❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 January 2026Main stream

Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

By: Fax Web
13 January 2026 at 08:58

Kryeministri Edi Rama ndodhet nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesĂ« nĂ« JavĂ«n e QĂ«ndrueshmĂ«risĂ« “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSË).

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga sisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i Ekzekutivit Ă«shtĂ« i pranishĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« event me ftesĂ« tĂ« Presidentit tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, tĂ« cilin e cilĂ«son “njĂ« mik tĂ« madh tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Before yesterdayMain stream

“NATO myslimane” nĂ« horizont - kapitali saudit, arsenali bĂ«rthamor pakistanez dhe fuqia ushtarake turke

10 January 2026 at 13:10


Turqia po shqyrton mundĂ«sinĂ« e bashkimit me ArabinĂ« Saudite dhe Pakistanin nĂ« njĂ« aleancĂ« tĂ« re mbrojtĂ«se, tĂ« modeluar sipas NATO-s, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur mediat turke. Ky zhvillim pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« “arkitekturĂ« tĂ« re sigurie” dhe tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« konsiderueshĂ«m nĂ« ekuilibrat rajonalĂ«.

Raportimet tregojnĂ« se bisedimet pĂ«r pĂ«rfshirjen e AnkarasĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« avancuar dhe se arritja e njĂ« marrĂ«veshjeje Ă«shtĂ« shumĂ« e mundshme. Nisma vjen pas nĂ«nshkrimit, nĂ« muajin shtator, tĂ« njĂ« pakti mbrojtĂ«s mes ArabisĂ« Saudite dhe Pakistanit, i cili parashikon se çdo sulm ndaj njĂ«rĂ«s palĂ« do tĂ« konsiderohet si agresion ndaj tĂ« gjithĂ«ve – njĂ« parim qĂ« pasqyron drejtpĂ«rdrejt Neninin 5 tĂ« NATO-s.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, Turqia e sheh këtë aleancë si një mjet për të rritur sigurinë kombëtare dhe për të penguar kërcënimet potenciale. Ky orientim lidhet edhe me dyshimet në rritje mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paqartësitë rreth angazhimit të presidentit Donald Trump ndaj NATO-s, organizatë ku Turqia ka qenë anëtare për dekada.

Eksperti i sigurisë Nihat Ali Ozcan nga instituti TEPAV në Ankara vlerëson se të tre shtetet do të përfitonin ndjeshëm nga një bashkëpunim i tillë, duke marrë parasysh asetet strategjike që secili sjell.

Arabia Saudite kontribuon me kapacitete tĂ« mĂ«dha financiare falĂ« pasurisĂ« sĂ« saj energjetike; Pakistani Ă«shtĂ« i vetmi shtet mysliman i pajisur me armĂ« bĂ«rthamore, raketa balistike dhe njĂ« ushtri tĂ« konsiderueshme; ndĂ«rsa Turqia ofron pĂ«rvojĂ« tĂ« gjerĂ« luftarake dhe njĂ« industri ushtarake tĂ« avancuar, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e dronĂ«ve, si BayraktarĂ«t. “Ndryshimet nĂ« dinamikat rajonale po i detyrojnĂ« shtetet tĂ« kĂ«rkojnĂ« forma tĂ« reja tĂ« partneriteteve tĂ« sigurisĂ«,” thekson Ozcan, shkruan bloomberg.

Përfshirja e mundshme e Turqisë në këtë pakt sinjalizon gjithashtu një fazë të re në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit. Pas shpërthimit të Pranverës Arabe në vitin 2011, Turqia u rreshtua me Katarin dhe mbështeti Vëllazërinë Myslimane, çka solli përplasje me Arabinë Saudite, e cila e shpalli këtë lëvizje organizatë terroriste në vitin 2014.

Tensionet kulmuan gjatë bllokadës së Katarit në vitin 2017, të udhëhequr nga Riadi. Megjithatë, vitet e fundit janë shënuar hapa të dukshëm afrimi. Si tregues i këtij normalizimi, Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi se forcat detare të Turqisë dhe Arabisë Saudite zhvilluan këtë javë takimin e tyre të parë në Ankara.

Nga ana tjetër, për Pakistanin kjo aleancë vjen në një moment delikat. Pas përplasjes së shkurtër me Indinë në muajin maj dhe rritjes së tensioneve me qeverinë talebane në Afganistan në tetor, Islamabadi po kërkon mbështetje më të fortë strategjike. Autoritetet pakistaneze akuzojnë Indinë dhe Afganistanin se po mbështesin degën pakistaneze të Talibanëve (TTP), e cila ka shtuar sulmet brenda vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit vetëvrasëse kundër një gjykate në Islamabad. /Telegrafi/

Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit

5 January 2026 at 10:05


Nga: Daniel R. DePetris / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Lindja e Mesme ka mjaft probleme edhe ashtu siç është.

Lufta në Gazë mund të jetë pezulluar përkohësisht, por përpjekja e administratës Trump për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar për çarmatosjen e Hamasit, do të thotë se plani i paqes me 20 pika i presidentit Trump është, në rastin më të mirë, i brishtë. Programet bërthamore dhe të raketave të Iranit pësuan goditje pas luftës 12-ditore në qershor, megjithatë, përpjekjet e Teheranit për të rindërtuar kapacitetin e tij ushtarak kanë shtyrë Trumpin të kërcënojë me një tjetër sulm. Ndërkohë, Siria mbetet në një periudhë të vështirë tranzicioni, në të cilën qeveria e re e udhëhequr nga ish-komandanti i Al-Kaedës, Ahmed al-Sharaa, po përpiqet të konsolidojë autoritetin e vet.

TashmĂ« mund t’ia shtojmĂ« kĂ«saj pĂ«rzierje edhe njĂ« krizĂ« nĂ« Gjirin Persik, njĂ« krizĂ« qĂ« mund tĂ« komplikojĂ« mĂ« tej agjendĂ«n mĂ« tĂ« gjerĂ« diplomatike tĂ« administratĂ«s Trump nĂ« rajon. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy nga partnerĂ«t mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« Uashingtonit nĂ« Lindjen e Mesme, janĂ« tashmĂ« nĂ« pĂ«rplasje tĂ« hapur mes tyre nĂ« Jemen, njĂ« vend vazhdimisht i trazuar i cili nĂ« dekadĂ«n e fundit ka qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« luftĂ«s civile.

Arabia Saudite dhe Emiratet zakonisht përshkruhen si partnerë strategjikë, në mos aleatë.

Kjo nuk është krejtësisht e pasaktë; dy fuqitë e Gjirit bashkëpunojnë në një sërë çështjesh të sigurisë. Të dyja vendet duan që qeveria e re e Sirisë të ketë sukses dhe ishin të shpejta në ofrimin e mbështetjes politike dhe ekonomike për Sharaan - pasi forcat e tij përmbysën regjimin e Assadit. Të dyja janë historikisht dyshuese ndaj qëllimeve të Iranit. Si sauditët ashtu edhe emiratasit janë të lumtura që trupat amerikane ndodhen në tokat e tyre. Dhe, të dyja do të donin të shihnin shkatërrimin e Hezbollahut në Liban.

Megjithatë, interesat e dy vendeve nuk janë identike. Teksa ekonomitë dhe ndikimi i tyre gjeopolitik janë rritur, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman [MBS], dhe presidenti i Emirateve, Mohammed Bin Zayed [MBZ], janë përpjekur ta shndërrojnë këtë kapital në fuqi. Për MBS-në, kjo lidhet me sigurimin e stabilitetit politik në rajon në mënyrë që mbretëria të ketë kohë të modernizojë ekonominë e saj. MBZ-ja, nga ana tjetër, duket se ka një perceptim tjetër për mënyrën si duhet ushtruar fuqia. Në Sudan, për shembull, Emiratet janë mbështetësi kryesor i huaj i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, një milici që ka ndihmuar në zhytjen e këtij vendi të madh afrikan në një nga luftërat më të këqija civile në botë. Sauditët, për dallim, janë në anën tjetër të këtij konflikti dhe janë përfshirë më shumë në zgjidhje diplomatike.

Megjithatë, Jemeni është vendi ku interesat saudite dhe emiratase përplasen më dhunshëm. Dikur, Riadi dhe Abu Dabi ishin organizatorët kryesorë të një koalicioni ushtarak që kishte për qëllim rrëzimin me forcë të Lëvizjes Huti të mbështetur nga Irani. Por, me kalimin e kohës dhe me ngërçin që u krijua në luftë, Emiratet vendosën të tërhiqeshin, hoqën shumicën e forcave të tyre nga vendi në vitin 2019 dhe që atëherë janë përqendruar në krijimin e përfaqësuesve të besueshëm në pjesën jugore të vendit. Sauditët gjithashtu janë tërhequr ushtarakisht, por ende e shohin stabilitetin e Jemenit si të pandashëm nga interesi i tyre.

Problemi është se qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, kalon po aq kohë duke luftuar veten sa edhe hutët. Këshilli Presidencial i Udhëheqjes, që supozohej të bashkonte elementët anti-Huti në një administratë të unifikuar, në realitet është një përzierje interesash konkurruese; sauditët kanë të preferuarit e tyre dhe emiratasit të vetët. Rastësisht, i preferuari i Emirateve, Këshilli Tranzitor Jugor (STC), është forca më e fuqishme në terren dhe ka humbur durimin me procesin normal. STC-ja, që ka për synim afatgjatë krijimin e një shteti të pavarur në Jugun e Jemenit, ka kaluar javën e fundit duke marrë territore, përfshirë zona pranë kufirit jugor të Arabisë Saudite.

SauditĂ«t reaguan me shpejtĂ«si. TĂ« martĂ«n, mĂ« 30 dhjetor, Riadi ndĂ«rmori sulme ajrore kundĂ«r njĂ« autokolone qĂ« sipas tyre po furnizonte STC-nĂ« me armĂ« nga Emiratet. Ministria e Jashtme Saudite gjithashtu publikoi njĂ« deklaratĂ« ku praktikisht fajĂ«sonte Emiratet pĂ«r destabilizimin e Jemenit. MĂ« 2 janar, sulme tĂ« tjera ajrore saudite goditĂ«n pozicionet e STC-sĂ« dhe forcat jemenase, tĂ« mbĂ«shtetura nga sauditĂ«t, nisĂ«n njĂ« operacion pĂ«r rimarrjen e territorit. Emiratet janĂ« pĂ«rpjekur tĂ« ruajnĂ« ekuilibrin mes shprehjes sĂ« kundĂ«rshtimeve, mbrojtjes sĂ« interesave tĂ« tyre dhe shpalljes sĂ« tĂ«rheqjes sĂ« tĂ« gjitha forcave tĂ« tyre. NĂ«se MBS-ja do t’i shohĂ« kĂ«to shpallje si njĂ« mundĂ«si pĂ«r shpĂ«rshkallĂ«zim, kjo mbetet pĂ«r t’u parĂ«.

Si do të ndikojë kjo përçarje në Gjirin Persik, në iniciativat e Trumpit në rajon? Në planin afatshkurtër, ndoshta nuk do të ketë ndonjë ndikim. Përplasja Saudite-Emiratase është e kufizuar kryesisht në Jemen, një vend të cilin administrata Trump e sheh me interes vetëm për aq kohë sa Lëvizja Huti vazhdojnë të sulmojnë cisternat civile në Detin e Kuq. Sulmet e hutëve janë zbehur kohët e fundit. Shtëpia e Bardhë ka gjasa të mos shpenzojë shumë kapital politik për Jemenin, pavarësisht luftimeve të fundit.

Megjithatë, nëse Riadi dhe Abu Dabi nuk arrijnë një kompromis për mënyrën se si duhet qeverisur Jemeni, si duhet strukturuar milicitë anti-Huti dhe çfarë marrëveshjesh sigurie duhet të zbatohen përgjatë kufirit të përshkueshëm të Jemenit, rivaliteti mund të përhapet edhe në fusha të tjera të politikës. Rindërtimi i Gazës mund të bëhet edhe më i ndërlikuar nëse sauditët dhe emiratasit fillojnë të punojnë në kahe të kundërta. E njëjta vlen për Sirinë, ku forcimi i shtetit të ri mund të bëhet i pamundur nëse MBS-ja dhe MBZ-ja fillojnë ta shohin Levantin si një arenë rivaliteti dhe jo bashkëpunimi.

Për Trumpin, asnjë nga këto nuk do të ishte në veçanti e dobishme. /Telegrafi/

Arabia Saudite thërret fraksionet jugore të Jemenit për dialog në Riad

By: Rovena
3 January 2026 at 18:17

Arabia Saudite ka bërë thirrje që fraksionet jugore të Jemenit të marrin pjesë në një dialog në kryeqytetin Riad, pas një përplasjeje mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara të Arabisë (EBA) lidhur me situatën në jug të vendit.

Të dy vendet e Gjirit kanë ndërhyrë për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit në luftën civile që vazhdon prej vitesh, por një ndarje e aleancës i ka shtyrë ata të mbështesin grupe rivale në terren. Një nga këto grupe po përpiqet të shpallë pavarësinë e një shteti të shkëputur në jug të vendit.

MĂ« 2 dhjetor, KĂ«shilli i Kthimit Jugor (STC), i mbĂ«shtetur nga Emiratet e Bashkuara, nisi njĂ« ofensivĂ« tĂ« gjerĂ« ushtarake nĂ« juglindje, duke marrĂ« kontrollin mbi provinca tĂ« pasura me naftĂ«, pĂ«rfshirĂ« Hadramaut, qĂ« kufizohet me ArabinĂ« Saudite. STC argumentoi se ofensiva ishte e nevojshme pĂ«r tĂ« “ristabilizuar rendin” nĂ« jug. Por kreu i KĂ«shillit Presidencial, Rashad al-Alimi, e quajti atĂ« “rebelim”, duke paralajmĂ«ruar se mund tĂ« çonte nĂ« copĂ«timin e Jemenit dhe nĂ« kaos rajonal.

Situata u tensionua më tej me sulme ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ku shtatë persona u vranë në një kamp ushtarak të STC-së në Hadramaut. Sulmet e mëparshme përfshinin portin e Mukallas, ku Arabia Saudite akuzoi Emiratet se kishin dorëzuar dy anije me pajisje ushtarake për separatistët, akuza që EBA e mohoi.

Pas kĂ«tyre zhvillimeve, KĂ«shilli Presidencial i Jemenit urdhĂ«roi tĂ« gjitha trupat e Emirateve tĂ« largoheshin nga vendi brenda 24 orĂ«ve, njĂ« vendim qĂ« u mbĂ«shtet nga Arabia Saudite, duke e konsideruar sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« saj si “vijĂ« e kuqe”. Emiratet pranuan tĂ« tĂ«rhiqen, por ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se kjo nuk do tĂ« ndikojĂ« nĂ« forcĂ«n e STC-sĂ« nĂ« terren.

Që nga fillimi i luftës civile në 2014, Jemen ka përjetuar një krizë të thellë humanitare, duke pasur një nga nivelet më të larta të urisë në botë dhe një sistem shëndetësor të shkatërruar. Mbi 377,000 persona janë vlerësuar të kenë vdekur si pasojë e luftës dhe mungesës së ushqimit, përfshirë 259,000 fëmijë nën pesë vjeç.

Ekspertët shprehin shqetësimin se diferencat mes Arabisë Saudite dhe Emirateve mbi logjikën strategjike në Jemen mund të çojnë në një konflikt më të gjerë, duke kërcënuar stabilitetin jo vetëm të Jemenit, por të gjithë rajonit. STC-ja, nga ana e saj, konfirmon aspiratat për një shtet të pavarur jugor dhe thotë se nuk do të jetë një kërcënim për sigurinë e Arabisë Saudite, duke premtuar stabilitet dhe mos-shpërndarje të ekstremizmit.

Riadit i takon tani tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« bashkojĂ« fraksionet jugore nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r tĂ« diskutuar “zgjidhje tĂ« drejtĂ« pĂ«r çështjen jugore”, por rruga drejt njĂ« paqeje tĂ« qĂ«ndrueshme duket e gjatĂ« dhe e vĂ«shtirĂ«.

Separatistët e Jemenit shpallin planin për pavarësi

3 January 2026 at 10:20


Lëvizja separatiste e jugut të Jemenit ka njoftuar një kushtetutë dhe synon të mbajë një referendum për pavarësi nga veriu.

Nuk është menjëherë e qartë nëse masa e Këshillit Kalimtar Jugor (STC), e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), mund të zbatohet apo ishte kryesisht simbolike.

Por ky është një përshkallëzim i një konfrontimi që i ka vënë përballë njëra-tjetrës Arabinë Saudite , e cila mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit , dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se po tërhiqnin trupat e tyre nga Jemeni menjëherë pas deklaratës së separatistëve.

Muajin e kaluar, luftëtarë të lidhur me STC-në morën kontrollin e dy provincave jugore nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite dhe morën pallatin presidencial në qytetin kryesor të jugut, Aden, duke e detyruar qeverinë atje të ikte në kryeqytetin saudit, Riad.

Të premten, aeroplanët luftarakë sauditë bombarduan kampet dhe pozicionet ushtarake të mbajtura nga STC në provincën Hadramout, ndërsa luftëtarët e mbështetur nga Arabia Saudite u përpoqën të pushtonin objektet.

Ishte ndërhyrja e fundit nga Arabia Saudite, e cila në javët e fundit ka bombarduar forcat e STC-së dhe ka goditur atë që e quajti një dërgesë me armë emirate të destinuara për separatistët.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e tyre në Jemen kanë qenë të gjithë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani që kontrollojnë veriun.

Lufta civile dhjetëvjeçare ka shkatërruar vendin më të varfër të botës arabe.

Qëllimi i koalicionit është të rivendosë qeverinë e njohur ndërkombëtarisht, e cila u dëbua nga veriu nga rebelët Houthi.

Por tensionet midis fraksioneve dhe dy vendeve të Gjirit duket se po e shpërbëjnë koalicionin.

Kreu i STC-së, Aidarous al Zoubeidi, lëshoi një deklaratë video duke thënë se kushtetuta do të jetë në fuqi për dy vjet, pas së cilës do të mbahet një referendum mbi "ushtrimin e të drejtës së vetëvendosjes për popullin e Jugut".

Gjatë këtyre dy viteve, tha ai, "palët përkatëse" në Jemenin verior dhe jugor duhet të zhvillojnë një dialog mbi "një rrugë dhe mekanizma që garantojnë të drejtën e popullit të Jugut".

Kushtetuta me 30 nene përshkruan krijimin e "Shtetit të Arabisë Jugore", që mbulon të njëjtin territor si ish-Republika Demokratike Popullore e Jemenit, shteti i pavarur jugor që ekzistonte nga viti 1967 deri në vitin 1990.

Nuk ishte e qartë se çfarë ndikimi praktik do të kishte.

Por deklarata mund të pengojë përpjekjet për të shmangur një konflikt të hapur midis separatistëve dhe pjesës tjetër të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha në një deklaratë se vendi po e trajtonte situatën "me përmbajtje, koordinim dhe një angazhim të qëllimshëm për uljen e tensioneve, të udhëhequr nga një politikë e jashtme që vazhdimisht i jep përparësi stabilitetit rajonal mbi veprimin impulsiv". /Telegrafi/

Edhe pse janë aleatë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara përplasen për Jemenin

1 January 2026 at 08:30


Arabia Saudite ka kërkuar që Emiratet të tërheqin trupat e tyre nga Jemeni dhe të ndalojnë mbështetjen ndaj separatistëve jugorë.

Forcat separatiste të lidhura me EBA morën shpejt nën kontroll zona të mëdha në jug të Jemenit në muajin dhjetor, përfshirë rajonin e pasur me naftë Hadhramaut.

Hadhramaut është jashtëzakonisht i ndjeshëm për Arabinë Saudite: kufizohet me mbretërinë dhe humbja e ndikimit aty dobëson kontrollin saudit.

Rijadi i sheh veprimet e EBA-së si kërcënim për sigurinë e saj dhe tashmë ka bombarduar pajisje ushtarake që raportohet se Abu Dabi i ka furnizuar separatistëve.

Emiratet duan të rivendosin një shtet të pavarur në jug - Jemeni Jugor - gjë që kërkon kontroll mbi naftën dhe portet kyçe tregtare.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, synon të mbajë Jemenin të bashkuar.

Nëse tensionet nuk ulen, luftimet mund të shpërthejnë së shpejti jo vetëm midis fraksioneve lokale, por edhe midis fuqive rajonale që i mbështesin ato - Arabia Saudite dhe EBA.

Kjo do të ringjallë luftën në Lindjen e Mesme me forcë të re. /Telegrafi/

Përplasja mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara është lajm i keq për të gjithë botën

31 December 2025 at 10:08


Burimi: The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Kryeministria britanike [Downing Street] është tërësisht e preokupuar me stuhinë e brendshme të krijuar nga mikpritja e një nxitësi trazirash nga Lindja e Mesme [Alaa Abd el-Fattah], prandaj nuk ka asgjë për të thënë - e aq më pak për të kontribuar në qetësimin e krizës - teksa dy partnerët kryesorë të Britanisë në Gjirin Persik janë papritur në përplasje të hapur mes vete.

Vendimi i Arabisë Saudite për të bombarduar atë që ajo pretendoi se ishte një ngarkesë armësh për kryengritësit jemenas, dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nxori në pah tensionin e rrezikshëm mes shteteve kryesore sunite të pasura me naftë në Lindjen e Mesme.

Vetëm kohët e fundit, princat e kurorës që qeverisin Arabinë Saudite dhe Emiratet - Mohammed bin Salman [MBS] në Riad dhe Mohammed bin Zayed [MBZ] në Abu Dabi - dukeshin si vëllezër gjaku në aleancën kundër Lëvizjes Huti të mbështetur nga Irani në Jemen. Por, në fakt, ndërhyrja e tyre e përbashkët dhe e dështuar kundër hutëve në Jemen - e braktisur nga Emiratet në vitin 2019 - helmoj marrëdhëniet e tyre.

Emiratet nuk u tërhoqën plotësisht nga Jemeni, por konsoliduan praninë e tyre në jugun e vendit të përçarë nga fraksionet - aty ku ndodhet nafta. Dominimi i Jugut të pasur me energji dhe vijës bregdetare që ndjek rrugën drejt Kanalit të Suezit dhe një kufi të gjatë me Arabinë Saudite, ia japin Emirateve mundësinë për kërcënim të mundshëm të drejtpërdrejtë të territorit saudit nga Jugu.

Dikur gjithçka ishte ndryshe, kur MBS-ja dukej sikur donte ta kthente Arabinë Saudite në një version gjigant të Emirateve. Sauditët ishin gati të ndiqnin modelin e tyre për të inkurajuar të huajt nga vendet jomyslimane, si Britania, që të sillnin aftësitë e tyre të biznesit dhe paratë për të investuar në Dubai, ndërkohë që linin pas politikën e tyre demokratike perëndimore. Tani, qendra multi-miliardë dollarëshe turistike e planifikuar nga MBS-ja në Neom, në Detin e Kuq, mund të jetë objektiv në një luftë të armatosur. Hutët ngacmues kanë pretenduar se Emiratet u ofruan atyre miliona dollarë që të ndalnin sulmet e tyre me dronë mbi anijet në Detin e Kuq, që shkojnë drejt Kanalit të Suezit dhe portit izraelit në Eilat, dhe në vend të tyre të godisnin punimet ndërtimore në Neom!

Emiratet janë të vogla krahasuar me Arabinë Saudite, por pasuria e tyre për frymë është shumë më e madhe. Emiratet kanë një popullsi të bindur, të mbajtur nën kontroll nga suksesi ekonomik dhe nga një polici vigjilente. Ushtria e tyre, e përbërë nga shumë mercenarë, ka performuar më mirë në ndërhyrjet rajonale sesa forcat e Mbretërisë.

Popullsia shumë më e madhe e Arabisë Saudite ka përjetuar rënie të standardeve të jetesës, pasi çmimet e energjisë nuk kanë ndjekur ritmin e rritjes demografike. Ndërsa MBZ-ja ka para për të financuar aventurat e tij gjeopolitike në një brez territori që shkon nga Jugu i Jemenit përtej Detit të Kuq e thellë në shtete të shkatërruara nga lufta, si Sudani dhe Libia, Arabia Saudite e MBS-së ka deficit buxhetor dhe po përpiqet të tërheqë investime në bregdetin e saj të Detit të Kuq. Sauditët kanë nevojë për qetësi te fqinjët si Sudani, që të mos trembin turistët dhe investitorët e mundshëm.

Kaosi nga Sudani në Libi dhe Mali ka lënë vakume të mbushura me ar dhe gurë të çmuar të eksportuar nën sytë vigjilentë të mercenarëve emiratas për të furnizuar bursat e Dubait. E njëjta rrëmujë e ndjek MBS-në dhe planet e tij për një Arabi të re Saudite.

Shkaqet klasike të konflikteve në Lindjen e Mesme, si qëndrimet ndaj Izraelit, janë aspekt i vogël i kësaj krize të re. Po, Emiratet kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe sauditët kanë marrë nën mbrojtje çështjen e shtetësisë palestineze, por antagonizmi mes princave të kurorës bazohet në pretendimet e klaneve rivale për epërsi në Arabinë.

Por, një konflikt lokal midis dy shteteve që qëndrojnë në zemër të furnizimit botëror me energji dhe shtrihen mbi rrugë kryesore tregtare, nuk do të mbetet lokal për shumë kohë.

PĂ«r fat tĂ« keq, roli historik i BritanisĂ« nĂ« rajon tani ndodhet nĂ« duart e princit tĂ« kurorĂ«s tĂ« vet LaburistĂ«ve tĂ« Ri - ministrit tĂ« JashtĂ«m pĂ«r Lindjen e Mesme, Hamish Falconer, djali i Charlie Falconerit, kĂ«shilltarit veteran tĂ« Tony Blairit dhe ish-Lord Kancelarit - kĂ«shtu qĂ« kush beson se Sir Keir Starmer do t’i kushtojĂ« kĂ«saj krize vĂ«mendjen qĂ« e shpĂ«rdoroi pĂ«r njĂ« delinkuent egjiptian [Alaa Abd el-Fattah]? TĂ« paktĂ«n brezat e mĂ«parshĂ«m tĂ« arabistĂ«ve tĂ« pĂ«rçmuar tĂ« QeverisĂ« [Whitehall] do tĂ« kishin ditur se ku qĂ«ndronin prioritetet e vĂ«rteta tĂ« BritanisĂ«.

Amerika ka ende rëndësi, por Donald Trumpit është joshur nga të gjithë despotët e Gjirit dhe mund ta ketë të vështirë të ndërmjetësojë pa armiqësuar njërin ose të gjithë.

Irani do të gëzohet duke parë fqinjët e tij sunitë që përplasen mes vete. Nëse ShBA-ja dhe aleatët e saj evropianë marrin anë - duke supozuar se marrin të njëjtën anë (që nuk është e garantuar për Francën e Macronit) - edhe Rusia do të jetë e lumtur të mbështesë cilëndo monarki të Gjirit që përjashtohet nga Uashingtoni dhe të tjerët.

Kina Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar pĂ«r paqen nĂ« rajon, ku ka interesa tĂ« mĂ«dha tregtare dhe i nevojitet pĂ«r rrugĂ« tĂ« sigurta tregtare drejt EvropĂ«s pĂ«r eksportet e saj dhe pĂ«r tĂ« kthyer energjinĂ« nĂ« KinĂ«. Pekini ka arsyet e veta pĂ«r tĂ« hedhur “vaj mbi ujĂ«rat e trazuara” nĂ« Gjirin Persik. Por, siç paralajmĂ«roi dikur ministri i JashtĂ«m veteran i Mao Zedongut, Zhou Enlai, “UjĂ«rat e largĂ«ta nuk shuajnĂ« zjarret lokale”.

Viti 2025 ka qenë një vit krizash dramatike të politikës së jashtme, veçanërisht në Lindjen e Mesme. Fatkeqësisht, viti 2026 duket se do të nisë me ngatërrimin më të keq deri tani. Një konflikt saudo-emirat që përhapet në rajon dhe thellohet në Afrikë do të godasë rëndë ekonominë botërore - pa marrë parasysh se kush do të triumfojë. /Telegrafi/

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se do të tërhiqen nga Jemeni pas sulmit saudit në portin e mbajtur nga separatistët

30 December 2025 at 23:09


Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të tërheqin forcat e tyre të mbetura nga Jemeni, pasi Arabia Saudite mbështeti një kërkesë nga këshilli presidencial i Jemenit që ata të largoheshin brenda 24 orëve.

Njoftimi i Emirateve pasoi një sulm ajror nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, ndaj asaj që u quajt një dërgesë armësh për forcat separatiste të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe në portin jugor të Mukallës.

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se dërgesa përmbante armë dhe shprehën "keqardhje të thellë" për akuzat saudite, transmeton Telegrafi.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë aleatë në luftën kundër lëvizjes Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen gjatë dekadës së fundit, por lufta e brendshme midis fraksioneve rivale që ata mbështesin ka thelluar një përçarje midis tyre.

Arabia Saudite gjithashtu akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për "shtypje" ndaj separatistëve për të sulmuar forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite në dy provinca lindore dhe paralajmëroi se do të merrte masa për t'u përballur me veprime të tilla "shumë të rrezikshme".

Të martën pasdite, ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi një deklaratë duke njoftuar "përfundimin e personelit të mbetur kundër terrorizmit në Jemen me vullnetin e saj", gjashtë vjet pasi forcat e armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe kishin "përfunduar" praninë e tyre.

Ministria shpjegoi se vendimi për tërheqjen e tyre u mor "në dritën e zhvillimeve të fundit dhe implikimeve të tyre të mundshme për sigurinë dhe efektivitetin e misioneve kundër terrorizmit", pa përmendur sulmin e koalicionit apo paralajmërimin saudit.

Deklarata me fjalë të forta e lëshuar nga ministria e jashtme e Arabisë Saudite të martën në mëngjes tha se po punonte për të "përmbajtur hapat përshkallëzues" të ndërmarrë së fundmi nga Këshilli Kalimtar Jugor (STC), i cili kërkon pavarësi për Jemenin jugor.

Ajo akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe për "shtypje" ndaj STC-së për të kryer ofensiva në provincat lindore të Hadramawt dhe al-Mahra, të cilat, sipas saj, përbënin "një kërcënim për sigurinë kombëtare të mbretërisë dhe sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Jemenit dhe rajonit".

Gjithashtu paralajmëroi se Arabia Saudite do të merrte masa për t'u përballur me veprime të tilla "shumë të rrezikshme".

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe denoncoi akuzat se "ka ushtruar presion mbi, ose ka lëshuar direktiva ndaj, çdo pale jemenase për të ndërmarrë operacione ushtarake që do të minonin sigurinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite ose do të synonin kufijtë e saj".

Ajo gjithashtu këmbënguli se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin "përqendruar në përmbajtjen e situatës, mbështetjen e përpjekjeve për çtensionim dhe promovimin e mirëkuptimeve për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit" që nga fillimi i ofensivave të STC-së.

Kreu i këshillit presidencial prej tetë anëtarësh të Jemenit - që përfshin përfaqësues të STC-së - njoftoi më parë se po anulonte një pakt të përbashkët mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po urdhëronte forcat e saj të largoheshin brenda 24 orëve "në interes të ruajtjes së sigurisë së të gjithë qytetarëve, duke pohuar angazhimin ndaj unitetit, sovranitetit, stabilitetit dhe integritetit territorial të Jemenit".

Rashad al-Alimi gjithashtu shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë prej 90 ditësh, të cilën ai e tha se ishte e nevojshme për t'u përballur me Huthit dhe atë që ai e përshkroi si "konflikti i brendshëm i udhëhequr nga elementë ushtarakë rebelë që morën urdhra nga Emiratet e Bashkuara Arabe".

Udhëheqësit e STC-së thanë se ultimatumi për tërheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe ishte i njëanshëm dhe nuk kishte bazë ligjore, dhe këmbëngulën se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten një "partner kryesor" në betejën kundër Huthëve. /Telegrafi/

Tensione në Mukalla, sulmi i fundit thellon përplasjen Riad-Abu Dhabi

By: Rovena
30 December 2025 at 17:25

Arabia Saudite ka kryer sulme ajrore në qytetin portual Mukalla në Jemen për të goditur një dërgesë armësh që thuhet se erdhi nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe ishte përforcim për forcat separatiste të Këshillit Kalimtar të Jugut.

Sulmi shënon një përshkallëzim të tensioneve mes Arabisë Saudite dhe forcave separatiste të mbështetura nga EBA. Ai gjithashtu rrit tensionet mes Riadit dhe Abu Dhabit, të cilat mbështesin palë konkurruese në luftën 10-vjeçare kundër rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Arabisë Saudite, anijet e përfshira kishin çaktivizuar pajisjet e gjurmimit dhe kishin shkarkuar armë dhe mjete ushtarake për Këshillin Kalimtar të Jugut. Arabia Saudite tha se sulmi ishte i kufizuar dhe u krye gjatë natës për të shmangur dëme të panevojshme.

Nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi ose nëse pjesëmarrës ishin forca të tjera ushtarake. Këshilli i Jugut konfirmoi sulmet pa dhënë detaje të mëtejshme.

Analistët thonë se sulmi mund të synonte një anije të identifikuar si Greenland, e cila kishte mbërritur në Mukalla nga Fujairah në EBA.

Sulmi ndodh pas një goditjeje të mëparshme të Arabisë Saudite ndaj Këshillit Kalimtar të Jugut, që kishte përparuar duke kontrolluar pjesë të provincave Hadramout dhe Mahra. Separatistët kanë ngritur flamurin e Jemenit të Jugut dhe po mbajnë protesta për të mbështetur ndarjen e jugut nga Jemenit i Veriut.

Veprimet e separatistëve kanë shtuar presion mbi marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe EBA, të cilat janë aleate në OPEC, por konkurrojnë për ndikim politik dhe ekonomik në rajon.

Arabia Saudite nisi njĂ« ‘sulm tĂ« kufizuar’ nĂ« Jemen pĂ«r shkak tĂ« dĂ«rgesĂ«s sĂ« armĂ«ve nga dy anije nĂ« portin e al-Mukalla

30 December 2025 at 08:06


Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen të martën nisi një sulm ajror "të kufizuar" që synonte dy anije në portin Mukalla në Jemen.

Në komentet e raportuara nga Agjencia Saudite e Shtypit, zëdhënësi i Forcave të Koalicionit, Gjeneral Major Turki al-Maliki tha se dy anije që mbërritën nga porti Fujairah i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) hynë në portin e Mukalla më 27-28 dhjetor pa siguruar autorizim zyrtar nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të koalicionit.

Zëdhënësi theksoi se një sasi e madhe armësh dhe mjetesh luftarake u shkarkuan për të mbështetur forcat e Këshillit Kalimtar Jugor (STC) në guvernatorët lindorë të Jemenit, Hadramout dhe Mahra, "me qëllim nxitjen e konfliktit".

BIG: Saudi airstrikes hit Yemen’s Mukalla Port, targeting ships from the UAE carrying armored vehicles and weapons for UAE-backed Southern Transitional Council (STC) separatists.

Tensions between Saudi-backed and UAE-backed forces have escalated sharply after pro-UAE forces
 pic.twitter.com/ExPP78VVTz
— Clash Report (@clashreport) December 30, 2025

"Duke pasur parasysh rrezikun dhe përshkallëzimin e paraqitur nga këto armë, të cilat kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin, Forcat Ajrore të Koalicionit kryen një operacion të kufizuar ushtarak këtë mëngjes duke synuar armët dhe mjetet luftarake të shkarkuara nga dy anijet në portin e al-Mukalla, pasi dokumentuan shkeljet", tha al-Maliki.

The Saudi-led Coalition to Support Legitimacy in Yemen has announced that it carried out “limited” airstrikes in the last few hours on the Port of Mukalla in Southern Yemen, targeting military equipment and vehicles for the Southern Transitional Council (STC) that has arrived via
 pic.twitter.com/34wsv0PG0e
— OSINTdefender (@sentdefender) December 30, 2025

Ai shtoi se operacioni u krye në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe rregullat e tij zakonore, duke siguruar që "nuk ka pasur dëme anësore".

Al-Maliki riafirmoi angazhimin e koalicionit për të ulur tensionin në provincat lindore të Hadramaut dhe Al-Mahra dhe për të parandaluar çdo dërgesë ushtarake për çdo fraksion pa koordinim me qeverinë legjitime të Jemenit dhe koalicionin.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe mbi operacionin dhe deklaratën.

Tensioni është përshkallëzuar në Jemen pasi Këshilli Kalimtar Jugor (STC) mori kontrollin e Hadramaut dhe Al-Mahra në fillim të këtij muaji pas përleshjeve me forcat qeveritare.

STC pretendon vazhdimisht se qeveritë e njëpasnjëshme kanë margjinalizuar politikisht dhe ekonomikisht rajonet jugore dhe bën thirrje për ndarjen e tyre nga veriu - pretendime të hedhura poshtë nga autoritetet jemenase, pasi ato këmbëngulin në ruajtjen e unitetit territorial të vendit. /Telegrafi/

Arabia Saudite bombardon grupin e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen?

27 December 2025 at 16:40


Separatistët kryesorë jugorë të Jemenit kanë akuzuar Arabinë Saudite për nisjen e sulmeve ajrore kundër pozicioneve të tyre në provincën Hadramout, duke shënuar një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve të fundit midis grupit dhe fqinjit të tij verior.

Këshilli Kalimtar Jugor (STC) tha se aeroplanët luftarakë sauditë goditën forcat e Elitës Hadhrami dy herë në zonën Wadi Nahb.

Megjithatë, Arabia Saudite nuk ka konfirmuar kryerjen e ndonjë sulmi, shkruan Al Jazeera.

Nuk pati raportime për viktima, por pamjet e shpërndara në internet treguan re tymi që ngriheshin pranë Wadi Nahb në një zonë shkretëtire, duke konfirmuar se kishin ndodhur shpërthime.

Sulmet vijnë një ditë pasi Riadi i kërkoi STC-së të tërhiqej nga Hadramout dhe al-Mahra, dy provinca lindore që grupi pushtoi më parë këtë muaj.

Të premten, grupi hodhi poshtë thirrjen e Arabisë Saudite, duke thënë se do të vazhdonte të siguronte zonat.

Sulmet pasuan gjithashtu përleshjet e së enjtes midis forcave separatiste dhe një udhëheqësi fisnor pranë Arabisë Saudite që vranë dy luftëtarë të STC-së, sipas grupit.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« lĂ«shuar disa orĂ« pas sulmeve ajrore, STC akuzoi ArabinĂ« Saudite pĂ«r kryerjen e “bombardimeve tĂ« papritura ajrore”, duke mbrojtur lĂ«vizjen e saj nĂ« jug.

“LĂ«vizja e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« Jugut erdhi nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« thirrjeve tĂ« popullit tonĂ« jugor pĂ«r t'u pĂ«rballur me kĂ«rcĂ«nimet e sigurisĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nga grupet terroriste dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« linjat e furnizimit dhe kontrabandĂ«s”, tha STC, duke shtuar se mbetet e hapur pĂ«r koordinim qĂ« garanton sigurinĂ« dhe unitetin e jugut.

Separatistët e kanë shtyrë qeverinë e mbështetur nga Arabia Saudite dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesë të mëdha të Jemenit jugor këtë muaj, duke ringjallur flamurin e Jemenit të Jugut, i cili ekzistonte si shtet i pavarur nga viti 1967 deri në vitin 1990.

Përparimi i shpejtë i ka dhënë STC-së kontrollin mbi gati gjysmën e territorit të Jemenit në rajonet e gjera lindore, duke përfshirë rajonet prodhuese të naftës në Hadramout që kufizohen me Arabinë Saudite dhe Omanin.

Raportohet se ofensiva e STC rrezikon të shkaktojë tensione midis aleatëve të ngushtë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe më parë i kanë ofruar mbështetje ushtarake dhe financiare STC-së.

Të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi një deklaratë duke përshëndetur përpjekjet saudite për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në Jemen.

Të dy vendet janë përpjekur të paraqesin publikisht një front të bashkuar, por interesat e tyre të ndryshme në terren mund ta tendosin koalicionin e tyre kundër Houthive, të cilët sundojnë kryeqytetin e vendit, Sanaa.

Një delegacion i përbashkët ushtarak saudit-emiratian vizitoi Adenin në fillim të këtij muaji, duke i kërkuar STC-së të kthente territorin e konfiskuar, por grupi refuzoi.

Omani, i cili kufizohet me provincën al-Mahra të pushtuar së fundmi dhe ka shërbyer si ndërmjetës kryesor në Jemen, bëri thirrje për të shmangur përshkallëzimin dhe për t'u angazhuar në një dialog gjithëpërfshirës politik.

Luftimet e ripërtërira kanë ngritur alarm në Kombet e Bashkuara, me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres që paralajmëroi javën e kaluar se përparimet e STC rrezikojnë përshkallëzim më të gjerë dhe fragmentim të mëtejshëm.

"Një rifillim i plotë i armiqësive mund të ketë pasoja serioze për paqen dhe sigurinë rajonale", tha ai. /Telegrafi/

Një burrë tenton vetëvrasje në xhaminë në Mekë, ndërhyjnë forcat e sigurisë

26 December 2025 at 17:25


Një përpjekje për vetëvrasje në Xhaminë al-Haram në Mekë u parandalua pasi një anëtar i forcave të sigurisë së xhamisë ndërhyri, duke pësuar lëndime ndërsa përpiqej ta ndalonte burrin të hidhej nga një kat i sipërm.

Pamjet që qarkullojnë në internet kapin momentet e tensionuara para ndërhyrjes.

Burri mund të shihet duke iu afruar fundit të katit të sipërm, ndërsa një oficer sigurie nxiton poshtë në përpjekje për ta shpëtuar.

Oficeri u lëndua ndërsa parandaloi vetëvrasjen.


🕋🚹 A security guard at the Masjid al-Haram rushed to intervene after a person tried to take their own life by jumping off the upper floors of the masjid.

The security guard was injured while trying to prevent the person from hitting the ground. Both individuals were
 pic.twitter.com/NnpveIE8wf
— ‱ (@Alhamdhulillaah) December 25, 2025


Në një deklaratë, Emirati i Rajonit të Mekës tha se Forca Speciale për Sigurinë e Xhamisë së Madhe reagoi menjëherë pasi burri u përpoq të hidhej nga katet e sipërme.

Ai shtoi se oficeri i plagosur pësoi fraktura dhe se të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë u kryen në përputhje me rregulloret në fuqi.


#Ű§Ù„ŰŁÙ…Ù†_Ű§Ù„ŰčŰ§Ù…:
Ű§Ù„Ù‚ÙˆŰ© Ű§Ù„ŰźŰ§Ű”Ű© Ù„ŰŁÙ…Ù† Ű§Ù„Ù…ŰłŰŹŰŻ Ű§Ù„Ű­Ű±Ű§Ù… ŰȘۚۧێ۱
في Ű­ÙŠÙ†Ù‡ Ű­Ű§Ù„Ű© Ű„Ù„Ù‚Ű§ŰĄ ێ۟۔ Ù†ÙŰłÙ‡ من Ű§Ù„ŰŁŰŻÙˆŰ§Ű±
Ű§Ù„ŰčÙ„ÙˆÙŠŰ© Ù„Ù„Ù…ŰłŰŹŰŻ Ű§Ù„Ű­Ű±Ű§Ù…ŰŒ ÙˆŰ„Ű”Ű§ŰšŰ© Ű±ŰŹÙ„ ŰŁÙ…Ù†
ŰŁŰ«Ù†Ű§ŰĄ Ù…Ű­Ű§ÙˆÙ„Ű© منŰčه من Ű§Ù„Ű§Ű±ŰȘŰ·Ű§Ù… ŰšŰ§Ù„ŰŁŰ±Ű¶ وقŰȘ ŰłÙ‚ÙˆŰ·Ù‡. pic.twitter.com/ksGvcyhYiU
— Ű„Ù…Ű§Ű±Ű© Ù…Ù†Ű·Ù‚Ű© Ù…ÙƒŰ© Ű§Ù„Ù…ÙƒŰ±Ù…Ű© (@makkahregion) December 25, 2025


Forcat e Sigurisë së xhamisë gjithashtu pranuan incidentin, duke thënë: "Pati një incident ku një person u përpoq t'i jepte fund jetës nga katet e sipërme të Xhamisë së Madhe. Një oficer sigurie u plagos ndërsa përpiqej ta parandalonte atë të binte në tokë në momentin e rënies së tij. Të dy individët u transferuan menjëherë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe u përfunduan procedurat zyrtare të kërkuara."

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha se Forca Speciale veproi shpejt për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur besimtarët.

Sipas Khaleej Times, Kryeimami i Xhamisë së Madhe, Abdur Rahman As Sudais, foli më vonë duke u bërë thirrje pelegrinëve të nderojnë shenjtërinë e xhamisë së shenjtë, të ndjekin rregullat e saj dhe të përqendrohen në adhurim.

Ai theksoi se mbrojtja e jetës është thelbi i mësimeve islame, duke iu referuar vargut kuranor, "Dhe mos e hidhni veten në shkatërrim me duart tuaja". /Telegrafi/

Arabia Saudite si fuqi globale për inteligjencën artificiale

26 December 2025 at 09:25


Arabia Saudite ka arritur një moment të rëndësishëm në fushën e qeverisjes së inteligjencës artificiale duke u renditur në vendin e parë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut [MENA]. Kjo arritje e pozicionon Mbretërinë jo vetëm si lidere rajonale, por edhe si një fuqi globale në ngritje në qeverisjen e inteligjencës artificiale.

Renditja e ArabisĂ« Saudite nĂ« krye tĂ« rajonit nĂ« Indeksin e GatishmĂ«risĂ« Qeveritare pĂ«r InteligjencĂ«n Artificiale 2025, pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« strategjinĂ« e saj mĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« shtet tĂ« mbĂ«shtetur nĂ« teknologji. Indeksi, i pĂ«rpiluar nga Oxford Insights, vlerĂ«son gatishmĂ«rinĂ« e 195 qeverive nĂ« mbarĂ« botĂ«n pĂ«r tĂ« adoptuar, rregulluar dhe pĂ«rdorur inteligjencĂ«n artificiale nĂ« administratĂ«n publike dhe nĂ« proceset e politikĂ«bĂ«rjes.

Në nivel botëror, Arabia Saudite renditet e shtata për qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe e nënta për përdorimin e saj në sektorin publik. Këto rezultate e vendosin Mbretërinë mes qeverive me performancën më të fortë në disa dimensione kyçe, veçanërisht në aftësinë për të shndërruar strategjinë në kapacitet real institucional.

Në nivel global, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i renditur, të mbështetura nga një sektor teknologjik dominues, ekosisteme kërkimore të avancuara dhe integrim të hershëm të inteligjencës artificiale si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Pas tyre renditen vendet e Evropës Perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Holandën, të cilat kombinojnë infrastrukturë të fortë digjitale me kuadro rregullatore dhe etike të zhvilluara.

Renditja e Arabisë Saudite sinjalizon se Mbretëria Saudite ka kaluar nga faza e aspiratës në atë të zbatimit konkret. Strategjitë kombëtare për inteligjencën artificiale po reflektohen gjithnjë e më shumë në mekanizma realë qeverisës dhe në kapacitete administrative funksionale. Pak shtete jashtë Perëndimit kanë arritur një progres të tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Brenda rajonit MENA, Arabia Saudite qëndron qartësisht në krye. Emiratet e Bashkuara Arabe ndjekin nga afër. Katari ka rritur investimet në infrastrukturë të lidhur me inteligjencën artificiale, veçanërisht në qendra të dhënash me konsum të lartë energjie, por mbetet pas Arabisë Saudite dhe Emirateve në aspektin e gatishmërisë së përgjithshme qeveritare.

Pamja më e gjerë rajonale mbetet e pabarabartë. Shtetet e Gjirit dominojnë renditjet e gatishmërisë për inteligjencën artificiale, ndërsa shumë vende të Afrikës së Veriut dhe Levantit përballen me kapacitete institucionale të kufizuara, strategji digjitale të fragmentuara dhe infrastrukturë të pamjaftueshme të të dhënave. Lidershipi i Arabisë Saudite pasqyron kështu si përparimin e saj të shpejtë, ashtu edhe boshllëqet strukturore që vazhdojnë të ekzistojnë në rajon.

Në nivel global, gatishmëria për inteligjencën artificiale vazhdon të pasqyrojë struktura ekzistuese pushteti. Amerika e Veriut, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kryeson në nivel rajonal, e ndjekur nga Evropa Perëndimore, e cila kombinon pjekuri teknologjike me kuadro gjithnjë e më të forta qeverisëse, përfshirë regjimin rregullator të Bashkimit Evropian për inteligjencën artificiale. Azia Lindore, veçanërisht Singapori, Koreja e Jugut dhe Japonia, ruan pozicione të forta globale përmes investimeve të drejtuara nga shteti, koordinimit publik privat dhe strategjive afatgjata digjitale.

Rezultati është një rend global gjithnjë e më multipolar në fushën e inteligjencës artificiale, ku ndikimi nuk përcaktohet vetëm nga inovacioni, por edhe nga aftësia për ta qeverisur teknologjinë në mënyrë të përgjegjshme dhe në shkallë të gjerë. Ngritja e Arabisë Saudite përshtatet plotësisht me këtë rend të ri. Ajo nuk zëvendëson liderët perëndimorë apo ata të Azisë Lindore, por i është bashkuar një grupi relativisht të vogël shtetesh që po formësojnë mënyrën se si inteligjenca artificiale qeveriset në sektorin publik.

Në krahasim me Arabinë Saudite dhe fuqitë kryesore globale, rajoni i Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, mbetet në një fazë të hershme të integrimit të inteligjencës artificiale. Indekse të pavarura të gatishmërisë digjitale dhe inovative i rendisin vazhdimisht vendet e Ballkanit më poshtë, duke reflektuar kufizime infrastrukturore, mungesë të kapitalit njerëzor dhe dobësi institucionale. Shqipëria nuk shfaqet në Indeksin e Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale 2025, çka tregon sfida strukturore.

Shqipëria tërhoqi përkohësisht vëmendje globale me emërimin e një ministri virtual të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të quajtur Diella, me detyrë mbikëqyrjen e disa aspekteve të prokurimit publik. Zyrtarja virtuale u shfaq madje edhe para parlamentit, në një seancë të bojkotuar nga opozita, duke e shndërruar nismën në një histori mediatike ndërkombëtare.

Megjithatë, simbolika u rrënua shpejt me realitetin institucional. Vetëm tre muaj më vonë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, institucioni përgjegjës për infrastrukturën digjitale kritike, nën akuza të rënda për korrupsion dhe krim të organizuar. Rasti theksoi një mësim themelor të qeverisjes së inteligjencës artificiale: inovacioni teknologjik nuk mund të zëvendësojë integritetin institucional.

Ngritja e Arabisë Saudite në gatishmërinë për inteligjencën artificiale ka rëndësi jo sepse ajo ka tejkaluar fuqitë kryesore botërore, por sepse tregon se si një shtet mund të ndërtojë me shpejtësi kapacitete qeverisëse përmes vizionit strategjik, koordinimit të centralizuar dhe investimeve të qëndrueshme. Përvoja e Mbretërisë ngre pyetje me rëndësi shumë më të gjerë se rajoni MENA. A mund ekonomitë në zhvillim të përshpejtojnë gatishmërinë për inteligjencën artificiale duke e lidhur transformimin digjital me reforma të thella shtetërore? A do të vazhdojë dominimi perëndimor ndërsa qeverisja e inteligjencës artificiale bëhet po aq e rëndësishme sa vetë inovacioni? Dhe a mund rajone si Ballkani të kapërcejnë faza zhvillimi duke e integruar inteligjencën artificiale në modernizimin real të sektorit publik, dhe jo përmes gjesteve simbolike?

Ndërsa inteligjenca artificiale po riformëson konkurrueshmërinë ekonomike dhe kapacitetin shtetëror, indekse si Indeksi i Gatishmërisë Qeveritare për Inteligjencën Artificiale shërbejnë jo vetëm si renditje teknike, por edhe si tregues të prioriteteve strategjike kombëtare. Në këtë kuptim, Arabia Saudite ka kaluar qartësisht nga ambicia rajonale drejt relevancës globale, edhe pse hierarkia globale e fuqisë në inteligjencën artificiale mbetet kryesisht e pandryshuar.

SHBA-të po punojnë me Arabinë Saudite për t'i dhënë fund luftës në Sudan, thotë i dërguari amerikan

24 December 2025 at 23:26


Shtetet e Bashkuara po punojnë me Arabinë Saudite për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Sudan, tha të mërkurën për Al Arabiya i dërguari i SHBA-së për Afrikën, Massad Boulos.

Boulos theksoi se Uashingtoni po koordinohet me Riadin pĂ«rmes tĂ« ashtuquajturit grup ndĂ«rmjetĂ«suesish “Quad”, i cili pĂ«rfshin gjithashtu Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, pĂ«r tĂ« nxitur paqen nĂ« Sudan.

Ai e përshkroi takimin e tij javën e kaluar në Mbretëri me Ministrin e Mbrojtjes së Arabisë Saudite, Princin Khalid bin Salman, si të frytshëm, duke thënë se konflikti në Sudan ishte ndër çështjet e diskutuara.

Bisedimet u zhvilluan në të njëjtën ditë kur Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u takua me shefin e ushtrisë sudaneze, Abdel Fattah al-Burhan, në Riad.

Boulos u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt - ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) - të mbrojnë civilët dhe punonjësit humanitarë.

Ai bëri thirrje për krijimin e korridoreve humanitare për të siguruar kalim të sigurt për civilët dhe akses të papenguar për ndihmë.

Të dyja palët, në luftë që nga viti 2023, duhet të zbatojnë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të mbahen përgjegjëse për shkeljet, tha Boulos, duke shtuar se nuk ka palë të mira në konflikt.

Sipas tij, administrata Trump dënon mizoritë e kryera nga të dyja palët dhe theksoi se ata që janë përgjegjës duhet të përballen me përgjegjësinë.

Ndërsa presidenti Donald Trump dëshiron paqe, Boulos tha se përgjegjësia në fund të fundit u takon palëve sudaneze për të rënë dakord dhe për të mbështetur një armëpushim humanitar pa parakushte.

Ai shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët për të lehtësuar një armëpushim, për të frenuar mbështetjen e huaj ushtarake dhe financiare që nxit dhunën dhe për të krijuar hapësirë për dialog drejt një procesi politik dhe një kthimi në sundimin civil. /Telegrafi/

Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga bora

19 December 2025 at 20:30


Pamje të publikuara në rrjete sociale kanë kapur një skenë të pazakontë përgjatë kufirit Arabi-EBA, duke treguar një sipërfaqe të gjerë toke të mbuluar plotësisht nga bora.

Klipi i ndarë në X është filmuar nga një veturë që kalonte përmes peizazhit të bardhë.


This is UAE Saudi border now

pic.twitter.com/Jqs3eR0oVj
— Ű­ŰłÙ† ŰłŰŹÙˆŰ§Ù†ÙŠ 🇩đŸ‡Ș Hassan Sajwani (@Sajwani) December 18, 2025


Duket mbresëlënëse pasi rajoni zakonisht njihet për klimën e tij të nxehtë dhe jo për peizazhet e mbuluara me borë.

Në video, vetura lëviz vazhdimisht nëpër borë, duke nxjerrë në pah shkallën e madhe të terrenit të ngrirë.

Siç raporton Khaleej Times, pjesë të shkretëtirës arabe përjetuan reshje dëbore në Arabinë Saudite dhe Katar.

Lindja e Mesme gjithashtu ka parë reshje të dendura shiu në të gjithë rajonin gjatë javës së kaluar.

Ndryshe, banorët e Arabisë Saudite u gëzuan pa masë ndërsa bora ra në të gjithë rajonin, një pamje e rrallë në peizazhin e shkretëtirës.

Shumë video të tilla, si dhe foto, kanë qarkulluar në internet. /Telegrafi/




Snowfall transforms the Saudi desert into white scenery pic.twitter.com/QdAvNbFWz0
— Potato (@MrLaalpotato) December 19, 2025


#PICTURES: A layer of snow on the highlands of Trougina pic.twitter.com/WAuyDYwgAN
— Saudi Gazette (@Saudi_Gazette) December 17, 2025


Snow blankets Jabal al-Lawz in Saudi Arabia's Tabuk with temperatures dropping to -4 degrees Celcius. pic.twitter.com/S97WnlHELo
— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) December 18, 2025


Tirana feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe

By: admin
19 December 2025 at 20:59

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë. Eventi mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore shqiptare, anëtarë të trupit diplomatik, akademikë, drejtues universitetesh, figura kulturore, si dhe studiues dhe përkthyes të gjuhës arabe.

Qeveria Shqiptare u përfaqësua nga Ministri i Bujqësisë, Andis Salla; Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam Shyti; Zëvendësministrja e Kulturës; anëtarë të Parlamentit; dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu rektorë dhe profesorë nga universitetet publike, përfshirë Universitetin e Tiranës, Universitetin e Elbasanit, Universitetin e Durrsit dhe Universitetin e Vlorës; anëtarë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; prefektë, kryetarë bashkish, drejtorë qendrash kërkimore; dhe figura të shquara nga komuniteti akademik dhe kulturor.

Eventi u mbajt nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s BotĂ«rore tĂ« GjuhĂ«s Arabe nĂ«n temĂ«n “RrugĂ« tĂ« Reja pĂ«r GjuhĂ«n Arabe: Politika dhe Praktika pĂ«r njĂ« tĂ« Ardhme GjuhĂ«sore MĂ« GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”. Tema e theksoi arabishten si njĂ« trashĂ«gimi tĂ« pasur historike dhe njĂ« gjuhĂ« dinamike bashkĂ«kohore qĂ« mbĂ«shtet njohuritĂ«, dialogun dhe zhvillimin.

Në hapje të ceremonisë, Atasheu Kulturor i Ambasadës Saudite, Muteb Alharithi, theksoi se arabishtja është një gjuhë qytetërimi, mendimi dhe shpirti, duke shërbyer si një urë midis kulturave dhe popujve. Ai vuri në dukje se festimi i arabishtes nuk ka të bëjë vetëm me nderimin e së kaluarës së saj, por edhe me përqafimin e së ardhmes së saj si një gjuhë e gjallë që evoluon dhe i përgjigjet sfidave moderne.

NĂ« fjalimin e tij kryesor, ShkĂ«lqesia e Tij Faisal Ghazi Hifzi, Ambasador i MbretĂ«risĂ« sĂ« ArabisĂ« Saudite nĂ« ShqipĂ«ri, shprehu vlerĂ«simin e tij pĂ«r organizimin e kĂ«tij eventi nĂ« TiranĂ« dhe nĂ«nvizoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e qĂ«ndrueshme tĂ« arabishtes si njĂ« gjuhĂ« qĂ« tejkalon kohĂ«n dhe gjeografinĂ«. Ai theksoi se ruajtja dhe zhvillimi i arabishtes Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e pĂ«rbashkĂ«t, duke e parĂ« atĂ« jo thjesht si njĂ« trashĂ«gimi pĂ«r t’u mbrojtur, por si njĂ« projekt qytetĂ«rimi qĂ« duhet tĂ« pĂ«rshtatet me progresin shkencor dhe teknologjik.

Ambasadori Hifzi theksoi angazhimin e fortĂ« tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« ArabisĂ« Saudite pĂ«r promovimin e gjuhĂ«s arabe, veçanĂ«risht pĂ«rmes punĂ«s sĂ« AkademisĂ« Globale tĂ« GjuhĂ«s Arabe “Mbreti Salman”, e cila luan njĂ« rol kyç nĂ« zhvillimin e politikave gjuhĂ«sore, kĂ«rkimin, pĂ«rkthimin dhe shtrirjen ndĂ«rkombĂ«tare, nĂ« pĂ«rputhje me Vizionin Saudit 2030. Ai gjithashtu vlerĂ«soi bashkĂ«punimin nĂ« rritje kulturor dhe intelektual midis ArabisĂ« Saudite dhe ShqipĂ«risĂ«.

Duke iu drejtuar audiencës, Ministri i Bujqësisë Andis Salla theksoi rëndësinë globale të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe dhe kontributin e thellë të arabishtes në njohuritë dhe qytetërimin njerëzor. Ai vuri në dukje se arabishtja ka përcjellë vlera universale të besimit, paqes dhe bashkëjetesës ndër shekuj dhe bëri thirrje për qasje inovative që e shohin gjuhën si një nxitës të zhvillimit kulturor, arsimor dhe shoqëror.

NĂ« emĂ«r tĂ« Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« AkademisĂ« Globale tĂ« GjuhĂ«s Arabe “Mbreti Salman”, Profesor Abdullah bin Salih Al-Washmi, fjalĂ«n e mbajti Faisal Al Harbi. Ai pĂ«rshkroi iniciativat globale tĂ« AkademisĂ«, tĂ« cilat shtrihen nĂ« mbi gjashtĂ«dhjetĂ« vende dhe pĂ«rqendrohen nĂ« arsim, politikĂ« gjuhĂ«sore, gjuhĂ«si kompjuterike, pĂ«rmbajtje kulturore dhe bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar, duke siguruar praninĂ« aktive tĂ« arabishtes nĂ« peizazhin global tĂ« sotĂ«m.

Ceremonia përfundoi me një ndarje çmimesh në nder të individëve dhe institucioneve që kontribuan në suksesin e këtij eventi. Ambasadori Faisal Hifzi u dorëzoi dekorata dhe dhurata simbolike Ministrit Andis Salla, Zëvendësministres Miriam Shyti, përfaqësuesve të institucioneve akademike, Presidentit të Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Arben Ramkaj, Drejtoreshës së Tirana Times Jerina Zaloshnja, Faisal Al Harbi dhe përkthyesit Elmaz Fida.

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë pjesëmarrësit, duke riafirmuar se arabishtja do të vazhdojë të shërbejë si gjuhë dialogu, shkëmbimi kulturor dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.

Dita Botërore e Gjuhës Arabe festohet çdo vit më 18 dhjetor për të nderuar një nga gjuhët më të vjetra dhe më të folura gjerësisht në botë, me më shumë se 400 milionë folës në të gjithë botën. Eventi në Tiranë u konsiderua gjerësisht si një kontribut domethënës në promovimin e diversitetit gjuhësor, dialogut kulturor dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Republikës së Shqipërisë.

The post Tirana feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite dhe Emiratet nĂ« prag tĂ« njĂ« ‘proxy’ lufte

18 December 2025 at 22:04


Forca tĂ« shumta - deri nĂ« rreth 20 mijĂ« ushtarĂ« tĂ« mbĂ«shtetur nga Arabia Saudite - janĂ« vendosur afĂ«r kufirit me Jemenin ndĂ«rsa “Southern Transitional Council” (STC), njĂ« grup separatist i mbĂ«shtetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ă«shtĂ« futur nĂ« territoret qĂ« ka fituar pĂ«rgjatĂ« muajve tĂ« fundit.

STC, i cili ka fituar kontrollin e pjesëve të mëdha të rajonit të pasur me burime Hadramaut dhe provincave përreth, përdor këto fitore për të kërkuar që Jemeni të rikthehet në dy shtete - Veriun dhe Jugun - ashtu siç ishte para vitit 1990, raporton theguardian.

Arabia Saudite i ka bërë thirrje STC-së të tërhiqet dhe ka paralajmëruar për sulm ajror, nëse ky grup nuk i përmbahet kërkesave për zbutje të tensioneve. Kjo lëvizje shihet si një sfidë ndaj ndikimit të Arabisë Saudite në konfliktin jemenas dhe rrit rrezikun e përplasjes mes forcave të mbështetura nga Arabia dhe atyre të mbështetura nga EBA.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se një rikthim i përshkallëzimit të konfliktit mund të destabilizojë më tej rajonin, duke përfshirë Detin e Kuq dhe Bririn e Afrikës.

Ai kërkoi që palët të respektojnë unitetin dhe integritetin territorial të Jemenit, duke shmangur veprime unilaterale që do të thellonin ndarjet dhe konfliktet.

STC ka refuzuar të bindej nga kërkesat për të tërhequr forcat e tij nga zonat e kapura, duke forcuar kontrollin edhe në rajone të tjera si Abyan dhe duke rritur tensionet me qeverinë e Jemenit dhe koalicionet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Liverpuli do e ketë të vështirë, Mohamed Salah merr ofertën e parë nga skuadrat arabe

By: V K
13 December 2025 at 14:19

Edhe pse ka pasur një takim ditën e djeshme me Slot për të sqaruar situatën, duket se nuk ka më dilema!

Mohamed Salah, është gati të largohet nga Liverpul dhe, siç raportojnë mediat në Ishull, ka mbërritur oferta e parë zyrtare nga Arabia Saudite.

Këto ditë ai pati një takim interesant që u përpoq ta fshihte, por anglezët zbuluan gjithçka.

Bëhet fjalë për takimin e egjiptianit me ish-shokun e tij të skuadrës te Liverpul Xhordan Henderson, në Londër.

Salah nuk ishte nĂ« skuadrĂ«n e “Reds” pĂ«r ndeshjen e LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve kundĂ«r Interit nĂ« Milano dhe me sa duket shkoi tĂ« konsultohej me ish-kapitenin.

Salah do tĂ« udhĂ«tojĂ« pĂ«r nĂ« KupĂ«n e Kombeve tĂ« AfrikĂ«s, pas pak ditĂ«sh dhe pyetja Ă«shtĂ« nĂ«se ai do tĂ« kthehet ndonjĂ«herĂ« nĂ« ‘Anfield”.

Klubet saudite Al Hilal, Al Qadisa dhe Neom, janĂ« tre klube qĂ« kanĂ« treguar njĂ« interes tĂ« fortĂ« pĂ«r Salah, ndĂ«rsa San Diego dhe Çikago janĂ« gjithashtu nĂ« SHBA.

Sipas raportimeve, klubet saudite janĂ« gati t’i ofrojnĂ« Liverpoolit rreth 85 milionĂ« euro pĂ«r transferimin e Salah kĂ«tĂ« dimĂ«r.

Sa i përket një kontrate për Salah nga një klub i paidentifikuar në Arabinë Saudite, oferta është në tavolinë.

Megjithatë, raportohet se ai do të duhet ta marrë vetë vendimin dhe Liverpuli ka një qëndrim të qartë dhe nuk e sheh më atë në të njëjtën dritë si më parë.

The post Liverpuli do e ketë të vështirë, Mohamed Salah merr ofertën e parë nga skuadrat arabe appeared first on Albeu.com.

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

9 December 2025 at 14:19


Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.

Marrëveshjet mbulojnë "shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri", tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.

Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.

Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile. /Telegrafi/

SHBA miraton marrëveshjen tjetër ushtarake për Arabinë Saudite me një kosto prej 1 miliard dollarësh

By: Rovena
2 December 2025 at 12:01

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të mbështetjes dhe trajnimit për helikopterë ushtarakë dhe pajisje të lidhura me to Arabisë Saudite me një kosto të vlerësuar prej 1 miliard dollarësh, tha Pentagoni të hënën.

Shitjet e mundshme mbulojnë porosi për pjesë rezervë dhe pjesë riparimi, si dhe shërbime trajnimi për aviacionin për flotën e helikopterëve të Korpusit të Aviacionit të Forcave Tokësore Mbretërore Saudite.

Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se planifikon të miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 të prodhuar në SHBA në Arabinë Saudite, duke folur një ditë para se të priste Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman për një ditë diplomacie.

“Do tĂ« them se do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«â€, u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« ZyrĂ«n Ovale. “Do t’i shesim F-35-at”.

NjĂ« shitje e tillĂ« do tĂ« shĂ«nonte njĂ« ndryshim tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m politik, duke ndryshuar potencialisht ekuilibrin ushtarak nĂ« Lindjen e Mesme dhe duke vĂ«nĂ« nĂ« provĂ« pĂ«rkufizimin e Uashingtonit pĂ«r ruajtjen e “avantazhit ushtarak cilĂ«sor” tĂ« Izraelit.

Arabia Saudite ka kërkuar të blejë deri në 48 avionë luftarakë F-35, një marrëveshje e mundshme prej shumë miliardë dollarësh që ka kapërcyer një pengesë kyçe të Pentagonit përpara vizitës së bin Salman, raportoi Reuters në fillim të nëntorit.

Sauditët kanë qenë prej kohësh të interesuar për avionët luftarakë të Lockheed Martin.

NjĂ« zyrtar i lartĂ« i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« i tha Reuters para se Trump tĂ« fliste se presidenti donte tĂ« fliste me princin e kurorĂ«s nĂ« lidhje me avionĂ«t, “pastaj do tĂ« marrim njĂ« vendim”.

❌
❌