Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

“Do verifikohet farsa elektorale”/ Këlliçi: Brenda muajit do të vijnë dy misione faktmbledhëse nga Europa

By: armand
9 February 2026 at 20:23

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur mbrëmjen e sotme se brenda muajit dy misione faktmbledhëse nga Europa do të vijnë në Shqipëri. Në një lidhje me Syri Tv, Këlliçi tha se ata do të vijnë për të verifikuar situatën e asaj që ai e ka cilësuar si “farsë elektorale”. “Elita e të rinjve, e […]

The post “Do verifikohet farsa elektorale”/ Këlliçi: Brenda muajit do të vijnë dy misione faktmbledhëse nga Europa appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Këlliçi/ Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë!

By: Elva
6 February 2026 at 22:19

Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga funksionet publike të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të vendosur më herët nga GJKKO. Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi e cilëson vendimin si një zhvillim të rëndësishëm, edhe pse ka ardhur pas një […]

The post Këlliçi/ Sot u rrëzua qeveria më e korruptuar në Europë! appeared first on BoldNews.al.

“Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera

By: armand
29 January 2026 at 20:31

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka treguar sot se ekzistojnë orë të tëra filmimesh, dokumentimesh e fotografish, që tregojnë sesi funksionon shteti i qeverisur nga Edi Rama. I ftuar në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se bazuar në këto materiale, rezulton se shumë individë shkonin direkt te zyra e kryeministrit për projekte në jug, leje kullash […]

The post “Ka orë të tëra filmimesh”/ Këlliçi: Të gjithë shkonin te zyrat e Edi Ramës për leje dhe tendera appeared first on BoldNews.al.

Afera “5D”, deputeti Këlliçi: Apeli vuri kapakun mbi një prej dosjeve më korruptive, precedent i rrezikshëm

By: redi
29 January 2026 at 21:18

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila zbuti masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen e njohur si “5D”. Këlliçi u shpreh se Apeli “vendosi kapakun jo mbi krimin, por mbi drejtësinë”, duke e cilësuar vendimin si një precedent të rrezikshëm për çështjet që lidhen me…

Source

Belind Këlliçi: Dosja “5D” u varros, drejtuesit e Bashkisë dolën të larë, sot Gjykata e Apelit i vendosi kapakun

By: V K
29 January 2026 at 15:59

Ditën e sotme, vendimi i Apelit të GJKKO-së për dosjen “5D” që shpalli të fajshëm të akuzuarit e Bashkisë së Tiranës, por pezulloi ekzekutimin e dënimeve duke i kthyer në shërbim prove, ka nxjerrë në konferencë për mediat deputetin demokrat Belind Këlliçi, denoncuesin e kësaj afere.

Ligjvënësi demokrat deklaroi se drejtësia i vuri kapakun dosjes dhe jo krimit, duke nxjerrë të larë zyrtarët dhe të akuzuarit e çështjes, përveç njërit, teksa u zbut dënimi i shkallës së parë të GJKKO-së..

“Për 44 javë me radhë protestuam para bashkisë për vjedhjen e parave publike. Sot gjykata e Apelit vendosi kapakun, jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Drejtuesit e Bashkisë përveç njërit dolën nga salla të larë, një dosje e varrosur me një ceremoni që sot prodhoi një Alqi Bllako të dytë që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive”, tha Këlliçi mes të tjerash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli sot vendimin për ish- drejtoreshën e Tirana Parking,  Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha, si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre.

Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, por ndaj tyre u pezulluan masat e dënimit,  duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të Bashkisë së Tiranës. Ishte si të ngrije kapakun e një arkivoli institucional dhe të kuptoje jo vetëm korrupsionin, por edhe kalbëzimin shtetëror të organizuar.

Një linjë e padëgjuar vjedhjeje, ku drejtorët e Bashkisë funksiononin si elemente të një grupi të strukturuar kriminal, me detyra të ndara, me firma të sinkronizuara për një qëllim të vetëm: zhvatjen 100% të parave publike.

Para publike të marra me tendera, me leje ndërtimi dhe me vulë shteti. 29 tendera, 30 milionë euro, 3 leje ndërtimi, të gjitha të futura në një ‘gojë’ të vetme, të hapur nga firma personale e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Menjëherë pas publikimit, depozitova kallëzimin penal në SPAK. Hetimi i Prokurorisë, nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho, faktoi plotësisht denoncimin dhe çoi për gjykim të gjithë zinxhirin drejtues të Bashkisë  së Tiranës.

Për 44 javë me radhë protestuam përpara Bashkisë për një parim themelor e universal: vjedhja e parave publike nuk mund të amnistohet dhe dëmi duhet t’u kthehet qytetarëve.

Sot, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, jo! Por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve.

Drejtuesit e Bashkisë, përveç njërit, dolën nga salla jo si të penduar, por të larë, posi u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë. As burg. As kthim parash. As përgjegjësi.

Një dosje e varrosur me ceremoni nga një Drejtësi që sot prodhoi një kukull fajësie, një Alqi Bllako të dytë, që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive.

Të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë, me përjashtim të Mariglen Qatos, u shpëtuan nga përgjegjësia penale.

Si tek inceneratorët, ku janë zhvatur 200 milionë euro dhe fajin e mban një emër i vetëm, ndërsa sistemi u shpall i pafajshëm.

Ky vendim nuk mbylli vetëm një çështje, por zyrtarizoi një doktrinë ku krimi firmoset në qetësi me një stilolaps dhe firma për shefin është jelek antiplumb penal.

Nga sot, çdo nëpunës e di se mund të vjedhë, mund të firmosë, mund të zhvasë, sepse mbi të ka një çati të sigurt pandëshkueshmërie. Bindja shpërblehet.

Edhe për më naivin, vendimi i sotëm gjyqësor i dha dërrmën drejtësisë së re. Sot u dërgua mesazhi më i rrezikshëm që mund të prodhojë një shtet, kapitullimi karshi krimit të veshur me kostum institucional.

Gjyqtarët hoqën mantelin, morën çelësat e kasafortës, i dorëzuan tek dera e pushtetit, dhe sapo u thanë shqiptarëve:

‘Mos kërkoni më mbrojtje tek ne. Këtu ruhet vetëm krimi.’ Në mënyrë të veçantë krimi i organizuar dhe grupet e strukturuara kriminale”.

The post Belind Këlliçi: Dosja “5D” u varros, drejtuesit e Bashkisë dolën të larë, sot Gjykata e Apelit i vendosi kapakun appeared first on Albeu.com.

Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestë u urdhërua nga bunkeri i Surrelit

By: Elva
26 January 2026 at 19:23

Pasditen e sotme, Partia Demokratike ka organizuar një protestë para Kryeministrisë, ku morën pjesë disa dhjetëra qytetarë. Në protestë nuk ishte i pranishëm kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ku pritet të zhvillojë disa takime politike. Ndërkohë deputeti, Belind Këlliçi, tha se dhuna ndaj protestuesve ishte urdhër i drejtpërdrejtë politik nga […]

The post Këlliçi: Dhuna ndaj qytetarëve në protestë u urdhërua nga bunkeri i Surrelit appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Rama s’mund ta shesë veten si partner strategjik me SHBA, lidhjet me krimin nuk fshihen

By: Elva
22 January 2026 at 19:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke i cilësuar ato si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për t’u paraqitur si faktor ndërkombëtar i paqes, pas ftesës që Shqipëria ka marrë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, […]

The post Këlliçi: Rama s’mund ta shesë veten si partner strategjik me SHBA, lidhjet me krimin nuk fshihen appeared first on BoldNews.al.

Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri

15 January 2026 at 15:41

Ngrirja e vizave të emigracionit për 75 vende nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat politik në Shqipëri, me opozitën që fajëson qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Të enjten, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali hodhi poshtë pretendimet e opozitës se lëvizja e Shteteve të Bashkuara ishte një përgjigje ndaj politikave të Ramës. “Vendimi i […]

The post Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Këlliçi mbi 1 orë në SPAK: U thirra për një çështje periferike nga prokurori Kraja

By: armand
12 January 2026 at 13:59

Deputeti demokrat Belind Këlliçi mbërriti në SPAK këtë të hënë dhe për më shumë se 1 orë e 30 minuta ai dha shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore. “U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, u shpreh deputeti pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Burimet thanë se ai u pyet në cilësinë e […]

The post Këlliçi mbi 1 orë në SPAK: U thirra për një çështje periferike nga prokurori Kraja appeared first on BoldNews.al.

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

By: V K
12 January 2026 at 12:19

Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në SPAK por pritet në zbardhen në vijim.

Këlliçi është paraqitur edhe më herët në SPAK. Hera e fundit ka qenë në shtator 2025, ku u pyet lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ai ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës.

Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë sa i takon aferës “5D”, duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.

The post Belind Këlliçi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi për mesazhin e Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

By: redi
29 December 2025 at 17:44

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës. Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim…

Source

Protesta e PD/ Këlliçi: Ata që blinin vota janë në burg, radha po i vjen edhe Ramës

By: Elva
22 December 2025 at 18:54

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Në fjalën e tij, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u shpreh se mbledhja e opozitës dhe qytetarëve në shesh përfaqëson, sipas tij, një përgjigje ndaj qeverisjes aktuale. Në vijim, Këlliçi u shpreh se, sipas tij, persona që kanë ndikuar në blerjen e votave në zgjedhje tashmë po […]

The post Protesta e PD/ Këlliçi: Ata që blinin vota janë në burg, radha po i vjen edhe Ramës appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi takim në Njësinë 9: Bashkojuni protestës së PD

By: armand
19 December 2025 at 20:20

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi mbrëmjen e sotme takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të PD-së, e cila do të mbahet të hënën, më 22 dhjetor, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Në mesazhin e tij, Këlliçi theksoi […]

The post Këlliçi takim në Njësinë 9: Bashkojuni protestës së PD appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi me banorët e Njësisë 9: Një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta

By: redi
19 December 2025 at 21:08

Drejtuesi politik i PD-së, në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi mbrëmjen e kësaj të premte takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00. ”Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së…

Source

Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes aferave dhe prokurimeve publike

By: armand
18 December 2025 at 22:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar relacionin e SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Sipas Këlliçit, në relacionin e SPAK përmenden përfitime të konsiderueshme pasurore të dyshuara si […]

The post Këlliçi: Balluku përfitoi 300 apartamente dhe dy mjete lundruese përmes aferave dhe prokurimeve publike appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Nga informacionet që kemi, rezulton që zv/kryeministrja nuk ndodhet brenda vendit

By: redi
18 December 2025 at 21:21

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, thotë se ka informacione se zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga vendi. Ai kërkoi nga mazhoranca të japë sqarime, po ashtu dhe nga vetë Balluku duke e pyetur direkt në emision, nëse ajo do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të diskutohet heqja e imunitetit të saj. “Sa herë Taulant Ballës nuk i pëlqen një fjalë e një deputeti të PD…

Source

Këlliçi ngre dyshime: Po flitet se Belinda Balluku është arratisur nga vendi

By: armand
18 December 2025 at 21:27

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaroi në studion e emisionit “Kjo Javë” se PD ka informacione se zv/kryeministrja Belinda Balluku mund të jetë larguar nga vendi. Këlliçi kërkoi nga mazhoranca të japë sqarime, po ashtu dhe nga vetë Balluku duke e pyetur direkt në emision, nëse ajo do të jetë në mbledhjen e Këshillit të […]

The post Këlliçi ngre dyshime: Po flitet se Belinda Balluku është arratisur nga vendi appeared first on BoldNews.al.

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

By: Ela
18 December 2025 at 13:10

Taulant Balla deklaroi pas kaosit në Kuvend se Partia Demokratike krijon këtë “shfaqje” sa herë që nuk mbledh dot njerëz për protestat që thërret. Deputeti demokrat Belind Këlliçi i është përgjigjur gjatë një prononcimi për emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se Balla duhet të shohë problemet e veta, pasi shumë shpejt sipas tij, mund […]

The post Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌