përgjatë 12 viteve. Janë mbi 9 miliardë euro. Ky buxhet garanton mirëqenien e qytetarëve, ky buxhet konsolidon financat publike. Borxhi publik vjen në rënie. Buxheti është shpërndarë në mënyrë të tillë që garantin një zhvillim gjithëpërfshirës të ekonomisë

Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro se është gjynah”, tha Manja.

The post Manja-deputetëve të PD-së: Kur shkoni te njerëzit për të nxjerrë foto në FB, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro appeared first on Albeu.com.

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

11 November 2025 at 16:33

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata. Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në […]

The post KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata appeared first on Reporter.al.

Manja: Gjykata Kushtetuese do të ketë një godinë dinjitoze

By: melisa
11 November 2025 at 15:02

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektbuxhetin për vitin 2026, duke sjellë në fokus nevojat infrastrukturore të institucionit. Buxheti total i parashikuar është rreth 257.3 milionë lekë, i ndarë si më poshtë:205.8 milionë lekë për paga dhe sigurime, 45.5 milionë lekë për mallra dhe…

Source

Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin

10 November 2025 at 12:59

Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë në komisione si një shenjë proteste për mungesën e hapësirës së debatit në seancat plenare. Projektbuxheti është një prej ngjarjeve më të rëndësishme parlamentare ku komisionet shqyrtojnë dhe vendosin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë institucionet publike. […]

The post Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

31 October 2025 at 14:10

Demokratët pretendojnë se Begaj ka kryer disa shkelje të rënda të Kushtetutës, referuar disa dekreteve të tij, disa të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe se ka marrë përfitime në konflikte të hapura interesi. PD po ashtu e akuzon presidentin se ka qenë i njëanshëm politikisht gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka arritur të jetë […]

The post Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit appeared first on Reporter.al.

Berisha shkrin deputetët, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali, copa jote kushton 2 mijë euro pa hak pune

By: redi
30 October 2025 at 21:15

Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë nuk po kalon pa pasur nota humori. Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë. Manja nuk ngurroi as të hiqte xhaketën për të treguar markën, ndërsa i kërkoi edhe Berishës të bënte të njëjtën gjë. Edhe pse pa mikrofon, në debat i përfshi edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili u çua nga…

Source

Manja thirrje nga Kuvendi: Kemi detyrimin të zgjedhim Avokat të Popullit mbi palët

By: redi
30 October 2025 at 20:28

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se Kuvendi ka detyrimin t’i japë vendit një avokat populli dinjitoz, mbi palët. Gjatë raportimit në Kuvend të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, mbi veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024, Manja vlerësoi veçanërisht kontributin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ai renditi disa prej arritjeve në kohën kur…

Source

❌
❌