Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, Gjykata lë në burg shoferin

17 January 2026 at 11:44

Nga Gazeta Si- Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e dajlanit, përcillet sot në mesditë për në banesën e fundit, në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMË X5 në drejtimin Tiranë-Durrës. Pak para mesnate, automjeti ku udhëtonin dy të rinjtë theu barrierat mbrojtëse në Urën e Dajlanit dhe përfundoi disa metra më tutje, në një dyqan lulesh.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan Xhaxhaj dhe dy këmbësorët që ndodheshin pranë dyqanit.

The post Aksidenti fatal në Durrës/ 18-vjeçarja përcillet në banesën e fundit, Gjykata lë në burg shoferin appeared first on Gazeta Si.

Kryeqyteti i Qipros shpallet destinacioni kulturor më i mirë i Europës për 2026

By: Megi Dumi
17 January 2026 at 11:16

Nikozia është shpallur destinacioni numër një për kulturë në Europë për vitin 2026, sipas vlerësimit të European Best Destinations.

Kryeqyteti i Qipros u vlerësua veçanërisht për programin e tij njëvjeçar të festivaleve dhe aktiviteteve kulturore, që e kanë kthyer qytetin në një pikë referimi për artin dhe trashëgiminë në kontinent.

Zhvillimi i fluturimeve me kosto të ulët ka ndryshuar mënyrën se si udhëtojmë, duke i bërë pushimet e shkurtra në qytetet europiane më të aksesueshme.

Sot, gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin përvoja kulturore, duke vizituar muze dhe vende historike, përpara se të shijojnë kuzhinën lokale.

Për ata që po planifikojnë një udhëtim urban në 2026, Nikozia renditet në krye të listës.

European Best Destinations, platformë që që prej vitit 2009 rendit destinacionet më të mira të Europës për pushime kulturore, plazhe, ski apo udhëtime rrugore, e ka zgjedhur kryeqytetin qipriot si destinacionin kulturor të vitit.

Nikozia u vlerësua për “kombinimin e trashëgimisë historike me krijimtarinë bashkëkohore”. Qyteti është kompakt dhe i përshtatshëm për t’u eksploruar në këmbë.

I banuar pa ndërprerje që nga viti 3000 para erës sonë, Qyteti i Vjetër i Nikozisë ofron një zhytje të drejtpërdrejtë në histori, i rrethuar nga muret veneciane të shekullit XVI.

Vizitorët mund të lëvizin lehtësisht mes muzeve dhe galerive, si Muzeu i Artit Bizantin, Muzeu Leventis që pasqyron historinë e qytetit, apo Muzeu i Qipros, muzeu i parë arkeologjik i vendit.

Po ashtu, qyteti u vlerësua për programin e pasur vjetor të eventeve muzikore, të kërcimit, filmit dhe artit, që konsiderohen thelbësore për identitetin e tij kulturor.

Në renditjen europiane pas Nikozisë, vendi i dytë i takoi Firences, ndërsa Vjena u rendit e treta.

Dhjetëshja e parë përfshin gjithashtu Leuven (Belgjikë), Šibenik (Kroaci), Verona (Itali), Tomar (Portugali), Rouen (Francë), Oxford (Mbretëria e Bashkuar) dhe Graz (Austri). / Euronews, Shqip.al

The post Kryeqyteti i Qipros shpallet destinacioni kulturor më i mirë i Europës për 2026 appeared first on Revista Monitor.

11:40 Kontrollet për pagat në ndërtim, ministri Malaj: Duhet të mbrojmë pensionet e së ardhmes

By: Klara
17 January 2026 at 11:40

Ministri i Financave Petrit Malaj thotë se kontrolli në sektorin e ndërtimit do të synojë të formalizojë ekonominë dhe të rrisë deklarimin real të pagave të punonjësve. Ministri sqaron se në fokus të këtyre kontrolleve që do të nisë administrata tatimore do të jenë pagat më të ulta se tregu, me qëllim që të mbrohen kontributet shoqërore të punonjësve dhe të garantohet pensioni i së ardhmes.

“Përfundon faza e ndërgjegjësimit, nis faza e kontrollit në sektorin e ndërtimit. Pas një fushate ndërgjegjësimi, Administrata Tatimore nis kontrollet në terren ndaj subjekteve me risk për nëndeklarim pagash me fokus sektorin e ndërtimit. Kontrollet do të fokusohen në subjektet të cilat kanë paga më të ulëta se tregu, me synim mbrojtjen e kontributeve shoqërore dhe të drejtës për pension në të ardhmen. Mbetemi të angazhuar për formalizimin e ekonomisë dhe garantimin e konkurrueshmërisë në treg”, shkruan ministri Malaj./K.M

Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rrezikun e autizmit ose ADHD-së tek foshnjat

17 January 2026 at 12:37

LONDËR, 17 janar /ATSH/- Provat aktuale nuk e lidhin përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin, thanë ekspertët pas një shqyrtimi të ri të studimeve mbi këtë hipotezë, sipas “Lancet”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në shtator se kishte pasur një “rritje meteorike” të rasteve të autizmit dhe se “Tylenol” – i cili quhet paracetamol në Britaninë e Madhe – ishte një shkak i mundshëm.

Ai tha se qetësuesi i dhimbjeve nuk duhej të merrej gjatë shtatzënisë. Deklarata e Trump u kritikua nga aktivistët e autizmit dhe shkencëtarët në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën.

Ekspertët thanë se shpresonin që studimi i fundit do ta “zgjidhte çështjen”.

Hulumtuesit kryen një shqyrtim të gjerë mbi çështjen, i cili u botua në revistën “The Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health”.

Një ekip ndërkombëtar akademikësh, përfshirë ekspertë nga Britania e Madhe kontrolluan në bazat e të dhënave kërkimore të të gjitha studimeve, që raportonin vlerësime të rrezikut për autizmin, çrregullimin e hiperaktivitetit të mungesës së vëmendjes (ADHD) dhe aftësitë e kufizuara intelektuale.

Studimet e përshtatshme për shqyrtim krahasuan shtatzënitë me dhe pa ekspozim ndaj paracetamolit, si dhe shqyrtuan pyetësorë të validuar ose të dhëna mjekësore mbi rezultatet mjekësore.

Ata gjithashtu shqyrtuan sëmundje të tjera që kishin nënat dhe trajtimet e tjera që ato kishin marrë.

Rreth 43 studime u përfshinë në një shqyrtim sistematik – një shqyrtim gjithëpërfshirës i të dhënave – dhe 17 studime në meta-analizë – një metodë kërkimore për kombinimin sistematik të gjetjeve nga studime të shumta.

U përfshinë gjithashtu një numër i të ashtuquajturave “studime krahasimi të vëllezërve dhe motrave”.

Këto studime krahasojnë fëmijët e lindur nga e njëjta nënë, në një shtatzëni ku ajo ka marrë paracetamol dhe në një shtatzëni tjetër ku nuk ka marrë paracetamol.

Autorët arritën në përfundimin se ekspozimi ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk ishte i lidhur me rrezikun e çrregullimit të spektrit të autizmit, ADHD-së ose aftësive të kufizuara intelektuale. //a.i/

 

The post Paracetamoli gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rrezikun e autizmit ose ADHD-së tek foshnjat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

17 Janari, Dita Simbolike e Lindjes së Artit

17 January 2026 at 12:01

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – Sot shënohet data simbolike e “lindjes së artit”, sipas artistit konceptual Robert Filliou, i cili këtë ditë e vendosi më 17 janar dhe e lidhi me një periudhë imagjinare që nis rreth 1,000,000 vjet para Krishtit. Filliou besonte se arti nuk ka një fillim të saktë historik, por ka qenë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës dhe ekzistencës njerëzore.

Ideja e tij e veçantë synon të sfidojë mënyrat tradicionale të të menduarit për historinë e artit, duke e shfaqur atë jo si një fenomen që ka nevojë për datë të dokumentuar, por si një proces i vazhdueshëm kreativ që shpreh përvojën njerëzore në të gjitha format e saj. Për Filliou, çdo akt krijues, qoftë edhe më i thjeshtë, është pjesë e lindjes së artit.

Në këtë ditë, koleksionet dhe institucionet artistike në të gjithë botën promovojnë veprat e tyre, duke theksuar rëndësinë e artit si formë shprehjeje dhe si pasqyrë e shoqërisë. Ekspozita, performanca dhe aktivitetet kulturore që organizohen sot synojnë të frymëzojnë publikun dhe të nxisin reflektim mbi rolin e artit në jetën e përditshme.

Dita simbolike e Lindjes së Artit është një mundësi për të vlerësuar trashëgiminë krijuese të njerëzimit dhe për të kujtuar se arti është gjithmonë një rrugëtim që lidh të kaluarën me të tashmen, duke hapur rrugë për inovacionin dhe përvoja të reja artistike.

The post 17 Janari, Dita Simbolike e Lindjes së Artit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

By: Os De
17 January 2026 at 12:57

Kryeministri Edi Rama tha në takimin me kryebashkiakët në Golem, se përmbytjet nuk erdhën vetëm nga faktorë natyrorë, por edhe nga dora e njeriut. 

Sipas kreut të qeverisë, nga qytetarët ka hedhje të plastikës në rrugë, çka ka sjellë dhe bllokim të kanaleve. 

Rama paralajmëroi se do të ngrihet një Task Forcë kundër mbetjeve plastike. 

“Meqë është takimi i parë i vitit edhe takohemi sy më sy, ju uroj të keni vit sa më të mbarë familjarisht dhe profesionalisht, patjetër politikisht të gjithë bashkë. Sot jemi këtu, në vijim të takimve të organizuara, për të çelur vitin, duke diskutuar për sfida dhe për të vënë disa piketa rrugës dhe për të përcaktuar çështjet kryesore që do duhet të merremi bashkarisht. Dua ta filloj me faktin që viti nisi me një situatë tejet të vështrë atmosferike, që preku një pjesë jo të vogël të komunitetit, të territoreve  dhe që na përballi me sfidën e emergjencës, në kushtet që emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër, si rezultat i ndryshimeve klimatike. Kemi më shumë thatësirë, zjarre dhe kemi më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit, të cilat sipas ekspertëve janë vorbulla që mund të trajtohen në gjuhën e përditshme si ngërçe në fluksin e qarkullimeve të ajrit dhe krijojnë reshje shiu dhe dëbore me intensitet shumë të lartë. 

Në këto kushte, nuk ka shumë për të bërë në përballimin e intensitetit të lartë të reshjeve, por ka elementë që lidhen me njeriun dhe pamë sesi kjo situatë u ndërlikua edhe nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e shumëkujt ndër ne, që si qytetar apo si vizitor shqip folës kryesor, sepse nuk janë turistët e huaj që hedhin shishe plastike në rrugë, që e konsideron këtë vend si landfill dhe hedh shishen e zbrazur të ujit, të pijes alkoolike dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve, ku lidhet edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale, mblidhet dhe falë erës dhe ujërave nga këto situata, vjen dhe bllokon pika kyçe të rrjetit të kullimit, siç ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera, ku pavarësisht punës së bërë dhe kemi raportin e përditësuar të ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunimin me çdo bashki, në nëntor ishin pastruar të gjitha. Kryetarja e bashkisë Durrës më çoi video, se si po mbushej pika kyçe në Shkozet pasi u pastrua. Kur gjendemi para kësaj situate agresioni të mbetjeve të plastike, që është ndikimi i njeriut, duhet të angazhohemi për të marrë ofensivë të përbashkët, të rrisim ndjeshmërinë, të krijojmë për ta vënë në kontroll këtë faktor. Ajo që ndodh me plastikën, derdhet në det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, ka dëme të pariparueshme për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare. Ky është krim shqiptar, nuk është krim ku mund të vëmë gishtin për të gjetur bashkëfajtorë. Për këtë duhet të marrim masa të shpejta. I kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një Task Force, për të konceptuar një plan me 3 faza, të përbashkët, që nga sensibilizimi, tek veprimi në shumë dimensione.”, theksoi ai. 

 

Paketa e Maleve/ Rama: Ç’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Ambicia jonë 1 mijë investime

By: Os De
17 January 2026 at 12:52

Me tone të ashpra i është drejtuar kryeministri Rama kryebashkiakëve sa i takon Paketës së Maleve, për të cilën tha se ka ende bashki që nuk kanë përmbyllur fazën e parë të kësaj nisme.

Ndërsa shpalosi ambicien për 1 mijë investime, Rama tha se nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do të plotësohet kjo ambicie.

“Nuk mundet dot të rrini e të prisni vetëm nga buxheti i shtetit, duhet të kaloni në një fazë tjetër sidomos disa bashki që i kanë të gjitha mundësitë. Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jot ë gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme.

Cili duhet të jetë objektivi? Ditë e parë që u shpall në website kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurtë për të tërhequr cdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë. C’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën. Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie.

Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë. Nuk do të ketë asnjë rikandidim nëse nuk do jetë arritur targeti i këtij projekti. Është plotësisht e mundshme por ama 1 mijë investime nëse marrim një shifër më modesten të mundshme për secilin nga këto investime, prej 50 mijë eurosh që është shumë e ulët, mendoni c’i ndodh ekonomisë në tre vjet. Kështu që, fokusoheni dhe merreni shumë seriozisht. Kuptojeni se është një celësh për të tërhequr njerëz aty ku duket se nuk ka njerëz.

Një element tjetër është të bëjmë një hap për të rritur cilësinë e planifikimit dhe projektimit, për këtë agjencia e re do ketë mision të vetin të asistojë bashkitë në planifikim dhe të krijohet një kanal më i shpejtë ndërveprimi.” tha Rama.

Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet në Rahovec, nga komuna thonë se ka filluar procesi - fermerët kërkojnë zgjidhje të përhershme

17 January 2026 at 10:26


Fillimviti 2026 ka goditur Kosovën me vërshime, ndërkaq komunat më të prekura janë Malisheva, Drenasi, Mitrovica, Gjakova dhe Rahoveci.

Në vazhdën e raportimeve për gjendjen e rëndë që ka goditur këto rajone, Telegrafi ka shkuar në Rahovec, për të shikuar nga afër se si kanë arritur t'ia dalin qytetarët në këtë fatkeqësi natyrore.

Nga dhjetëra fshatra të vërshuara, më mirë nuk ka kaluar as fshati Krushë e Madhe, ku blegtori Bedri Duraku ka treguar për situatën që përballën pothuajse çdo vit.

“Këtu jam me fermë të lopëve. Kohët e fundit, vërshimet që kanë ndodhur, ne nuk i kemi këto prej natyrës, por këto janë prej dorës së njeriut”, tha ai.



“Krejt ujëmbledhësi i asfaltit të fshatit Celinë, po derdhet në parcelën time dhe në bazë të kërkesave të vazhdueshme që kanë shkuar në komunë, deri tash asnjë hap nuk e kanë marrë, niveli komunal është shumë neglizhues”.

Duraku shtoi më tej se ai nuk do të aplikoj për dëme, pasi që sipas tij më mirë është që të rregullohet ujëmbledhësi, se sa të kompensohen nga komuna.

Irfan Berisha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit ka thënë për Telegrafin se kanë filluar aplikimet për kompensimin e dëmeve si në pronar familjare ashtu edhe në ato afariste.

“Komisionet janë në terren që nga dita kur është formua, ndërsa kemi pranuar deri tani rreth 350 kërkesa për dëmshpërblim”, tha ai.

“Janë trajtuar një pjesë e tyre, derisa komisioni është duke punuar në përmbyllje të këtij procesi, që t’i dërgojmë këto kërkesa në nivel qendror dhe të kompensohen dëmet”.

Berisha u pyet edhe për dëmet e viteve të kaluara, duke thënë se shpresojnë që do t’i kompensojnë edhe ato.

“Shpresojmë që do t’i kompensojmë edhe dëmet për vitet e kaluara dhe është mirë që të ndodhë pasi ka shumë dëme”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Google po teston “Personal Intelligence” - asistent personal që “di më shumë rreth jush”

17 January 2026 at 10:01


Kompania Google ka prezantuar një funksion të ri në versionin beta të aplikacionit të saj të inteligjencës artificiale Gemini, të quajtur Personal Intelligence.

Ky sistem synon të ndryshojë komplet mënyrën se si inteligjenca artificiale ndihmon përdoruesit në detyrat e përditshme. Ai u jep mundësi përdoruesve të lidhin disa nga shërbimet e Googlet - si Gmail, Google Photos, Search dhe YouTube - në mënyrë që Gemini të mund të ketë qasje të sigurt në disa të dhëna personale dhe të ofrojë përgjigje më të personalizuara dhe më kontekstuale për pyetjet që bëhen.

Për shembull, në vend që t’i përgjigjet vetëm me informacion të përgjithshëm, Gemini tani mund të “kuptojë” kontekstin nga emailet, fotot apo kërkimet e mëparshme dhe të sugjerojë zgjidhje më të sakta dhe të përshtatura për situatën tuaj të veçantë. Funksioni është i fikur si parazgjedhje dhe përdoruesit vendosin vetë se cilat aplikacione duan t’i lidhin me Gemini.

Google thekson se privatësia është në qendër të këtij sistemi, pasi të dhënat mbeten nën kontrollin e përdoruesit dhe përdoren vetëm atëherë kur përdoruesi i ka dhënë leje. Aktualisht “Personal Intelligence” është i disponueshëm vetëm në version beta në SHBA, kryesisht për abonentët e paketave Google AI Pro dhe AI Ultra, por ka plane për ta zgjeruar në vende të tjera dhe për përdoruesit falas në muajt e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, Google synon të bëjë një hap përpara në konkurrencë me sistemet e tjera të inteligjencës artificiale duke përdorur ekosistemin e vet të shërbimeve të lidhura. /Telegrafi/

Loris Qose, fitues i medaljes së artë në “Neo Science Olympiad” në SHBA

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik fitoi vendin e parë në  matematikë në olimpiadën “Neo Science Olympiad” organizuar në Orlando të SHBA dhe i vendit të tretë në lëndën e kimisë.

Kryeministri Edi Rama duke sjellë në vëmendje këtë arritje të djaloshit shqiptar, u shpreh në rrjetet sociale se “talenti, pasioni dhe puna e Lorisit, bashkë me përkushtimin e mësuese Flutura Hoxholli, u shpërblyen me dy medalje që na bëjnë të gjithëve krenarë për nxënësit tanë”.

Rama theksoi se “në të gjithë vendin në shkollat vijojnë olimpiadat e matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, e plot të tjera ku dalin në pah talente si Lorisi”.

Loris Qose, nxënës i klasës së 9-të në shkollën “7 Marsi” Cërrik i talentuar në shkencat e natyrës, me arritje të rëndësishme, sidomos në lëndën e Matematikës përfaqësoi denjësisht shkollën “7 Marsi”, ZVAP Cërrik, DRAP Korçë, pjesëmarrës dhe fitues në olimpiadën botërore të Neo Science Olympiad, organizuar në Orlando të SHBA -së.

Me mbështetjen e shkollës, ZVAP Cërrik dhe në veçanti të mësueses Flutura Hoxholli u bë e mundur kjo arritje e rëndësishme për Lorisin dhe për gjithë komunitetin arsimdashës të Cërrikut.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Loris Qose, fitues i medaljes së artë në “Neo Science Olympiad” në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Truri i burrave arrin kulmin e mirëqenies mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç

17 January 2026 at 09:15

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Një studim i ri australian i botuar në revistën “Intelligence” ka zbuluar se funksionimi i përgjithshëm shëndetit mendor në fakt, arrin kulmin midis moshës 55 dhe 60 vjeç.

Hulumtimet shkencore tregojnë se aftësi të ndryshme njohëse arrijnë kulmin në faza të ndryshme të jetës, dhe nuk ka një moshë të vetme ku të gjitha funksionet mendore janë në maksimumin e tyre.

Truri ndryshon dhe zhvillohet vazhdimisht në përgjigje të përvojave të reja.

Aftësia për të përpunuar informacionin shpejt dhe për të zgjidhur probleme të reja, abstrakte (inteligjenca fluide) përgjithësisht arrin kulmin rreth moshës 19 vjeç ose në fillim të të 20-tave, pastaj fillon një rënie graduale.

Kujtesa afatshkurtër është më e fortë rreth moshës 25 vjeç dhe mbetet e qëndrueshme deri rreth moshës 35 vjeç.

Aftësia për të kujtuar arrin kulmin rreth moshës 30 vjeç.

Njohuritë e akumuluara përmes përvojës jetësore dhe arsimit (inteligjenca e kristalizuar) rriten dhe arrijnë kulmin më vonë në jetë, shpesh në të 60-tat ose 70-tat e një personi.

Aftësi si rregullimi emocional, empatia dhe vendimmarrja e matur shpesh arrijnë kulmin në moshën e mesme, zakonisht në të 40-tat ose 50-tat.

Sugjerimi se truri i burrave nuk e arrin kulmin e mirëqenies mendore deri në fund të të 30-tave është pjesërisht i saktë.

Ndërsa disa aftësi arrijnë kulmin më herët, shumë funksione të rëndësishme njohëse, të tilla si të gjykuarit dhe njohuritë e akumuluara, përmirësohen në moshën e mesme dhe të vjetër.

Një studim gjithëpërfshirës që kombinoi 16 tipare të ndryshme njohëse dhe të personalitetit zbuloi se funksionimi i përgjithshëm mendor arrin kulmin më vonë në jetë, konkretisht midis moshës 55 dhe 60 vjeç.

Ky kulm i mëvonshëm nxitet nga njohuritë në dije, në të gjykuar dhe stabilitet emocional që kompensojnë rënien e shpejtësisë së përpunimit të të dhënave.

Studime të tjera mbi strukturën e trurit sugjerojnë se faza e trurit “adoleshent”, që përfshin rilidhje të konsiderueshme nervore, vazhdon deri rreth moshës 32 vjeç, kur hyn në fazën më të qëndrueshme të “pjekurisë”.

Hulumtimet e përqendruara në pjekurinë emocionale tek burrat gjithashtu sugjerojnë se kjo mund të mos arrihet deri rreth moshës 43 vjeç.

Truri vazhdon të piqet dhe të fitojë aftësi të vlefshm përtej të 30-ave, veçanërisht në lidhje me vendimmarrjen komplekse dhe inteligjencën emocionale. //a.i/

The post Truri i burrave arrin kulmin e mirëqenies mendore midis moshës 55 dhe 60 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit

By: Brisi
17 January 2026 at 09:18

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]

The post Keqmenaxhim i territorit dhe infrastrukturës/ Përmbytjet nxjerrin në pah dështimin e shtetit appeared first on BoldNews.al.

Venezuelë/ Pas arrestimit të Maduros, 100 të burgosur politikë janë liruar që nga 8 janari

By: Fax Web
17 January 2026 at 09:12

Organizata joqeveritare venezueliane Foro Penal, e konsideruar e afërt me opozitën, njoftoi të premten se ka verifikuar lirimin e 100 të burgosurve, të cilët i përshkroi si të burgosur politikë, nga autoritetet e qeverisë së përkohshme të Venezuelës që nga 8 janari.

Sipas deklaratës së organizatës, lirimet janë pjesë e një procesi të kufizuar, ndërsa dhjetëra persona të tjerë vazhdojnë të mbahen në paraburgim për arsye politike. Foro Penal ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve që, sipas saj, janë arrestuar për bindjet apo aktivitetin e tyre politik.

Ndërkohë, situata e të drejtave të njeriut mbetet e tensionuar edhe në Iran, ku vendi po përballet me protesta masive prej disa javësh. Demonstratat, të cilat janë përhapur në disa qytete, janë shoqëruar me përleshje me forcat e sigurisë dhe arrestime të shumta, sipas raportimeve të organizatave ndërkombëtare.

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

By: Os De
17 January 2026 at 10:54

E hënë, 4 prill 2022. Me valixhe në duar, çantë në krahë dhe shumë ëndrra në mendje e zemër, Artina – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për ta ruajtur anonimitetin e së intervistuarës – u nis drejt SHBA-së.

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese e asaj që njihej si ‘llotaria e Kartës së Gjelbër’, por që në të vërtetë quhet Programi i Vizave të Diversitetit.

Artina ishte nxitur të aplikonte nga partneri i saj. Ky i fundit kishte 12 vjet rresht që aplikonte, pasi të ardhmen e tij s’e shihte askund tjetër përveç në SHBA.

Por, fati deshi që Artina të ishte ajo që ta fitonte mundësinë për të emigruar në SHBA. Që atëherë, zemra e saj ishte e dyzuar mes dy shtëpive: të sajën në SHBA dhe asaj pranë partnerit në Shqipëri.

Qysh në gusht të vitit 2022 ata nisën procesin për bashkim familjar. Të bashkuar i mbanin vetëm vizitat e herëpashershme të Artinës në vendlindje.

 

Kjo distancë iu bë edhe më e vështirë kur ajo mori vesh se ishte shtatzënë.

“Çdo gjë e kam përballuar vetë. Gjatë kësaj periudhe bëja udhëtime pafund drejt Shqipërisë, sepse duhet të ruaja edhe martesën, por edhe vajza të kalonte kohë me babanë… Me shpresën se do të bashkohemi shpejt…”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

E vetme në SHBA, pa familjarë e shoqëri përreth, Artina tregon se ka punuar deri në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa edhe muajt e parë të mëmësisë u detyrua t’i kalonte e vetme.

Tani, ajo më shumë ankohet për “lodhjen mendore” sesa atë fizike.

“Qenka e shëmtuar ndjesia kur e fut jetën tënde në një valixhe, largohesh me ëndrra, punon, sakrifikon që ta bashkosh familjen atje ku po e ndërton jetën nga e para dhe dëgjon se, fiks kur ti arrin afër fundit të sfidës…”, lë në gjysmë fjalinë Artina.

E, pikërisht kur procesi i bashkimit të tyre familjar po i afrohej fundit, SHBA-ja vendosi ta pezullonte përkohësisht lëshimin e vizave të emigrimit nga 75 vende të botës, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ky vendim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të huajt që emigrojnë në SHBA, duhet ta mbajnë veten me punë dhe jo të bëhen barrë e shtetit.

Sipas një fotografie të publikuar nga ai, rreth 41 për qind e migrantëve nga Shqipëria marrin ndihma sociale në SHBA, ndërsa nga Kosova përqindja ishte edhe më e lartë: 46.

“Nga i thati digjet edhe i njomi”, thotë Artina, duke shtuar se ajo ka qenë një qytetare e përkushtuar e punëtore, që s’ka tentuar thjesht të përfitojë nga shteti amerikan.

Por, tani kur të gjitha proceset e vizave të emigrimit janë pezulluar, ajo do të duhet sërish ta bëjë pa partnerin e jetës rrugën drejt SHBA-së. Këtë herë, edhe me një vajzë 2 vjeçe në krahë.

Në gjendje të ngjashme janë mijëra banorë në Kosovë e Shqipëri. Disa nga ta, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kanë hezituar t’i ndajnë historitë e tyre, nga frika se kjo mund t’i dëmtojë gjasat e tyre për emigrim në SHBA.

Vitin e kaluar, rreth 3.800 shtetas të Shqipërisë fituan viza të emigrimit drejt SHBA-së, si dhe rreth 650 të tjerë nga Kosova.

Artid Hila nga Shqipëria, i cili punon si konsulent për ndjekje të procedurave të emigracionit dhe vizave të tjera, ka vite që udhëheq edhe një grup në Facebook, ku ndihmon të interesuarit për emigracion në SHBA.

Ai thotë se është shqetësuar, por jo befasuar nga vendimi i 14 janarit i SHBA-së.

“Shqetësimi kryesor që dëgjoj çdo ditë, lidhet me pasigurinë totale që ka krijuar pezullimi i përpunimit të vizave të emigracionit. Aplikantët kanë frikë se po ecin përpara me të gjithë hapat e kërkuar nga Departamenti i Shtetit, ndërkohë që ekziston rreziku real që viti fiskal të përfundojë pa u lëshuar vizat”, thotë Hila për REL-in.

Ai tregon se procesi nuk është i thjeshtë: duhet plotësim i disa formularëve, ekzaminime mjekësore, përgatitje e dokumenteve dhe pagesë e tarifave.

“Shumë aplikantë kanë investuar vite pritjeje [në rastet e bashkimeve familjare], qindra apo mijëra dollarë në dokumente, përkthime, kontrolle mjekësore, udhëtime për intervista dhe plane konkrete jetese”, thotë Hila.

Tani, shton ai, ata po përballen me informacione gjysmake dhe shumë lajme të pasakta e të ekzagjeruara, pasi që nuk dihet se deri kur do të zgjasë pezullimi.

Situata të ngjashme, sipas Hilës, ka pasur edhe në të kaluarën, si gjatë pandemisë COVID-19. Por, të ngjashme s’do të thotë identike.

“Dallimi kryesor me situatën aktuale është se sot aplikantët lejohen t’i ndjekin të gjithë hapat proceduralë dhe t’i paguajnë tarifat, por në fund rrezikojnë të mbeten pa vizë, vetëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal – një situatë që juridikisht është shumë problematike”, shpjegon Hila.

Ai shton se në shqetësimin e aplikantëve ndikon edhe një vendim tjetër. Në dhjetor të vitit të kaluar, SHBA-ja pauzoi për kohë të pacaktuar Programin e Vizave të Diversitetit, deri kur “ta dimë se kë saktësisht po e lëmë të hyjë në vendin tonë”, siç kishte thënë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Edhe nga ky program kanë fituar shumë shtetas të Kosovës e Shqipërisë ndër vite. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, në mesin e listës së fundit të përfituesve të këtij programi ishin edhe 1.598 shtetas të Shqipërisë dhe 260 shtetas të Kosovës.

Si fituese e para disa viteve, Artina kishte ndërtuar shumë ëndrra. Por, tani ka shumë pasiguri.

“Po më duket sikur këta katër vjet po fshihen nga jeta sikur të mos ishin asgjë”, thotë ajo, e shqetësuar se ndoshta opsioni i saj i vetëm do të mbetet heqja dorë nga ëndrra amerikane./REL

08:50 Alarmi u vu nga autoritetet italiane/ Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët, AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “BEBA”

By: Klara
17 January 2026 at 08:50

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51250346AA, skadencë 05.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51720346AA, skadencë 06.2027

BEBA PRE 800G – Lot nr. 51660346AC, skadencë 06.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51180346AB, skadencë 04.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51450346AA, skadencë 05.2027

BEBA 1 800G – Lot nr. 51660346AB, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME PRE 800G – Lot nr. 51720742F3, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F1, skadencë 06.2027

BEBA SUPREME 2 800G – Lot nr. 51550742F2, skadencë 06.2027

AKU bën me dije se, pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së plotë të gjurmueshmërisë, sasia e produktit është bllokuar dhe do të asgjësohet.

Autoriteti u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë ende në përdorim, ta kthejnë menjëherë në pikat e shitjes, duke shmangur përdorimin e tij./K.M

Marrëdhënia njeri-mace filloi rreth 9500 vjet më parë

17 January 2026 at 08:32

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Ideja që macet “u zbutën” duke u zhvendosur me njerëzit për gjueti të brejtësve është një teori e pranuar gjerësisht, sipas “Science”.

Kjo, pasi macet e egra të lashta tërhiqeshin nga rezervat e grurit në vendbanimet bujqësore, të cilat tërhiqnin brejtësit, duke krijuar një marrëdhënie të dobishme reciprokisht – ku macet merrnin ushqim dhe njerëzit kishin kontrollin ndaj brejtësve.

Me kalimin e kohës, kjo tolerancë evoluoi në mace shtëpiake (Felis catus), një proces ku macet më miqësore dhe më pak të frikësuara jetonin dhe riprodhoheshin pranë njerëzve pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut.

Macet e egra afrikane (Felis lybica) ndiqnin brejtësit në këto vendbanime për një burim të lehtë ushqimi.

Macet siguruan ushqim, njerëzit morën kontrollin e dëmtuesve, duke zvogëluar humbjen e të korrave.

Macet që ishin natyrshëm më tolerante ndaj njerëzve mbijetuan dhe u riprodhuan, duke transmetuar gjenet e tyre “zbutëse”.

Gjatë mijëra viteve, ky avantazh selektiv çoi në macen e veçantë shtëpiake, një specie që është gjenetikisht e ndryshme nga paraardhësit e saj të egër.

Ky partneritet unik dhe i qetë, ku macet në thelb zgjedhin të jetojnë pranë njerëzve për të patur akses më të lehtë në ushqim, është arsyeja pse ato konsiderohen një rast i vetë-zbutjes.

Arkeologët besojnë se macet dhe njerëzit kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë për mijëra vjet, duke filluar që nga periudha kur kultivimi i të korrave u bë një normë – midis Detit Mesdhe modern dhe Gjirit Persik.

Brejtësit e vegjël të rrumbullakët që fshiheshin në fusha ishin shënjestra të lehta për macet e egra që jetonin në zonë.

Kështu që, në vend që të luftonin në shkretëtirë, macet u zhvendosën me njerëzit rreth vitit 7500 p.e.s.

Marrëdhënia e saktë midis maceve të hershme, gjysmë të zbutura dhe njerëzve nuk është ende e qartë.

Ekzistojnë prova të shumta se njerëzit kanë patur lidhje me macet.

Një vend varrimi kafshësh shtëpiake në Qipro dëshmon marrëdhënien njeri-mace, që daton 9500 vjet më parë.

Kur njerëzit filluan të shkonin në veri drejt Evropës, duke u marrë me bujqësi, me sa duket u ndoqën nga macet.

Një studim i ri zbuloi kocka njerëzish dhe macesh që datojnë që nga viti 4200 deri në vitin 2300 p.e.s. në një shpellë në Poloni, që përkon me një periudhë vendbanimi të shpejtë në periudhën e vonë neolitike. //a.i/

The post Marrëdhënia njeri-mace filloi rreth 9500 vjet më parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi i ri: Paracetamoli nuk rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

By: nik
17 January 2026 at 04:05

Një studim i ri, i cilësuar si “standard i artë”, ka konfirmuar se paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe nuk ka asnjë provë që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore te fëmijët. Ky përfundim vjen nga ekspertët pas një rishikimi të gjerë, i cili synon t’i japë fund debatit mbi përdorimin e këtij qetësuesi të zakonshëm. Gjetjet bien ndesh me pretendimet e…

Source

Kaja Kallas: Lirimi i të burgosurve politikë të BE në Venezuelë, një hap pozitiv

16 January 2026 at 22:37

“Lirimi i qytetarëve evropianë nga burgu në Venezuelë përfaqëson një hap pozitiv dhe një lehtësim për familjet e tyre”, kështu u shpreh në një deklaratë, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në platformën X se ajo falënderoi edhe ambasadën e BE në Venezuelë dhe shërbimin diplomatik të BE për arritjen e këtij bashkëpunimi dhe realizimi të qytetarëve evropianë nga burgu.

“Lirimet janë rezultat i diplomacisë së vazhdueshme të BE-së në bashkëpunim të ngushtë me vendet anëtare. Falënderoj veçanërisht ambasadën e BE-së në Venezuelë dhe Shërbimin Diplomatik të BE-së”, shkroi ajo.

Yesterday — 16 January 2026Main stream

PSG-ja triumfon bindshëm ndaj Lille

16 January 2026 at 22:53


Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Lille në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

Lille e nisi takimin më guximshëm dhe ishte pranë golit që në minutat e para.

Në minutën e dytë, Olivier Giroud provoi nga distanca, por topi u ndal nga traversa, ndërsa pak çaste më vonë Ethan Mbappé përfitoi nga një top i kthyer në zonë, por u ndal nga pritja vendimtare e portierit Lucas Chevalier.

PSG reagoi dhe në minutën e 13-të kaloi në epërsi. Pas një pasimi të saktë nga Vitinha, Dembele kontrolloi topin në skajin e zonës dhe me një goditje precize e dërgoi topin në cepin e poshtëm të portës, duke kaluar edhe përmes shtyllës për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, parisienët vazhduan të kontrollojnë lojën. Në minutën e 57-të, Nuno Mendes shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Vetëm pak minuta më pas, PSG dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 64-të, Dembele realizoi golin e dytë personal dhe të ndeshjes, duke përfituar nga një pasim brenda zonës dhe duke e lobuar mjeshtërisht portierin Berke Ozer, i cili kishte dalë nga vija e tij për rezultatin 2-0.

Deri në fund, vendasit realizuan edhe njëherë tjetër, kësaj radhe me anë të Bradley Barcola që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Kampioni në fuqi i Evropës tani ka 42 pikë dhe aktualisht është lidere e tabelës me dy pikë më shumë se Lens që ka 40 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Një fëmijë goditet nga automjeti në Mitrovicë, dërgohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm

16 January 2026 at 22:08


Një fëmijë i lindur në vitin 2013, i gjinisë mashkullore, është dërguar për ndihmë mjekësore mbrëmjen e sotme në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, si pasojë e goditjes nga një automjet.

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija është paraqitur rreth orës 19:55, ku menjëherë ka marrë trajtim dhe ekzaminim emergjent nga ekipi mjekësor, përfshirë edhe masat reanimatore.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Radiologjisë, është realizuar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë kryer analizat laboratorike të nevojshme. Po ashtu, rasti është konsultuar edhe me mjekun kujdestar ortoped.

Mjekët kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, është referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.

Sipas spitalit, lëndimet janë kryesisht në zonën e fytyrës dhe sinuseve, por gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut jetësor./Telegrafi/


❌
❌