Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Real Madridi ‘dridhet’ pak, por kalon tutje në Kupën e Mbretit falë paraqitjes së Kylian Mbappe

17 December 2025 at 22:58


Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Talaveras si mysafir, me rezultat 3-2, duke siguruar kalimin tutje në Kupën e Mbretit.

“Mbretërit” kishin disa raste në fillimin e ndeshjes dhe në mesin e pjesës së parë, por portieri Jaime Gonzalez bëri disa pritje të bukura.

Ndeshja u zhbllokua me një penallti që ishte e diskutueshme, por në mungesë të VAR-it, vendimi nuk u ndryshua dhe Kylian Mbappé shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 41-të.

Vetëm pesë minuta më pas, Mbappé depërtoi bukur, gjuajti dhe pas një devijimi të mbrojtësit Fernando, topi përfundoi në rrjetë për 2-0.

⏸️ DC: @CFTalavera 0-2 @RealMadrid
⚽ 41' @KMbappe (p.)
⚽ 45'+1' Manu Farrando (p.p.)
👉 @Emirates pic.twitter.com/TMdxamgO7T
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 17, 2025


Pjesa e dytë doli të jetë interesante, me Nahuel Arroyo që shënoi për 2-1 në minutën e 80-të.

Por, kur Real Madridi ishte në vështirësi, në skenë doli sërish Mbappé, i cili shënoi për 3-1, duke lënë të kuptohet se ndeshja ishte mbyllur në favor të madrilenëve.

Në kohën shtesë, Gonzalo Ignacio Di Renzo shënoi për 3-2, duke i dhënë drithërima Real Madridit.

Talavera pati edhe një rast tjetër, por një pritje e bukur e Lunin bëri që Real Madridi ta ruante rezultatin dhe të kalonte tutje. /Telegrafi/

“Kënga e mjellmës” nga Franc Shubert, në TKOB nga Etrita Ibrahimi dhe Artur Vera

26 November 2025 at 09:39

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Pas ciklit “Rrugë dimërore” dhe “Mullixhesha e bukur”, e cila ishte premierë absolute, TKOB vendosi të sjellë për publikun kryeqytetas, ciklin e fundit të kompozitorit Franc Shubert, “Kënga e mjellmës” (Schwanengesang).

Pjesë e ciklit “Kënga e Mjellmës” është edhe Serenata e njohur e Franc Shubert, një nga krijimet më poetike dhe më të dashura të repertorit, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri nën interpretimin e baritonit, Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi.

Një nga ciklet më prekëse të Franc Shubert, “Schwanengesang” është një mozaik i ndjerë këngësh që shënjojnë kulmin e krijimtarisë së tij, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës.

Tingujt e fundit që Shuberti shkroi përpara se të largohej nga jeta, e përcollën publikun  në një tjetër udhëtim liedesh në skenën e TKOBAP-së.

Liedet jane këngë në gjuhën gjermane për solo dhe piano, kryesisht nga epoka romantike e shekullit të 19-të. Ky zhanër karakterizohet nga lidhja e ngushtë midis poetit dhe kompozitorit, shpesh me pjesën e pianos që është po aq ekspresive sa melodia vokale, për të përcjellë tema mbi natyrën, dashurinë dhe legjendën. Disa nga kompozitorët e famshëm të liedeve janë Franc Shubert, Robert Shuman dhe Johan Brahms.

1 nga 4

The post “Kënga e mjellmës” nga Franc Shubert, në TKOB nga Etrita Ibrahimi dhe Artur Vera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E pabazë këshilla për shërimin e diabetit me Aloe vera

6 November 2025 at 16:34

Pretendimi: Aloe vera shëron diabetin përgjithmonë

Verdikti: Mungon konteksti

—————————————————————–

Një postim në Facebook jep lajmin e mirë se aloe vera është “sekreti që ‘shëron’ diabetin përgjithmonë” duke ftuar lexuesit të lexojnë se si ta përdorin në artikullin e portalit inforculture.info.

Megjithatë, lexuesi shpresëplotë mund të zhgënjehet kur të lexojë në brendinë e artikullit se “nuk ekziston një “kurë përfundimtare” për këtë sëmundje kronike”, por “studimet sugjerojnë se aloe vera mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirësimin e metabolizmit.”

Kështu, titulli i artikullit keqinformon me synim mbledhjen e klikimeve. 

Në fakt, siç Faktoje ka shpjeguar më parë, konsensusi mjekësor është se, deri tani, nuk ka një kurë për shërimin e diabetit tip 2, por vetëm mënyra për ta menaxhuar atë.

Diabeti mellitus (DM) një sëmundje kronike, e cila shfaqet kur pankreasi nuk prodhon aspak ose prodhon një sasi të pamjaftueshme insuline, karakterizohet nga hiperglicemia (rritja e sheqerit në gjak), si rezultat i sasisë së pamjaftueshme ose absolute të insulinës (një ndër hormoneve kryesore që prodhon pankreasi). Vlerat normale të sheqerit në gjak janë nga 70-110 mg/dl. Për një person me diabet, vlerat e sheqerit 2 orë pas buke, duhet të jetë > 140 mg/dl. Diabeti është një sëmundje që prek një numër të madh personash në të gjithë botën.

Studimet e kryera së fundmi tregojnë se nuk ka një kurë për diabetin deri më tani, por vetëm trajtime për ta mbajtur nën kontroll.

Disa studime sugjerojnë se lëngu i aloe verës mund të ndihmojë në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak nëse keni diabet. Megjithatë, kërkimet mbi efektivitetin e tij janë të kufizuara dhe të përziera.

Megjithatë, studiuesit pajtohen se nevojiten më shumë studime tek njerëzit për të kuptuar plotësisht rolin e mundshëm të aloe vera në menaxhimin e diabetit, si dhe për të përcaktuar formën, llojin dhe dozën optimale.

Aloe vera nuk është zëvendësim për ilaçet e përshkruara për diabetin dhe duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrje mjekësore.

Kjo sepse disa nga përfitimet e pretenduara të aloe vera mund të jenë në fakt disavantazhe.

Sipas Qendrës Kombëtare amerikane për Shëndetin Plotësues dhe Integrativ (NCCIH), njerëzit me diabet të tipit 2 që përdorin ilaçe për të ulur sheqerin në gjak duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e aloe verës nga goja. Nëse i kombinoni të dyja, mund të shkaktoni një rënie të ndjeshme të niveleve të sheqerit në gjak (një gjendje serioze e njohur si hipoglicemi).

Kur nivelet e sheqerit në gjak bien shumë, mund të ndiheni të lodhur, të dridhur dhe të djersitur, dhe të keni një ritëm të çrregullt të zemrës. Kur hipoglicemia përkeqësohet, mund të përjetoni konfuzion, shikim të turbullt, kriza ose edhe humbje të vetëdijes.

Dhe për shkak se aloe vera është treguar se ka efekte laksative, ajo mund të ulë përthithjen, dhe si pasojë efektivitetin, e ilaçeve të tjera orale, thotë NCCIH.

Faktoje ka verifikuar një sërë këshillash dhe kurash të rreme që kanë qarkulluar online për të kuruar diabetin.

The post E pabazë këshilla për shërimin e diabetit me Aloe vera appeared first on Faktoje.al.

Ndikimi pozitiv i verës në sëmundjet reumatizmale

11 October 2025 at 19:48


Studimet tregojnë se vera e kuqe, e pasur me antioksidantë, mund të ketë efekt mbrojtës te personat me sëmundje reumatizmale, duke ndikuar pozitivisht në zemër, nyje dhe sistemin imunitar

Dr. Avni Kryeziu

Internist-reumatolog
Tel. 044 317 322

Vera, një pije alkoolike e përftuar nga fermentimi i rrushit, është përdorur prej mijëra vitesh si pjesë e dietës mesdhetare dhe është njohur për efektet e saj të mundshme mbrojtëse ndaj sistemit kardiovaskular dhe imunitar. Në dekadat e fundit, shumë studime shkencore kanë zbuluar ndikimin e saj në sëmundjet inflamatore kronike, përfshirë edhe sëmundjet reumatizmale. Këto sëmundje karakterizohen nga procese të zgjatura inflamatore që prekin nyjet, indet lidhëse dhe organet e tjera vitale.

Përbërja biologjikisht aktive e verës

Vera, në veçanti ajo e kuqe, përmban substanca bioaktive me potencial terapeutik. Më e rëndësishmja ndër to është resveratroli, një polifenol që gjendet në lëkurën e rrushit dhe që ka veti të fuqishme antioksiduese, anti-inflamatore dhe imunomoduluese. Përveç resveratrolit, vera përmban flavonoide, taninë dhe antocianinë, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi oksidativ. Këta përbërës luajnë rol kyç në uljen e inflamacionit që ndodh në sëmundje si artriti reumatoid, lupusi eritematoz sistemik dhe sëmundje të tjera me natyrë autoimune.

Efektet anti-inflamatore dhe imunomoduluese

Konsumimi i moderuar i verës është i lidhur me ulje të proteinës C-reaktive (CRP), një tregues biokimik i inflamacionit sistemik. Resveratroli ndikon në frenimin e rrugëve sinjalizuese dhe të enzimës COX-2, të cilat janë të përfshira në prodhimin e citokinave pro-inflamatore si IL-1, IL-6 dhe TNF-α. Këto efekte ndihmojnë në zbutjen e simptomave klinike të sëmundjeve reumatizmale, si dhimbja, ngurtësia artikulare dhe inflamacioni kronik.

Gjithashtu, disa studime epidemiologjike kanë treguar se individët që konsumojnë sasi të moderuara të verës (rreth një gotë në ditë për gratë dhe 1–2 për burrat) kanë një rrezik më të ulët për zhvillimin e artritit reumatoid, krahasuar me ata që nuk konsumojnë fare alkool. Ky efekt mbrojtës mendohet të lidhet me ndikimin e verës në balancimin e përgjigjes imune dhe në uljen e aktivizimit të qelizave T dhe B autoreaktive.

Ndikimi në shëndetin vaskular dhe metabolik

Pacientët me sëmundje reumatizmale shpesh kanë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare për shkak të inflamacionit të vazhdueshëm. Vera ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), në uljen e oksidimit të kolesterolit të keq (LDL), si dhe në përmirësimin e funksionit endotelial. Këto efekte kontribuojnë në mbrojtjen e enëve të gjakut nga dëmtimet që ndodhin si pasojë e inflamacionit kronik, duke ulur rrezikun për aterosklerozë dhe komplikacione vaskulare.

Përveç kësaj, resveratroli ka treguar efekt pozitiv në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe në metabolizmin e lipideve, duke ofruar mbrojtje shtesë ndaj çrregullimeve metabolike që mund të shfaqen te pacientët reumatikë për shkak të inaktivitetit fizik apo përdorimit afatgjatë të kortikosteroideve.

Kufizimet dhe kujdesi klinik

Megjithëse efektet e verës në doza të vogla janë potencialisht përfituese, konsumimi i tepruar është i dëmshëm. Alkooli në sasi të larta mund të shkaktojë dëmtime hepatike, rritje të presionit të gjakut dhe ndërveprime me ilaçet antireumatike si metotreksati, leflunomidi apo kortikosteroidet, duke rritur toksicitetin hepatik. Prandaj, pacientët reumatikë duhet të konsultohen gjithmonë me mjekun para se të përfshijnë verën në rutinën e tyre ushqyese.

Përfundim

Në përmbledhje, vera, veçanërisht ajo e kuqe, kur konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të kontrolluar, mund të ketë ndikim pozitiv në sëmundjet reumatizmale. Përmes përbërësve të saj bioaktivë si resveratroli dhe flavonoidet, ajo ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e funksionit vaskular dhe uljen e stresit oksidativ. Megjithatë, këto përfitime vlejnë vetëm brenda kufijve të konsumit të arsyeshëm dhe nën këshillën e profesionistëve të shëndetit. /Telegrafi/

Shqipëria pjesë e Kampionatit Botëror të Degustimit të Verërave në Francë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Shqipëria ka marrë pjesë për të tretën herë në Kampionatin Botëror të Degustimit të Verërave, një ngjarje prestigjioze e organizuar në datat 3 dhe 4 tetor në kështjellën historike “Fort des Rousses”, në rajonin e njohur të Jurës, Francë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi rëndësinë e kësaj pjesëmarrjeje si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar turizmin e verës, kulturën dhe mikpritjen shqiptare në një skenë ndërkombëtare.

“Nën udhëheqjen e somelierit franko-shqiptar Serxhio Prelashi, ekipi “Team Albania” përfaqësoi me krenari traditën e verës dhe potencialin turistik të vendit, duke sjellë në vëmendje destinacionet shqiptare të verës dhe kantinat më të spikatura”, u shpreh ministri.

Gjatë aktivitetit, u prezantuan me sukses produkte autentike nga kantina shqiptare që kanë bërë emër jo vetëm në tregun vendas, por dhe atë ndërkombëtar, të cilat u vlerësuan si shembuj konkretë të zhvillimit të turizmit të verës në Shqipëri, një sektor që po njeh rritje të qëndrueshme dhe interes të shtuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministri Gonxhja vuri në dukje se turizmi i verës është një nga prioritetet strategjike për diversifikimin e ofertës turistike dhe zgjatjen e sezonit, në përputhje me vizionin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimin e produkteve vendase me vlerë të shtuar.

/r.e/a.f/

The post Shqipëria pjesë e Kampionatit Botëror të Degustimit të Verërave në Francë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse vera e kuqe disa njerëzve u shkakton dhimbje koke? Ja çfarë thotë shkenca

21 September 2025 at 01:48


Edhe ata që zakonisht nuk reagojnë keq ndaj alkoolit mund të përjetojnë dhimbje koke nga vera e kuqe

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Scientific Reports, shkaku mund të jetë një antioksidant natyral që gjendet te vera e kuqe, i cili ndërhyn në procesin normal të metabolizmit të alkoolit në trup.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se vera e kuqe ka më shumë gjasa të shkaktojë dhimbje koke te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj alkoolit. Krahasuar me pijet e forta, verën e bardhë ose verën e gazuar, ajo është deri në tre herë më problematike se birra. Madje nuk është e nevojshme të pini shumë - dhimbjet e kokës mund të shfaqen brenda 30 minutash pas vetëm një ose dy gotash.

Si një antioksidant mund të bëhet toksik?

Për të kuptuar pse vera e kuqe provokon dhimbje koke, studiuesit analizuan rolin e kvercetinës – një flavanol (nënklasë e flavonoideve) që gjendet natyrshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë rrushin. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, flavonoidet sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe të trurit. Kvercetina është e njohur si antioksidant i shëndetshëm dhe madje shitet si suplement, por kur kombinohet me alkoolin mund të bëhet problematike.

“Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kvercetin glukuronid,” shpjegon për Everyday Health bashkëautori i studimit, Dr. Andrew Waterhouse, profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Në këtë formë, kvercetina bllokon metabolizmin e alkoolit, duke shkaktuar grumbullimin e një toksine të quajtur acetaldehid. Autorja kryesore e studimit, Dr. Apramita Devi, shpjegon: “Acetaldehidi është një toksinë e njohur, irritues që mund të shkaktojë inflamacion. Nivelet e larta të tij lidhen me skuqje, dhimbje koke dhe nauze”, transmeton Telegrafi.

GettyImages

Pse disa njerëz janë më të ndjeshëm se të tjerët?

Autorët dyshojnë se te disa individë kvercetina inhibon më lehtë enzimat që shpërbëjnë alkoolin, ose trupi i tyre reagon më fuqishëm ndaj akumulimit të acetaldehidit.

“Kvercetina është një antioksidant i fuqishëm dhe zakonisht konsiderohet si përbërës i dobishëm ushqimor i verës së kuqe, por ky studim sugjeron se nuk është gjithmonë kështu,” thotë dietologia e regjistruar Catherine Donelan. Ajo shton se nevojiten studime të tjera për ta konfirmuar këtë, por zbulimet janë me rëndësi të veçantë për adhuruesit e verës që shpesh vuajnë nga dhimbje koke.

Studiuesit planifikojnë të testojnë teorinë e tyre tek njerëzit që zakonisht marrin dhimbje koke pas pirjes së alkoolit. “Nëse hipoteza jonë del e saktë, atëherë do të kemi mjete të reja për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve,” thotë Waterhouse, duke shtuar se një provë klinike është tashmë në proces.

Nivelet e flavanoleve ndryshojnë sipas llojit të verës

Sasia e kvercetinës ndryshon shumë midis varieteteve të verës së kuqe, sepse ajo ndikohet nga drita e diellit. “Nëse rrushi rritet në diell të plotë, përmbajtja e kvercetinës mund të jetë katër deri në pesë herë më e lartë,” shpjegon Waterhouse. Edhe mënyra e prodhimit ndikon: koha e kontaktit me lëkurën e rrushit gjatë fermentimit, procesi i bistrimit (me të bardhë veze, xhelatinë ose karbon) dhe periudha e plakjes së verës.

Nuk është vetëm kvercetina: roli i sulfitëve, histaminës dhe tanineve

“Historikisht, vera është lidhur me efekte anësore si dhimbje koke, skuqje e lëkurës dhe bllokim të hundës. Këto shpesh i atribuohen ndjeshmërisë ndaj përbërësve si sulfitët, histamina, taninët dhe tiramina,” shpjegon Donelan.

Ajo shton se edhe vetë alkooli kontribuon në dehidratim dhe dëmton sistemin tretës, kardiovaskular, imunitar dhe nervor qendror. Për më tepër, është i klasifikuar si kancerogjen, prandaj sa më pak të konsumoni, aq më i vogël është rreziku.

Si të shmangni dhimbjen e kokës nga vera e kuqe?

Për të reduktuar rrezikun, Donelan sugjeron:

▪ zgjidhni varietete me pak ose aspak sulfite (zakonisht verë organike),
▪ verëra me taninë më të ulët, si Pinot Noir ose Merlot,
▪ varietete me përmbajtje më të ulët histamine,
▪ verëra me përmbajtje më të ulët alkooli.

Gjithashtu, pini shumë ujë dhe konsumoni një vakt të pasur me proteina dhe fibra përpara ose gjatë pirjes së verës. “Kjo hollon përmbajtjen potencialisht problematike dhe ngadalëson përthithjen e saj në traktin tretës”, sqaron Donelan.

Nëse provoni një verë të re, filloni me më pak se gjysmë gote. Nëse do t’ju shkaktojë dhimbje koke, kjo zakonisht ndodh brenda 15 minutash.

Mbani mend!

Vera e kuqe mund të shkaktojë dhimbje koke për shkak të ndërveprimit të kvercetinës me metabolizmin e alkoolit, por edhe nga prania e sulfitëve, histaminës dhe taninëve.

Zgjedhja e varieteteve me përbërës më të ulët irritues, hidratimi dhe ushqimi i shëndetshëm përpara konsumimit mund të ndihmojnë në parandalim. /Telegrafi/

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

By: e xh
17 September 2025 at 14:12

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore evropiane, parashikojnë studiuesit në një studim paraprak, rëndësia e të cilit është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë.

“I përqendruar në 854 qytete evropiane, ky studim arrin në përfundimin se ndryshimi i klimës është shkaku i 68% të 24 400 vdekjeve që besohet se lidhen me nxehtësinë këtë verë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga dy institutet britanike, të cilave u përkasin autorët, ”Imperial College London” dhe ”London School of Hygiene & Tropic Medicine”.

Ata arrijnë në përfundimin se midis 15 013 dhe 17 864 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë këtë verë nuk do të kishin ndodhur pa ngrohjen globale, në këto qytete, të cilat përfaqësojnë vetëm një të tretën e vogël të popullsisë evropiane.

Ky është vlerësimi i parë në shkallë të gjerë i ndikimeve shëndetësore të një vere të shënuar nga temperatura veçanërisht të larta në Evropë.

U vunë re disa valë të nxehta, dhe vera ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në disa vende, si Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Efektet shëndetësore të nxehtësisë janë të njohura: përkeqësimi i problemeve kardiovaskulare, dehidratimi, çrregullimet e gjumit e tjerë.

Dhe të moshuarit janë, deri tani, në rrezikun më të madh për të vdekur prej saj.

“Mijëra njerëz do të vdesin vetëm nëse valët e nxehtësisë mund të jenë 2-4°C më të nxehta”, tha Garyfallos Konstantinoudis, bashkautor i studimit, gjatë një konference për shtyp, duke i quajtur valët e nxehtësisë “vrasëse të heshtura”.

Spanjë, vera e këtij viti më e nxehta në histori

17 September 2025 at 08:53

Spanja njoftoi se vera e vitit 2025 ishte më e nxehta në histori për këtë vend të Evropës jugore, i cili, si e gjithë zona e Mesdheut, po goditet rëndë nga ndryshimet klimatike.

Shërbimi kombëtar i motit “AEMET” njoftoi se vendi kishte një temperaturë mesatare prej 24.2°Celcius midis 1 qershorit dhe 31 gushtit, niveli më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në vitin 2022 me 24.1°C.

Kjo verë ishte gjithashtu 2.1°Celcius më e nxehtë se mesatarja kombëtare për periudhën 1991-2020.

Temperatura më e lartë ditore, 45.8°Celcius, u regjistrua më 17 gusht në Jerez de la Frontera, në jug të vendit, gjatë një vale të nxehti që përfshiu vendin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rajoni i Mesdheut po ngrohet 20% më shpejt se mesatarja globale.

Gjatë muajve të nxehtë, natyra spanjolle u dogj nga zjarret.

Një sipërfaqe rekord prej 38 000 hektarësh u shkatërrua nga flakët, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 306 000 hektarësh të regjistruar në vitin 2022, sipas të dhënave të Sistemit Evropian për Informacion mbi Zjarret në Pyje (EFFIS).

Shërbimi i motitshtoi se vera ishte veçanërisht e thatë, sidomos në rajonet veriperëndimore ku zjarret shkaktuan më shumë dëme.

Europa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet 1980, sipas Shërbimit Evropian për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e nxehtësisë dhe thatësisë, veçanërisht në jug të Evropës, duke e bërë rajonin më të ndjeshëm ndaj problemeve shëndetësore dhe zjarreve.

Shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike mbetet djegia e lëndëve djegëse fosile, si benzina, nafta dhe qymyri.

“Mirënjohje pa kushte pune”, zjarrfikësit mes flakëve dhe premtimeve

27 August 2025 at 19:13

24 zjarrfikës, policë dhe ushtarë u nderuan sot në një ceremoni të posaçme nga kryeministri Edi Rama, për përpjekjet e bëra me zjarret gjatë verës.

100 misione nga ajri, qindra ndërhyje dhe ky shtet nuk u thye, por tregoi se mekanizimi i Mbrojtjes Civile nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës mundi dhe diti të jepte më të mirën.”, u shpreh Kryeministri Rama në ceremoninë e mirënjohjes publike.

Vendi ynë këtë verë u përfshi nga zjarre të mëdha duke prekur edhe zonat e banuara, të cilat çuan në shpërngulje të banorëve. Situata në gusht ishte kritike në Delvinë dhe Gramsh, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes u angazhuan në terren 10 mijë forca.

U regjistruan dëme në banesa, bujqësi e blegtori dhe 56 mijë hektarë tokë e pyje u dogjën.

Në vend të nderimeve, kushte më të mira pune

“S’mund të dilnim nga kjo verë ferri për nga temperaturat pa plagë por kemi një kapital njerëzor që nuk e lë kurrë më Shqipërinë në baltë, mirënjohje të veçantë”, u shpreh kryeministri Rama në ceremoninë e mirënjohjes publike.

Mirëpo, zjarret përpos dëmeve që shkaktuan na ofruan edhe një panoramë të gjendjes në të cilën punojnë forcat zjarrfikëse në vend.

Vendi ynë numëron rreth 1250 zjarrfikës, ndërsa sipas ligjit për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi duhet të ketë 1 zjarrfikës për 1500-2000 banorë.

Bledar Bajrami, drejtues i sindikatës së zjarrfikësve në Shqipëri, u shpreh për Citizens.al se në raport me popullsinë dhe shtrirjen gjeografike nevojat nuk plotësohen.

“Ne nuk plotësojmë numrin për qytetin. Ne mbulojmë edhe pyjet. Duhet të ketë një normë, sa zjarrfikës duhen për kilometër të një pylli. Gjë e cila nuk është përcaktuar nga askush”, deklaroi Bajrami.

Sipas një raporti të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, numri mesatar i zjarrfikësve në nivel kombëtar është 0.8 zjarrfikës për 1500 banorë, ndërsa ai i automjeteve zjarrfikëse është 0.9 për 10.000 banorë. Pra, 25% nën nivelin që kërkohet sipas ligjit 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.

Sipas Bajramit, zjarrfikësit punojnë në kushte të vështira, pa mjete dhe mbështetje financiare.

“Makineritë në shumicën e bashkive janë shumë të vjetra, i përkasin viteve ’90. Veshjet nuk janë të mirëfillta për pyje”, u shpreh ai.

Ndërsa theksoi se nuk kanë ofiçina ku të dërgojnë mjetet për ti riparuar dhe shpesh bashkitë nuk shpallin tender për mirëmbajtje të mjeteve.

“Nuk kanë lekë për të rregulluar mjetet. Mjetet po rregullohen nga drejtori, shefat dhe zjarrfikësit nga xhepi i vet. Kanë hequr nga xhepi vet dhe kanë rregulluar makinat, me pretekstin që nuk është bërë tenderi”, u shpreh Bajrami.

Paga të ulëta dhe mos pagesë e orëve të natës

Në vitin 2023, kryeministri Rama deklaroi se do të ketë rritje pagash për punonjësit e forcave zjarrfikëse sipas kategorive me 20 mijë lek të reja në muaj.

Mirëpo, përfaqesuesit e sindikatës e shohin një rritje që nuk justifikon punën dhe kushtet në të cilat punohet.

“Nëse fillon sot punë, si asistent zjarrfikës merr 530 mijë lek të vjetra. Rritet nga 50 mijë lek të vjetra për gradë. Pastja hyn dhe vjetërsia e punës dhe shkon edhe 700 mijë lek për ata që kanë mbi 20 vite punë”, tha Bledar Bajrami për Citizens.al.

Prej vitit 2019, zjarrfikësit nuk marrin më as pagesë për orët e natës. Për këtë, Bajrami dhe të tjerë zjarrfikës i janë drejtuar gjykatës.

“Janë 5 vendime gjykate për orët e natës që zjarrfikësit nuk i marrin. Prej vitit 2019 nuk e marrim pagesën për orët e natës. Pagesa është 100 mijë lek (të vjetra). Kur kanë qenë pagat 390 mijë lek, i binte 30% e pagës. Na është mohuar 30% e pagës për shumë vjet, derisa u rrit rroga vjet”, argumenton Bajrami.

Ndërsa në bashki të ndryshme, zjarrfikësit nuk paguhen as për orët shtesë, duke ju deklaruar se do të mund ti marrin pushime gjatë dimrit.

“Kam Korçën, nuk marrin orët e punës që dalin jashtë orarit. Ju kanë thënë do i merrni pushime gjatë dimrit. Tani, ti nuk ke numrin e zjarrfikësve për të bërë shërbimin, për të dhënë leje dhe jo për të dhënë leje plus për të zëvendësuar shërbimet”, shprehet Bledar Bajrami, duke shtuar se nuk mundesh ta lësh shërbimin me dy punonjës.

Nevoja për flotë ajore

E mbështetur në Mekanizmin Evropian, Shqipëria mori ndihmë këtë verë përmes avionëve “Canadair” të posaçëm për fikjen e zjarreve,  dhe “Blac Hawk” të cilët erdhën nga Republika Çeke, Sllovakia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia dhe Greqia. Ndërsa vetë, Shqipëria nuk ka një flotë të dedikuar avionësh për fikjen e zjarrit, përpos premtimeve dhe zotimeve të përsëritura për të krijuar një të tillë.

“Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë dhe ne do kemi së shpejti flotën e avionëve tanë që do nisë të ndërtohet me 2 avionë zjarrfikës, por magjia është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë”, tha sot kryeministri Rama.

Bajrami tregon se përpos përgatitjes së zjarrfikësve, pa një ndihmë ajrore nuk mund të izolojnë vatrat e zjarrit në hapësira pyjore.

“Nëse zjarri kalon 20 metra çfarë ti bësh? Duhet avioni.Kalon flota ajrore, bën shuarjen e zjarreve, futen trupat zjarrfikëse dhe bëjnë izolimin e vatrave që mos të përhapen sërish dhe bëhet një izolim”.

 Sipas tij vendit i duhen helikopterë dhe jo avionë.

“Avionin e përdor vetëm dy muaj në verë dhe nëntë muaj do ta mbash në hambar. Helikopteri të jetë pjesë e shërbimit zjarrfikës dhe e përdor gjatë 12 muajve të vitit, për fikjen e zjarreve, për evakuime, për përmbytje, për humnera ku na bien turistët”, u shpreh Bajrami.

Përhapja e zjarreve dhe pamundësia për ti izoluar më shpejt sipas Bajramit vjen edhe nga shërbimi pyjor jo efikas.

“Nuk krijohen breza sigurie. Nuk mbahen pastër rrugët. Ato rrugë që janë të mirëmbahen dhe të rregullohen që të kalojë zjarrfikësja”, përfundoi Bajrami ndërsa vuri theksin te nevoja për ivestim nga ana e bashkive për shërbimin zjarrfikës.

Lexo gjithashtu:

The post “Mirënjohje pa kushte pune”, zjarrfikësit mes flakëve dhe premtimeve appeared first on Citizens.al.

‘7 Gushti, ‘Djegaguri’ a ‘Aligjyni’ asht dita kur dielli kallet e toka qet zjerm’

By: Kult Plus
7 August 2025 at 12:25

Shkruan Nexha Gjema

Sot kemi mrri n’Mjedisin e Verës, n’7 Gushtin, ditën qi pleqtë e kanë thirrë: Djegagur ose Aligjyn.

“Kujdes nesër, mos rrini n’diell se kalleni!”-Kshtu moti na thojshin pleqtë, e s’kanë folë kot.

7 Gushti, “Djegaguri” a “Aligjyni”, nuk asht veç ditë e nxehtë. Asht dita kur dielli kallet e toka qet zjerm. Thojshin qi për këtë ditë kanë pasë rregulla t’shejta.

Qe do shprehje që janë ruejtë prej pleqve:

“Mos dil ditën e Aligjynit se t’vret dilli”

“As ujë mos pi n’Aligjyn se t’zen”

“As bari nuk rritet n’Aligjyn”

“Në Aligjyn del zjermi prej dheut”

“As hije s’gjan n’Aligjyn”

“Mos dil n’djegagur se t’shkon shpirti”

“Kallet toka, thahet bari, pëlcet miza n’ajër”

E çka nuk ban me ba sot:

Mos rri n’djell gjatë se t’kallë, t’mpinë, e t’rraskapit.

Mos laj tesha, se besohej se t’biejn smujat.

Mos merr rrugë t’gata.

Mos i le gjajën (kafshet) n’djell po maji n’hije, e jepu ujë.

Mos e puno tokën , se toka s’e duron dorën n’kitë ditë.

Mos e therr nojë kafshë.

Mos u laj n’ujë të ftoftë se t’zen.

Po çka ban me ba pra?

Rri n’hije e pusho. Sot asht ditë pushimi.

Laji duert e fytyrën me ujë t’pastër para se me lindë dielli.

Pije naj çaj me barishte t’egra: Mente, çaj mali, kamomil ose ujë me uthull molle për freski.

Ndize nji qiri e lutu për shi, për freski, për shnet.

Shikoj yjet natën. Besohej se qesin shkëndija n’qiell e secila shkëndijë asht nji dëshirë që munet me tu realizu.

Thojshin pleqtë:

“N’Aligjyn s’ban me fol me za të naltë se gjumi i natyrës asht i shenjtë.”

Aligjyni nuk asht veç nji datë – asht nji shenjë. Nji kujtesë e lashtë që t’thotë: Nalu. Rri. Pusho. Neroe natyrën.

E kur natyra vetë t’kërkon me u nal, njeri i mençëm e nigon./KultPlus.com

Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi vërtet?

By: gaze tare
29 July 2025 at 19:33

Vera është koha ideale për pushime, por një pyetje që shumë prej nesh i bëjnë vetes është: Sa kohë duhet të zgjasë një pushim që të ndihemi realisht të çlodhur dhe të rikuperuar?

Sipas psikologëve dhe ekspertëve të mirëqenies, minimumi i nevojshëm për një shkëputje të vërtetë është 7 deri në 10 ditë. Kjo periudhë i jep trurit dhe trupit kohën e duhur për të kaluar nga gjendja e stresit dhe rutinës drejt një ritmi më të ngadaltë, më të qetë.

Pushimet më të shkurtra, si fundjavat e zgjatura, ndihmojnë, por shpesh nuk mjaftojnë për një rilindje të plotë mendore dhe fizike. Nga ana tjetër, pushimet shumë të gjata (mbi 3 javë) mund të kthehen në stres nëse nuk planifikohen mirë ose nëse rikthimi në punë bëhet i vështirë.

Ekspertët këshillojnë që gjatë pushimeve të bëhet shkëputje e vërtetë, larg e-maileve, telefonatave dhe punëve të përditshme. Vetëm kështu, trupi dhe mendja mund të rilidhen me veten, natyrën dhe njerëzit që duam.

Pra, më mirë pak e saktë sesa gjatë e me stres. Pushimet janë për t’u çlodhur, jo për t’u lodhur ndryshe!

The post Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi vërtet? appeared first on iconstyle.al.

A duhet të vendosni parfum në verë?

25 July 2025 at 15:50

Parfumet (Eau de Parfum) nuk janë aspak zgjedhja më e mirë për stinën më të nxehtë dhe me diell, kështu që në verë, zgjidhni variante më të lehta si Eau de Toilette, kolonja ose spreji për trupin.

Ashtu siç e përshtatim gardërobën dhe rutinën tonë të bukurisë me stinën e ngrohtë gjatë verës, duhet të bëjmë të njëjtën gjë edhe me aromat tona. Zgjedhja e parfumeve sipas stinës nuk është vetëm një dredhi marketingu, pasi molekulat e aromës ndikohen fuqishëm nga temperatura.

Konkretisht, nxehtësia e intensifikon aromën duke e bërë atë të avullojë më shpejt dhe më intensivisht, kështu që ndryshe nga aromat e dimrit që mund të jenë më të pasura dhe më të rënda, muajt e ngrohtë kërkojnë aroma më të lehta dhe më të freskëta. Vera është një kohë për relaksim, aventura, argëtim në natyrë dhe aktivitete në plazh, kështu që aroma duhet të jetë në përputhje me këto aktivitete.

Nota aromatike

Frutat dhe lulet:

Adhuruesit e aromave shumë të lehta dhe freskuese nuk mund të gabojnë duke zgjedhur nuancat e agrumeve. Mandarina, limoni, grejpfruti dhe limoni janë të ngrohta, të freskëta dhe përhapin optimizëm, gëzim dhe gëzim.

Megjithatë, ato avullohen shpejt, kështu që është më mirë t’i përzieni me lule, pasi aromat e agrumeve janë jetëshkurtra.

Ekzotike

Nëse ju pëlqejnë ende aromat më të thella, më të pasura dhe më ekzotike, kërkoni aroma që kanë një bazë druri dhe nuanca qumështi, siç është kokosi ose ananasit. Këto nota janë afatgjata dhe janë një zgjedhje e shkëlqyer si për ditën ashtu edhe për mbrëmjen.

Dhe nëse dëshironi një aromë pak më të fortë, më misterioze dhe sensuale, zgjidhni për shembull dru sandali, i cili nuk është aq i “rëndë” sa aromat e dimrit, por është gjithsesi më i fortë se ato eterike dhe të ajrosura të përmendura më sipër.

Parfumet dhe alergjitë

Që parfumi juaj të zgjasë më shumë, aplikojeni atë në zonat e ngrohta dhe që kanë qarkullimin më të fortë të gjakut – kyçet e duarve, qafën, pas gjunjëve dhe brenda bërrylave. Për rezultate edhe më të mira, aplikoni paraprakisht një vaj trupi ose locion me aromë neutrale, pasi parfumi zgjat më shumë në lëkurën e hidratuar mirë.

Për shkak të kombinimit të djersës, diellit dhe molekulave aromatike, mund të shfaqen alergji ose irritime, por në këtë rast, parfumet duhet të aplikohen në rroba, në pjesën e pasme të kokës ose në flokë.

The post A duhet të vendosni parfum në verë? appeared first on Telegrafi.

E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit

By: gaze tare
19 July 2025 at 19:22

Pavarësisht thashethemeve në rrjete sociale, kukulla e famshme “e pushtuar” Annabelle nuk ishte në dhomën e hotelit ku humbi jetën hetuesi paranormal Dan Rivera.

Lajmi u konfirmua nga mjeku ligjor i Adams County, Francis Dutrow, i cili tha për PEOPLE se kur mbërriti në vendngjarje më 13 korrik, nuk kishte asnjë kukull të tillë në dhomë. Ai shtoi gjithashtu se Annabelle nuk ka qenë fare në atë dhomë.

Rivera, 54 vjeç, ishte një nga hetuesit kryesorë të New England Society for Psychic Research dhe ndodhej në Gettysburg si pjesë e turit “Devils on the Run”. Ai kishte deklaruar se nuk ndjehej mirë dhe ishte kthyer në dhomën e tij, ku më vonë u gjet i pajetë nga stafi i hotelit.

Policia e Pensilvanisë njoftoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë në vendngjarje, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë, që pritet të zgjasë rreth 8-10 javë.

Annabelle është bërë e njohur përmes filmave horror dhe historive të shumta, që sipas shoqatës, datojnë që nga viti 1968.

The post E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit appeared first on iconstyle.al.

Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë

13 July 2025 at 15:19

Pishina e Gërmisë, një prej destinacioneve më të frekuentuara gjatë verës nga qytetarët e Prishtinës dhe më gjerë, është hapur më 8 korrik për sezonin veror, pas një vonese të shkaktuar nga mungesa e ujit.

Megjithatë, vizitorët po përballen me kushte të papërmirësuara dhe ndotje të dukshme në ambientet e saj.

Qytetarët që sot (e diel) kanë frekuentuar këtë pishinë kanë dërguar pamje në adresë të Telegrafit, ku janë shprehur të pakënaqur me kushtet.

Ata gjithashtu janë ankuar për çmimet e shtrenjta, ky hyrja për person është 5 euro ndërkaq çmimet e çadrave sillen nga 5 më të thjeshtat deri në 15 euro tek ato më të mëdha.

Edhe pse çmimet shihet se janë dukshëm më të larta, infrastruktura e pishinës nuk është përmirësuar në krahasim me vitet e kaluara.

Përveç kësaj, qytetarët kanë ngritur shqetësime për nivelin e papastërtisë në ujë dhe në hapësirat përreth.

Por një anë tjetër të kësaj pishine ka paraqitur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka shpërndarë një video nga Pishina e Gërmisë duke ftuar qytetarët që ta vizitojnë.

“Pishina e Gërmisë – për krejt ju që jeni n’Prishtinë këto ditë. NPL Sport Marketing”, ka shkruar Rama.

Qytetarët kërkojnë që të bëhen investime serioze në këtë hapësirë rekreative dhe të rritet kontrolli sanitar, në mënyrë që Pishina e Gërmisë të mos mbetet vetëm simbol i verës në kryeqytet, por edhe shembull i standardeve moderne për shërbime publike. /Telegrafi/

The post Simbol i verës në Prishtinë, por pa standarde – qytetarët ankohen për kushtet dhe çmimet në Pishinën e Gërmisë appeared first on Telegrafi.

Zgjatet vera në kontinent! Qytete si Tirana dhe Athina, përjetojnë të nxehtin për pesë muaj

By: M C
6 July 2025 at 16:31

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Europës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet europiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Europë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se të ashtuquajturat ‘stinë të nxehtësisë’ nuk kufizohen më vetëm në muajt e njohur të verës dhe tani kanë kohëzgjatje shumë më të gjatë. Mesatarisht, ekipi, i udhëhequr nga shkencëtari i klimës Dr. Larry Kalkstein, thotë se stinët e nxehtësisë zgjasin 214 ditë në të gjitha qytetet që ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete. Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e dyta me një diferencë të ngushtë në listën e “Rezistencës ndaj Klimës për të Gjithë” me 143 ditë me nxehtësi ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e Klimës së Kryqit të Kuq shqyrtoi periudhën midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimës të paktën dyfishoi numrin e ditëve të klasifikuara si “nxehtësi ekstreme” në 195 nga 247 vendet dhe territoret që ata analizuan krahasuar me mesataren e mëparshme.

Europa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet më të gjata të nxehtësisë nënkuptojnë një rrezik në rritje të sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë, duke çuar në një barrë më të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe sfida për popullatat vulnerabël. Është veçanërisht problematike për të moshuarit dhe ata me sëmundje të mëparshme.

“Kjo analizë e bën të qartë: nuk mund ta trajtojmë më nxehtësinë si një pjesë normale të verës”, thotë Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për ngrohje, tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me stinët e nxehtësisë që shtrihen shumë përtej muajve të njohur të verës, qeveritë dhe planifikuesit e qytetit përballen me një sfidë urgjente: si t’i mbroni njerëzit nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe të zgjatura?

The post Zgjatet vera në kontinent! Qytete si Tirana dhe Athina, përjetojnë të nxehtin për pesë muaj appeared first on Albeu.com.

Europa ‘digjet’ nga vapa! Për disa qytet vera do të zgjasë më shumë, në mes tyre dhe Tirana, ja çfarë parashikohet

6 July 2025 at 16:36

Moti i nxehtë i zgjatur po riformëson qytetet e Europës, ndërsa temperaturat mbi 32°C shtrihen deri në vjeshtë. Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet europiane po përjetojnë vapë ekstreme për shumë më gjatë se muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Europë tani përballojnë temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, pohon një studim i ri nga Climate Resilience for All.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i OJQ-së, shqyrtoi të dhënat e temperaturës nga viti 2019 deri në vitin 2023 në 85 qytete në të gjithë botën. Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti 32°C, një prag për nxehtësinë ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se të ashtuquajturat ‘stinë të nxehtësisë’ nuk kufizohen më vetëm në muajt e njohur të verës dhe tani kanë kohëzgjatje shumë më të gjatë. Mesatarisht, ekipi, i udhëhequr nga shkencëtari i klimës Dr. Larry Kalkstein, thotë se stinët e nxehtësisë zgjasin 214 ditë në të gjitha qytetet që ata shqyrtuan.

Ditë jashtëzakonisht të nxehta ndodhën në çdo kohë të vitit në 20 nga 85 qytete. Studimi thotë se Athina në Greqi tani përballet me një nga stinët më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet e dyta me një diferencë të ngushtë në listën e “Rezistencës ndaj Klimës për të Gjithë” me 143 ditë me nxehtësi ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mesin e shtatorit.

Zyrtarët e Parisit po përgatiten për një ngrohje prej 4°C , por kryeqyteti francez tashmë po përjeton gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32°C nga mesi i qershorit deri në mesin e shtatorit.

Mynihu dhe Varshava kanë stinë të nxehta më të shkurtra, por ende të konsiderueshme, që zgjasin rreth një ose dy muaj.

Pse sezonet më të gjata të nxehtësisë janë problem?

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shtuan mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar. Kjo do të thotë se katër miliardë njerëz u ekspozuan ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Qendra e Klimës së Kryqit të Kuq shqyrtoi periudhën midis majit 2024 dhe majit 2025. Ai zbuloi se ndryshimi i klimës të paktën dyfishoi numrin e ditëve të klasifikuara si “nxehtësi ekstreme” në 195 nga 247 vendet dhe territoret që ata analizuan krahasuar me mesataren e mëparshme.

Europa është një nga rajonet që tashmë vuan pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale. Periudhat e zgjatura të nxehtësisë nxjerrin në pah se si po ndryshon klima e kontinentit dhe shqetësimet shëndetësore dhe infrastrukturore që vijnë me këtë ndryshim.

Sezonet më të gjata të nxehtësisë nënkuptojnë një rrezik në rritje të sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë, duke çuar në një barrë më të madhe në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe sfida për popullatat vulnerabël. Është veçanërisht problematike për të moshuarit dhe ata me sëmundje të mëparshme.

“Kjo analizë e bën të qartë: nuk mund ta trajtojmë më nxehtësinë si një pjesë normale të verës”, thotë Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All.

Studimi thekson efektin e ishullit të nxehtësisë urbane , ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirës së gjelbër të kufizuar, si një faktor kyç që përkeqëson stresin e nxehtësisë në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për ngrohje, tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me stinët e nxehtësisë që shtrihen shumë përtej muajve të njohur të verës, qeveritë dhe planifikuesit e qytetit përballen me një sfidë urgjente: si t’i mbroni njerëzit nga valët e të nxehtit gjithnjë e më të shpeshta dhe të zgjatura?

The post Europa ‘digjet’ nga vapa! Për disa qytet vera do të zgjasë më shumë, në mes tyre dhe Tirana, ja çfarë parashikohet appeared first on Sot News | Lajme.

“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

By: Elva
1 July 2025 at 09:32

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje. Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugorejanë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet nga temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë shtuar gatishmërinë. Në […]

The post “Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta? appeared first on BoldNews.al.

Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici

30 June 2025 at 21:12

Në Berat më 21 mars 2025, rreth orës 18:30 është përplasur një shtetase nga një makinë. Disa ditë më pas policia shoqëroi dhe i sekuestroi automjetin “Opel Astra”, qytetarit Emiljano Vera. Ky i fundit shprehet në emisionin “Stop” se nuk ka bërë asnjë aksident dhe atë ditë ka dalë nga shtëpia rreth orës 17:00 e […]

The post Kush e shkaktoi aksidentin enigmatik në Berat? I akuzuari: S’isha unë! Dëshmia: Ishte makina e një polici appeared first on BoldNews.al.

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

By: Elva
26 June 2025 at 20:11

Numri i përdoruesve të drogës në  ka arritur në rreth 80 mijë, sipas të dhënave zyrtare, por ekspertët vlerësojnë se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Drogës, shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Dr. Andrin Tahiri, shprehet se gjatë muajve të verës shtohet abuzimi me substanca, veçanërisht […]

The post Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave appeared first on BoldNews.al.

Top Gear teston Nevera R: Ky është një moment historik teknologjik

24 June 2025 at 21:45

Top Gear testoi hipermakinën Rimac Nevera R dhe të gjitha karakteristikat e saj, duke përfshirë 2107 kuaj fuqi dhe arritjen e 300 km/orë në 3.5 sekonda më shpejt se Bugatti Chiron Super Sport.

Gazetari Ollie Kew pati mundësinë të testonte prototipin Nevera R, të cilin e përshkroi si “etosi standard i Nevera grand touring i ndryshuar në diçka më të ngjashme me një Ferrari Speciale ose Porsche GT3 RS, një hipermakinë që sfidon ligjet e fizikës dhe të tregut”.

Gjatë testit, ai u përqendrua në karakteristikat kryesore të, siç e thotë ai, “makinës më të fuqishme në botë”, transmeton Telegrafi.

Ai u impresionua veçanërisht nga ngurtësia e vetë makinës: “Kjo është makina më e ngurtë që kam drejtuar ndonjëherë, edhe pse është bërë nga fibra karboni, ndihet sikur është gdhendur nga guri ose diçka e tillë. Ngurtësia e saj rrotulluese është një forcë e pabesueshme prej 70,000 Nm, e cila është në të njëjtin nivel me makinat e garave”.

Kjo lejon një kontroll tepër të sofistikuar të pezullimit, amortizimit dhe rikthimit, kështu që makina ruan atë ndjesi tipike të ngurtësisë së McLaren me një pajtueshmëri të mahnitshme të pezullimit.

Rezultati është i bukur, udhëtimi është i fortë por i qetë, diçka që do të donin që të gjitha makinat e shpejta të mund ta arrinin. Pak veta e bëjnë kështu.

Ata nuk e projektuan vetëm për shpejtësi në vijë të drejtë, por kanë vënë një sasi të madhe dashurie dhe kujdesi për t’u siguruar që si manovrimi ashtu edhe shasia të jenë të nivelit të lartë.

Makina nuk është në hije nga forca e saj brutale. Drejtimi është i saktë dhe i mprehtë në kthesën më të vogël të timonit. Është një mësim për përsosmërinë inxhinierike.

Me performancë të tillë, ngre pyetjen se për kë është makina. Ollie shpjegon: “Blerësit e kësaj makine nuk po zgjedhin një hipermakinë, ata tashmë zotërojnë dhjetëra supermakina, një jaht, avionë reaktivë, ndoshta edhe programin e tyre hapësinor. Ata po kërkojnë diçka të re, një përvojë që nuk ekziston në asnjë automjet tjetër”.

“Nevera R nuk është vetëm mbresëlënëse në performancë, por edhe në qëndrueshmëri, duke ardhur nga një kompani e themeluar në vitin 2009 nga një 21-vjeçar, sot një lider në zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve të përparuara të baterive për prodhuesit më të mëdhenj në botë. Është një arritje e jashtëzakonshme. Pavarësisht nga mendimi juaj për automjetet elektrike apo hipermakinat – ky është një moment historik teknologjik”, shtoi Ollie. /Telegrafi/

 

 

The post Top Gear teston Nevera R: Ky është një moment historik teknologjik appeared first on Telegrafi.

❌
❌