Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani: BE heq masat ndaj Kosovës/ Presidentja e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë japin lajmin nga Brukseli

17 December 2025 at 23:44

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi nga Brukseli, pas përfundimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, se masat ndaj Kosovës do të fillojnë të hiqen. Një pjesë e masave u hoq menjëherë theksoi ajo, ndërsa të tjerat pritet të hiqen plotësisht në fund të janarit.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha ajo.

Gjatë fjalës së saj është shfaqur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai e ka përqafuar Osmanin, duke e përgëzuar dhe duke i thënë se një gjë e tillë është meritë e saj.

“Ka kjo lajme dhe është merita e saj 100 për qind. Bravo të qoftë”, thotë Rama.

Presidentja e Kosovës vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë dhe të vetë kryeministrit Edi Rama për arritjen e këtij suksesi/abcnews.al

 

E rëndë në Greqi! Pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit

By: Ela
6 December 2025 at 15:02

Një fëmijë me baba shqiptar dhe nënë britanike, u sulmua për vdekje nga një qen në oborrin e shtëpisë teksa po luante. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Agios Leontas, në ishullin Zakynthos të Greqisë. “Protothema” informon se një fëmijë 18-muajsh u sulmua për vdekje nga një pit bull. Sipas informacioneve, fëmija dyvjeçar ishte në oborrin […]

The post E rëndë në Greqi! Pit bulli sulmon për vdekje fëmijën 18 muajsh të shqiptarit appeared first on BoldNews.al.

Në Gjermani, personat që aspirojnë të bëhen pronarë qensh duhet të kalojnë një sërë testesh

29 November 2025 at 08:29

BERLIN, 29 nëntor /ATSH/- Në Gjermani, personat që aspirojnë të bëhen pronarë qensh duhet të kalojnë një sërë testesh përpara se të marrin një kafshë shtëpiake në shtëpi, sipas “Health and Happiness”.

Provimet mbulojnë njohuritë për kujdesin praktik, sjelljen e kafshëve dhe pronësinë e përgjegjshme.

Gjermania ka nxjerrë një kërkesë të re – që të gjithë pronarët e qenve – për herë të parë duhet të kalojnë një sërë provimesh – përpara se të lejohen të adoptojnë ose të blejnë një kafshë shtëpiake.

Testet vlerësojnë njohuritë bazë të kujdesit, të kuptuarit e sjelljes së kafshëve dhe gatishmërinë e përgjithshme për pronësi.

Zyrtarët thonë se ky veprim është hartuar për të siguruar që çdo qen të marrë trajtimin e duhur që nga dita e parë.

Autoritetet shpjegojnë se politika synon të zvogëlojë rastet e neglizhencës, abuzimit dhe braktisjes.

Duke siguruar që pronarët të kuptojnë nevojat e trajnimit, ushtrimeve, ushqyerjes dhe kujdesit shëndetësor, qeveria shpreson të krijojë mjedise më të sigurta si për kafshët shtëpiake ashtu edhe për komunitetet.

Gjithashtu, sistemi i ri nxit pronarët e ardhshëm të mendojnë seriozisht për angazhimin afatgjatë.

Sistemi ka gjeneruar reagime të forta në internet.

Mbështetësit e shohin atë si një model për përmirësimin e mirëqenies së kafshëve në të gjithë Evropën, ndërsa kritikët argumentojnë se kjo shton burokraci të panevojshme për familjet që thjesht duan një kafshë shtëpiake.

Pavarësisht debatit, rregulli i ri i Gjermanisë shënon një nga përpjekjet më gjithëpërfshirëse deri më tani për të promovuar pronësinë e përgjegjshme të qenve.

Autoritetet thonë se rregullat synojnë të zvogëlojnë neglizhencën, abuzimin dhe braktisjen, duke siguruar që çdo qen të marrë trajnimin, ushtrimet dhe kujdesin shëndetësor të duhur. //a.i/

The post Në Gjermani, personat që aspirojnë të bëhen pronarë qensh duhet të kalojnë një sërë testesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Radhimë

26 November 2025 at 15:37


Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Radhimë.

Sipas të dhënave, peshkaqeni kishte një gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë afërsisht 35 kilogramë.

Menjëherë pas kapjes, ai është transportuar në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku biologët do të kryejnë vlerësimet e nevojshme shkencore dhe matjet përkatëse, përpara se të lirohet sërish në det.

Specialistët bëjnë me dije se kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në thellësi të mëdha dhe shumë rrallë del në zona të cekëta. Dyshohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, gjë që ka sjellë daljen e tij pranë bregut.

/euronewsalbania/

Rreth 130 qen në Gjermani shpëtohen nga kushtet katastrofike

19 November 2025 at 15:40

ERFURT, 19 nëntor /ATSH-DPA/- Rreth 130 qen janë shpëtuar nga një pronë private në Gjermaninë qendrore – qe ndodhej në kushte katastrofike, thanë sot autoritetet.

Një zëdhënëse e njësisë administrative Mansfeld-Südharz, në perëndim të Leipzigut, tha se prona ishte e mbushur me mbeturina dhe se ishte shumë e vogël për të strehuar kafshët.

Më shumë se 100 qen jetonin në gjendje alarmante. Sipas autoriteteve, disa prej tyre mund të kishin të lindur brenda familjes. Qentë u dërguan në disa strehimore kafshësh.

Autoritetet po shqyrtojnë nëse do të ngrihet një padi penale kundër gruas – e cila kishte strehuar qentë – për shkelje të ligjeve të mirëqenies së kafshëve.

Sipas një vlerësimi të Shoqatës Gjermane të Mirëqenies së Kafshëve, rasti, ka te beje me nje grumbullim kafshësh që ka vazhduar prej disa vitesh.

Sipas një vlerësimi nga Shoqata Gjermane për Mirëqenien e Kafshëve, rasti përfshin një grumbullim kafshësh, që ka vazhduar prej disa vitesh.

Vitin e kaluar, shoqata regjistroi 147 raste grumbullimi që përfshinin 8 911 kafshë. //a.i/

 

The post Rreth 130 qen në Gjermani shpëtohen nga kushtet katastrofike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë

19 November 2025 at 09:26

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ – Helmimi i kafshëve endacake në rrugët e Tiranës po kthehet në një makth social që tashmë prek jo vetëm katërputroshët e braktisur, por edhe kafshët e shtëpive. Rasti i Alma Ismailajës është shembulli më tronditës i kësaj situate që po përshkallëzohet çdo ditë.

Para dy javësh, Alma humbi Pikason, dalmatin e saj 3 vjeç e gjysmë, pasi konsumoi ushqim të helmuar me fosfor organik në sheshin “Skënderbej”. Ngjarja ndodhi në orët e para të 31 tetorit, në zonën me bar pas bustit, një hapësirë ku gjatë ditës luajnë edhe fëmijë.

“Pikaso gjeti diçka përdhe dhe pas pak minutash filloi të dridhej, nxori shkumë nga goja… çdo gjë ndodhi aq shpejt. E çova me urgjencë në spitalin e kafshëve, por nuk arriti të mbijetojë. Mjekët konfirmuan helmim të rëndë me fosfor organik”, tregon Ismailaja.

Ajo thotë se pasojat kanë qenë të rënda edhe emocionalisht.

“Ka qenë një traumë e madhe. Kam kërkuar ndihmë psikologjike. Pikaso ishte pjesë e familjes sime. Asnjë njeri nuk e përjeton lehtë humbjen e një kafshe që e do.”

Por ajo që shqetëson më shumë është indiferenca që po i rrethon këto ngjarje. Është e dhimbshme të shohësh sa shumë raste të ngjashme qarkullojnë çdo ditë. Helmi është hedhur për kafshët endacake, ndërkohë  viktima po bëhen edhe kafshët e shtëpive.  Por jeta e tyre vlen njësoj. Kush e sheh ndryshe është pjesë e problemit.

Kjo nuk është një plagë për ata që duan kafshët—është çështje e shëndetit dhe moralit publik.

Të enjten, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”, organizatat për mbrojtjen e kafshëve do të zhvillojnë një protestë kundër helmimeve dhe dhunës ndaj tyre.

Nuk mund të pranojmë normalizimin e mizorisë. Kjo i prek të gjithë. Vetëm duke u ngritur së bashku mund të tregojmë se jeta – çdo jetë – duhet mbrojtur.

Alma Ismailaja me Pikason...
1 nga 3
Alma Ismailaja me Pikason...
Alma Ismailaja me Pikason...

/r.e/

The post Helmimi i kafshëve endacake, një makth social që po i prek të gjithë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Peshkaqeni ia “gëlltit” kamerën zhytësit në ujërat e Maldive

18 November 2025 at 09:35


Ky është momenti rrëqethës kur një zhytës profesionist mbetet për pak sekonda pa kamerën e tij nga një peshkaqen gjigant.

Derisa po filmonte nën ujë për t’ju dhënë shikuesve një perspektivë të rrallë që pak do të kishin rastin ta shohin ndonjëherë, një peshkaqen iu afrua dhe për një moment ia gëlltiti kamerën.

Mrekullisht pajisja shpëtoi edhe pse në gojën e peshkaqenit dhe vazhdoi të regjistronte gjithçka, transmeton Telegrafi.

Në video shihen dhëmbët e mprehtë të peshkaqenit që po notonte në Maldive, kurse pak sekonda më pas e nxjerr nga goja derisa e kupton se “nuk ishte ushqim”.

Pamjet e publikuara janë bërë virale, kurse kanë nxitur edhe një lumë komentesh nga përdoruesit e rrjeteve sociale. /Telegrafi/

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

By: Ela
15 November 2025 at 23:02

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku disa qen, përfshirë edhe ata që kanë pronar, kanë rënë viktima të një akti të qëllimshëm helmimi. Video e publikuar nga JOQ Albania tregon momentin kur dy punonjëse të AMK-së përgatisin helmin dhe ia dorëzojnë një burri, i cili më pas e shpërndan atë në rrugët e […]

The post VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK appeared first on BoldNews.al.

💾

PTHP Manastir: Katër persona do të ndiqen penalisht për organizim të përleshjeve me qen

8 November 2025 at 20:01


Një shtetas grek, pronar i një qeni të racës pit bull, një shtetas kosovar, pronar i një qeni të racës american stafford, si dhe dy shtetas maqedonas si bashkëorganizatorë, do të përballen me akuza për veprën penale “vrasje dhe torturë ndaj kafshëve”, sipas nenit 233 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ka ngritur aktakuzë, pasi më 1 nëntor, në fshatin Crneec, afër Strezhevës, të dyshuarit — për përfitime materiale — kishin keqpërdorur mizorisht dhe kishin ekspozuar ndaj vuajtjeve të panevojshme qentë e tyre.

I akuzuari i parë kishte organizuar një përleshje midis dy qenve në oborrin e shtëpisë së dytë të akuzuarit, i cili më parë kishte përgatitur një “ring” për zhvillimin e ndeshjes. Ngjarjen e kishin ndjekur edhe persona nga Kosova, Greqia dhe Maqedonia, të cilët policia i gjeti në vendngjarje me shuma parash në euro dhe denarë, të destinuara për baste.

Si pasojë e luftës, qeni pit bull pësoi lëndime shumë të rënda, me plagë të shumta kafshimi, dëmtime në kokë dhe shenja të qarta tronditjeje traumatike.

Provat e siguruara deri tani tregojnë se bëhet fjalë për veprimtari të organizuar, me ring të posaçëm për ndeshje qenësh, ku janë gjetur edhe gjurmë të mëparshme luftimesh dhe ilaçe për trajtimin e plagëve të kafshëve.

Prokurori publik ka paraqitur në Gjykatën Themelore të Manastirit kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për dy shtetasit maqedonas. Nëse dy shtetasit e huaj, që ndodhen në arrati që nga momenti i krimit, nuk kapen para fillimit të procesit gjyqësor, prokuroria do të kërkojë gjykim në mungesë.

Studimi: Qentë femra mund të dallojnë njerëzit që bëjnë gabime!

By: gaze tare
8 November 2025 at 20:05

Një studim i realizuar nga Universiteti i Kyoto-s në Japoni ka zbuluar një të vërtetë të pazakontë: qentë femra janë më të aftë të perceptojnë dhe të dallojnë njerëzit që bëjnë gabime. Eksperimenti i realizuar në vitin 2022 përfshiu 30 qen që u vendosën përpara aktorëve që imitonin gabime të zakonshme njerëzore, për të parë reagimet e tyre. Rezultatet treguan se qenët femra ishin më të vëmendshëm dhe i vëzhgonin për një kohë më të gjatë ata që shfaqnin sjellje të pasigurta ose të pavendosura.

Në përfundim, studimi tregoi se qentë femra nuk ishin vetëm të aftë të perceptonin gabimet e njerëzve, por gjithashtu preferonin të qëndronin afër individëve që tregonin më shumë kompetencë dhe siguri. Ky fenomen u vërejt sidomos në momentet kur aktorët bënin gabime të qëllimshme, duke u munduar të imitonin sjellje të pasigurta, siç janë ngatërresat në punë apo mospërputhja mes fjalëve dhe veprimeve.

Ky studim sjell një vështrim të ri mbi inteligjencën sociale të qenve dhe tregon se ata janë shumë më perceptues dhe të vëmendshëm ndaj emocioneve dhe sjelljeve të njerëzve sesa mund ta mendonim. Ky rezultat është një dëshmi tjetër se qentë, dhe veçanërisht qentë femra, kanë një aftësi të theksuar për të kuptuar dhe interpretuar reagimet njerëzore, duke forcuar më tej lidhjen speciale midis nesh dhe këtyre kafshëve besnike. 

The post Studimi: Qentë femra mund të dallojnë njerëzit që bëjnë gabime! appeared first on iconstyle.al.

Tërhoqi qenin me makinë, gjobë dhe hetim 55-vjeçarit në Shkodër

4 November 2025 at 17:00

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Policia e Shkodrës vuri nën hetim një 55-vjeçar pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen.

Policia njoftoi sot, se pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një qen që tërhiqet nga një automjet, në fshatin Shtoj i Ri, bëri të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin B. H., 55 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, njoftoi Policia.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu policia bashkiake gjobiti 55-vjeçarin që keqtrajtonte qenin.

“Bashkia Shkodër dënon çdo akt dhune ndaj kafshëve dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë për të garantuar mbrojtjen dhe mirëqenien e tyre”, nënvizoi bashkia Shkodër, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

/m.q/a.f/r.e/

The post Tërhoqi qenin me makinë, gjobë dhe hetim 55-vjeçarit në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sëmundjet që qentë mund të zbulojnë tek njerëzit

By: gaze tare
3 November 2025 at 11:55

Qentë janë të famshëm për shqisën e tyre të nuhatjes.

Ata kanë 220 milionë receptorë nuhatës krahasuar me njerëzit që kanë 5 deri në 10 milionë. Kjo do të thotë që aftësia e tyre për të dalluar aromat është 10,000 deri në 100,000 herë më e madhe se e jona. Sado e paimagjinueshme që mund të na duket, qentë mund të nuhasin edhe aromën më delikate midis shumë të tjerave.

Diçka vërtet e jashtëzakonshme është se disa qen mund të nuhasin edhe sëmundje. Kjo ndodh sepse ata janë në gjendje të perceptojnë ndryshime mikroskopike në trupin e njeriut, nga një ndryshim i vogël në nivelet e hormoneve deri te çlirimi i komponimeve organike të paqëndrueshme të çliruara nga qelizat kancerogjene. Kur jemi të sëmurë, ne i “lëshojmë” ato nëpërmjet frymëmarrjes, djersës, urinës dhe gjakut, duke krijuar një “aurë aromash”, të ndryshme nga kur jemi të shëndetshëm dhe të cilët qen kanë aftësinë të nuhasin.

Në fakt, studimet që janë kryer kanë treguar se ekzistojnë sëmundje specifike që mund të dallohen nga qentë.

Pra, le të shohim se cilat janë këto situata të vështira.

Kanceri

Hulumtimet kanë treguar se qentë e trajnuar mirë mund të zbulojnë lloje të ndryshme të kancerit, siç janë melanoma, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mushkërive, i vezoreve, i prostatës dhe i gjirit.

Një studim i vitit 2019 zbuloi se qentë – konkretisht, katër qen të racës Beagle në këtë studim – ishin në gjendje të zbulonin mostrat e gjakut nga njerëzit me kancer me saktësi 97%. Një studim tjetër i vitit 2021 zbuloi se një qen i trajnuar mund të zbulonte kancerin e gjirit nga mostrat e urinës nga 200 persona me saktësi 100%. Nga njerëzit në studim, 40 kishin kancer të gjirit, 182 kishin lloje të tjera të kancerit dhe 18 ishin të shëndetshëm.

Megjithatë, një qen nuk ka nevojë të trajnohet për të zbuluar këtë sëmundje. Në një studim tjetër në vitin 2013, një qen i shpëtuar u zbulua se kishte gjetur një melanomë malinje pas veshit të pronarit të tij. Qeni u vu re duke e lëpirë pronarin e tij vazhdimisht në vendin specifik ku ndodhej tumori malinj.

Fatkeqësisht, studiuesit ende nuk e dinë saktësisht se cilat përbërje kimike në lloje të ndryshme të kancerit zbulojnë qentë në mostra për t’i njoftuar ata për praninë e sëmundjes. Kjo mbetet një pengesë si për trajnimin më të mirë të qenve që nuhasin kancerin, ashtu edhe për krijimin e makinave që mund ta zbulojnë më saktë kancerin në fazat e tij të hershme.

Diabeti

Mund të keni lexuar rreth qenve të shërbimit që përdoren nga njerëz me probleme shëndetësore si diabeti. Kjo ndodh sepse qentë e trajnuar mund të zbulojnë dhe të njoftojnë trajnerët e tyre kur nivelet e sheqerit në gjak janë jashtë kufijve – ose shumë të larta ose shumë të ulëta, dy gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Një studim i vitit 2016 i botuar në revistën Diabetes Care të Shoqatës Amerikane të Diabetit zbuloi se qentë zbulojnë izoprenin, një përbërës organik të paqëndrueshëm që gjendet në frymën e njeriut dhe që rritet ndjeshëm gjatë një episodi të sheqerit të ulët në gjak. Ne njerëzit nuk mund ta zbulojmë atë, por qentë po.

Një studim , 3 vjet më vonë, në vitin 2019, shqyrtoi besueshmërinë e qenve në zbulimin e sheqerit në gjak të pacientëve dhe zbuloi se 81% e qenve njoftuan kujdestarin e tyre kur nivelet e sheqerit ishin jashtë kufijve të lejuar.

Ajo që vlen të përmendet është se qentë e trajnuar për të njoftuar trajnerin e tyre mund të zgjohen, të hidhen mbi ta, ta shtyjnë ose të bëjnë çfarëdo që duhet për t’i bërë të kuptojnë se do të kenë një episod hipoglicemie – një gjendje që mund të shkaktojë dridhje, humbje të vetëdijes dhe, nëse nuk trajtohet, vdekje. Një qen që nuk është trajnuar në situata të tilla mund të tregojë shenja shqetësimi dhe ankthi.

Narkolepsi

Narkolepsia është një çrregullim neurologjik kronik i karakterizuar nga përgjumje e tepërt dhe e pakontrollueshme edhe pas gjumit të mjaftueshëm. Njerëzit me narkolepsi mund të jenë të prirur ndaj episodeve të papritura të gjumit që mund të jenë të rrezikshme, varësisht nga koha kur ato ndodhin.

Në një studim të vitit 2013 , shkencëtari Luis Dominguez-Ortega vërejti se dy qen të trajnuar identifikuan 11 nga 12 pacientë me narkolepsi duke përdorur një mostër të djersës së tyre, duke demonstruar se qentë mund të dallojnë një erë specifike dhe të dallueshme të prodhuar nga pacientët me narkolepsi.

Qentë do ta njoftojnë pronarin e tyre deri në 5 minuta përpara duke lehur, duke lëpirë ose duke i prekur me putrat, duke treguar se duhet të ulet ose të shtrihet. Një gjë tjetër e jashtëzakonshme në lidhje me këtë është se qeni mund të shtrihet mbi qenin e tij për ta mbrojtur atë nga rënia, për shembull, nga një karrige, ose për ta mbrojtur atë kur është në një vend publik.

Migrenë

Për ata që vuajnë nga migrena, është shumë e rëndësishme t’i kapin ato para se të fillojnë simptomat, pasi trajtimi i tyre është i ndryshëm në një fazë të hershme. Nëse e kapin në fillim, mund të mos përjetojnë dhimbje koke të forta dhe nuk duhet të vuajnë për orë ose ditë. Për fat të mirë, disa qen janë në gjendje të zbulojnë shenjat se një migrenë është në rrugë e sipër. Një anketë e njerëzve që vuanin nga migrena dhe ishin gjithashtu kujdestarë qensh, raporton se 54% e 1,029 personave vunë re një ndryshim në sjelljen e qenit të tyre të patrajnuar para ose gjatë një migrene. Kujdestarët thanë se kafshët e tyre shtëpiake filluan të uleshin mbi ose pranë tyre, t’i shtynin me putrat e tyre dhe t’i shoqëronin kudo brenda dhe jashtë shtëpisë.

Është e rëndësishme të theksohet se studimi u krye duke përdorur vetëraportime nga pronarët, jo vëzhgime nga studiuesit. Megjithatë, studimi ofron prova të mjaftueshme se shumë qen duket se i ndiejnë dhe i njoftojnë njerëzit e tyre për një ndryshim të afërt në shëndetin e tyre.

Epilepsi

Një metodë e besueshme për parashikimin e një krize epileptike do të ishte diçka që do t’i ndihmonte jashtëzakonisht njerëzit me epilepsi, pasi gjatë krizës ata humbasin ndjenjat dhe ekziston një rrezik i lartë lëndimi.

Një studim i botuar në revistën MDPI Animals raporton se 19 qen treguan ndryshime në sjellje kur nuhatën aroma të shoqëruara me një krizë gjatë krizës, krahasuar me aromat para ose pas saj. Qentë nuk ishin trajnuar për të zbuluar epilepsinë dhe u ekspozuan ndaj aromave që mendohej se ishin karakteristike për tre fazat e një krize, duke përdorur djersën e mbledhur nga njerëzit me epilepsi. Duke alternuar aromat e ndryshme, ata regjistruan reagimet e qenve, të cilat përfshinin lehjen, rënkimin dhe lëpirjen e trajnerit të tyre. Ndërsa ekziston një erë e paqëndrueshme e shoqëruar me krizat që qentë mund ta zbulojnë, ende nuk mund të themi me siguri se ata mund të trajnohen për të paralajmëruar për një krizë të afërt.

Sigurisht, ka qen shërbimi që mund të trajnohen për të ndihmuar kujdestarin e tyre gjatë një krize, por tani për tani, duhen bërë më shumë studime mbi trajnimin e tyre për zbulimin.

Qentë janë krijesa të mrekullueshme me aftësi të paimagjinueshme dhe empati të jashtëzakonshme. Personalisht, jam i habitur se si njerëzit mund t’i abuzojnë dhe t’i braktisin, por kjo është një temë tjetër e madhe që mund ta zhvillojmë në një moment të caktuar. Shpresojmë që në të ardhmen të jemi në gjendje të mësojmë më shumë nga këto krijesa të mrekullueshme dhe se ato do të na ndihmojnë edhe më shumë në çështjet e shëndetit psikologjik dhe fizik.

The post Sëmundjet që qentë mund të zbulojnë tek njerëzit appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Qentë e braktisur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit bëhen blu

28 October 2025 at 12:41

ÇERNOBIL, 28 tetor /ATSH/ – Një mister i çuditshëm po shpaloset në rrënojat radioaktive të Çernobilit, ku disa qen endacakë janë kthyer ne ngjyre blu të ndezur, raporton ”The Sun”.

Shkencëtarët po studiojnë ADN-në e qenve për të kuptuar përshtatjen ndaj rreziqeve kronike mjedisore.

Pamjet e ndara nga organizata ”Dogs of Chernobyl” tregojnë tre qen me ngjyrë blu që enden pranë termocentralit famëkeq.

“Kemi parë shumë në Çernobil, por kjo ishte një përvojë shumë unike”, tha një zëdhënës.

Grupi, i lidhur me organizatën jofitimprurëse ”Clean Futures Fund”, thotë se këta qen janë pasardhës të kafshëve shtëpiake të braktisura gati 40 vjet më parë pas katastrofës bërthamore të vitit 1986.

Vendasit i thanë ekipit se qimet e kafshëve dukeshin normale vetëm një javë më parë.

“Nuk e dimë arsyen dhe po përpiqemi t’i kapim në mënyrë që të zbulojmë se çfarë po ndodh”, shtoi zëdhënësi.

“Me shumë mundësi ato po futen në ndonjë lloj kimikati”, shtoi ai.

Projekti “Dogs of Chernobyl”, i nisur në vitin 2017, ofron kujdes mjekësor, ushqim dhe sterilizim për rreth 700 qen endacakë në këtë zonë.

Zona është ende e ndaluar për shumicën e njerëzve që pas shpërthimit të Reaktorit 4 në vitin 1986.

Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë se si dekada të tëra ekspozimi brenda Zonës së Përjashtimit të Çernobilit mund t’i kenë ndryshuar këta qen në një nivel gjenetik.

Një studim i vitit 2023 i botuar në ”Science Advances” nga shkencëtarë të Universitetit të Karolinës së Jugut dhe Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Gjenomit Njerëzor analizoi ADN-në e 302 qenve të egër që jetonin në dhe përreth zonës.

Ata gjetën dallime të jashtëzakonshme gjenetike krahasuar me qentë vetëm 15 kilometra larg duke sugjeruar se kafshët mund të evoluojnë më shpejt.

Hulumtime të mëtejshme të udhëhequra nga Dr. Norman J. Kleiman në Universitetin e Kolumbias zbuluan se dy popullata të dallueshme qensh , njëra rreth termocentralit dhe një tjetër në qytetin e Çernobilit ,kanë arritur të mbijetojnë breza të tërë kontaminimi.

Disa nga qentë mbajnë shënjues gjenetikë të lidhur me riparimin e ADN-së, të dhëna të mundshme se si jeta përshtatet në zonat ekstreme të rrezatimit.

Shkencëtarët besojnë se studimi i qenve të Çernobilit një ditë mund t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë se si të mbrohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit, madje edhe në hapësirë.

Qentë endacakë të Çernobilit, së bashku me ujqërit, drerët dhe madje edhe bretkosat e zeza që evoluan pigmentim më të errët e kanë shndërruar zonën në një laborator të gjallë për evolucion.

Fauna e egër ka lulëzuar në mungesë të njerëzve, gjuetisë dhe industrisë./  /f.k/ a.jor.

The post FOKUS – Qentë e braktisur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit bëhen blu appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flamingot i shtohen “magjisë” së liqenit të Pogradecit

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Liqeni i Pogradecit është i hijshëm në çdo stinë e çdo ditë ka diçka të veçantë në panoramë që tërheq vizitorët të ngulin vështrimin e të mos lodhen me valëzimin e ngjyrave e formave.

Edhe më i bukur bëhet liqeni kur pamjes i shtohen flamingot me ngjyrën e tyre të veçantë rozë, me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

Viteve të fundit, flamingot janë banorë të zakonshëm të liqenit por çdo herë nuk mungon admirimi për bukurinë që i shtojnë ujërave.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga fluturimi i flamingove mbi liqen në këto ditë vjeshte.

Me piruetat e tyre flamingot tërheqin vizitorët e shumtë, të cilët nuk largohen po fokusuar në aparatet fotografikë pamje nga spektakli i fluturimit të tyre mbi liqen.

Flamingot vitet e fundit në vendin tonë janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë. Habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre, një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

1 nga 2

/k.s/j.p/

The post Flamingot i shtohen “magjisë” së liqenit të Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po thahet liqeni, publikohen pamjet nga sateliti

By: redi
22 October 2025 at 18:42

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër. Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën. Në katër vitet e…

Source

Liderja e opozitës fitoi Nobelin për Paqe, Venezuela i vë kyçin ambasadës në Oslo

By: Rovena
14 October 2025 at 15:17

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se Venezuela ka mbyllur ambasadën në Oslo pa arsye, pak ditë pasi liderja e opozitës, María Corina Machado, mori çmimin Nobel për Paqen.

“Jemi informuar nga ambasada e Venezuelës se po mbyll dyert dhe nuk është dhënë asnjë arsye”, tha për AFP zëdhënësja Cecilie Roang.

Është për të ardhur keq. Pavarësisht dallimeve tona në disa ndryshime, Norvegjia do që të mbajë dialog të hapur me Venezuelën dhe do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.”

Sipas Verdens Gang, shërbimet e ambasadës nuk po përgjigjeshin më në telefon pasditen e së hënës. Numrat ishin shkëputur, sipas vëzhgimit të darkës nga AFP.

Vendimi vjen tri ditë pas marrjes së çmimit Nobel nga Machado në Oslo. Ajo e ka kthyer në mision rrëzimin e regjimit Chavista në Venezuelë.

Machado u ndalua që të garonte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ku Nicolás Maduro u shpall fitues pavarësisht protestave të opozitës.

Ajo është drejtuese e lëvizjes së qendrës së djathtë liberale Vente, e shpallur e jashtëligjshme nga autoritetet vendase. Megjithatë, Machado është deputete në parlamentin e Venezuelës si e pavarur./abcnews.al

Begaj përshëndet marrëveshjen e paqes për Gazën: Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe

By: Rovena
13 October 2025 at 20:34

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndet me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e marrëveshjes së paqes për Gazën, sot në Egjipt,  si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin.

“Firmosja e marrëveshjes së paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.

Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

Mjekrat e burrave mund të jenë një “fole” për baktere më shumë se trupi i qenve

By: gaze tare
13 October 2025 at 13:08

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah se mjekrat e burrave mund të mbajnë më shumë baktere se leshi i qenve, një gjetje që ka ngritur shqetësime për higjenën dhe kujdesin personal. Hulumtuesit kanë zbuluar se disa mostra të mjekrave kishin nivele më të larta baktereje në krahasim me mostrat e marra nga trupat e qenve. Kjo tregon se, përveç se mund të jenë një estetikë popullore, mjekrat mund të jenë edhe një burim potencial bakterial, sidomos nëse nuk pastrohen rregullisht.

Ekspertët e shëndetit theksojnë se mjekrat nuk janë domosdoshmërisht të dëmshme për shëndetin, përderisa ato pastrohen dhe mirëmbahen siç duhet. Pastrimi i rregullt dhe përdorimi i shampo dhe produkteve të veçanta për mjekrën mund të ndihmojnë në mbajtjen e baktereve në nivele të sigurta dhe në ruajtjen e higjienës personale.

Edhe pse kjo gjetje ngriti shqetësime për higjenën e mjekrave, specialistët kanë theksuar se është e rëndësishme që çdo pjesë e trupit, përfshirë mjekrën, të pastroni rregullisht. Bakteret mund të jenë të dëmshme vetëm nëse nuk mbahen në kontroll, ndaj pastrimi i rregullt dhe kujdesi i mirë janë çelësi për të ruajtur një higjienë të shëndetshme.

Shënim: Ky informacion nuk është këshillë mjekësore. Për çdo shqetësim shëndetësor, është e rekomanduar të konsultoheni me një profesionist të shëndetit.

The post Mjekrat e burrave mund të jenë një “fole” për baktere më shumë se trupi i qenve appeared first on iconstyle.al.

Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Flamingot çdo vit po shfaqen gjithnjë e më të shumtë në numër edhe në liqenin e Pogradecit, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga spektakli që dhurojnë flamingot duke fluturuar në tufë mbi liqenin e Pogradecit, ku roza e krahëve të tyre përzihet me blunë e ujërave.

Flamingot tashmë janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur.

Në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë, por prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.

/k.s/j.p/

The post Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këto janë dy nga perimet më të rrezikshme për macet dhe qentë

By: gaze tare
5 October 2025 at 18:33

Shumë pronarë kafshësh përpiqen t’u ofrojnë ushqime “të shëndetshme” miqve të tyre me katër putra, duke menduar se frutat dhe perimet që janë të mira për njerëzit janë po aq të mira edhe për ta. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Sipas veterinerëve, qepët dhe hudhrat janë ndër ushqimet më të rrezikshme për macet dhe qentë, dhe duhen shmangur me çdo kusht.

Këto dy perime përmbajnë substanca toksike të quajtura tiosulfate dhe disulfide, të cilat dëmtojnë rëndë qelizat e kuqe të gjakut tek kafshët. Si pasojë, mund të zhvillohet anemia hemolitike, një sëmundje e rrezikshme që pengon transportin normal të oksigjenit në trup. Gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi dhe, në raste ekstreme, të çojë në vdekje.

Edhe një sasi e vogël qepë ose hudhër mund të shkaktojë pasoja serioze, sidomos nëse konsumohen rregullisht ose në formë të përpunuar, si në ushqime të gatuara për njerëz. Simptomat e helmimit zakonisht shfaqen brenda disa orësh deri në disa ditë, dhe përfshijnë:

-vjellje dhe diarre

-mungesë oreksi

-dobësi dhe lodhje të theksuar

-zbehje të mishrave të gojës

-frymëmarrje të shpejtë ose vështirësi në frymëmarrje

Veterinerët theksojnë se as qepët e njoma, as pluhurat e hudhrës apo përbërësit që i përmbajnë këto nuk janë të sigurta. Madje, edhe ushqimet e gatshme për njerëz si qoftet, salcat, supat apo byrekët mund të jenë të rrezikshme nëse kafsha i konsumon.

Nëse dyshoni se macja apo qeni juaj ka ngrënë ndonjë nga këto perime, është jetike të kërkoni menjëherë ndihmë veterinarë. Mos prisni që simptomat të përkeqësohen, pasi sa më herët të trajtohet kafsha, aq më të mëdha janë shanset për shërim të plotë.

Për të parandaluar raste të tilla, specialistët këshillojnë që kafshët të ushqehen vetëm me produkte të përshtatura për to dhe që pronarët të jenë gjithmonë të kujdesshëm me mbetjet e ushqimit në shtëpi. Kujdesi dhe informimi janë mënyra më e mirë për të mbajtur shëndetin dhe jetën e gjatë të miqve tanë me gëzof.

The post Këto janë dy nga perimet më të rrezikshme për macet dhe qentë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌