Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Francë, hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati

By: armand
18 December 2025 at 22:05

Kontrolle u kryen sot në shtëpinë e ministres franceze të Kulturës, Rachida Dati, si dhe në minibashkinë e një lagjeje të Parisit që ajo drejton, si pjesë e një hetimi për korrupsion. Ministrja, e cila është gjithashtu kandidate për kryetare bashkie të Parisit, dyshohet se ka marrë 299 000 euro në tarifa nga grupi industrial […]

The post Francë, hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati

18 December 2025 at 18:19

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kontrolle u kryen sot në shtëpinë e ministres franceze të Kulturës, Rachida Dati, si dhe në minibashkinë e një lagjeje të Parisit që ajo drejton, si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Ministrja, e cila është gjithashtu kandidate për kryetare bashkie të Parisit, dyshohet se ka marrë 299 000 euro në tarifa nga grupi industrial francez ”GDF Suez” kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian, pa deklaruar burimin e fondeve në PE.

”Hetimi gjyqësor është hapur veçanërisht për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv, ushtrimit të ndikimit, përvetësimit të fondeve publike, marrjes së mallrave të vjedhura dhe pastrimit të parave që lidhen me këto vepra penale në lidhje me ushtrimin e mandatit të  Rachida Dati”, shkroi prokurori financiar, Jean-François Bohnert, në një deklaratë.

Raporti i sotëm përmend “operacione kërkimi që synojnë vende të ndryshme, duke përfshirë minibashkinë 7 të Parisit dhe Ministrinë e Kulturës si dhe banesa private”.

”Këto operacione janë pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur më 14 tetor dhe të besuar dy gjyqtarëve hetues nga divizioni ekonomik dhe financiar i Gjykatës së Parisit”, vazhdon raporti, duke konfirmuar informacionin nga ”Le Nouvel Obs” dhe programi ”Complement d’Enquete” në ”France 2”, i cili zbuloi historinë.

Hetimi po kryhet nga Zyra Qendrore për Luftën Kundër Korrupsionit.

Olivier Pardo, një nga avokatët e Datit, nuk pranoi të komentojë. As avokatët e saj të tjerë nuk u përgjigjën./ a.jor.

The post FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Imuniteti i Ballukut, eksperti Kume: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati nuk preket

By: redi
16 December 2025 at 21:16

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku. Ndërkohë kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh pas kësaj kërkese, si pritet të veprojë Kuvendi, cilat janë afatet ligjore, sa ndikon kjo në detyrën e zv/kryeministres, të gjitha këto i sqaron ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Source

Muzeu i Luvrit rrit çmimet për vizitorët jashtë Evropës me 45%, pas vjedhjes spektakolare

By: Elva
27 November 2025 at 19:45

Muzeu i Luvrit njoftoi se nga 14 janari 2026, çmimi i biletave për vizitorët nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane do të rritet nga 22 euro në 32 euro, një rritje prej 45%. Ndryshimi prek kryesisht vizitorët amerikanë dhe kinezë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të publikut të huaj. Vendimi i Bordit të Drejtorëve […]

The post Muzeu i Luvrit rrit çmimet për vizitorët jashtë Evropës me 45%, pas vjedhjes spektakolare appeared first on BoldNews.al.

Skandali ne Luvër: Passworde të thjeshta dhe sisteme të vjetra në zemër të muzeut më të famshëm

By: melisa
5 November 2025 at 15:37

Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit në Muzeun e Luvrit, hetimet kanë zbuluar dobësi alarmante në sistemet e sigurisë, duke përfshirë fjalëkalime të thjeshta dhe përdorimin e teknologjive të vjetruara. Fillimisht, Ministrja e Kulturës së Francës, Rachida Dati, deklaroi se sistemet nuk kishin treguar mosfunksionim menjëherë pas ngjarjes. Por 10 ditë më vonë, ajo ndryshoi tonin…

Source

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

16 October 2025 at 19:18

Nga Boldnews.al Me një skemë, të ngjashëm me modelin e vjetër japonez “harakiri”, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tërësisht kontravers, duke shkurtuar mandatet e të paktën pesë nga 9 anëtarët e saj. Mandatet më të goditura janë atë të gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr në vitin 2024, Elsa Toska. Për […]

The post “Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

“Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit

15 October 2025 at 20:39

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso tha se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë, që institucioni i Presidentit të katandiset në ditën që është sot, duke u bërë temë e debatit publik, i cili në vend që të investohet për shqetësimet madhore të shoqërisë shqiptare, bëhet mashë në duart e kryeministrit dhe mazhorancës. Sipas […]

The post “Begaj, mashë e Ramës”/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Kushtetueses për llogari të ekzekutivit appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e pjesshme/ Zbulohet kandidati i PS për Bashkinë e Cërrikut (EMRI)

By: V K
7 October 2025 at 11:03

Partia Socialiste, duket se ia ka besuar garën e 9 nëntorit për bashkinë e Cërrikut, Florenc Dokut.

Florenc Doka, kryetari i komanduar i Cërrikut, do të jetë kandidatura e PS për bashkinë e Cërrikut.

Kjo kandidaturë si edhe 5 të tjerat, do të miratohen sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së PS.

Më parë, u bë e ditur se Ervin Ceca, është kandidati i PS-së për zgjedhjet e bashkisë së Beratit.

The post Zgjedhjet e pjesshme/ Zbulohet kandidati i PS për Bashkinë e Cërrikut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës

25 September 2025 at 15:37

Belind Këlliçi tha në MCN se nuk shtrohet për diskutim nëse Partia Demokratike do marrë apo jo pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Sipas Këlliçit, kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme bashkiake në Tiranë duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës që do duhet të gjenerojë një kohezion politik më […]

The post Gara për Tiranën/ Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës appeared first on BoldNews.al.

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22 September 2025 at 22:28

Politologu Afrim Krasniqi, duke folur në A2 CNN për kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, tha se ka vetëm dy alternativa, nëse opozita kërkon me të vërtet fitoren. Sipas tij, ose duhet të jetë një kandidat jashtë partive politike ose një figurë politike që pranohet nga të gjitha forcat opozitare dhe ka një lloj […]

The post Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

17 September 2025 at 18:55

Mesila Doda ka zgjedhur që të vazhdoj si deputete e pavarur në Kuvend, duke mos pranuar të bëhet pjesë e asnjë prej tre grupe parlamentare të opozitës. Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, […]

The post Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur! appeared first on BoldNews.al.

“Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator

By: Ardit
2 September 2025 at 12:27

Nga Boldnews.al Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, duket se ka arritur ta vetëpërmbajë vrullin e shprehur më herët në zyrat e tij për të mbyllur procesin e plotësimit brenda muajit Gusht 2025 të vakancës së Gjykatës Kushtetuese të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht drejtuese e atij institucioni, Holta Zaçaj. […]

The post “Rrëmbimi” i mandateve kushtetuese/ Sokol Sadushi “lan duart” me Denar Bibën në 4 shtator appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Aida Hajnajt në BKH: Fund i parashikuar dhe hije klientelizmi

1 September 2025 at 14:37

Nga Boldnews.al Historia e Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk është thjesht një mandat i mbyllur. Është një shembull i qartë sesi klientelizmi dhe pazaret institucionale vendosin mbi meritën, duke lënë qytetarët pa përgjigje dhe drejtësinë peng të interesave politike. Më 1 shtator 2025, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi […]

The post Mandati i Aida Hajnajt në BKH: Fund i parashikuar dhe hije klientelizmi appeared first on BoldNews.al.

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

25 August 2025 at 12:03

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

/gj.m/j.p/

The post Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet

By: V K
25 August 2025 at 12:58

Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, do t’i mbetet Ana Dajkos. Këtë të hënë, Kolegji Zgjedhor vendosi në mënyrë unanime, që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur.

Por, Komisioneri Shtetëror ia akordoi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. KAS e ndryshoi më pas këtë vendim, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet appeared first on Albeu.com.

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

By: Ardit
24 August 2025 at 20:31

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve  për procesin e 11 majit. Në  gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që  mandati i vetëm […]

The post Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje appeared first on BoldNews.al.

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit: Nuk është palë në proces

19 August 2025 at 11:21

TIRANË- Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i takojë Arjan Ndojës.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e avokatit te Ndojës dhe kështu nuk i legjitimua si palë në proces demokratja Andia Ulliri.

Andia Ulliri e kërkoi këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore.

Po ashtu, Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.

Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Koalicioni PD-ASHM mori gjashtë mandate në Durrës, ku pesë ishin në listën e mbyllur. Ndërsa PS mori tetë mandate dhe gjinia femërore përfaqësohet 50 për qind./abcnews.al

 

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

8 August 2025 at 21:54

Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Greqi do të përfundojë në dhjetor të vitit 2025. Banka do të vazhdojë të miratojë investime të reja në vend deri në fund të […]

The post Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit appeared first on BoldNews.al.

“Mandati t’i kalojë Lapajt”, Kolegji Zgjedhor shqyrton më 13 gusht ankimimin e Shqipëria Bëhet për vendimin e KAS

By: M C
5 August 2025 at 19:11

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e Shqipëria Bëhet. Kjo forcë politike ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, që i dha mandatin e deputetes, kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko. Shqipëria Bëhet kërkon nga Kolegji Zgjedhor që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur, Adriatik Lapaj, njëkohësisht drejtuesit të kësaj force politike.

Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e subjektit “Shqipëria Bëhet” që të njihte dorëheqjet e listës së mbyllur nga kandidimi. Në këtë mënyre mandati do t’i kalonte Adriatik Lapajt si më i votuari në listën e hapur. KAS është shprehur në shpalljen e vendimit se akti i dorëheqjeve të kandidatëve nga lista e mbyllur është një akt i pavlefshëm nga ana ligjore dhe nuk mund të merret në konsideratë. Ndërkohë KAS njoftoi se mandati i deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës, do t’i kalojë kandidatës, Ana Dajko.

Ky mandat deputeti është bërë shkak dhe për përplasjet mes koalicionit zgjedhor “Nisma Shqipëria Bëhet”. Dy partitë “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kishin rënë dakord që deputet do të bëhej kandidat ai që merrte më shumë vota nga lista e hapur. Ndërsa ata që ishin në listën e mbyllur do të jepnin dorëheqjen. Ndërkohë, mosmarrëveshjet shpërthyen pasi kandidati i Nismës Thurje në listën e mbyllur në Tiranë, Zeqir Kordhoni tha se nuk do të tërhiqej nga mandati.

Pas disa ditësh akuzash të ndërsjella mes Lapajt dhe Endri Shabanit, daja i këtij të fundit u tërhoq nga mandati dhe kështu KQZ i dha Kleana Xhuvelit. Disa ditë para se të bëhej ndarja e mandanteve, Xhuveli vendosi “të tërhiqte dorëheqjen” e saj të mëparshme. Përmes një letre zyrtare drejtuar KQZ, ajo thoshte se ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit politik.

The post “Mandati t’i kalojë Lapajt”, Kolegji Zgjedhor shqyrton më 13 gusht ankimimin e Shqipëria Bëhet për vendimin e KAS appeared first on Albeu.com.

❌
❌