Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet
Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhim energjie elektrike ka qenë një nga të paktat politika të pandryshuara gjatë dekadës së fundit në Shqipëri.
Premtimet për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve, sidomos në zonat e mbrojtura, janë kaluar me një valë kontratash, projektesh të zvarritura dhe përplasjesh me komunitetet.
Citizens sjell një hartë të plotë të shpërndarjes së hidrocentraleve që u ndërtuan në 15 vitet e fundit.
Kush fiton dhe kush humbet nga ndërtimi i tyre? Përvoja tregon se komunitetet përreth digave nuk fitojnë gjë, përkundrazi.
Qeveritë ndërrohen, hidrocentralet vazhdojnë
Ndërsa qeveria e Kryeministrit Edi Rama, në pushtet prej vitit 2013, vazhdon ta paraqesë zhvillimin e hidrocentraleve si politikë të qëndrueshme energjitike, bilanci real mbetet i paqartë.
Pasi mori pushtetin, Rama e konsideroi âkorrupsion shkatĂ«rrimtarâ prirjen e qeverisĂ« sĂ« shkuar tĂ« drejtuar nga Sali Berisha (2005-2013) pĂ«r dhĂ«nien e lejeve tĂ« hidrocentraleve nĂ« zonat e mbrojtura.Â
Ai tha se nĂ« kĂ«to zona ishin dhĂ«nĂ« 113 leje, prej tĂ« cilave theksoi se 55 ânuk kanĂ« pĂ«r tĂ« filluar punĂ«â si zotim i tij se âpolitika me hidrocentraletâ do tĂ« ndryshonte.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) raportonte asokohe se vendi kishte 80 hidrocentrale private (2013) me kapacitet të përgjithshëm rreth 240 megavat (MW).
Pas kësaj, qeveria Rama shqyrtoi 103 kontrata koncesionare në një proces të gjatë, pas së cilit në vitin 2019 deklaroi anulimin e 27 prej tyre, që parashikonin ndërtimin e 80 HEC-eve.
Në këtë periudhë (2019) ERE raportonte për shumfishim të hidrocentraleve private: 197 me fuqi 827 MW.
Qeveria doli me gjykimin e përgjithshëm se hidrocentralet e vegjël ishin të padobishëm në aspektin energjetik dhe të dëmshëm në raport me mjedisin dhe komunitetet.

âNuk do ketĂ« mĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, leje pĂ«r asnjĂ« HEC nĂ«n 2 MW dhe nuk do lejohet mĂ« kurrĂ« qĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« prodhimit tĂ« energjisĂ« tĂ« preken zona me rĂ«ndĂ«si nga pikĂ«pamja natyrore dhe turistike, apo komunitete, duke arritur deri nĂ« pikĂ«n qĂ« tubat e HEC-it tĂ« futen nĂ« burimin e ujit,â u zotua Rama asokohe.
Por koha tregoi se ky zotim nuk u mbajt. Qeveria vijoi të jepte leje për HEC-et e vogla, madje ajo ndërhyri edhe në ligjin e zonave të mbrotjura duke i tkurrur edhe territoret e parqeve kombëtare në favor të dhënies së burimeve ujore për HEC-e.
Rastet konkrete janĂ« HEC-et nĂ« Zall-Gjoçaj apo dhe nĂ« Kurdari ku âHEC Domaâ po ndĂ«rtohet pavarĂ«sisht kontestimeve tĂ« komunitetit dhe faktit se ka njĂ« kapacitet prej mĂ« pak se 2 MW.
ERE raportoi në vitin 2024 për 238 hidrocentrale private të prodhimit të energjisë.
Një rritje me 41 HEC-e (17.2%) krahasuar me vitin 2019 kur qeveria u zotua për qasje të kontrolluar, 158 HEC-e (66.3%) prej vitit 2013 kur socialistët morën pushtetin.
Më shumë se gjysma e këtyre impianteve (58%; 138 HEC-e) prodhojnë energji minimale (me kapacitete 2 ose më pak se 2 MW), dhe janë ndërtuar pavarësisht dëmeve ndaj mjedisit, burimeve ujore dhe komuniteteve.
Rrjeti i hidrocentraleve në Shqipëri
Në 15 vitet e fundit, ndërtimi i hidrocentraleve në Shqipëri është shtrirë në gjithë territorin. Kjo ka prekur shumicën e bashkive duke krijuar një rrjet të dendur tubash dhe digash në rrjedhat e lumenjve kryesorë të vendit.
Sipas të dhënave të siguruara nga Citizens.al nga 61 bashkitë e vendit, gjatë kësaj periudhe u vunë në punë 211 hidrocentrale, ndërkohë 24 të tjerë janë në proces ndërtimi.
Ky zgjerim ka ndodhur përmes kontratave të lidhura në periudha të ndryshme, shpesh edhe një dekadë më parë, që vijojnë të mbahen aktive pavarësisht zvarritjeve, proceseve gjyqësore apo kundërshtimit nga komunitetet lokale.
Ndërkohë, shpërndarja e hidrocentraleve nuk është e njëtrajtshme.
Bashki si Librazhdi (21), Dibra (19), Korça (15), Maliqi (15), Skrapari (13), Mirdita (12) dhe Klosi (12) përqendrojnë numrin më të lartë të hidrocentraleve në funksion, ndërsa në disa prej tyre vijojnë projekte të reja, shpesh të shoqëruara me protesta dhe konflikte ligjore.
Ndryshe, 30 bashki të tjera nuk kanë pasur zhvillime hidrocentralesh gjatë kësaj periudhe kryesisht për shkak të mungesës së burimeve ujore të qëndrueshme, duke nxjerrë në pah varësinë e modelit energjetik nga lumenjtë malorë.

Megjithatë në zona të ndryshme si Kukësi (13), Fushë-Arrëzi (10), Mati (8) dhe Tepelena (5) janë raportuar për projekte në proces. Shumica e këtyre projekteve janë kontestuar, veçanërisht në bashkinë Tepelenë, ku prej vitit 2017 ka nisur njëproces gjyqësor kundër ndërtimit të një HEC-i në lumin e Nivicës.
Të dhënat që ofrojnë autoritetet publike janë shpesh kontradiktore, megjithatë, ato tregojnë se qasja për ndërtimin e hidrocentraleve mbetet e pandryshuar që prej vitit 2010 dhe se ndërtimi i HEC-eve ka vijuar edhe pas premtimeve për ndalimin e lejeve të reja ndërsa roli i bashkive mbetet kryesisht administrativ, pa ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen.
AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Burimeve Natyrore (AKBN), tha pĂ«r Citizens.al se aktualisht janĂ« mbi 150 projekte HEC-esh nĂ« procedura pĂ«r âplotĂ«sim dokumentacioniâ apo âmarrje lejeshâ. Kjo agjenci, nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, mban tĂ« arkivuar si projekte nĂ« proces edhe rastet e rrĂ«zuara me vendime gjykatash apo vendosjes sĂ« lumenjve nĂ« zona tĂ« mbrojtura, si pĂ«r shembull: Kalivaçi, Shushica dhe Poçemi.
Në mungesë të një vlerësimi të plotë kombëtar për ndikimin mjedisor dhe social të këtij modeli zhvillimi, rrjeti i hidrocentraleve është konsoliduar tashmë si një realitet i pakthyeshëm, duke u shoqëruar me pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë afatgjatë të burimeve ujore dhe marrëdhënien mes investimeve private, komuniteteve lokale dhe interesit publik.
Kaçinari: âUji nĂ« tubaâ dhe njĂ« komunitet nĂ« revoltĂ«
NĂ« Kaçinar tĂ« MirditĂ«s, tensioni i mbledhur ndĂ«r vite shpĂ«rtheu nĂ« fundin e muajit mars nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. Qindra banorĂ« nga fshatrat pĂ«rreth, por dhe diaspora u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve tĂ« koncesionarit âShpĂ«rdhaza-Energjiâ.

Banorët e konsiderojnë cenim kryesor për jetën e tyre futjen në tuba e disa prej përrenjve malorë, të cilët historikisht janë përdorur nga fshatrat.
Rruga e vështirë drejt Qafës së Vorres, rreth 40 minuta larg nga Rrësheni, ku u zhvillua protesta, tregonte njëkohësisht degradimin e territorit dhe tensionin e autoriteteve: postblloqe policore, kontrolle makinash dhe prezencë e pajustifikuar efektivësh.
âKĂ«tu kĂ«tĂ« popull e kanĂ« grabitur,â pĂ«rshkroi revoltĂ«n Arben Gega, njĂ« prej protestuesve, âpor kur sâna ka bĂ«rĂ« turku tĂ« ikim, kĂ«ta jo se jo, nuk do tâia arrijnĂ«!â.
Gjok Beqiri, nga fshati Simon, tregoi se projekti prek shtatë fshatra me mbi 3,000 familje.
Kabina e rojeve dhe kamerat e sigurisë të vendosura përreth kantierit kishin krijuar një ambient të denjë për zonë ushtarake, ndërsa banorët, në mungesë informacioni dhe të vënë përballë faktit të kryer, ngritën dyshimet se dokumentacioni i kompanisë nuk është i rregullt.
Këtë shqetësim ndanë për Citizens.al disa prej tyre, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar kurrë për dëgjesa publike, pavarësisht pretendimeve të kompanisë.
NĂ« muajin prill, makineritĂ« e kompanisĂ« âShpĂ«rdhaza-Energjiâ hynĂ« nĂ« pyllin aty pranĂ«, njĂ« zonĂ« me njĂ« peizazh tĂ« larmishĂ«m buzĂ« rrugĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n banorĂ«t druajnĂ« se mund tĂ« vuajĂ« pasoja nga hidrocentralet.
Pasi konstatuan pemët e para të rrëzuara nga punimet ata organizuan protesta të tjera, një prej së cilës edhe në Tiranë, para ministrisë së Infrastrukturës.
Kryetari i fshatit Simon, Gjergj Deda, ngriti dyshimet se punimet po kryheshin pa lejet e nevojshme âsepse kĂ«rkonin dhe shoqĂ«roheshin nga policia çdo ditĂ«â.
PĂ«r komunitetin, uji Ă«shtĂ« thelbi i jetesĂ«s: mullinjtĂ«, tokat dhe historinĂ« e tyre. âVllaut sâia fal, jo mĂ« tĂ« huajit,â kanĂ« theksuar disa prej tyre.
Ndaj ata i janĂ« drejtuar drejtĂ«sisĂ«. NĂ« shtator, Gjykata e LezhĂ«s vendosi tâia kalojĂ« çështjen StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) duke shpallur moskompetencĂ«.

NdĂ«rsa nĂ« 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (GJKKO) vendosi tâia delegojĂ« çështjen GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« gjykatĂ«n kompetente pĂ«r shqyrtimin e kallĂ«zimit tĂ« bĂ«rĂ« nga 13 banorĂ« tĂ« Kaçinarit, kallĂ«zim i kryer prej 25 nĂ«ntor-it 2019.
Kurdaria: NjĂ« verĂ« e nxehtĂ« kundĂ«r HEC-it âDomaâ
NĂ« Kurdari tĂ« Matit, vera shĂ«noi nisjen e punimeve pĂ«r HEC-in âDomaâ, njĂ« projekt i âGlobal Interprise Groupâ qĂ« pritet tĂ« shfrytĂ«zojĂ« lumin e LusĂ«s dhe tĂ« hapĂ« njĂ« trase tĂ« re rruge prej 4.4 km.
Për banorët, ky projekt vjen në një kohë kur ata vuajnë për ujë, pavarësisht investimeve në ujësjellës.
Erind Saliaj, administrator i NjĂ«sisĂ« Administrative Suç, shpjegoi pĂ«r Citizens.al se pesĂ« fshatrat e zonĂ«s â Kurdari, SkĂ«nderaj, Kurqelaj, Suç dhe Kujtim â nuk kanĂ« furnizim tĂ« rregullt dhe se ndĂ«rtimi i njĂ« hidrocentrali Ă«shtĂ« âabsurdâ nĂ« kĂ«to kushte.
Tregues për situatën ishte gjendja në kafenenë më popullore të fshatit, e cila shërbente vetëm ujë të ambalazhuar, teksa çezma e oborrit të saj ishte tharë.
Procesi i dëgjesave publike ka qenë pika kryesore e tensioneve në këtë çështje, e cila është shoqëruar me protesta dhe përplasje me kompaninë.
Një ekskavator dhe furgon me gomë të çarë qëndronin të braktisur në fund të trasesë së hapur si dëshmi e përplasjeve. Ato ruheshin nga një kamerë, e cila për ironi furnizohej me panel diellor.
Sipas banorëve, dëgjesa e parë, e vitit 2018, tregoi se shumica ishin kundër hidrocentraleve, por ndryshe, në procesverbal u paraqit si shprehje dakordësie.
Rexhep Kuleni, një nga zërat më të fortë të komunitetit, tha se ky veprim përbën shkelje penale, për të cilën duhet gjetur përgjegjësia.
Ai kujton dëgjesën e dytë të mbajtur në vitin 2020, kur rreth 500 banorë u mblodhën dhe kërkuan që përfaqësuesi i kompanisë që interesohej për hidrocentralin të largohej.

Por pavarësisht kundërshtive dhe premtimeve se nuk do të rikthehej në zonë, koncesionari u shfaq sërish, duke marrë firma në mënyrë të veçuar, pa pjesëmarrje lajmëruar të komunitetit apo autoriteteve.
âMarrin ca firma nĂ« mĂ«nyrĂ« abuzive, ku njĂ« pjesĂ« e madhe nuk e dinĂ« çfarĂ« kanĂ« firmosur,â tha Kuleni, sipas sĂ« cilit nĂ« kĂ«to dĂ«gjesa nuk ka pasur pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ«.
Banorët thonë se mungon transparenca, të dhënat, dhe mbi të gjitha mungon uji. Për ta, hidrocentrali është kërcënim ekzistencial dhe social, jo një projekt energjetik.
Zona, e njohur dhe si âhambari i Matitâ pĂ«r prodhimet bujqĂ«sore Ă«shtĂ« zotuar se nuk do ta lĂ«rĂ« projektin e hidrocentralit qĂ« tĂ« zbatohet duke vijuar ndalimin e makinerive tâi bashkohen kantierit.
âNuk do ta lĂ«mĂ«, me firma tĂ« vjedhura, me firma tĂ« blera, populli nuk pranon,â theksoi Enver Dava, tokat e tĂ« cilit bien krah trasesĂ« sĂ« hidrocentralit.
Më 22 tetor 2025, duke marrë parasysh tensionin mes banorëve dhe përfaqësuesve të firmës ndërtuese të hidrocentralit një grup pune nga AKBN-ja mbërriti në terren.
Në procesverbalin e mbajtur u konstatua hapje e trasesë për të pasur akses për punimet për hidrocentralin.
âNĂ« momentin e monitorimit shoqĂ«ria nuk po arrinte dot tĂ« kryente punimet ndĂ«rtimoreâ, thuhet nĂ« procesverbalin e mbajtur nga grupi i punĂ«s sĂ« AKBN-sĂ«.
Paralelisht, banorët e kanë adresuar kundërshtinë e tyre edhe në rrugë gjyqësore. Në tetor, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i ndali punimet, ndërsa deri në një vendim në themel të çështjes, por pavarësisht kësaj banorët mbeten me shpresë për një vendim të drejtë.
Zall-Gjoçaj: HEC-et u ndërtuan, por beteja kundër tyre vazhdon
NĂ« Zall-Gjoçaj, hidrocentralet âSekĂ«â dhe âZaisâ morĂ«n formĂ« mes polemikave, por qĂ«ndresa e komunitetit atje vijon prej mĂ« shumĂ« se shtatĂ« vitesh.
Reportazhet e emisionit âOpinionâ nga Blendi Fevziu dhe portali Lexo.al nga Flogert Muça, promovuan me kĂ«rshĂ«ri gjatĂ« muajve shtator-tetor investimet nĂ« hidrocentralet e Zall-Gjoçajt.
Materialet u pĂ«rpoqĂ«n tâi jepnin njĂ« dimension tjetĂ«r investimit privat tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit italian Fabio Scuero. Sipas tyre tre HEC-et e ngritura nĂ« basenin e UrakĂ«s me kapacitet 30 MĂ, janĂ« shoqĂ«ruar me investime pĂ«r njĂ« rrjet ujĂ«sjellĂ«si pĂ«r 17 fshatra dhe rreth 90 km rrugĂ«.
Por reportazhet ngjallën zemëratën e banorëve të Zall-Gjoçajt, të cilët prej vitit 2018 kanë protestuar kundër HEC-eve.
NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t aktivistĂ«t e cilĂ«suan atĂ« reklamĂ« duke kujtuar se Zall-Gjoçaj Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol rezistence pikĂ«risht sepse HEC-et u ndĂ«rtuan brenda Parkut KombĂ«tar âLurĂ«-Mali i DejĂ«sâ, njĂ« zonĂ« e mbrojtur qĂ« u tkurr me njĂ« vendim tĂ« qeverisĂ« nĂ« vitin 2022 pĂ«r tâi hapur rrugĂ« projektit tĂ« HEC-it âZaisâ.
Prej vitesh, banorë si Abdi Toçi, Dhimitër Koleci dhe Adem Gjokolaj kanë protestuar, kallëzuar zyrtarë publikë dhe kanë çuar çështjen e Zall-Gjoçajt në disa procese gjyqësore.
Në tetor, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin që legjitimonte ndërtimin e HEC-eve, duke rrëzuar padinë për shfuqizimin e kontratave dhe akteve administrative.
Avokati i tyre, Franc Terihati, tha për Citizens.al se çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa Koleci tha se një padi tjetër po hetohet nga SPAK, dhe një padi penale mbetet e hapur për dëmet e shkaktuara gjatë punimeve, nga prishja e kanalit të ujit e deri te hedhja e inertëve në varreza.
Ndërkohë, kompania ka paditur vetë aktivistë e banorë për shpifje, gjë që komuniteti e sheh si formë presioni për të heshtur rezistencën.

Në terren, pasojat sipas banorëve janë të prekshme: uji është i gjithi në tuba, burimet e fshatit janë shteruar dhe lumi nuk ka më prurjen e mëparshme. Banorët thonë se gjatë verës nuk kishin ujë as për të fikur zjarret, ndërsa bagëtia dhe bletët kanë pësuar dëme të pakthyeshme.
Për Zall-Gjoçajn, beteja nuk ka të bëjë vetëm me një projekt energjetik, por me të drejtën për të ekzistuar brenda peizazhit të tyre.
Edhe pse hidrocentralet u ndërtuan, çështjet ligjore, pasojat mjedisore dhe mosbesimi ndaj institucioneve vazhdojnë ta mbajnë fshatin në një konflikt të hapur me modelin kombëtar të zhvillimit hidroenergjetik.
Lufaj njësoj si Zall-Gjoçajt përballë thatësirës
NĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s, banorĂ«t pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtin model tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« hidrocentraleve â devijim burimesh ujore pa transparencĂ« dhe pa dĂ«gjesa me komunitetin.
NĂ« korrik ata protestuan kundĂ«r kompanisĂ« âSeka HydropoĂ«erâ, me pretendimin se ajo nuk respektonte kontratĂ«n e shfrytĂ«zimit tĂ« burimeve ujore tĂ« zonĂ«s duke mos lĂ«shuar rrjedhĂ« pĂ«r nevojat e tyre.
Zona me një peizazh të mrekullueshëm, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte në gjendje të amortizuar. Devijimi i prurjeve kishte ulur ndjeshëm burimet duke detyruar disa familje të merrnin ujë gjetkë me mjete të improvizuara.
Banorët thanë për Citizens.al se ata kishin qenë kundër ndërtimit të HEC-ve që para vitit 2017, por që zëri i tyre nuk ishte dëgjuar.
âAs nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenĂ« dakord,â tha Agron Kaçarri, banor.
Lufaj e lidh drejtpërdrejt fatin e saj me Zall-Gjoçajt, ku hidrocentralet u ndërtuan brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe Malit të Dejës, duke sjellë konflikt të gjatë me komunitetin, ndërhyrje policore dhe pasoja të pakthyera në ekosistem.
âEnergji e gjelbĂ«râ me kosto tĂ« errĂ«t
Modeli i hidrocentraleve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« shitur si ânjĂ« model i gjelbĂ«râ, por nĂ« realitet ka sjellĂ« dĂ«me tĂ« pakthyeshme ekologjike dhe ekonomike nĂ« nivele lokale, por edhe kombĂ«tare.
Biologu Olsi Nika, i cili drejton organizatĂ«n mjedisore âEco Albaniaâ, thekson pĂ«r Citizens.al se shumĂ« projekte hidroenergjetike janĂ« miratuar mbi leje tĂ« diskutueshme dhe pa analiza tĂ« plota tĂ« ndikimit, duke krijuar njĂ« zinxhir pasojash qĂ« shkon nga shpyllĂ«zimi te shkatĂ«rrimi i habitateve ujore.
Sipas tij, devijimi i ujĂ«rave, rezervuarĂ«t e mĂ«dhenj, ndotja, ndryshimi i temperaturĂ«s dhe oksigjenit kanĂ« çuar nĂ« humbje speciesh, eutrofikim dhe homogjenizim tĂ« biodiversitetit â njĂ« proces qĂ« shumĂ« zona nuk e rikuperojnĂ« kurrĂ«.
Rast konkret përmendet trofta apo dhe peshq të tjerë migratorë, të cilët nuk arrijnë zonat e shumimit për shkak të devijimeve të lumit apo dhe vetë impianteve hidroenergjetike.
Studimi për Zall-Gjoçajn i biologut Melitjan Nezaj nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) e konkretizon problemin.

Me lënien e një sasie minimale të ujit ekologjik, shtrati i lumit thahet pak qindra metra larg veprave të marrjes.
âNĂ« shtratin tashmĂ« pa ujĂ« kanĂ« nisur tĂ« shfaqen bimĂ« tĂ« mjediseve tĂ« thata, njĂ« shenjĂ« e qartĂ« e mungesĂ«s afatgjatĂ« tĂ« ujit,â thekson Nezaj.
Kjo ka zhdukur faunën nënujore, ka degraduar bimësinë dhe ka goditur bujqësinë e banorëve, të cilët varen nga uji për prodhim dhe blegtori.
Ndërtimet kanë lënë pas inertë, kanale të dëmtuara dhe masa rehabilituese të dështuara, shpesh me bimësi jovendase dhe vendkalime peshqish që nuk funksionojnë.
Të dy ekspertët vlerësojnë se këto dëme nuk janë thjesht teknike, por strukturore: një model zhvillimi që shpërfill ligjin dhe zonat e mbrojtura, mungesën e konsultimeve, ndikimet afatgjata dhe transparencën.
âShumĂ« komunitete,â thekson Nika, âmĂ«suan pĂ«r projektet e HEC-eve vetĂ«m kur kishin nisur punimetâ.
Konfliktet për ujërat janë bërë tipike nga Rapuni te Kaçinari, Kurdaria, Zall-Gjoçaj e Lufaj duke treguar se përfitimet i shkojnë pak aktorëve, ndërsa kostoja bie mbi komunitete dhe ekosisteme të cenueshme.
Ata qĂ« fitojnĂ« nga ky model mbeten disa kompani, disa prej tĂ« cilave me kapitale tĂ« huaja. NdĂ«rsa komunitetet humbasin tĂ« tjera burime dhe mundĂ«si zhvillimi duke pasur njĂ« arsye mĂ« shumĂ« pĂ«r tâu larguar.
Në plan më të gjerë, ekspertët argumentojnë se hidrocentralet e vogla me fuqi të ulët kanë efikasitet të diskutueshëm dhe shpesh gjurmë të larta karboni, përfshirë prodhimin e metanit nga rezervuarët.
PĂ«r biologun Nika, energjia hidroelektrike nĂ« ShqipĂ«ri duhet parĂ« si âme karbon tĂ« ulĂ«t, por me ndikim tĂ« lartĂ«â, ndĂ«rsa zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m kĂ«rkon orientim te burimet qĂ« nuk fragmentojnĂ« lumenjtĂ«: kryesisht energjia diellore dhe ajo e erĂ«s.
The post Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet appeared first on Citizens.al.






