Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati

18 December 2025 at 18:19

PARIS, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kontrolle u kryen sot në shtëpinë e ministres franceze të Kulturës, Rachida Dati, si dhe në minibashkinë e një lagjeje të Parisit që ajo drejton, si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Ministrja, e cila është gjithashtu kandidate për kryetare bashkie të Parisit, dyshohet se ka marrë 299 000 euro në tarifa nga grupi industrial francez ”GDF Suez” kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian, pa deklaruar burimin e fondeve në PE.

”Hetimi gjyqësor është hapur veçanërisht për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv, ushtrimit të ndikimit, përvetësimit të fondeve publike, marrjes së mallrave të vjedhura dhe pastrimit të parave që lidhen me këto vepra penale në lidhje me ushtrimin e mandatit të  Rachida Dati”, shkroi prokurori financiar, Jean-François Bohnert, në një deklaratë.

Raporti i sotëm përmend “operacione kërkimi që synojnë vende të ndryshme, duke përfshirë minibashkinë 7 të Parisit dhe Ministrinë e Kulturës si dhe banesa private”.

”Këto operacione janë pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur më 14 tetor dhe të besuar dy gjyqtarëve hetues nga divizioni ekonomik dhe financiar i Gjykatës së Parisit”, vazhdon raporti, duke konfirmuar informacionin nga ”Le Nouvel Obs” dhe programi ”Complement d’Enquete” në ”France 2”, i cili zbuloi historinë.

Hetimi po kryhet nga Zyra Qendrore për Luftën Kundër Korrupsionit.

Olivier Pardo, një nga avokatët e Datit, nuk pranoi të komentojë. As avokatët e saj të tjerë nuk u përgjigjën./ a.jor.

The post FRANCË – Hetim për korrupsion dhe kontrolle në shtëpinë e ministres së Kulturës, Rachida Dati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike

25 October 2025 at 22:12

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore është projekti më i ri i ARRSH që ka nisur të zbatohet në terren.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, ku grupet e punës së ARRSH-së ishin në terren, të angazhuar për pjesën estetike, por edhe kujdesin për bimësinë.

“Duke pasur parasysh që ne kemi prej kohësh kontratat e mirëmbajtjes me performancë që bëhen të ndara sipas rajoneve për të mirëmbajtur të gjithë akset rrugore që mbarojnë kohën e garancisë, kemi vënë re që duke qenë se kilometrat e akseve shtohen, ka ardhur momenti për të pasur një element shumë të rëndësishëm për qytetarët e vizitorët. Pasi Shqipëria është kthyer në një pikë të madhe turistike ku vijnë vizitorë nga e gjithë bota, nuk është e rëndësishme që të kemi vetëm rrugë të sigurta, por edhe rrugë që plotësojnë kushtet estetike”, tha Balluku.

Balluku tha se në vitin 2023, ARRSH ka shtuar në fushën e saj të përgjegjësisë edhe mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare.

“Ne sot jemi në rrethrrotullimin e Rinasit ku po bëhet një punë e mirë për gjelbërimin, pasi një nga përgjegjësitë që ka pjesa e skuadrës që kujdeset për mirëmbajtjen estetike, përveç pastrimit, lyerjes me bojën fosforeshente, është edhe gjelbërimi”, vijoi ajo.

Një prej drejtuesve të skuadrës që kujdeset për pjesën estetike të akseve rrugore, tha se flota e re e mjeteve është në dispozicion të katër rajoneve në vend, ku janë shtuar kamioninçinat dhe autobotët me kapacitete prej 10 mijë litrash ujë.

Kreu i ARRSH-sës, Gentian Gjyli tha se puna po ecën edhe në rajone të tjera ku janë shpërndarë automjete në zonat që mund të gjelbërohen siç janë rrethrrollutimet apo hyrje- daljet në rrugët kryesore.

“Kjo është një fazë e parë që ARRSH ka ndërmarrë. Janë 25 punonjës për çdo rajon, por që do ketë reformime të tjera që të kapim numrin 100 punonjës për çdo rajon”, tha ai.

Ministrja Balluku u ndal edhe te një tjetër fenomen i evidentuar gjatë verës, siç është edhe problematika e pastrimit të akseve rrugore.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë, po fokusi ka qenë që të ruhen shtresat asfaltike, siguria rrugore, kur ka shkëputje të barrierave ndarëse, apo sinjalistikës. Por, nuk mund të kërkojmë të mbledhin edhe mbeturinat, pasi ky është një fenomen që ndodh sidomos me turistët. Drejtuesit shqiptarë të automjeteve sillen më mirë nga kushdo drejtues tjetër, pasi kemi edhe makina të marra me qira. Turizmi është bërë katër stinësh në Shqipëri dhe pjesa e pastrimit është pjesë e mirëmbajtjes estetike”, vijoi ajo.

“Ka ardhur momenti që të kemi një plan pune për sa i përket gjelbërimit, përzgjedhjes, ndarjes së rrugëve kombëtare, pemëve që duhet të qëndrojnë në dy anët e autostradave, pishat janë ato që rezistojnë më shumë, apo palmat në disa vende bregdetare, që i shkojnë edhe pjesës estetike”, pohoi Balluku, duke theksuar se aspekti estetik është po aq i rëndësishëm, sa siguria rrugore.

/e.i/r.e/

The post Balluku: Jo vetëm rrugë të sigurta, por edhe estetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE

22 October 2025 at 20:00

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë falë reformave të thella dhe shtetformuese.

Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për 10-vjetorin e krijimit të Këshillit të Investimeve, Balluku u shpreh se Shqipëria sot nuk ka asnjë krahasim me Shqipërinë e 10 viteve më parë kur ky këshill u formua.

“Ky vlerësim vjen në kuadër të aktivitetit të Këshillit të Investimeve, por është një vlerësim që shkon paralel me zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë në këto 10 vite”, tha Balluku.

Balluku e konsideroi këtë moment si një rrugëtim që ka kaluar përmes reformash të thella shtetformuese, shpeshherë të dhimbshme, por të domosdoshme, mjaft herë të kontestuara, por në pjesën të madhe të tyre me rezultate të matshme.

“Në një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që ishte 10 vite më parë, më e zhvilluar, më moderne, më e sigurt dhe me një të ardhme shumë më të ndritur, më afër se kurrë më parë me familjen evropiane. Në këtë dekadë sfidash, përpjekjesh, reformash, arritjesh madhore një rol i rëndësishëm është luajtur nga biznesi vendas dhe ai i huaj dhe marrëdhënia e fortë e bashkëpunimit që Qeveria Rama ka vendosur qysh në fillim të mandatit të parë”, tha Balluku.

“Këshilli i Investimeve ka nisur në muajin shkurt të vitit 2014, vetëm gjashtë muaj pasi Qeveria kishte marrë punën dhe kur Rama nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Berzhin mes sektorit privat dhe Qeverisë, me qëllim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja”, cilësoi ajo.

Sipas Ballukut, në këtë memorandum ishte parashikuar si hap i parë që BERZH do të ndihmonte në krijimin e Këshillit të Pavarur të Investimeve, që do të bashkonte përfaqësues të biznesit dhe do të këshillonte Këshillin Ekonomik Kombëtar.

“Qartësia e vizionit të Qeverisë Rama u kthye në një strategji afatgjatë për bashkëpunimin me biznesin dhe po jep frytet e veta në zhvillimin ekonomik dhe social të shoqërisë. Biznesi është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit. Pa një biznes të fuqishëm të mbështetur me politika të drejta nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme apo mirëqenie për qytetarët tanë. Çdo vendim që merr Qeveria duhet të reflektojë realitetin e tregut”, cilësoi Balluku.

“Vetëm përmes këtij dialogu, ne mund të krijojmë një klimë biznesi të qëndrueshme dhe një ekonomi konkurruese në funksion të vizionit tonë për integrimin evropian”, vijoi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku cilësoi se Këshilli i Investimeve u konsiderua si pjesë e këtij angazhimi për të forcuar bashkëpunimin në reformat e thella, mirëqeverisjen dhe krijimin proceseve demokratike, një frymë që u nxit edhe nga Procesi i Berlinit”, tha Balluku.

“Këshilli i Investimeve u shndërrua në një model që paraqet suksesin e dialogut mes biznesit dhe Qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve. Sot, Shqipëria ka një vizion të qartë kombëtar, anëtarësimin në BE. Ky objektiv kërkon më shumë se politika të mira, kërkon bashkëpunimin real dhe një klimë të  favorshme për investime. Kemi arritur të thellojmë besimin mes institucioneve dhe sektorit privat, të adresojmë sfidat konkrete dhe të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme”, pohoi Balluku.

/e.i/a.f/r.e/

The post Balluku: Dialogu me biznesin, çelësi për ekonomi konkurruese dhe integrim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal

By: armand
21 October 2025 at 10:42

Sanae Takaichi ka hyrë në histori pasi siguroi votat e nevojshme në të dyja dhomat e parlamentit japonez, duke u bërë kryeministrja e parë femër e vendit. Ajo mori 237 vota në Dhomën e Ulët, katër më shumë se shumica e thjeshtë e nevojshme, duke përforcuar një mandat të fortë. Votimi vjen pas dorëheqjes së […]

The post Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal appeared first on BoldNews.al.

TOKIO – Parlamenti zgjedh kryeministren e parë në historinë e Japonisë

21 October 2025 at 09:34

TOKIO, 21 tetor /ATSH/ – Parlamenti japonez zgjodhi sot ultrakonservatoren Sanae Takaich  si gruan e parë në krye të qeverisë, duke i dhënë fund krizës politike që pasoi humbjen e rëndë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në zgjedhjet e korrikut, sipas AP.

Ajo zëvendëson ish-kryeministrin Shigeru Ishiba, i cili dha dorëheqjen bashkë me kabinetin e tij.

Takaichi mori 237 vota, duke mposhtur kandidaten e opozitës, Yoshikoko Noda, e cila siguroi 149 vota. Rezultati u arrit pas marrëveshjes së papritur të LDP-së me partinë nacionaliste “Japan Innovation Party” (Ishin no Kai), e cila i dha shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë. Megjithatë, koalicioni i ri mbetet i brishtë, pasi ende nuk kontrollon plotësisht të dyja dhomat e parlamentit.

Marrëveshja e koalicionit pritet ta shtyjë politikën japoneze më djathtas. Pas ndarjes nga partneri i vjetër Komeito, i qendrës së majtë, konservatorët duhet të tërheqin mbështetje edhe nga parti të tjera për të kaluar ligjet kryesore, përndryshe qeveria e re rrezikon jetë të shkurtër.

Sfida më urgjente për Takaichi është rritja e çmimeve dhe paketa ekonomike që pritet të prezantohet deri në fund të dhjetorit. Ndërkohë, ajo përgatitet edhe për një javë të ngarkuar me samite rajonale dhe bisedime me presidentin amerikan Donald Trump.

Edhe pse është gruaja e parë në krye të qeverisë, Takaichi nuk pritet të miratojë me çështjet e barazisë gjinore. Ajo kundërshton martesat mes të njëjtës gjini, përdorimin e mbiemrave të veçantë nga çiftet e martuara dhe mbështet trashëgiminë vetëm mashkullore në familjen perandorake.

E konsideruar si pasaardhëse e ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, Takaichi synon forcimin e ushtrisë, rritjen ekonomike dhe ndryshimin e kushtetutës paqësore të Japonisë. Megjithatë, mbetet e paqartë se sa nga këto objektiva do të realizohen, duke parë bazën e kufizuar parlamentare. /Ad.Ab./

The post TOKIO – Parlamenti zgjedh kryeministren e parë në historinë e Japonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit

26 September 2025 at 11:13

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Por, vlen të theksohet […]

The post Silva Caka do të bëhet “shefe” e policëve që e dhunuan para Teatrit appeared first on BoldNews.al.

“Gjejnë veten te aferat”/ Çfarë deklaronte Silva Caka për “të shiturit” te Edi Rama (VIDEO)

25 September 2025 at 17:45

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Ky nuk është rasti […]

The post “Gjejnë veten te aferat”/ Çfarë deklaronte Silva Caka për “të shiturit” te Edi Rama (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

U emërua zv.ministre e Brendshme, Silva Caka e quante Ramën “sociopat me kartelë”

25 September 2025 at 17:13

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, u emërua ditën e sotme nga Edi Rama në postin e zëvendësministres së Brendshme. Ajo kaloi papritur “ylberin”, pasi ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në një postim në […]

The post U emërua zv.ministre e Brendshme, Silva Caka e quante Ramën “sociopat me kartelë” appeared first on BoldNews.al.

Edona Bilali/ Emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

By: V K
25 September 2025 at 14:59

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat në zgjedhjet e 11 majit, është caktuar në qeveri.

Këshilli i Ministrave, vendosi që Bilali të emërohet si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

The post Edona Bilali/ Emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë appeared first on Albeu.com.

Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, ministrja Sala largohet papritur për dy javë jashtë vendit

24 September 2025 at 18:58

Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore. Sipas burimeve të Top Channel, ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor. Dalja e fundit publike e ministres ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të […]

The post Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, ministrja Sala largohet papritur për dy javë jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Bëmë punë shumë të mira në Shëndetësi, Sala do japë hov të ri

20 September 2025 at 11:08

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Tashmë ministre e Punëve të Brendshme në kabinetin qeverisës, Albana Koçiu dorëzoi sot stafetën tek ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof.Dr. Evis Sala gjatë prezantimit të saj nga Kryeministri Rama.

Duke i dhënë fjalën Koçiut, Kryeministri Rama e falënderoi në mënyrë të veçantë sepse, si u shpreh ai, “ka krijuar një frymë pozitive në përgjithësi ka motivuar të gjithë për bërë gjërat si duhet”.

Rama shtoi se Koçiu ka treguar këmbëngulje të posaçme për të çuar përpara projektet, dhe për koordinuar dhe harmonizuar forcat edhe në funksion të atyre aleancave që janë kyçe për mandatin e katërt.

“Është një falënderim jo thjesht formal, por plotësisht i merituar për Albanën”, theksoi ai.

Nga ana e saj, Koçiu falënderoi të gjithë mjekët dhe infermierët si dhe ekipet shëndetësore në të gjithë vendin me të cilët punoi gjatë kësaj kohe në krye të ministrisë.

“Të gjithë ne e dimë se sa sfida ka shëndetësia dhe se janë bërë jashtëzakonisht shumë punë të mira”, u shpreh ajo.

Koçiu e cilësoi rrugëtimin si një eksperiencë të jashtëzakonshme pasi njohu dhe preku nga afër një sektor jetik për shëndetin dhe mirëqenien  qytetarëve.

Koçiu duke i lënë stafetën ministres Sala, vlerësoi se ajo doi t’i japë një hov cilësor punëve të shëndetësisë shqiptare dhe të mirëqenies sociale.

“Dua vetëm t’ju falënderoj për gjithçka  ndamë së bashku, jam e sigurt që do të vazhdoni të bëni sukses me profesionalizmin tuaj, ndjenjën e sakrificës që iu karakterizon në çdo moment, në çdo moment krize vështirësie për çdo pacient, për çdo qytetar që troket në derën tuaj. Ju jeni gjithmonë aty dhe kjo e bën suksesin, humanizimi juaj dhe sakrifica juaj. Ishte vërtet rrugëtimi më ë bukur i jetës time”, tha Koçiu.

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Bëmë punë shumë të mira në Shëndetësi, Sala do japë hov të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm në shërbim të shëndetit ndaj qytetarëve

19 September 2025 at 09:49

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Albana Koçiu, e cila u votua dje nga Kuvendi si ministre e Punëve të Brendshme, shprehu sot mirënjohjen për bashkëpunimin me çdo koleg e bashkëpunëtor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçiu, tha se me profesionalizëm, energji dhe zemër ata e kthyen çdo ditë pune në një mision për qytetarët.

“Dy vite plot punë, sfida e suksese. Sot mbyllim bashkë një kapitull të rëndësishëm për mua, në shërbim të shëndetit dhe përkujdesjes ndaj qytetarëve. Një rrugëtim që më mësoi shumë, me sfidoi dhe më dha mundësinë të jem pranë njerëzve në momente jo fort të lehta për ta”, theksoi Koçiu.

Koçiu tha se “largohem nga kjo detyrë me bindjen se kemi hedhur hapa të rëndësishëm përpara, me besimin se puna e palodhur do të vazhdojë me të njëjtin pasion e vizion”.

“Faleminderit nga zemra për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm së bashku”, përfundoi Koçiu.

Prej shtatorit 2023 Koçiu ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përpara kësaj detyre, Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Në 11 shtator kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së e propozoi Koçiun për postin e ministres së Punëve të Brendshme. Ditën e djeshme Kuvendi miratoi qeverinë e re, ndërsa sot pritet të bëhet betimi i qeverisë në Presidencë.

/k.s/r.e/a.f/

The post Koçiu: Sot mbyllet një kapitull i rëndësishëm në shërbim të shëndetit ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

18 September 2025 at 17:34

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI), ka gjobitur me 3 mijë euro ish ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Gjykatës Administrative të Tiranës, ku është kërkuar ekzekutimi i gjobës. Sipas njoftimit të çështjes, gjoba është vendosur […]

The post Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi” appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17 September 2025 at 17:10

Qeveria e 11 shtatorit e krijuar nga kryeministri Edi Rama është kryekëput nepotike dhe produkt i miqësive familjare të tij dhe të Linda Ramës. Një pjesë e ministrave karrierën e tyre e kanë ngritur mbi besnikëri të verbër ndaj shefit, duke marrë poste përmes vendimeve që kanë cenuar ligjin. Sot do të ndalemi tek emërimi […]

The post Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu appeared first on BoldNews.al.

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

16 September 2025 at 16:35

Pa korniza ligjore dhe masa mbrojtëse, vendimi për të emëruar një “ministre” të krijuar me inteligjencë artificiale të ngarkuar me detyra të ndjeshme është ambicioz, por i mbushur me rrezik. Nga Erjon Curraj Shqipëria tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare javën e kaluar kur kryeministri Edi Rama njoftoi se një entitet i krijuar me inteligjencë artificiale me emrin […]

The post Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm appeared first on BoldNews.al.

Begaj dekretoi “Diellën”/ Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese! Ushtar Bajrami një palaço…

12 September 2025 at 13:55

Gazment Bardhi ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj mandatoi Edi Ramën për kryeministër, teksa në dekretin e firmosur nga kreu i shtetit, binte në sy detaji ku në pikën 2 shkruhej: “Kryeministri ushtron edhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale ‘Diella’”. Përmes një postimi në rrjhetet sociale, Bardhi e ka […]

The post Begaj dekretoi “Diellën”/ Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese! Ushtar Bajrami një palaço… appeared first on BoldNews.al.

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

By: V K
12 September 2025 at 12:19

Nga Skyweb.al

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta tërheqë vëmendjen e mediave dhe këtë e ka konfirmuar edhe para se të merrte frenat e qeverisë, ndërsa së fundmi e prezantoi Diellën si ministren anti-korrupsion në prokurimet publike, e cila sipas tij, do të marrë në duart të gjitha procedurat.

Logjika në parim qendron. Duke qenë se “Diella” nuk ka as miq, as farefis, as bashkëshort, as krushq e as kushërinj, pranisë së të cilëve rreth deputetëve, Rama u hapi luftë dje, ministrja AI presupozohet se nuk do të mund të ndikohet dhe të marrë vendime të drejta sa u përket prokurimeve publike.

Në fakt, përtej paketimit të gjetur, gjërat nuk janë kështu.

Madje, ka shumë gjasa, për shkaqe që do t’i shpegojmë më poshtë, të në fakt Diella të bëhet ministrja më e korrptuar e kabinetit…dhe jo për fajin e saj.

Në vend që ta luftojë korrupsionin, Diella mund ta sofistikojë dhe thellojë atë.

Për mënyrën se si janë progranuar, sistemet AI mësojnë dhe marrin vendime në bazën e të dhënave ekzistuese.

Në Shqipëri, ku historiku i tenderëve është i mbushur me skema klienteliste, paracaktim të fituesit përmes kritereve të përzgjedhjes apo shtyrjeve e anulimeve sipas fituesit të projektuar, çdo algoritem apo sistem AI do të trashëgonte dhe pasqyronte pikërisht këtë kulturë në vendimet që do të merrte për të shpallur fitues apo skualifikuar kompani të caktuara.

Ja merrni si shembull tenderët klentelistë të AKSHI-t.

A ka sistem AI që të mund të nxjerrë nga ekuacioni kompani si Advanced Business Solution dhe Soft& Solution që kanë marrë pjesën e luanit aty?!

Vetë Diella do të ishte më e predispozuar që të shpallte fituese një nga këto kompani (ose të dyja), përmes të njëjtave akrobacira, duke parë historikun.

Një ministër human mund të ndërrojë sjellje, por një ministër AI do të kodifikojë korrupsionin në sistem.

Vendimet e saj do të duken “objektive”, ndërsa në fakt do të jenë pasqyra digjitale e problemeve të së kaluarës.

Për arsyet emësopërme sie dhe të tjera që do t’i shohim gjatë mandatit të saj, në vend që të shihet si shpëtimtare ndaj korrupsionit, Diella rrezikon të kthehet në simbolin e korrupsionit digjital. /skyweb.al

The post Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar appeared first on Albeu.com.

U propozua si ministre e Punëve të Brendshme, Koçiu: Sfidë e re në mandatin historik drejt anëtarësimit në BE

12 September 2025 at 11:59

TIRANË, 12 shtator/ Albana Koçiu u propozua dje nga Kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së për postin e ministres së Punëve të Brendshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama për besimin për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në mandatin e katërt qeverisës të Partisë Socialiste.

“Me përgjegjësinë dhe privilegjin e drejtimit të Punëve të Brendshme, në qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, në mandatin e IV. Një sfidë e re në mandatin historik të vendit, drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Koçiu.

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së PS-së, Rama vlerësoi se Koçiu ka një karrierë tanimë të gjatë në administratë.

Rama shtoi se Koçiu me 10 vjet drejtore e Administratës Publike dhe në drejtimin e MSHMS-së i ka krijuar bindjen jo vetëm se ka ambicien dhe këmbënguljen, por ka një kapacitetet të veçantë, motivues të njerëzve.

Albana Koçiu është lindur në Tiranë, më 10 korrik 1977. Prej shtatorit 2023, ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përpara kësaj detyre, Koçiu ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Në kuadër të kësaj detyre, Albana Koçiu u emërua nga qeveria shqiptare si negociatore në procesin screening me Komisionin Evropian, duke kryesuar delegacionet shqiptare në nivel teknik lidhur me procesin e Reformës së Administratës Publike (PAR). /k.s/j.p/

The post U propozua si ministre e Punëve të Brendshme, Koçiu: Sfidë e re në mandatin historik drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

11 September 2025 at 22:46

“Një ministër i ri në Shqipëri i ngarkuar me prokurimet publike do të jetë i paprekshëm nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për të fituar favore. Kjo sepse Diella, siç quhet ajo, është një robot i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale” – shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Në shkrim thuhet se Edi Rama, i cili është gati të fillojë […]

The post Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi appeared first on BoldNews.al.

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

By: Ela
9 September 2025 at 12:20

Astrologia e njohur, Meri Shehu, e ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri. Gjithashtu ajo ka patur diçka për të thënë edhe në lidhje me një deklaratë të reperit Noizy, i cili ka thënë se nëse Edi Rama do i propozonte një post në […]

The post “Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌