Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Festat e fundvitit/ Policia do jetë prezente në sheshe, restorante e kudo ku ka frekuentim të lartë

22 December 2025 at 10:05

Nga Gazeta Si- Festat e fundvitit, Policia plan masash për parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale! Shtim i sporteleve në të gjitha pikat e kalimit kufitar

Nga Gazeta Si- Në prag të festave të fundvitit, Policia e shtetit ka hartuar një plan masash për rendin dhe sigurinë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia informon se do të ketë një shtim të shërbimeve policore në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.

Po ashtu do të ketë edhe masa shtesë edhe në pikat kufitare gjatë hyrjeve/daljeve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Policia sqaron se në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Qarkullimi rrugor do të monitorohet me mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe do të këtë shtim të patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane.

Gjithashtu do të ketë shtim të policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti, sheshe publike, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh në të gjithë vendin.

The post Festat e fundvitit/ Policia do jetë prezente në sheshe, restorante e kudo ku ka frekuentim të lartë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Kapen 215 kg marijuanë, në pranga 3 shqiptarë! 23-vjeçarja përplasje me policinë në rrugët e Janinës

16 December 2025 at 12:52

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke dhe 215 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në zonën e Janinës. Mes të arrestuarve është dhe një vajzë 23 vjeç.

Në bazë të informacioneve, policia u vu në ndjekje të 23-vjeçares, e cila po drejtonte automjetin të ngarkuar me drogë. Brenda në makinë ishte dhe djali i saj 2-vjeçar. Ajo gjithashtu ka bërë në rrugë manovra të rrezikshme duke përplasur automjetet e policisë e duke shkaktuar dëme. Pas saj udhëtonte automjeti me dy personat e tjerë.

Ngjarja ndodhi në aksin Janinë–Kozan, ku policia pikasi automjetin e dyshimtë, shoqëruar nga një mjet tjetër që shërbente si eskortë. Shoferja nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi t’i shpëtonte kontrollit, duke përshkuar një distancë të gjatë në zona të Grevenës.

Ndjekja përfundoi në Vovousa të Janinës, ku mjeti u ndalua nga efektivët e Departamentit të Narkotikëve dhe njësitë O.P.K.E. Brenda makinës u gjetën 118 pako marijuanë, me peshë totale 215 kg.

Policia sekuestroi gjithashtu makinën me targa greke që i përkisnin një automjeti tjetër, targat origjinale shqiptare të fshehura brenda, peshore metalike për drogën, 2.7 gram marijuanë dhe tre telefona celularë.

Në automjetin tjetër u gjetën dhe u sekuestruan 510 euro dhe 2 telefona celularë.

The post Kapen 215 kg marijuanë, në pranga 3 shqiptarë! 23-vjeçarja përplasje me policinë në rrugët e Janinës appeared first on Gazeta Si.

SPAK: Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj nën akuzë për grup kriminal dhe pastrim parash për tenderët e AKSHI-t

16 December 2025 at 13:34

Gazeta Si – SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie për hetimet në lidhje me abuzimin e disa tenderëve nga AKSHI ((Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), ku figurojnë zyrtarë shtetërorë, si drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenët, Ergys Agasi e Ermal Beqiraj, të shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, ata akuzohen për veprat penale, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive, të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt  kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit kanë favorizuar kompani të caktuara dhe kanë ushtruar presion ndaj pjesëmarrësve të tjerë për të hequr dorë nga ankimet.

Deri tani janë u ekzekutuar 6 masa sigurie dhe në kërkim janë shpallur dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Këta dy të fundit nuk janë gjetur gjatë kontrollove, të cilat u ushtruan edhe në zonën rezidenciale të Kodrës së Diellit në Tiranë, ku dyshohet se banonin. Nuk dihet nëse biznesmenët janë në Shqipëri apo e kanë lënë vendin.

Agasi dhe Beqiraj dyshohet se kanë marrë peng një përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tenderë, që të heqin dorë nga ankimet për procedurat e tenderimit, “duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve”, – sqaron SPAK.

Sipas burimeve, kompanitë e favorizuara ishin të lidhura me biznesmenin në kërkim Ermal Beqiraj. Agasi dhe Beqiraj akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal

Në njoftimin publik për mediat, Prokuroria e Posaçme thotë se është ekzkutuar masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoreshën, Hava Delibashi.

Drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera publike e kryer në bashkëpunim dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal,

Në lidhje me këtë operacion, masë pezullim nga detyra është vendosur edhe për Erjon Ismailin, zëvendës drejtor i policisë së Tiranës. Ai akuzohet nga SPAK për “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, dhe  grup i strukturuar kriminal”.

Ndalim jashtë vendit, u kërkua edhe për 3 administratorë të disa kompanive, të cilët siç SPAK thotë “kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione ndaj kompanive që s’ishin pjesë e procesit të tenderimit”.

Administratorët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta akuzohen për “pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal”.

8 masat e firmosura nga GJKKO

Arrest në burg”: Ergys Agasi

“Arrest në burg”: Ermal Beqiri

“Arrest në shtëpi”: Mirilda Karçanaj

Arrest në shtëpi”: Hava Delibashi

Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit: Erion Ismaili

Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta

Sa i takon dy biznesmenëve, Agasi dhe Beqiraj, ata janë të dy zotërues të disa shoqërive softuerësh dhe kompjuterike që dyshohet të kenë pasur marrëdhënie kontraktore me AKSHI-n.

Gjithë ky hetim ka lidhje me të paktën 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, procedura me vlera në disa miliona euro secili, ku dyshohet se fituesit kanë qenë të paracaktuar”.

Hetimi për çështjen ka nisur rreth 1 vit më parë dhe këtë të martë janë dokumentuar e janë sekuestruar një sërë provash pas kontrolleve në banesa.

Karçanaj u paraqit në SPAK më 3 dhjetor, ku qëndroi rreth 3 orë. Atë ditë u raportua se ajo ka dhënë dëshmi sa i takon hetimeve për shkelje dhe keqpërdorime në 12 procedura tenderash brenda institucionit që ajo drejton.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

The post SPAK: Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj nën akuzë për grup kriminal dhe pastrim parash për tenderët e AKSHI-t appeared first on Gazeta Si.

Trafik droge drejt BE, goditet ‘klani Rraja’ në Nikël, 7 të arrestuar. Sekuestrohen 430 mijë €. SPAK zbardh episodet

10 December 2025 at 15:45

Gazeta Si – SPAK ka goditur një grup kriminal në Fushë-Krujë, kryesisht anëtarë të fisit të njohur “Rraja”, që dyshohet se 5 vitet e fundit kanë trafikuar drogë në vlera miliona euro nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 10 prej të cilave janë ekzekutuar. Tre prej këtyre janë aktualisht në burg për ngjarje të tjera kriminale dhe masa e arrestit iu është komunikuar në qeli. Po ashtu, në kërkim mbeten 4 të tjerë.

Në pranga janë vënë Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj dhe tre anëtarë të fisit Rraja, Gazmir, Përparim dhe Rexhep Rraja.

Ky i fundit ësht djali i ish deputetit të PS, Rrahman Rraja, ndërsa dy të tjerët kushërinj të tij. Si pasojë janë sekuestruar mbi 415 mijë dollarë, 7 mijë dollarë, 1 milion lekë, 11 celularë.

Gjatë kontrolleve në banesat e Rrajave, policia sekuestroi 430 mijë euro, 415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesa tjetër lekë dhe dollarë.

Po ahtu, u sekuestruan 3 makina, 1 pistoletë Glock me nëntë fishekë, një jelek antiplumb, një palë dylbi, një orë Rolex dhe një DVR.

Aktualisht në burg ndodhen Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku, të cilët dyshohet se janë jashtë vendit.

Këta persona akuzohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim dhe atë të grupit të strukturuar kriminal.

Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa dhe Vildan Baroku. Të gjithë akuzohen si pjesë e këtij grupi të trafikut të drogës që e ushtronte këtë aktivitet nga viti 2020. Grupi dyshohet se është diktuar nga bisedat në aplikacionin “SkyEcc”, ndërsa operacioni po drejtohet nga prokurori Adnan Xholi.

Krahas masave të sigurisë, janë ushtruar kontrolle edhe në banesa me urdhër të GJKKO, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, armë, automjete etj. Ndërkohë, sipas raportimeve, grupi trafikonte kokainë dhe marijuanë nga Mali i ZI, Turqia dhe drejt vendeve të BE-së.

SPAK: Drogë drejt Gjermanisë, BE-së dhe Turqisë

SPAK njofton se ka regjistruar hetimet më datë 18 janar 2024 për veprat penale të kryera gjatë viteve 2020-2021: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a të Kodit Penal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e deritanishme kanë rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian.

Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”.

“Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike”, njoftoi SPAK.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 personave të hetuar të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi SPAK.

Episodi i parë, i përket datës 3 nëntor 2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kilogramësh, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23 nëntor 2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26 janar 2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

“Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale”, njoftoi SPAK.

Kush janë të arrestuarit dhe ata në kërkim

Rrexhep Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës për dhunën në guroren e këtij të fundit në Borizanë, ngjarje e ndodhur më 6 korrik 2023.

Dy kushërinjtë, Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë në Borizanë. Anëtarët e fisit Rraja i bënë për spital pasi i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda.

Tre personat që janë në burg për të njëjtin aktivitet kriminal, janë Islam Sefa, i cili u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge.

Ai akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi që trafikoi drogë në vlerë 3.3 milionë euro drejt Gjermanisë.

Më 18 dhjetor të këtij viti, GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg për trafik droge në 9 episode. Vëllai i tij, Bujar Sefa, në kërkim për këtë operacion, u dënua me 10 vite burg më 1 korrik të vitit 2024 për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Rexhep Rraja (majtas) dhe ish-deputeti socialist, Rrahman Rraja

Jani Çavo, të cilit masa iu komunikua në burg, u arrestua në qershor 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë që vinte nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro.

Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO e dënoi grupin e tij në total mëe 107 vite burg, ndërsa Çavo u dënua me 8.8 vite burg.

Aldo Gjini po ashtu është arrestuar më herët. Në korrik 2021, u përfshi në një plagosje në Tiranë. Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake.

Dyshohet edhe si autor i një plagosjeje në 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, u arrestua në Itali për shpërndarje droge.

Operacioni është duke vijuar dhe përfshin kontrolle në banesa të ndryshme nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe vjen pas hetimeve të gjata duke synuar goditjen e një prej grupeve më të njohura kriminale në zonën e Fushë-Krujës.

Kontrolli i banesave dhe procedurat e tjera janë ende në zhvillim. Më vonë gjatë ditës SPAK pritet të bëjë me dije më shumë detaje lidhur me këtë operacion.

Konkretisht, të arrestuar:

Marvin  Bushati

Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

Sokol Qaja

Gazmir  Rraja

Përparim Rraja

Rexhep Rraja

Zamir Aliaj

Tre masat e komunikuara në burg:

Islam Sefa

Aldo Gjini

Jani Çavo

Në kërkim:

Ervis Shuli

Bujar Sefa

Hajdar Sefa

Vildan Baroku

The post Trafik droge drejt BE, goditet ‘klani Rraja’ në Nikël, 7 të arrestuar. Sekuestrohen 430 mijë €. SPAK zbardh episodet appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, shpallet në kërkim një 35-vjeçar. Dyshohet se doli jashtë vendit

8 December 2025 at 13:48

Gazeta Si – Një 35-vjeçar me iniciale O.E.O., është shpallur në kërkim pak ditë pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

Sipas burimeve paraprake nga grupi i hetimit, emri i tij ka dalë nga një prej personave të pyetur në polici të dyshuar si bashkëpunëtor.

Naldo Gjoni nga Lezha, i cili u ndalua nga policia pasi kishte përdorur makinën me të cilën u krye ekzekutimi, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se i pranishëm kur ka marrë në përdorim mjetin ishte edhe O.E.O.

Deri në këto momente kjo është dëshmia që ka përshirë 35-vjeçarin nga Elbasani. Nga të dhënat, rezulton se i dyshuari është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës për në Maqedoninë e Veriut, duke mos u arritur të ndalohej apo verifikohej nga policia kriminale e Elbasanit.

Që prej ditës së vrasjes së Mondi Mëhallës, ai konsiderohet person kyç në hetime. Por nga ana tjetër, policia dhe Prokuroria e Elbasanit e kanë ende të paqartë se kush është qitësi që vrau Mëhallën.

Deri tani, dyshimet përqendrohen te i arrestuari Nevzat Spaho, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Mondi Mëhalla, i njohur në Elbasan me nofkën ‘Hyka’ u ekzekutua me tre plumba, në një atentat të kryer me në Elbasan në 30 nëntor.

Më herët, në qeli u lanë ish-ortaku i Mëhallës, Xh. A., i cili akuzohet për vrasje në bashkëpunim, dhe roja i karburantit ku ndodhi ngjarja, K.P, i cili është vënë nën hetim për moskallëzim krimi.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 30 nëntor 2025 në Elbasan. Biznesmeni Edmond Mëhalla u qëllua me armë zjarri sapo doli nga zyra e tij, duke marrë tre plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Viktima ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytet.

The post Vrasja e biznesmenit në Elbasan, shpallet në kërkim një 35-vjeçar. Dyshohet se doli jashtë vendit appeared first on Gazeta Si.

Operacion antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK lëshon 21 urdhër-arreste

27 November 2025 at 11:23

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet italiane të Breshias për goditjen e një grupi që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se janë lëshuar 21 urdhër-arreste. Për këtë çështje ka disa persona të arrestuar më herët për vepra të tjera. Baza e tyre ishte në qytetin e Durrësit.

Gjithnjë sipas burimeve, ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i “Ndrageheta”-s dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.

Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë. Njëri prej tyre, Artur Hoxhosmani aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri, si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.

Në përditësim…

The post Operacion antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK lëshon 21 urdhër-arreste appeared first on Gazeta Si.

Gara për kreun e BKH-së, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri

26 November 2025 at 16:36

Nga Gazeta Si- Joni Keta është emri që SPAK ka propozuar për të qenë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Keta aktualisht është zv. Drejtor i BKH-së.

Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë.

Tani vendimin e merr Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për emërimin për një mandat 5-vjeçar.

The post Gara për kreun e BKH-së, SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri appeared first on Gazeta Si.

Përfundon Vettingu i kandidatëve për kreun e ri të BKH

26 November 2025 at 13:51

Gazeta Si – Ka përfunduar këtë të mërkurë Vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët që garojnë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK dhe prokurorëve, Arben Kraja e Behar Dibra.

Në garën për drejtorin e BKH-së, janë shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Tani, komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH-së do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëjë edhe renditjen përfundimtare.

Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim.

I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, fazën e verifikimit të figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit.

Pasi komisioni të dërgojë emrin në KLP, “qeveria e prokurorëve” voton kandidatin i cili merr mandat 5 vjeçar për të drejtuar “FBI shqiptare”.

The post Përfundon Vettingu i kandidatëve për kreun e ri të BKH appeared first on Gazeta Si.

Atentati ndaj rivalit të Aldo Bares ndodhi në 10 sekonda, Sulo shpëtoi nga ‘gabimi’ i autorëve!

26 November 2025 at 11:47

Gazeta Si – Kur kanë kaluar 24 orë nga atentati ndaj Julian Sulos në Lushnjë, i cili shpëtoi për mrekulli, policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve që kanë fiksuar momentin e të shtënave me armë zjarri.

Sipas burimeve, gjithçka ka ndodhur në 10 sekonda, ku dy persona kanë dalë nga një makinë që ishte parkuar në kthesën e rrugës “Misto Mame”, ku shfaqen me maska të zeza dhe kapele.

Në momentin që automjeti “BMW” i zi i Sulos hyn në këtë rrugë, autorët zbresin nga mjeti dhe hapin zjarr, njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë.

Por sipas burimeve hetimore, reagimi i tyre ka qenë i vonuar, pasi makina e shënjestrës ka përfituar nga ky “gabim” dhe është larguar me shpejtësi.

Dyshohet se 45-vjeçari i ka vënë re atentatorët dhe ka shtuar shpejtësinë, duke i shpëtuar për mrekulli plumbave.

Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. Gjashtë plumba kanë goditur automjetin e Sulës, ndërsa një tjetër e ka gërvishtur në këmbë. Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën së bashku me armët në fshatin Lifaj.

Ndërkohë, Julian Sulo fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë, më pas në banesë dhe pas disa minutash u paraqit në spital për të mjekuar plagën në këmbë.

Deri tani, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 18 persona, mes tyre edhe të afërm të 45-vjeçarit, i cili është në të shkuarën ka qenë i dënuar për drogë, si dhe i dyshuar në disa ngjarje të rënda kriminale.

Mes tyre, edhe e ashtuquajtura “masakra e Lushnjës” në vitin 2017, që si shënjestër kishte nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti, por ku mbetën të vrarë miqtë e tij, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Sulo njihet si kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare, megjithatë në atentatin ndaj nipit të tij nuk kishte prova që e përfshinin si të dyshuar.

The post Atentati ndaj rivalit të Aldo Bares ndodhi në 10 sekonda, Sulo shpëtoi nga ‘gabimi’ i autorëve! appeared first on Gazeta Si.

Një tritol-vënës serial në Kamëz? Pas vilës së Mziut, dyshohet e njëjta ‘dorë’ me grupin e Jeton Lamit

24 November 2025 at 10:23

Gazeta Si – – Një tritol-vënës serial, dyshohet se vepron në zonën e Kamzës, por edhe në Tiranë. Brenda rreth dy muajsh, dy shpërthime ndodhën jo shumë larg kryeqytetit, fillimisht në 19 shtator, në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu dhe para dy javësh në një restorant, ku pati dëme të mëdha materiale.

Në rastin e parë, kamerat kanë fiksuar një person që largohet me biçikletë, ndërsa në kokë mban një kapuç (siç shihet në foto).

Policia ende nuk ka ka një identikit të këtij personi, por sipas burimeve paraprake, dyshohet se është i njëjti autor që vendosi edhe lëndën plasëse në restorantin “Perla e Detit” në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz para dy javësh.

Gjithnjë sipas informacioneve në rrugë jo zyrtare, kemi të bëjmë me një tritol-vënës serial në këtë zonë, pasi ky person dyshohet se qëndron pas 5 shpërthimeve të tjera me tritol brenda këtij viti jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje, kanë fiksuar të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

Ai dyshohet se autori mund të jetë anëtar i grupit të ish-policit, Jeton Lami, i cili u arrestua disa ditë më parë së bashku me Flogert Mzhikën dhe Florin Domin nën dyshimin se i kishin vënë 500 mijë euro gjobë pronarit të restorantit në Kamëz, por ky i fundit nuk kishte pranuar ta paguante.

Shpërthimi me tritol në vilën e Mziut, ndodhi rreth orës 01:00 të 19 shtatorit, duke lënë pas vetëm dëme materiale.

Vila 2 katëshe ku banon deputeti demokrat është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilit ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij.

Ndërsa shpërthimi me tritol në restorantin “Perla e Detit” ndodhi më 15 nëntor, por u zbardh një ditë më pas.

Tre persona u arrestuan, ish-polici Jeton Lami ( i njohur edhe per njohjen me Ervis Martinajn, ishte personi i fundit që u pa nën shoqërinë e tij para se të zhdukej në vitin 2022), Florin Domi dhe Flogert Mëzhika. Në kërkim u shpall Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, dhe një tjetër. Por pas dy ditësh, Gjykata e Tiranës zbuti masën e sigurisë ndaj Lamit, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

The post Një tritol-vënës serial në Kamëz? Pas vilës së Mziut, dyshohet e njëjta ‘dorë’ me grupin e Jeton Lamit appeared first on Gazeta Si.

Kapet në Prizren autobusi nga Shqipëria me 120 kg kanabis

22 November 2025 at 10:52

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer.

Pas dyshimeve të para, mjeti është shoqëruar drejt objektit të Doganës në Prishtinë për një kontroll të imtësishëm, ku u gjetën 120 kg kanabis. Gjatë kontrollit, në pjesë të fshehura të autobusit, zyrtarët zbuluan rreth 120 kg kanabis, të ndarë në pako të shumta dhe të përgatitura për transport. Droga u gjet poshtë sediljeve të autobusit në një hapësirë të krijuar për fshehjen e saj.

Shoferi i autobusit është arrestuar menjëherë dhe i gjithë materiali i sekuestruar i është dorëzuar për procedime të mëtejshme penale.

Sipas shefit të Njësisë Antikontrabandë, Bekim Shala, dyshimet fillestare lindën gjatë një kontrolli rutinë në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike.

The post Kapet në Prizren autobusi nga Shqipëria me 120 kg kanabis appeared first on Gazeta Si.

Shkodër/ Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet 23-vjeçarja braziliane

21 November 2025 at 10:39

Nga Gazeta Si- Një braziliane është arrestuar pasi ushtronte prostitucion në një apartament me qira në Shkodër.

Gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit.

Ndërkohë është proceduar penalisht B.B., 34 vjeçe, se i kishte dhënë me qira apartamentin 23-vjeçares. 

D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit ndërsa H. H., 28 vjeç, gjatë veprimeve  proceduriale u dokumentua aktiviteti i lojërave të fatit.

Policia ka sekuestruar një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë.

The post Shkodër/ Ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohet 23-vjeçarja braziliane appeared first on Gazeta Si.

Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia e nuk ka shkelur ligjin

17 November 2025 at 15:19

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka deklaruar se policia nuk ka shkelur ligjin gjatë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta tetorin e shkuar.

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, kryepolici i vendit theksoi se forca përdoret kur bëhet rezidencë.

“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur.

“Për arrestimin e Metës nuk kishte përdorim force. I takon individit të sillej njëlloj si në detyrën që ka mbajtur”, – tha Proda.

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e 21 tetorit nga agjentë të policisë, të cilët i ndaluan makinën në rrugë teksa po futej në Tiranë te mbikalimi i Kamzës.

Sipas pamjeve filmike, Meta u nxorr me dhunë nga mjeti i tij, me pretendimin se nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për t’’u shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në lighje me këtë çështje, SPAK ka theksuar se ka dhënë urdhrin për arrestimin e tij, por jo që të ketë autorizuar përdorimin e forcës ndaj ish-presidentit.

The post Arrestimi i Ilir Metës, Proda: Policia e nuk ka shkelur ligjin appeared first on Gazeta Si.

Operacion në Fushë Krujë pas atentatit në Rinas. Në kërkim Ylli Zalla, dyshohet se i siguroi armët autorëve (video)

14 November 2025 at 10:25

Gazeta Si – Një arsenal armësh është gjetur në fshatin Zall të Fushë-Krujës tre ditë pas atentatit në Rinas me një të vrarë dhe një të plagosur.

Sipas policisë, gjatë operacionit të koduar “Tracking”, poseduesi i armëve, Ylli Zalla është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve të vrasjes së Gilmando Danit dhe plagojes së Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Sipas burimeve, hetuesit dyshojnë se nga banesa në fjalë ka dalë automjeti i përdorur në atentat një makinë tip “Toyota” që u dogj në fshatin Halil.

Policia thotë se janë gjetur municione të ndryshme si armë automatikë, mitrolozë, granata, fishekë të kalibrave te ndryshme, fitil zjarrpërcjellës, granata si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Sipas burimeve, Ylli Zalla njihet si personazh problematik në Krujë dhe më herët është arrestuar për prodhimin e lëndëve shpërthyese si dhe për rekrutimin e qytetarëve për t’i dërguar në Siri të luftonin krah ISIS-it.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, u gjetën:

-3 kallëpë tritol;

-12 granata dore sulmuese;

-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);

-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;

-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;

-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) sapo ishin kthyer nga Barcelona kur ndaj tyre u krye një atentat mafioz pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit.

Për pasojë, Dani mbeti i vdekur në vend, ndërsa Shaljani i plagosur rëndë. Ky i fundit rezultoi më vonë të ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Ngjarja, e cila ndodhi mesditën e 11 nëntorit, mund të kishte pasur pasoja edhe për persona të pafajshëm, pasi zona ishte e mbipopulluar dhe disa plumba goditën edhe fasadën dhe xhamat e një hoteli, pranë rrethrrotullimit ku u krye atentati.

The post Operacion në Fushë Krujë pas atentatit në Rinas. Në kërkim Ylli Zalla, dyshohet se i siguroi armët autorëve (video) appeared first on Gazeta Si.

Atentati në Rinas, shoqërohen 15 persona në polici. Hetimet shtrihen edhe në Spanjë

13 November 2025 at 12:13

Gazeta Si – Dy ditë pas atentatit mafioz në Rinas, policia shqiptare ka kërkuar informacione nga Spanja për lëvizjet e viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit, Muçi Shaljani.

Dy miqtë sapo kishin mbërritur me avionr nga Spanja dhe në momentin që kanë dalë nga terminali i aeroportit me automjetin e tyre tip “Benz”, janë qëlluar me breshëri plumbash nga të paktën 3 persona të maskuar.

Deri më tani, ende nuk ka një përgjigjie nga autoritetet spanjolle, ndërsa në polici janë shoqëruar 15 persona, njerëz të afërm të viktimës dhe të plagosurit.

Sipas burimeve, Dani dhe Shaljani sapo ishin kthyer nga Spanja ku kishin qëndruar për 4 ditë në zonën e Barcelonës.

Dyshohet se autorët kanë pasur informacion të detajuar nga një person që mund të ketë udhëtuar me ta që nga Spanja.

Krimi i rëndë zbuloi edhe një skandal tjetër, sesi një personazh si Muçi Shaljani, i cili nuk plotësonte asnjë certifikatë sigurie sipas ligjit, ishte punësuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërkohë që gjatë gjithë kohës shoqëronte krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, një emër i njohur i botës së krimit.

Sipas ekspertizës, viktima Gilmando Dani ka marrë 20 plumba, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Nga ana tjetër, shoku i tij Muçi Shaljani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një ditë më parë, DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjësit e AMP, bëri me dije se Shaljani nuk rezulton të ketë certifikatë sigurie.

Ai ishte punësuar prej shtatorit të këtij viti, kur AMP drejtohej nga Artiol Saliasi dhe ka një kontratë 3-mujore deri në mes të dhjetorit.

Drejtori aktual i AMP-së, Eduart Merkaj ka pezulluar zinxhirin komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij atentati.

Policia ka zhvilluar disa kontrolle në Tiranë, Nikël dhe Fushë Krujë, por deri më tani nuk është gjetur asgjë që mund të ndihmojë për hetimin dhe zbardhjen e atentatit që tronditi vendin për mënyrën sesi persona të armatosur hapën zjarr në zonën më të frekuentuar rreth orës 14:00.

The post Atentati në Rinas, shoqërohen 15 persona në polici. Hetimet shtrihen edhe në Spanjë appeared first on Gazeta Si.

Atentati mafioz në Rinas, autori i maskuar zbret nga makina dhe qëllon me breshëri pranë Danit (video)

12 November 2025 at 15:06

Gazeta Si – Publikohen pamjet tronditëse të atentatit mafioz që ndodhi një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, agjent i AMP.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 14:20 të datës 11 nëntor 2025, pak pasi viktima e i plagosuri ishin kthyer nga Spanja.

Sipas videos së publikuar nga “shteg.org”, persona të maskuar kanë qëlluar fillimisht me breshëri kallashnikovi drejt automjetit ku ndodhej viktima.

Pamjet tregojnë se mjeti është sulmuar në tre momente të ndryshme, ndërsa autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e kanë ndalur makinën në rrugë.

Pasi mjeti i viktimave ka ndaluar në rrethrrotullim, njëri nga autorët zbret nga makina e tij, rimbush armën dhe qëllon sërish në drejtim të Danit, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

Më pas ata janë arratisur me shpejtësi për të shkuar drejt fshatit Halil të Krujës. Atje kanë djegur makinën dhe kanë humbur gjurmët.

Targat e kësaj makine rezultojnë të vjedhura në Greqi në vitin e kaluar. Makina nuk është përcaktuar nëse është e vjedhur apo jo, pasi për shkak të djegies së mjetit nuk është rikuperuar numri i shasisë.

Sipas burimeve, autorët kanë pritur me makinën tip “Toyota” në rrethrrotullimin pranë aeroportit ekzaktësisht për 10 minuta të ndaluar.

E gjithë zona që në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas largimit në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike.

Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit.

Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa Gilmando Dani humbi jetën në vendngjarje.

The post Atentati mafioz në Rinas, autori i maskuar zbret nga makina dhe qëllon me breshëri pranë Danit (video) appeared first on Gazeta Si.

Si u punësua Muçi Shaljani pa certifikatë sigurie në AMP! Pezullohet zinxhiri komandues

12 November 2025 at 11:16

Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me mungesën e certifikatës së sigurisë së Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, ku humbi jetën, miku i tij, Gilmando Dani.

Sheqeri është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Ai ka patur një kontratë 3 mujore si fillim në AMP, që i mbaronte në mes të dhjetorit.

Në një njoftim për mediat, AMP thekson se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së, burime bëjnë me dije se Muçi Shaljani nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Shaljani është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi. Dyshimet shtohen, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është institucion që ka detyrë të hetojë përfshirjen në krim apo korrupsion.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shaljani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave që u qëlluan ndaj makinës që drejtonte pranë aeroportit të Rinasit. Shoku i tij, Gilmando Dani, që mendohet se ishte shënjestra e atentatit, mbeti i vdekur në vend.

The post Si u punësua Muçi Shaljani pa certifikatë sigurie në AMP! Pezullohet zinxhiri komandues appeared first on Gazeta Si.

Atentati në Rinas, agjenti i AMP në gjendje të rëndë për jetën. Autorët dyshohet se kishin informator

12 November 2025 at 09:58

Gazeta Si – Mustafa Sheqeri, i njohur si Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me 10 plumba, mes tyre 2 në kokë.

Sipas burimeve, punonjësi i AMP-së, është i intubuar dhe po trajtohet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, të cilët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta mbajtur në jetë.

Gjendja mbetet e rëndë dhe e paqëndrueshme. Sheqeri, i cili është dhe agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur dje në zonën e Rinasit, ku humbi jetën personazhi i njohur i botës së krimit, 47-vjeçari Gilmando Dani.

Automjeti me të cilin udhëtonin dy miqtë u qëllua me breshëri nga persona ende të paidentifikuar, pak pasi ishin kthyer nga Barcelona.

Sa i takon hetimeve, policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë qenë informatorë të autorëve. Këta të fundit e kanë pritur viktimën dhe shokun e tij brenda makinës “Toyota”, të ndaluar pranë rrethrrotullimit.

Sipas burimeve paraprake, hetuesit po verifikojnë të gjitha makinat e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë tek porta dalëse e aeroportit.

Në fokus janë ata persona që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Gjithsesi deri më tani nuk ka emra konkretë si të dyshuar.

Dani dhe Shaljani u qëlluan me armë sapo ishin kthyer nga Barcelona. Gilmando Dani ishte i njohur për drejtësinë për shkak të lidhjeve të tij me Emiljano Shullazin.

Në tetor 2024, Dani ishte liruar nga burgu, pasi kishte shlyer dënimin prej 12 vitesh për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, gjobëvënies dhe kanosjes.

The post Atentati në Rinas, agjenti i AMP në gjendje të rëndë për jetën. Autorët dyshohet se kishin informator appeared first on Gazeta Si.

Lufta kundër kanabisit, Shkodra me riskun më të lartë në vend

11 November 2025 at 12:43

Gazeta Si – Shkodra është qarku me riskun më të lartë në vend sa i takon kultivimit të lëndëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, bëri bilancin vjetor gjatë konferencës së përbashkët me drejtues të Ministrisë së Brendshme të Italisë dhe Guardia di Finanza-n.

Sipas tij, gjatë 10-mujorit të parë të vitit 2025, janë evidentuar dhe asgjësuar 203 mijë e 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 mijë e 894 përmes monitorimit ajror dhe 97 mijë 066 nga kontrollet tokësore.

Ai theksoi se qarku i Shkodrës mbetet zona me risk më të lartë: “Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 mijë e 591 bimë të asgjësuara”.

Proda nënvizoi se janë identifikuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përshtatura për kultivim me llamba, si dhe 3 të tjera në tentativë.

“Për këto raste, 31 persona janë arrestuar ose proceduar, përfshirë edhe punonjës të OSHEE-së, të akuzuar për shpërdorim detyre”, – sqaroi ai.

Në kuadër të hetimeve, theksoi kryepolici i vendit, policia ka siguruar 6 mijë e 917 informacione operative dhe ka nisur 104 procedime penale gjatë periudhës janar-tetor 2025. Ndërkohë, 10 mijë e 798 fara kanabisi janë sekuestruar në 16 raste të veçanta.

Proda theksoi rolin e rëndësishëm të teknologjisë në rritjen e efikasitetit të operacioneve, duke përmendur përdorimin e 76 dronëve dhe sistemin elektronik “GIS-NARKOTIK”, që ka ndihmuar në raportime më të sakta dhe në ndjekje më të shpejtë të rasteve.

Kreu i Policisë së Shtetit pohoi se partneriteti i palës shqiptare dhe autoriteteve italiane ka dhënë rezultate konkrete në monitorimin dhe asgjësimin e kultivimeve të paligjshme, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si “një nga modelet më të suksesshme në rajon”.

Sipas komandantit të Guardia di Finanza-s, Luigi Vinciguerra, grupet kriminale preferojnë të kultivojnë bimë më të vogla, ç’ka tregon për mjete të përdorura mirë.

Po ashtu, ai theksoi se preferohet të kultivohet në zona të vështira, të vendosura kryesisht në veri të Shqipërisë. Vinciguerra theksoi se ka një rënie të bimëve të shkatërruara në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë, fushata e mbikëqyrjes nga ajri për vitin 2025 të identifikimit të zonave ku kultivohet kanabisi, ka përfunduar më 31 tetor. Ajo nisi më 1 maj dhe është realizuar sipas marrëveshjes me palën shqiptare nga Guardia di Finanza.

The post Lufta kundër kanabisit, Shkodra me riskun më të lartë në vend appeared first on Gazeta Si.

Aksioni në Farkë, janë prishur rreth 3 mijë m² vila pa leje, mbi 1 mln euro gjoba për subjektet

10 November 2025 at 14:14

Nga Gazeta Si- Nga operacioni në zonën e Farkës janë inspektuar deri tani 68 objekte dhe janë prishur 2736 m² objekte si vila pa leje.

Ministrja e brendshme thotë se janë vendosur mbi 1 milion euro gjoba ndaj subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 18 persona, 13 prej tyre inspektorë të mbrojtjes së territorit, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin.

“Askush nuk është mbi ligjin! As pronarët e vilave, pallateve, apo komplekseve, as zaptues e zakonshëm, aq më keq inspektorët dhe funksionarët që kanë përdorur fuqinë e detyrës për të abuzuar apo neglizhuar”, tha në një video-mesazh ministrja Koçiu.

The post Aksioni në Farkë, janë prishur rreth 3 mijë m² vila pa leje, mbi 1 mln euro gjoba për subjektet appeared first on Gazeta Si.

❌
❌