Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve

By: Brisi
10 February 2026 at 19:48

Banka e Shqipërisë u krenua sot publikisht me një nga treguesit më të cituar të stabilitetit financiar, rënien drastike të kredive me probleme nga rreth 25% në shtator 2014 në 3.8% në dhjetor 2025. Sipas institucionit, ky është një sukses i madh që dëshmon shëndetin e sistemit bankar dhe forcimin e mbikëqyrjes financiare në vend. Në […]

The post Hipokrizia e BSH-së me uljen e kredive/ Si u pagua “suksesi” me jetët dhe pronat e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç

By: Elva
8 February 2026 at 20:52

“I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeçar me 10% interes.” Kështu u shpreh Ermal Mamaqi gjatë një interviste në Grida Duma Podcast, ku foli për mënyrën si i edukon fëmijët për raportin me paratë dhe përgjegjësinë financiare. Mamaqi tregoi se në familjen e tij shmangen shprehje si “nuk kemi lekë” apo “nuk e përballojmë dot”. […]

The post Habit Ermal Mamaqi: I kam dhënë kredi djalit tim 13-vjeç appeared first on BoldNews.al.

Transformimi digjital i bankave/ BSH: Një ndër shërbimet më të përdorura “ banking”

28 January 2026 at 14:13

Bankat në vend kanë shtuar ofrimin e shërbimeve  financiare nëpërmjet internetit por qytetarët shqiptarë vijojnë të preferojnë më shumë përdorimin e parave cash.Nga një vrojtim i realizuar nga Banka e Shqipërisë rezulton se kryerja e pagesave është një prej shërbimeve më të përdoruara  në rang vendi.Mobile Banking  rezulton  se  ëshët ndër  teknologjitë  kryesore  të  zbatuara

nga bankat shqiptare, dhe duket si zgjidhja digjitale  e  adaptuar  gjerësisht.  Të  gjitha  bankat  kanë  integruar  bankingun celular në portofolet e tyre të shërbimeve, duke u ofruar klientëve  mundësinë  për  të  kryer  veprimet  thelbësore  bankare,  të  tilla  si  kontrolli  i  bilanceve,  transferimi  i  fondeve  dhe  shikimi  i  historive të transaksioneve direkt nga telefonat e tyre. Rreth 23.78% e bankave deklarojnë se kanë arritur një nivel “shumë të lartë” digjitalizimi në këtë shërbim, ndërsa 49.9% e vlerësojnë atë si “të lartë”.

Ndërkohë që kreditë dhe menaxhimi i rrezikut mbeten fushat më pak të digjitalizuara. Rreth 27.88% e bankave e vlerësojnë digjitalizimin e shërbimeve të kredisë si “të ulët”.

Dy prej pengesave kryesore  në vijimin e digjitalizimit të shërbimeve bankare  sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë janë kostot  e  larta  të  investimeve  dhe  rreziqet  e  sigurisë  kibernetike.

Për më tepër, vrojtimi zbuloi se 78% e bankave kishin përjetuar incidente  të  sigurisë  kibernetike  dhe  i  kishim  menaxhuar  ato,  dhe  22%  e  bankave  nuk      kishin  patur  një  dukuri  të  tillë.

Një  tjetër sfidë sipas Bankës së Shqipërisë  është  edhe kultura dhe  aktiviteti  i  ulët  digjital  i  klientëve,  kryesisht i atribuuar preferencës së lartë për transaksionet me para në dorë nga popullata. Nëntë banka, që përfaqësojnë 68,19% të totalit të aktiveve të sektorit, janë “dakord” ose “plotësisht dakord” se angazhimi i kufizuar digjital midis klientëve pengon transformimin digjital.

Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025

21 January 2026 at 12:17

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Bankat tregtare shtrënguan standardet e kreditimit për blerjen e banesave gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025.

Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të Bankës së Shqipërisë, kjo ka ndodhur përmes kërkesave më të larta për kolateral, ndërsa kushtet e tjera, si normat e interesit dhe komisionet, kanë mbetur të pandryshuara.

Ndërkohë, në kreditë konsumatore standardet e kreditimit nuk kanë pësuar ndryshime.

Referuar vrojtimit të BSH-së, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një rënie në tremujorin e fundit të vitit 2025, si për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore, duke u ndikuar nga zhvillimet e tregut dhe nga masat kufizuese rregullatore të vendosura në korrik 2025.

Megjithatë, perspektivat për tremujorin e parë të vitit 2026 janë pozitive, pasi bankat presin një rritje të kërkesës për kredi, duke përfshirë kreditë për blerjen e banesave dhe ato konsumatore.

Të dhënat e 11-mujorit 2025 tregojnë se vlera e kredive për banesa arriti në rreth 59 miliardë lekë, një rritje prej 24,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Bankat shtrënguan kreditimin për banesa në fund të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset

31 December 2025 at 10:33

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Kredia për bizneset ka vijuar të rritet me një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të ndjeshëm veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave të BSH-së, për periudhën 11-mujore të vitit 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, duke shënuar një rritje vjetore prej 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Të dhënat tregojnë se rritja e kreditimit është mbështetur kryesisht nga sektorët kryesorë të ekonomisë, ku pjesën më të madhe të kredisë së re e kanë përfituar sektori i shërbimeve dhe hoteleri-turizmit, industria përpunuese, si dhe industria ushqimore.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i kërkesës për kredi nga bizneset reflekton rritjen e aktivitetit ekonomik, përmirësimin e klimës së besimit dhe kushte më të favorshme financimi në sistemin bankar.

Banka Qendrore vlerëson se tendenca pozitive e kreditimit për bizneset ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e investimeve, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e sektorëve kyç të ekonomisë.

BSH thekson do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në tregun e kreditimit, me synimin për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend. e.xh/j.p/

The post Rreth 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë

By: Ela
30 December 2025 at 08:25

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin […]

The post Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por humbjet në rrjet nuk ndryshojnë appeared first on BoldNews.al.

Kredia për ekonominë, rritje dyshifrore në 10 muajt e fundit

26 November 2025 at 15:33

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Sektori bankar vazhdon të mbajë ritme të qëndrueshme rritjeje, duke dhënë 342 miliardë lekë kredi për ekonominë gjatë 10-mujorit të vitit 2025, një rritje prej 11,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset kanë përfituar 226,7 miliardë lekë kredi të reja, ndërsa kredia për individët ka shënuar një rritje të ndjeshme prej 23,3%, duke arritur 105,6 miliardë lekë.

Financimi për individët mbulon kryesisht blerjen e pasurive të paluajtshme dhe konsumit, duke reflektuar një rritje të besimit në ekonomi, ndërsa biznesi është financuar kryesisht për zgjerimin e investimeve.

BSH-ja bën të ditur se, totali i kredisë për ekonominë ka arritur në mbi 906 miliardë lekë, me një rritje 4,3 miliardë lekë krahasuar me muajin shtator 2025, duke ruajtur ritme dyshifrore me bazë vjetore prej 11,5%.

Erald Themeli, Drejtor i politikave monetare në BSH, është shprehur pak ditë më parë në lidhje me treguesit pozitiv të ekonomisë, se “trendi në rritje i kreditimit për ekonominë tregon jo vetëm fuqizimin e biznesit dhe konsumatorëve, por edhe stabilitetin e tregut financiar shqiptar, që vijon të ofrojë likuiditet të mjaftueshëm dhe kushte favorizuese për kreditim”. /j.p/

The post Kredia për ekonominë, rritje dyshifrore në 10 muajt e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin

By: Brisi
20 November 2025 at 11:05

Nga Boldnews.al Në vitin 2014, shoqëria e mikro-kredive “Fondi Besa”, në pronësi të sipërmarrësit Bajram Muçaj, synoi zgjerimin në tregun shqiptare, duke krijuar një kompani bijë “Besa Agro Invest”, me qëllim investime në fushën bujqësore. Me një kapital rreth 5 milionë euro, “Besa Agro Invest” e Muçajt shpresonte që të rriste portofolin financiar. Por, pa […]

The post “Besa Agro Invest” e Bajram Muçaj, 3 mln euro “gropë”, shpall falimentin appeared first on BoldNews.al.

Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300%

By: Brisi
14 November 2025 at 14:35

Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadhënien e papërgjegjshme që ka shkaktuar drama financiare në mijëra familje, një institucion shtetëror po vepron në drejtim të kundërt. Posta Shqiptare ka hapur dyert për kompanitë e mikrokredisë, duke u bërë praktikisht një filial publik i Iute Credit, […]

The post Etjen Xhafaj kthen Postën Shqiptare në filial të Iute Credit, promovon kreditë me interesa 300% appeared first on BoldNews.al.

Mos i lë zbritjet e Black Friday me të ik - merr 500 € kredi në UPAY dhe blej çka të duash

By: UnionNet
12 November 2025 at 11:07


Black Friday po afrohet, dhe bashkë me të po vijnë zbritjet që ndodhin vetëm një herë në vit.

Nëse nuk keni buxhet të mjaftueshëm këtë muaj, mos u mërzit.

Me UPAY Kredi, mund të marrësh 500 € kredi direkt në UPAY kartelë dhe t’i shfrytëzosh menjëherë për blerjet që ke planifikuar.

Mos e le me të mbetë “marak” produktet që i planfikon me i ble me zbritje, ku tani është shumë e lehtë të marrësh kredi menjëherë dhe t’i paguash me vetëm 47.92 € në muaj..

Krejt çka të duhet për ta marrë kredinë:

  • Pasqyra e trustit ose kontrata e punës
  • Letërnjoftimi
  • Një faturë (ujë, rrymë, etj.)

Përfitimet:

  • Kredi e shpejtë, pa procedura të gjata
  • Pagesë mujore e lehtë
  • Norma interesi vetëm 26.5%, me normë efektive maksimale 30%
  • Shuma e kreditimit: deri në 500 € direkt në kartelën tënde UPAY

Mos prit që rroga të vijë për të përfituar nga zbritjet e Black Friday!

Apliko sot për UPAY Kredi, merr 500 € dhe shijo blerjet që do me pagesë të lehtë dhe pa stres.

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

By: Ela
2 November 2025 at 20:03

Situata midis Anjezës dhe babait të saj, Fatmirit që përballen në “Shihemi në Gjyq” është mjaft e tensionuar. Vetëm pak minuta më parë, Anjeza mësoi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se kredia prej 5 milionë lekësh që ajo ka dalë dorëzanë për të atin, nuk është shlyer që në vitin 2009. […]

The post “Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf! appeared first on BoldNews.al.

Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve

By: Elva
14 October 2025 at 20:39

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për hetimet mbi skandalin e mikro-kredive, pas pyetjes së deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili kërkoi të dinte nëse është thirrur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për këtë çështje. Kapri përmendi rastin e rëndë të vetëvrasjes së një qytetareje para godinës […]

The post Çështja e mikro-kredive, Dumani: Është dërguar për gjykim, po verifikohet edhe pozita e zyrtarëve appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

10 October 2025 at 19:00

Deri në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, rreth 67% e kredive rezultojnë të jenë marrë nga qytetarët për blerjen e një shtëpie dhe vetëm 22% për financimin e konsumit, ndërsa pjesa e mbetur është marrë për arsye të tjera. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se raporti ndërmjet […]

The post Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit appeared first on BoldNews.al.

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

9 October 2025 at 21:12

Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë […]

The post IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7.4%

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë vit deri në fund të muajit gusht, Tirana mbetet qyteti me nivelin më të lartë të kredisë për individët, duke regjistruar 230 miliardë lekë kredi aktive, që përfaqëson mbi 67% të totalit të kredive në vend.

Megjithatë, rritja e huamarrjes në kryeqytet për këtë periudhë është relativisht e moderuar, me vetëm 6.1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Sipas BSH-së, pas Tiranës, në vend të dytë renditet Durrësi me 22 miliardë lekë kredi, shoqëruar nga një rritje prej 5.4%, ndërsa Vlora ndjek me 9.9 miliardë lekë dhe të njëjtën përqindje rritjeje.

Në Fier, shuma e kredive ka arritur 9.3 miliardë lekë me një rritje prej 5.2%, ndërsa Elbasani ka shënuar një rritje rekord në nivel kombëtar me 7.4%, duke arritur një total kredish prej 8.8 miliardë lekësh.

Tendenca e rritjes së huamarrjes në qarqet jashtë Tiranës ndjek të njëjtin model si në vitin 2023, ku Elbasani ishte gjithashtu në krye për ritmin e rritjes së kredisë nga një tremujor në tjetrin.

Nga ana tjetër, qarqet më pak huamarrëse mbeten Korça dhe Lezha, ku niveli i kredisë është më i ulët, gjë që lidhet edhe me numrin më të vogël të popullsisë në këto zona.

Raporti i BSH-së pasqyron jo vetëm shpërndarjen e huadhënies në nivel qarku, por edhe dinamikat e zhvillimit ekonomik lokal, kërkesën për financim dhe qasjen e individëve ndaj kreditimit bankar në zona të ndryshme të vendit. e.xh/j.p/

The post BSH: Tirana kryeson për huatë individuale, Elbasani rritje me 7.4% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kredia për sektorin privat, në rritje me 14%

Tiranë, 1 tetor/ATSH/ Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot se ambienti financiar në vend vijon të mbetet mbështetës për rritjen ekonomike, me norma interesi në rënie dhe një qasje të favorshme të sistemit bankar ndaj kreditimit të sektorit privat.

Sipas BSH-së, normat e interesit kanë ndjekur një tendencë rënëse, duke reflektuar lehtësimin e politikës monetare dhe nxitur kreditimin.  Njëkohësisht, mbiçmimi i kursit të këmbimit është zbutur, me rritjen e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor.

BSH vëren se, qasja e bankave ndaj kreditimit mbetet mbështetëse dhe kredia për sektorin privat u rrit me 14%.

Banka Qendrore thekson se kredia për sektorin privat po shënon një rritje të qëndrueshme, duke regjistruar një normë vjetore prej 14% gjatë muajve korrik dhe gusht. Rritja është e shpërndarë në mënyrë të diversifikuar si në profilin e përfituesve, ashtu edhe në destinacionin e fondeve.

Pesha e kredisë në Lekë ka arritur në 58.2% të totalit, një tregues i rritjes së besimit te monedha vendase dhe i stabilitetit financiar. Po ashtu, është shënuar një rritje e kredisë për investime, që sinjalizon përmirësime në kapacitetet prodhuese të ekonomisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, perspektiva për kreditimin mbetet pozitive, e nxitur nga kërkesa e lartë për kredi, nga stabiliteti i sistemit bankar dhe nga kushtet e favorshme të financimit.

Këto zhvillime pritet të vazhdojnë të mbështesin zgjerimin ekonomik në vijim, ndërsa Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të garantuar një ambient financiar të qëndrueshëm dhe efikas për bizneset dhe qytetarët. e.xh/j.p/

The post Kredia për sektorin privat, në rritje me 14% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BSH: Kredia për ekonominë u rrit me shifra dyshifrore

29 September 2025 at 16:00

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Portofoli total i kredisë për ekonominë shënoi rritje gjatë muajit gusht 2025.

Sipas statistikave të publikuar anga Banka e Shqipërisë, kredia për ekonominë në fund të muajit gusht, shënoi vlerën mbi 900 miliardë lekë.

Krahasur me një muaj më parë, me korrikun kredia për ekonominë u rrit me 7 miliardë lekë.

Me bazë vjetore, kredia ruan rritjen dyshifrore, me 10,9% më shumë krahasuar me gushtin e vitit 2024.

Banka e Shqipërisë vëren se, rritja e huadhënies është më e lartë në segmentin e individëve, ku portofoli shënoi vlerën 360,5 miliardë lekë, në rritje me 17% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në segmentin e biznesit vlera e portofolit të kredisë arriti në 490,4 miliardë lekë, në rritje me 7,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/a.f/

The post BSH: Kredia për ekonominë u rrit me shifra dyshifrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!)

By: Ela
27 September 2025 at 11:43

Nga viti 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në vend filloi të rritej me shpejtësi, duke kulmuar në 2022 – 2024, kur u dhanë 1.5 – 2 milionë metra katror sipërfaqe për leje ndërtimi në të gjithë vendin për qëllime banimi. Ky është cikli i dytë i ndërtimeve në vend. I pari nisi pas […]

The post A ka më hapësirë për ndërtimet, sidomos në kryeqytet (Po Para?!) appeared first on BoldNews.al.

Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK

By: Ardit
19 August 2025 at 19:14

Pak ditë më parë, një grup i dyshuar si ndër më aktivët në trafikun e drogës në Europë, përmes Amerikës Latine, është goditur nga autoritetet shqiptare dhe të huaja. Në qendër të hetimeve ndodhen vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, por përveç tyre një tjetër emër që doli në dosje është Fadil Balla, i njohur ndryshe […]

The post Skema e pastrimit të parave banka-krim/ Raiffeisen Bank i dha kredi Fadil Ballës, futet nën ‘rrjetën’ e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

By: Ardit
17 August 2025 at 13:04

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit. Kapitali mësoi prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë […]

The post Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive appeared first on BoldNews.al.

❌
❌