Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Ardit Stafaj eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 4, por bileta e fatit e kthen në shtëpi

24 January 2026 at 01:40


Ardit Stafaj është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, duke mos arritur t’i shpëtojë televotimit javor.

Në nominim këtë javë ndodheshin edhe Hygerta, Ludo Lee, Alba dhe Labinot, por ishte Arditi ai që u largua nga gara pas vendimit të publikut.

Mirëpo ngjarja mori një kthesë tjetër kur me të arritur në studio, Stafaj hapi biletën e fatit dhe ajo qëlloi të ishte një biletë kthimi.

Ky është një shans i dytë që i jepet muzikantit nga Gostivari në rrugëtimin ee tij në Big Brother VIP Kosova 4.

Gara në Big Brother VIP Kosova 4 vazhdon me konkurrencë të fortë mes banorëve të mbetur, ndërsa çdo javë po bëhet gjithnjë e më vendimtare drejt finales. /Telegrafi/

Yesterday — 23 January 2026Main stream

Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje

23 January 2026 at 20:59

TIRANË, 23 janar/ATSh/ Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Deneda Seferi u shpreh sot se programet e rehabilitimit për dhunën në familje nuk përfshijnë rehabilitimin vetëm të viktimave, por edhe dhunuesit e tyre.

Seferi e bëri këtë deklaratë ditën e sotme, në punimet e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ku u shqyrtua projektligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Seferi tha se ndryshimet e reja në ligjin për dhunën në familje parashikojnë për herë të parë programe rehabilitimi edhe për dhunuesit.

“Programet e rehabilitimit nuk përfshijnë vetëm viktimat, por edhe dhunuesit, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dhunës dhe ndryshimin e sjelljeve, dhe modeleve të ndryshme të sjelljes. Një risi e rëndësishme është lidhja e këtyre programeve me vendime gjyqësore, duke parashikuar, pasojë ligjore në rast të mospjesëmarrjes së dhunuesit në programet e urdhëruara. Sa i përket programit të rehabilitimit të dhunuesit, do të jetë e detyrueshme pjesëmarrja në këto programe”, tha ajo.

Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në këto programe do të përfshihen edhe dhunuesit që kanë varësi nga alkooli apo droga.

Gjithashtu, Etleva Sheshi, përfaqësuese e MShMS-së theksoi se përgjegjësi do të kenë si institucionet qendrore, ashtu edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

“Ministria e Mirëqenies Sociale, por njëkohësisht dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, janë të përcaktuara që duhet të marrin masa për të ngritur dhe për të ofruar shërbime dhunuesve që janë përdorues të alkoolit ose të drogërave, ose për dhunues të tjerë, nëpërmjet programeve të ndryshme të  rehabilitimit të cilat janë të vendosura që nga vendimi i gjykatës kur trajtohen një rast dhune”, tha Sheshi, drejtore e Barazisë Gjinore në Ministrin e Shëndetësisë.

Në ndryshimet e parashikuara në këtë ligj, thuhet se do të ketë monitorim të agresorëve me GPS, në mënyrë që të shmanget shkelja e urdhrit të mbrojtjes, teksa do të ketë edhe gjoba deri në 500 mijë lekë për shpërndarjen e fotove intime online dhe ndëshkime të rënda për punëdhënësit që tolerojnë ngacmimet në zyrë.

/e.i/j.p/

The post Seferi: Programe të detyrueshme rehabilitimi për dhunuesit në familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga opozita denoncuese te ajo propozuese

By: armand
23 January 2026 at 19:50

Nga Ilir Kalemaj Temperatura politike në vend, njëjtë me atë ndërkombëtare por për shkaqe të ndryshme, nuk po njeh kurbë ulëse. Objektivisht kjo është e kushtëzuar nga një mazhorancë jo legjitime për shkak të procesit të parregullt zgjedhor, që sillet me forcë arrogante deri aty sa të përjashtojë opozitën nga komisionet ad hoc në parlament, si […]

The post Nga opozita denoncuese te ajo propozuese appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë

By: armand
23 January 2026 at 19:46

Emisioni “Fol” i Erion Skënderajt është ndalur sot në fshatin Orman Pojan të Maliqit.  Dikur hambari i Shqipërisë, sot fusha e Maliqit është e mbuluar nga uji. Përmbytjet e përsëritura kanë shkatërruar mbi 80% të tokave bujqësore, ndërsa institucionet shfajësohen me justifikime për “reshje të jashtëzakonshme”. Fermerët shprehen se jetojnë mes dy ekstremeve: “Në verë […]

The post Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë appeared first on BoldNews.al.

“Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit

By: Elva
23 January 2026 at 19:37

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, gjatë një lidhjeje live në Facebook, përpara Kryeministrisë. Lapaj u ndal te problemi i trafikut në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga pasojat më të dukshme të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë. […]

The post “Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit appeared first on BoldNews.al.

Irena Gjoka: Asnjë shkelje/ Gjyqtarja e GJKKO dëshmoi në KLGJ për dënimin në Greqi

By: Rovena
23 January 2026 at 19:32

Në një letër shpjeguese drejtuar këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Irena Gjoka sqaron arsyen se përse në formularin e dekriminalizimit, nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim gjykate në Greqi, për falsifikim vize.

Letra e plotë:

Çmoj të theksoj se, në të gjithë përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Janinës të dhënë ndaj meje, nuk përmendet në asnjë moment përcaktimi i shkeljes së pretenduar si të kryer nga unë, e natyrës “penale”, por ajo cilësohet në të gjitha rastet si një “vepër”, “shkelje” e cila parashikohet nga paragrafi 7 i nenit 54 të Ligjit nr. 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek” dhe jo nga Kodi Penal.

Si konkluzion, në mungesë të dijenisë, nuk mund t’i përgjigjesha me “po” pyetjeve në formular që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin apo dënimin nga Gjykata e Janinës.

Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam asnjë ndalesë që të ushtroj funksione publike në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe kam plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit bazuar në njohuritë që kisha në momentin e plotësimit të këtij formulari.

Vendimi i dënimit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, nuk më është njoftuar asnjëherë dhe nuk ka marrë formë të prerë, jo vetëm për shkak të mosnjoftimit por edhe për shkak të miratimit në vitin 2005 të Ligjit nr.3346, datë 17.6.2005, i cili shfuqizonte vendimet jo të formës së prerë dhe linte pa fuqi të gjitha vendimet e dënimit me më pak se gjashtë muaj burgim. Autoritetet greke të drejtësisë, nëpërmjet letërporosisë, siç u theksua më sipër kanë dërguar shkresën me nr.363 Prot, datë 13.06.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, Zyra e Hetuesit, nga përmbajtja e së cilës rezulton se: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Pare me Tre Anëtarë për kundravajtjet, Janinë, nuk u ekzekutua sipas aktit të prokurorit me nr.492/2005 dhe vendimi u depozitua në arkivë në përputhje me nenin 32, parg.1 dhe 2 të Ligjit nr.3346/2005. Për këtë arsye, ky vendim nuk është regjistruar asnjëherë në regjistrin e gjendjes gjyqësore për shkak se ai nuk mori formë të prerë dhe u arkivua nga prokurori.

Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë.

Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.

Vr*sja e Jani Aliajt në Greqi, rrëfehet autori i dyshuar: Nëse nuk do e bëja unë, ai do të më vr*ste

By: redi
23 January 2026 at 19:53

Në një dëshmi të dhënë përpara grupit hetimor, 28-vjeçari grek, i dyshuar për vrasjen e Jani Aliaj në burgun e Korydallos, ka pohuar se ka vepruar për të shpëtuar jetën e tij, sepse ishte i bindur se do të vritej nga shqiptari. “Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë ai, duke pretenduar se Aliaj ishte paguar për eliminimin e tij, si hakmarrje për një vrasje të…

Source

Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan

23 January 2026 at 18:19

Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të pezullojë projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë, i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. “Ky projekt dhe mënyra se si është miratuar janë në […]

The post Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan appeared first on Reporter.al.

Protesta e PD te kryeministria, akset që do bllokohen të shtunën

23 January 2026 at 18:35

Gazeta Si – Një ditë para protestës kombëtare që Partia Demokratike do të mbajë nesër (e shtunë, 24 janar) në orën 17:00 përpara kryeministrisë, policia bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës private e publike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, kufizimi i lëvizjes do të nisë nga mbrëmja e kësaj të premteje, ora 23:45, dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit”, deri në rrugën “Ismail Qemali”. Kjo, deri në përfundim të tubimit.

Më pas, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme, deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në këto raste, blutë shprehenm se do të ndërmerren masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve më rrugë alternetive.

Protesta e së shtunës vjen në vijim të foltoreve të përjavshme të PD para kryeministrisë, duke akuzuar shefin e qeverisë Rama për korrupsion dhe instalimin e një regjimi narko-terrorist.

The post Protesta e PD te kryeministria, akset që do bllokohen të shtunën appeared first on Gazeta Si.

Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin për vitin 2026

23 January 2026 at 17:14


Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, buxheti është miratuar me 21 vota për, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit.

“Me 21 vota për, në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës u miratua pika e vetme e rendit të ditës: shqyrtimi dhe miratimi i propozim-buxhetit të Komunës së Prizrenit për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prizrenit.

Ai ka theksuar se buxheti i miratuar pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës.

“Buxheti i miratuar do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Miratimi i buxhetit hap rrugën për realizimin e projekteve dhe investimeve të planifikuara nga Komuna e Prizrenit për vitin e ardhshëm dhe periudhën afatmesme. /Telegrafi/


“Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë

By: M C
23 January 2026 at 18:42

Shkresa e Irena Gjokës drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor është zbardhur. Në shkresë, Gjyqtarja e GJKKO tregon përplasjen me autoritetet greke, fundvitin e 2002-shit, kur po udhëtonte drejt shtetit fqinj me vizë të marrë pranë konsullatës greke në Shqipëri, por që policia kufitare i kishte ndaluar hyrjen. Sipas shkresës, Gjoka është paraqitur sërish në kufi në datën 13 shkurt 2003, por i është ndaluar hyrja.

Ndërsa lidhur me dënimin nga ana e drejtësisë greke, me burgim tre muaj, gjobë 1500 euro, si dhe me shpenzimet gjyqësore prej 73 Euro, teksa dënimi me burg është konvertuar me pagesë financiare 4.4 euro për çdo dite burg, vendimi i cili nuk u zbatua asnjëherë, Gjoka deklaron se nuk është njoftuar për zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk ka patur informacion. Në shkresën drejtuar KLGJ, Gjoka pretendon se dënimi nuk është regjistruar kurrë në regjistrin penal dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet sikur të mos ketë ekzistuar kurrë.

Dëshmia e Irena Gjokës, drejtuar KLGJ-së:

Më datë 24 dhjetor 2002, unë Irena Gjoka jam paraqitur në pikën e kalimit kufitar Greqi, Kakavijë, ku policia kufitare më ka ndaluar hyrjen në shtetin grek (pas një debati që kam bërë me punonjësin e policisë së kufirit). Kam vlerësuar se autoritetet greke nuk kanë pasur asnjë arsye të ndalojnë hyrjen time në Greqi dhe për këtë arsye jam pajisur me një vize tjetër, pranë konsullatës greke në Shqipëri. Në vijim, më datë 13 shkurt 2003, jam paraqitur sërish në kufi, ku përsëri më është ndaluar hyrja, në mënyrë të padrejtë.

Meqenëse kam qenë e bindur në paligjshmërinë e masës administrative të ndërmarrë ndaj meje, refuzimin e hyrjes në shtetin grek, në kushtet kur nuk kisha të drejtë hyrje në këtë shtet, në datën 31.03.2003, kam autorizuar shtetasin Andon Konomi/Ikonomou (ky shtetas nuk ka pasur cilësinë e avokatit) për të kundërshtuar për llogari timen, masën administrative të marrë në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare nga autoritetet greke, pranë Ministrisë së Rendit Publik Athinë apo çdo institucioni tjetër, për të kryer çdo lloj veprimi që nuk është i ndaluar me ligj, lidhur specifikisht me masën e ndalimit të hyrjes të dhënë ndaj meje.

Pavarësisht këtij fakti, personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat Greke. Pasi në media janë publikuar vendime administrative apo të natyrave të tjera në emrin tim, duke mos qenë në dijeni të asnjë vendimi, kam autorizuar përfaqësues me prokurë të posaçme për të marrë informacion, për çka publikohej.

Nga aktet që më janë dorëzuar nga përfaqësuesi im si dhe aktet e përcjella nga autoritetet greke me anë të letërporosisë, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, jam informuar për herë të parë për vendimin e marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me nr.1447/2005, datë 07.06.2005, sipas së cilit rezultoj e dënuar në mungesë nga kjo gjykatë në datë 07.06.2005, pa praninë e një mbrojtësi, pa u njoftuar për procesin ndaj meje, si gjatë hetimit dhe gjykimit të çështjes, për veprën e parashikuar në paragrafin 7 të nenit 54 të ligjit 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, me tre muaj burgim dhe 1500 Euro Gjobë. Dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4,4 Euro në ditë.

Vendimi i datës 07.06.2005, i Gjykatës së shkallës së parë me tre anëtare për kundravajtje të Janinës nuk më është njoftuar asnjëherë dhe ky vendim nuk ka marrë formë të prerë. Sipas nenit 473 të Kodit të Procedurës Penale Greke afati për paraqitjen e apelit për të pandehurit me vendbanim të panjohur është 30 ditë nga dita e njoftimit të vendimit (vendimi i cili nuk është njoftuar asnjëherë). Përpara se të përfundonte afati i apelimit, më datë 17.06.2005 është miratuar ligji nr.3346/2005 “Përshpejtimi i procedurës para gjykatave civile dhe penale dhe dispozita të tjera”. Sipas edhe interpretimit të kryer nga GJEDNJ , në çështjen Panou kundër Greqisë (nr. 44058/05, 8 janar 2009), vendimi i dënimit i arkivuar sipas këtij ligji konsiderohet i paqenë, me kusht që, për një periudhë 18-mujore nga publikimi i ligjit (17 qershor 2005), të mos kryhet një vepër tjetër vepër penale me dashje, për të cilën do të dënohej përfundimisht me burgim më të gjatë se gjashtë muaj. Sipas edhe interpretimit të GJEDNJ-së edhe pse humbiste e drejta për të ushtruar apelim, efektet e ligjit ishin baras me shfajësim. Ky ishte edhe qëllimi i ligjit, i cili synonte përshpejtimin e drejtësisë penale, ndër të tjera, përmes uljes së numrit të apelimeve për çështje të vogla. Kështu në zbatim të këtij ligji, prokurori ka vendosur arkivimin e vendimit të marrë ndaj meje më datë 07.06.2005.

Çfarë shkruhej në mediat greke?

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore.

The post “Nuk u njoftova për procesin”/ Zbardhet shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë appeared first on Albeu.com.

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

23 January 2026 at 16:57

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Tirana do të mirëpresë shqiptarë nga e gjithë bota në samitin e katërt të Diasporës që do të mbahet në 14-15 prill të këtij viti.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Diaspora do të rikthehet në shtëpi në këtë hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve kudo në botë.

Samiti i katërt i Diasporës sipas MEPJ vjen si një mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe për forcuar lidhjet mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri.

MEPJ bën thirrje që shqiptarët kudo në botë të bëhen pjesë e këtij takimi të rëndësishëm duke kontribuar për të ardhmen drejt Shqipërisë 2030.

Samiti i Diasporës është konceptuar si një forum ku prezantohen ide edhe politikat shtetërore për të nxitur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve në zhvillimet e brendshme të vendit.

Samiti do të vijojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një platforme për Shqipërinë.

/e.i/j.p/

The post Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ibrahimaj: Ligj për produktet “Made in Albania” brenda vitit 2026

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në  konferencën e sotme për shtyp lidhur me analizën për të dhënat më të fundit ekonomike, bëri të ditur se gjatë këtij viti pritet që të miratohet ligji për produktet “Made in Albania”.

Ibrahimaj theksoi se ky ligj synon që të mbrojë produktet që prodhohen këtu, por edhe të garantojë nxitjen e eksportit të tyre”.

“Një komponent tjetër është ligji që do të miratojmë brenda vitit 2026 për “Made in Albania”, i cili synon promovimin e produkteve vendase brenda dhe jashtë vendit, ndërtimin dhe mbrojtjen e brandit “Made in Albania” dhe nxitjen e eksporteve të produktit shqiptar. Elementi i dytë është thjeshtimi dhe digjitalizimi. Një pjesë e kostove të biznesit në tregti lidhen me procedurat dhe barrierat jotarifore. Procesi i digjitalizimit të doganave dhe agjencive shtetërore që operojnë në pikat doganore është kyç për reduktimin e këtyre barrierave”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “prej vitesh po punojmë me Bankën Botërore në një projekt të madh që synon reduktimin e kohës së operimit në dogana përmes krijimit të dritares së vetme kombëtare “National Single Window”, e cila do të rrisë efikasitetin e pikave kufitare, do të reduktojë barrierat tarifore dhe jotarifore dhe do të krijojë rregulla më të parashikueshme për operatorët”.

Sipas saj, një komponent tjetër i këtij projekti është tranziti doganor më i shpejtë, me qëllim lehtësimin e tregtisë ndërkufitare.

Ministrja Ibrahimaj informoi se gjatë vitit 2025 do të fillojë faza e dytë e projektit, e cila do të fokusohet edhe në modernizimin dhe digjitalizimin e infrastrukturës së cilësisë.

“Ky projekt lidhet me komponentin e tretë, harmonizimin. Ne do të kujdesemi që bizneset shqiptare të njihen dhe të zbatojnë standardet e Bashkimit Europian, në mënyrë që të integrohen më lehtësisht në tregun e përbashkët europian. Për këtë arsye, gjatë këtij viti do të miratojmë një program që përgatit bizneset për tregun e përbashkët europian, i cili do të informojë, do të trajnojë dhe do të vërë në dispozicion kapacitete financiare për mbështetjen e bizneseve në arritjen e standardeve”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se “ky program do të synojë rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, lehtësimin e aksesit në fondet dhe grantet e BE-së dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të eksporteve”.

/k.s/a.f/r.e/

The post Ibrahimaj: Ligj për produktet “Made in Albania” brenda vitit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irena Gjoka e dënuar me burg/ Berisha kërkesë KLGJ-së: T’i ndërpritet mandati! Shqyrtoni relacionin e PP-së

By: Brisi
23 January 2026 at 15:19

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit […]

The post Irena Gjoka e dënuar me burg/ Berisha kërkesë KLGJ-së: T’i ndërpritet mandati! Shqyrtoni relacionin e PP-së appeared first on BoldNews.al.

Legalizimi i lobimit/ Komisioni i Ligjeve diskuton rregullat, regjistër i posaçëm

By: xhir jeta
23 January 2026 at 15:20

Socialistët i hapën rrugë legalizimit të Lobimit, duke miratuar në Komisionin e Ligjeve, rregulla të qarta mbi ushtrimin e kësaj veprimtarie në Shqipëri.

Për herë të parë, lobimi do të mund të ushtrohet vetëm nga persona fizikë apo juridikë, të regjistruar në një regjistër të posaçem të lobimit që do të administrohet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

“Permes krijimit të regjistrit të lobimit do të publikohet një informacion i qartë mbi atë se kush lobon, në emër të kujt lobon dhe për cfarë cështjesh lobon dhe me cilat institucione zhvillohen këto kontakte. Vendos një ndarje të qartë mes veprimtarisë së lobimit si një mekanizëm i strukturuar, i zhvilluar përmes një pagesë dhe kontrate dhe veprimtarive të tjera të pjesëmarrjes demokratike në qeverisje sikundet është aktivizmi qytetar, pjesëmarrje ne organizata civile ose iniciativa qytetare” tha ajo.

Ligi parashikon masa apo sanksione administrative në rast shkeljesh, përjashtohen nga lobimi ato individë, të cilët janë dënuar për vepra penale të renda, kanë detyrime tatimore të pashlyera apo janë në proces falimetimi apo likujdimi.  Personat që janë dënuar për korrupsion, pastrim parash apo mashtrim nuk mund të ushtrojnë lobim për një peridhë 5-vjecare nga përfundimi I denimit.

Projektligji është në përmbushje të angazhimeve që burojnë nga grupkapitulli I Themeloreve, në procesin e negociatave.

“Ky ligj synon të rris ndjeshëm tranparencën në proceset vendimarrëse, të forcojë besimin e qytetareve ndaj institucioneve publike dhe të vendosë tjetër shtyllë në rangun e atyre iniciatave që kemi ndermarre per të forcuar mekanizmat antikorrupsion”- u shpreh ajo./abcnews.al

Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

By: berti
23 January 2026 at 16:20

Nga Albert Vataj Ai që bëmat e tij trimërore do ta kthenin në legjendë, ai që priu përfaqësinë kosovare në mëvetësimin e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, ai që refuzoi një post ministror në qeverinë e Ismail Qemalit, ai që s’u çarmatos në Londër u pre në besë në Podgoricë dhe diti të vdiste siç vdesin trimat. Ai ishte Isa Boletini. Tash 110-vite më parë në një kurth të francezëve me përfaqësi në…

Source

Gjendet i gjallë personi i zhdukur në Jezercë të Ferizajt

23 January 2026 at 16:48


Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 janar 2026, rreth orës 05:00, ishte pranuar informacion për zhdukjen e shtetasit S.P., 30 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte larguar nga një vilë në fshatin Jezercë dhe për të cilin nuk dihej vendndodhja.

Bazuar në informacionet fillestare, i njëjti dyshohej se ishte nisur me një veturë BMW me targa shqiptare në drejtim të Ferizajt dhe se mund të kishte shkaktuar një aksident trafiku në fshatin Jezercë.

Menjëherë pas pranimit të rastit, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut Rajonal, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë mbledhur informacione relevante. Në bashkëpunim me Forenzikën Rajonale janë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe janë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, në QKUK në Prishtinë dhe në disa ordinanca private, pa u raportuar ndonjë person i lënduar. Paralelisht, janë zhvilluar kërkime intensive në terren.

Në kërkim janë angazhuar edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësia K-9 e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve.

Ndërkohë, më 23 janar 2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka njoftuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur Gurra e Kadisë. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për personin e kërkuar S.P., i cili më pas është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, Njësinë K-9, pjesëtarët e policisë së rajonit të Ferizajt dhe qytetarët e angazhuar në këtë rast, duke veçuar qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, nga Ferizaj, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në gjetjen e personit të zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se për informata të tjera do të njoftohet me raporte vijuese. /Telegrafi/

Në Suharekë mërgimtarët kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve

23 January 2026 at 16:41


Komuna e Suharekës ka përfituar një donacion të vlefshëm pajisjesh dhe veshmbathjeje për Njësinë e Zjarrfikësve, falë kontributit të bashkatdhetarit Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohje të veçantë për këtë mbështetje, duke vlerësuar kontributin e mërgimtarëve në forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e sigurisë publike në komunë.

Donacioni është realizuar përmes bashkëpunimit të Albin Morinës me kompaninë e transportit Gani Transport, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra në Suharekë.

Sipas njoftimit, Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në një të ardhme të afërt pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synimin për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe menaxhimin sa më të mirë të rasteve emergjente.

Nga Komuna u bë e ditur se kontributet e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një shtyllë e rëndësishme në zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes, duke ndihmuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/


Po kërkoni punë? Zbuloni konkurset e reja në Telegrafi Jobs

23 January 2026 at 15:45


Telegrafi Jobs vazhdon edhe këtë javë të sjellë konkurse të reja punësimi për ata që janë gati për një ndryshim profesional.

Këto përfshijnë fusha si administrata, teknologjia, marketingu, financat, shitjet dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të tregut të punës. Këto mundësi u përshtaten si profesionistëve me përvojë, ashtu edhe të rinjve që po hedhin hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës së tyre.

Për punëdhënësit, Telegrafi Jobs mbetet një platformë e besueshme për rekrutim efektiv, duke ofruar mundësi fleksibile publikimi, dukshmëri të lartë dhe shpërndarje të gjerë brenda ekosistemit digjital të Telegrafit. Kjo i ndihmon kompanitë që shpalljet e tyre të arrijnë te kandidatët e duhur, në momentin e duhur.

Ndërkohë, punëkërkuesit përfitojnë nga një platformë e ndërtuar për lehtësi maksimale, me kërkim të thjeshtë, aplikim të shpejtë dhe qasje nga çdo pajisje, ku çdo javë hapen mundësi të reja për zhvillim profesional.

Për të parë konkurset aktuale dhe për të aplikuar, vizitoni jobs.telegrafi.com - sepse mundësia e radhës për karrierën tënde mund të nisë pikërisht këtë javë.

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Menaxher/e Marketi, Zv. Menaxher/e Marketi, Department/e Menaxher


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

​Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

❌
❌