Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për foshnjat

10 February 2026 at 15:23

Formula për foshnje nga disa prodhues në Zvicër është e kontaminuar me toksinë cereulide dhe nuk duhet të konsumohet, deklaroi Zyra Federale Zvicerane e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Zyra, e njohur me akronimin gjerman OSAV, tha se formula për foshnje nga prodhues të ndryshëm është prekur, duke përfshirë disa produkte të shitura nën markat BEBA, Alfamino, Bimbosan, Aptamil dhe Babybio.

“Për shkak të kompleksitetit të zinxhirëve ndërkombëtarë të furnizimit, aktualisht nuk përjashtohet plotësisht që produkte të tjera të preken,” tha OSAV në një deklaratë.

Agjencia tha se është në kontakt të ngushtë me ata që janë përgjegjës për sistemet e paralajmërimit të hershëm të Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të identifikuar shpejt çdo produkt shtesë të kontaminuar.

Autoritetet thanë se janë raportuar disa simptoma sëmundjeje dhe se po shqyrtojnë një lidhje të mundshme me produktet e tërhequra.

OSAV u bëri thirrje prindërve të mos përdorin asnjë produkt të tërhequr nga Nestle, Hochdorf Swiss Nutrition, Rossmann, Danone dhe Migros.

Cereulida është një toksinë e prodhuar nga baktere të caktuara dhe mund të shkaktojë simptoma të tilla si të përziera, të vjella dhe diarre, tha zyra. Simptomat zakonisht shfaqen brenda pesë orëve nga konsumimi dhe zakonisht zgjasin midis gjashtë dhe 24 orësh.

OSAV paralajmëroi se toksina është shumë rezistente ndaj nxehtësisë dhe nuk shkatërrohet nga gatimi.

Before yesterdayMain stream

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

3 February 2026 at 08:31

Një fytyrë e njohur në periferinë e Torinos, Hamid Badoui dukej një kandidat i pamundur për t’u shndërruar në pamjen tragjike të eksperimentit më ambicioz të Italisë për ndalimin e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Një endacak dhe ish-shitës frutash në treg, me origjinë marokene – i cili kishte jetuar në Itali për rreth 15 […]

The post Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët appeared first on Reporter.al.

“Europa prej 4 vitesh në luftë hibride”/ Krisafi: Rusia përdor shtetas të tretë…edhe ukrainas

By: Rovena
2 February 2026 at 21:35

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, i ftuar në emisionin “War Report”, ka deklaruar se Europa është përfshirë prej të paktën katër vitesh në një luftë hibride, e cila sipas tij është zhvilluar kryesisht nga Rusia përmes shtetasve të vendeve të treta.

Gjatë intervistës, Krisafi theksoi se kjo luftë hibride është shfaqur në forma të ndryshme, përfshirë ndërprerjen e kabllove dhe akte të tjera sabotimi. Ai nënvizoi se, ndonëse mund të duket e pazakontë, një pjesë e madhe e personave të përfshirë në këto veprime janë shtetas ukrainas, ndërsa janë identifikuar edhe raste me shtetas polakë.

Sipas tij, për momentin Europa ka kapacitetet për ta kufizuar një fenomen të tillë, pasi lëvizja e shtetasve rusë në territorin europian është bërë më e vështirë. Krisafi vlerësoi gjithashtu se angazhimi i madh ushtarak i Rusisë në Ukrainë e pengon atë të hapë fronte të reja lufte në shtete të tjera europiane, si për shembull Estonia.

“Një luftë hibride ka të paktën katër vjet që janë duke u zhvilluar në Europë. Kabllo që janë ndërprerë etj. Këtë luftë hibride në Europë, Rusia e ka bërë me shtetas të tretë. Duket çudi por pjesa më e madhe e tyre janë shtetas ukrainas, janë kapur edhe polakë.

 Evropa për momentin i ka mundësitë për ta kufizuar diçka të tillë, sepse rusët e kanë të vështirë të lëvizin nëpër Europë. Forcat që Rusia ka derdhur në Ukrainë janë aq të mëdha sa nuk mund të zhvillojë një luftë në një shtet tjetër si në Estoni etj, dhe kjo është një gjë pozitive për Europën. Logjika është që nëse lufta vazhdon në Ukrainë do të ketë një dobësim të Rusisë”, tha Krisafi.

Blakaj: Si funksionon lufta hibride ruse – gishtat e Putinit kudo në Evropë

2 February 2026 at 22:33


Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, vlerëson se e ashtuquajtura luftë hibride e Rusisë përbën një nga kërcënimet më serioze të sigurisë për Evropën, duke u intensifikuar ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Sipas tij, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shërbimet sekrete perëndimore kanë akuzuar gjithnjë e më shpesh Moskën për përdorimin e metodave hibride, të cilat nuk janë të reja, por po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.

Ai përmend një sërë incidentesh të fundit në Evropë – nga rrëzimi i një avioni mallrash të DHL-së në Lituani, dëmtimi i kabllove nëndetare në Detin Baltik, deri te rritja e ndikimit të aktorëve ekstremistë pro-rusë në disa shtete – si raste që kanë ngritur dyshime serioze për përfshirjen e Rusisë.

Blakaj shpjegon se lufta hibride nënkupton zgjerimin e veprimeve ushtarake përmes spiunazhit, sabotazhit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjes në zgjedhje, propagandës dhe fushatave të dezinformimit, me synim dobësimin e shteteve kundërshtare nga brenda. Sipas tij, Rusia ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e këtyre mjeteve gjatë viteve të fundit.

Ai thekson se spiunazhi nën mbulesën diplomatike mbetet një nga format kryesore të veprimit rus.

"Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, të cilët shërbimet perëndimore i kanë identifikuar si agjentë të inteligjencës. Paralelisht, janë shtuar raportet për dronë të dyshimtë mbi baza ushtarake, përgjime komunikimesh dhe aktivitet të anijeve ruse pranë infrastrukturës kritike nënujore".

Në këtë kontekst, Blakaj përmend edhe rritjen e akteve të sabotazhit dhe zjarrvënieve në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, si dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë kibernetike.

"Sulmet DDoS dhe përpjekjet për depërtim në rrjetet e institucioneve dhe kompanive janë bërë më të shpeshta, ndërsa spiunazhi dhe sabotazhi po zhvendosen gjithnjë e më shumë në hapësirën online. Një tjetër shtyllë e luftës hibride, sipas Blakajt, është lufta për “zemrat dhe mendjet”, përmes dezinformimit dhe propagandës", shton tutje.

Tutje rikujton se në fillim të vitit 2024 autoritetet gjermane zbuluan një fushatë masive me dhjetëra mijëra llogari të rreme, të cilat shpërndanin narrativa pro-ruse dhe synonin të minonin mbështetjen për Ukrainën dhe të forconin partitë ekstreme në Evropë.

Blakaj thekson se ndërhyrja në zgjedhje dhe publikimi i dokumenteve të vjedhura pak para proceseve elektorale, si dhe atentatet ndaj kundërshtarëve politikë jashtë Rusisë, janë gjithashtu pjesë e këtij spektri të gjerë veprimesh hibride, akuza që Kremlini i mohon.

Duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë perëndimorë, ai nënvizon se Rusia i përshtat taktikat e saj sipas secilit shtet, çka e bën të domosdoshëm një reagim fleksibël, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës nga vendet evropiane për t’u përballur me këtë kërcënim kompleks dhe afatgjatë./Telegrafi.

Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi

By: Brisi
30 January 2026 at 08:53

Një studim i ri kritikon procedurën e vlerësimit të rrezikut të Bashkimit Europian për pesticidet, duke argumentuar se ato analizohen në mënyrë të izoluar dhe jo duke u fokusuar te ndikimi i efektit “koktej”, pra kombinimi i disa mbetjeve pesticidesh të pranishme në fruta dhe perime. Trembëdhjetë vende europiane po shesin mollë në tregje dhe […]

The post Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi appeared first on BoldNews.al.

Ramadani shkëlqen ndaj Lazios dhe shpallet “Njeriu i Ndeshjes”

25 January 2026 at 14:06

TIRANË, 25 janar /ATSh/ Mesfushori Ylber Ramadani u shpall “Njeriu i Ndeshjes” në sfidën e javës së 22-të të Serie A mes Leçes dhe Lazios, e luajtur mbrëmjen e djeshme në Puglia, ku verdhekuqtë barazuan 0-0 me kryeqytetasit.

“Maratonomaku” i mesfushës së Leçes arriti të realizojë 89% pasa të sakta, ose 39 nga 44 në total. Ndërkohë, triumfoi në të gjitha interceptimet, tetë nga tetë në të cilat u përfshi, dhe rikuperoi topin në dhjetë raste nga 17 duele në total.

Futbollisti ka bërë një sezon të mirë dhe është ndër ata që ka mbuluar më shumë kilometra në elitën e futbollit italian. Me performancën e tij, mesfushori kuqezi arriti edhe të siguronte rinovimin e kontratës me klubin nga Puglia.

/a.f/

The post Ramadani shkëlqen ndaj Lazios dhe shpallet “Njeriu i Ndeshjes” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë

23 January 2026 at 16:57

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Tirana do të mirëpresë shqiptarë nga e gjithë bota në samitin e katërt të Diasporës që do të mbahet në 14-15 prill të këtij viti.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Diaspora do të rikthehet në shtëpi në këtë hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve kudo në botë.

Samiti i katërt i Diasporës sipas MEPJ vjen si një mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe për forcuar lidhjet mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri.

MEPJ bën thirrje që shqiptarët kudo në botë të bëhen pjesë e këtij takimi të rëndësishëm duke kontribuar për të ardhmen drejt Shqipërisë 2030.

Samiti i Diasporës është konceptuar si një forum ku prezantohen ide edhe politikat shtetërore për të nxitur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve në zhvillimet e brendshme të vendit.

Samiti do të vijojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një platforme për Shqipërinë.

/e.i/j.p/

The post Samiti i katërt i Diasporës mbahet në 14-15 prill në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda

10 January 2026 at 11:48

PRISHTINË, 10 janar/ATSH/ Kombëtarja e Kosovës në futboll po vlerësohet pozitivisht për performancën e deritanishme drejt play-offit për Botërorin 2026, me theks të veçantë te puna e trajnerit Franco Foda dhe rritja e dukshme e cilësisë së ekipit. Pas daljes së dytë në një grup të fortë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, Kosova do të përballet me Sllovakinë në mars.

Profesori dhe analisti Malsor Gjonbalaj vlerëson se drejtimi i Fodës ka qenë i suksesshëm jo vetëm sportivisht, por edhe organizativisht.

“Mendoj që trajneri Foda ka vendosur disiplinë dhe një vizion të qartë për ekipin. Futbollistët tanë po luajnë në klube të njohura evropiane, duke u bërë bartës të lojës. Kjo rritje e cilësisë i jep ekipit një perspektivë të ndritur,” tha Gjonbalaj për KosovaPress.

Ai theksoi se Kosova nuk është inferiore ndaj Sllovakisë, edhe pse do të luajë si mysafir në një ambient me presion të madh:

“Ndeshja është e vështirë, sepse eliminimi nga gara e bën vendimtar çdo moment. Por Kosova duhet të shkojë e qetë dhe e përgatitur psikologjikisht, duke menaxhuar lojën dhe rezultatin pa nguti,” shtoi ai.

Trajneri Genc Sermaxhaj e konsideron përballjen me Sllovakinë si të barabartë dhe një sfidë të vështirë për Kosovën. “Sllovakia ka përvojë në botërorë dhe evropianë. Megjithatë, mundësitë janë 50-50 dhe Kosova ka futbollistë cilësorë në liga të mëdha, si Muriqi dhe Zhegrovë. Kualifikimi është i mundshëm,” tha Sermaxhaj.

Edhe trajneri Robert Gjeraj shpreh optimizëm për fitore ndaj Sllovakisë dhe për kualifikim historik drejt play-offit.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapa të dukshëm nën drejtimin e Fodës, me futbollistë që performojnë në nivele të larta evropiane. Analistët dhe trajnerët vlerësojnë cilësinë, disiplinën dhe perspektivën e ekipit për të përballuar sfidën ndaj Sllovakisë në mars dhe për të synuar një kualifikim historik për Botërorin 2026.

/KosovaPress/

The post Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Petkoviqit i “djeg” deklarata e Kurtit për luftën hibride serbe dhe spiunazhin

5 January 2026 at 17:56


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka folur për rënien e rrezikut nga spiunazhi dhe për, siç është shprehur, luftë hibride të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviq ka pretenduar se Kurti “do t’i vërë çdo serbi në Kosovë etiketën e të ashtuquajturit spiun apo terrorist”, duke e cilësuar qasjen e tij si kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe drejtësisë ka dhënë rezultate konkrete, duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale në raste të dyshuara për spiunazh.

KosovaPress ka raportuar më herët për disa raste të zbuluara të spiunazhit gjatë vitit të kaluar. Në mesin e të arrestuarve janë: Fatmir Sheholli, i arrestuar më 9 tetor 2025 në Prishtinë nën dyshimet për spiunazh; Bojan Jevtiq, toger i Policisë së Kosovës dhe ish-shef operativ në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”; Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj 2025 nën dyshimet për bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA); si dhe Jelena Gjukanoviq, zyrtare e misionit të OSBE-së në Kosovë, e arrestuar më 28 shkurt 2025 nën dyshimet për spiunazh pas hetimeve disa mujore nga Prokuroria Speciale.

Pavarësisht se për disa prej këtyre rasteve janë ngritur edhe aktakuza, Petkoviq ka pretenduar se të arrestuarit “po mbahen padrejtësisht në burgje” dhe se ata “nuk janë spiunë, por viktima të tiranisë dhe shfrenimit shovinist të regjimit në Prishtinë”.

Ai ka akuzuar Kurtin se me deklaratat e tij po “kërcënon paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarë dhe politikanë serbë bëjnë deklarata të tilla ndaj institucioneve të Kosovës.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve kosovare, pretendime të tilla përbëjnë dezinformim të qëllimshëm, me synim destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, dhe publikohen vazhdimisht në media në Serbi./Telegrafi.

Shkrimtarët e famshëm dhe Viti i Ri

31 December 2025 at 13:00


Nga: Esther Lombardi
Përkthimi: Telegrafi.com

Festa e Vitit të Ri ka të bëjë me reflektimin mbi vitin që po kalon dhe planifikimin për vitin që vjen. Mblidhemi me miq të rinj dhe të vjetër, dhe përcaktojmë objektivat që mund të zgjasin deri përtej janarit - ose jo. Një mënyrë e mrekullueshme që njerëzimi ka zbuluar për të përkujtuar natën e ndërrimit të viteve, është duke shkruar për këtë festë vjetore, duke krijuar thënie si ato të cituara më poshtë.

Siç e thotë Sir Walter Scott:

Çdo moshë ka menduar se viti i porsalindur / Është koha më e përshtatshme për gëzim festiv.

Prandaj, festoni Vitin tuaj të Ri duke lexuar këto thënie nga autorë të famshëm, si John Burroughs dhe Mark Twain, të cilat eksplorojnë gjithçka, që nga tradita e lashtë e caktimit të objektivave të përkohshme, te rëndësia e fillimit të çdo viti - dhe madje çdo dite - me një qasje të re ndaj jetës.

Siç thotë T.S. Eliot në [poemën] Litël-Giding [Little Gidding]:

Fjalët e vitit të kaluar i përkasin gjuhës së vitit të kaluar / Dhe fjalët e vitit të ardhshëm presin një zë tjetër. / Dhe të mbarosh diçka do të thotë të fillosh.

Thënie për objektivat e Vitit të Ri

Tradita më e njohur e Vitit të Ri në Shtetet e Bashkuara është ajo e përcaktimit të objektivave për vitin që vjen, duke i premtuar vetes të hajë më pak ëmbëlsira apo të ushtrojë rregullisht, e për ta thyer atë premtim vetëm disa muaj më vonë - siç shprehet në mënyrë të famshme Helen Fielding në Ditarin e Brixhit Xhonsit [Bridget Jones's Diary]:

Mendoj se, teknikisht, objektivat e Vitit të Ri nuk mund të priten të fillojnë më 1 janar, apo jo? Sepse, meqë është një zgjatim i natës së Vitit të Ri, duhanpirësit tashmë janë duke pirë duhan dhe nuk mund të pritet të ndalen, papritmas pas goditjes së mesnatës, me aq shumë nikotinë në sistem. Gjithashtu, dieta në Ditën e Vitit të Ri nuk është ide e mirë, pasi nuk mund të hash në mënyrë të arsyeshme, por në të vërtetë duhet të kesh liri të konsumosh çfarëdo që është e nevojshme, moment pas momenti, për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga nata e mëparshme. Mendoj se do të ishte shumë më e arsyeshme që objektivat, në përgjithësi, të fillonin më 2 janar.

Disa, si André Gide, gjithashtu i qasen idesë së objektivave me humor:

Por, a mund të përcaktosh ende objektivat kur je mbi dyzet vjeç? Jetoj sipas shprehive njëzetvjeçare.

Të tjerët, si Ellen Goodman, i qasen me goxha optimizëm ndryshimit të vërtetë:

E kalojmë 1 janarin duke ecur nëpër jetën tonë, dhomë pas dhome, duke bërë një listë të punëve për t’u kryer, të të çarave për t’u rregulluar. Ndoshta këtë vit, për ta balancuar listën, duhet të ecim nëpër dhomat e jetës sonë ... jo duke kërkuar për të metat, por për potencialin.

Disa herë gjatë karrierës së tij, si shkrimtar dhe folës publik, Mark Twain i përshkroi këto objektiva me një dozë përçmimi. Ai shkroi në mënyrë të famshme:

Viti i Ri është një institucion i padëmshëm vjetor, pa ndonjë dobi të veçantë për askënd, përveçse një kurban për pijanecë të shthurur, vizita miqësore dhe vendime të rreme.

Në një tjetër rast, Twain shkroi:

Dje, të gjithë pinë purot e tyre të fundit, pinë pijen e fundit dhe thanë sharjen e fundit. Sot, ne jemi një komunitet i devotshëm dhe shembullor. Pas tridhjetë ditësh, do t’i kemi fërfëlluar në erë reformimet tona dhe do të kemi shkurtuar më tepër se kurrë më parë mangësitë tona të vjetra.

Oscar Wilde, nga ana tjetër, e mori konceptin me një rezervë dhe shkroi me humor:

Objektivat e mira janë thjesht çeqe që burrat nxjerrin nga një bankë ku nuk kanë llogari.

Thënie për nismat e reja

Shkrimtarët e tjerë besojnë në traditën që Dita e Vitit të Ri është një fillim të ri ose një faqe e bardhë - sipas fjalëve të një shkrimtari, një letër e re ose një faqe bosh - dhe siç e thotë G.K. Chesterton:

Qëllimi i Vitit të Ri nuk është të kemi një vit të ri. Është të kemi një shpirt të ri dhe një hundë të re; këmbë të reja, një shtyllë të re kurrizore, veshë të rinj dhe sy të rinj. Nëse një njeri i caktuar nuk cakton objektivat për Vitin e Ri, ai nuk do t’i caktojë kurrë objektivat. Nëse një njeri nuk fillon asgjë nga e para, ai sigurisht nuk do të bëjë asgjë të dobishme.

Shkrimtarët e tjerë e shohin fillimin e ri pak më të lehtë se Chestertoni, si John Burroughs, i cili njëherë tha:

Një vendim që kam marrë, dhe përpiqem gjithmonë ta mbaj, është ky: Të ngrihem mbi gjërat e vogla.

Ose, Benjamin Franklin, i cili dikur shkroi:

Ji gjithmonë në luftë me veset e tua, në paqe me fqinjët e tu, dhe le të të gjejë çdo Vit i Ri si një njeri më i mirë.

Anaïs Nin e çon edhe një hap më tej, duke thënë se çdo ditë është një objektiv i ri:

Nuk kam objektiva për Vitin e Ri. Zakoni i bërjes së planeve, i kritikës, miratimit dhe formësimit të jetës sime, është ngjarje tepër e përditshme për mua.

Për kalimin e kohës

Disa shkrimtarë përqendrohen drejtpërdrejt në idenë e kalimit të kohës, në reflektimet e tyre për traditat e festimit të Vitit të Ri. Për shembull, Charles Lamb shkroi:

Nga të gjithë tingujt e të gjitha kambanave ... më solemne dhe prekëse është tingëllima që shoqëron fundin e Vitit të Vjetër.

Shkrimtari Thomas Mann gjithashtu e vlerësonte solemnitetin e kalimit të kohës dhe pavlefshmërinë e “zileve dhe fishekzjarrëve” njerëzorë për të festuar ndryshimin e një sekonde me tjetrën - për të cilën koha nuk interesohet aspak:

Koha nuk ka ndarje për të shënuar kalimin e saj, nuk ka kurrë stuhi apo bori që lajmërojnë fillimin e një muaji apo viti të ri. Edhe kur fillon një shekull i ri, jemi vetëm ne, vdekatarët, që u biem kambanave dhe qëllojmë me pistoleta.

Dy poezi të shkurtra për Ditën e Vitit të Ri

Edith Lovejoy Pierce përshkroi në mënyrë poetike ditën e parë të vitit, si më poshtë:

Do ta hapim librin. Faqet e tij janë bosh. Ne do t’i shkruajmë fjalët në to. Libri quhet “Mundësi” dhe kapitulli i tij i parë është “Dita e Vitit të Ri”.

Edgar Guest dhe Thomas Hood, nga ana tjetër, shkruan secili nga një poezi të shkurtër dedikuar kalimit nga viti i vjetër në të riun:

Me fat Vitin e Ri! Ma mundëso të
të mos sjell lot në asnjë sy,
kur ky Vit i Ri të ketë marrë fund.
Le të thuhet se kam qenë mik,
kam jetuar, dashuruar dhe punuar këtu,
dhe nga kjo krijova një vit të lumtur.
- Edgar Guest

Dhe ju, që jeni përballur me goditjen e fatkeqësive,
dhe jeni përkulur përdhe nga furia e tyre;
ju për të cilët dymbëdhjetë muajt që sapo kaluan
ishin po aq të ashpër sa një juri paragjykuese -
megjithatë, një dolli për të Ardhmen! dhe bashkohuni në këngën tonë,
për të ledhatuar keqardhjet e kujtimeve,
dhe pasi kemi marrë një sprovë të re të kohës,
të brohorasim me shpresën për një dymbëdhjetëshe më të mirë.

/Telegrafi/

Kreu i ri i SPAK, në sfidë për tejkalimin e punës së Dumanit

By: FAKTOJE
22 December 2025 at 18:00

Sebi Alla Kalimi i detyrës si kreu i SPAK nuk mund të ishte vetëm një stafetë rutinë, ndonëse drejtuesi i ri Klodian Braho u kujdes që t’i jepte më shumë rëndësi institucionit, sesa pozicionit të lartë që do të mbajë në mandatin 3-vjeçar.

Dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani lanë shenja secili në formën e tij, por Braho do të mbajë edhe një peshë më të rëndë pasi koha “Dumani” ka lënë disa shënjime që për këdo që do e pasonte, ka një arsye më shumë për tu matur me një punë të bërë dhe punët që duhen bërë.

“Dua të vlerësoj paraardhësin në detyrë, zotin Kraja, si dhe Dumanin për integritetin e tij”, tha Braho.

Ai u zgjodh kreu i ri i SPAK me shtatë vota pro nga anëtarë të KLP-së, kundrejt tre rivalëve që morrën përkatësisht tre dhe një votë.  

Hetimi financiar

Kryebashkiakë në detyrë, ish-kryebashkiakë, ish-kryeministra e presidentë, ministra në detyrë të prekur majtas dhe djathtas janë një pjesë e punës së kohës Dumani, madje dy ditë para se të linte detyrën la firmën e fundit në kërkesën drejtuar Parlamentit për të marrë autorizim për arrestimin e zëvendëkryeministres Belinda Balluku.

“Jemi përballur me sfida dhe presione, por SPAK është sot më i fortë, konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Dua të falënderoj çdo punonjës për përkushtimin dhe sakrificat”, tha Dumani.

Ndërsa emra të rëndësishëm të politikës së 30 viteve të fundit kanë proceset e hapura me drejtësinë, hetimi finaciar dhe bllokimi i aseteve të ardhura nga korrupsioni mbetet në nivele të ulëta. “Në ushtimin e detyrës fokusi im do të mbetet funksionimi i brendshëm, funksionimi i ligjit. BKH dhe hetimi financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK”, tha Braho.

Në një reagim në rrjetet sociale Misioni i BE-së në Tiranë uroi Brahon, por gjithashtu në të njëtin postim, vlerësoi punën e Dumanit. “Përgëzojmë Klodian Brahon, i cili merr detyrën sot si Kryetar i SPAK-ut dhe i urojmë atij çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm. Ne gjithashtu përgëzojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë e tij përballë presionit politik dhe vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga Kryeprokurori në largim Altin Dumani, nën udhëheqjen e të cilit SPAK arriti përparim në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe forcoi besimin e publikut në drejtësi”, thotë misioni i BE-së.

Dosjet

Si prokurorr i SPAK, Klodian Braho ka hetuar disa dosje ndër më kryesoret janë Inceneratori i Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, gjithashtu si pjesë të kësaj dosje ndau hetimin për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Çështja tjetër që çoi në zbulimin e një skeme korruptive në Bashkinë e Tiranës është e ashtëquajtura dosja 5D, apo edhe “Toyota Auris” ku janë përfshirë disa individë nga sistemi i drejtësisë por njëkohësisht ka të hapura edhe dy fraksione të tjera po për të njëjtën dosje.

The post Kreu i ri i SPAK, në sfidë për tejkalimin e punës së Dumanit appeared first on Faktoje.al.

Ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Danimarkës pas betejës me kancerin në tru

By: gaze tare
19 December 2025 at 17:28

Ish-mbrojtësi i Manchester City dhe Norwich City, Åge Hareide, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Muajin e kaluar u bë e ditur se ish-lojtari i Norvegjisë, i cili numëronte 50 paraqitje me kombëtaren e vendit të tij, ishte diagnostikuar me kancer në tru në fillim të këtij viti. Të enjten, u konfirmua se Hareide e humbi betejën e shkurtër me sëmundjen, ndërsa homazhet kanë vërshuar nga tifozë në Angli dhe në Skandinavi.

Manchester City reagoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale: “Manchester City është i trishtuar të mësojë se Åge Hareide, lojtari i parë norvegjez i klubit, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.”

Hareide zhvilloi 24 ndeshje me City-n pas transferimit nga Molde në vitin 1981. Një vit më vonë, ai kaloi te Norwich City, ku regjistroi 52 paraqitje gjatë dy sezoneve.

Edhe Norwich City shprehu ngushëllimet: “Norwich City është thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Åge Hareide. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Åge në këtë moment.”

Në vitin 1985, Hareide u largua nga Anglia për t’u rikthyer te Molde, ku fillimisht mori rolin e lojtarit-trajner, përpara se të përqendrohej plotësisht në karrierën e trajnerit pas tërheqjes nga futbolli si lojtar.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai drejtoi shtatë klube dhe tre përfaqësuese kombëtare, duke fituar tituj kampionë në Norvegji, Danimarkë dhe Suedi. Një nga arritjet më të mëdha ishte udhëheqja e Danimarkës deri në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2018, ku u eliminua nga Kroacia.

The post Ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur i Danimarkës pas betejës me kancerin në tru appeared first on iconstyle.al.

BRUKSEL – Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për luftë hibride moderne

17 December 2025 at 11:37

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH/- Kemi shumë punë për të bërë. Duhet të shkojmë më tej dhe të ecim shpejt. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë, tha dje në mbrëmje presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian, sipas ec.europa.eu.

“Në fund të fundit, Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë e vet. Ky nuk është më një opsion. Është një domosdoshmëri. Ne i dimë kërcënimet me të cilat përballemi dhe do të përballemi me ato. Kjo do të thotë se duhet të jemi të gatshëm”, tha Von der Leyen.

“Ne duhet të prodhojmë dhe të dislokojmë pajisje të reja ushtarake – në mënyrë që të mund të luftojmë një luftë hibride moderne. Pas disa dekadash mungese të investimeve, tani po bëjmë një hap përpara”, shtoi ajo.

“Po e transformojmë bazën tonë industriale të mbrojtjes me qëllimin për të ofruar një teknologji të avancuar dhe prodhim të shpejtë masiv në kazanin e luftës. Këtë vit, kemi bërë më shumë për mbrojtjen sesa në dekadat e fundit”, theksoi Von der Leyen.

“Gjatë 10 viteve të fundit, kemi investuar 8 miliardë euro në fondin e mbrojtjes. Këtë vit, ne mundësuam 800 miliardë euro investime deri në vitin 2030. Dhe kemi parë se sa i mbingarkuar ka qenë programi ynë SAFE – me kërkesën e 19 shteteve anëtare që tejkaloi shpejt 150 miliardë euro”, tha ajo.

“Shtetet anëtare tashmë po kërkojnë një raund të ri të SAFE. Kjo tregon angazhimin tonë evropian ndaj sigurisë evropiane. Kjo rritje nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen, të gjithë e dimë këtë. Ka të bëjë me lirinë, prosperitetin dhe pavarësinë tonë”, tha Von der Leyen. //a.i/

The post BRUKSEL – Von der Leyen: BE-ja duhet të përgatitet për luftë hibride moderne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore

16 December 2025 at 20:47

STRASBURG, 16 dhjetor /ATSH-AFP- DPA/ – Komisioni Evropian propozoi sot që të autorizojë disa pesticide për një kohë të pacaktuar, me përjashtim të substancave që konsiderohen të rrezikshme, me qëllim thjeshtimin e procedurave për bizneset.

Bruksel dëshiron ta bëjë sistemin e tij të autorizimit më të përgjegjshëm duke eliminuar kërkesën për rinovimin e disa pesticideve. Kjo masë, të cilës i frikësohen organizatat mjedisore, do t’u paraqitet shteteve anëtare dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Rivlerësimet periodike të kërkuara aktualisht për përbërësit aktivë do të hiqen sipas një propozimi të prezantuar sot nga komisioni. Substancat më të rrezikshme, megjithatë, do të jenë të përjashtuara.

Aktualisht, miratimi i një përbërësi aktiv në BE jepet vetëm për një periudhë të kufizuar deri në 15 vjet dhe duhet të rivlerësohet më pas.

Nëse rinovimi nuk është i suksesshëm, miratimi skadon.

“Sipas planeve të reja, rinovimet dhe rivlerësimet e synuara do të kryhen vetëm kur ka arsye shkencore për këtë”, tha komisioni.

Kjo do të aplikohet gjithashtu për herbicidin e kontestuar glifosat, të cilin komisioni nuk e konsideron të rrezikshëm.

Substanca përdoret që nga mesata e viteve 1970, kryesisht me emrin tregtar “Roundup” dhe tani gjendet në shumë pesticide nga prodhues të ndryshëm.

Kohët e fundit. Be-ja  zgjati miratimin për glifosatin deri në fund të vitit 2033.

Në disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, përdorimi i tij në kopshtet private si dhe në tokat publike është i ndaluar ose i kufizuar në mënyrë të rreptë për shkak të shqetësimeve mjedisore dhe shëndetësore.

Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian tani do të shqyrtojnë dhe mund ta ndryshojnë propozimin./ /Ad.Ab./

 

The post BRUKSEL – BE propozon autorizimin e disa pesticideve pa kufizime kohore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia rrit buxhetin për BIA-n, Fetoshi: Intensifikim i aktiviteteve hibride kundër Kosovës

7 December 2025 at 12:08


Serbia për vitin 2026 ka në fokus rritjen e kapaciteteve teknologjike dhe forcimin e infrastrukturës operative për Agjencinë e saj të Inteligjencës (BIA). Sipas dokumenteve zyrtare të projekt-buxhetit të Serbisë, BIA pritet të disponojë afro 89 milionë euro, një shumë dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e fundit.

Kjo ngritje buxhetore vjen në kohën kur në Kosovë është shënuar rritje e ndjeshme e arrestimeve për spiunazh në favor të Serbisë gjatë tre vjetëve të fundit.

Sipas drejtorit të institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, kjo rritje financiare e Serbisë ndaj BIA-s bart mesazhe të qarta për synimet e Beogradit kundër Kosovës.

Fetoshi për KosovaPress ka thënë se kjo qasje e Serbisë përfaqëson intensifikim të aktiviteteve hibride, duke pasur parasysh aktivitetet që lidhen jo vetëm me veriun e vendit, por edhe me përdorimin e rrjetit të spiunazhit brenda vendit.

“Fatkeqësisht, investim më i madh në aktivitetet hibride, jo vetëm kundrejt Kosovës, por një agjendë më e ngjeshur e Serbisë, në kuadër të politikës së tyre hegjemoniste për botën serbe. Natyrisht në veçanti ndaj Kosovës, duke pasur parasysh të gjitha aktivitetet që lidhen jo vetëm me veriun e vendit, por edhe me përdorimin gjithnjë e më agresiv të rrjetit të spiunazhit brenda Kosovës, në kuadër të qëllimeve të Serbisë për ta mbajtur gjendjen jo-stabile dhe për të nxitur në vazhdimësi tensione ndëretnike, duke instrumentalizuar komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Fetoshi.

Ai ka theksuar se Serbia po përballet me sfida më të mëdha si rezultat i punës së institucioneve të sigurisë së Kosovës.

“Kohëve të fundit Serbia është ballafaquar me një sukses gjithnjë më të madh të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në neutralizimin e kërcënimeve që paraqet rrjeti si i spiunazhit dhe aktivitetet e tjera hibride kundër Kosovës. Në këtë kuadër, Agjencia Kosovare për Inteligjencë ka bërë një punë jashtëzakonisht efektive dhe mesa duket po vazhdon, ndonëse është komplekse, sfiduese detektimi dhe neutralizimi i bashkëpunëtorëve të BIA-s dhe në përgjithësi agjendës armiqësore. Kemi të bëjmë gjithashtu me një kundër reagim ndaj institucioneve të Serbisë, me qëllim që të shtojnë aktivitetet e tyre, të rrisin çmimin dhe të përdorin mjetet financiare për operacione më efektive kundër Kosovës”, ka thënë ai.

Drejtori i “Octopus”, ka theksuar se Kosova mbetet e ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride dhe nevojitet forcim i kapaciteteve të sigurisë. Sipas tij, institucionet e sigurisë, në veçanti AKI-ja duhet të rrisin kapacitetet sa i përket fondeve shtesë që t’i kundërpërgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve që vijnë nga Serbia.

“Ne, në vazhdimësi, jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve hibride që vijnë prej Serbisë, sidomos duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës në veriun e vendit tonë. Institucionet e Kosovës duhet të kundërpërgjigjen me vigjilencë të shtuar edhe me masa, të cilat rrisin kapacitetet e institucioneve të sigurisë, në veçanti të AKI-së, sa i përket fondeve shtesë, buxhetit, për shkak se është e domosdoshme që rritja e kapaciteteve t’i kundërpërgjigjet në mënyrë efektive çfarëdo kërcënimi që vjen prej Serbisë, sidomos në kontekstin e përplasjeve gjeopolitike”, ka thënë ai.

Fetoshi shtoi se Kosova duhet të ndërmerr masa urgjente edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

“Ne, në kuadër të monitorimeve si institut, kemi konstatuar që është urgjente që Kosova të ndërmerr gjithçka që duhet sa i përket sigurisë kibernetike, një koordinimi më të ngjeshur në BE dhe SHBA, për rritjen e kapaciteteve në sferën e sigurisë kibernetike. Me institucionet tjera, sikurse AKI-ja, mendojmë që rritja e kapaciteteve duhej të konsistonte në një rezultat më të qartë në neutralizimin e rrjetit të spiunazhit dhe aktiviteteve të tjera që ndërlidhen me BIA-n”, tha Fetoshi.

Kujtojmë, përgjatë këtij viti Gjykata Themelore, shpalli të dënuarin e parë për spiunazh, Aleksandar Vllajiq dhe ka ngritur katër aktakuza të tjera për të njëjtën vepër. /KP/

Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide

4 December 2025 at 22:08

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “”Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.

Sala tha se sot prezantohet një projektligj me rëndësi të veçantë për shëndetin publik.

“Edhe pse në pamje të parë duket një paketë e specializuar teknike, realiteti është se ky ligj prek jetën e përditshme të të gjithëve. Ky është një ligj që vendos në qendër të tij sigurinë e qytetarit. Produktet biocide përdoren në spitale, në shtëpitë tona, në industrinë ushqimore ose në ambiente kolektive. Për këtë arsye, standardet për to duhet të jenë të qarta, të unifikuara dhe të garantuara, në mënyrë që mbrojtja e shëndetit publik të mos vijë në kurriz të sigurisë së qytetarëve”, tha Sala.

”Për më shumë se dhjetë vjet, Shqipëria ka funksionuar me një kuadër ligjor të pjesshëm, jo plotësisht të harmonizuar me legjislacionin europian. Boshllëqet ligjore, kanë sjellë një proces jo të strukturuar e transparent për të vlerësuar sigurinë dhe cilësinë e këtyre produkteve.

Sot ne e mbyllim këtë boshllëk. Ky projektligj e vendos Shqipërinë në të njëjtin standard me Bashkimin Europian, duke adoptuar parimet e rregulloret e BE-së dhe duke sjellë një model modern dhe të qëndrueshëm. Projektligji që po shqyrtohet sot, është një shembull i mirë që integrimi i standardeve europiane shtrihet në çdo qelizë. Ai sjell mbrojtjen e shëndetit publik dhe lehtësimin e tregtisë sipas standardeve europiane”, vijoi ajo.

Ministrja Sala nënvizoi se ky projektligj është i rëndësishëm para së gjithash, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Sipas Salës, “produktet biocide nuk janë produkte të zakonshme pasi përmbajnë substanca aktive që mund të jenë të dëmshme kur nuk përdoren apo nuk kontrollohen siç duhet”.

“Mungesa e kritereve të detyrueshme krijonte mundësinë që në treg të depërtonin produkte të pasigurta. Me këtë ligj, çdo produkt i tillë do të kalojë një proces të qartë vlerësimi, duke u testuar efikasiteti, përbërja dhe rreziqet e mundshme”, tha Sala.

“Ky projektligj i jep fund edhe fragmentimit të deritanishëm. Për herë të parë krijohet një regjistër kombëtar i produkteve biocide, një databazë transparente ku çdo qytetar, çdo biznes, çdo institucion publik mund të verifikojë se cilat produkte janë të autorizuara dhe cilat jo.

Për herë të parë, sigurojmë që produktet biocide, që do të tregtohen në Republikën e Shqipërisë, janë të njëjta e me të njëjtat standarde me ato që tregtohen në secilin nga vendet e Bashkimit Europian, qofshin këto produkte vendase apo të importuara”, pohoi Sala.

Ministrja tha se me miratimin e projektligjit, autorizimi për vendosjen në treg të produkteve biocide do të lëshohet vetëm për produkte biocide të prodhuara në vend, por të autorizuara paraprakisht në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe produkte biocide të importuara dhe të autorizuara paraprakisht në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht vendit të origjinës.

“Projektligji siguron vendosjen e një ekuilibri të drejtë ku nga njëra anë, rritet kontrolli dhe siguria; nga ana tjetër, bizneset nuk rëndohen. Kemi propozuar adresimin e mangësive të ndeshura ndër vite ku procedurat ligjore nuk ishin të qarta dhe proceset ishin të paparashikueshme. Për çdo subjekt që importon apo prodhon biocide vendoset detyrimi për të pasur një person teknik të kualifikuar, çka rrit profesionalizmin dhe shmang abuzimet që vijnë nga mungesa e ekspertizës”, tha Sala.

“Kemi dëgjuar me vëmendje të gjitha shqetësimet e ngritura gjatë komisioneve parlamentare. Disa prej tyre lidhen me ngarkesën që mund të krijojnë vlerësimet laboratorike. Dua të theksoj se ligji e parashikon qartë që analizat kryhen vetëm kur ka dyshim të arsyeshëm për rrezik ose për cilësi të pamjaftueshme. Pra, nuk kemi të bëjmë me shpenzime të panevojshme për biznesin, por me një mekanizëm mbrojtës që aktivizohet vetëm kur kërkohet. E kjo është një garanci për sigurinë e qytetarëve”, shtoi ajo.

Sipas Salës, afatet e zbatimit janë menduar në mënyrë realiste, duke krijuar një periudhë tranzitore që i jep kohë tregut të përshtatet natyrshëm me kërkesat e reja.

Sala tha se “sa i përket administratës publike, ministria jonë ka nisur tashmë një proces trajnimi për inspektorët dhe për specialistët që do të jenë të përfshirë në zbatimin e ligjit”.

“Ne sigurojmë se struktura jonë është gati për ta zbatuar këtë ligj me profesionalizëm dhe për të garantuar që çdo produkt i hedhur në treg të jetë i sigurt dhe i kontrolluar. Ky projektligj sjell mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit publik dhe njëkohësisht rrit cilësinë e produkteve që qarkullojnë në treg, duke krijuar konkurrencë të ndershme dhe duke shmangur hyrjen e produkteve të dyshimta që dëmtojnë konsumatorin dhe çekulibrojnë tregun”, tha Sala.

Ministrja Sala shtoi, në përfundim të fjalës në Kuvend, se me këtë projektligj sillet një model europian i kontrollit të sigurt.

“Ajo është garanci për qytetarët, është një investim në sigurinë e familjeve tona, është një mburojë për shëndetin publik dhe një hap i qartë drejt modernizimit të tregut shqiptar. Sot vendosim të garantojmë standarde europiane në një fushë që është thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve”, tha Sala.

/e.i/r.e/

The post Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NATO planifikon masa më të ashpra “kundër kërcënimeve hibride të Rusisë”

1 December 2025 at 15:42

NATO po eksploron një qasje më agresive për t’iu kundërvënë luftës hibride të Rusisë, duke përfshirë sulmet kibernetike, sabotimin dhe shkeljet e hapësirës ajrore, sipas oficerit më të lartë ushtarak të aleancës.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha për “Financial Times” të hënën se aleanca po vlerëson mundësitë për të kaluar nga një qëndrim reaktiv në një qëndrim “më agresiv ose proaktiv”, veçanërisht në hapësirën kibernetike.

Ai sugjeroi që NATO mund të konsiderojë masa parandaluese si një formë veprimi mbrojtës, megjithëse kjo do të përfaqësonte një largim nga praktikat tradicionale të aleancës.

Misioni Baltic Sentry i NATO-s është cituar si një shembull i parandalimit efektiv, duke parandaluar incidente të mëtejshme të prerjes së kabllove nga anijet e lidhura me të ashtuquajturën flotë hije të Rusisë.

Megjithatë, kufizimet ligjore dhe juridiksionale theksohen si sfida kryesore, tha Dragone, i cili vuri në dukje se NATO përballet me më shumë kufizime sesa homologët e saj për shkak të konsideratave etike dhe ligjore.

Qeveritë evropiane po debatojnë për përgjigje më të forta ndërsa sulmet e dyshuara hibride ruse rriten në të gjithë kontinentin.

Dronët e lidhur me Rusinë thuhet se kanë shkelur hapësirën ajrore në Poloni dhe Rumani, ndërsa dronë të paidentifikuar kanë prishur aeroportet dhe bazat ushtarake në Evropën Perëndimore. Një linjë hekurudhore kyçe midis Varshavës dhe Kievit u sabotua, duke e shtyrë Poloninë të vendosë 10.000 trupa për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Disa anëtarë të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Republikën Çeke dhe Mbretërinë e Bashkuar, tashmë kryejnë operacione kibernetike sulmuese, ndërsa të tjerë, si Gjermania dhe Rumania, po zgjerojnë fuqitë ligjore për të kapur dronë mbi zona të ndjeshme.

Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin

By: armand
28 November 2025 at 10:42

Një kontroll rutinë i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në tregun e Tiranës ka zbuluar se mandarina të mbushura me pesticide kanë përfunduar pa pengesë në tryezat e qytetarëve. Analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) konfirmuan praninë mbi normë të insekticidit Pirimiphos-methyl, një substancë që përdoret për mbrojtjen e frutave, […]

The post Alarm ushqimor/ 700 kg mandarina me pesticide në treg, AKU pa pistë për burimin appeared first on BoldNews.al.

Kia prezanton modelin Telluride 2027

10 November 2025 at 23:45


Kia Telluride u bë menjëherë një hit kur debutoi për vitin 2020. Pesë vjet më vonë, mbetet një nga modelet më të shitura të markës dhe ende një nga SUV-të më të njohura me tre rreshta në treg.

Pa u mbështetur në sukseset e saj, Kia po rishpik Telluride-in e saj për vitin 2027. I planifikuar të debutojë zyrtarisht në Panairin e Automobilave në Los Angeles të këtij viti, Kia ka publikuar foto të hershme dhe disa detaje kyçe rreth përditësimit të shumëpritur, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Kia nuk ka publikuar asnjë specifikim - më e rëndësishmja, çfarë motori mund ta fuqizojë atë - ka ende shumë për të pëlqyer në lidhje me Telluride-in e gjeneratës së ardhshme në sipërfaqe.

Ndërsa Telluride i mëparshëm ishte tashmë mjaft i ashpër, projektuesit e Kia-s iu përkushtuan shumë estetikës së natyrës me këtë model të ri.

Pjesa e përparme tani paraqet një grilë më të lartë dhe më të gjerë që shtrihet deri te dritat e përparme. Dizajnet e grilës ndryshojnë sipas zbukurimeve: SXP merr një ngjyrë të zezë me shkëlqim me rrjetë vertikale, ndërsa XRT ka një model rrjete të zezë që shtrihet deri në bazën e parakolpit.

Rrudhat e mprehta, trekëndëshe të karrocerisë përgjatë krahëve të përparmë dhe të pasmë i japin Telluride një pamje më të skalitur, të plotësuar nga një kapotë më e gjerë dhe një vijë çatie më elegante.

Një element i ri çatie shtrihet në kapakun e bagazhit, ndërsa veshje shtesë mbështillet rreth harqeve të rrotave. Nëse e ngushtoni mjaftueshëm fort, mund të dalloni edhe shenja të Range Rover-it më të fundit në siluetën e tij.

Si dritat e përparme ashtu edhe dritat e pasme miratojnë një paraqitje të re vertikale, dhe një dizajn i ri i rrotaveme një model kryq është i disponueshëm në modelet SXP dhe X-Pro të paraqitura këtu. X-Pro gjithashtu shton grepa të ndritshme portokalli përpara për pak stil shtesë jashtë rrugës.

Nëse Telluride 2027 duket më i madh se më parë, kjo është sepse është i tillë. Kia e zgjati bazën e rrotave me gati tre inç, duke rritur gjatësinë e përgjithshme me 2.3 inç. Telluride tani mat 199.2 inç nga parakolpi në parakolp, që duhet të nënkuptojë edhe më shumë hapësirë për pasagjerë dhe bagazh.

Brenda, kabina merr një ridizajnim gjithëpërfshirës për t'iu përshtatur pamjes së jashtme më të mprehtë. Një ekran i ri me dy ekrane shtrihet nga pas timonit deri në qendër të panelit. Ndërsa Kia nuk ka konfirmuar dimensionet e sakta, konfigurimi duket padyshim më i madh se ekranet opsionale 12.3 inç të modelit të mëparshëm.

Materialet premium, të tilla si detaje druri dhe metali të vërtetë, veshin panelin dhe konsolën qendrore. Ulëset e nivelit të sipërm fitojnë një trajtim të ri lëkure dyngjyrëshe me mbështetëse koke rrjetë, ndërsa opsionet e reja të ngjyrave të brendshme - si Deep Navy dhe Blackberry - bashkohen së bashku me detaje si Tuscan Umber dhe Sand Beige.

Detajet e sistemit të fuqisë mbeten të fshehta, megjithëse Telluride ndan platformën e tij me Hyundai Palisade të përditësuar, i cili ofron një konfigurim hibrid 2.5 litra me turbo dhe një motor V-6 3.5 litra. Pritet që Telluride të pasqyrojë këto zgjedhje.

Çmimet janë gjithashtu të panjoftuara, por ne parashikojmë një rritje modeste krahasuar me modelin aktual. Telluride i vitit 2026 fillon nga 37,885 dollarë për modelin bazë LX dhe arrin deri në 55,180 dollarë për SX Prestige X-Pro. Telluride i vitit 2027 pritet të fillojë nga pak më pak se 40,000 dollarë. /Telegrafi/

Përdorimi i pesticideve, AKU: Pikat e grumbullimit dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Përdorimi i pesticideve të regjistruara dhe udhëzimi mbi praktikat e përdorimit të rregullt të tyre ishte në qendër të një takimi të zhvilluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) me grumbullues, eksportues, importues dhe fermerë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe të institucioneve të tjera të varësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKU theksoi se “problematika kryesore mbetet përdorimi i pesticideve të palejuara nga fermerët dhe ku i sigurojnë ato”.

Në takim u theksua domosdoshmëria që pikat e grumbullimit të forcojnë kriteret dhe të sigurojnë dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve, si edhe raport-analizat përkatëse.

“Fokus i veçantë iu dha rolit të farmacive bujqësore dhe shpërndarësve të mëdhenj, të cilët duhet të tregtojnë vetëm pesticidet e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe të udhëzojnë fermerët mbi përdorimin korrekt të tyre, sasitë dhe afatet e karencës, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore”, theksoi AKU.

Angazhimi i AKU-së mbetet i palëkundur në mbrojtje të interesave të konsumatorit, përmes zbatimit rigoroz të ligjit.

Për AKU-në siguria ushqimore mbetet sfidë e përbashkët.

1 nga 3

/k.s/r.e/

The post Përdorimi i pesticideve, AKU: Pikat e grumbullimit dokumentacion të plotë për gjurmueshmërinë e produkteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌