Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SOFT NEWS – Komediani Ricky Gervais dhuron 2,5 milionë paund për bamirësi për kafshët

14 December 2025 at 13:37

LONDËR, 14 dhjetor /ATSH/ – Komediani Ricky Gervais ka dhuruar rreth 2,5 milionë paund për një grup bamirësish për kafshët nga të ardhurat e turneut të tij të fundit.

Të 22 shoqatat bamirëse që do të përfitojnë përfshijnë edhe dy nga Kent – ”Flori’s Friends Animal Rescue” në Chartham Hatch dhe ”Retreat Animal Rescue” në High Halden – dhe një në West Sussex – ”Safe Haven for Donkeys” në Haywards Heath.

64-vjeçari tha se donacionet ishin “për të festuar frymën e Krishtlindjeve”.

Ylli i ”Office” dhe ”Extras” postoi në Facebook se “këto janë bamirësitë e mrekullueshme që kam zgjedhur. Gëzuar Krishtlindjet, krijesa”.

Ai shtoi se “mamaja ime gjithmonë thoshte ‘nuk mund t’i merrni me vete paratë’.

“Jo, nuk mundem mama. Por, mund të kisha blerë 30 motoskafe dhe të kisha bredhur me  ato rreth Mesdheut me shokët e mi. Sidoqoftë. Tani është tepër vonë”, shkruan ai.

Gervais dha 1,9 milionë paund për bamirësi në vitin 2023 pas një turneu të mëparshëm.

Përveç karrierës së tij në stand-up-e, Gervais është i njohur për bashkëkrijimin, bashkëshkrimin dhe rolin kryesor në sitcom-et e BBC-së ”The Office”, ”Extras” dhe ”Life’s Too Short” me Stephen Merchant.

Ai gjithashtu krijoi, shkroi dhe luajti rol kryesor në ”Derek” të Channel 4 dhe ”After Life” të Netflix./  a.jor.

The post SOFT NEWS – Komediani Ricky Gervais dhuron 2,5 milionë paund për bamirësi për kafshët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

10 December 2025 at 11:12


Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Dumnicë të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, një person i dyshuar po kalonte kufirin në mënyrë të paautorizuar duke transportuar 21 krerë dele me një qerre, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se, në momentin kur patrulla policore e ka vërejtur, i dyshuari ka tentuar të largohet duke marrë rrugë malore, por kafshët janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

“Fsh. Dumnicë, Podujevë 09.12.2025 – 16:00. Është raportuar se një i dyshuar ishte duke kontrabanduar disa kafshë. Në momentin që i dyshuari ka parë policinë ka tentuar të ikë nëpër rrugë malore. Në qerre ishin 21 krerë kafshë (dele) të cilat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më tej thuhet se personi i përfshirë është paraqitur më pas në polici, ku pas inicimit të rastit është liruar me vendim të prokurorit. Procedura ndaj tij do të vazhdojë sipas procedurës së rregullt. /Telegrafi/

“Qeni nxirrte shkumë nga goja”/ Punonjësit e AMK-së helmojnë kafshët në mes të ditës

By: Brisi
24 November 2025 at 21:20

Qytetarë të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” në TV Klan helmimin e qenve nga ana e institucioneve. Ata disponojnë edhe video ku pretendohet se drejtoresha e AMK-së, Hermiona Hajdini, së bashku me punonjësit Arbëresha Ajkuni dhe Dhimitër Papa, shfaqen duke shpërndarë ushqim të dyshuar të helmuar në një lagje të qytetit. Pamjet tregojnë lëvizjen e […]

The post “Qeni nxirrte shkumë nga goja”/ Punonjësit e AMK-së helmojnë kafshët në mes të ditës appeared first on BoldNews.al.

Shumë shpejt, Al do të mund të përkthejë gjuhën e kafshëve!

By: gaze tare
13 October 2025 at 15:36

Një kompani ka shpallur se shumë shpejt mund të kemi mundësinë të komunikojmë drejtpërdrejt me kafshët tona shtëpiake. Sipas studiuesve, një ekip ndërkombëtar po përdor inteligjencën artificiale (AI) për të analizuar qindra orë tingujsh, murrmurrish dhe shenja trupore nga kafshët për të kuptuar qëllimet dhe emocionet e tyre, jo vetëm tingujt që ato bëjnë.

Në testet e para të bëra për qentë, është arritur një saktësi rreth 90% në etiketat e emocioneve, duke treguar se AI mund të interpretojë ndjeshëm emocionet dhe nevojat e kafshëve shtëpiake. Kjo është një hap i madh përpara drejt zhvillimit të një programi që do të mund të bëjë përkthime të thjeshta për komunikimin me kafshët, si kërkesa për ushqim, lojë, ose të tjera nevoja të përditshme.

Sistemet e reja AI po mbledhin të dhëna nga komunikimi i kafshëve përmes tingujve dhe shenjave trupore, duke përdorur modele më të avancuara për të prodhuar përkthime më të sakta dhe më të natyrshme. Edhe pse përkthimi i bisedave të plota do të kërkojë kohë, studiuesit janë të bindur se komunikimi themelor me kafshët do të bëhet një realitet në të ardhmen e afërt.

Ky zhvillim mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si kujdesemi dhe kuptojmë kafshët tona shtëpiake, duke i bërë ato më të lidhura me ne dhe jetuar një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.

The post Shumë shpejt, Al do të mund të përkthejë gjuhën e kafshëve! appeared first on iconstyle.al.

Cilat janë 5 kafshët që i shoqërojmë me vdekjen?

By: gaze tare
14 September 2025 at 09:49

Në kulturën dhe mitologjinë e shumë popujve, disa kafshë janë kthyer në simbole të lidhura me fundin e jetës, botën e përtejme apo me paralajmërime të kobshme. Këto lidhje shpesh kanë ardhur nga legjendat, besimet popullore dhe roli i tyre në natyrë. Më poshtë janë 5 prej tyre:

1. Qeni i zi

Në shumë mite europiane, sidomos në Britaninë e Madhe, qeni i zi shfaqet si një shenjë ogurzezë. Thuhet se shfaqja e tij parathotë vdekje ose fatkeqësi të madhe. Shumë rrëfime popullore e përshkruajnë si rojtar të botës së të vdekurve.

2. Krokodili

Në Egjiptin e lashtë, krokodili shihej si simbol i shkatërrimit dhe vdekjes, shpesh i lidhur me perëndinë Sobek. Për shkak të fuqisë dhe sulmeve të papritura, ai përfaqësonte frikën e vdekjes së dhunshme.

3. Bufi

Në shumë kultura, bufi është parë si zog i mençurisë, por edhe si lajmëtar i vdekjes. Në mitologjinë greke, ai shoqërohej me hyjninë e natës, ndërsa në kulturën shqiptare shpesh konsiderohej ogur i keq nëse dëgjohej zëri i tij pranë shtëpisë.

4. Korbi

Korbi është një nga simbolet më të njohura të vdekjes. Ngjyra e zezë, zakoni për të ngrënë kufoma dhe prania në fushëbeteja e kanë lidhur me botën e të vdekurve. Në mitologjinë nordike, korbat shoqëronin perëndinë Odin, duke qenë mesazhues mes botës së gjallëve dhe të vdekurve.

5. Gjarpri

Për shkak të helmit dhe mënyrës tinëzare të sulmit, gjarpri është parë si simbol i vdekjes dhe ringjalljes njëkohësisht. Në shumë kultura lindore dhe perëndimore, ai përfaqëson fundin, transformimin dhe kalimin në një gjendje tjetër.

Këto kafshë nuk janë vetëm krijesa të zakonshme, por bartin kuptime të thella mitologjike dhe kulturore, duke i bërë simbole të fuqishme të vdekjes dhe të së panjohurës.

The post Cilat janë 5 kafshët që i shoqërojmë me vdekjen? appeared first on iconstyle.al.

Mashtrimi në Skrapar/ Çifti shiti 27 kafshë për 18 milionë lekë, blerësi nuk dha asnjë qindarkë

By: armand
12 September 2025 at 21:27

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Krushovë të Skraparit, ku takoi çiftin Myzafer dhe Anila Hoxha. Ata treguan se pas 15 vitesh vendosën të shisnin 30 kafshët që kishin, duke rënë në kontakt përmes “Facebook”-ut me Shefmir Kurtin. Ky i fundit mori 27 prej tyre për 18 milionë lekë, ndërsa çifti i dha edhe […]

The post Mashtrimi në Skrapar/ Çifti shiti 27 kafshë për 18 milionë lekë, blerësi nuk dha asnjë qindarkë appeared first on BoldNews.al.

Përveç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret kanë dëmtuar edhe “botën e egër”

By: Ardit
18 August 2025 at 14:54

Veç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti… zjarret e këtij viti kanë dëmtuar edhe “botën e egër” në zonat e mbrojtura. Nga “Lurë-Mali i Dejës” në veri te malësia e Gramshit në qendër dhe veçanërisht Syri i Kaltër e Gërmenja në jug shumë kafshë e shpendë u dogjën nga flakët e zjarrit ndërsa të […]

The post Përveç dëmeve në banesa, të mbjella e bagëti, zjarret kanë dëmtuar edhe “botën e egër” appeared first on BoldNews.al.

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

14 August 2025 at 17:06

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme. E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake. Por jo të gjithë patën kohë […]

The post Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta appeared first on BoldNews.al.

Shërbimi Veterinar nis groposjen e kafshëve të ngordhura nga zjarri në Gramsh

13 August 2025 at 19:32

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Shërbimi Veterinar i Elbasanit dhe bashkia e Gramshit kanë nisur punën në terren për evidentimin e kafshëve të ngordhura dhe procesin e groposjes së tyre, me qëllim që të mos përhapen sëmundjet tek banorët.

Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur.

Drejtori i Shërbimit Veterinar në DRVMB Elbasan, Spiro Hunçi, së bashku me stafin veterinar të Zyrës Vendore të Veterinarisë Gramsh, nën drejtimin e përgjegjësit të sektorit veterinar Fatmir Ozuni, ndodhen sot në njësinë administrative Skënderbegas, ku po zhvillohet procesi i evidentimit dhe inventarizimit të kafshëve të ngordhura, të djegura apo asfiksuara si pasojë e zjarrit.

Zyrtarët konfirmuan se po bëhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare të mbrojtjes së mjedisit.

“Po kryhet groposja dhe asgjësimi i kontrolluar i trupave të kafshëve, në përputhje me kërkesat e sigurisë veterinare dhe mbrojtjes së mjedisit. Kjo ndërhyrje e koordinuar synon të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të garantojë sigurinë shëndetësore e mjedisore në zonën e prekur”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë operacion po merr pjesë edhe kryetari i bashkisë Gramsh, Besian Ajazi, së bashku me strukturat vendore të emergjencave dhe banorët e zonës.

/m.m//a.f//r.e/

The post Shërbimi Veterinar nis groposjen e kafshëve të ngordhura nga zjarri në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

5 ushqimet që do t’i japin qenit tuaj më shumë energji

By: gaze tare
12 August 2025 at 13:41

Shumica e ushqimeve cilësore për kafshët shtëpiake janë të plota dhe i sigurojnë qenit tuaj të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten. Një pjesë e rëndësishme e dietës së tij, përveç ushqimit që konsumon çdo ditë, janë ëmbëlsirat. Edhe pse ëmbëlsirat nuk duhet të përbëjnë më shumë se 10% të dietës së tij ditore, ato janë thelbësore për stërvitjen e tij dhe mund të veprojnë si një plotësues dhe përforcues për sa i përket lëndëve ushqyese që ofrojnë. Le të mos harrojmë gjithashtu se sa të lumtur e bëjnë ato.

Ushqimet që i jepni qenit tuaj si shpërblime nuk duhet të jenë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Nëse i jepni ato të duhurat, mund ta ndihmoni të fitojë më shumë energji për të përmbushur të gjitha nevojat e përditshme të qenit.

1. Mish

Kjo ndoshta nuk ka nevojë as të shkruhet: ju me siguri e dini që mishi është një nga ushqimet më themelore në dietën e një qeni – megjithëse qentë janë omnivorë dhe kanë nevojë për lëndë ushqyese të tjera përveç proteinave shtazore, ndryshe nga macet që janë rreptësisht mishngrënëse. Mund të jepni copa të vogla mishi si ushqim , madje edhe copa mishi të gjallë.

Megjithatë, është e rëndësishme të dini paraprakisht se jo të gjithë qentë reagojnë njësoj ndaj mishit të gjallë. Për këtë arsye, filloni me sasi të vogla dhe vëzhgoni se si reagon trupi i qenit tuaj ndaj tyre përpara se t’i jepni më shumë. Nëse doni të vrisni të gjithë mikroorganizmat në mishin e qenit tuaj, gjithmonë mund ta gatuani atë përpara se t’ia jepni.

2. Lakër jeshile

Shumë qen e duan lakrën jeshile, edhe pse është një perime që të bën të ndihesh keq. Lakra jeshile është e mbushur me antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese që janë veçanërisht të dobishme për qenin tuaj. Megjithatë, shmangeni atë nëse qeni juaj ka sëmundje të veshkave ose gurë në fshikëz.

3. Karrota

Shumë qen i duan karotat, të cilat janë të shëndetshme, të shijshme dhe krokante. Kujdes: Para se t’i jepni karotat qenit tuaj, sigurohuni që t’i prisni në feta të holla. Mund t’i ofroni edhe si karotë të grirë, në mënyrë që qeni juaj ta hajë më lehtë dhe të mos ketë rrezik mbytjeje.

4. Manaferrat

Qenve u lejohet të hanë shumë lloje të ndryshme manaferrash. Manaferrat veprojnë si superushqime për qentë, duke u siguruar atyre antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese, ndërkohë që rrisin edhe energjinë e tyre. Manaferrat janë gjithashtu të vogla në madhësi – duke i bërë ato një ëmbëlsirë të gatshme, nga restoranti i natyrës direkt në pjatën e qenit tuaj. Boronicat në veçanti janë veçanërisht të dobishme për qentë, megjithëse jo të gjithë i preferojnë ato.

5. Oriz

Orizi është i pasur me karbohidrate, që do të thotë se mund t’i japë qenit tuaj shumë energji kur ushqehet në sasitë e duhura. Gjithashtu, nëse qeni juaj ka diarre, orizi mund të ndihmojë në rivendosjen e jashtëqitjes së tij.

The post 5 ushqimet që do t’i japin qenit tuaj më shumë energji appeared first on iconstyle.al.

12 gushti, Dita Botërore Kundër Mizorisë ndaj Kafshëve

12 August 2025 at 11:49

ROMË, 12 gusht /ATSH/- Autorët e abuzimit ndaj kafshëve po përballen me dënime të rënda në Itali, duke përfshirë deri në 18 muaj burg ose gjoba deri në 30,000 euro, sipas “Skytg24”.

Fatkeqësisht, kjo lloj sjellje është më e zakonshme gjatë muajve të verës.

Dita Botërore Kundër Mizorisë ndaj Kafshëve festohet më 12 gusht.

Kjo ditë e shënuar është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin publik për vuajtjet e kafshëve dhe për të promovuar respektin dhe mbrojtjen e tyre.

Në këtë ditë, shpesh organizohen ngjarje dhe iniciativa për të informuar dhe angazhuar njerëzit mbi temën e abuzimit ndaj kafshëve dhe të drejtave të kafshëve.

Të dhënat nga viti 2024 tregojnë një rënie të krimeve ndaj kafshëve, por një rritje të ashpërsisë së krimeve dhe të kërkesave për njohjen e rrezikut të tyre shoqëror.

ENPA – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Kafshëve – shoqata më e vjetër dhe më e rëndësishme mbrojtëse në Itali, e themeluar në vitin 1871 nga Giuseppe Garibaldi – po bën thirrje për më shumë vëmendje ndaj problemit dhe lidhjes së tij me dhunën ndërpersonale.

Të dhënat në Itali:

Edhe pse të dhënat e Karabinierëve tregojnë një rënie të lehtë të krimeve ndaj kafshëve në vitin 2024 – një pamje shqetësuese shfaqet kur analizohet ashpërsia e krimeve të kryera.

Departamenti ligjor i ENPA-s regjistroi një rritje të konsiderueshme të kërkesave për njohjen e rrezikut shoqëror, nga 5% në vitin 2023 në 19,5% në vitin 2024. //a.i/

The post 12 gushti, Dita Botërore Kundër Mizorisë ndaj Kafshëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO)

By: V K
8 August 2025 at 10:02

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar në zonën e Llogarasë, ku një tufë me kuaj dhe mushka që i përkasin fshatarëve të zonës së Dukatit, janë sulmuar me armë gjahu, (çifte), duke sjellë vrasjen e 7 prej tyre dhe plagosjen e 3 kafsheve te tjera.

Policia e Vlorës, është njoftuar për këtë krim mostruoz, duke shkuar në vengjarje së bashku me disa pronarë të Kafshëve, të cilët kanë konstatuar të vrara në mal, dy mushka, 5 të tjera të zhdukura, pasi ende nuk kanë gjendur dhe 3 kuaj të tjerë janë plagosur me saçma në pjesën e qafës.

Pamjet filmike tregojnë sulmin me armë që i është bërë kafshëve që qëndrojnë në malin e Llogarasë.

Një mjek veteriner, ka shkuar me banorë të zonës për mjekimin e 3 kuajve, duke i hequr saçmat e çiftes nga pjesa e qafës ku ishin goditur.

Mësohet se pjesa më e madhe e tufës së kafshëve që qëndrojnë të lira në llogara dhe gadishullin e Karaburunit, i përkasin Ksenofon Konomi, nga fshati Dukat i Vlorës.

Ky i fundit është një nga guidat më të vjetra të udhëtimit të turistëve me kafshë, në zonën e Karaburunit dhe Llogarasë.

Policia dyshon se për shkak të biznesit të tij mund të ketë ndodhur dhe ngjarja, ku motivi është konkurenca.

Ksenofon Konomi, ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Vlorës, duke kërkuar zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e personit që vrau me armë zjarri 7 kafshë në malin e llogarasë dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës, tashmë kanë nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes dhe keqtrajtimin të kafshëve shtëpiake”, ku shpresohet të identifikohet autori.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar disa saçma të nxjera nga fishekë të qëlluar nga armë zjarri çifte, janë fotografuar kafshët e vrara dhe të plagosura.

Mësohet të jetë marë në pyetje veterineri që mjekoi kuajt e plagosur.

Ky është rasti i parë në Shqipëri që një tufë me kafshë të buta si mushka dhe kuaj, sulmohen në grup me armë zjarri çifte.

Kujtojmë se prej vitit 2019, Shqipëria ka bërë ndryshime në Kodin Penal, duke sjellë një nene të reja që parashikojnë dënime për ata që dhunojnë,braktisin apo vrasin kafshët e shtëpisë.

 

The post Krim i rëndë në Llogara/ Sulmohet me çifte tufa e kuajve, vriten 7 kafshë dhe tre të tjera plagosen, shkak konkurrenca mes pronarëve të guidave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Dezeen”: “Davide Macullo Architects” përfundon spitalin veterinar për macet dhe qentë në Tiranë

13 July 2025 at 18:48

LONDËR, 13 korrik /ATSH/- Muret skulpturore prej betoni të lakuar përqafojnë një sërë tarracash të mbjella për macet dhe qentë në këtë spital veterinar në Shqipëri, të projektuar nga kompania zvicerane “Davide Macullo Architects”, sipas një artikulli të botuar në britaniken “Dezeen”.

E vendosur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ndërtesa prej 2,243 metrash katrorë përmban një klinikë veterinare dhe një hotel për kafshë shtëpiake në tre katet e saj.

Sipas “Davide Macullo Architects”, muret e lakuara prej betoni të klinikës dhe tarracat e jashtme do të kontribuojnë në mirëqenien psikologjike të kafshëve shtëpiake që trajtohen, duke ndihmuar në eliminimin e frikës nga mbyllja.

“Hapësira e bollshme jashtë spitalit bie në kontrast me logjikën e strukturuar të planit, duke krijuar një ndjenjë mrekullie dhe harmonie”, tha kompania.

Ashtu si në kujdesin shëndetësor njerëzor, psikologjia hapësinore luan një rol kritik – format fluide eliminojnë çdo frikë nga mbyllja, duke krijuar një mjedis të hapur dhe çlirues.

Përveçse i japin ndërtesës atë që kompania e quan një pamje “fluide, skulpturale”, muret e ekspozuara të betonit u transportuan në ambientet e brendshme, ku ato formojnë një hyrje dhe zonë pritjeje me xham.

Në pjesën e prapme të ndërtesës, dhomat e trajtimit dhe zyrat e klinikës zënë një zonë drejtkëndëshi, në formë L-je, në katin e parë.

Sipër, këto dhoma perimetrike kanë mure paksa të përkulur, të krijuara aty ku format e lakuara të betonit nderpresin planin e këndeve të drejta.

“Ajo që fillon si gjeometri e thjeshtë statike – e rrënjosur në psikologjinë hapësinore dhe parimet antropologjike – shpaloset në një rrjet dinamik kthesash që e shndërrojnë këtë hapësirë në një vend të vërtetë, plot lëvizje dhe jetë”, tha kompania.

“Kontrasti midis formave të buta, organike dhe forcës së papërpunuar të betonit i shton intensitetin estetik”, tha “Davide Macullo Architects”.

Në katet e sipërme, zonat publike si korridoret dhe një mensë në katin e dytë kanë qasje në tarracat e ngritura të klinikës, të cilat janë të hijezuara nga muret skulpturore dhe kanë vazo betoni.

“Davide Macullo Architects” kishin për qëllim që këto tarraca të vepronin si hapësira terapeutike si për pacientët kafshë shtëpiake të klinikës ashtu edhe për pronarët e tyre, duke krijuar zona gjysmë të izoluara larg klinikës kryesore.

“Tarracat dhe kopshtet nuk janë thjesht dekorative, ato shërbejnë si hapësira terapeutike për ‘pacientët’, duke u ofruar atyre dritë, ajër dhe një lidhje me natyrën”, shtoi kompania.

Organizimi i hapësirave për macet dhe qentë ndjek të njëjtat parime si ato për njerëzit, rehati, veçim kur është e nevojshme dhe një qasje e menduar mirë ndaj bashkëjetesës.//a.i/

 

The post “Dezeen”: “Davide Macullo Architects” përfundon spitalin veterinar për macet dhe qentë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – ”MammAlps” IA që do të monitorojë kafshët e Alpeve

LOZANË, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Rrëqebujt, dhitë e egra, marmotat apo ujqërit janë kafshët e Alpeve që tani kanë një ”kujdestar” të ri.

Ai quhet ”MammAlps” dhe është një sistem i bazuar në Inteligjencën Artificiale që mund të mësojë të njohë sjelljet e tyre.

Ky aplikacion u zhvillua nga një grup studiuesish nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë, Zvicër.

Studimi, mund të përfaqësojë një pikë kthese për monitorimin e jetës së egër dhe përpjekjet e ruajtjes, duke i bërë ato më të shpejta dhe me pak kosto.

Të kuptuarit se si sillen kafshët e egra kur askush nuk i shikon është thelbësore për t’i mbrojtur ato, por mbledhja e këtij informacioni ka qenë gjithmonë e vështirë.

”Tradicionalisht, ne mbështetemi në vëzhgimin e drejtpërdrejtë ose sensorët e bashkangjitur kafshëve, të cilët janë pushtues ose të kufizuar në fushëveprim, ose në kurthe kamerash, të cilat gjenerojnë sasi të mëdha pamjesh që janë të vështira për t’u analizuar. Këtu mund të ndihmojë IA, por ka një pengesë: këto sisteme së pari duhet të mësojnë përmes sasive të mëdha të të dhënave të etiketuara tashmë”, theksojnë studiuesit./   /os/

The post FOKUS – ”MammAlps” IA që do të monitorojë kafshët e Alpeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve

By: Elva
1 July 2025 at 14:56

Fermerët po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga blegtoria drejt bletarisë për shkak të kostove më të ulëta dhe fitimeve më të larta. Teksa numri i krerëve në blegtori gati është përgjysmuar gjatë dekadës numri i koshereve është rritur me 105 % ndërmjet 2014 dhe 2024 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Numri total i […]

The post Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve appeared first on BoldNews.al.

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”, Denaj: Bazament i fortë për sigurinë ushqimore dhe eksportet drejt BE-së

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot, në seancën plenare të Kuvendit, projektligjin “Për shëndetin e kafshëve”.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj theksoi se projektligji “Për shëndetin e kafshëve” është një nga shtyllat themelore të procesit të përafrimit dhe përmes zbatimit të ligjit aktual në fuqi deri sot është mbrojtur dhe përmirësuar shëndeti i kafshëve, i cili është përcaktuar si mbrojtje në bazë të procedurave për identifikim falas, parandalim përmes profilaksisë veterinare, monitorimit, diagnostifikimit trajtimit dhe çrrënjosjes së sëmundjeve të kafshëve.

Sipas saj, ky projektligj përfaqëson një hap strategjik për Shqipërinë, jo vetëm në përmbushjen e detyrimeve të integrimit, por edhe në modernizimin e kuadrit ligjor kombëtar dhe forcimin e sistemit shtetëror të kontrollit veterinar.

“Miratimi i këtij ligji është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar njëkohësisht edhe lidhjet me tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që në momentin që bëhemi vend i Bashkimit Europian, përafrimi i plotë i këtij projektligji na vendos në detyrime të padiskutueshme, por njëkohësisht na jep mundësi të artë për të rritur edhe më tej eksportet tona në këto produkte”, deklaroi ministrja Denaj.

I hartuar në bashkëpunim me ekspertë të Komisionit Evropian, ministrja tha se projektligji është në përputhje të plotë me rregulloren e BE-së, 2016/429, dhe përfshin dispozita të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve, biosigurinë, gjurmueshmërinë, lëvizjen dhe certifikimin e kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore, trajnimin e personelit veterinar, si dhe përgatitjen për emergjenca dhe kriza veterinare.

Denaj theksoi se miratimi i këtij ligji është edhe një parakusht për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Vetëm për dy ligje, atë “Për shëndetin e kafshëve” dhe atë “Për shëndetin e bimëve”, Shqipëria do të mbështetet me një grant prej 6 milionë euro për zbatimin efektiv të tyre”, deklaroi ministrja.

Ky projektligj, nënvizoi ministrja Denaj, është një bazament i fortë për të ndërtuar një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve.

“Ky projektligj është një bazament i fortë për një sistem modern dhe efikas të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe një akt konkret i vullnetit tonë për t’u përafruar me standardet evropiane”, deklaroi ministrja Denaj, duke ftuar deputetët që ta votojnë këtë nismë të rëndësishme për të ardhmen e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural në Shqipëri.

/a.gj//a.f//r.e/

The post Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”, Denaj: Bazament i fortë për sigurinë ushqimore dhe eksportet drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Japoni ka më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë, tregues alarmant i krizës demografike

By: gaze tare
23 June 2025 at 15:49

Japonia tani zyrtarisht ka më shumë mace dhe qen shtëpiak (rreth 15.9 milionë) sesa fëmijë nën moshën 15 vjeç (13.7 milionë), një tregues i qartë i krizës së thellë demografike që po përjeton vendi.

Kostoja e lartë e jetesës, oraret e gjata të punës dhe pritshmëritë tradicionale ndaj grave po bëjnë që shumë çifte të shtyjnë ose të heqin dorë krejtësisht nga prindërimi. Në vend të kësaj, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen kafshëve shtëpiake si shoqërues të përhershëm, duke nxitur një industri luksoze prej 1.9 trilion jenësh (rreth 11.9 miliardë dollarë amerikanë).

Tregu përfshin gjithçka, nga ushqimi dhe kujdesi veterinar, deri tek karrocat e zbukuruara me kristale Swarovski, një shenjë e qartë se koncepti i “familjes” në Japoni po riimagjinohet në heshtje.

The post Në Japoni ka më shumë kafshë shtëpiake se fëmijë, tregues alarmant i krizës demografike appeared first on iconstyle.al.

Cilat shenja të zodiakut duan të kalojnë më shumë kohë me kafshët e tyre shtëpiake sesa me njerëzit?

By: gaze tare
17 June 2025 at 12:44

Për disa njerëz, shoqëria më e mirë nuk vjen nga bisedat me miqtë apo daljet me turmë, por nga prania e heshtur dhe e dashur e një kafshe shtëpiake. Të ndjeshme, të rezervuara ose thjesht selektive, këto shenja të zodiakut e vlerësojnë thellësisht lidhjen me kafshët , shpesh më shumë se me njerëzit.

Virgjëresha

Virgjëresha është një shpirt i ndjeshëm dhe praktik, por kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj kafshëve, ajo i dorëzohet plotësisht. Nuk ka nevojë për biseda të kota apo prani të tepërta njerëzore, një pasdite në shtëpi me qenin apo macen i mjafton për të rigjetur balancën dhe paqen. Kafshët për të janë sinqeriteti i pastër dhe dashuria pa kushte.

Bricjapi

Për Bricjapin, koha është shumë e çmuar për ta harxhuar me njerëz që nuk i sjellin qetësi. Ai është i rezervuar nga natyra dhe shpesh e shpenzon kohën e lirë në qetësinë e shtëpisë, duke ndarë hapësirën vetëm me kafshën e tij shtëpiake. Për të, kjo është forma më e mirë e relaksit  një marrëdhënie që nuk kërkon fjalë, por ofron ngrohtësi të vazhdueshme.

Peshqit

Edhe pse janë shenja tepër emocionale dhe të ndjeshme, Peshqit ndihen më të kuptuar nga kafshët e tyre sesa nga njerëzit. Ata projektojnë ndjenjat dhe besimet e tyre të thella në miqtë e tyre me katër putra, duke i parë si shpirtërat e vetmitë së tyre. Për Peshqit, kafsha shtëpiake është më shumë se shoqëri është mbështetje, mirëkuptim dhe dashuri në formën më të pastër.

The post Cilat shenja të zodiakut duan të kalojnë më shumë kohë me kafshët e tyre shtëpiake sesa me njerëzit? appeared first on iconstyle.al.

A do të sjellin ndryshime pozitive rregullat e reja të BE-së për mirëqenien e kafshëve?

16 June 2025 at 15:47

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-ENR/- Të gjithë thonë se i duan kafshët e tyre. Por, a ka rregulla të mjaftueshme për t’u siguruar që qentë dhe macet trajtohen mirë nga mbarështuesit, shitësit apo pronarët e tyre?

Parlamenti Evropian ka ndërmarrë një hap më tej në këtë drejtim.

Kërkesa për kafshë shtëpiake, si macet dhe qentë, është rritur në të gjithë Bashkimin Evropian, pas pandemisë së Covid-19 që ka sjellë rritjen më të fundit.

Megjithatë, standardet e mirëqenies së kafshëve ndryshojnë në 27 shtetet anëtare të BE-së, dhe ekzistojnë shqetësime në lidhje me rritjen e tregtisë së paligjshme të kafshëve shtëpiake.

Sipas të dhënave të BE-së nga viti 2021, qytetarët e BE-së zotëronin mbi 72 milionë qen dhe më shumë se 83 milionë mace.

Një sondazh i Eurobarometrit në vitin 2023 zbuloi se 44% e evropianëve zotëronin një kafshë shtëpiake ose kafshë shoqërimi.

Vetëm tregtia e maceve dhe qenve vlen rreth 1,3 miliardë euro në vit.

Sipas sondazhit, 74% e të anketuarve thanë se mirëqenia e kafshëve shtëpiake duhej të mbrohej më shumë sesa është tani.

Kur bëhet fjalë për të investuar paratë e tyre aty ku duan, qytetarët e BE-së megjithatë duken shumë të gatshëm t’i blejnë kafshët e tyre shtëpiake me çmim të lirë, pavarësisht rreziqeve që kjo paraqet.

“Mbarështimi nën standard dhe tregtia e paligjshme sjellin probleme të rëndësishme për mirëqenien, përfshirë shëndetin e qenve dhe maceve, dhe mirëqenien e pronarit të mundshëm të kafshëve shtëpiake”, tha Komisioni Evropian në propozimin e tij fillestar të vitit 2023 mbi mirëqenien e maceve dhe qenve dhe gjurmueshmërinë e tyre.

Shumë kafshë blihen dhe shiten në internet. Sipas Komisionit, tregu online – i cili përfshin shitjet e paligjshme – përbën rreth 60%.

Në çdo kohë, rreth 438,000 qen dhe 80,000 mace ofrohen në BE, duke e bërë të vështirë zbulimin e mashtrimit.

Legjislacioni i paqëndrueshëm midis vendeve të BE-së krijon boshllëqe ligjore që shfrytëzohen pa mëshirë nga rrjetet e tregtisë së paligjshme.

Sipas organizatës së mirëqenies së kafshëve “Four Paws”, origjina e 79% të qenve në shitje në të gjithë Evropën – nuk mund të gjurmohet në asnjë burim të verifikueshëm ose ligjor.

Presidentja e Shoqatës Veterinare Kroate, Lea Kreszinger, tha se rekomandimet për të blerë qen nga strehimoret për kafshë të braktisura dhe nga mbarështues të regjistruar nuk merren parasysh.

Shumë njërëz blejnë kafshë shtëpiake përmes reklamave në internet – për shkak të çmimeve më të ulëta, dhe shumë këlyshë të blerë në këtë mënyrë kanë probleme serioze shëndetësore.

Propozimi i Komisionit ka kaluar nëpër institucionet e BE-së. Këshilli i BE-së, i cili përfaqëson shtetet anëtare të BE-së, ra dakord për një qëndrim të përbashkët në qershor 2024.

Javën e kaluar, Komiteti i Bujqësisë i Parlamentit Evropian miratoi qëndrimin e tij mbi standardet për mbarështimin, strehimin dhe trajtimin e maceve dhe qenve me 35 vota pro, dy kundër dhe 9 abstenime.

Qëllimi është të përmirësohet gjurmueshmëria dhe transparenca, veçanërisht në blerjet online të maceve dhe qenve.

Propozimi përfshin identifikimin dhe regjistrimin e detyrueshëm për qentë dhe macet e tregtuara.

Ai gjithashtu synon të rregullojë se sa afër mund të jenë kafshët që të lejohen të mbarështohen, sa kohë duhet të qëndrojnë kafshët e reja me nënat e tyre dhe sa shpesh mund të mbarështohen femrat.

Propozimi legjislativ tani do të hidhet në votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian, me shumë mundësi në qershor ose korrik.

Nëse qëndrimi miratohet nga i gjithë Parlamenti Evropian, negociatat me shtetet anëtare të BE-së dhe Komisionin mund të fillojnë. //a.i/

 

The post A do të sjellin ndryshime pozitive rregullat e reja të BE-së për mirëqenien e kafshëve? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Helmime dhe asgjësime brutale të kafshëve, aktivistja e huaj: Situatë alarmante në Shqipëri

By: Ela
11 June 2025 at 22:29

Në Shqipëri, janë rikthyer së fundi helmimet masive ndaj kafshëve. Ato janë të koordinuara nga institucionet në tentativë për të pastruar qytetet e tyre, por, kjo nuk është as humane dhe as ekologjike. Shpesh, nuk dihet se ku hidhen trupat e kafshëve që shpesh bëhen burim infeksionesh. Kësaj panorame, i shtohen edhe individë të papërgjegjshëm […]

The post Helmime dhe asgjësime brutale të kafshëve, aktivistja e huaj: Situatë alarmante në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

❌
❌