Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Balluku duhet të ishte shkarkuar”, Petro Koçi kundër Ramës: Ti heqim imunitetin

By: Ela
17 December 2025 at 12:40

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera. Ish-ligjvënësi socialist ka dalë kundër Ramës i cili është kthyer në një avokat të zellshëm për […]

The post “Balluku duhet të ishte shkarkuar”, Petro Koçi kundër Ramës: Ti heqim imunitetin appeared first on BoldNews.al.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ish-deputeti i PS-së Petro Koçi: Situatë e vështirë për partinë tonë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen

By: V K
17 December 2025 at 12:54

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzim me tendera.

Ish-ligjvënësi socialist u shpreh se, Parlamenti duhet të marrë vendimin për heqjen e imunitetit ndaj saj.

“Kuvendi te ruaje standardin e vendosur prej kohesh me rastet e kërkesave te SPAK per heqje imuniteti”, deklaroi Petro Koçi, duke shtuar se, “situata është e vështirë për partinë tonë”.

Ai theksoi se Balluku duhej të kishte dhënë dorëheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale për të.

“Do ishte e këshillueshme dorëheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i një politikani nga te qenit patjetër minister”, shkroi ish-deputeti, teksa shtoi “Ne aspektin njerëzor çdo fërkim duarsh nga kolegë të PS do te ishte kompromentues dhe i pamoralshëm”.

Postimi i plotë:

Kendveshtrimi im

Ishte i drejte ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese i vendimit te GJKKO per pezullimin nga funksioni ministror i Belinda Ballukut.

Balluku duhej te kishte dhene doreheqjen ose te ishte shkarkuar sapo u shpall fillimi i ndjekjes penale per te.

Gjykata Kushtetuese nuk shpalli pafajesi per Ballukun. Ajo vetem pezulloi pezullimin e saj nga funksioni ekzekutiv.

Gjykata Kushtetuese nuk e shpalli GJKKO fajtore. Pra nuk shpalli ndonje pale humbese apo ndonje pale fituese.

SPAK nuk ka ndermarre ndonje hap hakmarres me kerkesen per heqje imuniteti, por nje vijimesi te logjikshme. Gjykoj qe me pezullimin qe kishin kerkuar me pare paten perzgjedhur nje mase me favorisuese per ministren Balluku.

Situata eshte e veshtire per partine tone, por jo e rende. Mjafton qe Kuvendi te ruaje standartin e vendosur prej kohesh me rastet e kerkesave te SPAK per heqje imuniteti.

Do ishte e keshillueshme doreheqja e ministres Balluku edhe se e vonuar. Nuk varet personaliteti i nje politikani nga te qenit patjeter minister.

PD po ben teater. Asaj nuk i intereson legjitimimi moral i drejtesise se re perballe mbeshtetesve te vet.

Ajo parti ka hallin e madh te ndjekjes penale te Kryetarit te vet Berisha. Lufta e PD ndaj SPAK mbetet serish e eger.

Mbeshtetja e deritanishme e PS per SPAK dhe GJKKO mbeten nje histori suksesi qe nuk duhet te shenoje asnje hap prapa.

Ne aspektin njerezor cdo ferkim duarsh nga kolege te PS per kete situate te veshtire ku ndodhet kolegja Balluku do te ishte tejet kompromentues dhe i pamoralshem. Ne fund te fundit kemi te bejme me nje rrethane qe demton imazhin e Partise tone e jo vetem nje person. Urimi me i moralshem do te ishte pafajesia ne fund te procesit.

The post Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ish-deputeti i PS-së Petro Koçi: Situatë e vështirë për partinë tonë, duhet të kishte dhënë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së (FOTO)

By: V K
8 November 2025 at 12:33

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është ndarë nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së Petro Koçi, pas një lufte thuajse një vit e gjysmë me kancerin.

“Beni ynë nuk ja doli dot”, shkruan ish-deputeti i PS-së.

Ish-ligjvënësi shprehet se familjes së tyre, do t’u mbetet shpirti i përvëluar.

“Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, Petro Koçi Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar”, shkroi ai.

Postimi:

Beni yne nuk ja doli dot!

Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.

Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.

Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.

Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

 

The post E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Debati në “Real Story”/ Koçi-Alimehmetit: Je njësoj si Berisha e Noka. Nxisni njerëzit kundër gjykatave

7 October 2025 at 21:23

Në emisionin “Real Story” në ABC News, u diskutua për garën për Bashkinë e Tiranës. Ish-deputeti i PS Petro Koçi dhe Ilir Alimehmeti kanë pasur një diskutim me tone të larta mes tyre.

Ishte një video e nxjerrë nga Ilir Alihmehmeti që paraqet një moment nga Kuvendi, ‘i cili shprehet se ndërsa flitej për vrasjen e të miturit Martin Canit, Ogerta Manastirliu nuk po tregonte seriozitet’. Kjo ka ndezur edhe më shumë debatin, ndërsa Petro Koçi drejtuar Alimehmetit tha se po bën të njëjtën sjellje si Berisha dhe po përdor situata që nuk janë të duhura.

Pjesa nga diskutimi në studio:

Koçi: Ju jeni partia që i thoni SPAK organizatë kriminale…

Ilir Alimehmeti: Ju nuk ju pëlqen dhe nuk doni të diskutoni të vërtetat.

Kur flitet për vrasjen e një fëmijë në parlament nuk dihet të zgërdhihesh

Petro Koçi: Ti vazhdon të jesh kopje e Sali Berishës. Po sjell një diskutim tjetër. Je e njëjta kopje e Berishës dhe Nokës

Ilir Alimeheti: A i mbroni dot fëmijët ju? Keni detyrë të mbroni fëmijët tanë. A mund t’i mbroni?

Koçi: Je e njëjta gjë, më thuaj ku ndryshon ti nga Berisha? Je njësoj si Berisha e Noka. Fjala është e rëndësishme, por më e rëndësishme është veprimi.

Ilir Alimehmeti: Flisni pra, kërkoni llogari. Por ka mungesë sigurie…

Petro Koçi: Je kopje e Sali Berishës

/abcnews.al/

“Binaj, ‘i infiltruar’ nga familja Berisha”/ Petro Koçi: Gara e Tiranës është e mbyllur. Arsyet pse PS zgjodhi Manastirliun

7 October 2025 at 20:43

Në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-deputeti i PS, Petro Koçi theksoi se kandidati që ka zgjedhur Partia Demokratike, Florjan Binaj nuk është i pavarur. Sipas tij, Binaj është i ‘infiltruar’ nga familja Berisha.

Më tej Koçi shtoi se gara e Tiranës sipas është e mbyllur dhe se PD është dorëzuar thjesht do të përdorë Binajn për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes.

“Gjithmonë kam konsideruara se gara e Tiranës është mbyllur. Tirana ka nevojë të ketë një personalitet dhe nëse e krahasojmë me strukturë qeveritare është niveli i zv.kryeministrit. Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është nivel shumë i lartë. Që do të thotë kur një parti politike e madhe merr përsipër pretendimin për të fituar bashkinë e Tiranës duhet të përfaqësohet nga një nivel të lartë, politik dhe përvojë të provuar administrative dhe ndaj PS zgjodhi Ogerta Manastirliun sepse i garanton të dy këto standarde. Dhe po ashtu është një figurë e moderuar në komunikim të brendshëm…Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por është i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të familjes Berisha. PD ka ngritur duart lart është dorëzuar. Dhe gjithë ky proces i gjatë që nisi në momentin që po bëhej gati të fillonte një fushatë e pjesshme, PD po përpiqej të gjente dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes. Ndaj edhe thashë që gara e Tiranës është e mbyllur”, tha ai.

“Tirana, PS fituese e padiskutueshme”/ Petro Koçi: Manastirliu, kandidatja e duhur. Opozita në gjendjen më të keqe të mundshme

By: Re Nato
29 September 2025 at 18:27

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se opozita nuk e konkurron dot PS në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen, përfshirë edhe Tiranën.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Koçi u shpreh se në garën për kryeqytetin, PS do jetë fituese, teksa PD ende nuk ka kandidat dhe ndodhet në gjendjen më të keqe të mundshme.

Koçi shtoi se Ogerta Manastriliu është kandidatja e duhur për kryeqytetin.

“Duke pasur parasysh që për Tiranën, kandidatura është përcaktuar, jemi hapa përpara opozitës. Opozita është me problematike të trashëguar, duke pasur në krye një figurë të diskretituar si Sali Berisha. Veliaj, duket që nuk është në një linjë politike me PS dhe qeverinë. Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka dëshmuar se në raste të tilla vepron shpejt, nuk i vonon vendimet. Janë një sërë faktorësh që përcaktojnë fuqinë dhe gatishmërinë për të fituar të një force politike. PS nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër, nuk besoj se do kishte fuqi ta konkurronte PS, sidomos në këto momente. PS dominon kryeqytetin, bëhet fjalë në një çerek shekulli. Është kriza e opozitës. Opozita ka dy deri në tre raunde zgjedhore që është në krizë. Rikthimi i Sali Berishës sjell dëme për ta. Nuk shoh shans për opozitën që të fitojë nga ndonjë bashki. Unë besoj se do jetë rezultat si ai i 11 majit.”, theksoi ai./abcnews.al

Legjislatura e re/ Petro Koçi: S’kemi asnjë indikator që tregon se opozita do ketë qasje konstruktive

9 September 2025 at 18:45

TIRANË– Pas pak ditësh Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet sërish në punë. Petro Koçi nga Partia Socialiste analizoi pritshmëritë e legjislaturës së re parlamentare, e cila pritet të fillojë më 12 shtator, një ditë pas prezantimit të kabinetit të ri nga kryesocialisti Edi Rama.

Ai theksoi se nga radhët e opozitës nuk shquhet asnjë shenjë, që do aplikojë qasje konstruktive dhe institucionale.

Sipas tij, opozita, dhe në veçanti Partia Demokratike, ka nevojë për drejtim të ri dhe një reformim të thellë duke mos i lënë hapësirë rrymës berishiste.

“Nuk kemi asnjë indikator që opozita të ketë një qasje konstruktive, sepse aty sundon fryma e Sali Berishës. Nuk shoh asnjë përpjekje, ide, që lidhet me rregullimin e imazhit dhe lidershipit në atë parti, gjë që do ishte shumë e rëndësishme. Ajo është një opozitë që ka nevojë për t’u reformuar dhe ndryshuar.

Nuk shohim ndonjë zë apo ide të re. Ecuria e opozitës dhe e Berishës që para zgjedhjeve dhe deri tani ka qenë e parashikuar. Ata nuk mund të arrijë deri aty se nuk do pranojnë mandatin.

Nuk janë kaq idealistë. Ai kishte si qëllim që të formonte një grup parlamentar. Po bëri një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve, sepse po ndodhi kjo, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Nga Berisha do presim vetëm berishizëm”, tha ai./abcnews.al

Fundi i rrumpallës/ Petro Koçi: Plani i Ramës synon arritjen e standardeve europiane

9 September 2025 at 18:35

TIRANË– Qeveria paralajmëron se aksioni kundër rremalles në ndërtime dhe abuzime me pronën publike, nuk do të ndalojë asnjë ditë gjatë këtij mandati qeverisës.

Një paketë re masash ligjore që po diskutohet nga qeveria parashikon dënim me burg për këdo që ndërton në zona të mbrojtura.

Kryeministri Rama tha se çdo ndërtues që devijon nga leja e ndërtimit, do të hyjë në listën e zezë, duke mos marrë dot asnjë punë për 5 vjet.

I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Petro Koçi nga Partia Socialiste u shpreh se këto masa synojnë forcimin e shtetit ligjor dhe përafrimin e Shqipërisë me familjen europiane.

“E gjitha kjo hyn te ajo qe njihet si shteti ligjor. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por  nuk jemi në nivelin e duhur. Kjo ka dy pasoja pozitive.

Ecim drejt standardeve në BE dhe kjo na shërben drejt një anëtarësim dhe nga ana tjetër rregullojmë dhe përmirësojmë kulturën ligjrespektuese si shoqëri. Bëhet fjalë për një rregullim”, tha ai./abcnews.al

Qeveria Rama 4, deputeti Koçi: Do të ketë prurje të reja, fokusi mbetet integrimi evropian

By: redi
3 September 2025 at 16:05

Deputeti ende në detyrë i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se qeveria ”Rama 4” do të jetë e kombinuar mes konsolidimit të sektorëve ekzistues dhe emrave të rinj, duke theksuar stilin e veçantë të kryeministrit për të sjellë surpriza. ”Unë besoj se do jetë një qeveri që do konsolidojë disa sektorë, por do ketë edhe prurje të reja. Edi Rama e ka pasion surprizën. Unë besoj se do ketë një gjë…

Source

Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve

By: M C
26 July 2025 at 20:24

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë thuasje gjithë Shqipërinë.

Socialisti Petro Koçi shprehet se duhen dënuar me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve dhe maleve.

Kujtojmë se vendi ynë prej disa javësh është përfshirë nga flakët për shkak të temperaturave të larta, ngjarjeve aksidentale apo dhe të qëllimshme. Zjarrfikësit, banorë të zonave të prekura nga zjarret po luftojnë çdo ditë me flakët.

The post Shqipëria në flakë/ Deputeti i PS, Petro Koçi: Të dënohen me burg përjetë ata që i vënë zjarrin pyjeve e maleve appeared first on Albeu.com.

“Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë

5 July 2025 at 10:40

Sipas Koçit, një ndër problemet më të mëdha të administratës qëndron pikërisht te drejtuesit lokalë që kanë mbetur të njëjtët prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të ministrave e deputetëve. Ai i cilëson ata si “arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar”.

‘Spastrimet’ e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë ndaj ‘Republikës së Drejtorëve’ e quan Koçi në një postim në Facebook, ndërsa jep edhe arsyet e tij se përse e mbështet këtë nismë të Ramës.

Koçi kujton se edhe në vitin 2020, kur mori drejtimin e PS në Fier, ndërmori një betejë të ashpër ndaj administratës së korruptuar. Ai thekson se ndonëse kjo u interpretua si përçarje, rezultati i zgjedhjeve të 2021 në Fier tregoi se qytetarët kërkonin shërbim dhe ndëshkim të korrupsionit.

Koçi thekson se mbështetja për nismën e Ramës nuk është thjesht politike: “Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën më të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ia ul legjitimitetin”, ndërsa përmend edhe aferën 5D me drejtorët në Bashkinë e Tiranës.

Petro Koçi:

“Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës së Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata! Arrogantë, mospërfillës dhe shpesh të korruptuar. Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administratën në vartësi vendore dhe qendrore. Disa të korruptuar politikë u përpoqën ta përkthejnë këtë qëndrim thuajse të përditshëm si përçarje. Por, rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njësitë e tjera të qarkut që u zhytën në rënie të qartë mori një rezultat që ruajti votat e 2017-ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak të fletëve ngatërruese të votimit.

Ky rezultat kur ne kishim në dorë vetëm çelesat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se me kishte dërguar Edi Rama pikërisht për të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort. Por përçarësit e vërtetë e të korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbështeste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.

Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse përndryshe e pësoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetarët vendorë, por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër. Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qëndrim publik denoncova skemën me të cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderët e prokurimet e enteve shtetërore në territorin tonë/

Kryetarët e PS të Njësive Administrative u urdhëruan qe te mos vinin në mbledhjen e radhës qe thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu përgjigjën urdhrit te korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt me dëmtonte mua. Në fakt ky qe një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi. Në atë kohë nuk e bëra publik, por kërkova që të ndërhyhej fort nga lart. Di qe Kryetari Rama reagoi ndaj autorëve të ngjarjes politike kur kishte marrë vesh më vonë atë akt paçavureje.

Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me të besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferën 5D. Fatkeqësisht ka edhe sot nga këta “socialistët” e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përçarje që dëmton unitetin. Prandaj e mbështes fort këtë nismë të Edi Ramës. Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqë qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar te votave preferenciale për kandidatet, këtë shëmti te politikes aq të vjetër sa vetë prostitucioni”.

The post “Arrogantë, mospërfillës dhe…”/ Shpërthen deputeti ndaj ‘spastrimeve’ të Ramës: Mezi e kam pritur këtë ofensivë appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

2 July 2025 at 13:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha po zvarrit procesin për dosjen “Partizani”. Në një intervistë Koçi u shpreh se Berisha duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen.

“Duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO në qëndrimin konsistent në rastet për figura të larta politike, si zotin Berisha dhe zotin Meta. Ka figura të tjera të PS, që janë nën hetim, në gjykim. Kemi angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re. Procesi është sunduar nga një përpjekje e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ai nuk iu bind gjykatës për t’u paraqitur para SPAK. Ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat duhet të hetohet, 21 janari, Gërdeci gjithashtu. E dhe shumë gjëra të tjera.”, theksoi ai.

The post “Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen appeared first on Sot News | Lajme.

“PD, rënie në zgjedhje prej Berishës”/ Petro Koçi: Rinumërimi tregoi që nuk ka pasur manipulim

By: Re Nato
2 July 2025 at 13:22

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ishte e pritshme rezultati i zgjedhjeve më 11 maj, ku fitues dolën socialistët.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se PD pësoi rënie të madhe, për shkak të Sali Berishës.

Koçi shtoi se rinumërimi i votave tregoi se nuk ka pasur manipulim të zgjedhjeve.

“Është komplet e pritshme, PD në këto zgjedhje pësoi rënie të madhe. Aryseja është Sali Berisha. Nuk pritet diçka tjetër. PS duhet t’i qëndrtojë me shumë seriozitet asaj që ka ndodhur me deformimin e votës personale. Numëruesit kanë qenë më rigorozë për votat e subjekteve politike. Ajo që ndryshon në rastin e Fierit, është vota individuale. Në përgjithësi, nga rinumërimi është konfirmuar rezultati në numërimin fillestar. Ne mund të themi këtë që pretendimi i PD për zgjedhje të manipuluara, pëson një goditje të re. Në pretendimin e PD ka vulgaritet dhe bëhet vetëm për interesin e Sali Berishës. Ai e ka për efekte të brendshme, i duhet që të mos japë dorëheqjen. Ai kërkon që demokratëve t’u mbushë mendjen se ka manipulim dhe se nuk duhet të lëvizë nga karrigia e kryetarit. Nuk ka asnjë shenjë reflektimi. Nuk ka zëra të tjerë. Një pjesë prej tyre e kanë dashur këtë humbje, që ai të mbante përgjegjësi. Por duke mos pasur përgjegjësi, ata bëjnë lojë teatrore.”, theksoi ai./abcnews.al

“Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…

26 June 2025 at 11:23

Nuk kanë munguar diskutimet në seancën plenare, ndaj deputetëve dhe Kreut të PD, Sali Berisha. Deputeti i PS, Petro Koçi nuk ka kursyer Berishën, duke e akuzuar për zgjedhjet e lira ndër vite dhe bandat e tij elektorale.

Petro Koçi:

Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996,
E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.
E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër.
Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh!

The post “Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në… appeared first on Sot News | Lajme.

“Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin

By: Ela
26 June 2025 at 11:32

Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputeti socialist Petro Koçi janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën plenare në Kuvend. Berisha, teksa ironizoi se ku janë dy deputetet e reja Zegjine Çaushi dhe Sara Mile, përmendi edhe deputetin socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme. Berisha u shpreh se […]

The post “Petron e nxorën kartelet nga Parlamenti”, Berisha përplaset me Koçin appeared first on BoldNews.al.

Petro Koçi i kthehet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh!

By: lindita
26 June 2025 at 11:24

Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të ish-kryeministrit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia. Por deputeti Koçi ia ktheu: “Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të…

Source

Petro Koçi kapet me Zegjinenë e Roskovecit që e zëvëndësoi në parlament

By: user 4
23 June 2025 at 11:59

Teksa po mbyll kapitullin e tij në Kuvend, ish-deputeti socialist Petro Koçi nuk i ka kursyer kritikat ndaj profilit të disa prej kandidatëve të rinj të Partisë Socialiste, duke shigjetuar drejtpërdrejt Zegjine Çaushin, kandidate në Fier që tërhoqi vëmendje me fushatën e saj në rrjete sociale.

Duke komentuar mënyrën e komunikimit të Çaushit me publikun, Koçi tha se ajo “ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më”, duke shtuar se “nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze.”

Edhe pse ai pranoi rëndësinë e rrjeteve sociale në fushatat elektorale moderne, Koçi vuri theksin se kjo mënyrë prezantimi nuk duhet të bëhet normë brenda Partisë Socialiste. “Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe,” përfundoi ai.

.

The post Petro Koçi kapet me Zegjinenë e Roskovecit që e zëvëndësoi në parlament appeared first on Lapsi.al.

Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste

By: V K
23 June 2025 at 11:04

Petro Koçi, vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë të hapur, por duket se përplasjen e ka edhe me Belinda Ballukun, e cila e mbushi listën e Fierit me vartës të saj dhe me njerëz që i përdor për interesa personale.

Së fundmi, gjatë një interviste në A2 CNN, Petro Koçi ka sulmuar Zegjine Çaushin, e cila është promovuar gjatë fushatës elektorale nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake, ku ajo vintenë lojë kundërshtarin e Belinda Ballukut në Fier, Gazment Bardhin.

Sipas Petro Koçit, sjellja e Zegjinesë në rrjetet sociale është e ekzagjeruar, pasi sipas tij, dhe se nuk është ky imazhi i PS-jsë, pasi sipas tij janë një parti serioze.

Me termin “serioze”, nuk dihet nëse Petro Koçi i referohej Elisa Spiropalit të “Skënderbeut”, Edona Bilalit të “Zeusit”, Bora Muzhaqit, Safet Gjicit, Shukri Xhelilit apo Tërmet Peçit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze”, u shpreh Koçi.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe”, tha ai.

The post Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste appeared first on Albeu.com.

Petro Koçi rrëzon “Syri TV” për ’97-ën

21 June 2025 at 21:47

Deputeti i ps petro koci ka reguar pas nje shkrimi te publikuar nga syri tv

1. Keta presin fotot si ne kohen e Enverit. Une nuk kam perdorur asnje sekonde simbolin me tre gishta. Prandaj foto e syrit eshte reduktuar nga lart.
Edhe pse tre gishtat ishin simbol i opozites antimilloshevic ne Serbi do ishte e pafalshme per nje politikan shqiptar qe te perdorte simbol te tille! Prandaj na mjaftonte simboli V , por ndryshe nga ai i PD. Fatkeqesisht kishte qytetare qe smerrnin leje dhe perdornin tre gishtat antimilloshevic te opozites serbe!
2. Nuk kam drejtuar kurre ndonje proteste te dhunshme.
E vetmja date e dhunshme ne Fier ka qene ajo e 26 Janarit 97 kur ca hajdute tokash dhe disa te pandehur per ceshtje ordinere dogjen kadastren dhe ambiente ne prokurorine Fier. Por nuk ka qene proteste e PS.
Po te ishte e PS do me kishin ndjekur penalisht dhe me te drejte.
Une nderkohe isha ndaluar dhe qethur nje jave me pare pas nje proteste te PS ku nuk u keput as edhe nje lule. Ndalimi u be me insistim te deputeteve te PD te Fierit dhe me pasionin politik te policise.
Por filmimet e dates 19 Janar nuk mund te perdoreshin per daten 26 Janar sepse nderkohe regjimi berber me kishte ndryshuar pamjen.
3. Te jesh apo te sillesh me modesti eshte kompliment.
Por ka nje problem me konceptin modern te PD: ata te quajne modest kur nuk je hajdut.

The post Petro Koçi rrëzon “Syri TV” për ’97-ën appeared first on Sot News | Lajme.

“Në Bruksel baltosi figurën e shqiptarëve”, Petro Koçi: Berisha është “Dick Marty” shqiptar

5 June 2025 at 18:36

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi të baltosë Shqipërinë në Bruksel duke thënë se vendi ynë dominohet nga banda dhe kartele droge, të cilat sipas tij nuk lejojnë rotacionin politik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, nga foltorja e Kuvendit e quajti Sali Berishën si Dick Marty shqiptar, ndërsa tha se gjuha e tij në Bruksel ishte e patolerueshme.

“Dick Marty nuk ka vdekur. Dick Marty që dikur akuzonte UÇK për transplant organesh, ishte ringjallur dje në Bruksel. Kësaj radhe jo për të akuzuar UÇK, por vetë Shqipërinë Dick Marty shqiptar akuzonte Shqipërinë si vend kartelesh bandash, ku aeroportet dhe portet janë vënë në dispozicion të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjë e tmerrshme dhe e duartrokitshme në Kremlin, Beograd apo diku tjetër”, tha Koçi në Kuvend.

Deputeti Koçi ishte i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ndërsa pohoi sërish se damkosja e shqiptarëve në Bruksel nga kryetari i Partisë Demokratike është e pafalshme dhe e dënueshme.

“M’u kujtua menjëherë Dic Marty, i cili donte t’i vinte njollë shqiptarëve duke akuzuar UÇK për trafik organesh. Unë e quajta Berishën si Dick Marty shqiptar. Ajo që bëri ishte e patolerueshme dhe e pafalshme. Damkosi të gjithë shqiptarët kur e krahasoi Shqipërinë me lidhje të tilla, që e çojnë deri në Amerikën Latine. Përdori gjuhën e baltosjes kur ishte në Bruksel”, tha Koçi.

Sipas deputetit socialist, Sali Berisha është simboli i dhunimit të zgjidhjeve në Shqipëri.

“Ka manipuluar, por nuk i mashtron më shqiptarët. Simboli i dhunimit të votës së lirë deri në grusht shteti, janë disa palë zgjedhjes, në të cilat ai është përfshirë në dhunim të zgjedhjesh. Ai i ka bërë zgjedhjet në mënyrë fashiste, jo thjesht manipulim”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌