Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut/ Këlliçi nxjerr foton: Ja si media e tij lëvdonte korrupsionin

By: Brisi
20 December 2025 at 20:54

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me dosjen hetimore të Belinda Ballukut, ku në përgjimet e saj me Evis Berberin doli edhe Carlo Bollino, pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, i cili rezultonte se kishte fituar qinda miliona lekë nga ARRSH-ja. Në një postim në rrjete sociale, Këlliçi ka ndarë një postim të […]

The post Carlo Bollino në përgjimet e Ballukut/ Këlliçi nxjerr foton: Ja si media e tij lëvdonte korrupsionin appeared first on BoldNews.al.

“Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë

20 December 2025 at 15:47

Qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” protestuan të shtunën përpara Kryeministrisë. Në një organizim më të shumtë në numër se 11 ditët e shkuara të protestës së tyre, ata kërkuan edhe njëherë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se për shkak të korrupsionit, “ai ka prekur fundin”.

Protesta u shoqërua me përplasje të përsëritura me policinë. Forcat e rendit u përpoqën të largojnë një gjenerator që shërbente për foninë, duke shkaktuar tension mes palëve.

Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes, e cilësoi tubimin protestë kombëtare. Ai ftoi qytetarët të bashkoheshin, gati dy javë pas nisjes së protestave të vazhdueshme të një grupi të lëvizjes përpara Kryeministrisë.

Lapaj i bëri thirrje Kryeministrit Rama të dorëhiqet. Ai deklaroi se nuk trembet nga procedimet penale dhe akuzoi qeverinë për represion ndaj protestës.

“Pasi na hoqi çadrat, pasi na vodhi gjeneratorin, pasi na hoqi ku ca të tjerë protestonin, sot [policia] kërkon të na heqë zërin. Zërin nuk e heq dot!” theksoi Lapaj, mes thirrjeve kundër qeverisë.

Avokatja dhe përfaqësuesja e “Shqipëria Bëhet”, Dorina Prethi tentoi disa herë t’i tregonte forcave të rendit, fletë-njoftimin për protestën, që sipas saj, ishte firmosur nga drejtuesit e policisë.

Gjeneratori u sekuestrua gjithsesi në fund të protestës, kur aktivistët me anë të një rimorkioje po e largonin. Policia shoqëroi gjithashtu katër aktivistë.

Citizens ka analizuar edhe më parë ndërhyrjet policore gjatë 12 ditëve të protestës që po mban lëvizja, ndërhyje të cilat sipas ekspertëve ligjorë është konsideruar cenim i së drejtës qytetare të tubimit, që është e garantuar me kushtetutë.

Gjatë tubimit, protestuesit sollën në vëmendje probleme të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Flamur Balaj, një qytetar më aftësi të kufizuar, tregoi se si, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë rritje pensioni apo përkrahjeje për këtë kategori.

Të njëjtën eksperiencë ndau edhe Greta Ambeli, e cila tha se vëllai i saj, me aftësi të kufizuar merrte vetëm 8 mijë lekë dhe prindërit e saj ndër vite kërkonin ndërhyrjen e ndonjë ministri, duke qenë se spitalet nuk mundësonin zgjidhje.

“Ne jemi këtu për të gjithë ata të rinj, të cilët nuk ia dalin të krijojnë një familje në këtë vend, sepse lekët e krimit kanë rritur çmimet e apartamenteve,” nënvizoi gjatë fjalës së tij Elton Laska nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”.

Ndërsa vetë kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, e mbajti theksin te dorëheqja e Kryeministrit, si një domosdoshmëri për të cilën nuk ka më kohë.

“Ju keni marrë mjerimin e rrogave të parritura, varfërinë e spitaleve dhe ilaçeve, rrugët e shkatërruara që marrin mbi 350 vjet. Kjo është republika e ‘Ed Banditit’ që do të na mbyllë gojën!” u shpreh Lapaj.

Protestuesit përgëzuan punën e drejtësisë, duke shprehur mbështetjen ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme.

Në mbyllje të protestës, ata ironizuan me koret: “Edi Rama nuk e kap dot SPAK-un”.

Qëndresa para Kryeministrisë nga lëvizja “Shqipëria Bëhetë” do të vijojë. Ajo është pjesë e një sërë organizimesh nga grupet opozitare, të cilat kanë shtuar zërat kundër qeverisë ditëve të fundit.

Zhvillimet kanë ndodhur kryesisht pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me synimin për ta arrestuar nën dyshimin se po pengon dhe dëmton hetimet për korrupsion.

Lexoni gjithashtu:

The post “Zërin s’na e heqin dot!”, intensifikohen protestat kundër qeverisë appeared first on Citizens.al.

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për 7 të arrestuarit nën dyshimin për korrupsion milionësh

19 December 2025 at 20:26


Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj shtatë personave të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal”.

“Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, dëmi vetëm në rastin e fundit që i është shkaktuar shtetit është mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi në tërësi dyshohet se arrin vlerë milionëshe.

“Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë”, thuhet në njoftim.

Shtatë të dyshuarit u arrestuan një ditë më herët në një aksion të Policisë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë Speciale.


PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

“Rama dhe Balluku na vodhën festat”; Lëvizja Bashkë kërkon drejtësi

19 December 2025 at 15:35

Qytetarë dhe mbështetës të Lëvizjes Bashkë protestuan sërish të enjten para Kuvendit. Ndryshe nga një javë më parë, ku protesta u përqendrua te buxheti, kësaj here thirrja kryesore ishte kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes.

Në fokus ishte kërkesa për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Protestuesit shprehën nevojën për t’u organizuar në vazhdimësi në përpjekjet për të kërkuar drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Në këtë kontekst ata përmendën edhe rastet e dyshuara për abuzime me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) duke theksuar se korrupsioni tashmë ka kapur qeverinë dhe shumicën e institucioneve të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se vjedhja është bërë normale për qytetarët. Sipas tij, korrupsioni është përsëritur për vite me radhë pa pasoja dhe tanimë qytetarëve nuk u bën përshtypje.

Duke iu drejtuar banorëve të Astirit, Muçi foli për mungesën e shkollave publike. Ai tha se fondet e dyshuara të abuzuara do të mjaftonin për ndërtimin e dhjetë shkollave të reja.

Muçi përmendi edhe situatën e pensionistëve dhe shëndetësinë. Ai e krahasoi shumën e përfolur në media si të vjedhur gjatë aferave të dyshuara korruptive të zëvendëskryeministres me gjysmën e fondit vjetor për bonusin e pensionistëve.

“Për të gjithë ju pensionistë, që bonusin e fundvitit për herë të fundit e morët për këtë vit, kujtohuni se ato 50 milionë euro që hëngri Belinda dhe Edi Rama janë sa gjysma e parave që shpenzohen në vit për bonusin e 700 mijë pensionistëve”, tha Muçi.

Aktivisti Klodi Leka denoncoi pabarazinë para ligjit. Sipas tij, qytetarët ndëshkohen për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarët e korruptuar mbrohen nga imuniteti dhe përkrahja politike.

Për këtë ai paralelizoi me faktin se qytetarët e thjeshtë janë ndëshkuar për vepra të rëndomta si ndërtimi i një muri pa leje, apo rilidhja e energjisë elektrike, ndërsa pushtetarët nuk dënohen pavarësisht rasteve korruptive.

“Në Shqipëri nëse ti vjedh qindra, miliona euro, nëse vjedh popullin më të varfër në Evropë, ti jo vetëm nuk shkon në burg, por edhe mbrohesh nga numri një i pushtetit”, tha Leka, duke e cilësuar këtë si shenjë të kapjes së shtetit.

Pedagogu Jani Marka, njëherësh anëtar i Lëvizjes, renditi pasojat e qeverisjes së Ramës në jetën publike.
Ai përmendi betonizimin, kanabizimin e vendit, pastrimin e parave dhe shkatërrimin e industrive vendase.

Sipas Markës, ndryshimet ligjore janë përdorur për manipulim zgjedhor dhe këto ndërhyrje kanë shërbyer më pas për të zgjatur pushtetin.

“Edi Rama ka ndryshuar Kushtetutën, Kodin Zgjedhor sa herë i ka dashur qejfi, vetëm për të vjedhur dhe për të manipuluar vullnetin e popullit për më shumë mandate dhe për më shumë vjedhje”, theksoi Marka.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, bëri një retrospektivë të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama teksa theksoi se, sipas tij, në këto 13 vite është bërë gjithçka për të varfëruar qytetarët dhe për të pasuruar pushtetarët.

Qori përmendi fondet e BE-së për bujqësinë dhe shpopullimin masiv. Sipas tij, rreth 700 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

“Kanë përzënë nga vendi ynë të paktën 700 mijë shqiptarë. Kanë poshtëruar pensionistët”, theksoi mes të tjerash Qori.

Përfaqësues të tjerë të Lëvizjes Bashkë theksuan se Balluku nuk ka vepruar pa dijeninë apo miratimin e Ramës si Kryeministër. Ata e akuzuan atë për mbrojtje politike.

“Rama po përpiqet të shpëtojë veten përmes Ballukut,” deklaroi Emiljando Kita, i cili e përshkroi situatën në krizë besimi ndaj drejtësisë.

Protestuesit kërkuan njëzëri që Rama dhe Balluku të mbajnë përgjegjësi penale për çështjet e ngritura. Ata shprehën mbështetje për institucionet e drejtësisë në hetimet e nisura.

Një javë më parë, Lëvizja Bashkë protestoi kundër ndarjes së buxhetit për vitin 2026. Sipas tyre, buxheti nuk u përgjigjet nevojave reale të qytetarëve duke cilësuar ndarjen kryesore për koncesionet si tregues të qartë se ku shkojnë paratë.

Lexo gjithashtu:

The post “Rama dhe Balluku na vodhën festat”; Lëvizja Bashkë kërkon drejtësi appeared first on Citizens.al.

“Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

19 December 2025 at 15:07

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit ku u kërkua heqja e imunitetit për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Protesta e thirrur në rrjetet sociale, u shoqërua me një organizim të dytë mbështetës nga partia “Mundësia”.

Njëzëri ata kërkuan përgjegjësi nga nivelet më të larta të pushtetit duke kërkuar kështu që fatura e korrupsionit të paguhet edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kjo, pasi sipas tyre, përgjegjësia nuk mund të ndalet te një emër i vetëm.

“Belinda Balluku është vetëm alibia për të mbrojtur Edi Ramën,” deklaroi deputeti i “Mundësisë”, Erald Kapri sipas së cilit korrupsioni është sistemik dhe i mbrojtur politikisht.

Aktivisti Andi Tepelena renditi arsyet e protestës, duke përmendur shpopullimin dhe zgjedhjet e kontestuara. Ai foli edhe për mungesën e reformave ekonomike, korrupsionin dhe grabitjen e pasurisë publike.

“Askush nuk është mbi ligjin, përfshirë Ramën, Ballukun, Veliajn, Agaçin, Metën dhe Berishën,” deklaroi Tepelena, i cili theksoi se barazia para ligjit është test real për drejtësinë.

Në protestë morën pjesë edhe qytetarë të indinjuar nga kushtet sociale dhe ekonomike. Disa prej tyre jetojnë në emigrim dhe mbështesin familjet në Shqipëri.

“Prindërit e mi nuk jetojnë dot me pensionet që kanë. Sa herë vijmë, mbajmë familjet me paratë tona,” tha Brunilda Sota, e cila e konsideroi situatën si pasojë të keqqeverisjes afatgjatë.

Partia Demokratike kërkoi sot që mbledhja e Këshillit të Mandateve, e cila u thirr për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit, të ishte e hapur. Por, kërkesa u refuzua nga shumica dhe nga vetë prokurorët e SPAK.

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres për shkak të dyshimeve të arsyeshme se ajo mund të ndërhyjë dhe pengojë apo prishë  hetimet.

Prokuroria pretendon se Balluku ka ndikuar në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Zv.kryeministrja nuk u paraqit në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i saj.

Më 31 tetor 2025, ajo deklaroi se beson në një proces transparent dhe të drejtë. Balluku dhe disa ish-drejtues të Autoritetit Rrugor akuzohen për manipulim tenderësh.

Disa nga çështjet kryesore lidhen me Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Jashtme të Tiranës, me vlerë 210 milionë euro. Për këtë arsye, GJKKO e pezulloi Ballukun nga detyra më 20 nëntor.

Rasti pritet të jetë një test i rëndësishëm për besueshmërinë e drejtësisë së re.

Lexoni gjithashtu:

The post “Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës appeared first on Citizens.al.

Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur

By: Brisi
19 December 2025 at 10:29

Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty. Belinda Balluku.
 Mirlinda Karçanaj.
 Linda Rama. Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një […]

The post Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur appeared first on BoldNews.al.

Aksioni i madh në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit

19 December 2025 at 08:57


Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas hetimeve të zhvilluara me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të rënda penale që ndërlidhen me korrupsionin.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 17:40, policia ka kapur në flagrancë tre nga të dyshuarit teksa po shkëmbenin shumën prej 9,900 eurosh, e cila dyshohet të ketë qenë pjesë e një marrëveshjeje për ndarjen e ryshfetit, përcjell Telegrafi.

Në koordinim me Prokurorinë Speciale, njësitet policore kanë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar para të gatshme, tri vetura, gjashtë telefona mobil, një laptop dhe dëshmi të tjera relevante për rastin. Po ashtu, në njërin nga lokacionet janë gjetur armë dhe municion.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar gjithsej shtatë persona, gjashtë meshkuj dhe një femër, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje dhe dhënie ryshfeti, ushtrim të ndikimit, deklarim të rremë dhe mashtrim. /Telegrafi/

Francë, hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati

By: armand
18 December 2025 at 22:05

Kontrolle u kryen sot në shtëpinë e ministres franceze të Kulturës, Rachida Dati, si dhe në minibashkinë e një lagjeje të Parisit që ajo drejton, si pjesë e një hetimi për korrupsion. Ministrja, e cila është gjithashtu kandidate për kryetare bashkie të Parisit, dyshohet se ka marrë 299 000 euro në tarifa nga grupi industrial […]

The post Francë, hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati

18 December 2025 at 18:19

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kontrolle u kryen sot në shtëpinë e ministres franceze të Kulturës, Rachida Dati, si dhe në minibashkinë e një lagjeje të Parisit që ajo drejton, si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Ministrja, e cila është gjithashtu kandidate për kryetare bashkie të Parisit, dyshohet se ka marrë 299 000 euro në tarifa nga grupi industrial francez ”GDF Suez” kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian, pa deklaruar burimin e fondeve në PE.

”Hetimi gjyqësor është hapur veçanërisht për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv, ushtrimit të ndikimit, përvetësimit të fondeve publike, marrjes së mallrave të vjedhura dhe pastrimit të parave që lidhen me këto vepra penale në lidhje me ushtrimin e mandatit të  Rachida Dati”, shkroi prokurori financiar, Jean-François Bohnert, në një deklaratë.

Raporti i sotëm përmend “operacione kërkimi që synojnë vende të ndryshme, duke përfshirë minibashkinë 7 të Parisit dhe Ministrinë e Kulturës si dhe banesa private”.

”Këto operacione janë pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur më 14 tetor dhe të besuar dy gjyqtarëve hetues nga divizioni ekonomik dhe financiar i Gjykatës së Parisit”, vazhdon raporti, duke konfirmuar informacionin nga ”Le Nouvel Obs” dhe programi ”Complement d’Enquete” në ”France 2”, i cili zbuloi historinë.

Hetimi po kryhet nga Zyra Qendrore për Luftën Kundër Korrupsionit.

Olivier Pardo, një nga avokatët e Datit, nuk pranoi të komentojë. As avokatët e saj të tjerë nuk u përgjigjën./ a.jor.

The post FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjenerali i ushtrisë së burgosur!”, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës

By: armand
18 December 2025 at 19:14

Lëvizja Bashkë ka zhvilluar sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar përgjegjësi nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferat miliona euroshe që është marr nën hetim nga SPAK. “Nëse dikush në fshat ndërton një mur pa leje shkon në burg, por nëse t’i vjedh popullin më të varfër […]

The post “Gjenerali i ushtrisë së burgosur!”, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe Ramës appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet ish-ministri i Transportit i Rumanisë, akuzohet për korrupsion

By: armand
17 December 2025 at 08:44

Prokurorët nga Zyra Kombëtare Kundër Korrupsionit e Rumanisë kanë arrestuar ish-ministrin e Transportit Alexandru-Rezvan Cuc nën akuzat për korrupsion. Ndalimi u krye pasi u kryen kontrolle në rezidencën e ish-ministrit dhe sipërmarrësit Ketel Daniel Bushe. Një hetim është duke u zhvilluar nën dyshimin për ryshfet dhe bashkëpunim në të. Sipas mediave rumune, ish-ministri ishte ndërmjetës […]

The post Arrestohet ish-ministri i Transportit i Rumanisë, akuzohet për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit, Altin Dumani kërkon arrestimin e Ballukut tre ditë para se t’i mbarojë mandati në krye të SPAK

16 December 2025 at 23:56


Zbardhet shkresa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetes për Belinda Ballukun.

Në shkresën zyrtare të siguruar nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, SPAK i kërkon Kuvendit që t’i japin autorizim për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit Belinda Balluku.

Kjo kërkesa mban firmën e kreut të SPAK Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin më 19 dhjetor 2025, ndërsa shkresa është bërë pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Ballukun, të Premten.

“Nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet më tej në shkresën e botuar me urgjencë.

“Gjithashtu, në respektim të nenit 288, pika 2, të Kodit të Procedurës Penale, bashkëlidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse, si dhe urdhrin për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve, datë 16.12.2025. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin”, mbyllet shkresa zyrtare e SPAK.

Korrupsioni, gjyqësori dhe ekonomia/ Pengesat kryesore të Shqipërisë drejt BE-së

By: Brisi
16 December 2025 at 18:38

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2025 pa një përshpejtim të ndjeshëm, me vendin që hapi të gjashtë grupet e negociatave brenda pak më shumë se një viti. Analistët deklarojnë për Ballkanin Perëndimor Evropian se hapi tjetër kyç në rrugën evropiane i referohet përmbushjes së standardeve të ndërmjetme sipas Grupit 1 (Bazat), […]

The post Korrupsioni, gjyqësori dhe ekonomia/ Pengesat kryesore të Shqipërisë drejt BE-së appeared first on BoldNews.al.

Media ruse “arreston” ministren virtuale Diella për korrupsion  

By: FAKTOJE
16 December 2025 at 15:35

Pretendimi: Ministrja e Inteligjencës Artificiale Diella u arrestua për korrupsion

Vlerësimi: E pavërtetë

Jona Cenameri

Një artikull i publikuar në 5 dhjetor në versionin shqip të gazetës ruse Pravda, njofton arrestimin e ministres shqiptare virtuale Diella, nën akuzën e korrupsionit në tendera. Lajmi shoqërohet edhe me një foto, dukshëm të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, të një toge policësh që shoqëron një ekran kompjuteri ku dallohet imazhi i Diellës.

Verifikim i mëtejshëm tregon se kjo media paraqet si lajm të vërtetë, një histori që në fakt buron nga një artikull satirik i medias kroate NewsBar. Në pamje të parë, artikulli i Pravda-s krijon përshtypjen e një raportimi serioz. Titulli, gjuha dhe struktura janë tipike të lajmeve të kronikës së zezë, ndërsa fotografia shoqëruese i përket qartësisht burimit origjinal kroat. Megjithatë, në asnjë moment Pravda nuk informon lexuesin se NewsBar është një portal satirik, i njohur në Kroaci për parodi politike dhe humor të zi.

Artikulli i publikuar në median satirike kroate Newsbar

Vetë teksti përmban elementë absurdë dhe humoristikë, si “kalimi i ministres në offline mode”, “avokati që është një algoritëm ChatGPT”, apo zëvendësimi i saj me një kalkulator Casio “moralisht më të qëndrueshëm”. Për më tepër, në rrjetet sociale të NewsBar, përfshirë Instagram dhe Facebook, faqja e përshkruan veten qartë si satirë dhe humor. Ky kontekst është plotësisht i munguar në versionin e Pravda-s.

Media kroate prezantohet si një faqe satirike

Përkundrazi, artikulli paraqitet si zhvillim real në Shqipëri dhe i atribuohet një burimi të paqartë në Telegram, “dimsmirnov175”, pa asnjë verifikim apo kontekst shtesë.

Konteksti i një lajmi të tillë që vë në lojë jehonën që shkaktoi në mediat ndërkombëtare përfshirja e Inteligjencës Artificiale në një kabinet qeveritar, mer një tjetër konotacion i publikuar nga media ruse. Rrjeti “Pravda” është identifikuar në verifikime europiane si dhe nga Faktoje, si një ekosistem faqesh me prirje pro-Kremlinit, i përdorur për përhapje narrativash dezinformuese në disa vende dhe gjuhë, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Një raport i fundit i verifikuesve të fakteve të Hibrid.info në Kosovë, zbuloi se  platforma pro-Kremlinit, që operon në mbi 80 shtete, është operacionale në gjuhën shqipe prej marsit të vitit 2024. Gjatë vitit të fundit, kjo faqe ka publikuar 2,699 artikuj, shumica e të cilëve janë kopje nga burime zyrtare ruse si RT, Sputnik dhe Telegram-i i Ambasadës Ruse në Tiranë.

Pas publikimit nga Pravda, historia është ricikluar edhe nga portale të tjera shqiptare, por me dallime në mënyrën e paraqitjes. Disa prej tyre e përmendin natyrën satirike vetëm në fund të artikullit ose në një fjali dytësore, ndërsa të tjerë e theksojnë në titull. Megjithatë, në të gjitha rastet, titujt sensacionalë dhe formulimi i paqartë kanë kontribuar në konfuzion, duke bërë që një pjesë e audiencës ta perceptojë historinë si lajm real.

Ky keqinterpretim i satirës nuk ka mbetur vetëm në nivelin e portaleve shqiptare. Në dhjetor 2025, kryetari i Dumës ruse, Vjacheslav Volodin, iu referua të njëjtës histori gjatë një bisede me presidentin Vladimir Putin, duke e paraqitur si shembull real të “korrupsionit të inteligjencës artificiale” në Evropë.

Mediat ndërkombëtare raportuan se historia që ai citoi ishte një meme dhe një lajm i rremë i qarkulluar në internet, me origjinë nga portali satirik kroat NeësBar. Ky episod tregon se si një përmbajtje humoristike, kur shkëputet nga konteksti, mund të keqpërdoret jo vetëm nga media për klikime, por edhe në diskurs politik në nivele të larta.

#factchecking #dezinformim #faktoje #DIELLA #AIminister #SPAK #AI #pravda

The post Media ruse “arreston” ministren virtuale Diella për korrupsion   appeared first on Faktoje.al.

“Trimosha me revole”, përplasja Rama-BKH për hetuesit

14 December 2025 at 21:33


Pas deklaratës së sotme, 14 dhjetor, të kryeministrit Edi Rama, ka një reagim zyrtar nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Teksa e cilësoi shumë të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun, gjatë podcastit të tij “Flasim”, kreu i qeverisë vuri theksin te një episod që sipas tij ka ndodhur te godina e Këshillit të Ministrave.

“Këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe nuk donin ta linin patllaken tek dera, sipas rregullores së sigurisë së lartë të Gardës së Republikës”, tha kryeministri.

Pikërisht në përgjigje të sa më sipër, BKH thekson se më datë 20 nëntor, tre hetues të këtij institucioni janë paraqitur në ambientet e Kryeministrisë për ekzekutimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë.

“Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit.

Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit. Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës”, thuhet në reagimin zyrtar.

Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimit, e drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet në ligj dhe nuk ka pasur asnjë shkelje në këtë rast prej tyre.

“Trimoshat shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese”

Rreth 1 orë më vonë, reagoi sërish numri një i kabinetit, duke nënvizuar se problemi nuk qëndron te mbajtja e armës prej hetuesve, por te sjellja e tyre jo etike dhe profesionale. Rama, thotë se “trimoshat e BKH-së shfaqin shpesh boshllëqe shqetësuese”.

Më 12 dhjetor, me shumicë votash, gjyqtarët e Kushtetueses rikthyen në detyrë zv.kryeministren e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e ankimimit të bërë ndaj kësaj çështjeje dhe caktoi si datë për mbajtjen e seancës, 22 janarin e vitit 2026, ora 10:00. Kësisoj, GJK vendos në favor të kryeministrit Rama, i cili pretendoi se pushteti i drejtësisë ka ndërhyrë padrejtësisht në pushtetin ekzekutiv.

Rama nënvizonte se nuk ka shembull në arenën ndërkombëtare ku një prokuror apo edhe një gjyqtar i shkallës së parë të vendosë pezullimin nga detyra të një anëtari të qeverisë./Tv Klan

Lufta ndaj korrupsionit në Kosovë, APK: Mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025

14 December 2025 at 14:17

PRISHTINË, 14 dhjetor/ATSH/ Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dërguar mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se rastet lidhen me pasaktësi, vonesa apo mos deklarim të pasurisë, ndërsa një pjesë rrjedhin nga sinjalizimet për shkelje të tjera ligjore.

Siç thotë ai, APK ka shqiptuar mbi 130 gjoba për zyrtarë që nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë, teksa 16 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Me ligjin e ri, mjekët dhe profesorët janë përfshirë për herë të dytë në deklarimin e pasurisë. Buleshkaj thotë se verifikimet janë duke vazhduar dhe se janë evidentuar raste me mungesa në deklarime. Sipas tij, rreth 1 mijë kërkesa për sqarime janë dërguar te zyrtarët, përfshirë edhe këto kategori të reja.

Buleshkaj thotë se ministritë që kanë kontakt direkt me publikun ose menaxhojnë buxhete të mëdha, kanë rrezik më të shtuar për sa i përket korrupsionit.

Buleshkaj thotë se APK-ja ka monitoruar 18 procedura të tenderimit gjatë vitit, ku janë identifikuar lëshime të konsiderueshme.

Kujtojmë, se Javën Kundër Korrupsionit 2025, koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) e kanë nisur me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit.

/Kosovapress/

The post Lufta ndaj korrupsionit në Kosovë, APK: Mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në!

By: Brisi
12 December 2025 at 14:44

The Economist Për Edi Ramën, këto janë kohët më të mira dhe më të këqija, por kryesisht më të mirat. Në maj, kryeministri i Shqipërisë u zgjodh për mandatin e tij të katërt radhazi. Lufta në Ukrainë ka përshpejtuar përpjekjen prej vitesh të ngrirë të Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, së bashku me ato të […]

The post Qeveria e zhytur në korrupsion/ The Economist: Rama po tenton të joshë BE-në! appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Kompania e lidhur me “KAYO”-n e përfshirë në një skandal në Belgjikë, ‘Elbit System’ dyshohet për kontrata të manipuluara

By: V K
10 December 2025 at 11:21

Zyra e prokurorit federal belg, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një konsulent të dyshuar se ka vepruar në emër të Elbit Systems, kontraktorit kryesor të mbrojtjes së Izraelit, në një seri kontratash të mëdha të dhëna nga një agjenci e NATO-s.

Emri i Eliau Eluasvili, një shtetas italian 60-vjeçar, shfaqet vazhdimisht në këtë rast të gjatë që përfshin gjyqtarë dhe policë në Belgjikë, Holandë, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Luksemburg dhe Rumani.

Eluasvili është kërkuar nga gjykatat që nga 30 shtatori për “korrupsion aktiv dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Sipas burimeve tona, Elbit Systems, u pezullua në korrik nga pjesëmarrja në kontratat e prokurimit publik të NATO-s.

La Lettre, në partneritet me gazetat belge Le Soir dhe Knack dhe median holandeze Follow the Money, ka disa muaj që heton pagesat në lidhje me disa kontrata të mëdha armësh të dhëna nga Agjencia e Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s ( NSPA ).

Arrestimi i pesë agjentëve dhe ish-agjentëve të saj midis shkurtit dhe majit në disa vende evropiane e tronditi agjencinë me seli në Luksemburg, e cila ka shpenzuar gati 10 miliardë euro për porosi këtë vit (LL, 20/10/25 ). Skandali ka tronditur NSPA-në dhe NATO-n që nga pranvera.

Konsulent në arrati

Ai është në kërkim që prej 30 shtatorit, ndërsa sipas burimeve të hetimit, Elbit Systems u pezullua në korrik nga të gjitha prokurimet publike të NATO-s.

Hetuesit besojnë se gjatë disa viteve, Eluasvili ka ndihmuar Elbit Systems të siguronte kontrata të manipuluara nga NSPA (Agjencia e Prokurimeve në NATO).

Ai rezulton i përfshirë në një rrjet kompanish konsulence të regjistruara në Lituani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Rumani.

Sipas dokumenteve të brendshme, NATO pezulloi gjatë verës 15 kontrata, prej të cilave 13 i përkisnin Elbit Systems dhe filialit të saj Orion Advanced Systems.

Këto kontrata përfshinin furnizime me ndezës ajrorë, municione, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.

Ndër kontratat më të mëdha të pezulluara, është ajo për modernizimin e flotës së anijeve patrulluese të Marinës Portugeze, me vlerë 100 milionë euro për periudhën 2016–2024.

Parregullsitë e kontratës

Në një dokument të datës 31 korrik që shoqëronte listën e kontratave të pezulluara, kreu francez i programit të municioneve të NSPA-së, Céline Danielli, i paralajmëroi përfaqësuesit e Aleancës për shkallën e mashtrimit.

“Pezullimet e shitësve vijnë pas shfaqjes së akuzave serioze që tregojnë se ka të ngjarë që furnizuesit të jenë përfshirë në praktika të sanksionueshme, duke përfshirë parregullsi në dhënien e kontratave”, shkroi ajo.

“Si rezultat, strategjia jonë ekzistuese e Prokurimit tani nuk mund të ekzekutohet”, shtoi Céline Danielli.

NSPA mbetet e disponueshme për të diskutuar ndikimin operacional të këtij vendimi dhe ai mund të jetë i kufizuar.

Dyshimet përforcohen nga fakti se të gjithë agjentët ose ish-agjentët e NATO-s të arrestuar në muajt e fundit ishin aktivë në programin e municioneve të NSPA-së.

Duke filluar me Guy Moeraert, një ish-ushtar belg i cili ishte aktiv në vitet 2015-2020 në departamentin e operacioneve, ku u caktua në programin e prokurimit të municioneve. Ai më vonë u bë konsulent.

Ai aktualisht i nënshtrohet etiketimit elektronik pas një qëndrimi gjashtëmujor në burg.

Moeraert dyshohet nga gjykatat belge se ka marrë 1.9 milion euro në ryshfete për programe municionesh dhe pajisjesh aeronautike me vlerë disa qindra milion euro.

Ai është akuzuar për “korrupsion aktiv dhe pasiv, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”.

Avokati i tij tha se klienti i tij “ka vënë gjithçka në tryezë, ka dhënë emra (dhe) nuk i konteston elementët faktikë”, por “ende përfiton nga prezumimi i pafajësisë”.

Gjykatat belge duan të zbulojnë nëse ish-agjenti i NSPA-së, i cili u bë konsulent i pavarur në vitin 2021, ka punuar për Eluasvilin dhe e ndihmoi atë të siguronte disa kontrata të NATO-s për Elbit Systems, sipas burimeve tona.

Një rrjet ish-agjentësh të shndërruar në konsulentë, të cilët me kënaqësi i hapin librat e tyre të adresave për industrialistët, graviton rreth selisë së NSPA-së në Luksemburg.

Ata kanë përfituar nga situata e re gjeopolitike, shpërthimi në buxhetet e mbrojtjes evropiane dhe njohuritë e tyre të brendshme për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të ndihmuar kompani të caktuara të fitojnë kontrata pas tenderëve kompleksë të nisur nga NSPA.

Ndonjëherë ata madje dhanë këshilla mbi detajet më të imëta të kontratave. NSPA, kodi i etikës së së cilës hesht për agjentët e saj që kalojnë në sektorin privat, ka treguar pak shqetësim për zhvillimin e karrierës së ish-punonjësve të saj.

The post Korrupsion dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ Kompania e lidhur me “KAYO”-n e përfshirë në një skandal në Belgjikë, ‘Elbit System’ dyshohet për kontrata të manipuluara appeared first on Albeu.com.

❌
❌